Skip to main content

Ora News: “Furgoni del nga rruga, plagosen 7 turistë anglezë” plus 9 more

Ora News: “Furgoni del nga rruga, plagosen 7 turistë anglezë” plus 9 more


Furgoni del nga rruga, plagosen 7 turistë anglezë

Posted: 17 Aug 2016 12:02 AM PDT

Shtatë turistë anglezë janë plagosur në një aksident automobilistik në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotme, kur furgoni me të cilin ata po udhëtonin doli nga rruga.

Turistët janë nisur drejt spitalit të Gjirokastrës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jeten.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Policia në vendin e ngjarjes ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bella Hadid pozon topless

Posted: 16 Aug 2016 11:32 PM PDT

Ajo është një nga modelet më të kërkuara në industrinë e modës.

Këtë të martë është zbuluar kopertina më e fundit e Bella Hadid – ajo në revistën Vogue Paris.

19 vjeçarja shihet duke pozuar krahë Taylor Hill, gjithashtu modele.

Në setin fotografik të realizuar nga Mert Alas dhe Marcus Pigott bardhë e zi motra e Gigi Hadid shfaqet topless.

374DDC7E00000578-3744130-image-a-91_1471383016410 768568 374E869C00000578-3744130-image-a-10_1471386145297

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çiklisti nga Kosova aksidentohet në Rio, ambulanca 40 minuta me vonesë

Posted: 16 Aug 2016 11:24 PM PDT

Një çiklisti nga Kosova është aksidentuar me biçikletë në Rio. Bëhet fjalë për  Qëndrim Gurin i cili u godit nga një makinë, shkruan “Daily Mail".

22-vjeçari Qëndrim Guri është goditur nga një automjet teksa ngiste biçikletën e tij në "Avenida das Americas".

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (16 gusht) rreth orës 14:00 në kohën lokale në Brazil, ndërsa raportohet se çiklisti olimpik është dërguar në emergjencë.

Pas aksidentit ai u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Sipas "Daily Mail", çiklisti Olimpik i Kosovës qëndroi i shtrirë në rrugë për rreth 40 minuta në pritje të ambulancës.

Ndërsa gazeta braziliane "Santa Cruz News" thotë se Komiteti Olimpik nuk pranoi të komentonte këtë incident. Çiklisti nga Kosova e mbylli garën e tij më 6 gusht, por shfrytëzoi një tjetër mundësi për të marrë pjesë në këto lojëra.

Qendrim-Guri-1

 

374CA9F900000578-0-image-m-5_1471370388220

The road cyclist's personal page on the Rio Olympics official website 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Samanta Karavella mahnit dhe pa make up

Posted: 16 Aug 2016 11:08 PM PDT

Samanta Karavella ka patur padyshim një verë të ngarkuar me projektet e saj muzikore.

Megjithatë duket se këngëtarja shqiptare ka gjetur pak kohë të pushojë.

Samanta ka postuar dy foto në Snapchat nga pushimet e saj ku shfaqet pa make up. Megjithëse jemi mësuar ta shohim gjithmonë me grim, ajo sërish duket mahnitëse.

s1_1471356940-7505238 s2_1471356940-6923000

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Joe Biden sot takohet me Mustafën dhe Thaçin

Posted: 16 Aug 2016 11:03 PM PDT

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do të takohet sot me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, ku pas këtyre takimeve do të ketë edhe një konferencë për media.

Ndërsa, Joe Biden takohet me zyrtarët e shtetit të Kosovës, gruaja e tij Jill do të vizitojë Manastirin e Graçanicës, ku do të takohet me peshkopin Teodosije dhe do të shikojë ambientet e manastirit.

Pasdite bashkëshortët Biden së bashku me nipin dhe mbesën e tyre do të marrin pjesë në emërimin e rrugës nacionale Gjilan-Ferizaj, e cila tani e tutje  do të mbajë emrin e Joseph R. "Beau" Biden, III.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Qeveria e Kosovës do të mbajnë fjalime nënpresidenti Joe Biden, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Turqi, a pritet një eksod i kurdëve?

Posted: 16 Aug 2016 10:58 PM PDT

Qeveria turke po e shfrytëzon kohën pas puçit. Ajo vepron me të gjithë fuqinë kundër kundërshtarëve të saj politikë. Komuniteti kurd në Gjermani paralajmëron për rrezikun e një eksodi masiv nga Turqia.

Tani u ka ardhur radha fare të mëdhenjve. Prokuroria e Stambollit kërkon pesë vjet arrest për Selahattin Demirtas. Ish-avokati i të drejtave të njeriut është kryetar i partisë prokurde HDP. Autoritetet e akuzojnë Demirtasin 43 vjeçar për “propagandë terroriste”. Atë e akuzojnë se është i afërt me udhëheqësin e arrestuar të PKK, Abdullah Öcalan. Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian e kategorizojnë PKK si organizatë terrroriste.

Ali Toprak është kryetar i bashkësisë kurde në Gjermani. Përballë DW ai tregohet i shqetësuar për gjendjen në Turqi: “Aktualisht po ashpërsohet edhe më tej konflikti midis forcave të sigurisë dhe PKK”. PKK, thotë Toprak ka kërcënuar sërish me atentate, “po të mos lirohet Abdullah Öcalani”. Ky shkallëzim i ri ka pasoja edhe për Gjermaninë, mendon funksionari: “Nëse gjendja nuk do të përmirësohet në një të ardhme të afërt, po të shpërthejë një luftë eventuale civile, atëherë mund të nisë një vërshim masiv refugjatësh nga Turqia për në Evropë.”

Konflikti kurd si shkak për arratinë

Pas puçit të dështuar gjendja në zonat kurde fillimisht kaloi në plan të dytë. Por konflikti, i cili që prej shpërthimit të tij rreth 30 vjet më parë ka kërkuar jetën e më shumë se 40.000 vetëve, vazhdon pa ndërprerje. As PKK dhe as qeveria nuk janë pozicionuar për pajtim, pas ndërprerjes së armëpushimit vitin e kaluar. Situatën në Lindje të Turqisë, Ali Toprak e karakterizon si katastrofale. “Qytete të tëra dhe toka janë bërë rrafsh me tokën, dhe që tani ka rreth 500.000 vetë migrantë të brendshëm në Turqi”. “Aksionet e spastrimit” të qeverisë turke pas dështimit të puçit e kanë ashpërsuar situatën edhe më tepër: “Ne tërhoqëm vëmendjen prej muajsh për faktin që Turqia do të shkaktojë shkaqe të reja për arratinë. Atëherë askush nuk deshi të na dëgjojë. Tani janë jo vetëm kurdët që janë të gatshëm të largohen nga vendi, por edhe shumë opozitarë dhe demokratë”.

Masa të ashpra, jo vërshim masiv

Për një vërshim masiv, për të cilin ka frikë Toprak, deri tani nuk mund të bëhet fjalë. Në fund të gushtit, numri i kërkesave për azil nga Turqia ishte i krahasueshëm me atë të një viti më parë. Kështu, deri në fund të korrikut, mbrojtje në Gjermani kërkuan nga 308 deri 352 turq dhe shumica e azilkërkuesve janë nga zonat kurde. Në muajin e puçit korrik, sipas Zyrës Federale për Migrimin dhe Refugjatët BAMF qenë 275 vetë që kërkuan azil. Si do të zhvillohen më tej shifrat e refugjatëve nga Turqia, për këtë BAMF nuk donte të bënte parashikim./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ban Ki-moon: Është koha për një udhëheqëse grua të OKB-së

Posted: 16 Aug 2016 10:37 PM PDT

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha se do të donte që në pozitën e tij të vijë një grua.

Ban tha se është koha për një udhëheqëse grua, pas më shumë se 70 vjetësh të ekzistencës së OKB-së dhe tetë liderëve meshkuj.

Sekretari i ri i përgjithshëm pritet të shpallet në vjeshtë.

Nga 11 kandidatët në garë, pesë janë gra.

Duke folur për AP-në, Ban nuk ka veçuar askënd, por ka thanë se ka shumë gra të shquara dhe të motivuara që “mund të ndryshojnë botën”.

Sekretari i përgjithshëm duhet të rekomandohet nga 15 vendet që përbëjnë Këshilin e Sigurimit të OKB-së dhe të zgjidhet nga 193 vendet e Asamblesë së Përgjithshme.

Mandati i zotit Ban skadon më 31 dhjetor./Rel/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot mblidhet Komisioni i reformës në drejtësi

Posted: 16 Aug 2016 10:22 PM PDT

Komisoni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi do të mblidhet sot në orën 10:00 për tu njohur me vërejtjet e misionit të EURALIUS për opinionet e PD-së mbi ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Janë 10 çështje që Partia Demokratike kudërshton në ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të argumentuara në detaj në një material prej 55 faqesh.

Oponenca e Partisë Demokratike nis që me tekstin e projektligjit, i cili sipas ekspertëve të selisë blu nuk detajon proçedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të rivlerësimit, si dhe proçesin e vlerësimit të kandidaturave, duke e lënë kështu këtë proçes në diskrecionin e organeve të përfshira në proçedurë.

Gjithashtu ekspertët demokratë i rikthehen sërish rolit të operacionit ndërkombëtar të monitorimit, të cilin nuk e gjejnë të pasqyruar mirë në ligj.

Në opinionin e tyre, demokratët kërkojnë dhe rishkimin e rolit të Inspektoratit të Lartë të Kontrollit të Pasurive dhe Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Edhe unë po të isha Rashica do zgjidhja Kosovën

Posted: 16 Aug 2016 01:51 PM PDT

Bushat, se mos i thua edhe Batonit tradhetar. Ate kosovaret na e falin me deshire. Po te isha!!! Po te isha ne moshen e Milotit, po te kisha talentin e tij, dhe po te kisha mundesi zgjedhje ne kushtet qe jemi sot, do zgjidhja Kosoven. Per shume arsye.

Se pari, mes Mand Dukes e Fadil Vokrrit do zgjidhja profesionistin, jo “specialistin”, do zgjidhja ikonen e futbollit te trojeve shqiptare te viteve ’80. Se dyti, ne kemi gati nje shekull qe po e provojme me sport e nuk po nxjerrim gje ne drite. Kosova ne pak muaj po. Se treti, si ne si ata jemi shqiptare. Ata me shume se sa ne, kane nevoje te promovohen si shtet. A nuk na mrekulluan me Rio? Cfare beme ne?

U grushtuam me njeri tjetrit per rrjeshtin e pare ne parakalim. Se katerti, eshte ne natyren e njeriut qe ka qef ta lusin, jo tu lutet. Talentet e Kosoves nuk kane sot nevoje ti luten Ganiut apo Mandit, Kosova ka nevoje per talentin e tyre qe BBC, CNN, ndryshe nga Shqiperia qe shkruajne per hashashin, per Kosoven te raportojne per talentet ne sport. Para se ti akuzojme si tradhetare, ti falenderojme per keto 20 vjet qe na mbajten ekipin tone, qe qe ishte edhe i tyre.

Nuk e ndan ata Shqiperine, e gjeten te ndare dhe na dhane shume. Per nje gje duhet te biem dakort. Boll deliruam me dekada. Sportin dhe artin e kane me te zhvilluar se ne vellezerit kosovare. Madje “kengetaret” tona kane filluar te kendojne me dialektin e kengetareve te Kosoves, a thua se i ben kengetare dialekti dhe jo talenti.

Bushat, per Milot Rashicen thuaj cfare te duash, por te pakten Batonit mos i thuaj tradhetar. Ate jam i sigurte qe kosovaret na e falin me deshire e me parametra zero…

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bastisen 44 kompani, arrestohen 120 persona me përgjegjësi ekzekutive

Posted: 16 Aug 2016 01:45 PM PDT

Si pjesë e aksioneve të ndërmarra në lidhje me tentativën për grusht shteti, autoritetet turke kanë bastisur zyrat e 44 kompanive private duke vënë në pranga edhe 120 persona të cilët qëndrojnë në poste drejtuese ose kanë përgjegjësi ekzekutive. Në bazë të komunikatës zyrtare, këto kompani dyshohet se kanë dërguar fonde për klerikun që akuzohet si ideatori i puçit, Fethullah Gulen.

Policia turke ka bastisur zyrta e 44 kompanive private duke vënë në pranga 120 persona që qëndrojnë në poste drejtuese ose kanë përgjegjësi ekzekutive.

Ky aksion i rradhës në Turqi vjen si pjesë e valës së arrestimeve dhe shkarkimeve nga detyra për personat që dyshohet se kanë lidhje me tentativën e grushtit të shtetit.

Kompanitë të cilat u bastistën dyshohet se kanë dërguar fonde për lëvizjen e drejtuar nga kleriku që jeton në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen.

Ky i fundit është edhe i akuzuari kryesor nga Ankaraja si ideatori dhe mbështetësi i grushtit të shtetit. Arrestimet u kryen në distriktet Uskudar dhe Umranie të Stambollit.

Që prej mbrëmjes së 15 korrikut në Turqi ka patur aksione të shpeshta.

Deri më tani, autoritetet kanë përllogaritur se 26.000 persona po mbahen në ambiente paraburgimi në pritje të një vendimi nga gjykata, ndërkohë që 82.000 të tjerë janë shkarkuar ose pezulluar nga detyra.

Presidenti, Rexhep Taip Erdogan, shpalli disa javë më parë edhe gjendjen e jashtëzakonshme, gjë që i lejon autoritetet t’i mbajnë të dyshuarit përtej afatit të paracaktuar me ligj edhe nëse ndaj tyre nuk është ngritur ende asnjë akuzë.

Për këto arsye, Turqia ka marrë kritika të vazhdueshme nga vendet perëndimore, të cilat i kanë bërë thirrje Qeverisë që të ruajë parimin e sundimit të ligjit.

Nga ana tjetër, Ankaraja po kërkon me ngulm ekstradimin e klerikut Fethullah Gulen nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se do t’ia kërkojë diçka të tillë edhe zv. Presdentit Amerikan, Joe Biden, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi më datë 24 gusht.

Uashtingtoni e ka bërë të qartë qëndrimin e tij duke u shprehur se për të kryer proçesin e ekstradimit për Gulen, kërkohen prova të qëndrueshme që të vërtetojnë përfshirjen e klerikut në tentativën për grusht shteti.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more