Skip to main content

Lajmi.net: “14 burrat që nuk do e besoni që vërtetë ekzistojnë (VIDEO)” plus 8 more

Lajmi.net: “14 burrat që nuk do e besoni që vërtetë ekzistojnë (VIDEO)” plus 8 more


14 burrat që nuk do e besoni që vërtetë ekzistojnë (VIDEO)

Posted: 25 Aug 2016 12:21 AM PDT

E kjo është diçka krejtësisht e pa drejtë, pasi që jo me dëshirën e tyre ata kanë një pamje të tillë, transmeton lajmi.net.

Ajo që është më e keqja, është se ka raste të shumta kur ata lëndojnë vetën, torturojnë dhe kryejnë vetëvrasje.

Në fotografitë e mëposhtme, janë disa njerëz që nuk do e besoni se ekzistojnë me të vërtetë.

Disa janë të tillë për shkak të gjeneve, ndërsa disa tjerë për arsye të paditura.

Edhe pse disa duken shqetësuese, është mirë të shikohen me qëllim që të rritet ndërgjegjësimi tek njerëzit./lajmi.net

 

 

Shpërblehet me tender kompania me çmimin më të lartë

Posted: 25 Aug 2016 12:19 AM PDT

Kompania e cila ka ofruar çmimin më të lartë prej hiç më pak se 552 mijë eurosh sesa tri kompanitë tjera të cilat kanë qenë në garë është shpallur fituese e tenderit për "Furnizim me targa të automjeteve" për tre vjetët e ardhshme. Zyra e Prokurimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka shpallur fitues të tenderit konsorciumin "G.S.G & KIG & KIG KGA" e ku vlera e ofertës ka qenë 1 milion e 477 mijë euro, edhe pse në garë ka pasur kompani që kanë ofruar çmim prej 552 mijë eurosh më të lirë.

Mirëpo kontrata mes operatorit ekonomik të rekomanduar për kontratë dhe MPB-së nuk është nënshkruar ende, pasi të dy konsorciumet, të cilat janë cilësuar si të papërgjegjshme, kanë paralajmëruar se do të bëjnë ankesën në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Në njoftimin e MPB-së të publikuar në faqe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), të publikuar më 8 gusht të këtij viti, thuhet se në këtë proces ka konkurruar vetëm një kompani, e cila edhe është shpallur fituese e këtij procesi të Prokurimit. /Zëri

Ronaldo – Real Madrid, super lajm nga “Marca”

Posted: 25 Aug 2016 12:18 AM PDT

Ronaldo Nazario do të jetë sërish pjesë e Real Madridit.

Jo më si futbollist, por ish sulmuesi më i mirë në botë do të jetë i angazhuar si ambasador i klubit dhe këshilltar i presidentit Florentino Perez, raporton e përditshmja sportive madrilene "Marca".

Ronaldo kaloi pesë edicione me "Los Blancos" mes 2002 deri më 2007, përcjell "Lajmi.net".

Dhe, ai gjithmonë kishte raporte të mira me Perezin dhe zyrtarët e tjerë të lartë të Real Madridit.

Së shpejti do të zyrtarizohet marrëveshja dhe do të sqarohen më shumë detaje për angazhimin e tij të ri me klubin madrilen.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6

Rritet numri në 250 të vdekur nga tërmeti në itali, një vajzë 10 vjeç nxirret e gjallë

Posted: 25 Aug 2016 12:13 AM PDT

"Gjallë është" dëgjohet nga pamjet ku shihen shpëtimtarët të cilët e kanë gjetur vajzën gjallë.

Shpëtimtari që ka gjetur vajzën ka thënë për Asociated Press se pas 17 orësh nga tërmeti ka dëgjuar disa zëra nga rrënojat e shtëpisë familjare".

"Po dëgjoj diçka nga poshtë", ka thënë fqinji vullnetar pas së cilit janë mbledhur zjarrfikësit.

fqinji ka filluar ta thërrasë atë me emër "Julia hajde Julia" dhe shpëtimtarët e kanë nxjerrë 10 vjeçare të gjallë.

Ndërkohë, edhe sot po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit në qytete qendrore italiane të cilat janë shkatërruar nga tërmeti i shkallës 6.2 që goditi dje në mëngjes.

Mediat italiane raportojnë se numrin i të vdekurve ka arritur në 250 persona.

Kryeministri italian Matteo Renzi u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë së bashku në këtë tragjedi. Ai gjithashtu vizitoi zonën e prekur nga tërmeti.

Qendra Sizmologjike Europiane (EMSC) ka raportuar se në më pak se 24 orë nga tërmeti i parë, edhe një tërmet tjetër ka goditur Italinë qendrore.

Tërmeti i tyre ishte i shkallës 4.6 që goditi rreth 66 kilometra në verilindje nga qyteti Terni, i cili ka një popullsi prej më shumë se 220 mijë banorë.

 

Tirana tronditet nga shpërthimi në një autobus

Posted: 25 Aug 2016 12:05 AM PDT

LAJMI I FUNDIT

Policia e Tiranës njoftoi se i ishte vendosur një autobuzi "Setra" në pronësi të një qytetari me iniciale E.R.

Spërthimi ka ndodhur rreth orës 4:05 nga persona ende të paidentifikuar dhe ka shkaktuar dëme të vogla materiale.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Draxler transferohet te “klubi më i madh në botë” (FOTO)

Posted: 25 Aug 2016 12:01 AM PDT

Real Madrid ka marrëveshje me mesfushorin e Wolfsburgut, Julian Draxler.

"Ok Diario" raporton se reprezentuesi gjerman është përforcim i ardhshëm i "Los Blancos".

Draxler konsiderohet si futbollist që mund të jetë zëvendësues i James Rodriguez, i cili dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu, përcjell "Lajmi.net".

Por, është më e lehtë që Draxler të nënshkruajë me Real Madridin në verën e vitit të ardhshëm.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Shikoni si e dridh prapanicën Kim Kardashian (Video)

Posted: 24 Aug 2016 11:55 PM PDT

Kim Kardashian

Në një video të postuar në Instagram Kim ka treguar se tani di të bëjë twerk. Në një pishinë dhe një palë bikine shumë seksi ajo ka shkruar se Hrush Achemyan ishte vajza që e mësoi të bëjë twerk.

Nuk ka munguar edhe falënderimi i Kimit për të./GazetaExpress/

In honor of @styledbyhrush birthday a month ago LOL she taught me how to twerk on this trip so I’m posting it for her 😜

A video posted by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

“Bye bye” Chelsea, transferohet në Milan (FOTO)

Posted: 24 Aug 2016 11:49 PM PDT

Mario Pasalic do të jetë përforcimi i ardhshëm në Milan.

Mesfushori i Chelseas do të transferohet në San Siro në formë të huazimit, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane "Gazzetta dello Sport".

Pasalic është pronë e Chelseas por nuk ka luajtur asnjëherë për "Blues", përcjell "Lajmi.net".

Ish mesfushori i Hajduk Splitit është futbollist shumë i pëlqyer nga trajneri i ri i Milanit, Vincenzo Montella.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Konfliktet në Siri e Irak, Kryeministri i krahason me opozitën kosovare

Posted: 24 Aug 2016 11:46 PM PDT

Isa Mustafa

"Omar Daqnesh, një djalosh katërvjeçar sirian i nxjerrë nga rrënojat e bombardimeve, këto ditë ishte pamja tragjike e botës së sotme", shkruan kryeministri.

Ai më pas thekson se janë  miliona refugjatë nga Siria, Iraku, Afganistani, Libia.

"Sulmet ruse në Ukrainë dhe pushtimi i Krimesë- një vendi Sovran. Aktet terroriste në Francë, Belgjikë, Turqi. Tentim grusht shteti në Turqi me shumë viktima në njerëz. Nuk janë këto vetëm lajme dhe pamje të rënda, por janë realiteti në të cilin po jetojmë".

E kështu pasi i bie rreth e rrotull globit, kryeministri flet për zhvillimet në Kosovë.

Sipas kryeministrit,  edhe realiteti ynë për një kohë të gjatë, për fat të keq, zë lajmet botërore me gazin lotsjellës në Sallën e Parlamentit, me sulmet me shishe molotovi dhe gurë në ndërtesat qeveritare e shtëpi private, me hedhje të bombave në shtëpi private dhe Televizionin publik, me gjuajtje me armë të rënda në ndërtesën e Parlamentit, por edhe me pamjet nga selia e VV e mbushur me maska, shishe molotovi, sfera të qelqta dhe objekte tjera të rrezikshme.

"Të çdoditshme janë kërcënimet e njerëzve nga opozita se do të veprojnë dhunshëm nëse vazhdohet me procese demokratike të shtetndërtimit të vendit tonë".

"Në krejt këtë situatë po e shohim se edhe njerëzit tanë po e sulmojnë shtetin e tyre, por nuk duhet të kemi iluzione se edhe dikush tjetër s'mund të shfrytëzojë këto kërcënime".

Kryeministri deklaron se nëse jo të tjerët, Kosova ka të freskët kujtesën për shumë e shumë fëmijë tanë, moshatarë të Omarit, për një milion të përzënë nga shtëpitë e tyre.

"Për shkatërrimet e pronave dhe shtëpive, për dhunimet, masakrimet e popullatës civile".

"E kemi të freskët edhe kujtesën për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar për të shpëtuar nga gjenocidi dhe zhbërja", deklaron ai.

"Kosova e ka përjetuar tmerrin e dhunës dhe nuk përkrah dhunën. Kosova ka pasur fatin që në momentet më të vështira i kanë dalë në krah SHBA-të dhe komuniteti ndërkombëtar".

Kryeministri Mustafa shprehet se këtë fat nuk do ta kemi përherë. "Prandaj askush nuk ka nevojë të matë patkoin e atij që nuk i bie për këmbe. Trimat nuk janë për të kërcënuar vendin e tyre, por për ti dalë në krah këtij vendi".

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more