Skip to main content

Pa rrotlla: “Dënohet punonjësja e Arkivës së Shtetit, përktheu gabim osmanishten e vjetër” plus 9 more

Pa rrotlla: “Dënohet punonjësja e Arkivës së Shtetit, përktheu gabim osmanishten e vjetër” plus 9 more


Dënohet punonjësja e Arkivës së Shtetit, përktheu gabim osmanishten e vjetër

Posted: 14 Aug 2016 09:45 AM PDT

Një punonjëse e Arkivit Qendror Shtetëror është dënuar nga Gjykata e Tiranës për falsifikim dokumentesh. Entela Muço është akuzuar se ka përkthyer gabim një vendim gjykate nga osmanishtja e vjetër, çka ka sjellë probleme pronësie në Zvërnec të Vlorës. Ajo është dënuar me 1 vit burg, por i është konvertuar me kusht, që gjatë periudhës […]

Vrau elektriçistin, gjykata e lë në burg

Posted: 14 Aug 2016 09:42 AM PDT

Gjykata e Shkodrës dha sot masën e  sigurisë arrest me burg për Martin Zefin, i cili vrau katër ditë më parë elektriçistin Zamir Velaj. 44 vjecari Velaj, punonjës i OSHEE-së në Shkodër, u vra nga abonenti debitor, teksa vinte një sahat në Oblikë në Anë të Malit. Pas ngurimit të elektricistit, babai i një djali, për të […]

Shqiptari godet disa herë më thikë kunatën në mes të lokalit

Posted: 14 Aug 2016 09:37 AM PDT

Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në zonën Sitia, ishulli i Kretës. Ilo Senja, një ditë më parë, ka goditur disa herë më thikë, kunatën e tij, në një nga lokalet e zonës. Sipas mediave greke, shqiptari ka shkuar në kuzhinën e lokalit ku punonte 50-vjeçarja dhe pas një debati e ka goditur […]

Azilantja shqiptare: 4 punonjës të kampit gjerman më përdhunuan

Posted: 14 Aug 2016 09:32 AM PDT

Një azilante shqiptare në kampin e refugjatëve në Burbah të Gjermanisë deklaron se është rrëmbyer dhe përdhunuar nga katër punonjës të kampit për dy ditë rresht. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta gjermane WRD, ku gruaja tregon se punonjësit pasi e kanë dehur e kanë marrë në një shtëpi. Fillimisht një punonjës i sigurisë në […]

Majko: “Pastrimi” i urës mbi Ibër, shpresë për nesër

Posted: 14 Aug 2016 09:24 AM PDT

sh-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka thënë se largimi i barrikadave mbi lumin Ibër në Mitrovicë është shpresë për nesër. Në një postim në FB, Majko ka thënë se, ura ishte shenjë e rrënojës së kujtesës ballkanike që barazonte kufijtë me identitetin. "Mitrovicës po i "pastrohet" ura mbi Ibër. Ajo shte një rrënojë e kujtesës […]

Bie nga mali në Bovillë, 25-­vjeçari në gjendje të rëndë

Posted: 14 Aug 2016 09:18 AM PDT

Policia e Tiranës bën me dije se një i ri 25-vjeç ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një mali në Bovillë të Tiranës. I riu ende i paidentifikuar, thuhet se ka marrë plagë të rënda. Në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca, për të transportuar trupin.

Nesër mund të vendoset për kodin telefonik të Kosovës

Posted: 14 Aug 2016 06:50 AM PDT

Ministria për Dialog njofton se në raundin e fundit të bisedimeve, i mbajtur në Bruksel më 2 dhe 3 gusht 2016, ka pasur përparime në drejtim të përfundimit të hapave drejt marrjes së kodit telefonik shtetëror për Kosovën 383 nga ana e ITU-së. Ndërkaq, takimi i nesërm në Bruksel do të synojë që të rrumbullakoj […]

Shqipëri| Arrestohet një person i akuzuar për terrorizëm

Posted: 14 Aug 2016 06:28 AM PDT

Një shtetas maqedonas është arrestuar nga policia. Në pranga ka përfunduar Imerli Avmeti, vjeç 46, banues në Gostivar të Maqedonisë. Ai është arrestuar nga drejtoria e Antiterrorit. Për 46-vjeçarin, ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, nga autoritetet maqedonase. Ai akuzohet për terrorizëm. Sipas akuzës zyrtare Avmeti akuzohet për pjesëmarrje në ushtri, polici, formacione paramilitare të […]

Amber nuk e publikoi videon ku Depp shihet i dhunshëm

Posted: 14 Aug 2016 06:22 AM PDT

Amber Heard është duke luftuar përsëri kundër spekulimeve se ajo ka lëshuar një video ku Johnny Depp shihet i zemëruar në një kuzhinë. "Unë nuk jam përgjegjëse për publikimin e videos. Kjo nuk ishte ajo që unë kam kërkuar", tha ajo në një deklaratë për E! News, transmeton Klan Kosova. "Për këtë arsye, dhe për […]

Veseli: Ura e Ibrit duhet t’i kthehet qytetit dhe jetës së qytetarëve mitrovicas

Posted: 14 Aug 2016 06:18 AM PDT

Kryetari i Kuvendit,  Kadri Veseli  ka thënë se revitalizimi i Urës së Ibrit në Mitrovicë, përbën një hap në funksion të procesit që duhet të përfundojë me hapjen e plotë të Urës. Ai gjithashtu ka shkruar se Ura duhet t'i kthehet qytetarëve të Mitrovicës, t'i shërbejë së ardhmes dhe jo të kaluarës. ''Revitalizimi i Urës […]
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more