Skip to main content

Ora News: “Kosovë, Çollaku: Nëse ratifikohet demarkacioni do të kemi liberalizim” plus 9 more

Ora News: “Kosovë, Çollaku: Nëse ratifikohet demarkacioni do të kemi liberalizim” plus 9 more


Kosovë, Çollaku: Nëse ratifikohet demarkacioni do të kemi liberalizim

Posted: 18 Aug 2016 12:08 AM PDT

Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku ka bërë me dije se më 5 shtator Komisioni për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian do ta ketë në rend dite çështjen e vizave për Kosovën.

Ai ka thënë se shteti i Kosovës është duke pritur vendim e merituar dhe pozitiv për vizat.

Çollaku ka thënë për gazetën "Epoka e re", se është e sigurt se vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave do të merret deri në fund të këtij viti nëse ratifikohet marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi dhe nëse Bashkimi Evropian zbaton obligimin e vet në raport me Kosovën.

Por, sipas tij, në rast se Kuvendi nuk e ratifikon marrëveshjen e Demarkacionit, mund të ndodhë që procesi të shtyhet për një kohë të pacaktuar.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ja sa para fitojnë atletët nëse marrin Medalje Ari

Posted: 18 Aug 2016 12:00 AM PDT

Disa atletë konkurojnë në Lojërat Olimpike për lavdi dhe krenari, ndërsa disa të tjerë janë në ndjekje të bonuseve monetare që fitohet nga medaljet.

Disa kombe u japin atletëve të tyre si shpërblim shumë të madhe parash nëse kanë sukses në Lojërat Olimpike, por vende të tjera si përfshi Britaninë nuk u japin atletëve të tyre asgjë.

Në grafikun e mëposhtëm shohim shumën e parave që marrin atletët nga vendet e tyre nëse fitojnë medalje ari

statista-medale-bonuses.jpg

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

AI: 18 mijë persona vdiqën nga torturat në burgjet siriane në 2011-2015

Posted: 17 Aug 2016 11:48 PM PDT

Afërsisht 18 mijë persona vdiqën në burgjet qeveritare në Siri në periudhën 2011-2015. Ky është një raporti i Amnesty International, duke pretenduar se vdekja e tyre ka ardhur  nga rrahje dhe përdhunim në burgje.

Amnesty thotë se dokumenti i tij përfshin intervista me 65 “të mbijetuarve të torturës”, të cilët kanë përshkruar abuzimin e tmerrshme në burgjet dhe qendrat e paraburgimit.

BBC shkruan se grupi i të drejtave të njeriut i kërkon komunitetit botëror që të bëjë presion mbi Damaskun për t’i dhënë fund përdorimit të torturës.

Qeveria siriane ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat e tilla

Një raport i të drejtave të njeriut të OKB-së në shkurt ka akuzuar qeverinë siriane se ka ndjekur  një politikë shtetërore e shfarosje, dhe tha se të dyja palët në luftë ishin të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Një mëngjes plot proteina ju ndihmon të humbisni në peshë

Posted: 17 Aug 2016 11:41 PM PDT

Një dietë e lartë në proteina mund t'ju ndihmojë të humbisni në peshë dhe të kontrolloni diabetin e tipit 2, zbulon studimi i ri.

Studimi sugjeron se kur ha një mëngjes të bollshëm që përmban proteina, një drekë mesatare dhe një darkë të vogël mund të ndjeheni të kënaqur përgjatë ditës,  t'ju ndihmojë në humbjen e kalorive dhe të ndalojë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Megjithatë shkencëtarët besojnë se lloji i proteinave që konsumojmë në mëngjes është gjithashtu i rëndësishëm.

Skuadra e studiesve të Universitetit të Tel Aviv zbuloi se hirra, një nënprodukt që vjen nga djathi dhe gjendet në shumë bulmete ishte më efektiv në kontrollimin e sheqerit në gjak se sa burime të tjera proteinash si vezët,soja apo peshku ton.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Merkel: Refugjatët nuk kanë sjellë terrorizmin islamik në Gjermani

Posted: 17 Aug 2016 11:04 PM PDT

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar se nuk janë refugjatët ata që kanë sjellë terrorizmin në Gjermani. "Ekstremizmi islamik ka qenë përpara se fluksi i emigrantëve të përkeqësohej", është shprehur Merkel në një aktivitet të fushatës zgjedhore përpara votimit rajonal që mbahet në rajonin  lindor të Mecklenburg-Western Pomerania më 4 shtator.

Merkel vuri në dukje se terrorizmi është diçka qe Gjermania tashmë kishte pësuar në të kaluarën.

Udhëheqësja gjerman shtoi se Islami ka të drejtë të plotë të ekzistojë në vend, së bashku me ndonjë fe tjetër dhe mund të praktikohet për sa kohë që nuk ka shkelur kushtetutën. Ajo theksoi se terrorizmi dhe refugjatët janë çështje të ndara.

Merkel ka komentuar edhe ato xhami në të cilat mendohet se po përhapet islami radikal, duke theksuar se ato janë nën vëzhgim dhe mbikqyrje të rreptë.

Merkel u zotua për rritjen e kapaciteteve të shtetit për të ruajtur sigurinë e brendshme të Gjermanisë.

“Ju mund të keni policë sa të doni, por në qoftë se ata nuk kanë mandatet e duhura, në qoftë se ata janë të pamotivuar, sepse ata nuk janë të lejuar për të bërë këtë apo atë, në qoftë se disa gjëra nuk mund të dënohen, atëherë nuk është e mjaftueshme për të rritur personelin e policisë", tha Merkel. Prandaj CDU shtoi ajo, do të kombinojë dy elementë, më shumë personel dhe më shumë të drejta për të ndërhyrë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Britani, anija fluturuese më e madhe në botë testohet me sukses

Posted: 17 Aug 2016 10:43 PM PDT

Anija më e madhe fluturuese në botë e ka realizuar fluturimin e parë më 17 gusht derisa është duartrokitur nga të pranishmit.

"Airlander 10" i gjatë mbi 92 metra është hibrid unik i teknologjive të disa mjeteve të fluturimit, përfshirë helikopterit dhe aeroplanit të zakonshëm.

Ai fluturon duke shfrytëzuar gaz heliumi.

Fluturimi i parë dhe i shkurtër i këtij aeroplani ndodhë 85 vjet pas përpjekjes së një anije tjetër fluturimi e cila ishte nisur nga i njejti vend në Britani në tetorin e vitit 1930. Anija fluturuese ishte rrëzuar në Francë duke marë jetën e 48 personave.

Anija fluturuese e zhvilluar fillimisht për ushtrinë amerikane si mjet vëzhgimi, "Airlander" ka mundësi të përdoret nga sektori komercial p.sh. për fluturimin e mallrave.

Kompania që e ka ndërtuar atë, "Hybrid Air Vehicles" ka thënë se "Airlander" mund të arrij lartësinë prej mbi 1800 metrave dhe mund të arrij shpejtësi deri në gati 150 kilometra për orë.

Aseti më i madh i saj mund të jetë që ndryshe nga aeroplanet e zakonshëm, "Airlander" mund të fluturojnë mbi dy javë pa pasur nevojë për ekuipazh.

"Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm britanik" ka thënë shefi ekzekutiv Stephen McGlennan./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dua Lipa ekspozon të brendshmet (FOTO)

Posted: 17 Aug 2016 10:42 PM PDT

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka postuar në rrjetin e saj social SnapChatt një foto me të brëndshme.

Lipa shihet e shtrirë në një aeroplan duke udhëtuar për në New York dhe ekspozon të brendshmet të markës Calvin Klein.

Dua javën e kaluar mbajti një koncert në dy kryeqytetet, Prishtinë dhe Tiranë.

dua

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shkodër, motorçikleta përplaset me karrocën e dorës, 2 të plagosur

Posted: 17 Aug 2016 10:19 PM PDT

Dy persona janë plagosur në një aksident në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (17 gusht) rreth orë 20:40 në rrugën nacionale Koplik – Shkodër, në vendin e quajtur, “Bogiq” Njësia Administrative Koplik, Malësi e Madhe, ku mjeti motorçikletë me drejtues shtetasin A.M, 41 vjeç, ka përplasur një karrocë dore që përdorej nga shtetasi V.S, 53 vjeç, banues në lagjen Pikza, Koplik.

Si pasojë e kësaj përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës, shtetasi A.M i cili ndodhet në spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje kritike për jetën, dhe shtetasi V.S i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Veprimet po kryhen me grup hetimor, për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ndërhyn në tubat e Ujësjellësit, humb jetën i sëmuri mendor

Posted: 17 Aug 2016 01:49 PM PDT

Një 48-vjeçar  në Mirditë ka humbur jetën në mënyrë aksidentale.Ngjarja ka ndodhur rreth orës orës 13:30, ndërsa viktima është shtetasi Fran  Legisi, banues në Reps, Mirditë.

Trupi i pajetë i tij u gjet tek vendi i quajtur ish-Gjeologjia e Mashterkorit në Reps, në pusetën e shkarkimit të ujësjellës – kanalizime në Mirditë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se  shtetasi ishte person i sëmurë mendor  prej disa kohësh .

Sipas policisë, ai ka tentuar që me një çelës hidraulik të çmontoj saraçineskën e tubacionit të ujit në një pusetë, ku për pasojë presioni i ujit ka shkëputur një pjesë të saraçineskës duke e goditur në pjesën e kokës dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vlerësim si ngjarje aksidentale.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çifti rus seks mbi banakun e një lokali nate (Foto/Video 18+)

Posted: 17 Aug 2016 01:37 PM PDT

Një video skandaloze po qarkullon në rrjetet sociale, ku një çift i ri rus shfaqet duke bërë seks në banakun e një klubi nate, në mesin e turmës së njerëzve të cilët i inkurajojnë.

Çifti, ndryshe nga klientët e tjerë të pub-it, shfaqet lakuriq. Në video mund të shihet mashkulli tek e shtrin vajzën mbi banak e pastaj hidhet mbi të.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur për festimet e Shën Valentinit në Partisan Club, Rusi, por pamjet janë publikuar vetëm tani.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more