Skip to main content

Lajmet e fundit: “Policia: Shtetasja e Serbisë pranoi vrasjen e plakes për shkak të një prone” plus 44 more

Lajmet e fundit: “Policia: Shtetasja e Serbisë pranoi vrasjen e plakes për shkak të një prone” plus 44 more


Policia: Shtetasja e Serbisë pranoi vrasjen e plakes për shkak të një prone

Posted: 27 Aug 2016 06:40 AM PDT

Gjatë natës së kaluar, në Shtërpcë është therë me thikë Draginja Nikolceviq 91-vjeçe, trupi i të ndjerës është gjetur herët në mëngjes nga fqinjët e saj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Meta flet në kampingun e LRI: Kemi nevojë për një transformim të thellë, i cili duhet të spikasë te të rinjtë

Posted: 27 Aug 2016 07:21 AM PDT

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Kampingut të LRI-së në Jalë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dyshime te Prokuroria se s’do të hetojë deri në fund skandalin “Pronto”

Posted: 27 Aug 2016 06:43 AM PDT

Nisja e hetimeve të Prokurorisë Speciale të Kosovës ndaj deputetit të Kuvendit, Adem Grabovcit, nga analistë për çështje politike dhe udhëheqës të partive politike në opozitë, konsiderohet si vendim i duhur, por dyshojnë se përfundimi epilogut do të ketë rezultate.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogani vazhdon luftën ndaj kundërshtarëve, arreston tre ish-diplomatë

Posted: 27 Aug 2016 07:19 AM PDT

Tre ish diplomatë turq janë burgosur sot për përfshirjen e tyre të dyshuar në tentim puçin e dështuar kundër presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

S’ka fitues në ndeshjen Tottenham – Liverpool (Video)

Posted: 27 Aug 2016 06:21 AM PDT

Ndeshja mes Tottenhamit dhe Liverpoolit ka përfunduar baras 1:1

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë (FOTO)

Posted: 27 Aug 2016 07:24 AM PDT

Para disa minutave ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Besi të komunës së Prishtinës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia i vendos BE-së afatin e fundit për heqjen e vizave

Posted: 27 Aug 2016 07:04 AM PDT

Kryeministri turk i tha homologut bullgar të "përçojë mesazhin" se BE duhet të heqë vizat për qytetarët turq në tetor, nëse Brukseli do që emigrantët të kthehen mbrapsht në Turqi-siç është rënë dakord.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zjarr në një spital mendor: 1 i vdekur, 35 të lënduar

Posted: 27 Aug 2016 06:57 AM PDT

Mediat shtetërore iraniane raportojnë se një spital mendor është kapluar nga zjarri sot, nga i cili është vrarë një person dhe janë lënduar 35 të tjerë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbi 80% të gjermanëve përkrahin ndalimin e burkas në vende publike

Posted: 27 Aug 2016 06:28 AM PDT

Më shumë se dy të tretat e gjermanëve mendojnë se burka duhet të ndalohet në një numër të vendeve publike, sipas një studimi të kryer nga transmetuesi gjerman, ARD.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PDK e ç’koordinuar, Lirak Çelaj se di se partia e tij po përgatit padi ndaj Ahmetit

Posted: 27 Aug 2016 06:24 AM PDT

Dega e PDK-së në Prishtinë nuk di asgjë për padinë e përgatitur ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Letra prekëse e zjarrfikësit për vogëlushen që humbi jetën nga tërmeti

Posted: 27 Aug 2016 06:20 AM PDT

Tërmeti tragjik që goditi Italinë qendrore ka lënë pas shumë viktima dhe mes tyre edhe fëmijë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Plagosën 4 ushtarë turq në juglindje të Turqisë

Posted: 27 Aug 2016 06:16 AM PDT

Katër ushtarë turq janë plagosur në juglindje të vendit pas një sulmi nga militantët kurdë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjendet personi nga Kosova që e humbi unazën e martesës në plazhet e Sarandës (Foto)

Posted: 27 Aug 2016 06:13 AM PDT

Dje Gazeta Express ka publikuar një artikull me titull: "Kërkohet personi nga Kosova që e humbi unazën e martesës në plazhet e Sarandës". Artikulli i publikuar ishte kërkesë e personit që e gjeti një unazë të fejesës ose e martesës në plazhet e Sarandës. ​E veçanta e kësaj ngjarje është se unaza është gjetur nën ujë nga një person që e pa atë derisa po notonte (me syze deti), nën ujë, thuhet në e-mail e dërguar në redaksinë e Gazetës Express nga një qytetare e Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përfundon pa asnjë problem protesta e sotme në Pejë

Posted: 27 Aug 2016 06:07 AM PDT

Policia në Pejë ka konfirmuar se protesta e sotshme në këtë qytet, e organizuar kundër demarkacionit, ka kaluar e pa probleme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj i kërkoi rol më të madh Kroacisë në rajon

Posted: 27 Aug 2016 05:56 AM PDT

Kryediplomati Enver Hoxhaj ka zhvilluar edhe një sërë takimesh bilaterale me homologë të vendeve të rajonit, si dhe përfaqësues të SHBA-së dhe vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën. Në komunikatën dërguar për media nga MPJ thuhet se Hoxhaj gjatë takimit me ministrin korat , Miro Kovać, ka kërkuar që vendi i tij të ketë rol më të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vrasje në Shtërpcë, arrestohet një shtetase e Serbisë

Posted: 27 Aug 2016 05:40 AM PDT

Gjatë natës së kaluar, në Shtërpcë është therë me thikë Draginja Nikolceviq 80-vjeçe, ndërsa në fqinjësinë e saj është gjetur trupi edhe i një të moshuare tjetër, identiteti i së cilës ende nuk është bërë e ditur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

3 të plagosur nga shpërthimi i një bombe në Nish të Serbisë

Posted: 27 Aug 2016 05:34 AM PDT

Një shpërthim bombe ka ndodhur në një makinë tip "Golf" në Nish të Serbisë. Televizioni shtetëror serb ka transmetuar se bomba ishte vendosur në makinën me ngjyrë, e cila kishte targa të Vranjës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shembet një urë në Kent të Anglisë (Video)

Posted: 27 Aug 2016 05:17 AM PDT

Një urë e këmbësorëve është shembur sot në Kent të Anglisë, duke rënë mbi një kamion.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

‘Turqia po sulmon shtëpitë e civilëve në fshatrat siriane’ (Foto)

Posted: 27 Aug 2016 05:08 AM PDT

Aeroplanët luftarak turq i kanë sulmuar sot shtëpitë e civilëve dhe pozicionet e mbajtura nga një grup aleat i Forcave Demokratike Siriane (SDF) në një fshat në jug të Jarablus në Sirinë veriore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pesë shtetas të Maqedonisë arrestohen duke shkuar në ISIS, fotot e tyre

Posted: 27 Aug 2016 05:07 AM PDT

Pesë shtetas të Maqedonisë të dyshuar për pjesëmarrje në luftërat e huaja janë arrestuar në Turqi, ka bërë të ditur sot, ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov. Sipas tij aksioni është realizuar më 12 gusht në Aksaraj të Turqisë, në bashkëpunim me policin e Turqisë, përcjell "SHENJA".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zjarr në Plazhin e Vogël të Ulqinit (Video + Foto)

Posted: 27 Aug 2016 05:07 AM PDT

Një zjarr i madh e ka përfshirë një pjesë të Plazhit të Vogël në Ulqin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Emigrantët e gjuajnë kamionin me degë të pemëve, tentojnë ta rrëmbejnë (Video)

Posted: 27 Aug 2016 04:39 AM PDT

Një grup prej 100 emigrantësh në Calais të Francës e ka sulmuar kamionin e një shoferi britanik në përpjekje për ta rrëmbyer atë për t'u futur vjedhurazi në Britani të Madhe.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Xhavit Haliti akuza në drejtim të Murat Mehës – s’e di nëse e voton demarkacionin

Posted: 27 Aug 2016 04:32 AM PDT

Disa ditë para së në Kuvendin e Kosovës të shkojë në votim marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, koalicioni qeverisës ende nuk e di nëse i ka votat e mjaftueshme për ratifikim.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PDK akuzon Shpend Ahmetin se mori edhe mito kur punësoi 250 militantë partiakë

Posted: 27 Aug 2016 04:31 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do ta padisë Shpend Ahmetin për punësimin e 250 militantëve partiakë. Veç kësaj, PDK ka denoncuar Ahmetin se ka marrë edhe mito kur ka punësuar militantët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Kukës sulmohet me gurë një autobus nga Kosova, flet pronari i kompanisë (FOTO)

Posted: 27 Aug 2016 04:24 AM PDT

Mbrëmë në rrugën e kombit është sulmuar një autobus me udhëtarë. Pronari i kompanisë "Dalia" e linjës Gjilan-Durrës, Baki Jonuzi ka treguar se vetëm një dritë e autobusit është thyer pasi janë hedhur gurë në drejtim të tyre. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kukësit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Franca dëbon dy militantë islamikë marokenë, përbënin kërcënim për vendin

Posted: 27 Aug 2016 04:21 AM PDT

Franca i ka dëbuar dy shtetas të Marokut të cilët sipas saj përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë në vend pasi që janë radikalizuar si militantë islamikë, kështu ka thënë mbrëmë vonë ministria e Brendshme franceze.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkon në 290 numri i të vdekurve nga tërmeti në Itali

Posted: 27 Aug 2016 04:05 AM PDT

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Itali është rritur në 290 sot kur vendi fillon ditën e zisë dhe përgatitet për varrimin masiv shtetëror të disa nga viktimave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pejë: Qytetarët dhe opozita protestojnë kundër Demarkacionit (FOTO)

Posted: 27 Aug 2016 03:58 AM PDT

​Shumë qytetarë janë mbledhur në Sheshin e Qytetit në Pejë për të protestuar kundër ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova. Për momentin fjalime janë duke mbajtur përfaqësuesit e fshatrave të asaj ane.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gara me aeroplan: Piloti vdes pasi që i rrëzohet aeroplani (Video +16)

Posted: 27 Aug 2016 03:52 AM PDT

Një pilot është vrarë pasi që aeroplani i tij u rrëzua gjatë një gare me aeroplan në Zhangye në veriperëndim të Kinës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy të arrestuar për prostitucion në Fushë Kosovë

Posted: 27 Aug 2016 03:52 AM PDT

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fushë Kosovë janë arrestuar dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull shqiptar me dyshimin se janë marrë me prostitucion.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

ShBA: Shpërthim në një rafineri të naftës (Video)

Posted: 27 Aug 2016 03:26 AM PDT

Një cisternë për rezervimin e sulfurit ka shpërthyer dje në mbrëmje në rafinerinë më të madhe të naftës në Kaliforni të ShBA-së, njoftuan autoritetet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tornado mbi plazh, tmerrohen pushuesit në qytetin rus

Posted: 27 Aug 2016 03:24 AM PDT

Qyteti rus turistik i Soçit u zgjua për herë të parë nga ajo që dukej si tornado kërcënuese mbi plazhet e saj, raporton "RT".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Grabovci shan edhe më nanë ata që s’i kryejnë punë (VIDEO)

Posted: 27 Aug 2016 03:04 AM PDT

Pesë biseda të reja telefonike, dëshmojnë edhe më tej implikimin e Adem Grabovcit në veprime tashmë të dyshuara penale. Me veprimet e tij të dëshmuara me biseda telefonike, Grabovci shfaq hapur ndikimin gjithandej.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shala: Isa Mustafa përfundon politikisht me dështimin e demarkacionit (VIDEO)

Posted: 27 Aug 2016 03:00 AM PDT

Pak ditë para seancës për demarkacionin vazhdojnë përplasjet mes pozitës dhe opozitës përkitazi më këtë çështje. Opozitarët po akuzojnë Qeverinë dhe partnerët e koalicionit për presion dhe shantazhe mbi deputetët për të votuar këtë marrëveshje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbi 8 mijë maturantë sot iu nënshtruan pjesës së parë të Provimit të Maturës

Posted: 27 Aug 2016 02:50 AM PDT

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka organizuar sot pjesën e parë të Provimit të Maturës Shtetërore (afati i gushtit), të cilit i janë nënshtruar mbi 8.500 maturantë, të cilët nuk kishin arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e qershorit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo është nëna britanike që rrezikon jetën e vet për t’i shpëtuar robëreshat e seksit të ISIS nga Siria (Video/Foto)

Posted: 27 Aug 2016 02:47 AM PDT

Rachell Miller, nënë e tre fëmijëve nga Britania e Madhe, shet stolitë e veta të çmuara dhe futet në kredi për t'i dhënë fund terrorit që gratë dhe vajzat e përjetojnë në duart e terroristëve të ISIS.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deputetja e Vetëvendosjes: PDK e LDK fatkeqësi për Kosovën

Posted: 27 Aug 2016 02:40 AM PDT

Seanca e 1 shtatorit për demarkacionin do të masë forcat mes opozitës që po e kundërshton këtë marrëveshje dhe partive në pushtet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe New York Times raporton për hetimet ndaj Grabovcit

Posted: 27 Aug 2016 02:35 AM PDT

Nisja e hetimeve të Prokurorisë së Shtetit ndaj Adem Grabovcit në lidhje me përgjimet telefonike është raportuar edhe nga mediume të rëndësishme ndërkombëtare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E dhimbshme: Çifti detyrohet të jetojë i ndarë pas plot 62 viteve bashkë (Foto)

Posted: 27 Aug 2016 02:27 AM PDT

Një çift i moshuar kanadez është detyruar të jetojë në shtëpi të ndara të kujdesit pas plot 62 viteve martesë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Testi i Maturës sërish rrjedh në Facebook

Posted: 27 Aug 2016 02:22 AM PDT

Pak minuta pas nisjes së procesit të testimit formularët e testit të maturës janë publikuar në rrjetet sociale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këmbëngulje për ndalimin e burkinit

Posted: 27 Aug 2016 02:13 AM PDT

Gjykata e Lartë Administrative e Francës e shpalli të paligjshëm ndalimin e burkinit. Por konservatorë dhe ekstremistë të djathtë në Francë këmbëngulin për ndalimin me ligj të burkinit

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Angli: Arrestohen 5 persona për terrorizëm

Posted: 27 Aug 2016 02:09 AM PDT

Pesë persona janë arrestuar mbrëmë në Angli gjatë një operacioni kundër terrorizimit në dy qytete, Birmingham dhe Stoke.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hapet xhamia që drejtohet nga femrat

Posted: 27 Aug 2016 02:07 AM PDT

Për herë të parë, lutjet e një xhamie janë drejtuar nga gratë këtë të premte.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bangladesh, vritet organizatori i sulmit terrorist në Daka

Posted: 27 Aug 2016 01:58 AM PDT

Njësia anti-terrorizëm e policisë së Bangladeshit, ka vrarë tre terroristë gjatë një operacioni në Narayanganj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zjarr i madh në Moskë: 17 të vdekur (Video)

Posted: 27 Aug 2016 01:52 AM PDT

Të paktën 17 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri të madh që e ka kapluar një depo në Moskë të Rusisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more