Skip to main content

“Meshkujt që postojnë shumë selfie janë psikopatë dhe narcisizta…” plus 1 more Shëndetësia

“Meshkujt që postojnë shumë selfie janë psikopatë dhe narcisizta…” plus 1 more Shëndetësia


Meshkujt që postojnë shumë selfie janë psikopatë dhe narcisizta…

Posted: 16 Aug 2016 06:27 AM PDT

Meshkujt që postojnë shumë selfie në rrjete sociale janë më të prirë të kenë trajta të psikopatit. Të paktën ky është konkludimi i një hulumtimi nga Universiteti i Ohio ku ka studiuar 800 meshkuj dhe sjelljet e tyre shoqërore.

Këtyre meshkujve iu ishte kërkuar ta kompletonin një anketim online dhe t'i përgjigjeshin disa pyetjeve të zakonshme, të cilat kishin treguar për trajtat e tyre personale si narcisizmi, psikopatia dhe vet-objektivizimi, transmeton Telegrafi.

Dhe, çfarë mendoni se kishte ndodhur? Meshkujt që postojnë shumë selfie posedojnë më shumë trajta narcisizte sesa të tjerët. Narcisiztët mendojnë se janë më të mençur, më të bukur dhe më të mirë se të tjerët.

Veç kësaj, këta meshkuj dhe kanë shënuar pikë të larta në vet-objektivizim, pasi që këta e shohin veten më shumë si objekt sesa si një person. Për ta, vlera më e lartë është pamja fizike!

Por, a janë këta meshkuj vetëm viktimë e këtyre teknologjive objektivizuese? Në të vërtetë jo, pasi që anketimet e para eksploruese mes femrave kishin paraqitur të njëjtat rezultate. Megjithatë, ka një dallim të madh, pasi që zbulimi tregon se femrat të cilat postojnë shumë selfie kanë nivele më të larta të vet-objektivizimit.

Kjo dukuri mund të shpijë deri tek një problem më i madh sepse mund të rezultojë në depresion apo çrregullim të dëshirës për t'u ushqyer. /Telegrafi/

The post Meshkujt që postojnë shumë selfie janë psikopatë dhe narcisizta… appeared first on Telegrafi.

Femrat të cilat NUK I KANË këto DY ORGANE, janë më të PLLESHME se të tjerat

Posted: 15 Aug 2016 10:57 PM PDT

Hulumtimet shkencore ndonjëherë arrijnë deri te rezultatet e pazakonta. Mirëpo, kjo vërtet është befasuese.

Hulumtimi 15 vjet i gjatë, i bërë në Britani të Madhe, ka zbuluar që femrat, të cilave në rini u janë eliminuar bajamet apo zorra qorre, kanë më shumë shanse të ngelen shtatzënë sesa të tjerat, madje edhe në moshën e hershme.

Përse ndodh kështu, ekspertët nuk e kanë të qartë, mirëpo flitet shumë për rezultatet e këtij studimi, mostrat e të cilëve nuk janë të vogla, transmeton Telegrafi.

Siç është pritur, në gjysmë milionë të femrave, lidhja shkak-pasojë ekziston – te femrat të cilat kanë pasur njërën ndër këto dy operacione shpeshtësia e mbetjes shtatzënë është më e madhe se te ato të cilat nuk i kanë pasor asnjërin nga këto operacione, ndërkaq edhe më e madhe në rastin e femrave të cilat i kanë pasur të dy operacionet.

Prengant-couple-reading-positive-pregnancy-test

Përqindja e femrave të cilat kanë pasur së paku një shtatzëni pas operacioneve është 54 (zorra qorre), 53 (bajamet), 59 (të dy operacionet. Te femrat të cilat nuk kanë pasur operacione mesatarja është 44 për qind.

Megjithatë, operacioni vetvetiu nuk e shton plleshmërinë.

Ky hulumtim nuk do të thotë që eliminimi normal i zorrës qorre drejtpërdrejt shton plleshmërinë.

Mirëpo, femrat e reja të cilat kanë qenë të detyruara që të operojnë zorrën qorre ose bajamet, mund të jenë të sigurta që kjo nuk do të ndikojë negativisht në potencialin e tyre që një ditë të bëhen nëna. /Telegrafi/

The post Femrat të cilat NUK I KANË këto DY ORGANE, janë më të PLLESHME se të tjerat appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more