Skip to main content

Lajmi.net: “Andy Murray fiton të artën në Rio” plus 8 more

Lajmi.net: “Andy Murray fiton të artën në Rio” plus 8 more


Andy Murray fiton të artën në Rio

Posted: 15 Aug 2016 12:09 AM PDT

Tenisti 29 vjeçar ka mposhtur në finale spanjollin Martin del Potro, për të fituar medaljen olimpike.

Arritja e medaljes së artë nuk ka qenë e lehtë për Murrayn, pas sfida finale me Del Potron ka zgjatur katër orë.

Murray në fund arriti që të fitojë 3:1 në sete (7-5, 4-6, 6-2, 7-5), përcjell Lajmi.net.

Shikoni momentin kur “rrufeja” Bolt fiton medaljen e artë (VIDEO)

Posted: 14 Aug 2016 11:55 PM PDT

Atleti nga Xhamajka, ka arritur që të fitojë medaljen e artë në vrapimin në 100 metra, duke lënë pas amerikanin Justin Gatlin.

Kjo ishte medalja e tretë e artë për Boltin, që garën përfundoi për 9.81 sekonda, shkruan Lajmi.net.

Në videon e mëposhtme mund të shikoni garën të cilën e fitoi Usain Bolt, për medalje të artë.


USAIN BOLT wins 100M RIO 2016 GOLD 9.81sec by situacijeliga

Vidhet një veturë në Ferizaj

Posted: 14 Aug 2016 11:50 PM PDT

Policia ka bërë të ditur se me marrjen e këtij informacioni, kanë filluar menjëherë të hetojnë rastin. /lajmi.net

5 milionë të pastra për Elvana Gjatën (Video)

Posted: 14 Aug 2016 11:46 PM PDT

Elvana Gjata

Kënga “Njësoj” e cila u publikua me 1 Korrik, rezultoi e pëlqyeshme nga publiku, shkruan lajmi.net.

Kanali i saj zyrtar në Youtube “ElvanaGjataVEVO” nuk lejon që të blihen klikime apo të manipulohet me to, për dallim nga disa kanale tjera shqiptare.

Kështu Elvana deri tani ka arritur të grumbullojë mbi 5 milionë klikime me projektin “Njësoj”.

Ndërkohë ajo është në përfundim të albumit të tretë i cili ka kohë që është duke u punuar./Lajmi.net.

Hiqet barrikada vetëm në jug të urës së Ibrit, jo edhe në veri

Posted: 14 Aug 2016 11:44 PM PDT

Mitrovica. Barrikada në urën kryesore të Ibrit e vendosur nga serbët në korrikun e vitit 2011, pas aksionit të dështuar të njësive speciale të Policisë së Kosovës ROSU për t'i marrë pikat kufitare në Jarinje dhe në Bërnjakë, fillimisht me rërë e të përforcuar me beton, e pastaj me vazo me drunj pishe, që serbët e kanë quajtur "Parku i paqes", është larguar të dielën në orën 10:00 por vetëm në pjesën jugore, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Por pjesa tjetër ende ka mbetur në anën veriore. Largimi i barrikadës, për të cilën serbët betoheshin se nuk do ta lejojnë kurrë, ka shënuar fillimin e punëve për rivitalizimin e urës kryesore të Ibrit, sipas marrëveshjes së fundit në mes të Edita Tahirit, ministre për Dialog në Qeverinë e Kosovës, dhe Marko Gjuriqit, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Në këtë mënyrë, ura lirohet pas 16 vjetësh të mbajtur peng nga serbët, të cilët nëpërmes të të ashtuquajturave "Roja të urës" keqtrajtonin shqiptarët që merrnin guxim ta kalonin e urën.

Gruaja rrahet nga burri i saj në Rahovec

Posted: 14 Aug 2016 11:42 PM PDT

Viktimës në fjalë, i është ofruar tretman mjekësorë dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /lajmi.net

Pirlo, Unitedit: Kemi qeshur shumë me ju kur larguat Pogban

Posted: 14 Aug 2016 11:42 PM PDT

Unitedi atë vit lejojë mesfushorin francez të largohet, për ta rikthyer këtë verë për një shumë rekorde.

Mesfushori italian duke folur për 'The Telegraph', ka deklaruar se te Juventusi, ende po qeshin me Manchester Unitedin, se si e lejojë një lojtar me cilësi të mëdha si Pogba, të largohet aq lehtë.

"Seancën e parë që Pogba pati me Juventusin, të gjithë lojtarët qeshëm", deklaroi Pirlo, përcjell Lajmi.net.

"Ne nuk ishim duke qeshur për ndonjë arsye tjetër, por me atë se si Unitedi lejojë aq lehtë të largohet një lojtar si Paul Pogba me një çmim aq të lirë, unë mendoj se për këtë gjë, edhe sot janë duke qeshur te Juventusi", shtoi veterani italian.

Stresi dedikim emocionues për shokun e ndjerë (Foto)

Posted: 14 Aug 2016 11:34 PM PDT

Stresi

I riu nga Shqipëria ishte mik i ngushtë i reperit Stresi si dhe shumë artistëve të tjerë, shkruan GazetaExpress.

Stresi përmes rrjeteve sociale i ka bërë një dedikim Jetnisit, i cili për publikun u bë i njohur pas sherrit me Noizyn.

"Fatkeqesite tregojne kush ishin e kush jan shok te vertet.  Mos ec pas meje, une s'udheheq dot. Mos ec para meje, se mbase s'te ndjek. Ec prane meje lok me thoshte e mos ta nin o skeme fjalet e fundit qe kam nda me ty para 3 vitesh e qe ate dite e deri sot qe u fute ne dhe ste pashe mo . I perjetshem qofte kujtimi jot shoku jone dot kujtoj sa ta kem jeten . Me rrespekt Shoku Jot I Ngushte Arkimed Lushaj", ka shkruar reperi.

Ndryshe Jetnisi është vëllai i Adonis Dollapi, i njohur në publik si Lazy.

Pejë: Babai nën ndikim të alkoolit rrah djalin, policia e arreston

Posted: 14 Aug 2016 11:33 PM PDT

Pas një mosmarrëveshje, ai ka sulmuar fizikisht djalin e tij, gjithashtu ka ofenduar dhe ka kërcënuar bashkëshorten e të birit.

Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorisë i dyshuari është dërguar në mbajtje. /lajmi.net

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more