Skip to main content

Mesazhi.com: “Ibrahimoviç ia siguron fitoren e dytë Unitedit” plus 9 more

Mesazhi.com: “Ibrahimoviç ia siguron fitoren e dytë Unitedit” plus 9 more


Ibrahimoviç ia siguron fitoren e dytë Unitedit

Posted: 19 Aug 2016 01:59 PM PDT

Manchester United është në hap të mirë për ta mbajtur kreun e tabeles.

"Djatë e kuq" kanë fituar edhe ndeshjen e javës së dytë të Premierligës, kundër Southampton me rezultat 2-0.

Ibrahimoviç shënoi dopietë në këtë ndeshje, duke e konfirmuar se do të shkëlqej edhe këtë sezon.

Fillimisht, në minutën e 36', pas një krosimi nga Rooney, Ibra shënoi me kokë. Kurse golin e dytë ai e shënoi nga penalltia në minutën e 52'.

Me këtë fitore Manchesteri grumbullon 6 pikë, dhe është në hap të mirë për të mbajtur kreun e tabelës.

Nga minuta e parë ka debutuar edhe përforcimi më i shtrenjtë i Manchesterit, Paul Pogba, i cili edhe pse zhvilloi një ndeshje të mirë, nuk arriti të shënojë.

The post Ibrahimoviç ia siguron fitoren e dytë Unitedit appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Deputetët e LDK-së, që nuk e votojnë Demarkacionin, nuk përfaqësojnë interesat e partisë

Posted: 19 Aug 2016 01:38 PM PDT

Kryeministri Isa Mustafa duke folur për ratifikimin e marrëveshjes së shënjimit të vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, është shprehur i bindur se kjo marrëveshje do të implementohet në Kuvend.

Ai është shprehur i bindur se deputetët e pozitës do të votojnë pro këtij versioni të marrëveshjes, duke thënë se qëndrimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe kryesisë së kësaj partie është se duhet të përkrahet në përplotëri.

Por Mustafa ka thënë se ata deputetë që vijnë nga partia që ai udhëheqë, në rast të votimit kundër, nuk përfaqësojnë interesat e LDK-së, dhe se me ta do të merren organet e LDK-së më pas.

"Ata që janë kundër, nuk përfaqësojnë qëndrimet e LDK-së, çfarë bën pastaj LDK-ja më pas, është çështje e organeve të LDK-së", tha Mustafa në një intervistë në RTK.

The post Mustafa: Deputetët e LDK-së, që nuk e votojnë Demarkacionin, nuk përfaqësojnë interesat e partisë appeared first on Mesazhi.com.

Preteni: Korrupsionin s’mund ta luftojnë gjyqtarë e prokurorë të emëruar përmes pazareve politike

Posted: 19 Aug 2016 01:35 PM PDT

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në tre muajt e fundit ka regjistruar sërish një bilanc të ultë të rasteve të zgjidhura për korrupsion. Kreu i Agjencisë Kundër Korrupsion thotë se fjala është për veprime stihike pas kërkesave të BE’së për dënim të korrupsion në nivel të lartë.

Kryesisht në nivel të ulët, në tre muajt e fundit departamentet e krimeve të rënda të gjashtë gjykatave themelore kanë zgjidhur në total 93 raste të lëndëve për korrupsion.

Paralelisht prokuroritë kanë dërguar edhe 68 aktakuza të tjera të rasteve për korrupsion.

Besnik Ramosaj, drejtor i Departamentit të Statistikave në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, thotë se volumi i lëndëve të zgjidhura tregon se ka efikasitet në trajtimin e këtyre rasteve. Sipas tij, efikasiteti matet sa lëndë zgjidhen nga lëndët e pranuara, po në të njëjtën periudhë kohore.

Megjithatë nga lëndët që kanë shënuar regjistrin e rasteve për korrupsion protagonistët sërish janë persona me pozita të ulëta ndonëse rastet e korrupsionit dhe abuzimit me paranë publike në të shumtën janë shifra milionëshe.

Kreu i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni, thotë se fjala është për një situatë stihike sa për t'iu përgjigjur kërkesave dhe presioneve ndërkombëtare, por sipas tij nuk ka luftim korrupsioni as llogaridhënie.

"Nuk ka asnjë rast të gjykimit të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe asnjë rast as në nivel drejtorësh të departamenteve. Fatkeqësisht korrupsioni nuk po dënohet", i ka thënë Preteni Radio Kosovës.

Preteni thotë se korrupsionin nuk mund ta ndjekin gjykatësit dhe prokurorët, emëruar përmes pazareve politike.

"Nëse një gjykatës hyn me favore nuk mund të pritet që ai të jetë i pavarur dhe të gjykojë drejt as në rastet për korrupsion, sepse ai i jep llogari atyre që e kanë vendos aty. Pastaj numri i aktakuzave nuk figuron, qytetarët nuk e dinë sa aktakuza janë ngrit dhe kundër kujt janë ngrit aktakuza", ka thënë Preteni.

Sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në rastet e zgjidhura në këtë periudhë kohore janë 48 lëndë me aktgjykim fajësues.

Nga të dënuarit në 22 lëndë ka shqiptim të dënimeve me burg, në 14 lëndë dënim me gjobë dhe dy raste me dënime të tjera. Në 21 lëndë aktgjykimet kanë qenë liruese, 11 janë refuzuar dhe 13 të tjera shënohen si mënyra të tjera. Ndërsa 368 lëndë kanë mbetur pazgjidhur në fund të kësaj periudhe raportuese.

Në gjithë këtë vërehet mos harmoni shifrash mes aktakuzave të ngritura, personave të akuzuar dhe atyre të dënuar./rtklive/

The post Preteni: Korrupsionin s’mund ta luftojnë gjyqtarë e prokurorë të emëruar përmes pazareve politike appeared first on Mesazhi.com.

PDK dhe LDK i kanë vetëm 75 vota për demarkacionin

Posted: 19 Aug 2016 01:29 PM PDT

Koalicioni i "elefantëve", siç njihet ndryshe koalicioni PDK-LDK, aktualisht nuk i ka votat e nevojshme për votimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Edhe pse ky koalicion numëron 83 deputetë në Kuvendin e Kosovës, PDK dhe LDK aktualisht pretendohet t'i kenë jo më shumë se 75 vota për ta votuar vijën kufitare më Malin e Zi.

Burime të televizionit brenda grupeve parlamentare të partive në pushtet bëjnë më dije se janë së paku tetë deputetë të këtyre partive të cilët janë kundër versionit aktual për demarkimin e kufirit me shtetin fqinj.

Përderisa në PDK janë tre deputetë të kësaj partie të cilët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë këtë marrëveshje, në LDK situata është më e komplikuar. Deputetët Shpejtim Bulliqi, Vjosa Osmani, Murat Hoxha, Adem Salihaj dhe Arben Gashi janë kundër versionit aktual të kësaj marrëveshje. Gjithnjë sipas këtij burimi, PDK i ka më shumë në kontroll deputetët e saj.

The post PDK dhe LDK i kanë vetëm 75 vota për demarkacionin appeared first on Mesazhi.com.

Kosova mposht Maqedoninë

Posted: 19 Aug 2016 09:03 AM PDT

Përfaqësuesja U-16 e Kosovës ka fituar ndaj Maqedonisë me rezultat 68:66.

Përfaqësuesja U-16 e Kosovës ka triumfuar ndaj Maqedonisë pas vazhdimeve me rezultat 68:66 (15:20,16:14,11:15,18:11,8:6) në kuadër të Kampionatit Evropian U-16, Divizioni B që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.

Prej fillimit të ndeshjes e deri në fund është zhvilluar një rivalitet i madh në parket ndërmjet këtyre dy skuadrave dhe këtë e dëshmon më së miri fakti se është dashur të luhen edhe pesë minuta shtesë në mënyrë që të përcaktohet fituesi i këtij dueli.

Kosova ndeshjen e radhës do ta luaj të shtunën me fillim nga ora 12:45, ndërsa kundërshtarin e radhës do ta mësoj gjatë pasdites.

The post Kosova mposht Maqedoninë appeared first on Mesazhi.com.

Prishtina e nis me fitore

Posted: 19 Aug 2016 09:02 AM PDT

Prishtina e ka nisur me fitore edicionin e ri në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga kryeqyteti, ka mposhtur 3:1 në stadiumin "Agron Rama" në Obiliq skuadrën e Llapit.

Pjesa e parë e ndeshjes, nuk solli gola.

Por, me të filluar pjesa e dytë, Prishtina shënoi golin e epërsisë me anë të Shend Kelmendi, shkruan Lajmi.net.

Në vazhdim, Prishtina shënoi edhe dy gola të shpejtë, kur shënoi Ahmed Jonuzi dhe Makenda.

Golin e vetëm për Llapin, e shënoi Sinani.

The post Prishtina e nis me fitore appeared first on Mesazhi.com.

Shaqiri, Xhaka, Behrami…lajm i keq për Kosovën

Posted: 19 Aug 2016 08:59 AM PDT

Albert Bunjaku nuk pret që lojtarët më të mirë nga Kosova, sidomos ata që aktualisht luajnë për Zvicrën, do të vendosin të luajnë për Kosovën.

Suksesi i Kosovës në eliminatoret për Botërorin 2018 në futboll do të varet nga fakti se sa lojtarë me emër do t'i bashkohen Kosovës në ditët e ardhshme.

Kështu ka thënë të enjten sulmuesi më i mirë i Kosovës, Albert Bunjaku, shkruan sot "Koha Ditore". Por Bunjaku nuk pret që lojtarët më të mirë nga Kosova, sidomos ata që aktualisht luajnë për Zvicrën, do të vendosin të luajnë për Kosovën.

Kosova më 5 shtator luan ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Finlandës në Turku në kuadër të eliminatoreve për kampionatin botëror të futbollit "Rusia 2018".

Në fillim të javës Milot Rashica, Alban Meha e Herolind Shala njoftuan se largohen nga Shqipëria dhe do të luajnë në të ardhmen për Kosovën. Të martën Sinan Bytyqi njoftoi se lë shpresat e Austrisë dhe se do të luajë tani e tutje për Kosovën.

The post Shaqiri, Xhaka, Behrami…lajm i keq për Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

Vetëvendosje: Mustafa shërbëtor i Thaçit, po kërcënon deputetët

Posted: 19 Aug 2016 07:29 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje thotë se kryeministri Isa Mustafa është bërë shërbëtor i Hashim Thaçit dhe ka për qëllim të dërgojë para Demarkacionin, projekt ky, që sipas tyre, është personal i Thaçit.

Frashër Krasniqi nga ky subjekt thotë se është e çuditshme qysh Mustafa po mundohet me shpëtu Thaçin nga dështimi, raporton lajmi.netKa komentuar edhe deklaratat e sotme të Mustafës i cili citoi Bidenin duke thënë 'Një grup i vogël pretendon se Kosovës po i merret territor, e kjo nuk qëndron".Krasniqi thotë se nuk ka idenë çfarë i është treguar Bidenit, dhe nëse ai është i informuar për të gjitha."Mustafa është shërbëtor tipik i Thaçit dhe po mundohet me çdo kusht të kërcënojë deputetët në mënyrë që të kalohet ky Demarkacion, ani pse është parë se të gjitha faktet e ekspertëve dhe banorëve janë në anën e atyre që po e kundërshtojnë demarkacionin", tha Krasniqi, raporton lajmi.net"Sa i përket 'numrit të vogël', unë nuk e di çfarë i kanë thënë këta Bidenit, Thaçi dhe Mustafa, nuk e di nëse Biden i ka pa protestat kundër Asociacionit dhe Demarkacionit, nuk e di nëse këta i kanë treguar se e kanë në zyre një peticion prej më shumë se 205 mijë nënshkrimesh, dhe se të gjitha sondazhet në 6 muajt e fundit tregojnë se populli është kundër Asociacioni dhe Demarkacionit. Dhe, e dyta, edhe po të ishte pakicë, është e rëndësishme në anën e kujt janë argumentet, sepse edhe po të ishte nëse ka argumente siç kemi ne ato nuk do të duhej të kalonin", tha Krasniqi.

The post Vetëvendosje: Mustafa shërbëtor i Thaçit, po kërcënon deputetët appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi apelon të zbardhet fati i të pagjeturve nga të gjitha komunitetet

Posted: 19 Aug 2016 07:27 AM PDT

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tregon përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook se deri sa po shikonte dokumentacionin e të pagjeturve, kërkon edhe një herë që sa më parë të zbardhet fati i të gjithë të të pagjeturve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare apo edhe profesionin e tyre.

Postimi i presidentit Thaçi në Facebook:Duke shikuar dokumentacionin e të pagjeturve, edhe një herë më erdhi në mendje se ndër të pagjeturit ka jo vetëm pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe grupmoshave, por edhe të të gjitha profesioneve, qoftë bujq, mjekë, mësues apo gazetarë.Apeloj edhe një herë që sa më parë të zbardhet fati i të gjithë të të pagjeturve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare apo edhe profesionin e tyre.Pajtimi mes popujve kërkon sinqeritet, kërkon të vërtetën dhe drejtësinë. Askush nuk i meriton këto më shumë sesa familjet e të pagjeturve. HTH

The post Thaçi apelon të zbardhet fati i të pagjeturve nga të gjitha komunitetet appeared first on Mesazhi.com.

Hyseni: Shqetësuese përdorimi i drogës nga fëmijët

Posted: 19 Aug 2016 07:22 AM PDT

Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni sot ka qëndruar në qytetin e Ferizajt ku është takuar me anëtarët e forumeve lokale të sigurisë së këtij rajoni.

Hyseni në Ferizaj potencoi problemin e përdorimit të drogës, e cila sipas tij përdorues janë kryesisht fëmijët.

"Sa më shumë që fëmijët tanë marrin droga, aq më shumë pasurohen bosët e krimit dhe sa më të fortë bëhen bosët e krimit aq më shumë dobësohet shteti dhe për këtë është e nevojshme që ne bashkërisht të punojmë në parandalimin e konsumit të drogave në mënyrë që Policia e Kosovës të merret vetëm me personat që trafikojnë drogë", tha ministri Hyseni.

Hyseni tha se se qëllimi i këtyre takimeve me këto forume po bëhet në mënyrë që të ndërmerret një fushatë proaktive në mënyrë që të punohet sa më shumë në parandalimin e trafikimit me njerëz dhe parandalimin e lypsarëve, sidomos të fëmijëve.

"Sa i përket trafikimit të qenieve njerëzore gjendjen nuk e kemi të mirë dhe përveç ndërhyrjeve që bënë Policia e Kosovës ka nevojë për një angazhim të spektrit më të madh shoqëror, social dhe politik, në mënyrë që të gjitha shqetësimet për gjendjen reale ta përmirësohen", tha ministri Hyseni. Edhe në Ferizaj Hyseni përmendi faktin se qe 11 muaj nuk janë regjistruar raste të shkuarjes së qytetarëve në vatra të krizave.

The post Hyseni: Shqetësuese përdorimi i drogës nga fëmijët appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more