Skip to main content

Ora News: “Justin Bieber kërcënon se do të privatizojë Instagramin e tij” plus 9 more

Ora News: “Justin Bieber kërcënon se do të privatizojë Instagramin e tij” plus 9 more


Justin Bieber kërcënon se do të privatizojë Instagramin e tij

Posted: 14 Aug 2016 11:56 PM PDT

Miqësia e re e e Justin Bieber me Sofia Richie ka shkaktuar shumë komente negative në Instagram nga fansat e këngëtarit.

Kjo e ka mërzitur 22 vjeçarin, prandaj ai ka kërcënuar se do të privatizojë llogarinë e tij në rrjetin social.

"Do ta bëj Instagramin tim privat nëse ju nuk ndaloni këtë urrejtje e cila po del jashtë kontrrollit. Nëse ju jeni vërtetë fansat e mi nuk do të silleshit kaq keq me njerëzit që unë pëlqej," shkruan Justin teksa ka publikuar disa foto me Sofian.

Justin dhe Sofia nuk janë zyrtarisht më shumë se sa miq, por fotot me dyshen duke mbajtur duart dhe duke ndarë të njëjtat pantallonat, i kanë shtyrë fansat të duan ta shohin sërish yllin e muzikës Pop me Selena Gomez.

373655FF00000578-3740820-image-a-12_1471230008713 373CBE4500000578-3740820-image-a-85_1471227295356

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arrestohen 2 të arratisur nga burgu grek, po trafikonin 3.3 kg kanabis

Posted: 14 Aug 2016 11:36 PM PDT

Dy persona të arratisur nga burgjet greke janë arrestuar në flagrancë nga policia e Korçës, pasi janë kapur duke trafikuar 3.3 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Në kuadër të operacionit "Fundi i Arratisë", në pranga kanë përfunduar shtetasit Lodovik Kola, 42 vjeç, banues në fshatin Bicaj-Pukë, Enkeledi Myrte, 34 vjeç, banues në fshatin Braçanj-Devoll, si dhe Shpëtim Hidri, 44 vjeç, banues në fshatin Mal Bardhë-Kurbin.

Policia e Korçës bën me dije se pas bashkëpunimin me autoritetet policore greke, u sigurua informacion në rrugë operative se,  dy shtetas shqiptarë konkretisht  Lodovik Kola dhe Enkeledi Myrte, të cilët vuanin dënimin në Burgun e Menemenit në Greqi, për veprat penale  të "Vrasjes" dhe "Trafikimit të Narkotikëve", ishin arratisur prej këtij Institucioni më datë 17.05.2016 dhe kishte të dhëna, se ndodheshin në Shqipëri.

Arrestimi i tyre, u bë pasi dje (14 gusht), në aksin rrugor Vishocicë-Braçanj, të rrethit Devoll,  shtetasit Lodovik Kola dhe Enkeledi Myrte, u kapën në flagrancë, duke lëvizur me automjetin tip "Renault" me targa AA 122 EH, me pronar si edhe drejtues shtetasin Shpëtim Hidri.

Gjatë kontrollit të ushtruar, këtij automjeti, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 2 pako  të mbështjella me letër natriban, me një peshë prej 3,3 KG  lëndë  të dyshuar si narkotike  Cannabis Sattiva.
-3 armë zjarri automatike model 56.
-1 armë zjarri tip pistoletë, së bashku me një krëhër me (gjashtë) fishekë.
-242 copë fishekë (model 56) dhe 44 copë fishekë (model 54)
-3 krëhër metalikë bosh, kalibri 7.62 mm.
-Automjeti  tip "Renault" me targa AA122EH.
-Një sasi kartëmonedhash prej 800 Euro si edhe 6 aparate celulari.

Këtë sasi të lëndës së dyshuar narkotike, armëve dhe municionit luftarak, të cilat u gjetën të fshehura në automjetin tip "Renault", këta tre shtetas po i  transportonin drejt kufirit të gjelbër, ku dyshohet se do t`i trafikonin për në shtetin grek.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprat penale: "Trafikimi i narkotikëve" dhe "Trafikimi i armëve dhe i municionit" të kryera në bashkëpunim, të mbetur në tentative.

 

droge arme arme 1

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Terrorizonte me benzinë transeksualët për para, arrestohet 37 vjeçari shqiptar

Posted: 14 Aug 2016 11:32 PM PDT

Një 37 vjeçar shqiptar i pastrehë dhe i varur nga droga u arrestua nga policia italiane pasi kërcënonte transeksualët duke u terrorizuar me shishe benzine.

Shqiptari jetonte rrugëve në Milano. Shqiptari e quante veten "Eros". Ankesa e parë ndaj tij në policia ka ndodhur më 4 gusht nga një transeksual dhe më pas u pasua nga disa të tjerë të këtij komuniteti në rrugën "Novara".

Kërkesa e shqiptarit ishte e njëjta: 50 deri në 100 euro, ose në të kundërt i spërkaste me benzinë dhe më pas i grabiste. Në një rast, shqiptari emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga "Ansa", ka vjedhur me forcë një çantë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mesazhet e vizitës së Bidenit në Kosovë

Posted: 14 Aug 2016 11:21 PM PDT

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, të martën dhe të mërkurën, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa e kanë cilësuar moment historik vizitën e njeriut të dytë në administratën e Barack Obamas. Por ardhja e tij në Kosovë vjen në periudhën kur vendi është futur në krizë të thellë politike dhe tensione mes qeverisë dhe opozitës, për shkak të demarkacionit me Malin e Zi.

Megjithatë, sipas analistëve, demarkacioni nuk do të jetë pika qendrore e vizitës së njeriut të dytë më të fuqishëm në SHBA, pavarësisht përpjekjes eventuale të pushtetit që vizitën e amerikanit ta shfrytëzojë për t'i dhënë shtytjen finale miratimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me shtetin malazez, shkruan Koha.

Sipas agjendës së Ambasadës Amerikane në Kosovë, zëvendëspresidenti Joe Biden arrin në Kosovë të martën.

Biden pritet të qëndrojë për një vizitë në Kosovë më 17 gusht.

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ariel Winter sërish mahnitëse

Posted: 14 Aug 2016 11:14 PM PDT

Ajo është fotografuar së fundmi e veshur me lloje të ndryshme pantallonash tepër të shkurtra.

Këtë të dielë, Ariel Winter e ka ndryshuar paksa stilin e saj teksa është shfaqur me kostum banje duke u drejtuar për një festë në pishinë.

Ylli 18 vjeçar i Modern Family dukej mahnitëse me format e saj trupore.

373493E800000578-3739528-image-a-39_1471147044914 3733AC0A00000578-3739528-image-m-59_1471135037444 3735EBDD00000578-3739528-image-a-127_1471147771721 3735EACD00000578-3739528-image-m-125_1471147648235 3735EB9900000578-3739528-image-a-126_1471147658223 3735EB7F00000578-3739528-image-m-35_1471146382995 3735EAC500000578-3739528-image-a-36_1471146397072 3735EBED00000578-3739528-image-m-38_1471146854409

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Donald Trump dhe plani i tij kundër ISIS-it

Posted: 14 Aug 2016 11:13 PM PDT

Kandidati republikan për president, Donald Trump do të flasë nesër mbi mënyrën se si do të luftojë terrorizmin islamik. Vetëm disa ditë më parë ai tha se ishin Presidenti Barack Obama dhe kandidatja demokrate për presidente, Hillari Klinton që e kishin themeluar grupin militant Shteti Islamik.

Zoti Trump, manjat i pasurive të patundshme, prej muajsh ka thënë se do të jetë më i ashpër ndaj xhihadistëve në Lindjen e Mesme sesa Presidenti Obama, por ende nuk ka dalë me një plan konkret se si do të veprojë në këtë aspekt.

Ai ndezi kritika të shumta javën e kaluar me deklaratën se Shteti Islamik ishte krijuar nga Obama dhe Clinton. Më pas ai tha se kjo ishte thjesht një ironi nga ana e tij.

Një nga mbështetësit kryesorë të zotit Trump, senatori i Alabamës, Jeff Sessions, i tha të dielën televizionit ABC se kandidati republikan “do të flasë rreth asaj se si duhet të rivendosim besueshmërinë me aleatët dhe me miqtë tanë në rajon, të cilët gjithashtu e kundërshtojnë këtë lloj terrorizmi. Ai do të flasë mbi mënyrën se luftohen armiqtë, si punohet me miqtë dhe se si duhet patur kujdes për të mos destabilizuar vende të ndryshme siç kanë bërë Obama dhe Clinton".

Një mbështetës i zonjës Clinton, ish-Sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta, tha se është e nevojshme që kandidati republikan ta bëjë të ditur planin e tij konkret.

Zonja Clinton, ish-sekretare e shtetit është në avantazh me afro 7 përqind ndaj zotit Trump në sondazhet politike dhe gjithashtu është përpara në disa shtete me rëndësi ku mund të vendoset rezultati i zgjedhjeve të 8 nëntorit.

Në një seri komentesh që bëri të dielën në Twitter, zoti Trump ia hodhi fajin mediave për rezultatin e tij në anketa.

/VOA/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Atentat në qendër të Shkodrës. I plagosuri shkëmben zjarr me autorët

Posted: 14 Aug 2016 01:27 PM PDT

Atentat në qendër të Shkodrës. Dorjan Shtjefni 30 vjeç ka mbetur i plagosur pas një atentati në qendër të Shkodrës mbrëmjen e së dielës 14 gusht 2016.

Rreth orës 22: 15 minuta, 30 vjeçari ka qenë duke udhëtuar me makinën tij BMW X5  me  targe SB 60 CEA në drejtim të Sheshit Demokracia nga zona e Pjaces,  (tek ish 5 Heronjtë pranë Hotel Rozafa) kur dy automjete i kanë zënë rrugën dhe kanë qëlluar në drejtim të mjetit.

Dorjan Shtjefni, banues në lagjen 3 Heronjtë Shkodër, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti gëzhoja armësh dhe një armë zjarri që i përkiste të plagosur.

Aksidenti- Vetëm pak minuta më pas u raportua për një aksident me plagosjen e tre personave në vendin e quajtur Stom Golem, në afërsi të varrezave të qytetit në drejtim të fshatit Grude e Re

Nga hetimet paraprake dhe burimet policore ka dyshime se personat në mjet kishin të bënin me atentatin në qendër të Shkodrës. Mendohet se autorët kanë qenë duke ecur me shpejtësi për tu larguar por janë përplasur me një motoçikletë.

Shkembim zjarri- Po sipas burimeve policore mësohet se njëri nga personat e aksidentuar është i plagosur me armë zjarri, pasi mes Dorian Shtjefnit dhe tyre në momentin e pritës ka pasur shkëmbim zjarri.

Dyshimet e policisë se të aksidentuarit kanë lidhje me atentatin në qendër të qytetit përforcohen dhe me faktin se në vendin e ngjarjes është gjetur një krehër automatiku me fishekë.

Vijojne hetimet –Policia nuk bën të ditur të dhënat rreth pistave që po heton dhe cilat kanë qenë shkaqet e atentatit ndaj 30 vjeçarit, ndërsa mësohet se po heton rreth konflikteve të mëparshme që 30 vjeçari mund të ketë pasur me persona tjerë.

shkoder plagosje 2 shkoder plagosje 3 shkoder plagosje 4 shkoder plagosje 5 shkoder plagosje

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpërthim në një kamp në kufirin Siri-Turqi, 15 të vdekur

Posted: 14 Aug 2016 01:26 PM PDT

Të paktën 15 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur midis Turqisë dhe Sirisë.

Mediat turke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në kampin Idlib ku në shënjestër ishte një autobus.

Ata që janë plagosur më rëndë janë dërguar në spitalet e Turqisë.

Ende nuk ka informacione të detajuara rreth shpërthimit, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lorik Cana më në fund shfaqet krah bashkëshortes

Posted: 14 Aug 2016 01:07 PM PDT

Lorik Cana ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij. Kapiten i Kombëtares e ka publikuar foton në profilin e tij në Instagram dhe shihet duke darkuar me bashkëshorten e tij, Monikën.

Lorik Cana ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet e tij.

Po ashtu, futbollisti sot ka kaluar edhe disa momente me kryeministrin Edi Rama.

lorik cabn

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Si e përdorin internetit adoleshentët në vendet e pasura dhe të varfra

Posted: 14 Aug 2016 12:59 PM PDT

Në shumë vende të botës, pavarësisht nëse janë të pasur apo të varfër, të rinjtë shpenzojnë thuajse të njëjtën kohë duke naviguar në internet.

Megjithatë, mënyra se si ata e përdorin internetin ndryshon. Sipas një studimi të ri nga OECD, bëhet me dije se adoleshentët në vendet më të pasura janë më të pritur për të përdorur internetin për të kërkuar informacion apo për të lexuar lajmet se sa për të biseduar apo luajtur lojëra të ndryshme.

Raporti i bazuar nga të dhënat e më shumë se 40 vendeve, arrin në përfundimisht se kur të gjithë të rinjtë, të pasur ose të varfër të kenë qasje të barabartë në internet, "ndarja dixhitale" qëndron rreth mënyrës se si ata përdorin teknologjinë.

Vende të tilla si ato nordiket apo Holanda, Zvicra dhe Hong Kongu, rreth 98% e adoleshentëve kanë internet në shtëpi.

Në të kundërt, në disa vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, adoleshentët janë në gjendje për të pasur akses të internetit në shkollë. Kjo vlen për 50% të nxënësve në Turqi, 45% në Meksikë, 40% në Jordani dhe 38% në Kili dhe Kosta Rika.

“Qasja e barabartë do të thotë mundësi të barabarta”, thotë raporti, i cili thekson se ndërsa çdokush mund të përdorë internetin për të mësuar në lidhje me botën, për të përmirësuar aftësitë e tyre apo të aplikoni për një punë të paguar mirë, studentët në nevojë kanë më pak të ngjarë që të jenë të vetëdijshëm për mundësitë që ofron teknologjia dixhitale.

“Ata nuk mund të ketë njohuri apo aftësitë e nevojshme për ta kthyer në mundësi reale internetin“, thotë raporti.

/Ora News/

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more