Skip to main content

Mesazhi.com: “Sfidat e luftës kundër korrupsionit në Kosovë​” plus 9 more

Mesazhi.com: “Sfidat e luftës kundër korrupsionit në Kosovë​” plus 9 more


Sfidat e luftës kundër korrupsionit në Kosovë​

Posted: 22 Aug 2016 01:01 PM PDT

Përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë thonë se ndërhyrja e politikës në punën e institucioneve të drejtësisë pamundëson luftën kundër korrupsionit, në një kohë kur sipas tyre rastet e ndjekura nga organet e rendit janë të pakta në krahasim me shkallën e korrupsionit.

Mungesa e rezultateve në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar vazhdojnë të mbeten kritikat më të mëdha ndaj institucioneve të vendit, raporton VoA.

Këto kritika ishin pjesë edhe të zëvendëspresidentit Joe Biden, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ku ishte këmbëngulës në thirrjet e tij për luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

The post Sfidat e luftës kundër korrupsionit në Kosovë​ appeared first on Mesazhi.com.

Haradinaj: Amerika do të jetë me ne, e votuam ose jo demarkacionin

Posted: 22 Aug 2016 12:56 PM PDT

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, sipas liderit të AAK-së Ramush Haradinajt, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do t'i qëndrojnë pranë Kosovës pavarësisht se a ratifikohet demarkacioni me 1 shtator apo jo.

Sipas Haradinajt, është koha që Kosova ta korrigjojë gabimin që ka bërë me demarkacionin dhe të mos përdoret dhunë në parlament, sepse kështu, po cenohet demokracia.

"Nëse ne e dhunojmë parlamentin më nuk ka demokraci ky vend. Gabimi buron te komisioni ynë shtetëror, i cili nuk e di se nga buron. Interesi i Kosovës nuk është ta korrigjojnë gabimin për demarkacionin. Nuk ka version tjetër, kufiri është në Çakorr. Kam besim që Mali i Zi e din si ka ndodhur gabimi. Kemi komunikim me secilin dhe ata nuk nxitohen. Dhe nëse parlamenti e rrëzon duhet të fillojnë procedurat për zgjidhjen e kësaj çështje. Biden tha se sido që të votoni, ne jemi me ju", ka thënë Haradinaj, gjatë një interviste në emisionin Zona B në Klan Kosova.

"Pa një gjë të tillë, s'mund të arrihet asgjë, edhe pse SHBA-të do të rrinë krah për krah me Kosovën", kishte deklaruar Joe Biden, nënkryetari amerikan, gjatë vizitës së tij dyditore në Kosovë, javën e kalaur.

Por, Haradinajn, nuk e kanë lëkundur aspak porositë e zëvendëspresidentit të SHBA-ve Joe Biden, që demarkacioni me Malin e Zi duhet votuar.

Stoik në qëndrimin e tij, Haradinaj e tha të jetë edhe më tutje, gjatë një interviste në emisionin Zona B në Klan Kosova.

"Qëndrimi im, i AAK-së dhe i partive opozitare, është se ky demarkacion është gabim, nga dy akset rrugore, nga Plava e në Pejë dhe drejtimi nga Rozhaja në Pejë. Kemi punuar intenzivisht për t'iu shpjeguar të gjithëve se ky version është gabim dhe duhet të korrigjohet. U kemi bërë me dije edhe miqve ndërkombëtarë dhe jo vetëm atyre vendorë", tha Haradinaj.

Ai ka thënë se edhe debati shkencor i mbajtur në fillim të muajit gusht, e ka dëshmuar pasaktësinë e përcaktimit të këtij demarkacioni.

"Edhe tryeza e 3 gushtit e shpjegoi që ky version", ka deklaruar Haradinaj.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se demaskimi i kufirit me Malin e Zi i bërë nga Komisioni Qeveritar, ka ende hapësirë për korrigjime.

Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës, deputetët me votat e tyre, duhet të mos e ratifikojnë këtë marrëveshje.

"Nëse komisioni ka dhënë një version të caktuar atëherë Thaçi ose Mustafa e kanë mundësinë me e korrigjua këtë gabim. Gabimin e parë e ka bërë ai që e ka servuar këtë version të demarkacionit. Nëse parlamenti e rrëzon këtë gabim atëherë është në rregull", është shprehur Haradinaj.

The post Haradinaj: Amerika do të jetë me ne, e votuam ose jo demarkacionin appeared first on Mesazhi.com.

Statuti i Asociacionit, nuk ka nisur të hartohet

Posted: 22 Aug 2016 11:42 AM PDT

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ende nuk e di se edhe sa kohë i duhet për ta hartuar statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. E gjithë kjo, për faktin se palët dialoguese fillimisht duhet të dakordohen për këtë gjë. Kështu, I gjithë procesi varet se sa do të zgjasin bisedimet për këtë çështje në Bruksel.

Gecaj, bënë të ditur për Tribuna Channel se draftin e parë të statutit të AKS-së, do ta hartojnë grupi menaxhues i cili do të përbëhet nga katër serbë, përfaqësues të OSBE-së, dhe zyrtarë të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

The post Statuti i Asociacionit, nuk ka nisur të hartohet appeared first on Mesazhi.com.

Nikoliq: Kosova nuk do të jetë kurrë anëtare e OKB-së

Posted: 22 Aug 2016 10:08 AM PDT

Kosova nuk do të jetë anëtare e OKB-së derisa Serbia të ketë miqtë e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka deklaruar presidenti serb, Tomislav Nikoliq.

"Është duke u bërë një presion i madh ndaj vendeve që nuk e kanë njohur të ashtuquajturën pavarësinë e Kosovës, për ta bërë atë, por ne do të luftojmë më gjithë forcën tonë dhe kurrë i ashtuquajturi shteti i Kosovës nuk do të bëhet anëtare e OKB-së, përderisa Serbia të ketë miqtë e saj në këtë organizatë", ka thënë Nikoliq para gazetarëve, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar, se problemi i Kosovës e ka përcjell që prej fillimit të mandatit të ti, se çdoherë ka parë gjithë atë presion që iu është bërë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën.

Sipas tij, të gjitha vendet që nuk e kanë njohur Kosovës e kanë kuptuar se si Kosova ka shpallur pavarësinë, dhe përkundër vazhdimit të presionit nuk do të jetë e mundur që ta njohin atë.

The post Nikoliq: Kosova nuk do të jetë kurrë anëtare e OKB-së appeared first on Mesazhi.com.

Edhe një kosovar braktis Shqipërinë për Kosovën

Posted: 22 Aug 2016 10:06 AM PDT

Pas Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës, edhe një tjetër futbollist ka vendosur që ta lë Kombëtaren e Shqipërisë për t'iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.

Fjala është për Amir Rrahmanin, futbollistin e lindur në Prishtinë, e që po bënë karrierë të suksesshme në Kroaci te Spliti.

Vendimin për ta lënë Shqipërinë dhe për t'iu bashkuar Kosovës qendërmbrojtësi 22 vjeçar ia ka kumtuar edhe presidentit të FSHF-së, Armand Dukës, përmes një letre që e ka siguruar gazeta "Zëri".

The post Edhe një kosovar braktis Shqipërinë për Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

Arrestohet personi që sulmoi objektin e Komunës së Prishtinës

Posted: 22 Aug 2016 08:10 AM PDT

Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e personit i cili përgjatë orës 13:00 të ditës së sotme ka sulmuar me ngjyrë dhe shtalba objektin e Komunës së Prishtinës.

Ndërsa Policia Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline shoqërimin e personit në fjalë për në stacionin e Policisë ku edhe është duke u intervistuar.

Kurse pas intervistimit pritet që prokurori i rastit të vendosë për masën e cila do t'i shqiptohet personit në fjalë.

The post Arrestohet personi që sulmoi objektin e Komunës së Prishtinës appeared first on Mesazhi.com.

Nuk ka plan “B”, pa Demarkacion s’ka liberalizim të vizave

Posted: 22 Aug 2016 07:59 AM PDT

Koalicioni qeverisës në Kosovë po përballet me një nga vendimet më sfiduese që nga themelimi, e që ndërlidhet me ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ratifikimi i kësaj marrëveshje po kundërshtohet ashpër nga opozita, përderisa edhe një grup i deputetëve të koalicionit ka paralajmëruar se nuk do ta mbështesin marrëveshjen.

Çdo votë për apo kundër kësaj marrëveshje, nga ministra dhe deputetë të koalicionit, po shihet si shumë e rëndësishme.

Ministri i Integrimeve Evropianë ne Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi vetëm sa e forcon sovranitetin shtetëror të Kosovës.

Ndonëse vlerëson që kushtëzimi i bërë nga Komisioni Evropian që liberalizimi i vizave të ndërlidhet me ratifikimin e Demarkacionit nuk ishte i drejtë, ai thotë se ky kusht nuk mund të tejkalohet, nëse Kuvendi eventualisht nuk e ratifikon marrëveshjen. Në këtë rrafsh, si rikujton se Kosova nuk mund të ketë një plan "B" për heqjen e vizave.

"Fatkeqësisht do të doja të kishte një plan të tillë, por nuk mund të ketë, sepse Bashkimi Evropian nuk bën kompromis me kriteret të cilat i ka vendosur kohë më parë, dhe këtu nuk po flasim për një vendim që vjen vetëm nga ana e Komisionit Evropian apo nga ndonjë institucion tjetër i Bashkimit Evropian, por po flasim për qëndrime dhe vendime që vijnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian", ka theksuar Çollaku.

Ministri Çollaku beson se deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta ratifikojnë Demarkacionin, duke përmbushur kështu një nga obligimet ndërkombëtare dhe duke respektuar edhe një prej mesazheve politike që adresoi nënpresidenti amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës së tij në Prishtinë. Dështimi, sipas Çollakut, do të përcillej me pasoja për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.

"Në rastin më të keq, të cilin as që dua ta mendoj, dështimi i ratifikimit të Demarkacionit hap dilema dhe pikëpyetje të pafundme, jo vetëm për liberalizimin e vizave, mirëpo në tërësi e vë në pikëpyetje të ardhmen tonë euro-atlantike. Një gjë e tillë do të ishte në kundërshtim të plotë me vullnetin e qytetarëve të Kosovës, që Kosova ta zë vendin e vet të merituar në familjen evropiane", ka deklaruar Çollaku.

Ndërkohë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, po në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se vota për Demarkacionin do të kishte efekte pozitive si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm.

Sipas Feratit, bindjet e krijuara te një pjesë e deputetëve se Kosova po humb territor me marrëveshjen aktuale të Demarkacionit nuk qëndrojnë. Ai ka shprehur habinë e tij pse ata që kundërshtojnë marrëveshjen aktuale nuk kanë dhënë opsione rezervë.

"Ajo që mua më ka befasuar më tepër, asnjëherë nuk kanë pranuar të diskutojnë çka më tutje dhe nëse ne nuk e votojmë tani Demarkacionin, cilat janë argumentet se ne do ta fitojmë në të ardhmen atë territor, si do ta fitojmë atë territor, në cilin nivel do të diskutohet, a ka pajtueshmëri dhe cilat janë argumentet", ka deklaruar Ferati.

Dështimi eventual i ratifikimit të Demarkacionit, për deputetin Sadri Ferati, shihet edhe si rrezik për qëndrueshmërinë e koalicionit aktual qeverisës.

"E para do të jetë pasoja e krijimit të pasigurisë dhe jo-stabilitetit brenda. Pastaj sulmi i opozitës në emër të asaj se e ka penguar një 'tradhti', dhe unë e parashikoj se mund të vijë edhe deri te kriza, pastaj zgjedhjet e lira dhe gjithë fushata nën flamurin e patriotizmit e nacionalizmit", ka thënë Ferati.

Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi pritet të vihet në diskutim dhe votim në seancën e Kuvendit të caktuar për datën 1 shtator. Për ratifikimin e kësaj Marrëveshje do të nevojiten dy të tretat, apo 80 votat e deputetëve.

Aktualisht, koalicioni po bën përpjekje të sigurojë çdo votë që të arrijë numrat e nevojshëm. Pjesë e koalicionit është edhe Lista Serbe me 11 deputetë.

Branimir Stojanoviq nga Lista Serbe, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, thotë se ky subjekt politik së shpejti do të dal me qëndrimin në lidhje me Demarkacionin.

"Lista Serbe do të paraqesë qëndrimin e vet, siç ka vepruar gjithmonë. Kështu që unë nuk do të komentoja më gjatë këtë çështje", ka thënë Stojanoviq.

Mobilizimit të koalicionit për ta kaluar Demarkacionin me Malin e Zi po i kundërpërgjigjet në anën tjetër opozita me mobilizimin për të mos lejuar ratifikimin e marrëveshjes.

Aktualisht, edhe opinionistët nuk kanë një parashikim nëse do të ratifikohet kjo marrëveshje, duke besuar se gjithçka do të varet nga pozicionimi i disa deputetëve të koalicionit, të cilët kanë ngritur dyshime rreth kësaj marrëveshje.

The post Nuk ka plan "B", pa Demarkacion s'ka liberalizim të vizave appeared first on Mesazhi.com.

11 muajt e fundit nga Kosova nuk ka asnjë shkuarje në luftërat e huaja

Posted: 22 Aug 2016 07:18 AM PDT

Në kuadër të vizitave nëpër komuna të Kosovës për siguri, ministri i Brendshëm, Skender Hyseni sot në komunën e Gjilanit theksoi se Kosova brenda vitit të fundit është vlerësuar për parandalimin e dhunës së ekstremizmit dhe terrorizimit.

Pavarësisht këtyre sukseseve të arritura në këtë fushë, ministri Hyseni theksoi se nuk bën të ndihemi komod, sepse sipas tij, ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi janë sëmundje tepër tinëzare dhe nuk e dihet asnjëherë se ku do të godasë, edhe mund të konstatohet se Kosova i ka punët mirë nga aspekti i shifrave dhe të dhënave.

Hyseni theksoi se përkundër gjendjes së mirë kjo duhet t'i mbajë institucionet e shtetit të mobilizuara dhe shumë të vëmendshme.

"Pa dallim përkatësisë fetare apo etnike, radikalizmin e cilësoj si ekstremizëm të dhunshëm dhe terrorizëm. Mirëpo, kjo nuk guxon të na bëjë që t'i mbyllim sytë para të vërtetës që në pjesën dërmuese të rasteve kur shtypet butoni dhe merren qindra jetë njerëzish të pa fajshëm, fëmijë dhe gra – dikush thotë Allahu-ekber. Nuk mund t'i mbyllim sytë dhe veshët para këtij fakti. Kjo assesi nuk duhet të na bëjë që të themi se feja islame është fe jo e mirë, përkundrazi feja islame është e pastër, nuk predikon dhunë, predikon paqe mes njerëzve", tha Hyseni.

Ai përsërit se janë bërë gati 11 muaj se nga Kosova nuk ka asnjë shkuarje në luftërat e huaja.

Sipas tij, kjo vjen si rezultat në rend të parë i angazhimit të secilit prej qytetarëve, policisë dhe institucioneve tjera relevante pa përjashtuar edhe predikuesit e fesë islame.

Ndërsa në këtë takim Hyseni tha se dhuna ndaj objekteve të kultit në Gjilan është e papranueshme dhe duhet parandaluar, siç ishte rasti i xhamisë në fshatin Velekincë.

Në këtë diskutim shqetësues për ministrin Hyseni ishte edhe trafikimi me narkotikë.

Ai tha se trafikantët për çdo ditë po bëhen më të fuqishëm financiarisht dhe më të rrezikshëm për shoqërinë.

Edhe komandantja e policisë në Gjilan, Elmina Mahmuti vlerësoi së është në rritje numri rasteve të konfiskimit të drogave në këtë komunë. Kjo dukuri sipas saj është në rritje.

Ajo tha se sa i përket rasteve për shkuarjen e të rinjve në Siri ka rënie dhe nuk ka probleme ndër fetare përveç eksesit në xhaminë e Velekincës.

The post 11 muajt e fundit nga Kosova nuk ka asnjë shkuarje në luftërat e huaja appeared first on Mesazhi.com.

Komuna e Prishtinës sulmohet me ngjyrë e shtalba

Posted: 22 Aug 2016 05:56 AM PDT

Objekti i Komunës së Prishtinës para pak minutash është sulmuar me ngjyrë dhe shtalba nga disa persona, shkruan Gazeta Fjala.

Ngjyra është hedhur në muret e Komunës. Madje vet kreu i saj, Shpend Ahmeti ka dal për të parë ngjarjen. Ende nuk dihet se kush janë sulmuesit dhe se në emër të kujt e bën këtë gjest.

The post Komuna e Prishtinës sulmohet me ngjyrë e shtalba appeared first on Mesazhi.com.

Kelani: Gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile

Posted: 22 Aug 2016 05:55 AM PDT

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë të hënën se gjendja e sigurisë në Kosovë vlerësohet të jetë e qetë dhe stabile.

Në një intervistë për zëri.info, Kelani foli edhe lidhur me mundësinë e sulmeve terroriste në Kosovë.

Ai tha se varësisht nga vlerësimi i gjendjes dhe nga informacionet që marrin policia merr masa shtesë.

Sipas tij, sa i përket sulmeve të mundshme terroriste deri më tani nuk kanë ndonjë informacion konkret për ndonjë sulm të mundshëm terrorist në Kosovë.

Megjithatë, siç tha ai, as Kosova nuk është imune ndaj sulmeve të mundshme sikurse që nuk janë as shtetet tjera më të zhvilluara.

Kelani tha se Policia e Kosovës ka treguar rezultate të mira lidhur me arrestimin e personave që në një mënyrë tjetër ose tjetër mund të lidhen me terrorizmin.

The post Kelani: Gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more