Skip to main content

Ora News: “Chloe Khan gati sa nuk “shpërthen”” plus 5 more

Ora News: “Chloe Khan gati sa nuk “shpërthen”” plus 5 more


Chloe Khan gati sa nuk “shpërthen”

Posted: 13 Aug 2016 12:23 AM PDT

Chloe Khan është padyshim personazhi më me famë në Big Brother-in britanik.

Ajo vodhi vëmendjen e të gjithë mediave, jo vetëm atyre vendaseve, për veprimet e ekzagjëruara si kërcimi topless.

Këtë të premte, ylli i Reality Show ka lënë garën. Sërish Chloe gjeti një mënyrë për tu komentuar nga të tjerët. Ajo kishte veshur një fustan të bardhë që i nxirrte në pah gjoksin shpërthyes.

372AC67800000578-3737714-image-a-115_1471049434997 372AD00200000578-3737714-image-a-110_1471049298310 372AC30600000578-3737714-image-a-102_1471049114033 372AD6E600000578-3737714-image-a-32_1471040097888 372AD70800000578-3737714-image-a-29_1471039794187 372AC7A900000578-3737714-image-a-17_1471038398900 372ACF4A00000578-3737714-image-a-18_1471039303598

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Debat për xhihadistët, utopistët, nihilistët

Posted: 12 Aug 2016 11:43 PM PDT

Ç'qëndrim të mbajmë ndaj fesë islame dhe islamizmit? Simbolet fetare, si ferexhetë apo faljet në rrugë, luajnë një rol të madh në diskutime.

Ç’qëndrim të mbajmë ndaj fesë islame dhe islamizmit? Si të parandalojmë që xhihadistët të mos kryejnë më sulme, në një shtet që duket i pafuqishëm për t’i parandaluar ato? Që nga sulmet e Nicës dhe Saint-Etienne du Rouvray, fenomeni i xhihadit diskutohet përsëri me forcë në mediat franceze.

Simbolet fetare, si ferexhetë apo faljet në rrugë, luajnë një rol të madh në këtë diskutim. Politologu dhe teologu mysliman Abderrahim Hafidi u rekomandon muslimanëve që të tregohen pak më të përmbajtur në shfaqjen e tyre në publik. P.sh. të mos falen në rrugë dhe t’u tregojnë jomuslimanëve se muslimanët janë të aftë në kohë të trazuara për kompromis. Ai gjithashtu u rekomandon në “Le Monde” myslimanëve që të heqin dorë nga veshje të caktuara, si mbulimi i të gjithë trupit dhe fytyrës me ferexhe.

Qeveri fataliste?

Qeveria franceze ka deklaruar se do ta luftojë xhihadizimin me të gjitha mjetet, por intelektualë francezë si Lagasniere dhe Louis dyshojnë se për këtë mund të përdoren të gjitha mjetet. Sipas tyre xhiahadizimi ka shkaqe sociale dhe për këtë lufta kundër terrorizimit duhet të drejtohet kundër faktorëve që shkaktojnë mizerjen sociale.

Studjues të tjerë të fesë islame thonë se në kohët moderne luan rol edhe humbja praktikës dhe besimit fetar gjë që bën që njerëz të caktuar të përjetojnë një disorientim të thellë. Zhvillime të tilla si lejimi i martesës së homoseksualëve, lindja e fëmijëve me metodën in vitro etj do të thonë për shumë njerëz shkelje e vlerave fetare dhe një pjesë e myslimanëve e kundërshtojnë këtë

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shoqëria Civile: Demarkacioni marxhinalizon axhendën e Kuvendit

Posted: 12 Aug 2016 11:30 PM PDT

Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ka kohë që mbetet çështje me prioritet të veçantë në aspektin politik, posaçërisht në Kuvendin e Kosovës, duke margjinalizuar ligje e prioritete tjera në agjendën e punës së këtij institucioni, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndërkohë që deputet nga partitë në pushtet mendojnë se kjo çështje nuk ka ndikuar shumë në mosmiratimin e ligjeve tjera, kurse ata nga opozita presin që Demarkacioni të mbetet në agjendë, pasi sipas tyre, Kuvendi nuk mund të rri indiferent përderisa Kosova po humb rreth 8 mijë hektarë të territorit.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka edhe prioritete tjera, por çështja e Demarkacionit, sipas tij, është problem dhe detyrimisht Kuvendi po merret me këtë çështje.

"Çështja e Demarkacionit është një problem më të cilin detyrimisht po merremi dhe duhet të merremi. Por, shpresoj se do të gjendet një konsensus i përbashkët për të vendosur".

"Niveli i debatit për këtë çështje është ende i paargumentuar sa duhet dhe i ka nxitur elementet, do të thosha, kundërshtarët e koalicionit qeverisës dhe i kanë nxitur disa elemente të cilët janë të pakënaqur me gjendjen e kufirit", ka thënë Haliti.

Në anën tjetër, opozita edhe ashtu muajt e fundit është përqendruar kryesisht vetëm në çështjen e Demarkacionit.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi thotë se me vetë faktin që Demarkacioni rrezikon humbjen e territorit të shtetit, nuk mund të ketë prioritet tjetër në agjendën e Kuvendit të Kosovës.

Prandaj, thotë ajo edhe angazhimet e deputetëve të opozitës janë të fuqishme për të kundërshtuar jo vetëm demarkacionin, por edhe themelimin e paralajmëruar të asociacionit të komunave më shumicë serbe në Kosovë.

"Bëhet fjalë për një gabim, për një përpjekje për të legjitimuar një proces, i cili Kosovës i rrezikon integritetin territorial. Kjo është arsyeja pse është një ndër prioritet më të mëdha dhe kështu duhet të jetë, sepse bëhet fjalë për territorin e vendit, i cili nëse jepet tani më nuk do të kthehet asnjëherë, qysh ka ndodhur edhe në të kaluarën", ka theksuar Kadaj Bujupi, për Rdaion Evropa e Lirë.

Në anën tjetër përfaqësues të shoqërisë civile, theksojnë se përveç Demarkacionit edhe Asociacioni i komunave më shumicë serbe dhe zgjedhja e presidentit kanë ndikuar në krijimin e një klime të pafavorshme politike në Kuvendin e Kosovës.

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se të gjitha këto kanë ndikuar në bojkotim të partive opozitare, duke zbeh komplet debatin parlamentar dhe kualitetin e ligjeve që janë miratuar në Kuvend.

Ai ka thënë se deri më tani në Kuvendin e Kosovës, janë miratuar 35 ligje, kurse 20 ligje të tjera kanë mbetur në procedurë në komisionet parlamentare dhe 80 ligje tjera që janë paraparë në agjendën legjislative nuk kanë ardhur fare në Kuvend nga Qeveria e Kosovës, që sipas tij tregon për një performancë të dobët të Kuvendit gjatë këtij viti.

"Një funksionim i duhur i Kuvendit të Kosovës, reflekton jo vetëm në punën dhe performancën e Kuvendit, por edhe në institucionet tjera. Për shkak se është Kuvendi ai i cili mbikëqyrë punën e qeverisë dhe nëse një qeveri nuk ka mbikëqyrjen e duhur të Kuvendit, atëherë edhe punë t nuk do ti kryejnë në mënyrën më të mirë të mundshme".

"Kemi pasur vetëm 66 pyetje parlamentare ndaj ministrave dhe shumica nga to kanë ardhur nga deputetët e koalicionit qeverisës dhe këto pyetje nuk kanë sfiduar anëtaret e kabinetit qeveritar", ka thënë Krasniqi.

Por, deputeti Xhavit Haliti mendon se të gjitha ligjet që janë proceduar nga Qeveria në Kuvend janë shqyrtuar.

"Nuk na kanë mbetur asnjë ligj deri tash që ka ardhur nga Qeveria për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës dhe nuk e ka miratuar, përjashtuar ato që i ka tërheq qeveria vetë".

"Por, është e vërtet që kemi dy interpelanca të thirrura nga deputet për kryeministrin e Kosovës, të cilat po presin më radhë. Dhe janë disa raporte që nuk qojnë peshë, që është e vërteta për tu realizuar", ka deklaruar Haliti.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës pritet që të marrë vendim për apo kundër ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi më 1 shtator./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trump: Komenti se Obama është themelues i ISIS, “sarkazëm”

Posted: 12 Aug 2016 11:14 PM PDT

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Donald Trump ka thënë se deklarata që e ka bërë duke thënë se presidenti aktual amerikan, Barack Obamaështë themelues i grupit militant, Shteti Islamik ka qenë "sarkazëm".

Përmes një postimi në rrjetin social, "Twitter", Trump e ka kritikuar rrjetin televiziv amerikan, CNN duke thënë se ata u morën tepër seriozisht me deklaratën e tij për Obamën.

"Ata nuk e kuptojnë sarkazmën", ka shkruar Trump.

Disa herë gjatë tubimeve parazgjedhore, Trump ka thënë:

“Qeveria e jonë nuk është duke na ofruar mrbojtje të mirë. Qeveria jonë e ka lëshar ISIS-in. Unë e quaj Presidentin Obama dhe Hillay Clintonin si themelues të ISIS-it",ka thënë Trump.

Të njëjten akuzë ai e ka përsëritur edhe gjatë dy intervistave televizive. I pyetur nga një moderator radioje nëse me këtë deklaratë mendonte që Obama ka krijuar kushtet për krijimin e Shtetit Islamik, Trump e bënë të qartë: "Jo, unë vërtetë mendojë që ai është themelues i ISIS-it".

Gjatë tubimeve para përkrahësve të tij, ai gjithashtu disa herë e ka përsëritur se Obama dhe rivalja e tij nga demokratët janë "lojtarët më të mirë" të Shtetit Islamik.

“ISIS do i ndajë Hillary Clintonit çmimin e lojtarit më të vlefshëm. Garuesi i vetëm për këtë është Barack Obama. Por, ISIS po shpreson që Clinton të fitojë", ka thënë Trump në Florida.

Fushata e Hillary Clinton ka thënë mbrëmë se Trump po flet gjera të pista për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe se ai me këto deklarime po i jep zë temave të përmendura nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Kjo nuk është hera e parë që kandidati republikan është dashur të tërhiqet nga deklarimet e veta. Dhe, deri më tash, komentet kontraverse po i kushtojnë atij jo vetëm me përkrahje popullore, por edhe me humbjen e mbështetjes nga vet pjesëtarët e partisë republikane.

70 anëtarë të partisë republikane në SHBA kanë mbledhur nënshkrimet më 11 gusht në një letër dërguar liderëve të partisë duke iu kërkuar atyre që të mos e ndihmojnë më kandidatin republikan për president, Donald Trump.

Ata duan që partia më mirë të përqëndrojë burimet financiare të partisë në mbrojtjen e kandidatëve republikanë për Kongres që e kanë vështirë të fitojnë./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

ABI Bank vazhdon rritjen pozitive dhe rezultatet rekord në tregun bankar shqiptar në 3-mujorin e dytë të 2016-ës

Posted: 12 Aug 2016 11:02 PM PDT

Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank) vazhdoi të mbajë një pozicion rekord në treguesit më të rëndësishëm të sistemit bankar në gjysmën e parë të vitit 2016.

Ky është një vazhdim i rezultateve pozitive të tre mujorit të parë të këtij viti në mjaftueshmërinë e kapitalit, fitimshmërinë, dhe rritjen e depozitave dhe aktiveve të bankës.

ABI Bank, është institucioni me përfitueshmërinë më të lartë në treg si rezultat i përmirësimeve në cilësinë e portofolit të kredisë dhe uljes së shpenzimeve administrative.

Përfitueshmëria e lartë ka çuar në një mjaftueshmëri kapitali rekord për bankën dhe më të lartën në sektorin bankar në Shqipëri me 23%.

Niveli i lartë i depozitave dhe i kapitalit ndikuan në rritjen në masën 19% të aktiveve të bankës me një vlerë totale 229 milionë euro.

Në mbledhjen periodike të rradhës Bordi Drejtues analizoi performancën e Bankës Amerikane të Investimeve gjatë tremujorit të dytë të vitit 2016 në kontekstin e situatës së përgjithshme të sektorit bankar dhe ekonomisë shqiptare në përgjithësi.

Bordi qëndron i kujdesshëm në pozicionimin e bankës në një mjedis me përfitueshmëri në zbritje si rezultat i normave të ulta të interesit.

Bordi vlerëson rëndësinë e masave të ndërmarra deri më tani për uljen e shpenzimeve operacionale të bankës, modernizimin dhe rritjen e efektivshmërisë si dhe të efiçencës së sistemeve operacionale, përmirësimin e degëve, dhe hapjen e shërbimeve VIP.

Gregory Katz, përfaqësues i NCH Capital, theksoi se rezultatet e gjashtëmujorit të parë kanë vendosur baza të shëndetshme për një rritje të qendrueshme dhe me fitim të bankës për vitin 2016 dhe në vazhdim.

Lorenzo Roncari, Kryetar i Bordit Drejtues, nënvizoi: "Treguesit ekonomik të Shqipërisë parashikojnë një rritje të kënaqshme afatmesme të kushtëzuar nga rritja e investimeve të huaja direkte dhe përmirësimi i eksportit vendas. ABI Bank ka përfunduar shumë nga etapat e konsolidimit të bilancit dhe operacioneve dhe tani do të luajë rolin e vet në mbështetjen e rritjes ekonomike të klienteve dhe vendit".

Ndërkohë, Anëtari i Bordit Mark Crawford u shpreh: "Kombinimi i eksperiencës se personelit ekzistues me drejtimin e ri dhe futja e kulturës amerikane me sloganin "Investo në Optimizëm" po jep rezultate të prekshme dhe pozitive".

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës Amerikane të Investimeve, Andi Ballta, theksoi se ristrukturimi dhe riorientimi i bankës drejt klientëve të mëdhenj dhe të mesëm, pa përjashtuar rëndësinë e bizneseve të vogla krijon sigurinë për fitime afatgjata dhe të qëndrueshme.

Gjashtëmujori i dytë i 2016-ës do të përqëndrohet në kredidhënie të shpejtë që përputhet me rritjen e pritshme të ekonomisë në vitet në vazhdim.

Sinergjitë ndërmjet ABI Bank dhe Tranzit Finance do të vazhdojnë të përmirësojnë cilësinë e portofolit të kredisë duke ruajtur efiçencën në menaxhimin e kostove.

ABI Bank është pjesë e fondeve të menaxhuara nga NCH Capital, një prej investitorëve më të mëdhenj amerikanë me qendër në New York dhe me mbi 3 miliardë dollarë nën administrim.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ankohen banorët: Autoritetet maqedonase, ndarje selektive të ndihmave

Posted: 12 Aug 2016 10:55 PM PDT

Pas përmbytjeve së të shtunës në rrethinat e Shkupit, autoritetet, organizata dhe individë po dërgojnë ndihma humanitare, por banorët ankohen se jo gjithmonë mund të arrijnë tek këto ndihma, ndërsa banorët e Hasanbegut thonë se autoritetet qeveritare në mënyrë selektive po bëjnë pastrimin e shtëpive dhe oborreve. Ndërkohë, shumë ngadalë po shkon evidentimi i dëmeve që pësuan banorët.

Banorët e Hasanbegut por edhe vëzhgues në fshatrat e përmbytura të Shkupit thonë se ndihmat e shtetit nuk po ndahen në mënyrë proporcionale dhe se prania e ushtrisë dhe ekipeve e mjeteve të mekanizuara për pastrimin e rrugëve e shtëpive si dhe ushqimi janë përqendruar në fshatin Stajkovcë të banuar me maqedonas.

Hasanbegu, që është lagja periferike në lindje të Shkupit ka mbi 15 mijë banorë. Këto ditë nuk mungojnë vullnetarët e tubuar me vetëiniciativë për të ndihmuar banorët në pastrimin e shtëpive dhe oborreve nga balta.

Ndërkaq, me kalimin e kohës shtohen shqetësimet për përhapjen e mundshme të epidemive si dhe kritikat ndaj ekipeve të specializuara por sidomos ndaj përfaqësuesve politikë.

"Punoj në shtete të huaja dhe atje kam parë se pika e parë është mbrojtja civile. Kurse, këtu nuk funksionon. Nuk ka pasur as ndihma, as helikopterë, as mjete të tjera, për çka ky shtet thotë se është i përgatitur…", thotë Mevlud Koka, banor.

Jo vetëm banorët por edhe ekspertët vlerësojnë se mungesa e infrastrukturës apo mirëmbajtja e saj ka lënë pasojat që këto vendbanime nuk i kishin përjetuar kurrë më parë.

Nazmi Abdyli, banor dhe aktivist fajëson në veçanti pushtetin lokal për mosinteresimin e mëhershëm për mirëmbajtjen e kanalit për kullimin e ujërave.

"Ne kemi një kanal që mbledh ujërat atmosferikë dhe fekalë të krejt këtyre fshatrave dhe pushteti lokal kurrë s'ka pasë gatishmëri për pastrimin e tij që të mos vinte deri tek kjo gjendje. Në atë rast përmasat, do të thoja, do të ishin më të vogla sikur kanali të kishte qenë i hapur me kohë. Pjesa dërrmuese e popullatës është xhvendosur nëpër familjarë, ndërsa vetëm rreth 30 për qind e tyre ndodhen në fshat… nuk ka kurrfarë kushtesh. Përfaqësues të partive politike dhe pushtetit tash dalin, por e bëjnë për pikë politike. Tash është shumë vonë", thotë Nazmi Abdyli, nga Hasanbegu.

Ekspertët paralajmërojnë se edhe pasi të hiqet balta do të mbetet pluhur i ndotur nga përbërja e ujërave të zeza nga kanalizimi dhe se kontakti me të sjell rrezik nga sëmundjet ngjitëse.

Nga ana tjetër, Kryqi i Kuq i Maqedonisë thotë se ka ndarë disa mijë paketa me ndihma në zonat e përmbyrura dhe se nuk bëhen dallime në baza etnike, fetare apo politike./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more