Skip to main content

Lajmi.net: “Medaljet e arit nuk janë nga ari, por…” plus 8 more

Lajmi.net: “Medaljet e arit nuk janë nga ari, por…” plus 8 more


Medaljet e arit nuk janë nga ari, por…

Posted: 16 Aug 2016 11:58 PM PDT

Një medalje ari përfaqëson majën e suksesit sportiv dhe është ëndrra e çdo sportisti të njohur në të gjithë globin.

Por çfarë është një medalje ari dhe sa vlerë ka ajo? Më poshtë po ju sjellim disa fakte interesante mbi medaljet e arit:

Një medalje ari e përbërë minimumi me 6 gram ar të pastër, ka një vlerë prej 200 funte.

Çdo medalje ari peshon 500 gram dhe të gjitha janë të përbëra nga të paktën 92.5 % argjend i riciklueshëm. Ata përmbajnë vetëm 1 % ar dhe pjesa tjetër bakër. Hera e fundit kur një medalje ari olimpike ishte prej ari të pastër ishte në Olimpiadën 1912 në Stokholm të Suedisë.

Një medalje kërkon 2 ditë për t'u bërë. Brazil's National Mint në Rio kishte një ekip prej 80 punëtorësh që do të bënin 5.130 medalje Olimpike dhe Paraolimpike, shkruan Telegraf, përcjell "Albeu.com".

Argjendi i përdorur në medaljet e arit në Rio është ricikluar nga pasqyra dhe pllakat x-Ray.

Medaljet e Lojërave Olimpike verore janë më të vogla, të holla dhe të lehta se ato në Lojërat Dimërore.

Michael Phelps ka thyer rekordin e të gjitha kohërave me 23 medalje ari. Ish gjimnastja sovjetike Larisa Latynina mban rekordin e grave me 9 medalje

Vidhet një cisternë, mbante 900,000 litra naftë

Posted: 16 Aug 2016 11:53 PM PDT

Zyrtarë detarë të Malajzisë kanë njoftuar se MT Vier Harmoni, ishte duke lundruar nga porti Tanjung Pelepas në Malajzi në momentin kur është vjedhur, transmeton lajmi.net.

Drejtori i agjencisë detare të Malajzisë, beson se anija tani gjendet jashtë ishullit indonezian të Batam.

Ngarkesa e saj është me vlerë rreth 1.57m Ringgit ose 392.795 dollarë. /lajmi.net

 

Hafizi: Ky është fajtori për largimin e Rashicës nga Shqipëria (FOTO)

Posted: 16 Aug 2016 11:45 PM PDT

Astrit Hafizi, ish selektori i Kombëtares shqiptare, e bën përgjegjës Gianni de Biasin për ikjen e Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës nga ekipi kuqezi.

Sipas ish-trajnerit të Kombëtares, strategjia që ka ndjekur Gianni de Biasi ka detyruar talente si Milot Rashica që të largohen.

Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", Hafizi flet për momentin delikat të kuqezinjve, por jo vetëm.

Zoti Hafizi, nga Kombëtarja nisën largimet e para të lojtarëve me origjinë nga Kosova. Ju bën përshtypje fakti që të parët ikin emra si Rashica, Meha apo Shala?

Mendoj se së pari këto vendime vijnë prej qejfmbetjes së këtyre lojtarëve për mospërfshirjen në Europianin e Francës. Është një moment që pasi ata nuk u afruan nga De Biasi, marrin një vendim të menjëhershëm për t'iu bashkuar Kosovës.

Të them të drejtën, më vjen shumë keq për Rashicën. Nëse unë do të isha trajner i Kombëtares, këtë lojtar do ta kisha marrë patjetër në Europian. Ai duhej promovuar si një i ri, duke qenë se në kampionatin holandez ka shkëlqyer.

Gjithsesi, këto janë vendimet e trajnerit, por edhe për Mehën mund të them se De Biasi duhet ta kishte marrë më tepër në konsideratë. Ai dha shkëndija të mira, por nuk e di pse u harrua. Ndërsa për Shalën, mendoj se ka bërë zgjedhjen e duhur, pasi mund të ndihet më mirë te Kosova dhe mbi të gjitha aty mund të jetë titullar.

De Biasi ka thënë se nuk mban përgjegjësi për rastin e Rashicës. Si e komentoni?

Tani është një moment që edhe De Biasi ndihet keq dhe nuk i vjen mirë që Rashica është larguar. Mendoj se nuk e ka pritur mirë këtë largim dhe tashmë kërkon ta kthejë situatën duke u justifikuar.

Mirëpo, të jem realist, në Europian nuk ishin të gjithë lojtarët që kishin kontribuar, pasi pati edhe emra që nuk kishin luajtur fare. De Biasit i vjen keq që nuk do ta ketë në Botëror, por nëse do të mendonte më shumë për perspektivën, duhet ta kishte marrë në Europian.

Mendoni se gjërat nuk janë menaxhuar ashtu si duhet për të mbajtur këta lojtarë apo ishte diçka e pritshme?

Shikoni, filozofia e De Biazit është e qartë për këdo tashmë dhe dihet mënyra se si vepron ky trajner për të arritur rezultatin. Ai çdo gjë e lidh me lojën e disiplinuar, taktike dhe natyrisht mbrojtëse. Nëse merrte Rashicën, jam i bindur që do ta justifikonte, por me atë mënyrë loje që bën Shqipëria, De Biazi ka menduar se nuk i hyn në punë ky lojtar. Ne shënuam vetëm një gol, kuptohet shumë mirë filozofia.

Tashmë që edhe lojtarë të tjerë mund të ikin, a e fut kjo situatë Shqipërinë në një kolaps?

Së pari duhet të kuptojmë tashmë se nuk mund të flitet më për një ekip Kombëtar. Janë dy skuadra: Shqipëria dhe Kosova. Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, Shqipëria nuk bën dot një formacion, pasi i mbeten vetëm 8-9 lojtarë.

Mendoj se do të kemi probleme, pasi nuk mund të krijohet një ekip Kombëtar me 11 lojtarë. Besoj se jemi shumë të vonuar dhe për një gjë të tillë duhet të ishte menduar më shpejt, sepse dihej që një ditë do të vinte edhe kjo situatë. Menduam se kapëm qiellin me dorë, por po shoh që gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet.

Çfarë duhet të bëjë FSHF, mos ndoshta është momenti të ndryshohet totalisht strategjia?

Nuk pres ndonjë ndryshim të jashtëzakonshëm. Unë mendoj se strategjinë sërish do ta bëjë De Biazi dhe sa të jetë në krye të pankinës, ai do të mendojë për veten e tij, në kuptimin që asgjë të mos dalë jashtë kornizave. Pra, të veprohet vetëm ashtu siç mendon ai. Nuk mendoj se De Biazi po mendon për të ardhmen e Shqipërisë, duke u futur aq thellë.

 Ju prisni që të ketë ndikim negativ para eliminatoreve të Botërorit?

Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se do të kemi shumë vështirësi, pasi edhe kundërshtarët do të na vlerësojnë ndryshe pas debutimit në Europian. Ne ekipe si Spanja dhe Italia është logjike që do kesh problem, për më tepër me mënyrën e lojës që bëjmë ne. I shikoj gjërat e turbullta, pasi nga dita në ditë mund të ndodhin të papritura.

Riformatimi i Qeverisë, i vështirë

Posted: 16 Aug 2016 11:42 PM PDT

Qeveria e Kosoves

Riformatimi i Qeverisë, i premtuar nga drejtuesit e koalicionit qeverisës, duket proces i vështirë për qeveritarët. Sipas tyre, ndryshimet në strukturë dhe në përbërje të ekzekutivit mund të prodhojnë efekte të ndryshme, prandaj thonë se nuk është proces i lehtë.

Megjithatë, partnerët e koalicionit pohojnë se është vlerësim i përbashkët i tyre se riformatimi duhet të ndodhë dhe shpresojnë që nuk do të ketë vonesa në këtë proces.

Në anën tjetër subjektet opozitare thonë se Qeveria "Mustafa" nuk duhet të riformatohet, por duhet të japë dorëheqje, pasi, sipas tyre, kjo Qeveri tashmë është shkelëse e Kushtetutës së vendit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas një takimi që ka zhvilluar me Komunitetin e Biznesit ka thënë se gjatë procesit të riformatimit të Qeverisë do të merren parasysh rekomandimet e këtij komuniteti.

"Në takim me Zyrën e Komunitetit të Biznesit, në Kuvendin e Kosovës, biseduam për hartimin e një agjende të përbashkët ekonomike dhe pako të reformave të domosdoshme. U pajtuam që gjatë procesit të riformatimit të Qeverisë, të dëgjohen dhe merren parasysh propozimet e komunitetit të biznesit. Po ashtu, diskutuam për nevojën e shtyrjes së afatit për shlyerjen e borxheve të bizneseve deri më 31 dhjetor 2016", ka thënë Veseli.

Jeni brune, kjo është maska ideale për flokët tuaja

Posted: 16 Aug 2016 11:38 PM PDT

Bëhet fjalë për kafenë. Siç kanë treguar hulumtime të ndryshme, kafeina e ndihmon fijen e flokut të rritet më shpejt dhe lufton rënien e tij. Gjithashtu, kafeja i jep shkëlqim ngjyrës së flokëve dhe i bën ato të duken më të shëndetshme.

Çfarë duhet të bësh?

Mbajë llumin nga një kafe turke dhe pasi ta përziesh me pak ujë, në mënyrë që të hollohet, aplikoje në fokë të lara dhe lëre për 20 minuta. Më pas shpëlaje me ujë të bollshëm.

Një tjetër mënyrë është të përgatisësh një kafe, pa sheqer, dhe pasi të ftohet ta aplikosh në flokë të lara dhe më pas ta shpëlash, duke përdorur edhe balsam, si zakonisht.

Mos dilni me veturë sot në Prishtinë, rrugët kryesore janë të bllokuara

Posted: 16 Aug 2016 11:36 PM PDT

Sipas Policisë, në intervale të caktuara kohore, do të ketë edhe ndalim të përkohshëm për qarkullim në disa rrugë, andaj do të përdoren rrugë alternative.

Ja në cilat rrugë do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit:

Me datën 17.08.2016 nga ora 08:00 do të ndalohet për qarkullim  rruga "Agim Ramadani" nga Sllovenia Sport deri te rreth-rrotullimi te ish Gjykata e Qarkut prapa Komunës, rruga e UÇK-së deri te udhëkryqi me rrugën "Migjeni".

Gjithashtu edhe  sheshi "Ibrahim Rugova" deri te sheshi Skënderbeu do të jetë i bllokuar nga ora 08:00 deri në largimin e personalitetit.

Në rajonin e Ferizajt, rruga Bibaj – Dardani dhe anasjelltas do të jetë e ndaluar për qarkullim nga ora 11:00 deri 16:00, të datës 17.08.2016, përderisa zyrtarë policor janë paraparë të orientojnë qarkullimin në rrugën alternative; Gjilan-Kllokot –Viti – Gerlic – Ferizaj dhe anasjelltas, një njësi policore do të vendoset në udhëkryqin e Kllokotit dhe do i orienton/udhëzon qytetaret të cilët destinacion e kanë Ferizajn.

Rrugët tjera do jenë nën menaxhim dhe mbikëqyrje të zyrtarëve policor në mënyrë që të lehtësohet zhvillimi i rrjedhshëm i komunikacionit duke përfshirë edhe lëvizjen e delegacioneve të ndryshme.

Ferexhe në kokë, nudo poshtë, kjo është artistja shqiptare (Foto)

Posted: 16 Aug 2016 11:35 PM PDT

Ajo i ka shprehur haptas pikëpamjet e veta përmes fotografive që po i shpërndan në internet.

Zana hquhet për pikëpamjet e saja për të drejta e grave dhe ato të privuar nga liria e ferexhesë.

Përmes fotografive kontraverze ajo mundohet të jep mesazh për lirinë themelore të grave.

zz_1471413607-8975152

Ky është ndikimi i dietave mesdhetare

Posted: 16 Aug 2016 11:28 PM PDT

Sipas studiuesve, efektet pozitive të kësaj diete janë vënë re tek konsumatorët e gjithës botës, madje edhe tek ata që nuk janë banorë të rajonit mesdhetar.

Shkencëtarët këshillojnë të integrohen sa më shumë proteinat bimore në kuzhinën e përditshme, zvogëlim të konsumit të mishit të kuq dhe produkteve të qumështit, të konsumohet peshk i yndyrshëm (si sardelet), si dhe të përdoret vaji i ullirit si burimi kryesor i yndyrës. Mos harroni konsumimin e perimeve dhe frutave të freskëta, drithërave etj.

Nëse kjo dietë përfaqëson shumë përfitime, ky regjim nuk përbën ndonjë mrekulli. Një e ushqyer e shëndetshme, një higjienë e mirë në jetë dhe ambienti ku jetojmë mbeten faktorë të domosdoshëm për të përmirësuar shëndetin.

Zhduket 14-vjeçari, prindi thotë se ia rrëmbeu një afgan (Foto)

Posted: 16 Aug 2016 11:28 PM PDT

Ia premtoi parajsën, ndërsa i dha ferrin. Më 4 gusht të këtij viti, Ibrahim Kallabës, afgani i njohur me emrin Hanvazir Zadran i ka rrëmbyer djalin e mitur, Liridonin 15 vjeç, në fshatin Dobërçan.

Që nga ajo ditë, Ibrahimi nuk e ka parë djalin e tij. Kontaktin e vetëm me djalin Liridonin e ka pasur pas 4 ditëve nga dita kur ishte zhdukur më 8 gusht.

Në një bisedë të shkurtër telefonike, Liridoni i ka thënë babait të tij se është shëndosh e mirë dhe i kapur nga autoritetet hungareze prej ku pritet të lirohet pas një dite. Mirëpo, kanë kaluar edhe dy javë të tjera, dhe Ibrahimi nuk ka dëgjuar më asgjë prej djalit të tij, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ndërkohë emri i Liridonit figuron edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë se ka kaluar me datën 5 gusht 2016.

Ndërsa, të vetmen bisedë që Ibrahimi e ka pasur me afganin, Zadran, para pak kohësh, ky i fundit i ka thënë se nuk është parë prej tre ditësh me Liridonin dhe nuk di asgjë për fatin e tij.

Tani Ibrahimi dyshon pikërisht se fajtor për humbjen e djalit të tij është afgani Hanvazir Zadran për të cilin thotë se ia ka rrëmbyer djalin e mitur pa pëlqimin e tij.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more