Skip to main content

Ora News: “Kim Mehmeti: Do të dëshiroja që të mos votohet demarkacioni me Malin e Zi” plus 9 more

Ora News: “Kim Mehmeti: Do të dëshiroja që të mos votohet demarkacioni me Malin e Zi” plus 9 more


Kim Mehmeti: Do të dëshiroja që të mos votohet demarkacioni me Malin e Zi

Posted: 16 Aug 2016 12:16 AM PDT

Publicisti i njohur nga Maqedonia, Kim Mehmeti, ka thënë se do të donte që më 1 shtator të mos votohet për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Sipas tij, më 1 shtator do të duhej të bëhej miratimi i "marrëveshjes që do ta nxirrte Kosovën nga balta.

Në një intervistë  dhënë për gazetën "Epoka e re", Mehmeti ka folur edhe për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Maqedoni, veçanërisht për situatën pas vërshimeve të fundit në Shkup. Ai ka thënë se Maqedonia nuk ka ndërtuar institucione që do t'u shërbejnë qytetarëve, por që do ta mbulojnë veprimtarinë kriminale të nëntokës politike.

Mehmeti ka folur edhe për ndihmën që mund t'ua ofrojë Tirana e Prishtina shqiptarëve në Mqedoni.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sara Hoxha publikon foton e parë shtatëzënë

Posted: 16 Aug 2016 12:14 AM PDT

Vetëm një muaj më parë, Ledion Liço bëri publik lajmin për shtatëzaninë e Sara Hoxhës.

Trashëgimtarja e Top Medias ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj në Snapchat se sa është rritur barku i saj.

Ajo ka postuar një foto e veshur me një fustan të kuq, ku duket qartë evolimi i shtatëzanisë së saj.

sara-1_1471305851-2103711

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vjeshta e Merkelit

Posted: 16 Aug 2016 12:00 AM PDT

Rrallë ka qenë kaq i madh presioni ndaj Kancelares gjermane sa aktualisht. Por megjithatë as këtë vit pas verës nuk duhet të ndeshemi me vjeshtën e Angela Merkelit, mendon Christoph Strack.

Për të njëmbëdhjetën herë e nisi Angela Merkel si Kancelare pas pushimeve të verës përditshmërinë e saj politike. Për ritëm të zakonshëm të jetës së përditshme nuk mund të flitet asnjëherë. Kancelarja gjermane nuk niset me termos dhe kuti me bukë në dorë për të punuar tetë orë në tryezën e punës. Por kaq pak rutinë sa këtë vit ka rrallë. Edhe kaq shumë rrezik. E megjithatë ka diçka katastrofale, kur vëzhguesit shohin perëndim perëndish tek Merkeli. Po të shfletosh vitet që prej vitit 2006, vendin njëri-tjetrit ia lënë tituj të tillë si “detyra delikate”, “konfuzion”, “vlerat më të këqia në sondazhe që prej…” Situata krize. Mund të mos e pëlqesh mënyrën e veprimit të Merkelit, të të menduarit dhe të pritjes së zhvillimit të punëve prej saj – por në kohë alarmi, në konferencat e saj të rralla të shtypit del në pah që Kancelarja është e ndërgjegjshme për klimën e përgjithshme, por me vendosmëri përfaqëson qetësinë dhe veprimin. Megjithë dhe pas Würzburgut dhe Ansbachut.

Ndalimi i burkas dhe anulimi i nënshtetësisë së dyfishtë

Gjendja e sigurisë ka ndryshuar në Gjermani. Koalicioni i madh qeveritar përpiqet që t’i përgjigjet gjendjes me masa të shumëllojshme. Por edhe kur mbështetës të vijë së fortë të CDU-së, siç janë kryetarët e landeve përgjegjës për politikën e brendshme si ata të Mecklenburg-Forpomeranisë dhe të Berlinit kërkojnë ndalimin e burkës (çarçafit) dhe të mbulimit të plotë të grave ose eleminimin e plotë të nënshtetësisë së dyfishtë – këto nuk janë sfidat më të mëdha për Merkelin.

As integrimi i refugjatëve në tregun e punës, që ajo do ta bëjë temë qendrore në një takim me krerët e koncerneve gjermane, nuk e rrezikon pozicionin e Merkelit. Jo, nëse vjeshta 2016 do të kthehet në një vjeshtë të nxehtë politike të Merkelit, kjo mund të shkaktohet nga politika e jashtme. Dhe këtu nuk luan rol vetëm zhvillimi dramatik në Turqi.

Ministri i Jashtëm i Merkelit, Steinmeier udhëtoi pas ngjitjes në Piz Palü dhe ditëve të tjera të pushimeve në Alpe shkurt për një bisedë krize për Ukrainën dhe Sirinë në Rusi. Dhe konferenca e parë qeveritare e shtypit pas pushimeve verore të Merkelit u mor fillimisht – për 41 minuta – gati krejtësisht me tema ndërkombëtare. Edhe takimi i parë në kalendarin e saj përsa i përket politikës së jashtme ka të bëjë me një dramë të politikës së jashtme. Të enjten në darkë, Merkelin do ta vizitojë Presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk. Për temën e Brexitit dhe për të ardhmen e BE. Berlini i saj është Brukseli tjetër.

Tepër shumë kriza ndërkombëtare. Kur acarohet edhe më tej konflikti i Ukrainës ose keqësohen edhe më tej marrëdhëniet me Turqinë – atëherë rritet edhe presioni ndaj Merkelit për të vepruar detyrimisht dhe për të vendosur, jo vetëm për të zhvilluar bisedime. Kjo në një kohë kur është ajo me ministrin e saj të Jashtëm që e ruan kontaktin me Moskën. Për shkak të Ukrainës dhe tani edhe për shkak të Sirisë. Po të shkallëzohet edhe më tej situata në Turqi? Sikur rrugën të mos e marrin ndoshta miliona refugjatë sirianë, por qindra mijëra kurdë nga Turqia? Në një botë, ku pozitat më të mira ndërkombëtarisht i kanë populistët, Kancelarja do të ndodhej atëherë nën presion të madh për të vepruar me shpejtësi./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dhimbja nga menstruacionet është aq e madhe sa ataku në zemër

Posted: 16 Aug 2016 12:00 AM PDT

John Guillebaud, Profesor i shëndetit riprodhues në Universitetin e Londrës, zbuloi se studimet tregojnë se dhimbja nga menstruacionet mund të jetë aq e madhe sa ataku në zemër.

Ndërkohë, Dr.Imogen Shaw, e specializuar në shëndetin e grave, e mirëpriti komentin e tij duke thënë: "Nuk do të thoja se dhimbja e menstruacioneve është studiuar gjerësisht".
Megjithëse kohët e fundit janë thyer tabutë për periodat përmes fushatave në rrjetet sociale, sërish nuk i është kushtuar rëndësi mjekësore në studimet e kryera.

Nuk është vetëm dhimbja nga menstruacionet që nuk merret seriozisht te femrat, por edhe dhimbja e tyre në tërësi në fushën e mjekësisë.

Studimet e fundit tregojnë se dhimbja e grave injorohet përgjithësisht nga doktorët.

Burrat presin rreth 49 minuta për të kuruar nga dhimbja e barkut, ndërkohë femrat presin 65 për të njëjtat simptoma.

Kjo ndodh pasi gratë mendohet se i ekzagjërojnë dhjimbjet e tyre dhe bëhen më dramatike seç duhet.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

​Joe Biden viziton sot Kosovën

Posted: 15 Aug 2016 11:40 PM PDT

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, sot pasdite zbret në Kosovë. Ndërsa, nesër ai do të ketë takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Joe Biden dhe Dr. Jill Biden, do të shkojnë për vizitë afër kampit Bondsteel për të marrë pjesë në cermoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tyre të ndjerë, Joseph R. "Beau" Biden, III.

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, do të vizitojë edhe Serbinë, ku pritet të diskutojë çështjen e krimeve të luftës dhe theksi do të vihet te çështja e tre shqiptaro-amerikanëve të vrarë 17 vjet më parë në Serbi, në rrethana të pasqaruara ende.

Familjarët e tre vëllezërve Bytyçi si dhe organizatat humanitare shpresojnë që vizita të nxisë autoritetet serbe që të ndërmarrin hapa konkrete për ndriçimin e kësaj vrasjeje.

Rreth sqarimit të vrasjes janë bërë premtime, por duket se mungesa e vullnetit politik ka penguar vënien e autorëve para drejtësisë./KosovaPress/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Paracetamoli gjatë shtatëzanisë rrit rrezikun e hiperaktivitetit te fëmijët

Posted: 15 Aug 2016 11:38 PM PDT

Gratë të cilat marrin acetaminophen (paracetamol) gjatë shtatzanisë kanë më shumë mundësi të sjellin në jetë një fëmijë hiperaktiv, sipas një studimi të ri.

Ekspozimi para lindjes te medikamenti është i lidhur me një rrezik më të lartë për të patur fëmijë që shfaqin simptoma emocionale, thonë studiesit.

Acetaminophen, i njohur ndryshe si paracetamol, ndalon dhimbjen e temperaturën dhe është një përbërës aktiv te Tylenol e qindra medikamente të tjera, shkruhet në website-inFood and Drug Administration. Më shumë se gjysma e grave shtatëzëna në Shtetet e Bashkuara dhe Europë përdorin acetaminophen që gjendet në barna për alergji, të ftohtit, gripin dhe pagjumësinë, sipas autorëve në studimin e publikuar në JAMA Pediatrics.

"Është e sigurt të përdorësh paracetamol gjatë shtatëzanisë", shprehet Evie Stergiakouli, udhëheqëse e studimit.

Ajo shpjegon se si çdo medikament tjetër që përdor një grua shtatzënë, acetaminophen duhet të përdoren vetëm kur është e nevojshme, dhe me rekomandimin e mjekut.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lirohen edhe 15 të burgosur nga burgu i Guantanamos

Posted: 15 Aug 2016 11:25 PM PDT

SHBA ka deklaruar se 15 të burgosur nga burgu i Guantanamos janë dërguar në Emiratat e Bashkuara Arabe.

Transfermi i 12 shtetasve nga Jemeni dhe 3 nga Afganistani afganëve më 15 gusht është lirimi më i madh i të burgosurve të Guantanamos që kur  Presidenti Barack Obama e ka marrë detyrën me premtimin e mbylljes së burgut të njohur.

Shumica e të burgosurve në Guantanamo janë mbajtur pa akuza apo gjykim për më shumë se një dekadë.

Presidenti Obama dëshiron të mbyllë burgun para se ai të largohet nga detyra.

Pentagoni thotë se në Guantanamo janë edhe 61 të burgosur të tjerë. Qendra e paraburgimit është hapur pas sulmeve të 11 shtatorit kur president ishte Xhorxh Bush.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ja pse trembemi ndonjëherë papritur në gjumë

Posted: 15 Aug 2016 11:09 PM PDT

Nëse ju duket sikur po bini nga shtrati dhe trembeni papritur në gjumë, me shumë mundësi keni përjetuar atë që quhet "hypnic jerks".

Një sindromë e tillë ndodh kur muskujt tuaj, zakonisht ato të këmbës, kontraktohen në mënyrë të pavullnetshme.

Megjithatë mos u shqetësoni – rreth 70% e njerëzve e përjetojnë ndonjëherë një gjë të tillë.

Sipas Jason Ellis, Profesor i Shkencave të Gjumit në Universitetin Northymbria, hypnic jerks është një simptomë e sistemit tonë aktiv fiziologjik që bie në qetësi, duke kaluar nga një proces aktiv në një gjendje relaksimi dhe paralizë të mundshme të trupit.

Për ta parandaluar një gjendje të tillë, duhet të ndaloni përdorimin e stimulantëvë që e bëjnë trupin të luftojë gjumin- si kafeina dhe ushtrimet intensive në mbrëmje.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vdekja e shqiptarit në Greqi, Duma: S’mund të trajtohet si rast protokollar

Posted: 15 Aug 2016 11:07 PM PDT

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD Grida Duma në studion e lajmeve të Ora News deklaroi se shteti shqiptar nuk mund ta konsiderojë si një rast protokollar vdekjen e 29-vjecarit Pëllumb Marnikolaj në Greqi.

Grida Duma: Ka dëshmi të plota që është dhunuar dhe ka dëshmi të plota të familjarëve dhe të miqve të tij që ai ka hyrë në polici në datën 3 gusht dhe ka dalë që aty i vdekur. Nuk mundet që ne sot këtë rast ta trajtojmë si një rast protokollar. Ambasada e Shqipërisë në vendin fqinj po informohet. Nuk mund të qëndrojmë në këtë nivel.

Për Grida Dumën zgjedhjet në Dibër nuk janë test në PD. Ajo beson në fitoren e padiskutueshme të Sherefedin Shehut nësë zgjedhjet do të jenë të ndershme, por thotë se parashikon tension.

Grida Duma: Është rritur profile i kandidatit. Ka shkuar atje një person që vjen nga radhët e deputetëve. Nga radhët e ekzekutivit të lartë, ka pasur eksperiencën e tij të fushatave zgjedhore, atëhere këtu nuk bëhet fjalë për të pasur një test opozitar. Këtu bëhet fjalë, do kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, ky është diskutimi sot. Ajo është bashki që i takon logos së PD, sepse morali publik dhe social atje është prekur. Në këto kushte ne peresim që të realizojmë atë që është gjëja më e thjeshtë dhe që duhet të ishte gjithmonë, por që në Shqipëri shfaqet më e vështirë. Çfarë të kemi? Të kemi standard zgjedhjesh. Të kemi votën e lirë.

Duma pranon se brenda PD ka debat, por thotë se asnjë deputet nuk është kundër kandidaturës së Sherefedin Shehut.

Grida Duma: Kur zgjerohet shumë është e pamundur që të kënaqim egot dhe ambicjet e të gjithëve. Kundër nuk ka.

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD vlerësoi qëndrimin e LSI për reformën në drejtësi, ndërsa theksoi se përçarja në koalicionin qeverisës është evident.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përfshihet nga flakët një hotel në Shëngjin

Posted: 15 Aug 2016 10:42 PM PDT

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një hotel në Shëngjin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 15 gusht në një hotel pranë zonës së plazhit.

Sipas informacioneve të para dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike.

Forcat zjarrfikëse evakuuan të gjithë pushuesit në hotel, ndërsa u raportua se nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Zjarri u vu nën kontroll pas ndërhyrjes së zjarrfikëses. Po punohet për zbardhjen e vërtetë të rënies së zjarrit.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more