Skip to main content

Lajmi.net: “Vlora Çitaku reagon për përgjimet” plus 8 more

Lajmi.net: “Vlora Çitaku reagon për përgjimet” plus 8 more


Vlora Çitaku reagon për përgjimet

Posted: 13 Aug 2016 11:22 PM PDT

Vlora Çitaku

Ajo ka thënë se ka personi për të cilin kanë diskutuar nuk është punësuar asnjëherë në Ministrinë ku ajo ka udhëhequr.

Ky është postimi i saj i plotë:

E lexova qe Insajder kishte ri-publikuar një bisedë telefonike mes meje dhe Adem Grabovcit. Më duhet që ta them prapë, dhe këto të dhëna janë publike, dhe ju ftoj juve si gazetarë që ta vërtetoni, Fidani i apostrofuar në këtë bisedë nuk është punësuar në Ministrinë që kam drejtuar unë. Ndërkohë që praktikën 2 mujore, pa pagesë, ka mundur ta kryej secili student që ka sjellë një dëshmi nga Universiteti.

Lojërat Tradicionale sot në Rugovë

Posted: 13 Aug 2016 11:17 PM PDT

Lojërat Tradicionale të Rugovës", sipas Këshillit organizativ, përbëhet nga programi kulturor dhe garat tradicionale sportive.

Në pjesën e parë të ditës do të organizohet koncert me muzikë folklorike dhe autoktone. Do të përformojnë ansamble të ndryshme nga Rugova, nga komuna tjera të Kosovës, nga Shqipëria dhe nga malësia e Malit të Zi.

Lokacioni ku mbahet koncerti dhe garat është një livadh privat i mbushur më gjelbërim dhe i këndshëm për secilin njeri.

Programi Sportiv

Fokusi kryesor i këtij takimi tradicional mbetet tek zhvillimi i programit sportiv ku zhvillohen këto disiplina:

1.Rrëzimi i duarve

2.Mundje

3.Sharra në vek

4.Hudhja e llastarit

5.Ngjitja në shilor

6.Gurapeshi

7.Tërheqja e litarit

Ndryshe, këto lojëra ishte paraparë të mbahen ditë më parë, megjithatë, për shkak të motit me shi, janë shtyrë për të filluar sot.

Majlinda Kelmendi sot kthehet në Kosovë, parakalon edhe në qendrën e Prishtinës

Posted: 13 Aug 2016 11:13 PM PDT

Majlinda Kelmendi

Xhudistja jonë që tashmë ka bërë historinë e re, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike, ku Kosova për herë të parë ishte pjesë e ngjarjes më të madhe sportive në planet, rreth orës 18:00 pritet të zbres në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari".

Majlinda Kelmendi bashkë me ekspeditën e Kosovës, do të priten në mënyrë institucionale, ndërkohë, që qytetarët të shumtë janë gati të presin medalisten tonë në mënyrë madhështore.

Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit të Kosovës (MKRS), përmes një njoftimi ka konfirmuar se ekspedita e Kosovës do të pritet në mënyrë institucionale. Në pritjen e Majlindës do të jenë Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, familja e Majlinda Kelmendi, Ministri i Sportit, Kujtim Shala si dhe zyrtar të tjetër shtetëror.

Kjo është agjenda për pritjen e Majlindës:

Pritja  zyrtare e  Majlinda KELMENDIT, Fituse Olimpike e Medaljes së Artë në Xhudo "RIO 2016"në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari – Prishtinë

17:40 – 18:00  Arritja: Adria Airëays Frankfurt – Prishtinë.

18:00 – 18:10  Pritja:

  1. Isa MUSTAFA – Kryeministër i Republikës së Kosovës,

Familja e Majlinda Kelmendit

  1. Kujtim SHALA – Zv. Kryeministër dhe Ministër i MRKS-së

Znj. Vlora DUMOSHI – Shefe e Stafit të Kryeministrit

  1. Shasivar HAXHIJAJ – Nënkryetar i Komitetit Olimpik
  2. Sokol HAVOLLI – Shef i Kabinetit të Kryeministrit

18:10- 18:30  Salloni VIP  1

18:30 – 19:00  Konferenca për medie

19:00 –  19:30   Nisja nga Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari për në Prishtinë.

19:30 – 20:30  Parakalimi i Majlinda KELMENDIT me autobus të hapur  nëpër sheshet e Kryeqytetit.

20:30 – 21:30 Nisja për në Pejë.

 

Përleshje në ShBA, të shtëna me armë (Foto/Video)

Posted: 13 Aug 2016 11:00 PM PDT

Protestues të zemëruar afrikano-amerikanë u mblodhën afër vendit të ngjarjes ku ndodhi vrasja dhe situata doli jashtë kontrollit. Ata filluan të sulmonin policinë me koktej molotovi.

Si pasojë e kësaj, shumë automjete u dogjën, duke përfshirë edhe automjete të policisë. Turma e protestuesve kishin thyer edhe një pompë të benzinës, shkruan RT, transmeton Express.

Protesta dhe dhuna në vend ende po vazhdojnë.

cpyupowwyaazoct_1471152823-5798757 cpyvsaxxgaavayr_1471152819-9307071

 

Shtëpi e mahnitshme nën tokë

Posted: 13 Aug 2016 09:11 PM PDT

Kjo grua kishte vendosur që shtëpinë e saj t’a ndërtonte nëntokë dhe kështu përmes një gypi shumë të madh i’a ka dalë mbanë me idenë e saj, transmeton lajmi.net

Shtëpia brenda duket fantastike dhe është shumë interesante por gjithashtu ka një hapsirë komode për jetesë.

Shikoni fotografitë:

13872709_10154739575693676_1736436710617253168_n 13872754_10154739575823676_4840848583971333818_n 13872814_10154739576358676_5929257037648462245_n 13882193_10154739575898676_5329169179996500333_n 13892386_10154739576123676_6108446301725318200_n 13903255_10154739575968676_249239346455018812_n 13912382_10154739576143676_4576227342044685595_n 13912387_10154739575993676_5729262820457453658_n 13912666_10154739575848676_8738264081358089037_n 13912699_10154739575678676_2685192148942258380_n 13920994_10154739576213676_715816084901870095_n 13925326_10154739576318676_1945883103990096170_n 13932757_10154739576053676_2312566183467110822_n 13934606_10154739575708676_7944791523226721389_n 13939289_10154739575808676_5763414181169705717_n

 

Mercedes CLS me ngjyrë të veçantë

Posted: 13 Aug 2016 09:04 PM PDT

Vetura Mercedes-CLS është dizajnuar nga Misha Design dhe ka një ngjyrë tepër të bukur, përcjellë lajmi.net

Duke u bazuar në dizajnin e saj duket se çdo pjesë është ekstra dhe përfekte.

485905 485906 485907 485908 485909 485910 485911 485912 485914

Njerëzit inteligjentë rrinë deri vonë, shkaktojnë rrëmujë dhe…

Posted: 13 Aug 2016 09:01 PM PDT

Ka ekzistuar mendimi se vetëm njerëzit e paarsimuar janë ata që përdorin fjalë të këqija pasi fjalori i tyre është i kufizuar deri aty, por e vërteta qëndron se njerëzit të cilët nuk përdorin fjalë të këqija kanë fjalor të kufizuar.

Njerëzit intelegjintë janë karakterizuar gjithashtu me aftësinë e të përdorurit të fjalëve në varësi të situatës dhe dinë kur të heshtin, përcjellë lajmi.net

Për një kohë të gjatë deri më tani ekspertët kanë studiuar jetën e njerëzve me talente të ndryshme dhe kanë vërtetuar se njerëzit të cilët rrinë vonë gjatë natës janë më inteligjentë dhe nëse jeni në këtë grup, atëherë urime – ju jeni në të njejtin grup si Charles Darwin, Winston Churchill, dhe Elvis Presley.

Hulumtimet e bëra në Universitetin e Minesotës kanë prodhuar një përfundim interesant. Njerëzit që bëjnë rrëmujë në tavolinën e tyre të punës nuk është arsyeja se ata janë të çrregullt, por vëmendja e tyre qëndron tek më e rëndësishmja. Për më tepër, psikologët kanë pretenduar se një ambient i çrregullt i punës është ideal për rrjedhjen e ideve të reja dhe për artikulimin e mirë të tyre./lajmi.net

Përdorimi i gjatë i internetit shkakton presion të lartë të gjakut tek adoleshentët

Posted: 13 Aug 2016 08:40 PM PDT

Studimi ka gjetur se adoleshentët të cilët kalojnë së paku 14 orë në javë në internet kanë presion më të lartë të gjakut, transmeton lajmi.net

“Përdorimi i gjatë i internetit është pjesë e përditshmërisë sonë, por kjo mund të na kushtojë shumë”, tha autori i studimit Andrea Cassidy-Bushrow nga Henry Ford Hospital në Detroit, SHBA.

“Në studimin tonë, adoleshentët konsiderohen përdoruesit më të mëdhenj të internetit me mesatarisht 25 orë në javë”, theksoi Bushrow.

Kërkuesit analizuan të dhënat nga 335 të rinj të moshës 14-17 regjistruar në studim ku ata ju nënshtruan në pyetsori me 55 pyetje në lidhje me përdorimin e internetit nga ana e tyre.

Duke përfshirë çdo formë të përdorimit të internetit 124 nga ata ishin përdorues të rëndë të internetit e tek të cilët është gjetur një ngritje e presionit të gjakut.

Gjithashtu, studiuesit zbuluan se 43 për qind e përdoruesve të internetit në këso baza, janë me mbipeshë.

“Është e rëndësishme që pas përdorimit të internetit, të rinjtë të angazhohen në aktivitete fizike. Gjithashtu, përdorimi i internetit 2 orë në ditë tek fëmijët duhet të bëhet rregull”, rekomandoi Bushrow./lajmi.net

 

LG në shtator me smartfonin e radhës, ja cila është e veçanta e tij

Posted: 13 Aug 2016 08:12 PM PDT

Menjëherë kanë filluar thashethemet sa i përket këtij smartfoni i cili pritet të jetë ndër më të mirët që ka LG.

Ajo që po konsiderohet e veçanta e tij është cilësia zërit, portit të kufjeve dhe vet kufjeve, transmeton lajmi.net

LG ka punuar në cilësinë e zërit në smartfonin e saj të ri duke bashkëpunuar me ESS. Ditët në vazhdim pritet të dalin konfirmime të reja në lidhje me performancat e smartfonit./lajmi.net

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more