Skip to main content

Ora News: “Babë e bir qëllojnë me automatik në derën e banesës së një 53-vjeçari” plus 9 more

Ora News: “Babë e bir qëllojnë me automatik në derën e banesës së një 53-vjeçari” plus 9 more


Babë e bir qëllojnë me automatik në derën e banesës së një 53-vjeçari

Posted: 19 Aug 2016 12:12 AM PDT

Një 47-vjeçar është arrestuar, ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim, pasi për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarr automatik në derën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit P. K 53 vjeç.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 18 gushtit rreth orës 02:00 pas mesnate në Nikël të Krujës, ku Sabah Brama 47 vjeç dhe djali i tij K. Brama  19 vjeç dyshohet se qëlluan me armë.

53-vjeçari ka bërë denoncimin në policinë e Krujës, duke pohuar se gjatë natës kanë qëlluar në drejtim të portës së oborrit, ku për pasoja ka pasur vetëm dëme materiale.

"Menjëhërë kanë shkuar në vendngjarje Efektivat e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur kqyrjen e vendit të ngjarjes, mbledhjen e provave materiale, identifkimin e autorëve dhe arrestimin e tyre. Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Sabah Brama u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, bimë narkotike të mbjella, të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva", informon policia.

I arrestuari është person me preçedentë penale të mëparshëm në fushën e veparave penale kundër pronës.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për vepratpenale “Kanosja”, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", "Shkatërrimi i pronës", 'Kultivimi i bimëve narkotike"dhe"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"në bashkëpunim parashikuar në nenet 84,278/2, 150, 284, 283, 25  të Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Asgjesohen 1686 rrënjë kanabis në Tiranë e Tropojë

Posted: 19 Aug 2016 12:02 AM PDT

Policia e Tiranës ka asgjesuar 1506 rrënjë kanabis sativa, të cilat ishin kultivuar në 5 parcela. Droga ishte e mbjellë në zonën e Qafëmollës dhe u asgjesua me anë të djegies.

Policia po punon identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Edhe në Tropojë janë asgjesuar 180 rrënjë kanabsi. Droga u gjet në  fshatin Dragobi, në vendin e quajtur  "Lugu i thive-Rashet".

Bimët u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e  provës materiale.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

7 mln dollarët e divorcit me Johhny Depp, Amber Heard i dhuron për bamirësi

Posted: 18 Aug 2016 11:52 PM PDT

Amber Heard do të dhurojë çdo qindarkë të 7 milion dollarëve të divorcit që mori nga Johnny Depp.

30-vjeçarja zbuloi se do të dhurojë të gjitha paratë e saj për Unionin Civil Amerikan dhe Spitalin e Fëmijëve në Los Anxheles, ku thotë se ka punuar si vullnetare për 10 vjet.

Paratë do të ndahen në mënyrë të barabartë për dy bamirësitë.

"Paratë nuk kanë luajtur ndonjë rol madhor në jetën time personale, kështu që dua t'i dhuroj të gjitha paratë e divorcit," tha Amber

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pranga shqiptarit dhe grekut, fermën e kishin kthyer në plantacion droge

Posted: 18 Aug 2016 11:35 PM PDT

Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi në bashkëpunim edhe me një shtetas grek kishin kthyer fermën në një plantacion të prodhimit të kanabisit.

"Protothema" në Greqi shkruan se 26-vjeçari qëndron në shtetin Helen në mënyrë të paligjshme, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 55-vjeçarit grek janë gjetur edhe 131 mijë euro, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga veprimtaria kriminale e trafikut të kanabisit.

Lënda narkotike, i cili varionte nga 70 cm deri në 2.9 metra u asgjesua nga policia greke.

Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë e Larissas, ndërsa hetimit do të kryehen nga Departamenti i Narkotikëve në këtë qytet.

droge

euro

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Si të bëjmë një gjumë të mirë?

Posted: 18 Aug 2016 11:30 PM PDT

Shumë njerëz e kanë problem fjetjen dhe nganjëherë e kanë të vështirë të bien në gjumë për shkaqe të ndryshme.  Ja disa këshilla në vijim, të mbledhura nga burime të ndryshme që mund t'ju ndihmojnë të bëni një gjumë më të mirë.

Shtratin përdor vetëm për të fjetur dhe për…, e jo për të lexuar, punuar, shikuar TV, ngrënë apo për të bërë telefonata.

Nëse je i shtrirë dhe po filloni të frikoheni se nuk do të mund të flini, provo disa prej këtyre teknikave: Numëro dele apo numëro nga prapa prej 100 për të ndaluar vetën së menduari për problemet e së djeshmes apo të nesërmes; merr frymë thellë për ca kohë ose imagjino një vend të qetë.

Nëse nuk mundeni të flini i shtrirë për 30 minuta apo më shumë, ngrihu nga shtrati për pak kohë. Çka duhet të bëni është të lexoni diçka të mërzitshme.

Para gjumit shmang duhanin dhe pijet si kafeneja… jo vetëm kafeja por edhe pijet tjera si coca cola dhe shoqet e saj e biles edhe çaji.

Shmang alkoolin pak para se të bini për të fjetur – një gotë e vogël ndoshta të trullos mendjen aq sa për të vënë në gjumë por një gjumë i tillë mund të ndërpritet nga periudha zgjimi.

Bli një dyshek të fortë dhe mbaj dhomën mirë të ventiluar. Mundohu të gjesh temperaturën që u përshtatet.

Ju gjithashtu mund të provoni këto: një dush të ngrohtë, një gotë qumësht të ngrohtë, meze të lehtë, masazh apo muzikë të lehtë qetësuese që në fund fiket automatikisht.

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kim Kardashian shfaqet në formë pas rënies nga pesha

Posted: 18 Aug 2016 11:22 PM PDT

Kim Kardashian pas rënies në peshë nuk e ka më problem të shfaqet me bikini në plazh.

35-vjeçarja po kalon pushimet me familjen e saj në Punta Mita të Meksikës.

Ylli i shoëbizit amerikan duket shumë në formë edhe gjatë lojërave me fëmijët e saj, me vajzën  North dhe djalin 8 muajsh Saint.

Too cute!: Kim Kardashian spent the day on the beach with North and Saint in Punta Mita, Mexico on Thursday

Off we go: The reality star introduced her eight-month-old son to the joys of beach life

Summer holiday: Kim was seen sitting on the sand and cuddling her son as little North played nearby

Fun in the sun: The trio were spotted building sandcastles while playing together near the water's edge

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Greqia kthen 14 emigrantë në kuadër të marrëveshjes BE-Turqi

Posted: 18 Aug 2016 11:04 PM PDT

Autoritetet greke kanë kthyer në Turqi 14 emigrantë në dy ditët e fundit, duke e çuar në total 500 numrin e emigrantëve të cilët i janë drejtuar vendit nga kanë ardhur, kjo në kuadër të marrëveshjes midis BE dhe Turqisë.

Ministri i Rendit Publik në shtetin fqinj tha se katër pakistanezë dhe dy shtetas algjeriane që kanë hyrë në Greqi në mënyrë të paligjshme janë kthyer mbrapsht me anije nga ishulli Lesbos ditën e enjte. Ndërkohë një tjetër rast, me 8 emigrantë sirianë u kthyen të mërkurën me një avion çarter, përsëri nga ishulli Lesbos.

Më shumë se një milion refugjatë dhe emigrantë të tjerë kanë arritur në Greqi me anije në mënyrë kontrabandë nga Turqia që nga fillimi i vitit 2015.

Që nga marrëveshja BE-Turqi që ka hyrë në fuqi më 20 mars, fluksi është ngadalësuar, shkruan AP.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vëllai i kishte vdekur, por ja çfarë bën motra ditën e dasmës…

Posted: 18 Aug 2016 10:42 PM PDT

Vëllai i saj kishte vdekur, por ajo donte ta bënte pjesë të ditës së saj më të lumtur, në dasmë. Për këtë ajo realizoi një foto me anë të një dizenjuesi.

Vëllai i Catherine Karteri, Shaun vdiq në muajin maj në një aksident, por kur ajo u martua kërkoi një dizenjator që të përfshinte vëllain në foton e saj.

Në këtë foto, Catherine shihet duke pozuar së bashku me nënën dhe babain, ndërsa në një imazh të zbehtë shfaqet vëllai Shaun, i cili i ka hedhur dorën në shpatull.

Ajo tha: Duke parë atë në foto, ishte një mrekulli, unë nuk mund të ndal dotë së qari.

foto 1 foto

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Foto/ Ngordh tigri më i famshëm në Indi

Posted: 18 Aug 2016 10:17 PM PDT

Tigri më i famshëm i Indisë, Machli ka ngordhur këtë të enjte në moshën 19-vjeçare.

Machli ishte i gjinise femer dhe njihej si Mbretëresha e Ranthambore. Ajo u përshkrua si një nga tigrat më të fotografuar në botë. Tigri kishte një shenjë  dalluese në formën e peshkut në anën e majtë të fytyrës.

Me tigrin Machli ishin realizuar edhe shumë dokumentarë, por ajo që ka habitur të gjithë shikuesit ka qenë kur ajo luftonte me një krokodil.

Ajo ishte kthyer në një atraksion për turistët që vizitonin Parkun Kombëtar të Ranthambore.

Machli u gjet e pangrënë dhe e shtrirë në afërsi të parkut.

Një nga zyrtarët e parkut tha se u përpoqën për të siguruar  jetën e saj, por ajo nuk mbijetoi. Ishte një vdekje e natyrshme, tha zyrtari.

_90829207_mediaitem90829206 _90830650_de24-1 _90833966_ran12_0109 _90833968_ran12_0160

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sekreti i jetëgjatësisë: Mos bëni seks

Posted: 18 Aug 2016 01:50 PM PDT

Njeriu më i vjetër në botë, një murg 120 vjeç ka India ia ka faturuar jetëgjatësinë e tij moskryerjes së marrëdhënieve seksuale, mospërdorimit të erëzave dhe ushtrimit të jogas çdo ditë.

Swami Sivananda ka lindur në 8 gusht 1896, sipas pasaportës së tij. Murgu, besimtar hindu, do të aplikojë në Librin e Rekordeve Guiness, për të verifikuar moshën e tij.

Momentalisht njeriu më i vjetër në botë rezulton Jiroemon Kimura nga Japonia, i cili vdiq në moshën 116 vjeçare në qershor të vitit 2013.

Përveçse bën joga çdo ditë, Sivanda, i cili fle mbi një qilim e përdor një pllakë druri si jastëk, ka një stil jetese shumë të thjeshtë e të disiplinuar.

"Unë ha vetëm ushqim të zier pa vaj ose erëza"- tha ai për AFP, pas një seance 2 orëshe joga në Kolkata.

375A8C5C00000578-3746472-image-a-128_1471533490052 375A8CC400000578-3746472-image-a-132_1471533749480 375A8CD900000578-3746472-image-a-127_1471533407068 euQulucw13b2cb176c3ef359797-3746472-Indian_monk_Swami_Sivananda_who_claims_to_be_120_years_old_is_wa-a-119_1471532796997

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more