Skip to main content

Mesazhi.com: “Bunjaki: Nuk jam takuar me Behramin, Shaqirin, Xhakën, Tarashajn dhe Januzajn” plus 9 more

Mesazhi.com: “Bunjaki: Nuk jam takuar me Behramin, Shaqirin, Xhakën, Tarashajn dhe Januzajn” plus 9 more


Bunjaki: Nuk jam takuar me Behramin, Shaqirin, Xhakën, Tarashajn dhe Januzajn

Posted: 16 Aug 2016 01:33 PM PDT

Dikush nga FFK kishte dhënë deklarata anonime për disa mediume se kinse përzgjedhësi Albert Bunjaku ka pasur takime me lojtarë të njohur dhe pritet përgjigjja pozitive e tyre.

Por përzgjedhësi i Kosovës, Bunjaku, ka thënë se nuk ka pasur ende takim me Valon Behramin, Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Shani Tarashajn dhe Adnan Januzjan.

Më poshtë mund ta lexoni demantin e Albert Bunjakut.

Kam përcjellë me shqetësim disa prej lajmeve të dhëna orëve të fundit lidhur me futbollistët Kosovar që aktualisht luajnë për reprezentacione tjera.

Prandaj dua që njëherë e qartë të demantoj ato shkrime në të cilat flitet për takime të mija me futbollistët në fjalë. Është e vërtetë që unë kam qenë në Angli në fundjavë, por në udhëtimin tim atje unë kam taktuar futbollistin aktual të Kosovës, Bersant Celinën si dhe bashkëlojtarin e tij te Manchester City, Sinan Bytyqin, i cili sot e tha publikisht se ka vendosur të luaj për Kosovën, pikërisht pas takimit që patëm, me c' rast i'a shpjegova në detaje projektin tonë.

Këto janë të vetmet takime që kam pasur në Angli gjatë këtyre ditëve, kurse lajmet për takime tjera janë plotësisht të pavërteta dhe si të tilla janë shumë të dëmshme për procesin në të cilin aktualisht ndodhet Kosova apo edhe vetë këta futbollist.

Duke pas parasysh ndjeshmërinë tejet të madhe të këtij procesi, kërkoj nga të gjithë që të jenë të kujdesshëm në deklaratat që japin, kurse nga mediat kërkoj që të mos plasojnë informacione të pakonfirmuara. Ky demantim është prononcimi im i vetëm në lidhje me këtë proces dhe deri në fund të kësaj periudhe nuk do të flas më për këtë çështje.

The post Bunjaki: Nuk jam takuar me Behramin, Shaqirin, Xhakën, Tarashajn dhe Januzajn appeared first on Mesazhi.com.

Edhe Majlinda Kelmendi në pritje të Bidenit

Posted: 16 Aug 2016 01:16 PM PDT

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden dhe gruaja e tij Jill Biden, tashmë kanë shkelur tokën e Kosovës.

Në pritje të tyre është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ambasadori amerikan Delawie, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku si dhe kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmend, shkruan lajmi.net.

Biden dhe bashkëshortja e tij kanë përshëndetur ngroht Majlindën, gjithashtu i kanë dhuruar një dhuratë në shenjë urimi për fitoren në Rio.

The post Edhe Majlinda Kelmendi në pritje të Bidenit appeared first on Mesazhi.com.

Joe Biden arrin në Kosovës

Posted: 16 Aug 2016 01:14 PM PDT

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, para pak çastesh ka mbërritur në Kosovë.

Numri i dy i SHBA-ve së bashku me bashkëshorten e tij kanë ateruar në Aeroportin e Prishtinës "Adem Jashari" rreth orës 21:30, transmeton Telegrafi.

Ai është pritur nga presidenti Hashim Thaçi dhe garda ceremoniale e FSK-së.

Biden nesër do të zhvillojë takime të ndara me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Kjo është vizita e dytë e Joe Biden në Kosovë, pasi që vizitën e parë ai e bëri në vitin 2009 një vit pasi që Kosova shpalli pavarësinë.

Biden para vizitës në Kosovë ka qëndruar edhe në Beograd ku ka zhvilluar takime me krerët e lartë të shtetit.

The post Joe Biden arrin në Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

VV: Nuk mjafton dorëheqja e Grabovcit, kërkojmë dorëheqjen e kokave të krimit Thaçit e Veselit

Posted: 16 Aug 2016 01:09 PM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar dorëheqjen e Adem Grabovcit nga pozita e Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.

VV ka thënë se dorëheqja e tij është pranim i fajësisë për krim të organizuar, korrupsion dhe kapje të shtetit.

"Adem Grabovci fillimisht u orvat të shpëtonte nga presioni publik duke fyer inteligjencën e qytetarëve duke dhënë arsyetime absurde që gjoja qenka angazhuar për të rritur punësimin në Kosovë, por i përballur me zemërimin e publikut, u detyrua që më në fund të pranojë fajet e tij ndaj Republikës dhe institucioneve të Kosovës.

Sidoqoftë, dorëheqja e tij vetëm nga drejtimi i Grupit Parlamentar të PDK-së është e pamjaftueshme. Ai duhet të heq dorë edhe nga pozita e deputetit, nënkryetarit të PDK-së si dhe nga çdo funksion tjetër politik e publik. Në anën tjetër, ai duhet urgjentisht të ndiqet penalisht dhe të mbajë përgjegjësi ligjore për veprimet e tij të pista", thuhet në njoftimin e VV-së.

Më tej Vetëvendosje ka theksuar se dorëheqja e tij nuk mjafton, ngase – siç e pranon edhe vetë ai – Adem Grabovci ishte vetëm ekzekutues që urdhrat i merrte vazhdimisht nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Populli i Kosovës nuk mjaftohet me dorëheqjen e një ekzekutuesi përderisa kokat e krimit që e udhëhiqnin atë janë ende në krye të shtetit tonë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon urgjentisht dorëheqjen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit si dhe arrestimin e tyre të menjëhershëm.

The post VV: Nuk mjafton dorëheqja e Grabovcit, kërkojmë dorëheqjen e kokave të krimit Thaçit e Veselit appeared first on Mesazhi.com.

Edhe futbollisti tjetër i Shqipërisë kalon te Kosova

Posted: 16 Aug 2016 09:36 AM PDT

Valdet Rama është lojtari tjetër që do t'i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.

I lënë jashtë grumbullimit prej disa muajsh nga Gianni de Biasi tek Kombëtarja shqiptare, lojtari do të ndjek rrugën e Rashicës, Mehës e Shalës.

Gazeta Olle nga burime të saja mëson se lojtari ende nuk ka bërë kërkesën, e cila duhet t'i shkojë FFK-s dhe FIFA-s, mirëpo atë pritet ta bëjë që nesër.

Madje, gjatë ditës ka biseduar edhe përzgjedhësi Albert Bunjaku me të. Rama momentalisht është pa skuadër, dhe së fundi refuzoi Balikesirsporin e Turqisë.

Ai u nda në qershor nga Munchen 1860. Kontributi i tij ishte madhor në vitet e kaluara për Shqipërinë, por që më pas lojtari u harrua, dhe nuk u ftua as në miqësore.

Gjashtë vjet më parë, mesfushori me tipare sulmuese ishte pjesë e Kosovës, para se të ftohej nga kuqezinjtë.

The post Edhe futbollisti tjetër i Shqipërisë kalon te Kosova appeared first on Mesazhi.com.

Dorëhiqet Adem Grabovci

Posted: 16 Aug 2016 09:34 AM PDT

Adem Grabovci ka dhënë dorëheqje nga posti i shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.

Ai nëpërmjet një letre të dërguar në portalin "Indeksonline" ka shpjeguar arsyen e kësaj dorëheqje, të cilën e lidh edhe me publikimin e audio-incizimeve të publikuara në media.

Letra e plotë:

Ditëve të fundit janë publikuar biseda në medie të cilat kanë pasur për objekt emrin dhe autoritetin tim politik e njerëzor. Me siguri këto kanë krijuar një ambient jo të këndshëm për opinionin publik, institucionet e vendit, PDK-në, por edhe për mua dhe familjen time.

Me qëllim të reagimit tim moral dhe politik ndaj një çështje të tillë dhe hapjes së mundësisë së trajtimit adekuat ligjor të këtij rasti, i cili ka prekur edhe privatësinë, por edhe autoritetin e subjektit politik dhe timin personal, ofroj dorëheqje nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së.

Unë jam përpjekur vazhdimisht që angazhimi im të jetë çdo herë në kuadër të ligjeve dhe normave demokratike dhe për të mirën e vendit dhe qytetarëve tanë. Vazhdoj të besoj se të gjithë duhet të angazhohemi për një shtet demokratik, ku respektohet ligji, por edhe liritë individuale të secilit prej nesh. Do të vazhdoj të mbroj të drejtat e mia, por edhe të secilit qytetar kur ato cenohen si dhe të respektoj institucionet dhe shtetin tonë.

Gjatë jetës sime dhe aktivitetit politik jam atakuar shpesh dhe pasojat nuk janë bartur vetëm nga unë, por edhe nga grupimi politik dhe nga familja ime, që çdo herë ishin afër meje sikur edhe në rastin në fjalë. E di se në momente të caktuara edhe jam sfiduar, por edhe i kam tejkaluar ato, në një mënyrë tjetër edhe tash po sfidohem.

Falënderoj të gjithë ata me të cilët kam bashkëpunuar si Kryetar i GP si dhe PDK-në për besimin e dhënë.

Me respekt, Adem Grabovci

The post Dorëhiqet Adem Grabovci appeared first on Mesazhi.com.

Dënohet serbi që dëmtoi xhaminë në Velekincë të Gjilanit

Posted: 16 Aug 2016 05:56 AM PDT

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 1 (një) muaji të pandehurit Bojan Vasiq.

I pandehuri me datë 14.08.2016, i cili ka arritur të ngjitet lartë në minaren e xhamisë në Velekincë të Gjilanit dhe më pas filluar shkatërrimin e saj, transmeton Indeksonline.

Ndërsa pas intervenimit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës i pandehuri është arrestuar.

Me këto veprime B. V. dyshohet se ka kryer veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pronës nga neni 333 paragrafi 3 dhe 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit, thuhet në një komunikatë për media.

The post Dënohet serbi që dëmtoi xhaminë në Velekincë të Gjilanit appeared first on Mesazhi.com.

Dosja e Shefave XI: Muja “spiunon” bashkëpartiakët te shefi

Posted: 16 Aug 2016 03:44 AM PDT

Ish-deputeti i PDK-së, Shaip Muja, ishte shumë aktiv në komunikimet me Adem Grabovcin. Atë e informon për secilin aktivitet. Muja, gjatë bisedave telefonike sulmon bashkëpartiakët, Vlora Çitakun, Memli Krasniqin e Blerand Stavilecin për punësime. Ai i tregon Grabovcit se në seancën e radhës do të bëjë akuza për përfshirje në korrupsion në rastin e Feronikelit.

Insajderi sjell pesë biseda telefonike mes Grabovcit dhe Mujës.

The post Dosja e Shefave XI: Muja "spiunon" bashkëpartiakët te shefi appeared first on Mesazhi.com.

O’Connell: Me demarkacion bëni çfarë të doni

Posted: 15 Aug 2016 11:30 PM PDT

Luftimi i korrupsionit dhe i krimit të organizuar, si dhe keqpërdorimi i institucioneve të shtetit nga partitë duket të jetë më me rëndësi për Britaninë e Madhe sesa çështja e nxehtë e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Siç e shpjegon Ruairi O'Connell, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, çështja e demarkacionit është një çështje bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi, andaj Britania e Madhe nuk ka asnjë kërkesë rreth kësaj.

Ai, megjithatë, këshillon që vendimi rreth demarkacionit të merret bazuar në faktet dhe jo thashethemet.

Në një intervistë dhënë "Kohës Ditore", ambasadori O'Connell ka folur edhe për skandalin e përgjimeve, tashmë të njohur si "Pronto", duke thënë se në një mënyrë apo tjetër edhe para përgjimeve është ditur se në sistemin publik në Kosovë njerëzit punësohen jo bazuar në aftësitë e tyre profesionale, por në bazë të lidhjeve partiake e familjare.

Në intervistë ambasadori O'Connell flet edhe për mungesën e kulturës politike në Kosovë, duke u shprehur kundër diskursit fyes që po shfaqet në polemikat politike, por në anën tjetër thotë se nuk është kundër protestave, të cilat i konsideron mjet legjitim qytetar, për aq sa ato nuk janë të dhunshme e të dëmshme.

Sipas O'Connell, fjalën kryesore në vend duhet ta kenë qytetarët.

The post O'Connell: Me demarkacion bëni çfarë të doni appeared first on Mesazhi.com.

Rrethoja me pllaka metali, “barrikadë” që ndan Mitrovicën

Posted: 15 Aug 2016 11:26 PM PDT

Rrethoja me pllaka metali në cep të urës në pjesën veriore nuk është prekur të dielën. Atë e sigurojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i.

Kjo "barrikadë", tani e pas do ta ndajë veriun dhe jugun, njësoj sikurse barrikada me zhavorr e përforcuar me beton dhe "Parku i paqes" deri më tani.

Të gjithë në Mitrovicë i janë gëzuar fillimit të punimeve në rivitalizimin e urës kryesore të Ibrit me shpresën se ajo do të lirohet plotësisht për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe të automjeteve, por kur është vërejtur se rrethoja me lastra e vendosur nga BE-ja në cepin verior të urës, ka mbetur pa u hequr e madje edhe duke u siguruar nga Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i, qytetarët e shumtë mitrovicas kanë shprehur zhgënjimin dhe dyshimin se edhe kësaj radhe i janë bërë favore serbëve të veriut të Mitrovicës.

Rrethoja me pllaka të metalta në cep të urës në pjesën veriore, tani ndan veriun dhe jugun, ndërsa pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve, sikurse edhe barrikadat e deritashme.

The post Rrethoja me pllaka metali, "barrikadë" që ndan Mitrovicën appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more