Skip to main content

Ora News: “Pamje “live” nga tërmeti në Itali” plus 9 more

Ora News: “Pamje “live” nga tërmeti në Itali” plus 9 more


Pamje “live” nga tërmeti në Itali

Posted: 25 Aug 2016 11:30 PM PDT

Këto janë momentet e tërmetit të parë të fortë që ndodhi në Italinë qendrore në natën e 24 gushtit 2016 rreth orës 4 të mëngjesit.

Pamjet janë filmuar nga kamerat mbikqyrëse në qytetet e vogla dhe qytetet afër zonës së epiqendrës.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Foka ngjitet në varkë për t’i shpëtuar balenave vrasëse

Posted: 25 Aug 2016 11:15 PM PDT

Një fokë ka arritur t'i shpëtojë sulmit të disa balenave vrasëse teksa u ngjit e tmerruar në varkën e disa turistëve.

Ngjarja ndodhi në brigjet e ishullit Vankuver në Kanada ku u filmua me kamer nga Kirk Fraser dhe u bë senzacion në internet.

"Ne i pamë 4 ose 5 balena vrasëse të cilat donin ta hanin fokën. Fatmirësisht për fokën, orkat u larguan pas gjysmë ore. Foka u largua pastaj, u kthye në ujë", u shpreh njëri prej turistëve.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Thaçi, Haradinaj e Mustafa polemika në distancë për Demarkacionin

Posted: 25 Aug 2016 11:09 PM PDT

Me gjithë mungesën e debatit institucional në lidhje me Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, polemikat dhe debatet pro dhe kundër ratifikimit të kësaj marrëveshje po zhvillohen qoftë përmes prononcimeve për media apo shkrimeve nëpër rrjetet sociale.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi paraqet një obligim shtetëror për deputetët e Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, ratifikimi i kësaj marrëveshje është në interesin e shtetit dhe perspektivës euroatlantike të Kosovës.

Këto komente, Thaçi i ka bërë gjatë një vizite në kompleksin e varrezave në fshatin Rrancë të Komunës së Shtimes.

"Nuk ka shpëtim, demarkacioni do të kalojë. Është marrëveshje e saktë, marrëveshje e drejtë dhe në interesin e dy anshëm. Po ashtu është në interesin e konsolidimit të shtetit tonë, është edhe në interes të frymës dhe agjendës euroatlantike për domosdoshmërinë edhe të liberalizimit të vizave edhe të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës", ka thënë Thaçi.

Tutje, presidenti i Kosovës ka ftuar deputetët që t'i lejnë anash politikat provinciale dhe me votën e tyre të mbështesin marrëveshjen, e cila, sipas tij, është në interesin e Kosovës.

"Tanimë dilema nuk ka… gjithçka është e qartë dhe pritet përgjegjësi e lartë e çdo deputeti që del mbi emocionet e politikës së çastit apo mentalitetit provincial dhe të votojë në interes të shtetit", ka deklaruar Thaçi.

Thirrjeve të presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, u është kundërpërgjigjur me një deklaratë me shkrim lideri i partisë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Si një nga kundërshtarët e parë të marrëveshjes aktuale të Demarkacionit, Haradinaj i ka cilësuar si antikushtetuese, siç ka thënë ai, trysnitë që po bëhen mbi deputetët për të votuar marrëveshjen.

"Fushata që po bëjnë Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit, për të imponuar votimin e demarkacionit me Malin e zi, është shkelje flagrante e Kushtetutës", ka deklaruar Haradinaj.

Neni 70, paragrafi i parë, në lidhje me nenin 74 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sipas tij, siguron se ndaj deputetëve nuk mund të ushtrohet presion; nuk ka mandat të detyrueshëm dhe se deputetët përfaqësojnë sovranin e votojnë, duke u bazuar në Kushtetutë, në ligje dhe në Rregullore të Kuvendit.

"Pushtetet në Kosovë janë të ndara dhe Kosova nuk është Monarki, prandaj kthejuni punëve tuaja dhe mos u bëni presion deputetëve", është shprehur Haradinaj.

Ndërkohë, kryeministri Isa Mustafa, po përmes një shkrimi, por në rrjetin social Facebook, ka thënë se kërcënimet nga opozita se do të veprojnë dhunshëm nëse vazhdohet me procese demokratike të shtet-ndërtimit të vendit, janë tashmë të përditshme.

"Në krejt këtë situatë po e shohim se edhe njerëzit tanë po e sulmojnë shtetin e tyre, por nuk duhet të kemi iluzione se edhe dikush tjetër s'mund të shfrytëzojë këto kërcënime", ka shkruar Mustafa. Duke iu drejtuar opozitës, kryeministri i Kosovës ka shkruar po ashtu se "trimat nuk janë për të kërcënuar vendin e tyre, por për t’i dalë në krah këtij vendi".

Me gjithë tensionet politike ndërmjet pushtetit dhe opozitës, Kuvendi i Kosovës pritet që më 1 shtator të diskutojë dhe më pas edhe votojë për ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare. Për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje do të nevojiten dy të tretat apo 80 vota të deputetëve.

Nën kauzën se kjo marrëveshje i humb mbi 8 mijë hektarë tokë Kosovës, opozita është kërcënuar se do të protestojë brenda dhe jashtë kuvendit, në përpjekje që të pengojë ratifikimin e saj. (REL)

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

120 viktima të tërmetit në komunën e Amatrices ende të paidentifikuara

Posted: 25 Aug 2016 10:56 PM PDT

Ka mbërritur në 204 numri i trupave të pa jetë të nxjerrë deri më tani nga gërmadhat e shtëpive të shembura nga tërmeti i dy ditë më parë në Amatrice.

Në orën 22:45 të mbrëmjes së djeshme në rrrënjat e hotelit kryesor të kësaj qyteze, “Hotel Roma”, trupat e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin trupin e një burri si dhe kanë identifikuar trupat e tre viktima të tjera në brendësi të tij.

Kryetari i Bashkisë së Amatrices, Sergio Pirozzi, personi që në orën 04:30 të mëngjesit pas tërmetit lëshoi i pari alarmin e pasojave të tmerrshme që ishin shkaktuar, ka deklaruar sot për mediat se 120 trupa nga 204 viktima të Amatrices janë të paidentifikuara.

“Motivet e mosidentifikimit janë të shumta. Shumë prej tyre për shkak të dëmtimeve në trup është e pamundur t’i njohësh. Shumë të tjerë janë turistë të ardhur nga qytetet të tjera italiane për shkak të një kalendari plot festa tradicionale që ishte parashikuar të zhvilloheshin në Amatrice ditët e ardhshme.Vetëm në "Hotel Roma" ishin të regjistruar 35 klientë”, është shprehur ai.

Në këtë fundjavë në komunën e Amatrices si çdo vit ishte parashikuar të zhvillohej Panairi e Festa e pjatës së makaronave “Amatricina”, nga e cila ka marrë dhe emrin kjo qytezë.

Kryetari i Bashkisë së Amatrice po punon sëbashku me trupat e shpëtimit për gjetjen e personave të tjerë.

Gjatë ditës së djeshme (e enjte, 25 gusht 2016) falë tij janë identifikuar trupat e 4 banorëve vendas si dhe trupi i pajetë i Ahmed, djaloshit nga Afganistani, i cili jetonte në kampin e emigrantëve në Amatrice.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nga Shqipëria për “turizëm” në Itali me 17 kg marijuanë në mjet

Posted: 25 Aug 2016 10:37 PM PDT

Policia doganore e portit të Barit ka arrestuar mëngjesin e së enjtes një çift shqiptar me 17.4 kg marijuanë.

Lënda narkotike ishte e fshehur nën një fund të dyfishtë të makinës së tyre tip Wolsvagen Passat.

Çifti kishte udhëtuar nga Shqipëria drejt Italisë me anë të një trageti linje me destinacion final një zonë të njohur turistike italiane.

Ndaj drejtuesit shqiptar të automjetit u ekzekutua urdhëri i arrestit me burg me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ndërsa shoqëruesja e tij  do të hetohet në gjendje të lirë.

Çifti shqitpar është i moshës 34 e 39 vjeç.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vazhdojnë flakët në malin e Shëngjinit, rrezikohen 4 banesa

Posted: 25 Aug 2016 10:07 PM PDT

Nuk ka qetësi për Shëngjinin. Qyteti vijon të jetë në alarm nga kërcënimi i zjarrit që vijon prej disa ditësh.

Edhe pse u duk se situata u normalizua rreth mbrëmjes së 25 gushtit 2016, vatrat e zjarrit janë aktivizuar sërish gjatë natës.

Prej orës 00:30 të 26 gushtit 2016, zjarrëfikësit dhe forcat e ushtrisë kanë qenë në gatishmëri dhe në betejë me flakët.  Situata vijon të mbetet problematike sërish në pjesën e qytetit.

Sakaq zjarri vijon edhe tek "Rana e Hedhun", katër banesa rrezikojnë nga flakët.

Ushtria dhe zjarrëfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen nga toka për shkak të terrenit të vështirë.

shengjin zjarri

Foto të marra nga qendra e Shëngjinit mëngjesin e sotëm

shengjin

Foto të marra nga qendra e Shëngjinit mëngjesin e sotëm

zjarri shengjin

Foto të marra nga qendra e Shëngjinit mëngjesin e sotëm

Pamjet e siguruara nga Ora News nga zjarri gjatë natës

Burime ende te pakonfirmuara por nga vendi i ngjarjes flasin për të lëduar por këto nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht. Zjarri prej dy ditësh vijon dhe janë djegur disa hektar pyje

Ushtria  48 orë “luftë” me flakët, arrestohet zjarrvënësi

Pas rreth 48 orësh luftë me flakët, zjarri në Malin e Shëngjinit është vënë nën kontroll. Autoritetet thonë se  nuk ka me rrezik per resortet tek “Rana e Hedhun” dhe as për banesat pranë zonës që u përfshi nga flakët.

Flakët e e zjarrit janë spostuar ne majen e malit te Rrenxit, ndersa ne zonen e plazhit nuk ka me as prezence tymi. Bashkia e Lezhes fton pushuesit qe te rikthehen ne resortet dhe te vijojne pushimet pasi nuk ka me asnje rrezik.

Situata e vështirë gjatë së enjtes u favorizua nga era duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi.

Automjetet zjarrfikëse të bashkisë së Lezhës, portit te Shengjinit dhe ato te ushtrise u vendosen pergjate rruges drejt "Ranes se Hedhun" per te penguar flakët që tu afroheshin resorteve turistike.

Në zonë mbërritën edhe 200 forca të ushtrisë. Pasi situata doli thuajse krejtesisht jashte kontrollit rreth ores 14 e 30 minuta, ne zone mberriten helikopteret.

Ndërsa lufta me flakët vazhdon policia arrestoi 63 vjecarin Preng Përgjoni, që dyshohet të jetë autor i vënies së zjarrit në maline Shëngjinit. Policia sqaron se arsyeja e zjarrvënies është ripërtëritja e kullotave me qëllim kullotjen e bagëtive që kanë në stanin e tyre në Malin e Shëngjinit, i cili ndodhet në fillim ku ka qenë vatra e zjarrit."

Pergjoni akuzohet për veprën penale "Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor".

Në aksionin për shuarjen e flakëve u angazhuan edhe helikoptërë të Komapnisë VIVA Helikopters, ndërsa autoritetet thonë se presin edhe avionë që do vijnë nga Italia për të vënë nën kontroll flakët.

Riaktivizohen 2 vatra zjarri, ushtria me helikopterë në Shëngjin

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tërmeti në Itali, hapen hetim: Fatkeqësi e qëllimshme

Posted: 25 Aug 2016 04:34 PM PDT

Prokuroria e qytetit të Rietit në provincën e të cilit gjënden dy nga komunat më të goditura nga tërmeti; Amatrice e Accumoli, ka hapur një cështje hetimore me akuzën fatkeqësi e qëllimshme ndaj përgjegjësve që kanë kryer punime e rindërtime në këtë territor.

Kryeprokurori i Rietit Giuseppe Saieva ka deklaruar se do të hetohet në vecanti ndaj përgjegjësve që kanë kryer punimet në shkollën e Amatrices e ristrukturuar më 2012 dhe në kishën e Accumolit, këmbana e së cilës është shëmbur duke zënë nën vete një shtëpi pranë e ku humbën jetën të gjithë anëtarët e familjes.

Gjatë ditës së djeshme kryeprokurori Saieva i shoqëruar nga një grup pune ka ispektuar të gjitha ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti në këto dy komuna.

“Është hapai i parë i punës, ka deklaruar ai, e kjo dosje fillestare përmban një material fotografik që i është besuar për analizë autoriteteve të Policisë shkencore”

Komunat Amatrice e Accumoli gjenden në listën e territoreve me aktivitet të lartë sizmologjik e është e detyrueshme për ndërtuesit të aplikojnë rregullat e normat antisizmike.

Itali, 215 persona nxirren të gjallë nga gërmadhat, 250 të vdekur

Matteo Renzi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Babë e bir kryejnë vrasje të dyfishtë në Deçan

Posted: 25 Aug 2016 01:48 PM PDT

Kosova është tronditur nga një vrasje e dyfishtë mbrëmjen e së enjtes. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shaptej të Deçanit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Express se vrasësit janë babë e bir nga familja Lushaj.

Në Polici kanë thënë se njëri nga vrasësit është arrestuar ndërsa tjetër është në arrati. Polica ka thënë se 50 viçari tashmë është aratuar derisa djali i tij është në kërkim.

Mediat në Kosovë shkruajnë se motivi i vrasjes mendohet  të ketë qenë një zënkë e mëparshme mes viktimave dhe autoreve.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ziejini këto gjethe dhe lamtumirë diabetit!

Posted: 25 Aug 2016 01:36 PM PDT

Diabeti është një sëmundje që prek shumë njerëz kudo në botë – dhe ndodh kur pankreasi ndalon së prodhuari insulinë ose kur trupi juaj nuk arrin të përdorë siç duhet insulinën në organizëm.

Nëse e injoroni apo nuk e trajtoni, diabeti mund të shkaktojë verbëri, dëmëtime në nerva, mosfunksionim të veshkave,sëmundje në zemër etj. Por çfarë mund të bëjmë për të kuruar diabetin nëse nuk kemi para për mjekim?

E thjeshtë: Pak gjethe mangoje dhe një tenxhere me ujë.

Fillimisht merrni 10 deri në 15 gjethe mangoje të buta, më pas ziejini në një gotë me ujë dhe lërini gjithë natën. Në mëngjes ndrrojeni ujin dhe pijeni me stomakun bosh. Për të patur rezultate më efektive duhet ta përdorni këtë metodë për dy ose tre muaj.

Gjithashtu mund t'i thani gjethet në një vend të errët dhe t'i copëtoni. Përdorni gjysmë lugë çaji të kësaj "pudre" të gjetheve dy herë në ditë.

Gjethet e mangos sjellin shumë përfitime në shëndetin tonë sepse janë të pasura me vitamina, enzima, antioksidantë dhe shumë minerale të tjera. Ato mund të trajtojnë temperaturën, diarrenë, pagjumësinë, venat e zgjeruara, astmën, bronshitin dhe të ftohtin.Çaji me gjethet e mangos mund të ulë presionin e gjakut e të forcojë enët e gjakut.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

FOTO/Shqiptarët fshehin kokainën në kuti “Oki”

Posted: 25 Aug 2016 01:30 PM PDT

Tre shtetas shqiptarë, shpërndarës droge janë arrestar nga Guardia di Finanza e Como-s. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarëve, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 5500 euro dhe 24 doza kokainë të pastër, gati për treg.

Fillimisht policia italianë ka pikasur njërin prej shqiptarëve, i cili tentoi të largohej në sheshin Garibaldi, në qendër të Canterbury.

Pas arrestimit të shqiptarit, policia i gjeti atij 13 doza kokainë. Më pas u bë e mundur edhe arrestimi i dy bashkëpunëtorëve, duke i sekuestruar edhe 11 doza të tjera me kokainë.

Lënda narkotike ishte fshehur në kuti makaronash dhe ilaçesh.

Të tre shtetasit hqiptarë u arrestuan me akuzën e posedimit të drogës me qëllim trafikimin.

droga shqiptaret

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more