Skip to main content

Lajmi.net: “Sivjet 27 mijë fëmijë për herë të parë në shkollë, e 400 mijë rihapin ditarët” plus 8 more

Lajmi.net: “Sivjet 27 mijë fëmijë për herë të parë në shkollë, e 400 mijë rihapin ditarët” plus 8 more


Sivjet 27 mijë fëmijë për herë të parë në shkollë, e 400 mijë rihapin ditarët

Posted: 24 Aug 2016 12:26 AM PDT

Nxenesit

Sidoqoftë, zëvendës ministrja e Arsimit, Anila Statovci ka  njoftuar për përgatitjet që po bëhen për nisje dhe vijim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor.

Zv ministrja Statovci  dekalroi se të ditur se mbi 27 mijë nxënës fillojnë klasën e parë në këtë vit dhe se 400 mijë nxënës  hapin përsëri ditarët e tyre për 1 shtator.

"Fillimi i vitit të ri shkollor po afrohet, një ngjarje shumë e veçantë për të gjithë ne”, ka deklaruar Statovci, raporton lajmi.net.

“Posaçërisht janë të entuziazmuar ata që fillojnë rrugëtimin e tyre të rëndësishëm jetësor, në klasën e parë. Për këta mbi 27,000 fillestarë, por edhe për më se 400,000 nxënësit tanë që hapin përsëri ditarin e tyre me 1 shtator, ne kemi bërë përgatitjet  që çdo gjë të fillojë për së mbari”, ka thënë Statovci.

Sipas saj, kujdesi i merituar u është dhënë natyrisht edhe mësimdhënësve dhe personelit administrativ.

“Për këtë patëm takim sot me stafin e MASHT, përgjegjës për sektorë të ndryshëm të jetës sonë arsimore”.

Ajo më tej deklaroi se krejt detyrat që i takojnë MASHT-it, janë në përfundim, raporton lajmi.net.

“Krejt ajo që ka qenë në mundësitë e dhëna, e kemi bërë. E kemi përgjegjësi, por edhe një privilegj e satisfaksion të veçantë, që kësaj armate gati gjysmë milionëshe të shpresës së këtij vend, t'ia mundësojmë edhe një vit të mbarë shkollor”, është shprehur Statovci.

“Jemi gati", tha zv ministrja e Arsimit, Anila Statovci.

Por nga ana tjetër, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, i ka bërë thirrje qeverisë,  mos ta injorojë dialogun me këtë sindikatë sa  i përket realizimit të kërkesave të mësimdhënësve, se përndryshe, më 1 shtator do të ketë grevë të përgjithshëm.

Ai ka thënë se komunat nuk kanë bërë planifikime buxhetore për 70 për qind ë vlerës së biletave për mësimdhënësit udhëtarë dhe nuk kanë plotësuar as obligimin për tri paga me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit. /lajmi.net

Vendet më të famshme për turizëm mjekësor

Posted: 24 Aug 2016 12:21 AM PDT

Sipas doktorit amerikan Allen Lechtman, "asnjë prej këtyre procedurave nuk është aq e thjeshtë sa mendojnë njerëzit. Në çdo kohë, kushdo që bën operacion, apo qoftë edhe procedura më e thjeshtë dentare, mund të pësojë komplikacione. Dhe çfarë ndodh nëse dikush kthehet në vendin e tij dhe përballet me komplikacione, pasi ka kryer një ndërhyrje në një vend çfarëdo të globit?"

Është shumë e rëndësishme që turistët mjekësorë të dinë se në çfarë disiplinash mjekësore janë të specializuar vendet drejt të cilave nisen.

Brazili, për shembull, është i specializuar për ndërhyrje kozmetike, Meksika është e njohur për shërbimet dentare dhe sidomos për zbardhjen e dhëmbëve. Dhe ndërkohë që disa vende si India, kanë një histori të gjatë të trajnimit mjekësor të vendasve të tyre jashtë shtetit, vende të tjera si Tajlanda, Singapori, Koreja e Jugut dhe Tajvani e kanë vënë në krye të prioriteteve prej vitesh, sistemin e tyre shëndetësor.

Spitali i Gjakovës mban higjienën vetëm me ujë

Posted: 24 Aug 2016 12:18 AM PDT

Nga fundi i korrikut, për pastrimin e Spitalit të Gjakovës nuk është përdorur as edhe një detergjent. Kjo, pasi kompanisë e cila kishte tenderin për pastrimin e Spitalit i ka skaduar kontrata, kurse kompetencat për shpalljen e tenderit për spitalet regjionale kanë kaluar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Përfaqësues të kompanisë SFK, që kishte tenderin për mirëmbajtjen e higjienës në këtë spital, kanë thënë se nga momenti i skadimit të kontratës, punëtorët e tyre kanë vazhduar të merren me mirëmbajtjen e spitalit.

Por, në kompani thonë se ata nuk dihet se kush do t'i paguajë. 54 punëtorë që merreshin me higjienën, kompania private i kishte bartur në menaxhimin e saj, kur shërbimi ishte privatizuar vite më parë. /Zëri

Bolt, maratonë në shtrat (FOTO)

Posted: 24 Aug 2016 12:16 AM PDT

Studentja 20-vjeçare nga Brazili, Jady Duarte e ka përshkruar jo si sprint por si "maratonë", natën e saj me kampionin e madh nga Olimpiada e Rios, Usain Bolt.

Ylli i madh nga Xhamajka përfundoi në ballina të gazetave pas publikimit të fotografive intime me femrën në fjalë. Kurse, ajo ka rrëfyer ngjarjen për tabloidin britanik "Daily Mail".

Sipas saj, Bolt e kishte dërguar truprojën e vet te ajo për t'i thënë se është i interesuar në të.

Më pas, Bolt e kishte përdorur Google Translate për të komunikuar me të, përcjell "Lajmi.net".

Ata kaluan dy orë në shtrat të cilat ajo i përshkroi si: "maratonë, nuk ishte vrapim i shpejtë".

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Meshkuj keni probleme me qime? Ja pajisja që do ua lehtësojë jetën (Video)

Posted: 24 Aug 2016 12:10 AM PDT

I krijuar nga Matt Dryfhout, ai ndihmon që meshkujt t’i largojnë qimet edhe mbrapa shpinës së tyre teksa janë duke bërë një dush.

Krejt kjo pa pasur ndihmën e dikujt, transmeton lajmi.net.

Produkti është shumë i lehtë për përdorim, ndërsa është i dizajnuar që të minimizojë rreziqet e prerjes së lëkurës.

" Mos u bë majmun, largoj qimet tua" është motoja e kompanisë për këtë produkt./lajmi.net

Goditi aksidentalisht zogun për vdekje, shikoni reagimin e saj (VIDEO)

Posted: 24 Aug 2016 12:07 AM PDT

Por ndonëse diçka e tillë ndodhi pa dashjen e Mikayla, duke e lënë zogun të vrarë nga goditja me veturë, ajo mbeti tejet zemërthyer, njofton Klan Kosova.

Për më shumë detaje ndiqeni videon e publikuar në vazhdim:

Përfundon projekti “Punësimi përmes Programit të BE-së, Kosova e Bukur”

Posted: 24 Aug 2016 12:03 AM PDT

Në një njoftim për media, thuhet se programi i BE-së, "Kosova e Bukur", ka pasur për qëllim sigurimin e mundësive për punësim dhe trajnim profesional për të papunët, veçanërisht për të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara.

"KB e BE ka arritur me sukses qëllimin e saj të "bukuridhënies" duke përmirësuar infrastrukturën publike, përfshirë ndërtesat (arsimore, kulturore, turistike), hapësirat me gjelbërim, vendet e trashëgimisë kulturore dhe turistike, objektet e sportit dhe të rinjve. Që nga viti 2011, në kuadër të programit të BE-së Kosova e Bukur, janë zbatuar gjithsej 75 projekte. Janë shpenzuar gjithsej 8,3 milionë €, prej të cilave 7,3 milion € ishin grant i BE-së dhe 946,842.89 euro kontributi komunal", thuhet në njoftim.

Gjatë zbatimit të këtyre 75 projekteve, janë krijuar gjithsej 3,815 vende pune brenda periudhës 5 vjeçare (2011-2016), në të cilat 74% (2,828) ishin persona të papunë për një kohë të gjatë, të regjistruar në qendrat për punësim në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në 2 vitet e fundit, Programi i BE-së Kosova e Bukur, (faza 2) ka zbatuar 29 projekte në 25 komuna në vlerë rreth 4,5 milionë € (prej të cilave 3,851,000 € ose 86.5% ishin grant i BE-së dhe 597,500 € ose 13.5% kontribut i komunës).

Gjatë kësaj periudhe janë punësuar gjithsej 1,437 persona të papunë për një kohë të gjatë.

Ngjarja mbahet sot, duke filluar nga ora 11:00, në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës./Kp

Brad Pitt dhe Angelina Jolie festojnë përvjetorin e dytë të martesës (FOTO)

Posted: 24 Aug 2016 12:00 AM PDT

Dhe ceremonia ishte fiks siç e prisnim, e thjeshtë dhe plot stil, me gjashtë fëmijët e tyre të luanin rolin protagonist, dhe vellon e Angelinës plot me vizatimet e tyre.

Në këtë përvjetor, ne po risjellim disa nga fotografitë e tyre të përbashkëta, ato më të ëmblat nga 11 vitedashuri.

Ish modeles, njëra këmbë i peshon 12 kg më tepër se tjetra (Foto)

Posted: 24 Aug 2016 12:00 AM PDT

Gjatë tre mujorit të parë të shtatzanisë, Sarah Buller, e vuri re që njëra këmbë peshonte shumë më shumë se tjetra, transmeton Klan Kosova.

Pasi lindi, 31 vjeçarja vizitoi mjekun dhe i treguan se ajovuante nga lymphoedema – një sëmundje e pashëruershme që shkakton ënjtje në indet e trupit.

Ajo ka shpenzuar një mal me para për ta shëruar këmbën e saj, e madje ka bërë ushtrime të shumta po asnjë gjë nuk ka rezultuar me sukses.

Tani ish modelja përmes një letre të hapur ka dashur që të rrisë vëmendjen e publikut rreth kësaj sëmundje, si dhe t'i inkurajojë gjithë ato gra të cilat janë në të njëjtën gjendje si të sajën që të mos ndihen inferiore dhe sërish të ndihen të bukura.

"Familja ime është bota ime e nuk mundem që t'i falënderoj sa duhet për pozitivitetin që më kanë dhënë. Dëshiroj që t'i tregoj të tjerve që sëmundja ime nuk mund të më ndaloj që të vishem si dua dhe nuk mund të më detyroj të fshihem".

Sarah Buller has been left with a left leg double its size after giving birth.

Sarah Buller is determined to push past her problems and has called her blog Lymphosaurus Rex.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more