Skip to main content

Ora News: “Bolt tradhëton të dashurën me studenten braziliane” plus 9 more

Ora News: “Bolt tradhëton të dashurën me studenten braziliane” plus 9 more


Bolt tradhëton të dashurën me studenten braziliane

Posted: 21 Aug 2016 11:27 PM PDT

Ai ishte padyshim fenomeni Lojërave Olimpike verore të mbajtura në Rio.

Megjithatë Usain Bolt duket se në Xhamajka nuk do të marrë me vetë vetëm trofeun e medaljeve, por dhe kujtime nga skena të nxehta në jetën sentimentale.

Një studente 20-vjeçare në Rio ka ndarë foto të saj ku shihet me Bolt pas një nate intime fundjavën e fundit të Olimpiadës.

Fotot intime tregojnë yllin në shtrat me studenten në orën 7 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Në dy fotot e publikuara, Jady Duarte shfaqet e veshur me një kanatjere duke përqafuar në shtrat Bolt gjysëm të zhveshur, ku vlen të theksohet se ky i fundit ka një dashur prej dy vitesh.

Vrapuesi i shpejtë xhamajkan i cili mbushi 30 vjeç të dielën, ishte fotografuar edhe në një klub nate deri në orët e para të mëngjesit në Barra de Tijuca, në periferi të Rios.

Edhe këtu atleti shfaqet në pozicione kompromentuese me një femër.

Nuk dihet se cili do të jetë reagimi i të dashurës së Bolt, Kasi Bennett, apo ‘First Lady’, siç e thërret atleti.

Sa i takon studentes, ajo tha për mediat lokale se nuk ishte në dijeni se Bolt ishte atlet i famshëm dhe e përshkroi takimin e tyre si një natë normale.

Read more: http://www.dailymail.co.uk/news/article-3752215/Usain-s-Olympic-blowout-Rio-student-20-shares-WhatsApp-photos-appearing-bed-Bolt-following-wild-30th-birthday-bash-girlfriend-say.html#ixzz4I2ZKxCRD
Follow us: @MailOnline on Twitter | DailyMail on Facebook

 

10 20 30 60 70 80 90 100

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ja pse femrat janë më të prekura nga dhimbja e kokës

Posted: 21 Aug 2016 11:21 PM PDT

Femrat janë më të prekura nga dhimbja e kokës në krahasim me meshkujt. Një nga tezat kryesore që shpjegojnë pse femrat vuajnë nga dhimbja e kokës apo migrena është edhe faza ovulatore apo para ciklit mestrual, pasi në këtë periudhë vërehet një rritje e estrogjenit dhe pakësim të progresteronit.

Një tjetër arsye është edhe jeta e përditshme shumë e tensionuar i shtyn femrat të kontrollojnë emocionet e tyre dhe zakonisht preken më shumë femrat në karrierë.

Ndërkohë, sipas statistikave zakonisht dhimbja e kokës në 50 për qind të rasteve është e trashëguar, nëse të dy prindërit vuajnë nga dhimbja e kokës, 30 për qind në rast se vuan vetëm një nga prindërit dhe 20 për qind në rast kur asnjë nga prindërit nuk është prekur nga dhimbja e kokës.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zjarri në pyjet e Repsit, riaktivizohen sërish tre vatra zjarri

Posted: 21 Aug 2016 11:20 PM PDT

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Reps të Mirditës.

Zjarri i rënë prej ditës së djeshme në masivin e pyjeve me pisha u lokalizua gjatë orëve të natës pas një operacioni shumë orësh deri në orët e vona të natës, nga Viva Helicopters.

Por në mëngjes janë riaktivizuar sërish 3 vatra zjarri.

Helikopterët e Vivës qëndruan në gadishmëri në Reps të Mirditës dhe sot që në mëngjes janë nën komandën e Qendrës Operacionale të Emergjencave Civile Shqiptare, ku kanë filluar operacionin për shuarjen e zjarreve.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Daçiç: Në Bruksel nuk është diskutuar ndryshimi i Kushtetutës

Posted: 21 Aug 2016 10:37 PM PDT

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se çështja e heqjes së preambulës së Kushtetutës së Serbisë, e cila e definon Kosovën si “pjesë të këtij vendi”, nuk ka qenë pjesë e asnjë rrethi të bisedimeve që është zhvilluar në Bruksel.

Daçiç, në një konferencë për media në Beograd, tha se Serbisë, gjatë bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, do t'i bëhen kërkesa të caktuara që duhet t'i përmbushë për t'u bërë anëtare e bllokut.

"Ato (kërkesa) nuk i referohen preambulës. Ajo nuk ka qenë temë e asnjë dialogu në BE", tha Daçiç.

Ai shtoi se Serbia duhet të mbajë kontaktet me të gjitha vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, sepse disa prej tyre kanë "presion të madh" për të ndryshuar qëndrimin.

Daçiç tha se javën e ardhshme do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet raporti i fundit tremujor i sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon, për situatën në Kosovë.

Mësohet se në këtë raport, Ban ka thënë se zbatimi i marrëveshjeve midis Prishtinës dhe Beogradit nuk ka shënuar përparim të konsiderueshëm./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Filmi kosovaro-shqiptar fiton në Festivalin e Sarajevës

Posted: 21 Aug 2016 10:07 PM PDT

Producentja e filmit "Looking for Venera", shqiptarja Belina Jano, ka fituar kësisoj në Festivalin e Sarajevës i cili mbylli këtë edicion dhe ndau shpërblime për më të mirët.

Kur Kosova dhe Shqipëria bëhen bashkë nuk kanë suksese vetëm në sport, por edhe në kulturë, përkatësisht film. Bashkimi i një producenteje nga Shqipëria dhe një skenaristeje nga Kosova, ka sjellë rezultat ndërkombëtar.

Me skenar dhe regji të Norika Sefës dhe producente Belina Jahon, projekti filmik "Looking for Venera", ka fituar vendin e parë në MidPoint, një ndër laboratorët më të rëndësishëm të zhvillimit të skenarit në Evropën Qendrore.

Producentja e filmit "Looking for Venera", shqiptarja Belina Jano, ka fituar kësisoj në Festivalin e Sarajevës i cili mbylli këtë edicion dhe ndau shpërblime për më të mirët.

Lajmin e ka bërë të ditur Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës. Belina Jano është pjesë e "Looking for Venera", filmit me regji nga Norika Sefa.

Jano ka marrë Bursën MDM EAVE, e cila ndahet nga EAVE – European Audiovisual Entrepreneurs ose Ndërmarrësit Audiovizuelë nga Evropa, dhe e cila nënkupton mbështetje për të marrë pjesë në programet e këtij institucioni që më pas të krijohen projekte artistike nën ombrellën e këtij institucioni.

Filmi "Looking for Venera" sjell ngjarjen që zhvillohet në një qytezë në Kosovë, me një djalë në mesin e dy shoqeve tinejxhere të cilat jetojnë dukshëm në mentalitet tradicional.

Shpërthim hormonal, histori e bazuar në mentalitet ku dëshira për të shprehur përfundon në shpërthim temperamenti duke i lënë dy vajzat të mbyllura në rrethin sharmant të limiteve të tyre.

Projekti ka fituar vendin e parë në MidPoint, një ndër laboratoret më të rëndësishme të zhvillimit të skenarit në Evropën Qendrore. Jano punon në një prej Universiteteve private në Kosovë, ndërsa ka punuar edhe në projektet tjera si "Femrat", "The Bar", "Guido" etj. /albinfo.ch/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot në Itali, takim për të ardhmen e BE-së

Posted: 21 Aug 2016 10:00 PM PDT

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë pritet të takohen sot në Itali për të diskutuar se si ta ruajnë projektin e Bashkimit Europian.

Ky është raundi i dytë i bisedimeve mes udhëheqësve të tre ekonomive më të mëdha të grupit, që pas rezultatit shokues të referendumit të Britanisë për largimin nga blloku.

Kryeministri italian Matteo Renzi është organizatori i takimit, ku do të marrin pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande.

Takimi do të zhvillohet në një ishull pranë Napolit dhe ai i paraprin një takim të muajit shtator të BE-së për të diskutuar mbi pasojat e votimit të Britanisë për t'u larguar nga grupi.

Zyrtarët në Bruksel druhen se referendumi i 23 qershorit në Britani mund të çojë në një referendum të ngjashëm në Holandë, një nga vendet themeluese të BE-së, lidhur me largimin nga blloku.

"Takimi i së hënës synon t'i tregojë botës unitetin e tre ekonomive më të mëdha të Europës, pa krijuar një grupim në veçantë dhe përgatitjet për takimin e Bratislavës", citohet një burim diplomatik francez.

Analistët thonë se përballë rrezikut të ekzistencës kancelarja gjermane Merkel kërkon të forcojë BE-në eskzistuese dhe jo zgjerimin me anëtarë të rinj.

Zoti Renzi kërkon të Italia të ketë një rol më të rëndësishëm në mënyrën e funskionimi të BE-së në të ardhmen, pas largimit të Britanisë, ndërsa zoti Hollandë kërkon dyfishimin e planit të investimeve të BE-së./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nje analize dhe projeksion per zgjedhjet ne Bashkine Diber…

Posted: 21 Aug 2016 02:57 PM PDT

Sherefedin Shehu me zgjedhje te lira e te ndershme do te fitonte me nje rezultat qe do te levizte (ne opsionin realist) ne kufijte 55 % +/-3 % te votave…
*****
Nga zgjedhjet e vitit 2015 ne Bashkine Diber jane keto te dhena:
1) Kandidati i maxhorances ka fituar me 434 vota me shume…
2) Te gjithe kandidatet e tjere, pervec atyre te maxhorances dhe opozites, qe kane marre vota djathtas, kane grumbulluar 1625 vota…
3) LSI ka grumbulluar 2878 vota…
****
Ne zgjedhjet e 11 shtatorit 2016 jane vetem dy kandidate, pra nuk ka asnje kandidat tjeter…Llogjikisht 1625 votat e “djathta” do te ishin ne dispozicion te kandidatit Sherefedin Shehu…;
****
Marredheniet e LSI me PS duken te acaruar ne ekstrem, gje qe nuk ka asnje dyshim se do te kene ndikim edhe ne zgjedhjet e 11 shtatorit 2016; per rrjedhoje kandidati i maxhorances nuk do te mund te marre po aq vota nga LSI sa cka marre ne 2015; ky rezervuar votash eshte maksimalisht 2878…
****
Marredheniet e kandidatit aktual me ishkryetarin e Bashkise jane te acaruara, po e njejta gje thuhet edhe per marredheniet e kandidatit aktual me deputetin e PS per Dibren..kjo do te kete ndikimin e vet ne dispersimin e votave per kandidatin e maxhorances…
****
Fushaten e kandidatit te maxhorances po e drejton nje i “deleguar” i Rames qe eshte “perfaqsues” i PDIU, duke krijuar tensione me socialistet, me ata qe ne 2015 kane votuar per ishkryetarin e Bashkise, me votuesit e LSI…
****
Perfundimisht mund te thuhet se shanset per Sherefedin Shehun jane shume te medha per fitore; ai ka ne dispozicion ne opsionin pesimist 1625 votat e djathta dhe ne opsionin realist 4500 votat e djathta dhe ato qe do te refuzojne kandidatin e E.Rames… dy ekstremet e arsyeshme te fitores qe mund te projektohen ne kushtet e zgjedhjeve te lira e te ndershme, pa blerje te votave dhe kercenim te votuesve do te ishin:
A) pesimiste:
53 % per Sherefedin Shehun dhe 47 % per M. Ramen…
B)realiste:
58 % per Sherefedin Shehun dhe 42 % per M.Ramen
Ne keto projeksione nuk jane eshte marre ne konsiderate as efekti i largimit te ishkryetarit te Bashkise dhe as efekti i qeverisjes Rama vecanerisht mbi socialistet dhe votuesit e LSI qe prej nje viti…Nese do te merreshin ne konsiderate keto efekte projeksioni/rezultati do te ishte edhe me i thelle…Po ashtu edhe “problemet e brendshme” te opozites, edhe ne rastin kur ato ekzistojne jane shume te te vogla se ne 2015, pre rrjedhoje edhe ky faktor do te sillte permiresim te rezultatit…

*(Kjo analize u postua ne facebook me 21 gusht 2016 nga deputeti i PD-se Kastriot Islami)

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Qeveria premton kompensim për dëmet nga vërshimet, banorët pesimistë

Posted: 21 Aug 2016 01:43 PM PDT

Edhe pse kanë kaluar dy javë nga vërshimet vdekjeprurëse që goditën disa zona të Shkupit, gjendja vazhdon të jetë e rëndë pasi shumë familje nuk do të munden edhe për një kohë të gjatë të kthehen në shtëpitë e tyre të përmbytura.

Gjatë kësaj periudhe, fshatrat Hasanbeg, Straçinë, Stajkovcë dhe vendbanime të tjera janë ndihmuar nga institucionet dhe ekipe të shumta vullnetarësh, por gjendja vështirë të normalizohet për shkak të sasive të mëdha të ujit dhe baltës që kanë depërtuar nëpër objektet e banimit, shumë prej të cilave edhe janë shembur. Veç kësaj, ekziston frika e paraqitjes së ndonjë sëmundjeje infektuese pasi ka shtëpi që ende nuk janë dezinfektuar tërësisht.

Nga Qeveria e Maqedonisë thonë se po punojnë intensivisht për normalizimin e gjendjes, ndërsa premtojmë nisjen e procedurave për kompensimin e dëmeve.

"Unë pres që deri të martën e javës së ardhshme të bëhet pagesa prej 30 mijë denarësh (500 euro) për të gjitha familjet e goditura. Bëhet fjalë për një ndihmë fillestare në formë të paradhënies”.

“Vendimi tjetër i Qeverisë ka të bëjë me propozimin që tani e kemi dërguar në Kuvend për rishikimin e buxhetit. Ne kërkojmë që të miratohen rreth 2 miliardë denarë apo diku afër 34 milionë euro, para këto me të cilat planifikojmë të kompensojmë të gjitha dëmet për familjet e goditura në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës", ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Emil Dimitriev.

Por, banorët nuk janë edhe aq optimistë nga premtimet e Qeverisë. Ata thonë se premtime të tilla ka pasur edhe për banorët e Tetovës, por edhe një vit nga vërshimet, banorët e asaj zone, po përballen me probleme për shkak të mungesës së fondeve.

Samet Islami, banor i fshatit Hasanbeg, thotë se një komision qeveritar ka vizituar pronën e tij për të bërë vlerësimin e dëmit.

"Ata ishin dhe morën shënime aq sa mundëm se nuk mundet të evidentohen të gjitha. Kemi humbur gjithçka, si ai që ka pasur më shumë, si tjetri që ka pasur më pak. Premtimet janë të mëdha, por unë nuk e di ende Tetova a ka marrë diçka. Nuk besoj se do të kompensojnë 100 për qind, por shumë më dobët", thotë Sameti.

Një tjetër banor thotë se pa ndihmën e institucioneve vështirë se do të ngrihen në këmbë.

"Po premtojnë, por çka dhe si do të japim, një Zot e di. Nëse na ndihmojnë faleminderit, nëse nuk ka ndihmojnë sërish faleminderit. Çfarë të themi tjetër. Nëse nuk na ndihmojnë, me vite nuk do të mund t'i kompensojmë dëmet. Kemi përjetuar tmerre të papara deri më tani. Viktima në njerëz dhe dëme të shumta. E gjithë ajo çfarë kemi punuar gjatë tërë jetës, është shkatërruar brenda një nate", thotë Tomisllav Mlladenovski, banor i fshatit Stajkovcë.

Ndërsa, një tjetër banor thotë se dëmet janë aq të mëdha saqë jeta normale nuk beson se do të kthehet para dy tre vjetëve.

"Asnjëherë nuk do të mund ta kthejmë jetën e mëparshme. Më së paku do të na duhet dy-tre vjet për të normalizuar jetën. Ishte një katastrofë e vërtetë, humbëm njerëz dhe gjithë pasurinë. Nuk dimë nga t’ia mbajmë, shpresojmë se do të na ndihmojmë për t'i kthyer kushtet më elementare për jetë", thotë Jovica Stojanovski, banor në Stajkovcë.

Vërshimet kanë dëmtuar rëndë edhe shtëpinë e Bujar Ramiut nga fshati Hasanbeg. Ai me familjen, tashmë po jeton te të afërmit, me shpresë që institucionet do t’i dalin në ndihmë për ngritjen e një shtëpie të re.

"Ata vlerësuan se kjo shtëpi duhet të prishet krejtësisht. Evidentuan të gjitha dëmet që janë bërë, pasi edhe unë kisha mbajtur shënime. Na thanë se është në rregull dhe se këto të dhëna tani i dorëzojnë në Qeveri", tregon Bujari.

Nga vërshimet e mbrëmjes së 6 gushtit që përfshinë fshatrat e Shkupit, janë goditur rreth 5 mijë familje, 22 persona e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjetër janë lënduar.

Një foshnje16 muajsh rezulton e zhdukur. Për gjetjen e trupit të saj janë angazhuar institucione e vullnetarë të shumtë, por deri më tani përpjekjet nuk kanë dhënë rezultat.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Jemi hilacak ndaj veriorëve dhe verilindorëve

Posted: 21 Aug 2016 01:09 PM PDT

Zakonisht e quajmë “nxitje e urrejtjes veri-jug” por më duket se ky emërtim është pak ..hilacak.

Se në fakt (ta themi troç) aty kemi thjesht një prirje të ulët të pak pseudoshqiptarëve “jugorë” ndaj Veriut, ndaj bashkëkombasve të trevave veriore e verilindore.

Shpesh mes “intelektualësh” kjo nuk bëhet direkt dhe troç, i biet rretherrotull me dal’ po aty: që veriorët janë pak..ndryshe! Them është e njëanshme, sepse në fakt unë nuk kam hasur as një “verior” të vetëm që të shfaqë hije zhvlerësimi për korçarin, beratasin, përmetarin, kolonjarin, lushnjarin, skraparlliun, sarandjotin etj. I njëjtë është edhe qëndrimi dominues i anës tjetër.

Për vete jam korçar, ndër dy shokët më të mirë deri sot -njëri shkodran, ndër dy studentët më të mirë (dhe më vonë kolegë) -njëri dibran, ndër dy shefat më të lartë -njëri tropojan, me kuksianët, hasianët, kosovarët (e kisha një bashkëstudent në dhomë me origjinë andej), etj. etj, kemi shkuar vetëm mirë.

As na ka shkuar mendja të pyesin se “sa veriorë janë”, palè t’i dallojme nga bashkëkrahinorët tanë. Dhe kjo s’është punë “brezash”. Djali im psh, shokun më të ngushtë e më të afërt sot e prej 10 vitesh e ka ..nga Tropoja!

Kjo s’na pengon që të ndihemi ..po aq korçarë! Nuk ka asgjë më qëllimkeqe, më të shëmtuar, por fatmirësisht edhe ..më të dështuar, se sa kjo e kësaj dasie mes shqiptarëve.

Përveçse po aq e poshtër kjo është edhe më e pakuptimtë se sa psh dasia fetare, e cila fundja është sfidë e përbotshme dhe ka edhe shtysën e vet doktrinore.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Chloe Goodman në qendër të vëmendjes

Posted: 21 Aug 2016 01:06 PM PDT

Chloe Goodman i pëlqen të jetë në qëndër të vëmendjes.

Edhe këtë herë 23 vjeçarja e ka arritur qëllimin e saj teksa është fotografuar në plazhin e Floridas këtë të shtunë.

Ylli i Ex On the Beach dukej mahnitëse e veshur me bikinit që i nxirrnin në pah format seksi.

3774E55000000578-3751735-Impressively_she_managed_to_maintain_a_full_face_of_make_up_thro-m-31_1471801001218 3774E55100000578-3751735-Life_s_a_beach_The_reality_TV_contestant_seemingly_can_t_get_eno-a-10_1471800607742 3774E51900000578-3751735-Coolign_off_Moments_later_she_emerged_from_the_waves_and_rinsed_-a-5_1471800607585 3774E50000000578-3751735-Doing_justice_to_her_buxom_figure_she_certainly_gave_fellow_holi-a-1_1471800607508 3774E52800000578-3751735-Give_us_a_wave_Frolicking_in_the_water_the_Ex_on_the_Beach_star_-a-4_1471800607523 3774E44400000578-3751735-image-a-24_1471800953112 3774E44000000578-3751735-Dressing_to_impress_despite_the_soaring_temperatures_the_Ex_on_t-a-23_1471800952949 3774E5C800000578-3751735-Making_a_splash_Chloe_Goodman_left_little_to_the_imagination_as_-a-3_1471800607516

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more