Skip to main content

Lajmet e fundit: “Biden rikonfirmoi miqësinë e ngushtë, por edhe renditi detyrat që duhet t’i bëjë Kosova” plus 44 more

Lajmet e fundit: “Biden rikonfirmoi miqësinë e ngushtë, por edhe renditi detyrat që duhet t’i bëjë Kosova” plus 44 more


Biden rikonfirmoi miqësinë e ngushtë, por edhe renditi detyrat që duhet t’i bëjë Kosova

Posted: 17 Aug 2016 06:00 AM PDT

Zëvendëspresidenti Joe Biden, i kaloi orët e paradites të mërkurën duke takuar liderët e Kosovës, të cilëve ua rikonfirmoi miqësinë personale dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Biden foli me emocion të madh edhe për të birin, Beau, dhe lidhjen e tij me Kosovën, e cila tani po e nderon post mortum, duke emërtuar një rrugë me këtë emër. Por, miku i kosovarëve dhe numri dy i shtetit më të fuqishëm të botës pati kërkesa për Prishtinën zyrtare. Ai dha porosinë që Kosova ta miratojë demarkacionin, ta krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar si dhe të ndjek rrugën e pajtimit me Serbinë. Biden disa herë përsëriti se dhuna në Kosovë nuk duhet të përdoret si mjet për arritjen e qëllimeve politike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbulohen 3 letrat, ja çfarë i shkruante Sokrati të dashurës së tij Jonidës para se ta vriste

Posted: 17 Aug 2016 05:37 AM PDT

Dalin në dritë tre letrat qe Sokrat Shani shkroi para se të vetëvritej. Ne njërën prej tyre, e cila transmetohet për herë të parë, ai tregon për dashurinë e tij ndaj Jonida Canakut, vajzës së cilës i mori jetën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Biden: Ky është një moment i ëmbël dhe i hidhur, isha këtu me djalin tim para disa vitesh

Posted: 17 Aug 2016 06:07 AM PDT

Në fjalimin e ceremonisë së përurimit të rrugës që tani do ta mbajë emrin "Beau Biden" – djalit të ndjerë të Joe Biden, zv. Presidentit amerikan u shpreh i kënaqur për përurimin e rrugës në emër të djalit të tij të ndjerë, Beau Biden.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gazetari i “Shekullit” i quan shqiptarët e Kosovës racë e poshtër, vendit i referohet “Kosovë dhe Metohi”

Posted: 17 Aug 2016 07:08 AM PDT

Një gazetar i Tiranës ka lëshuar një mori fyerjesh ndaj popullit të Kosovës; aso që nuk janë dëgjuar vitet e fundit as nga gazetarët e Beogradit, pas lajmit se vendi po ndërton përfaqësuesen e saj në futboll.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Barcelona gjen pasardhësin e Bravos në Francës (Foto)

Posted: 17 Aug 2016 05:59 AM PDT

Barcelona ia ka vërë syrin portierit të Portieri Saint-Germain, Alphonse Areola

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jankulloska kërkoi dhe fitoi anulim të bisedës informative në PSP

Posted: 17 Aug 2016 07:47 AM PDT

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Gordana Jankulloska, pas daljes nga Prokuroria Speciale Publike, ku është dashur të japë dëshmi për rastin "Fortesa", në të cilin ajo është e akuzuar për prishjen dhe asgjësimin e dy sistemeve me të cilat janë kryer përgjimet e paligjshme, tha se marrja në pyetje është anuluar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

17 vjeçarja humbi flokët nga kanceri, realizon disa fotografi shumë të bukura

Posted: 17 Aug 2016 07:43 AM PDT

Është vetëm 17 vjeçare. Nga sëmundja e kancerit ajo është detyruar që t'i heq të gjithë flokët. Mirëpo, Andrea Sierra Salazar ka bërë diçka shumë frymëzuese për të gjithë ata që janë të prekur nga kjo sëmundje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nëna e të riut të vrarë serb në Gorazhdec: Thaçi do të mund të vendoste lule në varrin e djalit tim vetëm mbi trupin tim të vdekur

Posted: 17 Aug 2016 07:39 AM PDT

Nëna e Ivan Jovoviçit, njërit nga fëmijët e vrarë në Bistricë afër Gorazhdecit në vitin 2003, ka një mesazh për presidentin Thaçi, i cili kishte vënë kurorë lulesh mbi varrin e djalit të saj ditë më parë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulmi në Rusi: Vriten dy personat e armatosur që sulmuan policinë

Posted: 17 Aug 2016 07:35 AM PDT

Dy persona të armatosur kanë sulmuar sot policinë ruse të trafikut në një rrugë në lindje të Moskës, duke i lënduar të paktën dy oficerë para se forcat e sigurisë t'i qëllonin ata për vdekje, raportojnë mediat ruse.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

"Gruevski ka vjedhur shumë para shtetërore, tash shpenzon edhe 250 milionë për autoblinda"

Posted: 17 Aug 2016 07:33 AM PDT

Zyrtari i lartë i partisë opozitare maqedonase LSDM, Petre Shilegov, e ka akuzuar ish-kryeministrin e Maqedonisë, liderine VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskin për vjedhje të parave shtetërore të Maqedonisë, si dhe për futjen e vendit në borxh të madh.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bajrami dhe Sólyom bisedojnë për krizën politike në vend

Posted: 17 Aug 2016 07:31 AM PDT

Shefja e Grupit Parlamentar të NISMA për Kosovën, Valdete Bajrami, sot ka pritur në takim Këshilltarin e lartë për çështje politike të Ambasadës së Hungarisë, Zoltán Sólyom.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdon përplasja Gecaj-Bulliqi

Posted: 17 Aug 2016 07:29 AM PDT

Ka vazhduar përplasja mes zëvendësministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, dhe kolegut të tij nga LDK'ja, deputetit Shpejtim Bulliqi. Pas deklaratës së Bulliqit i cili tha se ajo çfarë dëgjuam nga Biden është se miqtë amerikan nuk na i kanë prerë teshat, por ne vetës ka reaguar Gecaj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ngordh elefanti me peshë prej katër tonësh

Posted: 17 Aug 2016 07:23 AM PDT

Nuk u mbyll me fund të lumtur rasti i elefantit të ndarë nga tufa në shtetin indian të Assam, i cili nga ujërat e lumit Brahmaputra, mbërriti deri në Bangladesh, ku ngordhi si pasojë i një infarkti.I pagëzuar me emrin Bangabahadur (heroi i Bengala) elefanti me peshë prej thuajse katër tonësh, udhëtoi nga 26 qershori në rrjedhën e lumit për qindra kilometra, për të vijuar deri në Jamalpur, ku dhe u kap.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqi: Arrestohen 24 punëtorë të gazetës ‘Ozgur Gundem’

Posted: 17 Aug 2016 07:13 AM PDT

Asociacioni i Gazetarëve të Turqisë ka thënë sot se policia turke i ka prangosur 24 punëtorë të gazetës pro-kurde "Ozgur Gundem", vetëm një ditë pasi një gjykatë urdhëroi mbylljes e kësaj gazete për gjoja se është marrë me propagandë terroriste.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vizita e Biden në Kosovë nëpërmjet fotografive

Posted: 17 Aug 2016 07:11 AM PDT

Zv.Presidenti Amerikan Joe Biden gjatë vizitës në Kosovë ka patur një agjendë të ngjeshur dhe ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të Republikës së Kosovës . Express sjell takimet e Biden nëpërmjet fotografive.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deklarata e plotë - Çfarë tha Thaçi në konferencën e përbashkët me Joe Biden

Posted: 17 Aug 2016 07:10 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e përbashkët me zëvendëspresidentin e SHBA'së, Joe Biden, ka thënë se me ndihmën e partnerëve tanë është duke u punuar që Kosova të bëhet shembull i një shteti, ku respektohen të drejtat njerëzore dhe ku sundon rendi e ligji.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni - Ekspertët: Fondet për fatkeqësitë natyrore janë të pakta

Posted: 17 Aug 2016 07:08 AM PDT

Arka shtetërore ka rreth 2.5 milion euro që i ruan në fondin rezervë. Ato shërbejnë për riparimin e pasojave të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, por edhe nga situatat e tjera të paparashikuara. Sipas burimeve jozyrtare nga Ministria e Financave, vetëm për kompensim paraprak do të nevojiten rreth 1.6 milion euro, raporton Alsat-M.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vajza e liruar nigeriane thotë se i mungon babai militant i foshnjës së saj

Posted: 17 Aug 2016 07:04 AM PDT

Vajza e parë nigeriane nga Chibok e cila u lirua kohë më parë nga grupi militant Boko Haram, tani thotë se i mungon babai i foshnjës së saj, i cili është militant i dyshuar islamik

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

19 vjeçarja vdes në aksidentin në Gurrakoc të Istogut

Posted: 17 Aug 2016 06:59 AM PDT

Policia rajonale e Pejës ka njoftuar se me datë 17.08.2016 rreth orës 03:00 në rrugën magjistrale Mitrovicë- Pejë, përkatësisht në fshatin Gurrakoc - Istog, në hyrje të këtij fshati, ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rritet numri i viktimave të përmbytjes, vdes edhe një banor i Hasanbegut

Posted: 17 Aug 2016 06:54 AM PDT

Pasojat nga vërshimet e 10 ditëve më parë vazhdojnë të marrin jetë njerëzish. Sait Ameti, 88 vjet nga Hasanbegu ka vdekur të shtunën si pasojë e një infeksioni të madh në mushkëri, pasi trupi i tij, natën e përmbytjeve derisa po luftonte të mbetej i gjallë nga dallgët e mëdha të ujit ishte mbushur përplot me ujë të ndotur dhe mbetje kanalizimi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Merr flakë anija në Karaibe, mbi 500 pasagjerë në panik (Video)

Posted: 17 Aug 2016 06:49 AM PDT

Qindra pasagjerë në bordin e një anije të tejmbushur me njerëz janë detyruar të braktisin anijen, pasi një zjarr i vogël shpërtheu në bord ditën e sotme duke përhapur panik dhe ankth tek udhëtarët.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndodh edhe kjo: Televizioni shtetëror egjiptian suspendon 8 punëtore, i urdhëron të humbin peshë brenda 1 muaji

Posted: 17 Aug 2016 06:44 AM PDT

Televizioni shtetëror egjiptian i ka suspenduar tetë nga prezantueset e veta femra duke i urdhërua ato që t'iu futen dietës, gjë që ka shkaktuar potere në mesin e grupeve për të drejtat e grave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bankat maqedonase ashpërsojnë kushtet e kreditimit

Posted: 17 Aug 2016 06:42 AM PDT

Sipas anketës më të re të Bankës Popullore të Maqedonisë, rreth 11% të bankave në Maqedoni i kanë ashpërsuar kushtet për kredi konsumatore dhe banesore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Krasniqi kritikon vizitat e Thaçit në memorialet e komunitetit serb, i kërkon të japë dorëheqje

Posted: 17 Aug 2016 06:42 AM PDT

Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi me anë të një shkrimi për media ka kritikuar vizitat e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në memorialet e komunitetit serb. Nuk kam asnjë dyshim nëse ato vrasje ishin kriminale, pasi ishin të tilla, por a ka pasur dhe a ka ndonjë instancë gjyqësore që i kanë ndriçuar vrasjet në fjalë? Shpreh Krasniqi duke shtuar "Presidenti i Kosovës, si qytetar i parë i Kosovës, nuk është dashur që një vepër kriminale, të pandriçuar nga asnjë gjykatë, t'ua vendosë si barrë terroristëve shqiptarë, prej atyre që ka përfituar gjithçka, madje edhe pozitën e Presidentit!!! Ky fakt e rrit shumë përgjegjësinë e Presidentit të Kosovës dhe e shtron domosdonë e dorëheqjes së tij.", shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohet një terrorist në Gjermani, po planifikonte sulm

Posted: 17 Aug 2016 06:28 AM PDT

Policia në Gjermani ka arrestuar një person pasi në banesën e tij kanë gjetur një sasi të madhe të eksplozivëve – për të cilët thonë se janë të ngjashme me të gjeturat e mëhershme të bombave të ISIS – Shtetit Islamik

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeministri maqedonas i kënaqur me vlerësimin e dëmeve, zhdëmtimi do të presë

Posted: 17 Aug 2016 06:28 AM PDT

Dyzet ekipe për vlerësim të dëmeve veçmë janë në terren dhe deri tani janë vizituar 3.500 shtëpi, ndërsa 15 ekipe për vlerësim të mbjelljeve bujqësore deri tani kanë vizituar 800 parcela dhe është kryer vlerësim.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Izraeli do t’ia paguajë Turqisë 20 milionë dollarë kompensim pas mosmarrëveshjes gjashtëvjeçare

Posted: 17 Aug 2016 06:21 AM PDT

Ligjvënësit turq e kanë dorëzuar sot në Parlament një marrëveshje për rregullimin e marrëdhënieve me Izraelin në bazë të së cilës Izraeli do t'ia paguajë Ankarasë 20 milionë dollarë brenda 25 ditëve në shkëmbim që Turqia të heqë dorë nga pretendimet e pazgjidhura ligjore duke i dhënë fund prishjes së marrëdhënieve midis dy vendeve që zgjaten për gjashtë vite.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moment emocionues kur Joe Biden prezanton familjen e djalit të tij

Posted: 17 Aug 2016 06:19 AM PDT

Në ceremoninë e përurimit të rrugës Beau Biden në rajonin e Ferizajit ka mbajtur një fjalim emocionues Zv.Presidenti, Amerikan Joe Biden duke garantuar popullin e Kosovës që kjo rrugë do të vizitohet edhe nga brezat e ardhshëm të familjes Biden. Biden në fund të fjalimit prezantoi plot emocion anëtarët e familjes të djalit të tij për popullin e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Biden e komplimenton fortë Jahjagën: Dukesh më bukur se të gjithë këtu

Posted: 17 Aug 2016 06:15 AM PDT

Në fjalimin e ceremonisë së përurimit të rrugës që tani do ta mbajë emrin "Beau Biden" – djalit të ndjerë të Joe Biden, zv. Presidentiti amerikan iu tha liderëve kosovarë se nuk duken më mirë se ish presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa nga rruga Beau Biden : Tashmë Kosova është shtëpia e Amerikës

Posted: 17 Aug 2016 06:01 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur në ceremoninë e përurimit të rrugës "Beau Biden" në rajonin e Ferizajit, duke shprehur se tashmë amerika është e shtëpisë dhe nuk ka nevojë për ftesë që të vizitojë Kosovën, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohet një gjerman nën dyshimin se i kishte shitur armën sulmuesit të Munihut

Posted: 17 Aug 2016 06:01 AM PDT

Policia gjermane e ka arrestuar dje një gjerman 31 vjeçar të armatosur i cili u kap gjatë një operacioni. Ai dyshohet se ia ka shitur revolen "Glock 17" sulmuesit të Munihut, me të cilën ai vrau nëntë persona më 22 korrik, kështu ka thënë sot prokurori shtetëror i Frankfurtit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shangai - Universitetet e Maqedonisë nuk gjejnë vend as ndër 500 të parët në botë

Posted: 17 Aug 2016 05:52 AM PDT

Asnjë universitet i Maqedonisë nuk është përfshirë në listën e Shangait, të publikuar këto ditë, ku rangohen 500 universitetet më të mira në botë. Kjo, përkujton GazetaExpress, nuk paraqet ndonjë befasi të madhe, pasi institucionet arsimit superior nga Maqedonia nuk u gjendën as në listën tjetër relevante, atë të Times-it, ku rangohen 1.000 universitet më të mira në botë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia do t’i lirojë 38 mijë të burgosur që t’ua bëjë vendin të arrestuarve të puçit

Posted: 17 Aug 2016 05:52 AM PDT

Turqia do t'i lirojë 38 mijë të burgosur aktual vetëm që t'ua lëshojë vendet të arrestuarve për tentim puçin në vend. Kjo për shkak se nuk ka vende të mjaftueshme në burgjet e Turqisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Familja më me fat në botë – shikoni si i shpëtojnë rrufesë (Video)

Posted: 17 Aug 2016 05:45 AM PDT

Një video e regjistruar me kamera amatore, shfaq momentin kur rrufeja godet verandën e një shtëpie, teksa anëtarët e familjes po shkarkonin nga bagazhi i veturës gjësendet e ndryshme që i kishin blerë gjatë një udhëtimi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia e arreston mërgimtarin nga Suhareka

Posted: 17 Aug 2016 05:36 AM PDT

Xhavit Sali Kolgeci i lindur me 02.04.1970, nga fshati Vraniq i Suharekës, është ndaluar mbrëmë nga Policia Serbe në kufirin Serb duke ardhur nga Sllovenia për Kosovë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të shtëna në Moskë, vritet një pjesëtar i policisë

Posted: 17 Aug 2016 05:31 AM PDT

​RT raporton se pas disa të shtënave që ndodhën në Moskë, u vra një pjesëtar i policisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Krasniqi: Biden foli për korrupsionin ndërsa ishte në takim me njeriun e krimit

Posted: 17 Aug 2016 05:29 AM PDT

Sekretari për Media dhe Komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, në një intervistë për Klan Kosovën ka komentuar lidhur me deklaratat e nënpresidentit amerikan, Joe Biden, të bëra në konferencën për media së bashku me presidentin, Hashim Thaçi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Kënaqësi që një rrugë emërtohet "Beau Biden"

Posted: 17 Aug 2016 05:28 AM PDT

Daut Haradinaj ka shprehur se është nder për Kosovën që një rrugë të emërtohet me emrin e djalit të Zv.Presidentit Amerikan Joe Biden, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky mjek vrau dhe varrosi gjashtë njerëz në oborr

Posted: 17 Aug 2016 05:26 AM PDT

Një mjek 42-vjeçar në Indi është arrestuar me akuzën e vrasjes. Santosh Pol është pagëzuar në media si "doktor vdekja", pasi akuzohet për gjashtë vrasje të kryera nga viti 2003 deri në vitin 2016.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli do të vizitojë fermerët e prekur nga sëmundja Gungore

Posted: 17 Aug 2016 05:11 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka vendosur të shkojë për vizitë te disa fermerë në Komunën e Kaçanikut, për të parë nga afër gjendjen e fermerëve të prekur nga Sëmundja Gungore e Lëkurës, që prek gjedhet, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja kush fshihet pas fotos të cilën e kishte prerë Thaçi në Facebook (Foto)

Posted: 17 Aug 2016 05:10 AM PDT

​Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot para takimit me zv. Presidentin amerikan, Joe Biden, kishte postuar këtë fotografi në faqen e tij në Facebook, ku edhe ka shkruar se është në pritje të takimit më Bidenin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Drecun: Amerikanët nuk janë të gatshëm qëndrojnë qind për qind pas Prishtinës

Posted: 17 Aug 2016 05:07 AM PDT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1999 "investuan shumë bomba", për të arritur pavarësinë e Kosovës, por kohët ndryshojnë dhe amerikanët tani janë të vetëdijshme se pa Serbinë në këtë rajon nuk mund të bëhet asgjë serioze, deklaroi për B92 kryetari i Këshillit për Kosovën të Kuvendit të Serbisë, Millovan Drecun.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ekspertët e BE-së: Duhen edhe 4 javë për t'u pastruar rajonet e përmbytura

Posted: 17 Aug 2016 04:58 AM PDT

Eksperti holandez Piter Glum i cili udhëheq me ekipin e BE-së për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet që kapluan rajonin e Shkupit ka thënë se janë të nevojshme edhe tre deri në katër javë për të pastruar rajonet. Ai ka thënë se në këtë faze kjo është e pamundur të bëhet me mekanizëm dhe se është e nevojshme fuqi punëtore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjykata Themelore sot vendos për Azem Sylën

Posted: 17 Aug 2016 04:55 AM PDT

Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi, ka bërë me dije se sot Gjykata Themelore në Prishtinë do të vendosë për lirimin apo vazhdimin e paraburgimit për klientin e tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Foshnja i afrohet qenit husky, shikoni se çfarë reagimi bën (VIDEO)

Posted: 17 Aug 2016 04:48 AM PDT

Qeni husky që shikoni në videon më poshtë është vërtetë i sjellshëm. Ndërsa fëmija i vogël e ngacmon dhe e qëllon me dorë, ai kthen gjithë situatën në lojë, duke krijuar një skenë vërtetë të veçantë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more