Skip to main content

Ora News: “Asgjësohen 7 parcela me 2800 bimë banabis në Memaliaj, në pranga kultivuesi” plus 9 more

Ora News: “Asgjësohen 7 parcela me 2800 bimë banabis në Memaliaj, në pranga kultivuesi” plus 9 more


Asgjësohen 7 parcela me 2800 bimë banabis në Memaliaj, në pranga kultivuesi

Posted: 14 Aug 2016 12:22 AM PDT

Asgjësohen 2800 bimë banabis në Memaliaj. Bimët narkotike u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar nga Shërbimet e Policisë në afërsi të lagjes “Hoxhaj”, Krahës 2, të kultivuara në shtatë parcela.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Kujtim Hoxha, 64 vjeç, banues në Krahës 2 pasi nga kontrolli i ushtruar iu gjetën tubo plastike dhe një kabëll elektrik që lidhte parcelat me shtëpinë e këtij shtetasi.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dy automjete përplasen në aksin Tiranë-Durrës, plagoset njëri nga drejtuesit

Posted: 14 Aug 2016 12:07 AM PDT

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Dy automjete janë përplasur mes tyre rreth orës 06:30 dhe mësohet se drejtuesi i BMW ka mbetur i dëmtuar nga aksidenti dhe është transportuar me autoambulancë drejt spitalit.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur për shkak të ndalimeve të automjeteve nga një postobllok i policisë rrugore në autostradë, për tejkalim shpejtësie.

Fotot janë dërguar në redaksi nga një lexues i Ora News.

aksident 1

Mjeti i aksidentuar

aksident 2

Mjetet e përfshira në aksident

aksident 3

Mjetet e përfshira në aksident

aksident ne durres

Mjeti i aksidentuar

aksidenti 4

Postoblloku i rrugores në autostradë

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vihet nën kontroll zjarri në Akerni, u ndërhy dhe me helikopter nga ajri

Posted: 13 Aug 2016 11:48 PM PDT

Vihet nën kotroll zjarri i rënë në pyjet e fshatit Akërni të Vlorës. Shefi i Zjarrëfikëses së këtij qyteti, Kastriot Merkaj, thotë se falë ndërhyrjes është arritur të lokalizohen vatrat e zjarrit.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit morën pjesë Shërbime të Policisë, Shërbime Zjarrfikëse, Pushteti Lokal, si dhe Emergjencat Civile të Prefekturës.

Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes dërgoi trupa ushtrie dhe një helikopter pët t'ju ardhur në ndihmë zjarrfikësve.

Si pasojë e zjarrit një sipërfaqe e madhe pyjore me shkurre, kullotë dhe pyje është djegur.

20 30 40

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ministrat Lavrov dhe Steinmeier diskutojnë për Ukrainën dhe Sirinë

Posted: 13 Aug 2016 11:31 PM PDT

Moska thotë se ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe ai i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, do të takohen më 15 gusht, për të diskutuar për konfliktet në Ukrainë dhe Siri.

Ministria e jashtme e Rusisë ka shpallur sot se takimi do të mbahet në qytetin rus, Jekaterinburg.

Tensionet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës janë përshkallëzuar këtë javë, pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e akuzoi Ukrainën për plane për sabotazh në gadishullin Krime, të cilin Rusia e ka aneksuar nga Ukraina në vitin 2014.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ç’punë e presin kancelaren Merkel pas pushimeve

Posted: 13 Aug 2016 11:26 PM PDT

Lufta në Siri, luftimet në lindje të Ukrainës apo marrëdhëniet me Turqinë janë disa nga temat që e presin kacelaren Merkel pas pushimeve.

Kur kancelarja gjermane Angela Merkel të kthehet nga pushimet verore në tryezën e saj të punës, atë e presin disa dosje shumë voluminoze. Ndër të tjera ato kanë të bëjnë me luftën në Siri, luftimet në lindje të Ukrainës apo marrëdhëniet me Turqinë.

Konflikti Rusi-Ukrainë

Riashpërsimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës pas akuzave ruse se Ukraina kishte planifikuar sulbe sabotazhi në Krime e ka sjellë këtë konflikt në rendin e ditës të Këshillit të Sigurimit.

Në këtë situatë të tensionuar, Presidenti ukrainas Petro Poroshenko kërkon ndihmë tek partnerët e tij kryesorë evropianë, Gjermania dhe Franca. Angela Merkel negocioi në shkurt të vitit 2015 së bashku me presidentin francez Hollande marrëveshjen e Minskut mes Rusisë dhe Ukrainës. Por plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainën lindore ka ngecur në vend pre disa kohësh.

Presidenti rus i quan tërërisht pa kuptim takime të tjera të këtij lloji, kurse kancelarja Merkel ngul këmbë për një zgjidhje diplomatike, për presion ndaj Rusisë të shoqëruar me dialog. Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier kthehet në hënën nga një vizitë në Moskë dhe pritet të bëjë disa propozime konkrete në këtë drejtim.

I paparashikueshmi Erdogan

Pasiguri të plotë mbretëron edhe në marrëdhënien me Turqinë, partnere e BE-së në paktin për refugjatët. Që prej grushtit të dështuar ushtarak Erdogani nuk është vetëm duke zgjeruar me të gjitha mjetet pushtetin e tij në vend, por po përdor gjithashtu çdo mundësi për të kritikuar Gjermaninë apo politikanët gjermanë.

Në këtë situatë nuk është e sigurt nëse marrëveshja për refugjatët, të cilën Merkeli e mbron me forcë, do të vazhdojë të ekzistojë. Si detyrë kryesore pra Merkelit i del që të kujdeset që të mos rritet më tej numri i refugjatëve që vijnë në Gjermani, sepse shumica e gjermanëve nuk janë më të kënaqur me politikën e saj ndaj refugjatëve.

Kufizimi i refugjatëve

Merkeli i duhet që të zhvillojë një plan, se çfarë duhet të ndodhë nëse rritet edhe një herë numri i refugjatëve që vijnë në Evropë dhe Gjermani nga Turqia dhe Siria. Merkeli nuk mund të shpresojë se mund ta mbështesin gjerësisht partnerët e tjerë të BE-së.

Për të arritur një shumicë për një shpërndarje të barabartë të refugjatëve në të gjitha vendet e BE-së duhet të jetë “jashtëzakonisht e vështirë”, tha ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere, në fillimim të pushimeve të verës. Mekanizma alternative të shpërndarjes janë sipas tij ende “jo të sigurta”.

Paradoksalisht kancelari mund të mbështetet vetëm në vendet që e rrugës ballkanike, që vazhdojnë të ndjekin politikën e tyrej të kufijve të mbyllura, duke bërë kështu atë që nuk dnte ta bënte Merkeli për në Gjermaninë.

Merkelin e presin edhe një sërë problemesh në politikën e brendshme si mosmarrëveshjet me partinë bavareze simotër CSU, të cilat lidhen me krizën e refugjatëve, apo shtimi i popullaritetit të partisë populiste të djathtë AfD – Alternativa për Gjermaninë./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Majlinda Kelmendi kthehet sot në Kosovë, parashikohet pritje madhështore

Posted: 13 Aug 2016 11:18 PM PDT

Fituesja e Medaljes së artë në Lojërat Olimpike 'Rio 2016', Majlinda Kelmendi sot pasdite kthehet në Kosovë.

Xhudistja që tashmë ka bërë historinë e re, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike, ku Kosova për herë të parë ishte pjesë e ngjarjes më të madhe sportive në planet, rreth orës 18:00 pritet të zbresë në Aeroportin Ndërkombëtar 'Adem Jashari'".

Majlinda Kelmendi bashkë me ekspeditën e Kosovës, do të priten në mënyrë institucionale, ndërkohë që qytetarët të shumtë janë gati të presin medalisten tonë në mënyrë madhështore.

Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit të Kosovës (MKRS), përmes një njoftimi ka konfirmuar se ekspedita e Kosovës do të pritet në mënyrë institucionale.

Në pritjen e Majlindës do të jenë Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, familja e Majlinda Kelmendi, Ministri i Sportit, Kujtim Shala si dhe zyrtar të tjetër shtetëror.

Kjo është axhenda për pritjen e Majlindës:

Pritja zyrtare e Majlinda KELMENDIT, Fituse Olimpike e Medaljes së Artë në Xhudo "RIO 2016"në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari – Prishtinë

17:40 – 18:00 Arritja: Adria Airways Frankfurt – Prishtinë.

18:00 – 18:10 Pritja:

Z. Isa MUSTAFA – Kryeministër i Republikës së Kosovës,

Familja e Majlinda Kelmendit

Z. Kujtim SHALA – Zv. Kryeministër dhe Ministër i MRKS-së

Znj. Vlora DUMOSHI – Shefe e Stafit të Kryeministrit

Z. Shasivar HAXHIJAJ – Nënkryetar i Komitetit Olimpik

Z. Sokol HAVOLLI – Shef i Kabinetit të Kryeministrit

18:10- 18:30 Salloni VIP 1

18:30 – 19:00 Konferenca për media

19:00 – 19:30 Nisja nga Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari për në Prishtinë.

19:30 – 20:30 Parakalimi i Majlinda KELMENDIT me autobus të hapur nëpër sheshet e Kryeqytetit.

20:30 – 21:30 Nisja për në Pejë. /KosovaPress/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Perçet, dynënshtetësia dhe siguria e brendshme

Posted: 13 Aug 2016 11:03 PM PDT

Ministrat e Brendshëm të landeve që drejtohen nga CDU/CSU-ja kërkojnë masa më të ashpra sigurie si ndalimi i perçes apo i dynënshtetësisë.

Pas sulmeve në Vyrcburg, Mynih dhe Ansbach tema e sigurisë së brendshme renditet ndër vendet e para në axhendën politike gjermane. Dhe ajo luan një rol edhe në fushatat për zgjedhjet e ardhshme për parlamentet landeve. Në shtator në landet federale të Berlinit dhe të Mecklenburg-Vorpommern zgjidhen parlamentet e landeve dhe pas 13 muajsh zhvillohen zgjedhjet për Bundestagun e ri.

Për këtë arsye, ministrat e Brendshëm të landeve që drejtohen nga CDU/CSU-ja parti së cilës i takon edhe ministri i Brendshëm federal Thomas de Maiziere duan të miratojë javën e ardhshme një deklaratë, për masa të ashpra sigurie.

Ndër kërkesat bëjnë pjesë ndalimi i perçes dhe mbulimi i plotë i fytyrës, heqja e dynënshtetësisë dhe mbikqyrja më e ashpër e refugjatëve. Po a janë këto kërkesa ligjërisht dhe politikisht të realizueshme?

Ndalimi i perçes

Në radhët e CDU/CSU ka mendime të ndryshme për ndalimin e perçes, Disa e hedhin poshtë mbajtjes e saj sepse e quajnë shenjë të nënshtrimit të femrës, por nuk janë kundër ndalimit me ligj të saj.

Por ka edhe deputetë dhe politikanë të kësaj partie që kërkojnë edhe ndalimin me ligj të mbajtjes së perçes. Debatet dhe mendimet e ndryshme për ndalimin e perçes lidhen më tepër me integrimin se sa me terrorizmin apo sigurinë e brendshme.

Megjithatë kërkesa të tilla nuk do të jenë të mundura të realizohen, sepse sipas këshilltarëve të parlamentit gjerman: “Një ndalim i përgjithshëm i perçeve në vendet publike shkel parimin kushtetues të neutralitetit dhe nuk mund të justifikohet me kushtetutë.”

Mendimet i këshilltarëve të Bundestagut gjerman janë të rëndësishme për deputetët që ata të krijojnë mendimin e tyre, por jo të detyrueshme. Në fund të fundit fjala është për lirinë fetare, gjë që thekson gjithmonë Gjykata Kushtetuese, e cila është gjykata më e lartë gjermane, në gjykimet e saj.

Dynënshtetësia

Në Gjermani dynënshtetësia nuk është e lejuar pa kufizime. Prej rreth dhjetë vjetësh mundësinë për të pasur dy nënshtetësi e kanë qytetarët e BE-së dhe të Zvicrës që jetojnë në Gjermani. Po ashtu nënshtetësia e dyfishtë tolerohet edhe për qytetarë vendet e origjinës së të cilëve nuk e lejojnë lënien e nënshtetësisë, si p.sh. Siria, Maroku, Irani dhe shumë vende të Amerikës Latine. Që nga viti 2014 shtetësia e dyfishtë u lejohet edhe fëmijëve me prindërve të huaj që janë rritur kryesisht në Gjermani. Ndër ta shumica janë kryesisht nënshtetas gjermanë me origjinë turke.

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière kërkon që personave me nënshtetësi gjermane, që kanë edhe nënshtetësinë e një vendi tjetër dhe shkojnë jashtë Gjermanisë për të luftuar si xhihadistë t’u hiqet nënshtetësia gjermane. Për këtë ai ndoshta mund të gjejë edhe miratim në parlament, por jo për ndalimin e përgjithshëm të mundësisë për dynënshtetësinë.

Kontrolli i mediave sociale publike

Ministri de Maizière synon si pjesë të konceptit të sigurisë edhe një kontroll të postimeve që bëjnë publikisht në rrjetet sociale azilkërkuesit dhe refugjatët që vijnë në Gjermani.
Edhe pse shumë prej tyre vijnë në Gjermani pa dokumente identifikimi, ata mbajnë lidhje me familjet përmes celularëve dhe rrjeteve sociale.

Në Gjermani punëdhënësit kanë të drejtë të kontrollojnë postimet në rrjetet sociale të atyre që aplikojnë për një vend pune. Por në rastin e azilkërkuesve dhe të refugjatëve duhen marrë parasysh edhe e drejta e tyre për mbrojtjen e të dhënave personale.

Por meqënëse kontrolli i postimeve publike në rrjetet sociale, që kërkohet në këtë rast, lidhet me sigurinë e brendshme duket se ministrat e Brendshëm të landeve të drejtuara nga CDU/CSU do të jenë dakord me kërkesën e ministrit de Maizière./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pas 16 vjetësh, fillojnë punimet për lirimin e urës së Ibrit

Posted: 13 Aug 2016 10:00 PM PDT

Sot fillojnë punimet për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, deklaroi të shtunën se punimet për këtë qëllim do të realizohen nga një kompani e kontraktuar nga ana Bashkimi Evropian. Plani për revitalizimin e urës, i përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit për këtë çështje i datës 25 gusht 2015, do të jetësohet me përpikëri dhe ura e Ibrit do të mundësojë lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve dhe automjeteve ashtu siç ka qenë gjithnjë, tha Tahiri.

Ura e Mitrovicës po lirohet pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh që nga përfundimi i luftës dhe se Qeveria e Kosovës vlerëson lartë angazhimin e Bashkimit Evropian për zbatimin e kësaj marrëveshje, e cila do të lehtësojë jetën e qytetarëve në atë pjesë të vendit, duke kontribuar në normalizimin e komunikimit dhe bashkëpunimit mes qytetarëve dhe gjithë komuniteteve, theksoi ministrja Tahiri.

Qeveria e Republikës së Kosovës përgëzon qytetarët e Mitrovicës dhe të Kosovës për kujdesin e treguar gjatë kësaj kohe të bllokadës njëvjeçare të mosfillimit të punimeve dhe, në të njëjtën kohë, falënderon dy kryetarët e komunave, si dhe organet e sigurisë shtetërore të Kosovës, KFOR-in dhe EULEX-in, për kontributin në ruajtjen e rendit dhe qetësisë, e cila duhet të vazhdojë si një vlerë e arritur me shumë mund e investime, tha znj. Tahiri./RTK/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vriten 10 fëmijë në një shkollë në Jemen

Posted: 13 Aug 2016 01:33 PM PDT

Të paktën 10 fëmijë janë vrarë dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një sulm ajror në veri-perëndim të Jemenit. Lajmi është konfirmuar nga Mjekët pa Kufi, të cituar edhe nga mediat ndërkombëtare.

Sipas rt.com sulmi ka ndodhur në një shkollë fetare. Në një video të marrë nga Ruptly duken fëmijë të gjymtuar dhe të mbuluar nga gjaku.

Mediat në arabi duke cituar burimet lokale thonë se sulmi ndodhi në mëngjes rreth orës 8, kur fëmijët ishin duke marrë provimet.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gratë përleshen midis tyre, qentë u vijnë në ndihmë

Posted: 13 Aug 2016 01:31 PM PDT

Një video e incizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregon momentin kur katër gra zihen keqas midis tyre, e në ndihmë u vijnë edhe qentë.

Kafshët bëhen pjesë e zënkës duke kafshuar kundërshtarët.

Arsyet e përleshjes midis dy familjeve janë të paqarta por video me protagonistë edhe qentë po bëhet virale.

Videoja është regjistruar në Amerikën e Veriut dhe gratë shajnë njëra-tjetrën dhe sigurisht fjalën banale nuk mungojnë në të tilla raste.

qente2 qente

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more