Skip to main content

Lajmi.net: “Zbatimi i MSA-së ulë për 10 milionë euro të hyrat doganore” plus 8 more

Lajmi.net: “Zbatimi i MSA-së ulë për 10 milionë euro të hyrat doganore” plus 8 more


Zbatimi i MSA-së ulë për 10 milionë euro të hyrat doganore

Posted: 20 Aug 2016 12:14 AM PDT

Të dhënat e fundit nga Tregtia e Jashtme në Kosovë të cilat falsin për muajin qershor tregojnë për një deficit tregtar më të lartë, prej mbi 200 milion euro. Eksporti i mallrave në muajin qershor kishte vlerën 30 milion euro, ndërsa importi rreth 250 milion euro.

Zyrtarë të Doganave të Kosovës po ashtu bëjnë të ditur se Marrëveshja për Stabilizim Asocimit, ka pasur ndikim edhe në zvogëlimin e të hyrave të tatimit doganor për mbi 10 milionë euro.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci  ka treguar për efektet e para të cilat i ka pasur MSA.

"Ne kemi qenë të përgatitur dhe deri më tani nuk kemi pasur asnjë problem të vetëm në zbatimin e MSA-së, ndryshe nga shtetet tjera të cilat kanë pasur probleme, siç është ndryshimi i sistemeve të zhdoganimit, apo vjeljes së taksave".

"MSA ka prodhuar efektet e veta. Deri tani kemi lirime të produkteve që importohen nga BE-ja si rrjedhojë e zbatimit të MSA-së , në vlerën prej mbi 10 milion euro. Ka produkte që janë me taksë zero dhe ka produkte që kanë tatim nëntë për qind",thekson Stavileci.

Në këtë kuadër edhe importi i veturave të reja që importohen nga shtetet e Bashkimit Evropian, raportohet se ka shënuar rritje të mëdha. Sipas Stavilecit me zbatimin e MSA-së importi i veturave është liruar për 10 për qind, pasi nuk paguajnë taksën doganore nga vlera e përgjithshme e automjetit.

Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar MSA-në më 27 tetor të vitit 2015, derisa ajo ka hyrë në fuqi më 1 prill të këtij viti.

Kjo marrëveshje parasheh që disa produkte që në fillim të lirohen nga taksa doganore. Në vitin e parë, tatimi doganor për disa produkte ulet nga dhjetë për qind sa ka qenë më parë, në tetë për qind. Vitin e dytë në gjashtë për qind, vitin e tretë në katër për qind dhe vitin e katërt, në dy për qind. Derisa pas vitit të katërt do të jetë zero për qind për të gjitha produktet.

Nga heqja e taksës doganore të produkteve që importohen nga BE-ja, është theksuar se do të pësojnë të hyrat në Doganat e Kosovës. Stavileci ka deklaruar se në vitin e parë të zbatimit të MSA-së, parashihet të ketë një zvogëlim në të hyra të tatimit doganor, deri në 25 milionë euro.

"Ne kemi pasur rënie të taksave, por në anën tjetër kemi pasur rritje të importit nga ana e Bashkimit Evropian. Tek automjetet kemi një rritje të fluksit të importit të automjeteve, pasi që ato kushtojnë më lirë tani. Nëse shihet viti 2015 kemi pasur 25 milion euro të mbledhura derisa gjatë këtij viti kemi 35 milion euro të mbledhura", thekson ai.

Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, Komisioni Evropian, nëpërmjet fondeve të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), deri në vitin 2020 do të investojë në Kosovë, mbi 600 milionë euro. Nga kjo shumë e mjeteve do të përfitojnë edhe prodhuesit nga Kosova.

Ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë presin që këto mjete të ndikojnë në rritjen dhe zgjerimin e kapacitetet të prodhuese dhe përpunuese vendore, ku më pas do të ketë edhe rritje të eksportit.

Naim Gashi, njohës i çështjeve ekonomike, thotë për Rel se efektet pozitive nga zbatimi i MSA-së, do të shihen në fund të vitit. Ai thotë se produktet e Bashkimit Evropian të cilat vinë në Kosovë do të duhej të shënojnë ulje.

MSA shton Gashi do të jetë një mundësi e mirë edhe për investime të huaja, për arsye se investitorët do të kenë qasje në një treg prej mbi 500 milion banorë.

"Bilanci tregtar do të ndikohet pak nga MSA, por në të ardhmen mendojë se bilanci tregtarë do të jetë më pozitiv për arsye se eksportet kosovare do të kenë qasje më të lehtë në tregun e BE-së, ndërsa sa i përket importit nuk mendojë se do të ketë ndikim domethënës për arsye se 45 për qind e produkteve të BE-së kanë hyrë në Kosovë edhe para zbatimit të MSA-së", thekson Gashi.

MSA-ja kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë që mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile t'i përmbushin standardet e aplikuara të Bashkimit Evropian.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, është marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje, nga autoritetet e Kosovës ishte konsideruar si hapi i parë në kuadër të proceseve integruese evropiane. (Kosova Sot)

Tifozë të Kosovës, Xherdan Shaqiri ka nevojë për ju …

Posted: 20 Aug 2016 12:13 AM PDT

Tifozët e Kosovës që janë duke i bërë thirrje Xherdan Shaqirit që të largohet nga Zvicra dhe të luajë për Kosovën, duhet t'i ndihmojnë atij në garë për golin e vitit nga faqja zyrtare e UEFA-së.

Goli akrobatik i Shaqirit në duelin ndaj Polonisë në "Euro 2016" është në mesin e konkurentëve për shënimin më të bukur të sezonit, përcjell "Lajmi.net".

Përveç tij, në garë janë edhe yje të mëdha të futbollit botëror.

Gonzalo Higuain, Camile Abily, Marek Hamsik, Stephan Lichtsteiner, Saul Niguez, Ricardinho, Juan Cuadrado, Carles Alena dhe Lionel Messi, janë në garë për golin më të mirë të edicion 2016/17.

Për të votuar golin më të mirë, klikoni KËTU.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Trump: Clinton më parë punëson një refugjat, se një afrikano-amerikan

Posted: 20 Aug 2016 12:10 AM PDT

Trump - Clinton

Gjatë një fjalimi në Michigan, Trump tha se afrikano-amerikanët, po jetojnë në varfëri dhe nuk kanë shkolla të mira, transmeton KosovaPress.

Ai premtoi se do të angazhohet në këtë pikë, ku demokratët kishin dështuar.

"Nëse ju votoni sërish të njëjtit njerëz, atëherë do të vazhdoni me të njëjtin rezultat", tha Trump.

Më tej, Trump tha se kundërshtarja e tij nga radhët e demokratëve, më parë do t'i ofronte punë një refugjati, sesa një të riu me ngjyrë, që është pa punë, për të cilët thotë se janë shndërruar në refugjatë në vendin e tyre.

Lidhur me këto komente, kundërshtarja e tij, Hillary Clinton tha se injoranca e Trumpit është tronditëse.

Real Madrid: James do të luajë për këtë ekip më 2016/17 (FOTO)

Posted: 20 Aug 2016 12:04 AM PDT

James Rodriguez do të mbetet në Real Madrid.

"Los Blancos" kanë njoftuar mesfushorin se ai nuk do të largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

E përditshmja sportive madrilene "AS" ka bërë të ditur se Real Madrid ia ka komunikuar vendimin Jamesit, pas spekulimeve rreth interesimit nga shumë klube të tjera evropiane, përcjell "Lajmi.net".

Chelsea e Arsenal kanë shprehur interesim për transferimin e Jamesit.

Por, klubi nga Santiago Bernabeu nuk dëshiron ta shesë gjatë kësaj vere edhe pse ai nuk konsiderohet titullar nga trajneri Zinedine Zidane.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Rama në Serbi promovon autostradën dhe “Kurbanin”

Posted: 20 Aug 2016 12:01 AM PDT

Takimi Rama-Vuçiq, Arkiv

Kreu i qeverisë shqiptare gjatë një interviste të dhënë dje për televizionin "Klan Kosova", shprehet se nuk do të ketë mbledhje mes dy qeverive, por se ai do të jetë vetëm me përfaqësuesit e bizneseve të të dyja shteteve.

Ky forum biznesi që do të organizohet në Nish të Serbisë, sipas Ramës ka kohë që po planifikohet dhe si pikënisje ka pasur bashkëpunimin për eliminimin e barrierave tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

"Ne jemi takuar si çdo vit tanimë në Samitin e Parisit për Ballkanin Perëndimor, dhe unë kam prezantuar me shumë krenari produktin fillestar të një pune të përbashkët, që e ka pasur zanafillën tek bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kosovës për reduktimin e barrierave tregtare", tha Rama. Ai thotë se gjithçka ka nisur pas një bisede me drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore, Ellen Goldstein dhe me kryeministrin Aleksandar Vuçiq.

"Duke parë rezultatet shumë inkurajuese të këtij bashkëpunimi, kam folur me drejtoren rajonale të Bankës Botërore, Ellen Goldstein, dhe po ashtu me kryeministrin Vuçiç e me të tjerët, për të ndërtuar një plan veprimi për nxitjen e tregtisë e të bashkëpunimit ekonomik në rajon. Kështu kemi bërë! Banka Botërore e ka koordinuar këtë punë përmes zyrave të veta në rajon dhe na ka asistuar me ekspertizën e saj", deklaroi kreu i qeverisë shqiptare. Duke zbuluar se në këtë takim do të marrë pjesë edhe Kosova, Rama thotë se pjesëmarrja e shtetit më të ri në Europë nuk është bërë me ndërmjetësimin e tij.

"Në Nish, ky plan do të prezantohet në një forum ekonomik biznesi shqiptaro-serb. Kjo është e gjitha. Nuk e kam ndërmjetësuar pjesëmarrjen e niveleve të larta të qeverisë së Kosovës në këtë takim dhe as më është kërkuar dhe as s'e kam kërkuar një gjë të tillë", shprehet Rama, duke shtuar se asnjëherë nuk e ka lënë Kosovën jashtë axhendave të tij.

"Nuk e ndaj asnjëherë Kosovën nga axhendat e bisedimeve të mia dhe nuk i shoh asnjëherë të ndara interesat strategjike të shqiptarëve të Shqipërisë e të Kosovës, por po ashtu, asnjëherë nuk hyj në punët e në vendimet që i takojnë qeverisë së Kosovës në raport me palët e treta! Në rast se më kërkojnë një mendim vëllazëror e jap me kënaqësi, por kurrë ndërhyrje, sepse s'e kam pare asnjëherë si diçka pozitive sjelljen e dikurshme paternaliste të Tiranës ndaj Prishtinës", shprehet kreu i ekzekutivit, megjithëse zyrtarët e qeverisë së Kosovës nuk do të marrin pjesë në këtë takim.

Më tej Rama thotë se në takimin e Nishit do të flitet për të ardhmen e rajonit dhe bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar të vendeve të Ballkanit, me qëllim rritjen e rritjen e ekonomike të vendeve të vendeve tona.

Në këtë takim pritet të diskutohet edhe për ndërtimin e segmentit rrugor Nish-Durrës, një projekt madhor që do të financohet edhe nga Bashkimi Europian me qëllim që rajoni të lehtësojë ndërlidhjet ekonomike dhe tregtare.

Sa i përket trumbetimit kritikues të mediave serbe dhe atyre kosovare mbi takimin mes dy kryeministrave, Rama tha se kjo është qesharake dhe për të ardhur keq. "Më ka ardhur keq që një gazetë nga Beogradi ka çoroditur kursin mediatik në Prishtinë! Qesharake! Si duket sëmundja e vjetër e gushtit mediatik të Tiranës e ka kapluar edhe Prishtinën", tha kreu i qeverisë.

Kërçova goditet nga moti i ligë

Posted: 19 Aug 2016 11:52 PM PDT

Gjendja në Kërçovë

Derisa në Gostivar situata është e qëndrueshme dhe pa ndërlikime, rruga kryesore e qytetit të Kërçovës e cila është pjesë e rrugës magjistrale Kërçovë-Ohër është nën ujë, dhe vështirëson qarkullimin e automjeteve Kërçovë-Ohër dhe anasjelltas

Ndërkohë në profilin e tij në facebook ka reaguar edhe kreu i Komunës së Kërçovës.

"Të dashur qytetarë, brenda dhe në mërgim, Më lejoni që t’ua përcjell gjendjen e krijuar pas reshjeve të mëdha të shiut në qytetin tonë në orët e mbrëmjes së sontme. Fillimisht falënderuar të madhit Zot, gjendja në momentin që Ju shkruaj është stabile dhe pa dëme të mëdha materiale. Ekipet tona komunale e përcjellin me kujdes situatën e krijuar dhe me shpejtësi intervenuan në akset rrugore më të dëmtuara për të mundësuar qarkullim të lirë të automjeteve dhe qytetarëve në të gjitha drejtimet. Në bashkëpunim me banorët vendor, do të japim maksimumin për të ndihmuar edhe në shtëpitë të cilat kanë pësuar nga të reshurat e fundit. Ju lus për qetësi dhe bashkëpunim eventual. Uroj që të kemi një natë të qetë. Ju faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Dehari./Alsat.M/

Barcelona – Real Betis, formacioni i kampionit me shumë mungesa (FOTO)

Posted: 19 Aug 2016 11:51 PM PDT

Neymar ende nuk është kthyer nga Lojërat Olimpike në Rio.

Por, ai nuk do të jetë mungesa e vetme e Barcelonës në duelin e xhiros së parë në La Ligë kundër Real Betisit.

"Sport" ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave, përcjell "Lajmi.net".

Kurse, tek skuadra kampione mungojnë edhe Javier Mascherano e Andres Iniesta, për shkak të lëndimeve.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Sot betohen 35 vullnetarë të Korpusit të Paqes

Posted: 19 Aug 2016 11:47 PM PDT

35 vullnetarët amerikanë të Korpusit të Paqes

Korpusi i Paqes është agjenci qeveritar i pavarur dhe nuk ka agjendë politike apo religjioze. Korpusi i Paqes dërgon vullnetarë në shtetet e ndryshme në mbarë botën, që kërkojnë përkrahje.

Vullnetarët punojnë në fusha specifike duke përfshirë arsimin, zhvillimin e komuniteteve, zhvillimin ekonomik dhe planifikimin hapësinor dhe fushat tjera. Aktualisht diku rreth 7,000 vullnetarë shërbejnë në 65 shtete rreth globit.

Ku janë qindra-mijëra vende pune të premtuara?

Posted: 19 Aug 2016 11:42 PM PDT

PDK-LDK, Arkiv

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në qershor të vitit 2014, PDK-ja kishte premtuar se po të drejtonte Qeverinë gjatë një mandati qeveritar do t'i hapte 200 mijë vende të reja punës, përderisa 120 mijë i kishte premtuar LDK-ja e kryeministrit Mustafa.

Por, sipas ekspertëve të ekonomisë, shumë pak vende pune janë hapur deri më tani, madje edhe më pak se që janë hapur në mandatet e qeverive të mëparshme.

Përpos vendeve të reja të punës, dy partitë më të mëdha në vend kishin premtuar edhe shndërrimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK), si dhe liberalizimin e vizave për kosovarët, premtime këto që ende nuk janë plotësuar etj./zëri

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more