Skip to main content

Lajmet e fundit: “Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj Adem Grabovcit për punësime të paligjshme” plus 44 more

Lajmet e fundit: “Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj Adem Grabovcit për punësime të paligjshme” plus 44 more


Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj Adem Grabovcit për punësime të paligjshme

Posted: 26 Aug 2016 05:46 AM PDT

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar me një komunikatë për media se sot është marrë vendim për fillimin e hetimeve lidhur me dy vepra penale kundër Adem Grabovcit, deputet dhe ish udhëheqes i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvendin e Republikës së Kosovës, transmeton Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbytja e dy kushërinjve në Korçë, policia çon për ndjekje penale 3 persona

Posted: 26 Aug 2016 07:15 AM PDT

Në vijim të hetimeve të kryera, në lidhje me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, në fshatin Qatrom, në të cilën humbën jetën dy adoleshentë, duke u mbytur në vendin e quajtur "Gropa e Danielit", policia e Korçës ka proceduar penalisht administratorin e një shoqërie private si dhe ish-Kryetari i Komunës Drenovë edhe Administratorin e kësaj Njësie Administrative.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Mosvotimi i demarkacionit do të ishte shpërblim për opozitën

Posted: 26 Aug 2016 06:02 AM PDT

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se nëse nuk kalon demarkacioni në seancën e 1 shtatorit Kosova do ta humb kredibilitetin ndërkombëtar ndërkohë që ka pohuar se do të dëmtoheshin edhe marrëdhëniet me SHBA'të.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komisioni Shtetëror mohon dyshimet, kufiri i pandryshuar që në vitin 1974

Posted: 26 Aug 2016 06:42 AM PDT

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror sërish ka dalë sot me një komunikatë, përmes të cilës mbron punën e vet dhe mohon akuzat e dyshimet e të tjerëve ndaj procesit të demarkacionit të kufirit. Thekson se vija kufitare e komunave dhe shtetit të Kosovës është e pandryshuar në periudhën 1974-2016.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Përforcimi i madh i Interit zbarkon në Milano (Foto)

Posted: 26 Aug 2016 06:26 AM PDT

Gabriel Barbosa -Gabigol ka mbërritur në Milano. Braziliani gjatë kësaj jave pritet të nënshkruaj me Interitn

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hungaria do të ndërtojë murin e dytë në kufi me Serbinë

Posted: 26 Aug 2016 07:36 AM PDT

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban është shprehur se shteti hungarez nuk ka ndërmend të lejojë kalimin e emigrantëve përgjatë kufirit jugor me Serbinë. Ai informoi se në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë do të ngrihet një mur i dytë, paralel me të parin, që u ndërtua gjatë vitit të shkuar. Orban tha se kjo masë ka për qëllim parandalimin e valës së madhe të emigrantëve që mbërrijnë në Hungari. Ai ka shtuar se ka ndërmend të rrisë stafin e policëve që shërbejnë në kufi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

I fejuari vdes në mal, vajza mbijeton një muaj mes akullnajave

Posted: 26 Aug 2016 07:32 AM PDT

Një turiste në Republikën Çeke, u shpëtua nga ekipet e kërkim shpëtimit, në një strehë në një mal të Zelandës së Re, ku qëndronte prej afro një muaji, pasi i fejuari i saj gjeti vdekjen duke rënë në një humnerë në 28 korrik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Inspekcioni rrënon një objekt pa leje në Drenas (Foto)

Posted: 26 Aug 2016 07:24 AM PDT

Drejtoria e Inspekcionit, ka bërë rrenimin e një pjese të objektit në qender të qytetit në Drenas, pasi që investitori kishte vazhduar punimet pa pasur leje për shtim të etazhitetit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vetëvendosja ndërron lokacionin (FOTO)

Posted: 26 Aug 2016 07:14 AM PDT

Lëvizja "Vetëvendosje" ka vendosur që të largojë Selinë e saj Qendrore nga rruga "UÇK", në Prishtinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj në Dubrovnik: Dialogu i pakuptimtë nëse nuk përfundon me njohje nga Serbia (video)

Posted: 26 Aug 2016 07:04 AM PDT

Ministri​ ​i​ ​Punëve​ ​të​ ​Jashtme​ ​i​ ​Republikës​ ​së​ ​Kosovës,​ ​Enver​ ​Hoxhaj​ ​po​ ​merr​ ​pjesë​ ​në Forumin​ ​e​ ​Dubrovnikut,​ ​ku​ ​në​ ​panelin​ ​për​ ​"Sfidat​ ​gjeopolitike"​ ​me​ ​homologë​ ​nga rajoni​ ​dhe​ ​bota​ ​ka​ ​folur​ ​për​ ​perspektivën​ ​e​ ​Kosovës​ ​karshi​ ​sfidave​ ​dhe​ ​rreziqeve​ ​të reja.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pretendenti për kryeministër të Holandës: Do ta zhduk Kuranin dhe do t’i shkatërroj xhamitë

Posted: 26 Aug 2016 07:04 AM PDT

Pretendenti për kryeministër të Holandës, Geert Wilders lideri i Partisë së Lirisë (PVV) ka thënë se nëse merr postin e kryeministrit të Holandë, do ta zhdukë librin e Kuranit në vendin e tij dhe do t'i shkatërrojë xhamitë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bolivi: Rrëmbehet e torturohet deri në vdekje zv.ministri i brendshëm

Posted: 26 Aug 2016 06:50 AM PDT

I marrë peng dhe i rrahur për vdekje. Ky ka qenë fundi i zv.ministrit të Brendshëm bolivian, Rodolfo Illanes, i cili vdiq në duart e minatorëve grevistë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Francë, pezullohet ndalimi i burkinit në plazhe

Posted: 26 Aug 2016 06:45 AM PDT

Në të gjitha bashkitë ku është vendosur masa e ndalimit të burkinit nëpër plazhe, kjo masë nuk do të zbatohet, të paktën deri në një vendim përfundimtar nga gjykata.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kërkohet personi nga Kosova që e humbi unazën e martesës në plazhet e Sarandës

Posted: 26 Aug 2016 06:34 AM PDT

Në bregdetin e Sarandës është gjetur një unazë e fejesës ose e martesës. E veçanta e kësaj ngjarje është se unaza është gjetur nën ujë nga një  person që e pa atë derisa po notonte (me syze deti), nën ujë, thuhet në e-mail e dërguar në redaksinë e Gazetës Express nga një qytetare e Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PD: Vendimi i kryesisë për pro demarkacionit, në përputhje me dispozitat statutore të partisë

Posted: 26 Aug 2016 06:27 AM PDT

Zyra për Informim e Partisë së Drejtësisë njofton opinionin se miratimi i Deklaratës politike nga ana e Kryesisë së Partisë përkitazi me mbështetjen e miratimit të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, në mbledhjen e mbajtur më 24 gusht 2016, është bërë në pajtim të plotë me dispozitat statutore të partisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Klinë i hedhin mbeturinat midis rrugës (Foto)

Posted: 26 Aug 2016 06:22 AM PDT

Njëra nga problemet e komunës së Klinës është sasia e madhe e mbeturinave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Siri, foto që tregojnë tmerrin e luftës të përjetuar nga fëmijët (Foto)

Posted: 26 Aug 2016 05:59 AM PDT

Siria prej kohësh është kthyer në një banjo gjaku dhe sulmet vetvrasëse nuk kanë të sosur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Praga kundërshton kuotat për shpërndarjen e refugjatëve

Posted: 26 Aug 2016 05:51 AM PDT

Po për mbrotjen më të fortë të kufijve, jo për kuota për shpërndarjen e refugjatëve. Kancelarja Merkel pritet me protesta në Pragë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbi 8 mijë nxënës nesër do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës

Posted: 26 Aug 2016 05:40 AM PDT

Mbi 8.500 maturantë, të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e qershorit në Provimin e Maturës Shtetërore, do t'i nënshtrohen pjesës së parë të Provimit në afatin e gushtit, nesër (e shtunë), 27 gusht 2016.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndërron jetë nëna e Rexhep Selimit

Posted: 26 Aug 2016 05:38 AM PDT

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit, i ka vdekur nëna. Lajmin e ka bërë publik vet deputeti Selimi në një status në Facebook.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Testimet koreano-veriore, Kina kërkon maturi

Posted: 26 Aug 2016 05:35 AM PDT

Aleatja e Koresë së Veriut, Kina, u kërkoi të gjitha palëve që të frenohen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë tensionet në rajon pas lëshimit të një rakete ballistike nga shteti komunist, e cila fluturoi për rreth 500 km drejt Japonisë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeministri Mustafa: Nëna Tereza simbol global i humanizmit dhe devotshmërisë

Posted: 26 Aug 2016 05:28 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në ekspozitën kushtuar ditëlindjes së Nënës Terezë, e cila u hap në Katedralen "Nëna Terezë" në Prishtinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dosja e shefave: Bekim Jashari i përshirë në skandalin e Adem Grabovcit

Posted: 26 Aug 2016 05:14 AM PDT

Dje Insajderi kishte publikuar disa biseda telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit, ku njëri që bëri bujë më shumë ishte ajo me personin "X", ku Grabovci të punësohej në Aeroport  një kushëri i tashmë deputetit të PDK-së, Naim Fetahu, i cili dikur ishte drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Shqiptarët janë të bekuar nga Zoti me anë të Nënë Terezës

Posted: 26 Aug 2016 05:11 AM PDT

Kryeparlamentari Kadri Veseli më rastin e datëlindjes së 106 të Nënë Terëza ka shkruar se shqiptarët janë të bekuar prej Zotit që i dhuruan njerëzimit një humaniste të madhe.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Deçan

Posted: 26 Aug 2016 05:05 AM PDT

​Polici ka konfirmuar për Express se njëri nga të dyshuarit, Durim Lushaj 25 vjeçar, i cili ishte në arrati është arrestuar pak minuta më parë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gratë deputete vendosin kurora lulesh tek pllaka përkujtimore e Nënë Terezës

Posted: 26 Aug 2016 05:04 AM PDT

Për nder të 106 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës dhe në vigjilje të shenjtërimit të saj, gratë deputete të Kuvendit të Kosovës po marrin pjese në manifestimet e shumta që po mbahen ne Shkup.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministrja Hoxha kërkon shtrirjen e noterëve në të gjithë vendin

Posted: 26 Aug 2016 05:02 AM PDT

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim Kryetaren e Odës së Noterëve të Kosovës Arbena Shehu, e shoqëruar nga Aliriza Beshi, Nënkryetar dhe Erdon Gjinolli, Udhëheqës i Shërbimit Administrativ.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik (Foto)

Posted: 26 Aug 2016 04:52 AM PDT

Para disa minutave ka ndodhur një aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, përkatësisht në fshatin Gerlice.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ish- të burgosurit e luftës po frikësohen nga arrestimet në Serbi

Posted: 26 Aug 2016 04:48 AM PDT

Shqiptarët e Kosovës të arrestuar gjatë kohës së luftës nga autoritetet serbe ende frikësohen që mund të ri-arrestohen sikur rasti i njërit nga ta i mbajtur javën e kaluar në kufirin Kroaci- Serbi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VV nuk i pëlqen vendimi për lirimin e Azem Sylës, i fton qytetarët t’i bashkohet protestës së 1 shtatorit

Posted: 26 Aug 2016 04:25 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës për lirimin nga paraburgimi të ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vetëvendosje thotë se Policia e lëndoi një aktivist dhe e la pavetëdije (VIDEO)

Posted: 26 Aug 2016 04:15 AM PDT

Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje sot janë përplasur me policinë e Kosovës duke u përpjekur që të shkonin në shtëpinë e Kryeparalmentarit, Kadri Veseli, në Mitrovicë. Njëri nga aktivistët pjesëmarrës në këtë aksion, Musa Ajeti, sipas Lëvizjes Vetëvendosje është lënduar nga policia dhe e ka humbur vetëdijen.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dëmtohen varrezat afër Çakorrit

Posted: 26 Aug 2016 04:08 AM PDT

Sipas një ankuesi, disa varreza janë dëmtuar në vendin e quajtur Qafa e Vraçevës, 4.8 kilometra larg Çakorrit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lumezi: Së shpejti aktvendim për hetime rreth përgjimeve

Posted: 26 Aug 2016 03:59 AM PDT

Lufta kundër korrupsionit nuk mund të zhvillohet vetëm nga një institucion, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Si u përplas VV me policinë afër shtëpisë së Kadri Veselit në Mitrovicë (VIDEO)

Posted: 26 Aug 2016 03:41 AM PDT

Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë përleshur me policinë në afërsi të  Stacionit Autobusëve në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

S’do ta besoni se si duket David Cameron tani (FOTO)

Posted: 26 Aug 2016 03:24 AM PDT

Disa muaj më parë, ai ishte njeriu më i fuqishëm në Britani, i ndjekur kudo ai shkoi nga një shpurë e ndihmësve dhe një grup i madh i reporterëve dhe kameramanëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksident në Pejë (Foto)

Posted: 26 Aug 2016 03:19 AM PDT

Mbrëmë në lagjen "Fidanishte" në Pejë ka ndodhur një aksident ndërmjet një veture dhe një motoçiklete.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nëna dhe i dashuri i saj, përdhunojnë dhe vrasin vajzën 10-vjeçare (Foto)

Posted: 26 Aug 2016 03:13 AM PDT

Në ditën që një vajzë do të festonte 10-vjetorin e saj, ajo është vrarë në mënyrë brutale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E rallë: Një dyqan seksi hapet në Mekë!

Posted: 26 Aug 2016 03:08 AM PDT

Një dyqan seksi pritet të hapet në qytetin e shenjtë për besimtarët myslimanë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Margarita Kadriu del kundër demarkacionit, manipulon me deklaratat e Biden

Posted: 26 Aug 2016 03:05 AM PDT

Ish-deputetja e PDK-së, tani deputete e pavarur në Kuvendin e Kosovës, Margarita Kadriu ka bërë të ditur votën e saj për demarkacionin. Ajo ka thënë se vota e saj do të jetë kundër. Kadriu në një opinion të botuar në gazetën të cilën e kishte drejtuar para se të hynte në politik, ka shkruar se votimi kundër demarkacionit nuk e dëmton Kosovën për proçeset integruese me BE, dhe më tej ka keqinterpretuar edhe deklaratën e Joe Biden, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

AAK fton qytetarët në protestën kundër demarkacionit nesër në Pejë

Posted: 26 Aug 2016 02:50 AM PDT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë, ka ftuar qytetarët të bashkohen në protestë të shtunën më datë 27 gusht kundër demarkacionit

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

ATK'ja ua fal borxhin 105 milionë eurosh bizneseve me pronarë të huaj

Posted: 26 Aug 2016 02:34 AM PDT

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka falur rreth 105 milionë euro borxhe ndaj tatimpaguesve në disa kategori prej 3 shtatorit 2015, kur dhe ka hyrë në fuçi Ligji për Faljen e Borxheve Publike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deputetes së VV nuk i pëlqen lajmi i RTK-së, sulmon drejtorin Mentor Shala (Foto)

Posted: 26 Aug 2016 02:31 AM PDT

Deklarata e Sekretarit Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Moliqaj se nëse VV vjen në pushtet do të ketë masa ekstreme ndaj bandave saqë do të tërhiqen zvarrë është publikuar pothuajse në të gjitha mediat, përfshirë edhe Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Por deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka sulmuar ashpër Drejtorin e RTK-së, Mentor Shala se nuk i ka pëlqyer titulli i lajmit të Molliqaj, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Suedi: Kompania televizive dyshohet për shpërndarje ilegale të kanaleve, në hetim edhe disa kompani shqiptare

Posted: 26 Aug 2016 02:26 AM PDT

Të martën në mëngjes, policia suedeze kontrolloi në Malmo një kompaninë televizive si e dyshuar për shpërndarje dhe shitje ilegale të kanaleve televizive.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vëllëzërit e vrarë mbrëmë në Deçan varrosen sot në ora 17:00 (Foto)

Posted: 26 Aug 2016 02:12 AM PDT

Një zënkë e mëhershme dyshohet të ketë qenë shkaku që dy vëllezërit Ramaj nga fshati Shaptej i Komunës së Deçanit kanë mbetur të vdekur mbrëmë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

LHK: Mos votoni Demarkacionin, përndryshe historia do të jetë e pamëshirshme për ju

Posted: 26 Aug 2016 02:00 AM PDT

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës "Ali Hadri" dega në Deçan, u ka bërë thirrje edhe njëherë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë ratifikimin e marrëveshjes së shënjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ata kanë kërkuar nga deputetët që të tejkalojnë interesat e tyre politike, dhe të dëgjojnë thirrjet e popullit për të mos e miratuar një marrëveshje e cila do të jetë e dëmshme për qytetarët e Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more