Skip to main content

Lajmet e fundit: “Policia për paralajmërimet e VV’së për eskalim situate: Jemi të gatshëm për çfarëdo” plus 44 more

Lajmet e fundit: “Policia për paralajmërimet e VV’së për eskalim situate: Jemi të gatshëm për çfarëdo” plus 44 more


Policia për paralajmërimet e VV’së për eskalim situate: Jemi të gatshëm për çfarëdo

Posted: 12 Aug 2016 07:28 AM PDT

​Autoritetet e rendit në Kosovë thonë se janë të përgatitura të përballen me çfarëdo situate të mundshme në aspektin e sigurisë. Këto deklarata zyrtarët e policisë i kanë bërë pas paralajmërimeve të partive politike opozitare se në rast të miratimit të marrëveshjesh së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ato do të mund t'i radikalizojnë mjetet e tyre për të kundërshtuar dhe parandaluar ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Frika për gjakmarrje, ngujohet familja e autorit që vrau elektriçistin e OSHEE-së në Shkodër

Posted: 12 Aug 2016 06:15 AM PDT

Ndërkohë që familja e elektricistit Zamir Velaj, vrarë një natë më parë me thikë teksa ishte duke punuar, ka hapur dyert e mortit, familja e autorit Martin Zefi është ngujuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gashi thotë se Komisioni gaboi me Demarkacionin, por s’tregon nëse do ta votojë

Posted: 12 Aug 2016 06:37 AM PDT

Marrëveshja e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi pritet që të votohet me 1 shtator nga deputetët e Kuvendit. Derisa subjektet opozitare (Vetëvendosje, AAK dhe Nisma) kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër, janë edhe disa deputetë të pozitës (LDK-PDK) që kanë shprehur qëndrimet kundër kësaj çështje

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mos ia leni kojshisë çelësat e shpisë, siguroni pronën tuaj

Posted: 12 Aug 2016 08:00 AM PDT

Scardian Sigurime ofron sigurimin e pronës tuaj me çmime vjetore jashtëzakonisht të lira.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E dhimbshme: Momenti i arrestimit të babait të Hakan Sukur pas namazit të xhumasë (Foto)

Posted: 12 Aug 2016 07:07 AM PDT

Pas lëshimit të urdhër arrestit të futbollistit me origjinë shqiptare Hakan Sukur, policia turke ka arrestuar edhe babain dhe i ka konfiskuar pasurinë, raporton agjensia e lajmeve DHA

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Demarkacioni margjinalizon agjendën e Kuvendit, pozita dhe opozita me këndvështrime të ndryshme

Posted: 12 Aug 2016 08:05 AM PDT

Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ka kohë që mbetet çështje me prioritet të veçantë në aspektin politik, posaçërisht në Kuvendin e Kosovës, duke margjinalizuar ligje e prioritete tjera në agjendën e punës së këtij institucioni, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

‘Familja nga ferri’ dëbohet nga shtëpia pasi kishte terrorizuar fqinjët për 20 vite (Video/Foto)

Posted: 12 Aug 2016 07:57 AM PDT

Një familje rrugaçësh është larguar nga shtëpia e këshillit me 50 mijë funte dëme të shkaktuara pasi që ishte dëbuar për terrorizimin e fqinjëve

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpend Ahmeti: “Kllapa” e Isës e sheh shtetin si diçka që duhet mjelur

Posted: 12 Aug 2016 07:43 AM PDT

Pas akuzave të Bajram Gecaj për Vetëvendosjen se "mjelin shtetin" ka reaguar Kryetari i Komunës të Prishtinës, Shpend Ahmeti duke shprehur "Kjo "kllapa" e Ises krejt analogjitë për kundërshtarët i kanë me lopë, "kullosin fonde", "mjelin shtetin" e të ngjashme. Me siguri ka të bëjë me atë se si ata e shohin shtetin, sigurisht si diçka që duhet kullotur e mjelur."shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia vendos sistemin e avancuar kundërajror ‘S-400’ në Krime

Posted: 12 Aug 2016 07:29 AM PDT

Rusia ka vendosur sistemin e vet të avancuar kundërajror "S-400" në Krimenë e aneksuar, raportojnë mediat rule, të cilat u janë referuar një komunikate nga ministria ruse e Mbrojtjes.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli nënshkruan në Librin e Zisë për viktimat e Shkupit (Foto)

Posted: 12 Aug 2016 07:13 AM PDT

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka nënshkruar në Librin e Zisë për viktimat e vërshimeve në Shkup, të vendosur në Ambasadën e Maqedonisë së Prishtinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kanada: Publikohet videoja ku terroristi i vrarë ishte betuar se do të vdiste si dëshmor për ISIS (Video)

Posted: 12 Aug 2016 07:09 AM PDT

Araon Driver, i vrarë të mërkurën gjatë një bastisje policore në shtëpinë e vet në Kanada, ishte përkrahës i Shtetit Islamik (ISIS) i cili ishte në fazën finale të përgatitjes së një sulmi me bombë të punuar nga dora e njeriut në një qytet kanadez, njofton policia.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Medaljet e Thaçit me Flamurin e Ibrahim Rugovës (Foto)

Posted: 12 Aug 2016 07:08 AM PDT

​Medalja që Presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka dhuruar këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, mbrapa saj ka të vulosur flamurin Dardan – të njohur si flamuri i Presidentit historik Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vetëvendosje publikon numrat e telefonit të Adem Grabovcit (Foto)

Posted: 12 Aug 2016 06:48 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar dy numra personalë të deputetit të PDK'së Adem Grabovcit dhe i bën thirrje qytetarëve të telefonojnë, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Donald Trump ndërron mendje, thotë se ka qenë sarkastik kur ka thënë se Obama ishte themelues i ISIS

Posted: 12 Aug 2016 06:45 AM PDT

Disa ditë pasi që vazhdimisht e akuzoi presidentin amerikan Barack Obama se ishte themelues i grupit terrorist të Shtetit Islamik (ISIS), Donald Trump befas ndryshoi tonin sot dhe insistoi se pohimi i tij tejet diskreditues ka qenë sarkazëm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Victoria Invest ndihmon zonat e përmbytura në Maqedoni (Foto/Video)

Posted: 12 Aug 2016 06:25 AM PDT

Kompania Victoria Invest me vet iniciativë i është gjendur pranë komunitetit të zonave të përmbytura në Maqedoni.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gecaj: Aktivistët e Vetëvendosjes e “mjelin” Kosovën, thumbon Shpend Ahmetin

Posted: 12 Aug 2016 06:25 AM PDT

Zëvëndësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Bajram Gecaj me një postim në Facebook ka ofenduar rëndë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje duke shprehur se këta njerëz edhe pse nuk e njohin Republikën e Kosovës përfitojnë të mirat e saj, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vriten 18 persona nga sulmet ajrore në Siri

Posted: 12 Aug 2016 06:23 AM PDT

Një seri sulmesh ajrore që kanë goditur sot zonat opozitare në provincën veriore siriane, Alepo, kanë lënë të vdekur 18 persona, përfshirë fëmijë dhe dy anëtarë të stafit të një spital.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjykata vendos t'ia konfiskojë pasurinë Gylenit

Posted: 12 Aug 2016 06:09 AM PDT

Gjykata Penale e Anadasë në Turqi, në kuadër të hetimeve ndaj organizatës FETO, ka marrë vendimin për konfiskimin e plotë të pasurisë së liderit të organizatës në fjalë, Fethullah Gylen. Ai akuzohet për "tentativë për shkelje të rendit kushtetues".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ish-shefi i CIA-s tregon pse nisi lufta në Siri

Posted: 12 Aug 2016 05:52 AM PDT

Në një intervistë për televizionin amerikan, ish zëvendës shefi i CIA-s, Michael Morell ka deklaruar: "Kur ishim në Irak, iranianët furnizonin me armë militantët shiitë, për të goditur ushtarë amerikanë. Irani duhet ta paguajë llogarinë në Siri. Edhe rusët"

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E dashura e djalit të Gani Thaçit emërohet drejtoreshë e Kartonit të Gjelbër

Posted: 12 Aug 2016 05:47 AM PDT

​Mbi 100 milionë euro kanë përfituar kompanitë e sigurimeve nga mos anëtarësimi i Kosovës në Kartonin e Gjelbërt. Byroja Kosovare e Sigurimeve është kritikuar në vazhdimësi për zvarritjen e procesit të aplikimit. Por, në vend të angazhimit për këtë çështje, drejtues të këtij institucioni janë mobilizuar për emërime të njerëzve të afërt. Para dy muajsh, në qershor Gani Thaçi është emëruar në postin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të BKS-së. Ndërkaq dje, Edona Ahmeti, e dashura e Kushtrimit Thaçit-djalit të Gani Thaçit është emëruar në postin e drejtoreshës për Karton të Gjelbër.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Betimi i Qeverisë së Serbisë, Beogradi përsëri nuk heq dorë nga Kosova

Posted: 12 Aug 2016 05:46 AM PDT

Parlamenti i Serbisë votoi me 163 vota pro dhe 62 kundër kabinetin e ri qeveritar. Kryeministri mbetet i njëjti, por ka dhe disa ndryshime

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ukraina kërkon nga Rusia dëshmi për akuza

Posted: 12 Aug 2016 05:45 AM PDT

Gjendja në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë po tensionohet. Rusia akuzon Ukrainën për terror dhe ka dërguar trupa shtesë, ndërsa Ukraina ka shpallur gjendje gatishmërie

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

4.5 milionë Euro nga Norvegjia për kishat ortodokse në Kosovë

Posted: 12 Aug 2016 05:45 AM PDT

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë ka bërë me dije se Norvegjia ka dhënë 4.5 milionë euro për, siç thonë medie serbe, meremetimin e objekteve të Patrikanës së Pejës dhe të Kishë Ortodokse serbe.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosovari që deshi ta vizitojë Kamerunin me të dashurën zvicerane, humb 2800 franga

Posted: 12 Aug 2016 05:40 AM PDT

Një kosovar me qëndrim në Zvicër, ka përjetuar një situatë të pakëndshme, kur ka provuar ta vizitojë shtetin afrikan të Kamerunit. Ambasada e Kamerunit në shtetin helvetik, nuk i ka dhënë vizë. Në këtë mënyrë, ai ka humbur edhe 2300 franga zvicerane me te cilat i ka paguar biletat, e që tani nuk po ia kompenson as kompania e sigurimit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia thotë se 32 diplomatë të saj janë ende në arrati

Posted: 12 Aug 2016 05:19 AM PDT

Tridhjetë e dy nga 208 diplomatë të tërhequr nga Turqia pas puçit të dështuar muajin e kaluar janë ende në arrati dhe Ankara ka informacione se ata kanë ikur në vende të ndryshme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koalicioni ka edhe një votë më pak për demarkacionin, Anton Quni del kundër

Posted: 12 Aug 2016 05:15 AM PDT

​Deputeti i LDK'së, Anton Quni i ka dalë kundër marrëveshjes për Demarkacionin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ukraina akuzon Rusinë për provokime

Posted: 12 Aug 2016 05:07 AM PDT

​Ukraina e ka akuzuar Rusinë se po planifikon që ta provokojë edhe më tej dhunën në lindje të Ukrainës dhe ka forcuar forcat ushtarake separatist në rajon, me ofrim të pajisjeve të municionit dhe pajisje të tjera ushtarake.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gulen paralajmëron dorëzimin

Posted: 12 Aug 2016 05:05 AM PDT

Kleriku mysliman që jeton në ShBA, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon se e ka orkestruar puçin e dështuar të muajit të kaluar, ka thënë sot se ai do ta dorëzonte veten para autoriteteve turk vetëm nëse fillimisht një organ ndërkombëtar i pavarur hetues e shpall atë të fajtor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ankohen deputetët: Nuk njohim zëvëndësministrat në Qeverinë Mustafa

Posted: 12 Aug 2016 04:55 AM PDT

Qeveria e Kosovës është kritikuar në vazhdimësi për numrin e madh të zëvendësministrave. Opozitarët thonë se qeveria emërimet e zëvendësministrave vazhdimisht i ka bërë në mënyrë klandestine.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

15 vjet nga masakra e Lubotenit

Posted: 12 Aug 2016 04:50 AM PDT

12 gushti çdoherë për lubotenasit është i dhembshëm, sepse u përkujton masakrën e Lubotenit të 12 gushtit te vitit 2001, kur forcat maqedonase të sigurisë vranë 10 civilë shqiptar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Më shumë se 200 civilë janë vrarë brenda 4 muajve në luftën e Jemenit

Posted: 12 Aug 2016 04:27 AM PDT

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka thënë sot se numri i përgjithshëm i të vrarëve në konfliktin e Jemenit është rritur me shpejtësi kohët e fundit, pasi që vetëm brenda katër muajve janë vrarë më shumë se 200 persona dhe janë lënduar më shumë se 500 të tjerë, përfshirë 50 brenda një jave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministri Hyseni kërkon nga Italia mbështetje në INTERPOL

Posted: 12 Aug 2016 04:26 AM PDT

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e ri të Italisë, Piero Cristoforo Sardi dhe ka kërkuar mbështetjen e Italisë në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia dëshiron të blejë më shumë gaz natyror nga Irani

Posted: 12 Aug 2016 04:23 AM PDT

​Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se Ankaraja dëshiron të blejë më shumë gaz natyror nga Irani dhe se të dyja palët kanë diskutuar për çështjen e çmimeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia belge arreston 3 veta në një rast anti-terrorizëm

Posted: 12 Aug 2016 04:08 AM PDT

Policia belge ka arrestuar sot tre persona pas një vale bastisjesh nëpër shtëpi në Bruksel, si pjesë e një hetimi kundër terrorizmit, kanë njoftuar sot prokurorët belgë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komisioni i Mehës: Hartat tregojnë se Bjelluha, Çakori dhe Kulla nuk janë të Kosovës

Posted: 12 Aug 2016 04:07 AM PDT

Komisioni Shtetëror ka insistuar përsëri që vija kufitare me Malin e Zi në përputhje të plotë me planet zhvillimore dhe i pranuar nga qytetarët e Komunës se Pejës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putini shkarkon shefin e Administratës së Kremlinit

Posted: 12 Aug 2016 04:00 AM PDT

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka shkarkuar sot nga posti shefin e Administratës së Kremlinit, Sergei Ivanov, dhe e ka emëruar ish zëvendësin e tij, Anton Viano, në vend të tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe drejtorët e Doganave të Kosovës janë milionerë

Posted: 12 Aug 2016 03:53 AM PDT

Institucioni që grumbullon rreth 1 miliardë euro në vit për buxhetin e Kosovës, drejtohet nga zyrtarët që kanë deklaruar pasuri prej qindra mijëra eurove në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, shkruan "Zeri.info".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

ShBA: Dënohet me 4 vjet burg sepse ia kishte vënë flaken qenit

Posted: 12 Aug 2016 03:49 AM PDT

Një person nga shteti Gjeorgjia në ShBA është dënuar me katër vjet burg për shkak se djegur shtëpinë e qenit të familjes së vet në rrethinën e Atlantasë gjersa qeni ishte brenda saj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulm në një qendër tregtare në Spanjë: Dy të plagosur

Posted: 12 Aug 2016 03:36 AM PDT

Dy persona janë plagosur rëndë nga të shtënat me armë afër një qendre tregtare në qytetin verilindor spanjoll, Zaragoza, raportojnë mediat lokale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protestë para Prokurorisë, kërkohet ndjekje për Adem Grabovcin

Posted: 12 Aug 2016 03:33 AM PDT

Qytetarë nga shoqëria civile kanë protestuar për të 3'tën herë kundër përgjimeve të Adem Grabovcit që janë publikuar në media,shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lista Srpska uron Vuçiqin - është luftëtari më i sinqertë për njerëzit tanë

Posted: 12 Aug 2016 03:24 AM PDT

Lista Serbe e ka uruar Kryeministrin e Serbisë – Aleksandar Vuçiq, për formimin e qeverisë së re, me besimin se me të në krye do të vazhdojë me politikën e ruajtjes dhe mbrojtjes së interesave kombëtare serbe në Kosovë, për kthimin dhe mbijetesën e të zhvendosurve dhe përforcimin e mundësive ekonomike për serbët përmes krijimit të Asociacionit të komunave serbe, shkruan Tanjug

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Grupi anti-islamik që bën thirrje kundër islamizmit të Evropës, tani nën vëzhgimin e BfV's gjermane

Posted: 12 Aug 2016 03:16 AM PDT

Shefi i Agjencisë Gjermane të Inteligjences (BfV), Hans-Georg Maassen, ka thënë sot se BfV e ka vënë nën vëzhgimin e vet Lëvizjen "Identitarian", një grup ky i cili ankohet ashpër ndaj emigrimit në masë dhe bën thirrje për t'i dhënë fund islamizimit të Evropës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përgjigjet Amerika: Nuk jemi të detyruar të zgjedhim ndërmjet Gylenit dhe Turqisë

Posted: 12 Aug 2016 03:00 AM PDT

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) deklaroi se nuk është e nevojshme të bëhet zgjedhje ndërmjet Gylenit dhe Turqisë, shkruan gazeta turke Sozcu.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Peshkaqeni 400 vjeçar i Grenlandës kurrizori me jetëgjatësinë më të lartë (Foto)

Posted: 12 Aug 2016 02:51 AM PDT

Peshkaqenët e Grenlandës tani janë kurrizorët me jetëgjatësinë më të lartë në tokë, thonë shkencëtarët.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Therje me thikë në Prishtinë

Posted: 12 Aug 2016 02:50 AM PDT

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka therur me një mjet të mprehtë, thikë, viktimën mashkull shqiptar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more