Skip to main content

“Pozita më e mirë për gjumë gjatë “atyre ditëve”” plus 1 more Shëndetësia

“Pozita më e mirë për gjumë gjatë “atyre ditëve”” plus 1 more Shëndetësia


Pozita më e mirë për gjumë gjatë “atyre ditëve”

Posted: 22 Aug 2016 09:59 AM PDT

Ja ç'thonë mjekët se cila është pozita më e mirë për gjumë gjatë menstruacioneve.

Gjatë menstruacioneve femrat shpesh ndihen sikur më mirë është të dalin nga lëkura e vet, kështu që edhe gjërat më të zakonshme përnjëherë bëhen më të vështira se zakonisht.

Kur është fjala për gjumin, ekzistojnë dy mundësi: ose do të ndieni sikur më me dëshirë do t'i kaloni ato ditë në gjumë, apo që do të jetë problem edhe gjetja e pozitës në të cilën do të ndihen relativisht rehat, transmeton Telegrafi.

Sido që të veproni, probabiliteti që çdo gjë do të shkojë ashtu siç duhet, derisa stomaku juaj nuk do të dhemb dhe që tekefundit nuk do të ndieni që "ato ditë të muajit" janë dukshëm të vogla.

Pra, si të rregulloheni kur vjen koha e gjumit?

Gjinekologët rekomandojnë pozitën fetale.

Spain, Fuerteventura, Young attractive woman sleeping in bed

Në të vërtetë, kur flenë në këtë pozitë, pra, në krah, në mënyrën që këmbët të jenë të lakuara në gjunjë dhe afër stomakut, zvogëlojnë presionin në muskuj dhe abdomen, gjë që do të zbusë ngërçet.

Veç kësaj, janë të vogla shanset që diçka të rrjedhë, pasi që këmbët t'i keni të mbledhura.

Sipas një sondazhi të organizuar nga specialisti i gjumit Dr. Chris Idzikowski, autor i librit "Mëso të flesh mirë", 41 përqind e njerëzve flenë kështu. /Telegrafi/

The post Pozita më e mirë për gjumë gjatë "atyre ditëve" appeared first on Telegrafi.

Mungesa e ujit ka ndikim edhe në kujtesë dhe përqendrim?

Posted: 22 Aug 2016 07:24 AM PDT

Shpeshherë kemi hasur në këshillën se duhet t'i pimë tetë gota ujë në ditë, të përkujdesemi që urina mos të merr ngjyrën e verdhët të mbylltë dhe të kufizojmë pijet me kafeinë sepse na dehidratojnë.

Këshilla të tilla ditore tregojnë se dehidratimi është problem i zakonshëm, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, një studim i ri i publikuar në The American Journal of Clinicial Nutrition tregon se funksioni i trurit mund të komprometohet nga vetëm një shkallë e vogël e dehidratimit.

Studime të mëhershme kanë zbuluar se nëse ka mungesë uji për rreth 2 për qind të peshës së trupit, atëherë kujtesa, përqendrimi dhe disponimi e pësojnë. Kjo ndërlidhet edhe me periudhat e zgjatura të aktivitetit fizik.

Duhet pasur parasysh se uji e përbën dy të tretën e trupit dhe është vlerë esenciale dhe e domosdoshme për të gjitha aspektet e funksionimit të trupit, përfshirë shpërndarjen e oksigjenit dhe vlerave tjera ushqyese, heqjen e produkteve të panevojshme, si dhe për rregullimin e temperaturës.

Rëndësia e vet shpeshherë ilustrohet edhe me atë se një person vdes përbrenda për tri deri në pesë ditë nëse nuk pinë ujë. Megjithatë, trupi mund të pësojë nga dehidratimi edhe shumë më herët para se të vijë deri tek vdekja.

image-20160815-14924-jrmsft

Është fakt i pranuar se performanca e atletëve do të jetë më e dobët nëse humbin shumë lëngje. Gjatë një ndeshje të vetme, një futbollist mund të vrapojë 12 kilometra ose më shumë dhe të humbë mbi 3 për qind të peshës së trupit. Nëse fillimisht kanë peshuar 75 kg, atëherë ata do t'i kenë humbur 2.25 kg – gjë që pasqyron në humbjen e gjysmë galloni me ujë, transmeton Telegrafi.

Por, humbja e lëngjeve është karakteristike e përditshme e jetës dhe nuk ndodhë vetëm atëherë kur kemi aktivitet fizik. Shkencëtarët kanë zbuluar se mungesa e ujit në trup fillon të ketë ndikime në trup shumë më herët para se të vijë deri tek 2 për qindshi i humbjes së lëngjeve që ndërlidhet me aktivitetet e stërzgjatura fizike.

Studimi, përmes aktiviteteve të ndryshme ka zbuluar se personat përjetojnë kujtesë dhe përqendrim më të dobët vetëm me humbjen e 0.22% të peshës së trupit, ndryshim i cili mund të ndodh gjatë ditëve të nxehta, kur jeni fizikisht aktiv ose kur nuk konsumoni mjaftueshëm ujë.

Veç kësaj, kur humbja e peshës së trupit kishte arritur në 0.72 për qind, pjesëmarrësit e studimit kishin raportuar të kenë më pak energji dhe të jenë më të shqetësuar.

Këto zbulime tregojnë se funksioni i trurit të të rriturve të shëndetshëm ndikohet edhe nga nivelet më të vogla të dehidratimit. /Telegrafi/

The post Mungesa e ujit ka ndikim edhe në kujtesë dhe përqendrim? appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more