Skip to main content

Lajmi.net: ““Jemi çmendurisht të dashuruar”, nënë e bir sfidojnë burgun! (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: ““Jemi çmendurisht të dashuruar”, nënë e bir sfidojnë burgun! (FOTO)” plus 8 more


“Jemi çmendurisht të dashuruar”, nënë e bir sfidojnë burgun! (FOTO)

Posted: 15 Aug 2016 11:45 PM PDT

Monica Mares 36 vjeç dhe djali i saj Kalebi Peterson 19 vjeç mund të dënohen me 18 muaj burg për incest. Mares dhe Caleb jetojnë në Clovis të shtetit amerikan New Mexico.

Çifti ka zbuluar se janë tmerrësisht të dashuruar dhe janë të gatshëm të rrezikojnë gjithçka për të qenë së bashku.

Mares e dha djalin e saj për adoptim kur ishte 16 vjeçe, por ata u takuan përmes Facebook-ut Krishtlindjet e fundit, përpara se romanca e tyre të lulëzonte.

Caleb u kthye në shtëpinë e nënës dhe tregon se ra në dashuri me të për shkak se jo përkujdesej për të. "Unë kurrë nuk kisha askënd që të gatuante për mua ose të me jepte diçka. Ajo doli nga rruga e saj për të më bërë të lumtur," ka thënë 19-vjeçari për Daily Mail.

"Pas rreth një jave fillova të ndjeja për të dhe mendoj se rashë në dashuri. Ne u takuam në një klub dhe aty u puthëm. Kurrë nuk e kam menduar se do të futemi në telashe për shkak të marrëdhënies sonë. Ne jemi të dy të rritur, " ka shtuar Caleb.

Ndërsa Mares e cila është nënë e 8 fëmijëve, është shprehur se do të heq dorë prej tyre nëse do t'i duhet të zgjedh mes Caleb dhe fëmijëve.

"Ai është dashuria e jetës sime dhe unë nuk dua ta humbas atë. Asgjë nuk mund të futet mes nesh, as gjykatë, as burg, asgjë", shprehet ajo.

Ata e bënë publike lidhjen e tyre në përpjekje për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi Tërhejne gjenetike seksuale (GSA). Por pas kësaj, Mares është mbyllur në shtëpi pasi nuk guxon të përballet me fyerjet në rrugë.

Barcelona transferon sulmues për 30 milionë euro (FOTO)

Posted: 15 Aug 2016 11:45 PM PDT

Barcelona është afër konfirmimit të marrëveshjes për transferimin e sulmuesit Paco Alcacer nga Valencia.

E përditshmja sportive katalane "Sport" raporton se gjiganti katalan ka identifikuar Alcacerin si përforcimin e nevojshëm në Camp Nou, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell "Lajmi.net".

Kampioni i La Ligës do të paguajë rreth 30 milionë euro dhe bonuse për blerjen e 22-vjeçarit të talentuar.

Kim Mehmeti: Do të dëshiroja të mos votohet demarkacioni me Malin e Zi

Posted: 15 Aug 2016 11:43 PM PDT

Kim Mehmeti

Ai për 'Epokën e re', tha se më 1 shtator do të duhej të bëhej miratimi i "marrëveshjes" që do ta nxirrte Kosovën nga balta.

Mehmeti ka folur edhe për gjendjen e rëndë të shqiptarëve të Maqedonisë, sidomos pas vërshimeve të fundit në Shkup.

Ai ka thënë se Maqedonia nuk ka ndërtuar institucione që do t'u shërbejnë qytetarëve, por institucione që do ta mbulojnë veprimtarinë kriminale të nëntokës politike.

Mehmeti ka folur edhe për ndihmën që mund të ofrojë Tirana dhe Prishtina shqiptarëve në Maqedoni.

Horoskopi, 16 gusht 2016

Posted: 15 Aug 2016 11:32 PM PDT

Horoskopi

DASHI21. mars – 20. prill

Komunikimi ne çift do jete i shkëlqyer gjate kësaj jave. Kjo do ju ndihmoje t'i zgjidhni shpejt problemet qe keni pasur dhe do e shihni me optimizëm te ardhmen. Beqaret duhet te jene me te duruar sepse personi ideal nuk do shfaqet qe ne mëngjes. Financat me ne fund do i stabilizoni, kështu qe mund ta bëni ndonjë investim te vogël. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Mekanizmat mbrojtëse do jene delikate. Mundohuni te konsumoni sa me shume proteina dhe vitamina si dhe te praktikoni not ose te ecni me tepër. Ne pune me ne fund do i vini ne praktike te gjitha planet qe keni bere. Keni për te pasur sukses te madh. Ne familje duhet te jeni me te përgjegjshëm.

DEMI21. prill – 21. maj

Fale mbështetjes se Uranit dhe Neptunit kjo jave do jete me e bukur dhe me harmonike. Do i shtoni dozat e imagjinatës dhe mund te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm qe te ndiheni mire. Beqaret do joshin gjithë kohës dhe do kenë fat. Deri ne fund te javës ata kane për ta ndryshuar statusin. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë sepse ne te kundërt mund te keni shume probleme. Mendoni pak me tepër edhe për te nesërmen. Gjendja shëndetësore do jete e shkëlqyer, prandaj nuk do keni për çfarë te qaheni. Ne pune do jete periudhe konfuze dhe shpesh do gjendeni neper udhëkryqe. Me familjaret do keni një marrëdhënie harmonike dhe thuajse do mungojnë debatet.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Rutina ka mundësi t'iu pushtoje këtë jave ju qe jeni ne një lidhje dhe shpesh mezi do i kaloni ditët. Do mërziteni jashtëzakonisht. Beqaret as nuk do e vrasin mendjen te krijojnë një lidhje, por do ja lënë çdo gjë kohës. Ne fakt deri ditën e premte mund te ndodhe diçka e jashtëzakonshme për ta. Financat me shume përpjekje nga ana juaj do fillojnë te stabilizohen disi. Vazhdoni ne rrugën qe keni nisur. Shëndeti ka për te qene i qëndrueshëm. Nuk do keni probleme për te cilat te merakoseni. Ne planin profesional do privilegjoheni gjithë kohës. Do keni edhe arritje dhe mund t'iu behet edhe një propozim për rritje ne detyre. Jeta familjare do ketë vështirësi te vogla.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Jeta juaj ne çift do jete shume e trazuar gjate gjithë kësaj jave. Do debatoni edhe për gjerat me elementare me atë qe keni ne krah dhe nuk do ndiheni te qete asnjë moment. Po vazhduat kështu me mire ndahuni qe te jeni me te qete. Beqaret do tërhiqen mjaft nga sharmi i një kolegu dhe nuk do mundin dot ta fshehin pëlqimin. Me gjase edhe ai do ua ktheje me te njëjtën monedhe. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë sepse përndryshe situata mund te përkeqësohet. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Kujdesuni pak me tepër për veten. Ne pune do i konkretizoni te gjitha planet dhe do jeni te qete. Familja shume e qete.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Ne jetën tuaj ne çift ka mundësi te merrni vendime shume te rëndësishme. Gjerat do ndryshoje njëherë e përgjithmonë dhe nuk do ketë me kthim mbrapa ne kohe. Beqaret nuk do e gjejnë dot shpirtin e tyre binjak edhe pse nuk do lënë gur pa lëvizur. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Shpenzimet e domosdoshme mund t'i kryeni pa u druajtur fare. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Do keni energji dhe shqetësimet e mëparshme nuk do ndihen aspak. Edhe ata qe kane pasur probleme me stomakun do jene me te qete. Ne pune do filloni disa projekte mjaft interesante, por qe do duan me tepër përkushtim dhe kohe te harxhuar. Jeta familjare do jete përgjithësisht pozitive.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Nëse kohet e fundit lidhja juaj ka pasur ulje dhe ngritje, këtë jave do bëni te pamundurën te vendosni pikat mbi "i". Nuk do debatoni me për gjera te kota dhe do i pranoni disa gabime te bëra se fundmi. Beqaret nuk do e vrasin shume mendjen për te gjetur princin e kaltër, pasi edhe ashtu si janë ja kalojnë me se miri. Nuk do e kenë me dëshirë te madhe te kenë një person te cilit here pas here t'i japin llogari. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur qe te mundeni sepse po filluan vështirësitë nuk do zgjidhen lehtësisht. Shëndeti ne përgjithësi do jete i kënaqshëm. Do keni goxha rezistence fizike dhe morale. Ne pune do lodheni shume, por serish nuk do i arrini ato qe keni dashur. Familja pa probleme.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Për shume prej jush, jeta ne çift do jete mjaft e trazuar. Gjate gjithë javës do debatoni me partnerin edhe për gjera elementare. Po vazhduat me këtë sjellje, shpejt do vije edhe ndarja. Beqaret do tundohen tej mase nga disa persona dhe do bëjnë te pamundurën për t'i pasur ne krah. Buxheti do ekuilibrohet tej mase dhe do arrini t'i kryeni te gjitha shpenzimet e menduara. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Do ndiheni shpesh te lodhur dhe pa fuqi për te ecur përpara. Kujdes edhe me dietat. Ne pune ka mundësi qe me pak përpjekje te arrini atë qe keni dëshiruar. Mos u ndalni qe me vështirësinë e pare qe do ju dale. Ne familje do mbizotërojë gjithë kohës paqja.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Gjate gjithë kësaj jave do jeni ne humor shume te mire ju te dashuruarit dhe do kaloni çaste fantastike me partnerin. Mund te mendoni here pas here edhe për gjera ekstravagante apo për ndonjë çmenduri. Beqaret do kalojnë një periudhe shume te këndshme e plot surpriza. Atyre do ju ndodhin gjera qe as i kishin menduar ndonjëherë. Financat do jene te qëndrueshme, kështu qe mund te përfitoni nga rasti për te kryer edhe disa investime. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Here pas here do keni shqetësime nga melica dhe tensioni. Ne pune do i bëni te gjitha përpjekjet për ta për t'i kaluar pengesat dhe do ja dilni. Për familjen do jete dite normale.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë jave do jeni shume impulsive ju te dashuruarit dhe mund te bëni gabime te njëpasnjëshme. Reflektoni dhe mendojini gjerat sa me shpejt sepse ne te kundërt do vije ndarja. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë vetëm dhe nuk do bëjnë asnjë lëvizje për ndryshime, por ditën e enjte do takojnë një person sharmant qe nuk do i rezistojnë dot. Sektori i financave nuk do jete aspak i trazuar. Mund ta kryeni pa frike ndonjë shpenzim te vogël për qejfin tuaj. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Mund te keni goxha shqetësime nga stomaku kështu qe shmangni pikantet dhe pijet alkoolike. Ne pune do jeni shume te organizuar dhe gjithçka do ju ece sipas planeve. Me familjaret do keni disa debate te vogla.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Për jetën tuaj ne çift mos u shqetësoni aspak gjate kësaj jave sepse ajo do jete fantastike. Nuk do kaloni asnjë çast pa përjetuar emocione dhe kënaqësi. Edhe për beqaret do jete një periudhe e begate. Ata do e gjejnë princin e kaltër dhe do fillojnë menjëherë një lidhje me te. Ne planin financiar do jeni te detyruar te bëni kufizime pasi ne te kundërt situata mund t'iu dale jashtë kontrollit. Gjendja shëndetësore do vije dita ditës duke u përmirësuar. Me delikatet do jene ata qe kane probleme kronike nga veshkat ose qe vuajnë nga diabeti. Ne pune do mund te bëni zgjedhjet e duhura. Durimi, këmbëngulja dhe toleranca do jene pikat kyçe. Jeta familjare do mbetet e kënaqshme.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Ketë jave do jeni me te logjikshëm ju te dashuruarit dhe do i kuptoni te gjitha gabimet qe keni bere. Duke filluar nga e marta, te dy palët do mundoheni te gjeni mënyrat e duhura qe ta përmirësoni situatën. Beqaret nuk do jene ne humor shume te mire dhe nuk do preferojnë te dalin te njihen me persona te rinj. Buxheti do përmirësohet ne mënyrë te menjëhershme fale shpërblimit qe do merrni nga një pune e mbaruar me sukses. Shëndeti do jete delikat ditët e para te javës, por dalëngadalë do filloje te stabilizohet. Për punën perspektivat do jene te shkëlqyera. Do i mbaroni projektet me shpejt nga sa kishit menduar. Jeta familjare do jete tërësisht e qete.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Jave e begate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do kenë asgjë për çfarë te shqetësohen sepse partneri do mendojë t'ua beje çdo çast fantastik. Beqaret nuk duhet t'i humbasin shpresat deri ne ditën e fundit te javës. Ka shume gjase te përjetojnë emocione te forta. Ne planin financiar keni për t'u përballur me sfida te vështira, por me pak durim dhe maturi do ja dilni mbanë. Gjendja juaj fizike dhe ajo morale do jete dinamike. Nuk do keni aspak shqetësime dhe ne përgjithësi do jeni energjike. Ne pune do hasni edhe vështirësi, por nuk do dorëzoheni për asnjë moment. Shume do ju kenë zili për ato qe do arrini. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

“Adios” Barcelona, nënshkruan në Man City (FOTO)

Posted: 15 Aug 2016 11:29 PM PDT

Manchester City është afër zyrtarizimit të një përforcimi të ri.

Menaxheri i ri i "Citizens", Pep Guardiola ka paraqitur ofertë me vlerë prej 25 milionë euro për transferimin e portierit të Barcelonës, Claudio Bravo.

Reprezentuesi i Kilit kërkohet nga Guardiola për portën e skuadrës nga Etihad Stadium, të cilën ai nuk ia beson anglezit, Joe Hart, përcjell "Lajmi.net".

Madje, edhe gjiganti katalan nuk është kundër largimit të Bravos, i cili duket të jetë i interesuar të luajë për Manchester Cityn ku do të ketë më shumë hapësirë për lojë për dallim nga rotacioni i trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique.

Pushteti mund të përballet me vendime edhe më të vështira

Posted: 15 Aug 2016 11:27 PM PDT

ARKIV

Sipas tyre, koalicioni qeverisës është koalicion programor, që përmban një program qeverisës për të cilin janë pajtuar të dyja palët, përveç ndarjes së pushtetit, sipas detyrave kushtetuese.

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe aktualisht kryetar i komunës së Gjilanit, duke folur për Radion Evropa e Lirë ka përkujtuar se koalicioni qeverisës edhe më parë ka pasur dallime, të cilat janë tejkaluar. Një gjë e tillë, sipas tij, pati ndodhur edhe gjatë zbatimit të marrëveshjes politike për detyrën e presidentit, por edhe të votimit të kryeministrit dhe se situatat e tilla janë përballuar.

"Dhe tash jemi në këtë fazë kur vendimi më i vështirë, që pritet të ndodhë, është me 1 shtator, për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Bazuar në marrëdhëniet e mira me Malin e Zi dhe bazuar në punën e komisionit shtetëror, si dhe debatin dhe të gjithë atë që Kosova tashmë po e përballon si proces të ndjeshëm, besoj shumë që deputetët do të jenë unik dhe si të tillë do të votojnë. Nuk shoh asnjë lëvizje tjetër dhe asnjë pasojë nga ky proces, i cili pritet të ndodhë me 1 shtator", thotë Haziri.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, aktualisht ministër i Bujqësisë i Qeverisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se koalicioni qeveritar është mjaft stabil dhe drejtohet nga programi i qeverisë, i cili është miratuar në fillim të mandatit.

"Ne, si koalicion qeverisës, me të gjithë partnerët, së bashku do të punojmë në zbatimin e këtij programi, sepse e kemi edhe mandatin e qytetarëve për ta bërë një gjë të tillë. Mendimet për çështje të caktuara, mund të jenë të ndryshme, por unë besoj që në fund vendimet do të jenë në interesin e shtetit të Kosovës. Por, gjithsesi, koalicioni do të vazhdojë me stabilitetin e plotë që e ka pasur deri më tash, deri në fund të mandatit", thotë Krasniqi.

Të dy zyrtarët e partive të koalicionit qeverisës vlerësojnë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk do të jetë shkaktare e një plasaritjeje të koalicionit, që do të mund ta çonte vendin eventualisht në zgjedhje të parakohshme.

Haziri thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e angazhuar që të jetë sa më unike dhe si e tillë të merr pjesë drejtpërdrejtë në proces.

"Por, nuk lidhet fati i këtij koalicioni, në asnjë mënyrë, me votimin për procesin e demarkacionit, vetëm sepse është njëri nga vendimet e vështira. Kosova do të përballet edhe me vendime tjera të vështira, por për pasojë do të kenë përfitime qytetarët e saj".

"Është procesi i liberalizimit të vizave që pritet të rekomandohet nga Parlamenti Evropian, në shtator; është procesi tashmë në themelim e sipër i Gjykatës Speciale; si dhe më i vështiri ka me qenë procesi i demarkacionit me Republikën e Serbisë në të ardhmen. Kështu që e shohim se duhet parë një fotografi më të gjerë për krejt këto zhvillime në Kosovë", thotë Haziri.

Ndërkaq, Krasniqi thotë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, nuk do të jenë të parakohshme, por të rregullta, në vjeshtën e vitit 2018.

"Absolutisht, ne nuk parashohim në asnjë rrethanë që të ketë zgjedhje të parakohshme, tash për tash, sepse mandati qytetar është i qartë dhe i plotë. Po ashtu koalicioni ka stabilitet dhe ka më shumë se dy të tretat e deputetëve në Kuvendin e Kosovës", thotë Krasniqi.

Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, ditë më parë, kanë paralajmëruar se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi varet vetëm nga presionet që mund t’iu bëhen disa deputetëve, në të kundërtën qeveria aktualisht nuk i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar këtë proces. (REL)

Pullë Postare: “Shenjtërimi i Nënë Terezës”

Posted: 15 Aug 2016 11:25 PM PDT

Ajo lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910, shkruan lajmi.net.

Në kuadër të aktiviteteve për Vitin e Nënë Terezës, i shpallur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, do të marrë pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa.

Në këtë ceremoni do të promovohet një emision i jashtëzakonshëm për Pullën Postare: "Shenjtërimi i Nënës Terezë".

Ky vit cilësohet simbolikisht në tërë Kosovën si viti i Nënës Terezë, ku nga secili shfrytëzohet humanizmi, afirmimi, mirëkuptimi, ndihma dhe dinjiteti. /lajmi.net

 

Ish ylli i madh i Barcelonës transferohet në Real Madrid (FOTO)

Posted: 15 Aug 2016 11:21 PM PDT

Përfaqësuesit e mesfushorit të pakënaqur të Chelseas, Cesc Fabregas kanë kontaktuar me Real Madridin duke ia ofruar mundësinë e transferimit të tij.

E përditshmja sportive katalane "Sport" ka raportuar se ish ylli i Barcelonës dëshiron të largohet nga Stamford Bridge ku nuk konsiderohet si titullar nga menaxheri i ri, Antonio Conte, përcjell "Lajmi.net".

Andaj, përfaqësuesit e tij kanë kontaktuar me Real Madridin duke u bërë me dijë se Fabregas është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Santiago Bernabeu.

Fabregas nuk e ka problem të luajë për "Los Blancos" edhe pse është futbollist i dalë nga akademia e rivalit të madh, Barcelona.

Opozita mirëpret Biden-in, edhe pse nuk i takon

Posted: 15 Aug 2016 11:00 PM PDT

Joe Biden

Ata thonë se vizita e numrit dy të SHBA-ve në Kosovë është e shkurtër dhe sipas tyre, është normale që të kufizohet vetëm te drejtuesit e institucioneve

Partia më e madhe opozitare në vend, Lëvizja "Vetëvendosje", nuk hatërohet pse numri dy i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, nuk do t'i takojë gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, sot në mbrëmje do të arrijë në Aeroportin e Prishtinës, ndërsa do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Zëdhënësi i "Vetëvendosjes", Frashër Krasniqi, ka deklaruar për gazetën "Zëri" se vizita e zëvendëspresidentit të SHBA-ve në Kosovë është e shkurtër dhe, siç ka thënë ai, është normale që të kufizohet te drejtuesit e institucioneve.

"Sipas gjasave, vizita e zëvendëspresidentit Biden në Kosovë do të jetë e shkurtër dhe është normale të kufizohet te përfaqësuesit e institucioneve", ka thënë Krasniqi, duke shtuar se opozita vlerëson se zhvillimi i marrëdhënieve të mira me SHBA-të duhet të jetë orientim afatgjatë për shqiptarët.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more