Skip to main content

Lajmi.net: “Ja çfarë ka studiuar Afrim Muçiqi” plus 8 more

Lajmi.net: “Ja çfarë ka studiuar Afrim Muçiqi” plus 8 more


Ja çfarë ka studiuar Afrim Muçiqi

Posted: 23 Aug 2016 12:02 AM PDT

Afrim Muçiqi

Afrim Muçiqi kurrë nuk ju nda muzikës, ani pse studioj për Shkenca Politike në Prishtinë.

Këngëtari nga Podujeva, asnjëherë nuk është marrë me politikë, pasi jeta e tij përherë është vërtitur rreth muzikës, por edhe sportit, shkruan "Kosovarja".

Ja çfarë moti do të ketë sot në bregdetin shqiptar

Posted: 23 Aug 2016 12:00 AM PDT

Priten reshje shiu me intensitet të dobët deri mesatar.

Era do të jetë me drejtim veriperëndim-verilindje 2-20m/s me rrahje në bregdet.

Temperaturat parashikohen të jenë: vendet malore 11/ 25°C, vendet e ulëta 16/ 31°C dhe vendet bregdetare 19/ 29°C.

ZYRTARE: Valencia vendos për Mustafin

Posted: 22 Aug 2016 11:57 PM PDT

Shkodran Mustafi nuk do të transferohet në Arsenal.

Trajneri i Valencias, Pako Ayestaran ka bërë të ditur se mbrojtësi shqiptar do të mbetet në Mestalla.

Reprezentuesi gjerman deri javën e kaluar ishte afër transferimit në Emirates Stadium.

Por, negociatat kanë ngecur pas kërkesës së lartë të Valencias për shitjen e tij.

Kurse, Ayestaran ka konfirmuar se Mustafi nuk është më në shitje, përcjell "Lajmi.net".

“Mustafi nuk është në shitje dhe nuk do të largohet nga klubi", tha ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Pacientët mbesin pa insulinë

Posted: 22 Aug 2016 11:55 PM PDT

QKUK

Në barnatore private çmimi i këtij medikamenti ndryshon prej pesë deri në gjashtë euro. Ka pacientë që vështirë e sigurojnë atë

Mungesa e insulinës nëpër shtëpitë e shëndetit në Prishtinë ka vënë në siklet të gjithë pacientët që vuajnë nga diabeti (sheqeri).

Ndonëse insulina mbetet një nga medikamentet që Ministria e Shëndetësisë u jep falas pacientëve, ky ilaç që një kohë të gjatë vazhdon të mungojë nëpër shtëpitë e shëndetit në kryeqytet. Në barnatore private çmimi i këtij medikamenti ndryshon prej pesë deri në gjashtë euro, që ka ndikuar direkt në portofolin e pacientëve. Madje ka të tillë që vështirë e sigurojnë.

Izet Krasniqi nga Prishtina, i cili është në një moshë të shtyrë, çdo muaj detyrohet që të marrë insulinë për bashkëshorten e tij në barnatoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ankohet se në mënyrë të vazhdueshme ka probleme në furnizim me këtë lloj të ilaçit.

Sulm me granatë në një banesë në Suedi, vritet një 8 vjeçar (Foto)

Posted: 22 Aug 2016 11:53 PM PDT

Fëmija quhej Yuusuf Warsame dhe ishte nga Birmingham i Britanisë së Madhe, transmeton lajmi.net.

Family handout image of Yuusuf Warsame

Ai ishte duke fjetur në dhomën e ndenjes së banesës ku ai kishte shkuar për vizitë tek të afërmit.

Policia ka thënë se ky sulm i neveritshëm, ka të bëjë me mosmarrëveshjet në 'botën e krimit'.

Sipas Policisë, adresa ku ka ndodhur sulmi, është e regjistruar në emër të një të dënuari për të shtëna fatale gjatë vitit të kaluar.

"Ne do zbulojmë se cili ishte motivi lidhur me të", tha zëdhënësi i policisë Thomas Fuxborg.

Kur është hedhur granata, në banesë kanë qenë të paktën pesë fëmijë dhe disa të rritur.

Warsame vdiq nga plagët e marra përderisa ishte rrugës për spital.

Nëna e tij, vëllai dhe motra të cilët ishin në ë njëjtën dhomë kur ndodhi sulmi, kanë marrë vetëm lëndime në trup. /lajmi.net

Rrëfimi e babait monstër: Nuk e di as vetë sesi ndodhi përdhunimi

Posted: 22 Aug 2016 11:52 PM PDT

 

I pyetur nëse 15-vjeçarja është gjaku i tij, ai është përgjigjur: "Nuk di çfarë të them".

Më poshtë rrëfimi i plotë:

Mëngjesin e së enjtes, unë dhe vajza shkuam në qytetin e Peshkopisë për të shitur bimët medicinale që kishim mbledhur më parë. Pasi mbaruam punë, u nisëm për në fshat me furgonin e linjës. Nga makina zbritëm jo në vendin ku zbrisnim zakonisht, por diku tjetër. Unë doja që të mos humbnim kohë dhe i thashë sime bije që të ecnim nëpër pyll, pasi rruga që na çonte në shtëpi ishte më e shkurtër. Në një moment, unë i vura dorën asaj në qafë. Kaq, asgjë tjetër", është shprehur paraprakisht Guri Përgjegji.

I pyetur në lidhje me pretendimin e bashkëshortes, se ai e kishte ngacmuar seksualisht vajzën edhe më parë dhe se për këtë ishin konfliktuar rreth 20 ditë para ngjarjes, Guri Përgjegji ka thënë: "Po, kemi bërë fjalë. Gruaja ime më tha se çfarë po ndodh në shtëpinë tonë. Ka diçka mes teje dhe vajzës. Unë ia ktheva se nuk ka asgjë dhe se nuk e shoh time bijë me atë sy".

Pyetjes se si arrite ta përdhunoje vajzën tënde, 46­vjeçari është përgjigjur: "Nuk e di as vetë. Nuk e di sesi ndodhi përdhunimi".

I pyetur nëse 15­vjeçarja ishte gjaku i tij, pra vajza e tij, Guri Përgjegji është shprehur: "Nuk di çfarë të them…".

Ndërsa, pyetjes se nga analizat që i janë bërë vajzës dhe vetë atij ka rezultuar se e bija është abuzuar seksualisht nga ai, 46­vjeçari sërish i është përgjigjur se: "Nuk di çfarë të them as për këtë".

Bonucci nënshkruan me klubin e madh nga Liga e Kampionëve (FOTO)

Posted: 22 Aug 2016 11:48 PM PDT

Leonardo Bonucci – Juventus, vazhdojnë së bashku.

E përditshmja sportive italiane "Corriere dello Sport" raporton se qendërmbrojtësi italian është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re me "Bianconerët", deri më 2021, përcjell "Lajmi.net".

Me marrëveshjen e re, ai do të përfitojë rreth 5 milionë euro në sezon.

Kurse, Bonucci gjatë këtij afati kalimtar të verës kërkohej nga Manchester City që i ofroi 8 milionë euro në vit.

Por, ai refuzoi ekipin e Pep Guardiolës për të mbetur në Torino.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Londra miraton planin kundër islamizmit radikal në burgje

Posted: 22 Aug 2016 11:42 PM PDT

Ministri i Drejtësisë deklaroi se ekstremizmi në burgje ishte një kërcënim në rritje që duhej të trajtohej në mënyrë emergjente.

"Ekstremistët nuk do të lejohen të përballen me kontingjentin më të rrezikuar të të burgosurve", shtoi ministri.

Qeveria njoftoi se do të përdorte të gjitha masat në dispozicion, duke përfshirë ndarjen e kontingjentit më të rrezikshëm terrorist nga pjesa tjetër e të burgosurve, në mënyrë për të parandaluar rrezikun dhe shmangur përhapjen e ideologjive të rrezikshme.

 

Ushqimet që zgjasin flokët tuaj

Posted: 22 Aug 2016 11:38 PM PDT

Trajtimi me kujdes i tyre nga përbërës të ndryshëm ka dhënë shpesh rezultate, mirëpo mënyra e të ushqyerit ka një ndikim shumë të rëndësishëm për rritjen dhe rigjeremin e flokut.

Janë disa ushqime të cilat përmbajnë vitamina të cilat forcojnë dhe stimulojnë rritjen e flokëve.

Shkolla e mjekësisë, "Yale" pas disa studimesh ka propozuar një listë të produkteve, që nëse i bëni pjesë të menysë tuaj, do t'ju ndihmojnë të keni flokë më të gjatë.

Salmoni

Speca të verdhë 

Midhjet

Patatet e ëmbla

Vezët

Farat e lulediellit

Avokado

Bajamet

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more