Skip to main content

Mesazhi.com: “Feniksi kalon grupin e Ligës së Kampionëve me rekord” plus 9 more

Mesazhi.com: “Feniksi kalon grupin e Ligës së Kampionëve me rekord” plus 9 more


Feniksi kalon grupin e Ligës së Kampionëve me rekord

Posted: 20 Aug 2016 12:58 PM PDT

Skuadra kampione e Kosovës në futsall, FC Feniks e ka mbyllur me fitore fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Feniks ka arritur të mposht Tel-Avivin me rezultat të thellë 6-0.

Golat në këtë takim për skuadrën nga Kosova i shënuan, Marcelo, Rodek me re gola, Belej dhe Agon Ramadani.

Kështu, skuadra kosovare e mbyll me 9 pikë fazën e grupeve duke lënë mbrapa Oxfordin, Tel-Avivin dhe Encampin.

Kujtojmë se kjo është pjesëmarrja e parë e ekipeve të Kosovës në garat ndërkombëtare pas pranimit në UEFA dhe FIFA në muajin maj.

The post Feniksi kalon grupin e Ligës së Kampionëve me rekord appeared first on Mesazhi.com.

Leicester dhe Arsenal ndajnë pikët

Posted: 20 Aug 2016 12:55 PM PDT

Leicester City dhe Arsenal kanë siguruar pikët e para në Ligën Premier.

Kampioni anglez ka barazuar para shikuesve të vetë në stadiumin King Power kundër Arsenalit me rezultat 0-0.

Në takimin ku u paraqit që prej minutës së parë mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, në pjesën e parë nuk u realizua asnjë gol në saje të mbrojtjeve të forta të të dyja ekipeve respektive.

The post Leicester dhe Arsenal ndajnë pikët appeared first on Mesazhi.com.

Barca e nis furishëm, 6 gola Betisit

Posted: 20 Aug 2016 12:51 PM PDT

Barcelona e ka nisur furishëm edicionin e ri në La Liga, duke e mundur 6:2 Betisin në Camp Nou.

Skuadra e Luis Enriques dominoi mysafirët, ndërsa në formë të lartë u panë treshja e sulmit Messi, Suarez dhe Turan.Të tre këta, i shënuan të gjashtë golat për Barcelonën.Suarez shënoi hatrik, Messi dy gola dhe Turan një.Në anën tjetër të dy golat për Betisin i shënoi Castro.

The post Barca e nis furishëm, 6 gola Betisit appeared first on Mesazhi.com.

Demarkacioni në përputhje me vendimin e GJND-së

Posted: 20 Aug 2016 07:36 AM PDT

ipas zyrtarëve qeveritarë, përveç argumenteve ligjore, hartografike, shkencore dhe normative, procesi i shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi është në përputhje edhe me hartat dhe dokumentet e dorëzuara në GJND, me rastin nxjerrjes së opinionit këshillëdhënës për shqyrtimin e ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë. Ky proces, ka marrë në konsideratë edhe çështjen e territorit të Kosovës, mbi të cilën është shpallur pavarësia më 17 shkurt 2008

Në librin zyrtar të Kosovës, me titull "Kosovo in the Internaional Court of Justice", të botuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në vitin 2010, janë publikuar të gjitha dokumentet dhe materialet origjinale të trajtuara me rastin e marrjes së vendimit të GJND-së, shkruan Telegrafi.

Delegacioni i Kosovës në GJND, në kuadër të ofrimit të argumenteve dhe faktografisë, i ka bashkëngjitur edhe dy harta, Hartën e Republikës së Kosovës si dhe Hartën demografike të Kosovës.

Lexo po ashtu:
Thaçi: Votojeni demarkacionin, mos i dëgjoni pretendimet e rreme të akterëve politikë!
Thaçi: Votojeni demarkacionin, mos i dëgjoni pretendimet e rreme të akterëve politikë!
Në kapitullin II, pika II të këtij botimi, në faqe 105 flitet për Territorin e Kosovës dhe dokumentet që janë trajtuar për këtë aspektet nga GJND.

Aty përshkruhet territori i Kosovës duke iu referuar sipërfaqes (që këtu figuron si 10.887 km katrorë) dhe thuhet se "Ajo (Kosova) ka kufij të mirë përcaktuar me të gjithë katër fqinjët e saj: Maqedoninë (në Jug); Shqipërinë (në Jug dhe në Perëndim); me Malin e Zi (në veriperëndim); dhe me Serbinë (në veri dhe në lindje)".

Në rast se do të merreshin si të mirëqena pretendimet për 8200 hektarë të tjerë, territori i përcaktuar në këtë botim nuk do të ishte 10.887 por do të ishte rreth 10.970 km katrorë.

Ky argument i shkon për shtati edhe qëndrimeve të Komisionit Shtetëror, i cili vetëm ka bërë shënjimin e vijës kufitare, "duke pas parasysh se ai është i mirë përcaktuar", siç thuhet në këtë tekst.

Më tutje, në tekst po ashtu citohet taksativisht Plani Ahtisaari, sipas të cilit "Territori i Kosovës do të definohet nga vijat kufitare të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës në kuadër të Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë, siç kanë qenë vijat kufitare më 31 dhjetor 2008, me përjashtim të amendimeve të bëra me marrëveshjen për demarkimin e kufirit ndërmjet Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, më 23 shkurt 2001".

Në Qeverinë e Kosovës, thonë se baza ligjore e paraparë në Kushtetutë, dhe e reflektuar edhe në dokumentet e dorëzuara me rastin e procesit në GJND, është marrë parasysh nga Komisioni shtetëror gjatë shënimit të kufirit me Malin e Zi.

Ndërkaq, sipas tyre, personat që pretendojnë të kundërtën e kanë shpërfillur totalisht, duke u shërbyer me harta që janë jashtë çdo baze ligjor për kryerjen e këtij procesi.

"Të gjitha këto argumente dëshmojnë se procesi i shënjimit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, i përkrahur nga institucionet shtetërore, nga SHBA-të dhe partnerët tjerë europerëndimor, nuk i humb Kosovës asnjë metër katror, dhe se njohja e Kosovës nga shtetet e deritashme është bërë mbi këtë territor. Është shumë e rëndësishme se procesi i shënjimit të kufirit është në përputhje edhe me vendimin afirmativ të GJND-së", thuhet në përgjigjen e Qeverisë, për Telegrafin.

Edhe eksperti i çështjeve juridike që lidhen me proceset aktuale, avokati Xhevdet Shala, thekson se shënjimi i kufirit me Malin e Zi, është në përputhje me dokumente që Kosova i ka dhe kishte në dispozicion, kur janë dorëzuar në GJND.

"Duke qenë se procesi i shënjimit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, është në përputhje me Deklaratën për shpallje të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Propozimin gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, Kushtetutën e KSAK, Ligjet e KSAK dhe Ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me dokumentet e përdorura kadastrave të formës tekstuale dhe grafike', tha Shala për Telegrafin.

"Komisioni kishte për detyrë që në bazë të nenit 2 të Ligjit nr. 04/-L-013 për kadastër, të përmbush detyrimet nga neni 3 paragrafi 3 të Ligjit nr.03/l-041 për kufijtë administrativ të komunave, i cili thotë: 'Kufijtë administrativ të Komunës janë kufijtë administrativ të zonave kadastrale që e përbëjnë territorin e Komunës në pjesën që kufizohet me komunën fqinje ose përputhet me kufijtë administrative shtetëror të Republikës së Kosovës'.

Me rastin e shpalljes së pavarësisë, ky proces ishte në përputhje edhe me dokumentet e dorëzuara nga Kosova në shqyrtimin e çështjes së pavarësisë në GJND, i cili rezultoi me opinion pozitiv këshillëdhënës", tha Shala.

The post Demarkacioni në përputhje me vendimin e GJND-së appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Votojeni demarkacionin, mos i dëgjoni pretendimet e rreme të akterëve politikë!

Posted: 20 Aug 2016 07:34 AM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës të kenë besim tek institucionet e Kosovës dhe tek këshillat e partnerëve tanë euroatlantik dhe ta votojnë Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë "mos dëgjoni pretendimet e rreme të akterëve politikë, që për përfitime të ngushta personale e partiake janë të gatshëm të rrezikojnë interesat e shtetit, integrimet euroatlantike dhe aleancën tonë strategjike".

Postimi i plotë i Thaçit:

"Të dashur miq,

Pak ditë na ndajnë nga votimi i marrëveshjes së demarkacionit, ku do të na jepet sërish mundësia të dëshmojmë se jemi shtet serioz që përmbushim angazhimet e marra dhe jemi popull mirënjohës e besnik ndaj aleatëve tanë strategjik.

Unë ju ftoj të gjithëve të keni besim tek institucionet e Kosovës dhe tek këshillat e partnerëve tanë euroatlantik.
Mos dëgjoni pretendimet e rreme të akterëve politikë, që për përfitime të ngushta personale e partiake janë të gatshëm të rrezikojnë interesat e shtetit, integrimet euroatlantike dhe aleancën tonë strategjike.

Demarkacioni i kufijve me konsensus bilateral, siç e ka bërë Kosova me Malin e Zi, është një arritje e madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të një shteti, pasi kufijtë e pakontestuar garantojnë paqen, stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë.

Me këtë marrëveshje, Kosova çimenton tre nga katër kufijtë e saj shtetëror në mënyrë konsensuale dhe të pranuar ndërkombëtarisht e pastaj mbetet vetëm demarkacioni i kufirit me Serbinë, i cili në kuadër të integrimit evropian, në një të ardhme të afërt do të jetë i pashmangshëm për këtë shtet.

Prandaj, ratifikimi i marrëveshjes është interes shtetëror dhe i domosdoshëm për vizionin tonë euroatlantik.
Në aspektin afatshkurtër, ratifikimi i demarkacionit mundëson thyerjen e izolimit, pra lëvizjen pa viza dhe gjithashtu formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe fillimin e procesit zyrtar për anëtarësim në NATO.

Interesi shtetëror dhe përfitimet që ka Kosova nga ratifikimi, nuk lënë hapësirë për dilema dhe kauza të rrejshme politike.

Këtë gjë tashmë e kanë kuptuar shumica dërmuese e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët kanë shprehur zotimin e tyre se do ta votojnë marrëveshjen pavarësisht kërcënimeve dhe shantazheve. HTH" (sic), ka shkruar Thaçi.

The post Thaçi: Votojeni demarkacionin, mos i dëgjoni pretendimet e rreme të akterëve politikë! appeared first on Mesazhi.com.

Kolona të gjata në Merdar

Posted: 20 Aug 2016 07:32 AM PDT

Në pikëkalimin kufitar të Merdares edhe sot janë krijuar kolona të gjata. Qytetarët janë ankuar se presin afërsisht 5 orë për të kaluar kontrollet në këtë pikë.

Tash kur fundi i muajit gusht po afrohet dhe bashkatdhetarët po kthehen në vendqëndrimet e tyre kolonat janë bërë të gjata e të padurueshme për ta, njofton Klan Kosova.

Rreth kësaj çështjeje është deklaruar edhe Daut Hoxha, zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës.

"Policia e Kosovës sa i përket detyrave dhe autorizimeve të saj në vazhdimësi është duke punuar me intensitet të shtuar për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve nëpër pika të kalimit kufitar",tha ai.

"Në bazë të informacioneve që kemi ne këto qaste kur po raportojmë neper të gjitha pikat kufitare qarkullimi po zhvillohet normalisht, përveç në piken e kalimit kufitar në Merdar në dalje nga Kosova, në kufi me Serbinë, ku kemi fluks më të madh të automjeteve, dhe për pasoj edhe kolonat janë më të gjata si dhe pritjet zgjatin më shumë se në pikat tjera".

"PK varësisht prej nevojave dhe rritjes së fluksit ndërmerr edhe masa konkrete për rritjen e kapaciteteve me personel si dhe aplikim të procedurave të përshpejtuara të kalimit. Ne përmes autoriteteve kompetente kemi kërkuar në vazhdimësi edhe nga pala serbe për procedura me të shpejta të kalimit kufitar që të mundësohet një qarkullim sa më i rrjedhshëm, pa pritje dhe pa kolona edhe nga ana tyre", tha Hoxha.

The post Kolona të gjata në Merdar appeared first on Mesazhi.com.

Kisha ortodokse në Graçanicë ndërtohet me buxhetin e Kosovës

Posted: 20 Aug 2016 05:05 AM PDT

Përderisa xhamitë dhe kishat katolike ndërtohen nga donatorët dhe iniciativat qytetare, taksat e qytetarëve të Kosovës, po përdoren për promovim të religjionit ortodoks serb ne Kosovë.

Kosova është shtet laik dhe, pos restaurimit të monumenteve fetare të cilat bëjnë pjesë në objektet e trashëgimisë kulturore, nuk thirret edhe në promovimin e ndonjë besimi fetar. Por, jo të gjitha institucionet publike po i nënshtrohen shtetit laik dhe Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

Njoftimi për dhënie të kontratës është publikuar në ueb-faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).

Sipas këtij njoftimi, bëhet e ditur se komuna e Graqanicës e cila udhëhiqet nga Branimir Stojanoviq, me fonde të buxhetet të konisliduar të Kosovës, ka paraparë që pas pakë jave të nisë ndërtimin e dy objekteve fetare.

Për këtë e ka shpallur edhe fituesin e tenderit "Ndërtimi i kishës në Badoc i Ri", i cili do të bëhet nga kompania "Izol Promet" nga Graçanica dhe për punët nga themeli deri në kulm që kapin vlerën 24,364.00 euro. Objekti është paraparë të jetë me sipërfaqe prej 400.00 m2.

Ndërsa, po në këtë komunë pritët që të nënshkruhet kontrata në mes të kompanisë "Delta" dhe autoritetit kontraktues për "Ndërtimi i Shtëpisë famullitare në Gushtericën e Poshtme". Ndërtimi do të kushtojë 34,609.81 euro.

Në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokale kanë thënë se nuk kanë identifikuar se në mbledhjen të kuvendit të komunës së Garancisë është miratuar vendim për ndërtimin e objekteve të kultit fetar. MAPL nuk e ka sqaruar mirë, nëse veprimi i kësaj komune bie ndesh me ligjet e Kosovës, raporton lajmi.net.

"Komuna ka të drejtë të jap në shfrytëzim pronën e paluajtshme të komunës për ndërtimin e objekteve fetare ashtu si është përcaktuar me Ligjin nr. 04/l-144 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës nenin 10 pika 1.4. Zyrtarët e monitorimit të MAPL-së nuk kanë identifikuar se në mbledhjen të kuvendit të komunës së Garancisë është miratuar vendim për ndërtimin e objekteve të kultit fetar. Komuna mund të ndaj mjete nga kategoritë e ndryshme ekonomike për zhvillimin e aktiviteteve kulturore ashtu si është e përcaktuar në nenin 17 të LVL-së. Ndërsa, Vendimet e marra nga komuna te cilat janë të karakterit financiar janë kompetence e MF për vlerësim të ligjshmërisë se tyre", ka thënë Lumnie Demi, zëdhënëse në MAPL për lajmi.net.

Ndërkaq, Ministria për Komunitete dhe Kthim e ka kontraktuar kompaninë "Albi Company", në vlerë prej 387 mijë eurove për ndërtimin e portës së famullisë së Kishës " Preobrazenje Gospodnje" (shtëpia parohike).

Deri më tani, përveç rastit të restaurimeve të objekteve fetare, që hyjnë edhe në listën e trashëgimive kulturore, nuk është regjistruar një rast i ngjashëm, pra ndërtimi nga fillimi i ndonjë objekti fetar për besimtarët e religjioneve tjera në Kosovë.

The post Kisha ortodokse në Graçanicë ndërtohet me buxhetin e Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Dosja e Shefave XV: Fuqia dhe kontrolli i plotë i Grabovcit dhe PDK-së mbi të gjitha institucionet

Posted: 20 Aug 2016 04:18 AM PDT

Tri biseda të reja telefonike, një me një ministër e dy të tjera me persona jo publik, dëshmojnë edhe më tej fuqinë dhe kontrollin e plotë të Adem Grabovcit dhe PDK-së mbi të gjitha institucionet në Kosovë. Në njërën bisedë, tregon se si Grabovci ia sistemon një njeri këtij ministri, ndërsa dy tjera tregojnë se si Adem Grabovci mund të vendoste për secilin post të anëtarit të bordit. Insajderi, sjell këto tri biseda në pjesën e XV-të të Dosjes së Shefave.

Tri biseda të reja telefonike, një me një ministër e dy të tjera me persona jo publik, dëshmojnë edhe më tej fuqinë dhe kontrollin e plotë të Adem Grabovcit dhe PDK-së mbi të gjitha institucionet në Kosovë. Në njërën bisedë, tregon se si Grabovci ia sistemon një njeri këtij ministri, ndërsa dy tjera tregojnë se si Adem Grabovci mund të vendoste për secilin post të anëtarit të bordit. Insajderi, sjell këto tri biseda në pjesën e XV-të të Dosjes së Shefave.

Adem Grabovci kishte bërë marrëveshje me një person që i referohet si ministër. Grabovci do ta sistemonte Rexhep Sahitin, në Bordin e Ujërave, ndërsa ministri do ta sistemonte një person të quajtur Afrim, në një bord tjetër në Mitrovicë.

Biseda që konfirmon këtë marrëveshje është zhvilluar në dhjetor 2011, të cilën e sjell të plotë Insajderi.

Ministri ndodhej në qiell, duke udhëtuar me aeroplan për në Gjermani, ndërsa Grabovci në tokë duke futur nën kontroll institucione të shumta shtetërore. Nga toka, Grabovci e kërcënonte ministrin se do të kërkonte votëbesim posa të kthehej, sepse nuk po i kryente punët.

Të qeshurat nuk mungojnë.

Në pjesën e XV-të të serisë së shkrimeve bazuar në përgjimet telefonike të Adem Grabovcit me zyrtarët tjerë partiakë e institucionalë, përfshirë ish-kryeministrin Hashim Thaçi, Insajderi sjell tri biseda të ndryshme që dëshmojnë fuqinë e Grabovcit për të bërë çfarëdo që ka qejf, në kurriz të pasurisë publike.

"O shef, qysh je? M'paske thirr, jom t'u shku për Gjermoni, jom n'airoplan, si je", thotë ky person që prezantohet si ministër.

"Duhet me marr shefin me veti, jo me lanë shefin… Hiç, hiç as s'po lajmëron ka po shkon as hiç, veq ngarkon detyra bone qita, bone qata, ani ani… Përgaditu për interpelancë, si t'kthehesh prej atjehit, votëbesimin e ki", e "kërcënon Grabovci.

"Jo, jo, ti shefi, unë jom n'shërbim t'juvin", i përgjigjet Grabovcit, ministri.

"O shef… kqyr, se m'ka porosit Rexhep Sahiti, ka konkuru, me ni bord t'ujërave, ky i Lipjanit. Osht burrë i mirë ai", e porosit ministri, shefin.

"Hajt t'kqyri, ja ja… për kon ti… Afrimin a…, a e ka nis Afrimi hala", e pyet menjëherë Grabovci?

"Afrimi u hi n'intervistë Mitrovicë veç me me sh.. sh…, me gojë ka me hi, n'rregull osht", përgjigjet ministri, teksa Grabovci ia konfirmon se është kryer me Afrimin.

"Faleminderit, shef shumë", shprehet mirënjohës ministri, për ta përgëzuar shefin se ka qenë i mirë në debat.

"I mirë je kanë n'debat hej, mos harro… T'kom përcjell, e ki kall", thotë ai.

Në një bisedë tjetër me një person që Grabovci i referohet si Beni, flasin për poste tjera. Beni i tregon Grabovcit se dikush ia ka dërguar dokumentet dikujt që i referohet si "mustaqja".

"Ja, paska jep ai musteqja ato dokumentat, e…, mi çu atje, për… që i paske thanë me konkurs", e pyet Beni, Grabovcin.

"Po", përgjigjet Grabovci.

Por, Beni thotë se konkursi ishte mbyllur dhe se nuk po di ku të lajmërohet.

"Dokumentat musteqja që o kanë n'bord aty për me konkuru prapë… E me vonesë ai. U m'shel dje konkursi, e sot s'ish kanë aty, e te kush mu lajmru, me shku nesër n'mëngjes", totë Beni.

Por, Grabovci i jep zgjidhje. E udhëzon të shkojë te sekretari i Qeverisë, Fitim Krasniqi.

"Te Fitimi shko", udhëzon Grabovci.

"Eh… mi thonë, n'emër tanin a", pyet Beni.

"Po, hajt", konfirmon Grabovci.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci bisedon edhe me një person tjetër të cilin e udhëzon të konkurrojë në tri vende. Cak i ka hekurudhat, KEK-un dhe KOSTT-in.

"Konkurro, n'dy, tre vena, çoi edhe…", thotë Grabovci.

"N'qato që t'kom thanë edhe n'kto n'hekurudha… I pregadita në KEK, e KOST e qashtu", sqaron konkurruesi, teksa Grabovci e udhëzon që t'i dërgojë edhe në Ibër Lepenc, tek miku i tij, Hajdar Beqa.

The post Dosja e Shefave XV: Fuqia dhe kontrolli i plotë i Grabovcit dhe PDK-së mbi të gjitha institucionet appeared first on Mesazhi.com.

UEFA hap votimin për golin e sezonit, Shaqiri në garë për këtë çmim

Posted: 20 Aug 2016 12:29 AM PDT

Goli i Xherdan Shaqirit i shënuar ndaj Polonisë nuk do të harrohet lehtë nga dashamirët e futbollit.

Ylli kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës bëri bujë të madhe me golin e shënuar në kampionatin evropian 'Francë 2016'.

Tani faqja zyrtare e shtëpisë më të madhe të futbollit evropian UEFA.com, ka hapur një votim për golin më të mirë të stinorit 2015/16.

Përveç Xherdan Shaqirit në garë janë edhe yje të mëdha të futbollit botëror.

Gonzalo Higuain, Camile Abily, Marek Hamsik, Stephan Lichtsteiner, Saul Niguez, Ricardinho, Juan Cuadrado, Carles Alena dhe Lionel Messi, janë në garë për golin më të mirë të edicion 2016/17.

The post UEFA hap votimin për golin e sezonit, Shaqiri në garë për këtë çmim appeared first on Mesazhi.com.

Premtimet që asnjëherë nuk u realizuan

Posted: 20 Aug 2016 12:12 AM PDT

Po t'i mbanin premtimet parazgjedhore dy partnerët e koalicionit qeverisës (PDK-LDK), gjatë dy vjetëve të fundit në Kosovë do të duhej të hapeshin 100 mijë vende të reja pune, nga 200 mijë sa ishin premtuar gjatë një mandati 4-vjeçar të ekzekutivit.q

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në qershor të vitit 2014, PDK-ja kishte premtuar se po të drejtonte Qeverinë gjatë një mandati qeveritar do t'i hapte 200 mijë vende të reja punës, përderisa 120 mijë i kishte premtuar LDK-ja e kryeministrit Mustafa.

Por, sipas ekspertëve të ekonomisë, shumë pak vende pune janë hapur deri më tani, madje edhe më pak se që janë hapur në mandatet e qeverive të mëparshme.

Përpos vendeve të reja të punës, dy partitë më të mëdha në vend kishin premtuar edhe shndërrimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK), si dhe liberalizimin e vizave për kosovarët, premtime këto që ende nuk janë plotësuar etj.

The post Premtimet që asnjëherë nuk u realizuan appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more