Skip to main content

Ora News: “Egjipt, gjendet çekiçi prej druri 4500 vjeçar” plus 9 more

Ora News: “Egjipt, gjendet çekiçi prej druri 4500 vjeçar” plus 9 more


Egjipt, gjendet çekiçi prej druri 4500 vjeçar

Posted: 21 Aug 2016 12:02 AM PDT

Një mjet i lashtë egjiptian është gjetur në një dollap. Ai është një topuz, apo çekiç druri që daton 4500 vjet më parë dhe është përdorur nga mjeshtrit egjiptianë.

Mjeti i punës është gjetur në një dollap rrobash, ku ruhej aty nga rrezet e diellit. Fillimisht çekiçi u zbulua gjatë Luftës së Dytë Botërore në një shpellë afër Kajros.

Drejtuesi i ankandit, Charles Hanson tha se ky mjet me siguri ka ndihmuar në ndërtimin e tempujve të lashtë në qytetërimin egjiptian.

Artikulli, i cili del në ankand në muajin tetor, paraprakisht ka një vlerë shitje nga 2000-3000 paund.

Hanson  tha se topuzi ishte i përdorur, por në një gjendje të jashtëzakonshme.

Mjet është verifikuar nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër, dhe do të hidhet në ankand më 7 tetor.

cekic

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sulm kamikaz në dasëm, 30 të vdekur 94 të plagosur

Posted: 21 Aug 2016 12:00 AM PDT

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një dasëm në qytetin jugor të Turqisë, Gaziantep. Të paktën 30 persona kanë vdkur dhe 94 të tjerë janë plagosur, lajmërojnë autoritetet.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se i ashtuquajturi Shteti Islamik ISIS mendohet të jetë përgjegjës për shpërthimin. Në festën e dasmës mendohet të ketë qenë pjesëmarrës një kamikaze.

Sulmi ndodhi në një zonë shumë të populluar me studentë universiteti dhe u dëgjua edhe përtej qytetit.

Gazintep, që ndodhet në afërsi të kufirit me Sirinë, njihet që ka disa qeliza të ISIS.

Kamikazi i djeshëm mendohet të ketë lidhje me terroristi që vrau dy policë në Gaziantep në muajin maj.

Turqia është sulmuar nga një seri shpërthimesh qoftë nga Shteti Islamik ashtu edhe nga militantët kurdë vitin e kaluar. Sulmi i fundit i ISIS ishte në aeroportin e Stambollit në qershor ku mbetën të vrarë më shumë se 40 njerëz.

Xhihadistët kohët e fundit kanë humbur terren në veri të Sirirsë. Rebelët sirianë po përgatitet të avancojnë më shumë në provincën e mbajtur nga ISIS, Jarablus.

People in the streets after an explosion in Gaziantep, 20 August

People gather near the explosion site on August 20, 2016 in Gaziantep following a late night militant attack on a wedding party in south-eastern Turkey.

map of Turkey and Syria showing Gaziantep close to Syrian border

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rio 2016, Brazili me një Neymar ‘të artë’ fiton me penallti ndaj Gjermanisë

Posted: 20 Aug 2016 11:46 PM PDT

Gjithçka përfundoi. Brazili është kampionia e Lojerave Olimpike ne Rio 2016.

Nuk mjaftuan 90 minuta për të vendosur fatin e kësaj ndeshje teksa Neymar kalon Brazilin në avantazh me anë të një super goli nga një goditje standarde.

Gjermanët barazojnë në fillimin e pjesës së dytë dhe lojtarët kishin edhe 30 minuta të tjera të vendosnin fatin e tyre.

Nuk i shfrytëzuan rastet e tyre kështu që duhet të luanin edhe 30 minuta të tjera shtesë, por pranë nuk i shfrytëzuan. Më pas erdhën penalltitë.Dhe ato i buzëqeshin brazilianëve.

Gjermania humb penalltinë e katërt, teksa Neymar është goditësi i fundit duke i dhënë brazilianëve kështu, medaljen e  parë në histori.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Djegiet në plazh, receta për shmangien e tyre

Posted: 20 Aug 2016 11:44 PM PDT

Të gjithëve na ka ndodhur që pas disa orësh në plazh të jemi skuqur dhe për këtë kemi provuar disa mënyra për të lehtësuar dhimbjet.

Një zgjidhje e mirë që duhet provuar në këto raste është kjo recetë: Një filxhan qumësht, dhe një kub akulli.

Pasi brenda një ene me qumësht të keni hedhur dhe akull, mund të lagni një peshqir ose copë të hollë dhe ta vendosni atë në pjesët e djegura.

Kjo recetë është efikase, sepse albuminat nga qumështi ndihmojnë lëkurën që të rigjenerohet, ndërsa akulli ofron lehtësim dhe ftohje të lëkurës.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mesazhi prekës i doktorit: Omran është një fëmijë me fat

Posted: 20 Aug 2016 11:40 PM PDT

Omran Daqneesh, fëmija i cili u bë simbol i luftës në Siri është një fëmijë shumë me fat. Kështu është shprehur në një videomesazh doktori i cili u kujdes për të.

Doktori nga Siri, që u kujdes për vogëlushin 5-vjeçar dha edhe një mesazh tjetër. Ai tha që Omran nuk është vetëm, por ai është një "copëz" e kësaj lufte që po ndodh në qytetin e Aleppos.

“Unë dua të thëm që Omran është një fëmijë shumë me fat, sepse ai gjeti dike që ta ndihmonte atë. Ai gjeti dike që ta nxirrte atë nga rrënojat. Ai gjeti një ambulacë për ta çuar atë në spital. Ai gjeti një doktor në spital që e mori dhe u kujdes për të.

Do të doja t'iu thoja se gjenden qindra fëmijë dhe gra që qëndrojnë poshtë rrënojave në Aleppo. Gjenden fëmijë dhe civilë të cilët janë kthyer në copa në qytetin e Aleppos, për shkak të regjimit.

Dhe do doja të thoja se Omran është me shumë fat sepse plagosja e tij nuk është e rëndë, në mënyrë që ta bëjë atë të paaftë për të lëvizur.

Dua t'iu them se Omran është me shumë fat, sepse ai u plagos përpara se të shkatërroheshin të gjitha spitalet në Aleppo.

Omran nuk është vetëm. Omran është një "copëz" e kësaj katastrofe në Aleppo”

Djali sirian, imazhi i të cilit shokoi botën, takohet me prindërit

Vdes vëllai i vogëlushit Omran

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Duhet të njoftojë policinë 24 orë përpara se të bëjë seks

Posted: 20 Aug 2016 11:15 PM PDT

Ky ndoshta është i vetmi person në Britaninë e Madhe që duhet të njoftojë policinë 24 orë përpara se ai të kryejë marrëdhënie seksuale. Kjo për arsye sepse ai ka humbur betejën ligjore për t'iu hequr ky kufizim

John O’Neill 45 vjeç, nga Jorku, u lirua për përdhunim vitin e kaluar,  por ai konsiderohet si i rrezikshëm për gratë.

O’Neill tha se e kishin keqkuptuar, por policia argumentoi se ai përbën një rrezik për publikun.

Urdhri thotë se ai duhet të lajmërojnë autoritetet sa herë që ai ka në plan që të ketë marrëdhënie seksuale me një grua – dhe në rast se ai nuk e bën këtë rrezikon të dënohet deri në 5 vjet burg.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vatikani hedh në treg një pullë postare në nderim të Nënë Terezës

Posted: 20 Aug 2016 11:01 PM PDT

Në prag të eventit të shenjtërimit të Nënë Terezës, Shteti i Vatikanit do të emetojë një Pullë Postare në nderim të figurës së besimtares shqiptare.

Prej datës 2 shtator do të hidhen në treg 150 mijë pulla postare dedikuar Shenjtores së ardhshme Nënë Tereza. Vlera e pullës do të jetë 0.95 cent.

Realizimi i kësaj pulle është bërë nga artisti italian Patrizio Daniele. Nën mbishkrimin Nënë Tereza Shenjtore, besimtarja shqiptare shfaqet në dy momente;  me buzëqeshjen e saj klasike plot mirësi si dhe ndërsa ecën dorë më dorë me një vogëlushe. Larg në sfond duket katedralja St. Paul e Kalkutës në Indi.

Kjo është hera e dytë që Shteti i Vatikanit hedh në treg një seri pullash dedikuar procesit të shenjtërimit të Nënë Terszës.

Më shtator të vitit 2003 është emetuar pulla postare dedikuar nisjes së proesit të Lumturimit të Nënë Terezës me vlerë 0.41 cent.

Logoja zyrtare për shenjtërimin e Nënë Terezës nga një artiste indiane

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shëngjin, polici grusht qytetarit, e rrëzon përtokë

Posted: 20 Aug 2016 10:46 PM PDT

Rastet kur qytetarët konfliktohen me policinë apo edhe anasjelltas janë shumë të shpeshtë në vendin tonë. Këtë herë një ngjarje e ngjashëm ka nodhur në Shëngjin të Lezhës, ku një polic ka qëlluar me grusht një qytetar dhe e rrëzon përtokë.

Në këto pamje të cilat janë publikuar nga "Jeta Osh Qef", shihet qartë momenti kur polici qëllon me grusht qytetarin dhe ky i fundit rrëzohet.

Nuk dihet arsye e kësaj ngjarje, por sipas këtij portal personi është pjesë e një grupi që janë konfliktuar me policinë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Për një shëndet të mirë konsumoni majdanoz

Posted: 20 Aug 2016 10:27 PM PDT

Majdanozi është një bimë e cila ka një sërë efektesh të shëndetshme për organizmin e njeriut. Ai ndihmon në fuksionimin e veshkave, gjithashtu ka veti që ndihmojnë në balancimin e hipertensionit arterial, duke ofruar shumë fibra dhe një shumëllojshmëri të pasur me vitamina dhe minerale.

Na pasuron edhe në shije të gjitha gatimet tona, si salca të ndryshme, në pastat, mishin, peshku etj.

Gjatë përdorimit në ushqime të ndryshme është e rëndësishme që ai të shtohet në fund në mënyrë që të mos e humbaseë vlerën e tij ushqyese.

Përmban multivitamina, ka një përqindje te lartë betakaroteni, vitaminë B12, klorofil, kalcium, vitaminë C me shumë se tek agrumet,
Përmban acide lyrore thelbësore, acidin alfa-linoleik që se bashku me Acidet lyrore omega 3 dhe omega 6 përbejnë acidet kryesore më të rëndësishme te organizmit. Përmban gjithashtu proteina, fosfor, hekur, vitamina K.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ftesë për dasmë dhe shkurorëzim

Posted: 20 Aug 2016 02:42 PM PDT

Qeveria e Kosovës, dhe cilido prej aktorëve politikë në vend, nuk bëjnë mirë kur e hapin mundësinë e arbitrazhit në demarkacionin me Malin e Zi. Është paralajmërim i një antagonizmi të panevojshëm me një fqinj, me të cilin vendi nuk ka probleme

1.

Kur mendon se Qeveria e Kosovës, në vazhdimësi që nga viti 2008, nuk mund të bëjë më gabime negociatore, ajo do të dalë me ide të reja, plotësuese, të përcaktimit të saj për të vazhduar të dështojë.

Në vazhdën e debatit për problemin e demarkacionit me Malin e Z, Qeveria e Kosovës ka përgatitur draftligjin, në të cilin, me intencë për të qetësuar disi kritikët e saj, përshkruan sesi në rast të paraqitjes së fakteve të reja juridike, dhe në bashkëmarrëveshje me Malin e Zi, demarkacionin mund ta çojë në arbitrazh ndërkombëtar.

Përshkrimi i këtillë, i eventualitetit të arbitrazhit, do të mund të konsiderohej si barsoletë prej studentëve të së drejtës ndërkombëtare. Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë të përshkruajë sesi demarkacioni mund të përfundojë në arbitrazh, aq më pak të përshkruajë se kjo mund të jetë e mundur nëse për të pajtohet Qeveria e Malit të Zi. Fati i marrëveshjeve ndërkombëtare është i tillë, që çdonjëra mund të përfundojë në arbitrazh; ashtu si çdo marrëveshje mes blerësit dhe shitësit a burrit dhe gruas, në të drejtën civile, nënkupton arbitrimin në gjykatën përkatëse, edhe marrëveshjet mes shteteve nënkuptojnë se ekziston një gjykatë, e cila, e autorizuar nga të dyja palët, do të vendosë se kush ka të drejtë në një mosmarrëveshje eventuale.

Draftligji i Qeverisë do të kishte si analogji një ftesë për dasmë, ku shkruan:

"Ju ftojmë në gëzimin e martesës së bijës sonë dhe…

Ahengu fillon në orën… në Sallën…

Nëse çifti bashkëshortor përjeton mosmarrëveshje në jetën e tyre martesore, kompetente për shkurorëzim do të jetë Gjykata Komunale".

2.

Përse bën këso ftese, të përdorim analogjinë, Qeveria e Kosovës?

Njëra prej arsyeve mund të jetë mungesa e dijes, e kompetencës. Por, kjo nuk është risi- mosdija është pak a shumë karakteristikë e qeverisjes pothuajse për një dhjetëvjetësh.

Më duket se arsyeja është motivi që sa më shpejt të hiqet nga rendi i ditës një çështje sikur demarkacioni, qoftë edhe duke e hedhur në arbitrazh eventual. Dhe motivi nuk është sajesa të cilën e bën ministri i Integrimeve evropiane, i cili ritualisht premton çdo tre muaj se do të ketë liberalizim të vizave nëse plotësohet, ja, edhe ky kusht. Prej premtimit të parë të kreut të Qeverisë së Kosovës, se liberalizimi do të bëhet menjëherë, kaluan shtatë vjet, atëherë kur demarkacioni me Malin e Zi as që ishte në rend dite.

Motivi i heqjes së kësaj çështjeje nga rendi i ditës është për shkak të kostos së brendshme politike. Kjo Qeveri, me ministrat e atëhershëm Thaçi dhe Hyseni, kanë nënshkruar një Marrëveshje pa konsensus të brendshëm politik, duke anashkaluar procedurat parlamentare dhe vërejtjet eventuale të opozitës e shoqërisë civile. Një hap i këtillë u tregua se nuk e kishte mbështetjen e nevojshme në vend, dhe çdo ditë që kalon, tregon për mungesë serioziteti të Komisionit qeveritar, e në përmasa deri tash të pabesueshme dogmatike, të Qeverisë që e mbron Komisionin qeveritar si të ishte prodhim Biblik a Kuranor.

Qeveria tash do të ikën sa më shpejt nga çështja e demarkacionit, qoftë edhe duke e dorëzuar në arbitrazh. Në analogjinë e ftesës për dasmë, është në pozicionin e prindërve që po e organizojnë dasmën dhe njëkohësisht e ftojnë avokatin për ta përfaqësuar të bijën/djalin e tyre në gjykimin e ardhshëm për shkurorëzim.

3.

Veprimet e këtilla e kanë ngarkuar jetën e brendshme politike në një antagonizëm paralizues. S'do mend se edhe ideja që deri më 1 shtator të krijohet presioni që disi ky projektligj të kalojë në Kuvendin e Kosovës vetëm sa do t'i ndihmojë antagonizmit.

Por, Qeveria e Kosovës me veprimet e veta po e dëmton edhe pozicionin ndërkombëtar të vendit. Nuk është vetëm fjala për paaftësinë e treguar negociatore, me të cilën Kosova prej vitit 2008 ia ka dorëzuar Serbisë, me duart e kryeministrit të vet, fatin e negociatave të vendit. Është fjala për dëmin që Qeveria e Kosovës po u bën marrëdhënieve me Malin e Zi.

Një vend si Kosova, me një histori jo të mirë (thënë së buti), marrëdhëniesh me Malin e Zi që nga zhbërja e Perandorisë Otomane- dhe një mbamendje këngësh, mitesh e historish që e ilustrojnë- ka shumë arsye t'i ruajë marrëdhëniet e shkëlqyeshme që i ka pasur me këtë vend që nga bombardimet e NATO-s më 1999 dhe kalimin e Malit të Zi në sferën politike perëndimore. Falë kësaj politike, dhe rrethanave të zhvilluara, Mali i Zi është tashmë i ftuar në NATO dhe marrëdhëniet me këtë fqinj kanë një peshë edhe më të madhe.

Por, edhe po të mos ishte shtet i ftuar në NATO, Kosova ka shumë arsye që të ruajë marrëdhëniet me Malin e Zi. Për ata që harrojnë shpejt, duhet rikujtuar se ky është vendi i cili në kohët më të këqija, të bombardimeve të vitit 1999, hapi dyert për refugjatët kosovarë. Dhe, në kohë aspak të lehta, ishte ndër shtetet që njohën pavarësinë e Kosovës.

4.

Qeveria e Kosovës, dhe cilido prej aktorëve politikë në vend, nuk bëjnë mirë kur e hapin mundësinë e arbitrazhit në demarkacionin me Malin e Zi. Është paralajmërim i një antagonizmi të panevojshëm me një fqinj, me të cilin vendi nuk ka probleme.

Në vend të ikjes mendore në arbitrazh, Kosova ka mundësinë që t'u rikthehet marrëdhënieve fqinjësore me Malin e Zi. Mali i Zi ka negociuar me vullnet të mirë dhe ka mbrojtur pozicionin e vet negociator. Në Kosovë tashmë nuk ekziston një bindje mbisunduese se negociatorët kosovarë kanë mbrojtur, me vullnet të mirë, interesat e vendit. Kosova nuk do të duhej të bënte veprime me Malin e Zi (ratifikim, kërkesë rishikimi e rinegociimi apo dërgimi në arbitrazh) nëse fillimisht nuk bie dakord me veten.

Dakordimi me veten do të ishte që kjo çështje e interesit shtetëror të marrë pëlqimin konsensual të partive në pushtet dhe atyre opozitare. Pa të, mbetet dhiarja e arbitrazhit e me të edhe paralajmërimi Malit të Zi se me ta do të shtyhemi në gjykata; se nuk kemi negociuar me vullnet të mirë.

Për një shtet të ri që përpiqet të krijojë marrëdhënie ndërshtetërore, Kosova ka mundësi ta marrë që në fillim shkallën më të ulët të mosbesueshmërisë, atë të palës që të fton në dasmë dhe shkurorëzim njëkohësisht.

/Shkrimi u publikua ne Koha.net /

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more