Skip to main content

Lajmi.net: “UEFA zgjedh 10 ekipet më të mira në Evropë (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “UEFA zgjedh 10 ekipet më të mira në Evropë (FOTO)” plus 8 more


UEFA zgjedh 10 ekipet më të mira në Evropë (FOTO)

Posted: 13 Aug 2016 12:08 AM PDT

Real Madrid gjenet në krye të renditjes së UEFA-së të ekipeve më të mira në Evropë.

"Los Blancos" pas triumfit në Superkupën e Evropës kanë ruajtur pozitën e parë.

Kurse, pas tyre nuk vjen rivali nga La Liga, Barcelona, por Bayern Munich, përcjell "Lajmi.net".

Gjiganti katalan është i treti.

Top 10:

.

Hillary dhe Bill Clinton tregojnë shumën e taksave të paguara

Posted: 13 Aug 2016 12:00 AM PDT

Hillary dhe Bill Clinton

Pasqyra e taksave për vitin 2015 tregon se Clinton-ët kanë dhuruar 9,8 për qind të të ardhurave të tyre në bamirësi.

Hillary dhe Bill Clinton kanë bërë publike pasqyrën e taksave që prej vitit 1977, sipas deklaratës së publikuar me një kopje të të dhënave mbi pagimin e taksave.

Nga ana tjetër, Clinton ka kërkuar që edhe kundërshtari i saj Donald Trump të publikojë gjithashtu pasqyrën e tij të taksave.

Kandidati republikan ka deklaruar se një një audit i autoriteteve amerikane të taksave nuk e lejon që të bëjë këtë publikim për momentin, por ai do t'i publikojë ato sapo auditi të përfundojë.

Kandidatëve amerikanë për president nuk u kërkohet të publikojnë pasqyrën e tyre të taksave, prej më shumë se 40 vite kjo transparencë ndaj publikut është kthyer në një traditë.

.

“Bombë” nga Tevez, kthehet në Serie A (FOTO)

Posted: 12 Aug 2016 11:55 PM PDT

Carlos Tevez mund të kthehet në Serie A, por jo tek ish skuadra e tij, Juventus.

Sulmuesi i Boca Juniors raportohet se mund të transferohet te rivali i madh, Inter, shkruajnë mediat italiane.

Në rast se "Nerazzurrët" dështojnë në transferimin e sulmuesit brazilian Gabigol, Tevez do të jetë objektivi i ri, përcjell "Lajmi.net".

Tevez ka përvojë të shkëlqyeshme nga Serie A ku kaloi dy sezone në Juventus gjatë së cilave fitoi tituj të njëpasnjëshëm të kampionit.

.

Mesazhi i rinisë së Llapit për politikanët

Posted: 12 Aug 2016 11:53 PM PDT

Podujeva

Rinia llapjane kundërshton  personat "me agjendë të turbullt, dalin zëra që e kontestojnë, ndihmën dhe partneritetin e dëshmuar të miqve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë, të cilët na ndihmuan të çlirohemi dhe me aktin e shpalljes së pavarësisë, njohën ekzistencën e shtetit tonë në kufijtë dhe tërësinë territoriale, të cilët tani po shenjëzohen si kufij shtetëror".

"Zhvillimet e fundit politike në vendin tonë, ndonëse janë jashtë fushëveprimit tonë, si mekanizma jo-qeveritarë, na bëjnë të adresohemi,  sepse bindjet e disa individëve, agjendat e tyre të mbrapshta dhe lufta e xhelozia personale e profesionale ndaj mekanizmave shtetërorë, po e dërgon vendin tonë në rrugë qorre dhe po e vazhdon izolimin tonë në raport me Evropën e bashkuar", thuhet në reagim.

"Ne, të rinjtë, u bëjmë thirrje atyre që bartin tri e me shumë vende pune, marrin tri e më shumë paga, kanë viza dhe shëtisin çdo muaj vende të ndryshme evropiane që t'i lënë anash ndasitë me qëllim protagonizmin politik dhe t'i thërrasin mendjes e të mendojnë për të ardhmen tonë", thuhet në komunikatën e rrjetit të OJQ-ve. /Telegrafi/

.

Sot fillon Premierliga, këto janë ndeshjet e xhiros së parë (FOTO)

Posted: 12 Aug 2016 11:45 PM PDT

Premierliga fillon sot sezonin e ri.

Me shumë përforcime dhe trajnerë të rinj, skuadrat nga elita e futbollit të Anglisë fillojnë ballafaqimet e tyre nga sot, duke e kompletuar xhiron e parë të hënën në mbrëmje, përcjell "Lajmi.net".

Andaj, sezoni i ri do të hapet zyrtarisht me ndeshjen mes kampionit në fuqi, Leicester City dhe Hull City, në ora 13:30.

Por, derbi i madh do të jetë të dielën mes Arsenal dhe Liverpool.

.

Fillimit i shkollës i gëzon më së shumti prindërit

Posted: 12 Aug 2016 11:44 PM PDT

Prindërit duk iu gëzuar fillimit të shkollës

Javën e kaluar, Keshia Leeann Gardner, një nënë nga Alabama, postoi një foto të veten duke kërcyer nga gëzimi në perspektivën e lirisë dhe foto e saj menjëherë u shpërnda.

Por ajo nuk është e para, më poshtë mund të gjeni fotografi të tjera që tregojnë lumturinë e prindërve për afrimin e ditëve kur fëmijët e tyre do të shkojnë në shkollë:

prinderit-festojne-1 prinderit-festojne-2 prinderit-festojne-3 prinderit-festojne-4 prinderit-festojne-5

.

Çfarë do të ndodhë me deputetët e koalicionit që janë kundër Demarkacionit?

Posted: 12 Aug 2016 11:37 PM PDT

Isa Mustafa - Kadri Veseli

Koalicioni qeverisës i ka gjithsej 87 deputetët (duke llogaritur në deputetët e pavarur Blerim Shala dhe Margarita Kadriu), por në bazë të qëndrimeve që janë shprehur deri tani janë të paktën katër deputetë të PDK-së (Nait Hasani, Labinotë Demi-Murtezi, Raif Qela dhe Shaip Muja) dhe katër të LDK-së (Shpejtim Bulliqi, Vjosa Osmani, Arben Gashi, Besa Gaxherri), të cilët mund ta pamundësojnë ratifikimin e Marrëveshjes së 26 gushtit 2015.

Përveç këtyre, votë kundër demarkacionit mund të pritet edhe nga deputetët e PDK-së, Xhavit Haliti, Adem Grabovci e Flora Brovina, të cilët kanë shprehur dyshime për Marrëveshjen. Gjithashtu, flitet edhe për votë kundër nga dy deputetët tjerë të LDK-së, Anton Quni e Adem Salihaj.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë për "Zërin" se Kryesia e kësaj partie në takim me kryetarët e degëve i ka dhënë mbështetje Marrëveshjes së 26 gushtit, megjithatë ai thotë se ka deputetë të LDK-së që ende kanë dilema ose që janë kundër.

Megjithatë, Rugova thotë se dilemat janë hequr dhe se opozita, apo individë të opozitës, por edhe të tjerë nga pushteti nuk janë të brengosur për kufijtë e Kosovës, por sipas tij, ndoshta e kanë për privilegje të veta, për pozicionime të ndryshme. /Zëri/

.

Lamtumirë Real Madrid, James nënshkruan me një super klub (FOTO)

Posted: 12 Aug 2016 11:29 PM PDT

James Rodriguez nuk do të jetë futbollist i Real Madridit në sezonin e ri.

Mesfushori kolumbian, i pakënaqur me hapësirën e kufizuar për lojë, ka vendosur të largohet nga Santiago Bernabeu.

Kurse, mediat italiane raportojnë se ai do të jetë përforcim i ri i Juventusit, përcjell "Lajmi.net".

"Bianconerët" janë në kërkim të një përforcimi të madh pas shitjes së Paul Pogba në Manchester United për 105 milionë euro.

Dhe, ata kanë bërë gati një ofertë për reprezentuesin kolumbian, duke i ofruar rol të rëndësishëm për të luajtur në Torino.

.

Borxhet e veriut s’kanë fund, vetëm për ujë arrin në miliona euro

Posted: 12 Aug 2016 11:29 PM PDT

Mitrovica e veriut / ARKIV

Ashtu siç nuk kanë paguar kurrë për shpenzimet e energjisë elektrike, qytetarët e veriut të Kosovës, institucionet publike, ndërmarrjet dhe bizneset nuk kanë paguar asnjëherë as për ujin e shpenzuar.

Veriut të Kosovës për çdo muaj i dërgohen rreth 377 mijë metra kub ujë nga fabrika për përpunimin e ujit në Shipol të Mitrovicës. Për 377 mijë metra kub ujë, veriut të Kosovës i faturohen 69.225 euro, ose rreth 800 mijë euro në vit, shkruan ‘Zeri’.

Faturimi nuk bëhet me qëllimin që të mblidhen mjetet për ujin e shpenzuar në atë pjesë, pasi që inkasomi në anën përtej Ibrit është i pamundshëm, por ai bëhet vetëm sa për të ditur se sa metra kub ujë i dërgohen pjesës veriore.

.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more