Skip to main content

Lajmet e fundit: “Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë e qet në rrenë Shpend Ahmetin për heqjen e Skënderbeut” plus 44 more

Lajmet e fundit: “Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë e qet në rrenë Shpend Ahmetin për heqjen e Skënderbeut” plus 44 more


Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë e qet në rrenë Shpend Ahmetin për heqjen e Skënderbeut

Posted: 20 Aug 2016 07:31 AM PDT

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, e ka dhënë versionin final rreth heqjes së fotove të Gjergj Kastriotit dhe Elena Gjikës nga një shkollë fillore në Kryeqytet. Ka thënë se i kanë kërkuar drejtorit të shkollës që menjëherë të rikthehen. Veç kësaj, Drejtoresha ka kërkuar edhe largimin orëve të vendosura nga agjencia turke, TIKA. Mirëpo, dy ditë më vonë, Shpend Ahmeti kishte demantuar Nagavcin, duke thënë se asnjë fotografi e Skënderbeut s'ishte larguar nga Shkolla.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Babai përdhunues, ekspertiza tregon se akti ka ndodhur, historia e plotë e inçestit në Dibër

Posted: 20 Aug 2016 03:56 AM PDT

"Më tha 'e di unë këtë punë', më zhveshi, më përdhunoi. Bërtita sa fuqi kisha, por nuk më dëgjoi njeri". Kjo është dëshmia e vajzës nga Dibra qe akuzon se e ka përdhunuar i ati në mes të pyllit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Autostrada Nish-Prishtinë bashkon Vucicin, Ramën e Isa Mustafën

Posted: 20 Aug 2016 05:08 AM PDT

Nisja e punimeve të autostradës që do të lidhë Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë, po shihet edhe si mundësi për realizimin e një takimi të përbashkët të Qeverisë së Serbisë, asaj të Shqipërisë dhe përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti: Votimi i demarkacionit liberalizon vizat, formon ushtrinë, na anëtarëson në NATO

Posted: 20 Aug 2016 05:16 AM PDT

Presidenti Thaçi nëpërmjet Facebook'ut i është drejtuar qytetarëve të Kosovës për marrëveshjen e demarkacionit. Hashim Thaçi po vazhdon të flas si Shef i Qeverisë dhe i PDK'së. Nga pozicioni i Presidentit, Thaçi ka thënë se votimi i demarkacionit mundëson liberalizimin e vizave, formon ushtrinë e Kosovës dhe bën të mundshme anëtarësimin në NATO.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Manchester City deklason Stoke City’n e Shaqirit (Video)

Posted: 20 Aug 2016 06:27 AM PDT

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 4-1 ndaj Stoke City.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpëtohen qindra persona nga përmbytjet në det, përfshirë edhe gra shtatëzëna

Posted: 20 Aug 2016 07:21 AM PDT

Mjekët pa kufi shpëtuan rreth 134 persona nga përmbytja e një anije e gomës në Detin Mesdhe. Në mesin e tyre ishin burra dhe gra nga Eritrea, Gana, Gambia, Nigeria, Senegali dhe Sudami.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sondazh: Gjermania dhe refugjatët

Posted: 20 Aug 2016 06:34 AM PDT

"Do t'ia dalim mbanë", tha Angela Merkeli para një viti. A kishte të drejtë ajo apo pranimi i qindra mijëra refugjatëve i mbingarkoi gjermanët? DW i pyeti qytetarët për mendimin e tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kalifornia pas zjarreve nëpërmjet fotografive (FOTO)

Posted: 20 Aug 2016 06:21 AM PDT

Këto janë disa nga fotot e para që vijnë pas betejës me zjarret në Kaliforni të SHBA-ve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dallgët i përplasin për shkëmbit, vdes babai, vajza 2 vjeçe lëndohet rëndë (FOTO)

Posted: 20 Aug 2016 06:18 AM PDT

E gjithë ngjarja ka ndodhur në Kornuoll të shtetit anglez.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protesta ‘paqësore,’ besimtarët dhunojnë kalimtarin, dëgjonte muzikë me zë të lartë (VIDEO)

Posted: 20 Aug 2016 06:15 AM PDT

Ky është momenti tronditës kur një protestues "paqësor," i cili po lutej përpara kishës së Shën Rita-s në Paris, dhunon një kalimtar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Invalidët e luftës - Qeverisë: Nëse nuk shqyrtohen kërkesat, protestojmë më 1 shtator

Posted: 20 Aug 2016 04:44 AM PDT

Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së nuk është e kënaqur me paratë e ndara nga qeveria për rehabilitimin shëndetësor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ylber Islami padit Komunën e Prishtinës dhe Vetëvendosjen

Posted: 20 Aug 2016 04:15 AM PDT

Ish aktivisti i Vetëvendojes, Ylber Islami ka paditur Komunën e Prishtinës dhe Vetëvendosjen, si dhe e ka akuzuar atë dhe Vetëvendosjen se i është bërë e padrejtë në konkursin për drejtor të Arsimit në Komunën e Prishtinës. Lënda është dërguar në Gjykatën themelore të Prishtinës, ndërsa ai pohon se Komuna e Prishtinës me qëllim dy herë e ka manipuluar konkursin, vetëm e vetëm që të mos zgjidhet ai drejtor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hasani: Komisioni po mashtron për demarkacionin,fakte se kufiri është në Çakorr e Kullë (FOTO)

Posted: 20 Aug 2016 04:15 AM PDT

Se koalicioni qeverisës nuk i ka votat për miratimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi këtë më së miri e dëshmojnë kundërshtimet që po ia bëjnë disa deputetë të PDK-së dhe LDK-së, përcaktimit të vijës kufitare nga Komisioni Shtetëror për Demarkacion.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shteti i jep mbi 24 mijë euro për ndërtimin e Kishës ortodokse në Graçanicë

Posted: 20 Aug 2016 04:10 AM PDT

Përderisa xhamitë dhe kishat katolike ndërtohen nga donatorët dhe iniciativat qytetare, taksat e qytetarëve të Kosovës, po përdoren për promovim të religjionit ortodoks serb ne Kosovë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Odat Ekonomike të Kosovës e Serbisë: Të ndërtohet autostrada Prishtinë-Nish

Posted: 20 Aug 2016 04:01 AM PDT

Marko Cadez, Kryetar i Odës Ekonomike të Serbisë dhe Safet Gërxhaliu i Odës Ekonomike të Kosovës kanë bërë thirrje institucioneve të dy vendeve që të nisin ndërtimin e autostradës Prishtinë-Nish. Kanë thënë, po ashtu, se duhet rritur bashkëpunimi tregtar midis dy vendeve. Gërxhaliu ka kërkuar të rriten eksportet e Kosovës në drejtim të Serbisë me trendin e tri viteve paraprake.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Djali i Komandant Sabit Gecit kërcënon policin pse i shqiptoi tiketë kundërvajtje

Posted: 20 Aug 2016 03:57 AM PDT

"Kujna po ia shkrun t`i q… robt", i është drejtuar Kushtrim Geci policit të trafikut rrugor, Muhamet Vitia, derisa ishte duke i shqiptuar tiketë për kundërvajtje, shkruan sot Koha Ditore

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Krasniqi: Sivjet 8 milionë euro të ardhura nga mjedrat

Posted: 20 Aug 2016 03:50 AM PDT

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi ka thënë se Kosova pritet sivjet të ketë prodhim rekord të mjedrës, deri në 5 mijë ton nga mbi 1000 hektarë sa janë në prodhim. Ai, në një postim në faqen e tij në Facebook ka thënë se kjo do të sjellë 8 milionë euro për Kosovën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fotot lakuriq dhe disa fakte misterioze për gruan e Donald Trump (+16)

Posted: 20 Aug 2016 03:32 AM PDT

Zyrtarisht ata thonë se janë njohur në Nju Jork, në vitin 1998.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fushë Kosovë: Plagoset një person

Posted: 20 Aug 2016 03:30 AM PDT

Dje rreth orës 12:00 në rrugën "Xhemajl Mustafa" në Fushë Kosovë është plagosur një person, vitima është dërguar për trajtim në QKUK.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Adem Grabovci u kthehet fshatrave e dasmave (FOTO)

Posted: 20 Aug 2016 03:21 AM PDT

Ish-zyrtari i lartë i PDK'së ka nisur aktivitetet e tij nëpër fshatrat e Rrafshit të Dukagjinit. Ai po publikon foto të takimeve nëpër fshatra të ndryshme të Pejës e Deçanit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Eqrem Kryeziu tallet me Kryeministrin: Korrupsionin po e lufton ai që ka 72 dosje në Prokurori

Posted: 20 Aug 2016 03:00 AM PDT

Njëri prej ish-udhëheqësve të LDK'së, Eqrem Kryeziu është tallur me Kryeministrin Isa Mustafa i cili ka thënë se do ta luftojë korrupsionin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nuk shuhet Ministria e Kthimit

Posted: 20 Aug 2016 02:48 AM PDT

Ministri për Komunitete e Kthim, Dalibor Jevtiq, ka deklaruar se janë spekulime lajmet që flasin për suspendimin e Ministrisë në krye të së cilës është dhe se për këtë, sipas tij, nuk ka pasur bisedime zyrtare, transmeton Koha.net.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ban: Dialogu Prishtinë-Beograd nuk ka përparim të konsiderueshëm

Posted: 20 Aug 2016 02:46 AM PDT

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha se zbatimi i marrëveshjeve midis Prishtinës dhe Beogradit nuk ka shënuar përparim të konsiderueshëm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dosja e përgjimeve, Grabovci jashtë afateve punëson njerëz në borde e Qeveri (VIDEO)

Posted: 20 Aug 2016 02:26 AM PDT

Tri biseda të reja telefonike, një me një ministër e dy të tjera me persona jo publik, dëshmojnë edhe më tej fuqinë dhe kontrollin e plotë të Adem Grabovcit dhe PDK-së mbi të gjitha institucionet në Kosovë. Në njërën bisedë, tregon se si Grabovci ia sistemon një njeri këtij ministri, ndërsa dy tjera tregojnë se si Adem Grabovci mund të vendoste për secilin post të anëtarit të bordit. Insajderi, sjell këto tri biseda në pjesën e XV-të të Dosjes së Shefave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

Posted: 20 Aug 2016 02:13 AM PDT

Policia në Ferizaj mbrëmë kanë arrestuar të dyshuarin për vrasjen e S.R që ka ndodh para dy ditësh.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Adem Grabovci mbetet deputet i lirë, s’është as Nënkryetar i PDK’së

Posted: 20 Aug 2016 01:53 AM PDT

Prej kur kishte ardhur në pushtet PDK, Adem Grabovci kishte pasur pozitën kryesore që ka koordinuar punësimet e militantëve partiakë. Mirëpo, ka dhënë dorëheqje pas publikimit të skandalit të përgjimeve, ku dëgjohet teksa bën me vendet e punës shtetërore. Grabovci ka mbetur deputet i lirë i PDK'së. S'e ka më pozitën as të Shefit të Grupit Parlamentar dhe nuk është as Nënkryetar i Partisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qytetarët mund të përfitojnë edhe 11 ditë nga ligji për faljen e borxheve

Posted: 20 Aug 2016 01:51 AM PDT

Kanë mbetur edhe njëmbëdhjetë ditë pune për të përfituar nga ligji për faljen e borxheve nga institucioneve dhe ndërmarrjeve publike. Ligji parasheh faljen e borxheve deri më dhjetor 2008, duke shlyer borxhet nga fillimi i vitit 2009, deri në fund të vitit 2014.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nuk ka opsion për Brezovicën

Posted: 20 Aug 2016 01:49 AM PDT

Në qershor të këtij viti, u ishte dhënë fund pritjeve të gjata për investime të mëdha në qendrën turistike të Brezovicës. Menjëherë pas dështimit të iniciativës që zgjati rreth katër vjet, drejtuesit e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) thanë që do ta trajtojnë me prioritet të lartë ndërtimin e kësaj zone turistike. Por, përpos që nuk ka një procedim për këtë çështje, MTI-ja ende nuk ka gjetur as opsionin se si ti qaset asaj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vucic nuk e lejon mbajtjen e seancës për të debatuar kapitullin 35 për Kosovën

Posted: 20 Aug 2016 01:22 AM PDT

Kapitulli 35 mendohet të jetë kapitulli kur Serbisë pritet t'i thuhet ose Kosova ose Bashkimi Evropian.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Peshkatari zë peshkun me katër sy (FOTO)

Posted: 20 Aug 2016 12:57 AM PDT

Në brigjet e Australisë, një peshkatar ka zënë një peshk të çuditshëm i cili i ka dy palë sy.Krijesa e pazakontë, ka dy sy në pjesën e përparme të fytyrës, kurse dy të tjerë në pjesën anësore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rishfaqet Remi, e komenton mbledhjen e qeverive Shqipëri-Serbi

Posted: 20 Aug 2016 12:49 AM PDT

Ish-deputeti i PDK'së, Rrustem Mustafa "Remi" është rishfaqur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haliti: Nuk i kemi votat për demarkacionin

Posted: 20 Aug 2016 12:39 AM PDT

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti ka thënë për "Zërin" se në bazë të qëndrimeve të deputetëve, koalicioni nuk i ka votat për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Publikon foto të murgeshave në det, bllokohet Facebook'u i imamit

Posted: 20 Aug 2016 12:20 AM PDT

Për disa orë profili i tij në "Facebook" ka mbetur i bllokuar dhe pak para se "të zhdukej" në rrjetet sociale, presidenti i Unionit të Komunitetit Islamik dhe imam i Firences, Izzedin Elzir, pikërisht përmes këtij profili kishte publikuar një foto të disa murgeshave në det, duke iu referuar qartësisht polemikës së përdorimit të ferexheve në det.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mërgimtarët nga ora 02:00 e mëngjesit po presin në Merdare (Foto)

Posted: 20 Aug 2016 12:14 AM PDT

Të gjithë mërgimtarët që këtë ditë kishin vendosur të ktheheshin në vendet perëndimore nëpërmjet pikës kufitare në Merdar, janë duke pritur më shumë se 6 orë. Kolonat e gjata janë deri në 2 kilometra.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ku mbetën 100 mijë vende të punës

Posted: 19 Aug 2016 11:59 PM PDT

Po t'i mbanin premtimet parazgjedhore dy partnerët e koalicionit qeverisës (PDK-LDK), gjatë dy vjetëve të fundit në Kosovë do të duhej të hapeshin 100 mijë vende të reja pune, nga 200 mijë sa ishin premtuar gjatë një mandati 4-vjeçar të ekzekutivit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

AAK “zbutet” për demarkacionin

Posted: 19 Aug 2016 11:39 PM PDT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që të mos i bashkëngjitet Lëvizjes "Vetëvendosje" në protestën e 1 shtatorit për demarkacionin. Zyrtarë të këtij subjekti politik thonë se gjithë fokusi i tyre do të jetë rrëzimi i Marrëveshjes përmes votës. Edhe te "Nisma për Kosovën" thonë se ende s'kanë vendosur për mënyrën e kundërshtimit të demarkacionit në seancën e fillimshtatorit

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Francë, bërtet “Allahu Akbar” dhe e ther me thikë hebreun e ulur në kafe

Posted: 19 Aug 2016 11:20 PM PDT

Bërtiste Allah u Akbar dhe qëlloi me thikë mbi një hebre ortodoks, i cili po shijonte një kafe në një nga lokalet e qytetit. Sulmi ka ndodhur dje një një rrugë të Strasburgut, qytet në lindje të Francës, siç raportojnë mediat franceze.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moti sot e nesër: Temperaturat minimale 14 gradë celsius

Posted: 19 Aug 2016 11:06 PM PDT

Mot me diell dhe vranësira të pjesshme do të na shoqërojë sot e nesër.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe një “luftë” kundër korrupsionit

Posted: 19 Aug 2016 10:46 PM PDT

Niveli i lartë i korrupsionit në Kosovë është kthyer në qendër të vëmendjes së publikut në Kosovë me publikimin e përgjimeve të bisedave mes krerëve të Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa mesazhet e zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, posaçërisht ato të nënpresidentit amerikan, Joe Biden, kanë shtuar presionin ndaj institucioneve për të luftuar këtë "kancer të shoqërisë", shkruan sot Koha Ditore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Schohn: Ata që kanë aktakuza nuk duhet të vazhdojnë të shërbejnë në poste publike

Posted: 19 Aug 2016 10:13 PM PDT

E pyetur rreth pritjeve në luftën kundër korrupsionit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se në vazhdimësi ka folur publikisht për domosdoshmërinë e luftimit të korrupsionit dhe ka shumë shembuj nga fjalimet e ambasadorit Greg Delawie rreth kësaj çështjeje gjatë një viti të kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Shqyrtojnë” mundësinë e ardhjes “nëpër hënë” për t’u ikur pritjeve!

Posted: 19 Aug 2016 10:10 PM PDT

I kishte mbyllur të gjitha dritaret dhe veturën po e mbante ndezur, edhe pse lëvizja e tyre po bëhej shumë ngadalë në kolonën e gjatë më shumë se 2 kilometra. Duhej mbajtur ndezur kondicionerin për shkak të temperaturave të larta që po mbretëronin gjatë ditës së premte, shkruan sot Koha Ditore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qytetari e ofendon dhe tenton ta sulmojë me thikë një polic

Posted: 19 Aug 2016 10:04 PM PDT

"Kujna po ia shkrun t`i q... robt", i është drejtuar Kushtrim Geci policit të trafikut rrugor, Muhamet Vitia, derisa ishte duke i shqiptuar tiketë për kundërvajtje, shkruan sot Koha Ditore

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kërçova më e goditur nga moti i ligë që sonte e kaploi Maqedoninë Perëndimore (VIDEO)

Posted: 19 Aug 2016 04:07 PM PDT

Moti i ligë me reshje të mëdha shiu dhe vetëtima sonte e kanë kapluar Maqedoninë Perëndimore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

ISIS pëson edhe një humbje

Posted: 19 Aug 2016 04:06 PM PDT

Forcat irakaine i kanë larguar luftëtarët të ashtuquajturit Shteti Islamik nga një territor në afërsi të Ramadit, qytetit me rëndësi në zonën perëndimore të Irakut.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Italia në shtator voton për ose jo legalizimin e kanabisit

Posted: 19 Aug 2016 04:03 PM PDT

Parlamenti italian do të vendosë në muajin shtator në rast se do të miratojë një projektiligj për legalizimin e kanabisit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more