Skip to main content

Lajmi.net: “Formacioni i Real Madridit në sezonin e ri (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Formacioni i Real Madridit në sezonin e ri (FOTO)” plus 8 more


Formacioni i Real Madridit në sezonin e ri (FOTO)

Posted: 19 Aug 2016 12:18 AM PDT

Pa i llogaritur mungesat nga lëndimet, Real Madrid do ta ketë formacionin e pandryshuar në sezonin e ri në La Ligë.

Si rrallë herë, "Los Blancos" nuk kanë bërë përforcime të mëdha, me sulmuesin Alvaro Morata si të vetmen blerje të konsiderueshme të verës, përcjell "Lajmi.net".

Andaj, "Goal.com" nuk pret ndryshime në ekipin e Zinedine Zidane në sezonin e ri të La Ligës që do të fillojë këtë fundjavë.

Donald Trump “i zhveshur” në New York! (Foto)

Posted: 19 Aug 2016 12:15 AM PDT

Shumë të tillë që kanë kaluar nga Manhattan në New York, janë ndalur për tu fotografuar me "Trumpin e zhveshur", transmeton Klan Kosova.

People pose for selfies with a naked statue of Donald Trump in New York's Union Square Park. Photo: 18 August 2016

New York City Parks workers check a statue of Trump in Union Square

People look at a Trump statue in San Francisco

A woman kisses a statue of Donald Trump in San Francisco

A man poses next to a Donald Trump statue in Los Angeles

New York City Parks employee remove a statue of Donald Trump

Sot, Dita botërore e Humanizmit

Posted: 19 Aug 2016 12:07 AM PDT

Njëkohësisht kjo ditë përkon dhe me sulmin kur sekretari i përgjithshëm në Irak Segio Veira de Mello dhe 21 kolegë të tij u vranë në një sulm me bombë në Bagdad më 19 gusht të vitit 2003.

Në këtë ditë komuniteti ndërkombëtar i kushton rëndësi për të gjithë punëtorët vullnetar dhe forcon mesazhin që për vullnetarët, sidomos në vendet ku lufta ende vazhdon si në Lindjen e Mesme, tu sigurohet jeta.

Punët humanitarë për njerëzimin po bëhet një nga profesionet më të rrezikshme. Marrja peng e tyre, vrasja dhe keqtrajtimi i tyre po bëhet gjithnjë e më I pranishëm si në Afganistan, Sudan, Siri, Somali si dhe në të tjera shtete me konflikte.

Në 15 vitet e kaluara më shumë se 1000 punonjës humanitarë janë vrarë dhe 1500 të tjerë janë marrë peng dhe keqtrajtuar.

Formacioni i Barcelonës në sezonin e ri (FOTO)

Posted: 19 Aug 2016 12:04 AM PDT

Barcelona do të ketë një përbërje me ndryshime në sezonin e ri në La Ligë që do të fillojë këtë fundjavë.

Gjiganti katalan ka bërë përforcime të mëdha, por ka pësuar edhe largime përfshirë atë të mbrojtësit të djathtë, Dani Alves.

"Goal.com" ka parashikuar formacionin bazë të ekipit të trajnerit, Luis Enrique, përcjell "Lajmi.net".

A mundet ky ekip ta mbrojë titullin e kampionit në La Ligë?

Bahtiri kërkon kthimin e 12 mijë shqiptarëve në veri

Posted: 19 Aug 2016 12:01 AM PDT

Agim Bahtiri

Nëpër komuna të Kosovës janë duke u bërë përgatitjet për hartimin e planeve komunale për të zhvendosurit dhe për zgjidhje të qëndrueshme të çështjes së tyre.

Strategjia, apo Plani Komunal për të Zhvendosurit është duke u hartuar edhe në komunën e Mitrovicës, e cila është e njohur në Kosovë në numër të madh të të zhvendosurve, të cilët jetojnë si refugjatë në qytetin e tyre, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Shumica prej tyre paguajnë qira, pasi që komuna nuk ka mjete për t'ua siguruar banimin, ndërsa serbët e veriut nuk lejojnë kthimin e tyre në shtëpi dhe banesa të veta.

Hartimi i planeve komunale për të zhvendosurit mbështetet nga UNHCR-i, por për ndryshim nga komunat tjera, Mitrovica ka specifikat e veta sa u përket të zhvendosurve.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe zyrtari i komunës për kthim dhe komunitete në komunën e Mitrovicës, Bedri Sadiku, kanë biseduar në Mitrovicë me dy përfaqësues të UNHCR-së në Kosovë, Besim Alaj dhe Besim Shkololli, të cilët kanë njoftuar për aktivitetet e deritashme nëpër komunat e Kosovës për hartimin e planeve komunale për të zhvendosurit dhe zgjidhje të qëndrueshme, duke theksuar bazën ligjore për nxjerrjen e këtyre dokumenteve.

Por përfaqësuesit e UNHCR-it janë përballur me kundërshtimet e komunarëve të Mitrovicës, të cilët kanë vërejtur se të dhënat që ka UNHCR-i për Mitrovicën nuk janë fare reale.

Ata kanë shtruar edhe çështjen e 12 mijë shqiptarëve të dëbuar nga veriu i Mitrovicës, të cilët jetojnë refugjatë në qytetin e tyre në jug, për shkak se serbët e veriut nuk lejojnë kthimin e tyre në pronat e tyre në veri.

Rusia është pajtuar për armëpushim 48 orësh në Aleppo

Posted: 18 Aug 2016 11:55 PM PDT

Pamje e djaloshit të lënduar dhe të këputur nga lodhja në ulësen e auto ambulancës, paraqet tmerrin që e ka përfshirë qytetin Aleppo në Siri, që është bazë e kryengritësve.

Ky qytet për muaj të tërë është i rrethuar nga forcat qeveritare, të mbështetura nga sulmet ajrore të Rusisë.

"Ky djalosh i vogël asnjëherë nuk ka pasur një ditë në jetën e tij pa luftë, vdekje, shkatërrim dhe varfëri, në vendin e vet", tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby. /Rel/

Duka në takim sekret me futbollistët kosovarë, vjen një lajm i madh

Posted: 18 Aug 2016 11:49 PM PDT

Ditët e fundit, tre lojtarë të Kombëtares shqiptare kanë zyrtarizuar kalimin e tyre te Kosova. Milot Rashica, Alban Meha dhe Herolind Shala do të jenë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Albert Bunjaku.

Ndërkohë që rreziku që eksodi i kosovarëve të Kombëtares të vijojë është ende prezent për shkak të lejes që ka marrë Kosova në FIFA. Por, FSHF duket komode në këtë situatë. E gjithë kjo, për shkak të një mbledhjeje të zhvilluar disa muaj më parë.

Shqipëria u akomodua në një nga resortet që gjendeshin në qytezën e "Perro Gire" në Francë përgjatë qëndrimit në Europian.

Mirëpo, mbërritja në këtë hotel, ka vendosur thuajse përfundimisht edhe të ardhmen e Kombëtares shqiptare për kontingjentin që pati shansin të ishte pjesë e kuqezinjve në "Euro 2016".

Gazeta "Panorama Sport" ka zbuluar një prapaskenë që ka ndodhur në Francë. Kreu i institucionit të futbollit në ven, Armand Duka ka zhvilluar një mbledhje të veçantë.

Nga kontingjenti i lojtarëve që kanë qenë në Francë të gatshëm për trajnerin De Biasi për ndeshjet në Grupin A të Europianit, Duka ka bërë një mbledhje me lojtarët e kuqezinjve që janë me origjinë nga Kosova.

Gazeta ka mësuar se ndër të tjera, tema kryesore e bisedës ka qenë zgjedhja që do të bënin këta futbollistë për të ardhmen e tyre. Duka u ka kërkuar lojtarëve kosovarë që të vendosin se çfarë zgjedhje do të bëjnë për të ardhmen e tyre në lidhje me Kombëtaren.

"Duhet të jeni të qartë se çfarë do të vendosni për të ardhmen. Si për veten tuaj, por edhe për ne që të kemi mundësinë të bëjmë planet për të ardhmen e Kombëtares", mësohet të ketë qenë esenca e fjalës së Dukës përpara lojtarëve kosovarë.

Në atë mbledhje, unanimisht, futbollistët kanë shprehur gatishmërinë për të qëndruar besnikë të fanellës kuqezi edhe në të ardhmen. Kjo e bën sadopak komode FSHF-në në lidhje me këtë çështje, duke qenë se ka marrë garancinë se grupi aktual nuk do të ketë "firo".

Si të bëjmë një gjumë të mirë?

Posted: 18 Aug 2016 11:47 PM PDT

Shtratin përdor vetëm për të fjetur dhe për…, e jo për të lexuar, punuar, shikuar TV, ngrënë apo për të bërë telefonata.

Nëse je i shtrirë dhe po filloni të frikoheni se nuk do të mund të flini, provo disa prej këtyre teknikave: Numëro dele apo numëro nga prapa prej 100 për të ndaluar vetën së menduari për problemet e së djeshmes apo të nesërmes; merr frymë thellë për ca kohë ose imagjino një vend të qetë.

Nëse nuk mundeni të flini i shtrirë për 30 minuta apo më shumë, ngrihu nga shtrati për pak kohë. Çka duhet të bëni është të lexoni diçka të mërzitshme.

Para gjumit shmang duhanin dhe pijet si kafeneja… jo vetëm kafeja por edhe pijet tjera si coca cola dhe shoqet e saj e biles edhe çaji.

Shmang alkoolin pak para se të bini për të fjetur – një gotë e vogël ndoshta të trullos mendjen aq sa për të vënë në gjumë por një gjumë i tillë mund të ndërpritet nga periudha zgjimi.

Bli një dyshek të fortë dhe mbaj dhomën mirë të ventiluar. Mundohu të gjesh temperaturën që u përshtatet.

Ju gjithashtu mund të provoni këto: një dush të ngrohtë, një gotë qumësht të ngrohtë, meze të lehtë, masazh apo muzikë të lehtë qetësuese që në fund fiket automatikisht.

Horoskopi, 19 Gusht 2016

Posted: 18 Aug 2016 11:42 PM PDT

Horoskopi

Dashi

Dita juaj do të jetë disi e komplikuar. Mundohuni të ruani përqendrimin sepse nëse i bëni gjërat në mënyrë sipërfaqësore rrezikoni të ëni ndonjë gabim. Përsa i përket situatës sentimentale, partneri/ja juaj mund të kun ërshtojë faktin që jeni shumë pak kohë në shtëpi dhe kjo mund të ndezë diskutim.

Demi

Sot yjet do t'ju buzëqeshin do t'ju sigurojnë një ditë perfekte. Në mëngjes do të merrni një lajm që do ju bëjë të lumtur, ndërsa në orët e pasdites do të kaloni orë të lumtura së bashku me personin e zemrës, ku do të forconi më tej marrëd ënien në çift. Situata financiare po i kthehet gradualisht normalitet, vazhdoni kështu.

Binjakët

Sot nuk do të mund të përqendroheni për pjesën më të madhe të ditës. Ju këshillojmë që të mos ndërmerrni rrezikime të kota ndërsa nuk jeni në kushtet psikofizike ideale. Përsa i përket punës, reduktoni aktivitetet rutinë. Përsa i përket familjes, përpiquni të kaloni më shumë kohë me fëmijët sepse kanë nevojë për mbështetjen tuaj.

Gaforrja

Dita juaj sot nuk do jetë fort e mirë. Gjatë orëve të punës do duhet të përballeni me një diskutim me një kolegun tuaj, p ër shkak të një keqkuptimi. Përpiquni të ruani qetësinë, përndryshe do të rrezikoni në mënyrë të pariparueshme raportin tuaj. Përsa i përket pjesës sentimentale, mbërmja premton gjëra të mira për beqarët në kërkim të shpirtit binjak. Mos e lini t'ju ikë ky rast i mirë.

Luani

Sot më në fund do të shijoni një ditë qetësuese. Orët në punë nuk do ju japin shqetësime dhe do të ndihmojnë që pasdite të jeni akoma më të motivuar. Përsa i përket pjesës sentimentale do të jetë një ditë pozitive pasi partneri/ja do ju dhurojë momente mjaft romantike. Me shëndetin nuk do keni probleme.

Virgjëresha

Dita juaj nuk do të nisë në mënyrën më të mirë, për shkak se do të përballoni një krizë të vogël familjare. Duke ruajtur qetësinë gjërat do të rregullohen në pak orë. Përsa i përket punës, do të mund të jetë një ditë e favorshme për ata të cilët janë në kërkim të saj. Situata sentimentale po jeton një fazë negative, por aspak shqetësuese.

Peshorja

Gjatë mëngjesit diçka mund tju turbullojë qetësinë tuaj duke e bërë ditën më të komplikuar. Një lajm që do merrni do jua prishë humorin. Edhe në punë situata nuk do jetë nga më të mirat, pasi do të debatoni me një kolegun tuaj. Vetëm gjatë mbrëmjes do të mund të shijoni disa momente paqeje në vetmi.

Akrepi

Dikush sot do të trokasë në portën tuaj dhe do ju japë një lajm të bukur. Dita do të jetë shumë pozitive edhe falë humorit tuaj të mirë që do të bëjë edhe pjesëtarët e tjerë të familjes të jenë të qeshur. Gjatë pasdites do të duhet të shoqëroni një nga fëmijët tuaj në një ditëlindje dhe kështu do të mund të kaloni më shumë kohë me të. Momentet romantike do të jenë mjaft të mira, sidomos pas darke ju pret një mbrëmje e lumtur.

Shigjetari

Sot do t ë kuptoni që duhet të bëni ndryshime të mëdha në jetën tuaj private. Jeni gjithmonë të varur nga të tjerët, prandaj ka ardhur momenti për të marrë në dorë jetën tuaj dhe të vendosni në mënyrë autonome për gjërat që do të bëni. Gjatë pasdites më në fund do të gjeni punën që kërkonit prej kohësh. Luftoni me të gjitha forcat tuaja për të mbajtur postin.

Bricjapi

Ka ardhur momenti që të ndaloni nj ë moment dhe të dëgjoni zemrën tuaj, pasi do të bëni një zgjedhje që do të përfshijë dhe partnerin tuaj. Lajme të mira nga puna, sidomos për profesionistët e lirë që do të ndërmarrin një angazhim të rëndësishëm ku do të mund të fitojnë para në muajt në vazhdim. Marrëdhëniet me familjen tuaj do të jenë të turbulluara për shkak të disa zgjedhjeve që do të sjellin kundërshtime.

Ujori

Shumë prej jush ndodhen akoma me pushime në det, ndërsa sot do të mund të bëni një takim të bukur me një person që do të ngacmojë fantazinë tuaj. Në ditët e fundit jeni duke e tepruar me ushqimin, përpiquni të mos e teproni në mënyrë që të mos keni probleme me shëndetin. Gjatë pasdites do të vijnë tju takojnë disa miq të dashur, dhe argëtimi do të jetë i siguruar falë shqoërisë së tyre.

Peshqit

Ditë e madhe ndryshimi për të gjithë ata që janë shenja e peshqve, pasi nga ana sentimentale të gjithë beqarët do të mund të gjejnë personin e zemrës, ndërsa për të tjerët do të jetë një ditë me suksese të mëdha profesionale. Ditë e mirë edhe për ata që janë çift, pasi një nga partnerët do të jetë mjaft romantik.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more