Skip to main content

Lajmet e fundit: “BE për incidentet në Mushtisht: I respektojmë plagët e luftës, por serbët kanë drejtë të kthehen” plus 44 more

Lajmet e fundit: “BE për incidentet në Mushtisht: I respektojmë plagët e luftës, por serbët kanë drejtë të kthehen” plus 44 more


BE për incidentet në Mushtisht: I respektojmë plagët e luftës, por serbët kanë drejtë të kthehen

Posted: 28 Aug 2016 08:10 AM PDT

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka shpreh shqetësim rreth incidentit në Mushtisht sot duke thënë se i respekton plagët e luftës, por respekti për të drejtën e kthimit të serbëve është i nevojshëm për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëri – Itali operacion i përbashkët, kapen 300 kg marijuanë, arrestohen 2 shqiptarë

Posted: 28 Aug 2016 07:35 AM PDT

Një operacion i përbashkët i Policisë Kufitare Shqiptare dhe Nuklit Detar të Guardia di Finanza ka sjellë sekuestrimin e 1 gomoneje 5 metra e gjatë që transportonte rreth 300 kg mariuanë dhe vënien në pranga të 2 shtetasve shqiptarë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nënkryetari i Vetëvendosjes: Kryeministër i paske harru 70 dosjet në Prokurori, vendin e ke në burg

Posted: 28 Aug 2016 08:14 AM PDT

Driton Çaushi, Nënkryetar i Partisë së Visar Ymerit, i ka reaguar Kryeministri Isa Mustafa, duke i thënë se i ka harruar të përmendë 70 dosjet që i ka në Prokurori për shkatërrimin e Prishtinës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lista Srpska: Protesta ishte e paramenduar, dhunën duhet dënuar

Posted: 28 Aug 2016 07:54 AM PDT

Lista Srpska ka thënë se protesta e sotme kundër pelegrinëve serbë ishte e organizuar dhe e paramenduar. Kanë thënë se shqiptarët ishin mbushur me mllef ndaj serbëve me pano dhe pamje të luftës. Veç kësaj, Srpska ka falënderuar Policinë e Kosovës për sjelljen e saj profesionale në ruajtjen e jetëve të serbeve pelegrinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Raiola: Ja pse Pogba zgjodhi Unitedin para Realit

Posted: 28 Aug 2016 07:28 AM PDT

Mino Raiola ka thënë se Unitedi gjithnjë ka qenë shtëpia e Paul Pogbas

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ushtria maqedonase: Shkurtimi i buxhetit ndikon në gatishmërinë luftarake

Posted: 28 Aug 2016 08:10 AM PDT

Shkurtimi dhjetëvjeçar i mjeteve nga arka shtetërore, të dedikuara për Ministrinë e mbrojtjes, ngadalë por sigurt, zvogëlon gatishmërinë luftarake të pjesëtarëve të Armatës. Nga Sindikata e mbrojtjes, thonë se Kuvendi dhe Qeveria e vënë nën pikëpyetje edhe sigurinë e Maqedonisë. Sipas tyre është çështje ditësh kur raporti shpërfillës i pushtetit për kushtet e dobëta në të cilat punojnë, do ta mbush kupën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrënohet një shtëpi e vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit (Foto)

Posted: 28 Aug 2016 07:55 AM PDT

Organizata "Ec Ma Ndryshe" përmes një njoftimi ka bërë të ditur se një shtëpi e vjetër e cila gjendet afër Xhamisë së Bajraklisë në Qendrën Historike të Prizrenit, që në njërin prej mureve ka pasur mbishkrimin "1929" si vit i ndërtimit, është rrënuar të dielën

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turistët vendas ankohen për çmimet e larta në Ohër

Posted: 28 Aug 2016 07:45 AM PDT

Turistët vendas gjithnjë e më shpesh në vend të Ohrit dhe Strugës, si destinacione turistike për pushime zgjedhin Greqinë, Shqipërinë ose Turqinë. Viteve të fundit hotelierët kritikohet nga turistët për çmimet e larta. Një pjesë e hotelierëve, sidomos në Ohër gjatë verës i shtrenjtojnë çmimet për 10-20%.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pamje nga sulmi terrorist në Indonezi (Foto+18)

Posted: 28 Aug 2016 07:41 AM PDT

Një sulmues 18 vjeçar kishte hyrë në një kishë në Indonezi, duke lënë të plagosur me thikë priftin e kishës

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zaev: Amani më me partitë politike, u kemi ardhur njerëzve në maje të hundës

Posted: 28 Aug 2016 07:38 AM PDT

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maaqedonisë Zoran Zaev është optimist se zgjedhjet do të mbahen në dhjetor dhe nuk beson se zvarritja e zgjedhjes së anëtarit të pestë në ad-hok trupin për medie do ta paralizojë marrëveshjen për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

ISIS lutet që Donald Trump të bëhet presidenti i ShBA’së: Trump do të na ndihmojë në luftën e xhihadit

Posted: 28 Aug 2016 07:32 AM PDT

Rekrutuesit e ISIS kanë thënë se janë duke u lutur për fitore të Donald Trumpit në nëntor, sepse ata besojnë se ai do t'i ndihmojë në luftën e xhihadit

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pal Lekaj akuzon Thaçin se shqiptarët i krahasoi me terroristët

Posted: 28 Aug 2016 07:20 AM PDT

Njëri prej udhëheqësve të AAK'së, Pal Lekaj e ka akuzuar Hashim Thaçin se ka bërë veprime të këqija kur ka vendosur të shkonte nëpër memorialet e serbëve të vrarë në Kosovë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrotullohet një kamion në magjistralen Deçan-Pejë (Foto)

Posted: 28 Aug 2016 07:03 AM PDT

​Një kamion është rrotulluar në afërsi të fshatit Raushniq në magjistralen Deçan-Pejë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Banorët e rajoneve të përmbytura, nga një shtatori në rrugë

Posted: 28 Aug 2016 06:57 AM PDT

Nga 1 shtatori nuk kemi ku shkojmë. Kështu thonë familjet e zhvendosura të cilat mbetën pa strehë për shkak të vërshimeve dhe që për momentin janë vendosur në konviktet studentore. Disa familje që janë vendosur në hapësirat e universitetit FON, thonë se për tre ditë do duhet t'i braktisin hapësirat, pasi atje do vijnë studentët ndërsa askush nga kompetentët nuk i ka vizituar për t'u treguar se çfarë do bëhet me hallin e tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rritet trafikimi me emigrantë përmes Maqedonisë

Posted: 28 Aug 2016 06:47 AM PDT

Me mbylljen e rrugës ballkanike në Maqedoni, janë aktivizuar rrjetet ilegale, të cilët trafikojnë migrantët që vijnë nga viset e përfshira nga lufta në Lindjen e Mesme, shkruan Radio Evropa e Lirë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë zbardhjen e krimeve, serbët të kthehen në shtëpitë e tyre

Posted: 28 Aug 2016 06:38 AM PDT

Qeveria e Kosovës shpreh keqardhje për incidentet e dhunshme që kanë ndodhur sot në Mushtishtë, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të zyrës për komunikim më publikun nga Kryeministria.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia lidh të burgosurin adoleshent në karrige, keqtrajtohet për dy orë (Video)

Posted: 28 Aug 2016 06:37 AM PDT

Një djalë adoleshent është kapur nga policia në Austri, mirëpo mënyra e trajtimit të tij derisa ishte në mbajtje u cilësua të jetë "jo njerëzore"

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Akuza se korrupsioni s’luftohet nga të korruptuarit

Posted: 28 Aug 2016 06:35 AM PDT

Krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë përfshirë gati të gjitha institucionet e nivelit lokal dhe qendror të Kosovës, dhe për më keq, edhe sistemin e drejtësisë, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky 73-vjeçar nga Gostivari trafikonte kokainë (FOTO)

Posted: 28 Aug 2016 06:27 AM PDT

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka penguar trafikimin ndërkombëtar të kokainës në sasi prej 580 gramë, me ç'rast është arrestuar M.A. (73) nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale "prodhim i pautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia në Iran ka mbyllur 92 dyqane me rroba “perëndimore”, thonë se kishin “shkelur moralin”

Posted: 28 Aug 2016 06:23 AM PDT

Policia islamike në Iran ka mbyllur dyqanet me rroba për shkak se sipas autoriteteve iraniane, dyqanet kishin shkelur moralin duke shitur rroba joislame.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pa librezë partiake, edhe me diplomë të Harvardit në Maqedoni mbetesh rrugëve

Posted: 28 Aug 2016 06:05 AM PDT

"Shkollohu", "Dituria është fuqi", janë disa nga sloganet e fushatës së Qeverisë së Maqedonisë për t'i stimuluar të rinjtë që të regjistrohen në studime, për të siguruar të ardhmen e tyre. Dhe një numër i madh i të rinjve, regjistrohen në fakultete, mbarojnë studimet, bëjnë master, doktoraturë, por sërish mbeten nën mëshirën e partive politike, varësisht cila prej tyre është në pushtet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edita Tahiri: Harrojeni, s’ka asociacion pa plotësimin e kushteve të Kosovës

Posted: 28 Aug 2016 06:03 AM PDT

Më 25 gusht 2015 ishin nënshkruar marrëveshja për themelimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe dhe ajo për urën e Ibrit si dhe ishin përcaktuar planet e veprimit për zbatimin e marrëveshjeve të telekomunikacionit dhe energjisë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni - Votuesit e dyshimtë, 15 ditë afat për të konfirmuar të drejtën e votës

Posted: 28 Aug 2016 05:51 AM PDT

Gjatë inspektimit publik, për 30 mijë votuesit e Maqedonisë të lënë jashtë listës së zgjedhësve do të vlejnë rregullat e njëjta si për të gjithë qytetarët tjerë. Nga KSHZ-ja akoma nuk kanë vendosur nëse paraqitja elektronike përmes ueb aplikacionit do të mbetet si opsion, por ata do të trajtohen njëjtë si çdo qytetar tjetër që dëshiron të përditësojë të dhënat në listë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zëvendësi i Merkelit: Negociatat për tregti mes SHBA’së dhe BE’së kanë dështuar

Posted: 28 Aug 2016 05:38 AM PDT

Zëvendësi i kancerales Angela Merkel në Gjermani, Sigmar Gabriel ka thënë bisedimet mbi Tregtinë dhe Investimet e Partneritetit Transatlantik (TTIP) kanë dështuar në thelb në marrëveshje të tregtisë së lirë në negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimin Europian

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zëvendësministri lavdëron policinë për arrestimin e shtetases serbe që mbyti plaken në Shterpcë

Posted: 28 Aug 2016 05:36 AM PDT

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, ka lavdëruar Policinë e Kosovës, e cila arriti të arrestojë një shtetase të Serbisë e cila dyshohet se ishte autorja e vrasjes së ndodhi të shtunën në Shterpcë të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një 26 vjeçar i pastrehë, i droguar, thërret “Allahu Akbar” dhe theri dy të moshuar

Posted: 28 Aug 2016 05:23 AM PDT

Një 26 vjeçar i pastrehë, i droguar, thërret "Allahu Akbar" dhe theri dy të moshuar. Një grua 66 vjeçare dhe bashkëshortin e saj 57 vjeçar. Sulmi ndodhi në një festival të muzikës në Gjermani.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjuriq thotë se liderët e Kosovës janë ideologët e urrejtjes e ekstremizmit

Posted: 28 Aug 2016 05:09 AM PDT

Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq deklaroi sot se "shpërthimi i ekstremizmit dhe urrejtjes së hapur ndaj popullit serb" në Mushutisht tregon se sa situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë dhe se mund të shpërthejë lehtë, shkruan Blic.rs, transmeton Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vaji i kanabisit prej nesër në barnatoret e Maqedonisë, ja çmimet

Posted: 28 Aug 2016 04:57 AM PDT

Vaji kanabis i cili përdoret për qëllime mjekësore nga e hëna mund të blihet në barnatoret e Maqedonisë, por vetëm me udhëzim nga mjeku.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mediat serbe: Shqiptarët në Mushtisht bënë thirrje për vrasjen e serbëve dhe djegien e kishave (VIDEO)

Posted: 28 Aug 2016 04:49 AM PDT

Mediat serbe shkruajnë se shqiptarët në Mushtisht kanë bërë thirrje për vrasjen e serbëve dhe djegien e kishave

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

UNESCO e shqetësuar për Liqenin e Ohrit, aktivistët kanë nisur peticion

Posted: 28 Aug 2016 04:36 AM PDT

Komiteti për Trashëgimi Botërore i UNESCO-së, në seancën e 40-të të mbajtur në Stamboll ka shprehur shqetësimin serioz për të ardhmen e rajonit të Ohrit, për shkak të projekteve të shumta infrastrukturore që janë propozuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryetari i Parlamentit thotë se skenat si të Mushtishtit nuk i duhen Kosovës

Posted: 28 Aug 2016 04:29 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se zhvillimet e sotme në fshatin Mushtisht nuk i duhen Kosovës

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Puthja e vdekjes”, 17-vjeçari humb jetën nga e thithura e të dashurës në qafë

Posted: 28 Aug 2016 04:28 AM PDT

Një adoleshent ka vdekur pas puthjeve në qafë të së dashurës së tij më të madhe në moshë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qindra trupa janë ende nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti në Itali

Posted: 28 Aug 2016 04:23 AM PDT

Ekipet e shpëtimit në Itali besojnë se edhe qindra trupa të tjerë gjenden nën rrënojat e qytetit të shkatërruar të Amatrice, pesë ditë nga tërmeti shkatërrues që goditi Italinë qendrore

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksidentohet rëndë motoçiklisti turk në afërsi të Kumanovës

Posted: 28 Aug 2016 04:21 AM PDT

Një motoçiklist është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17:20, në rajonin e Kumanovës, kumtoi sot policia maqedonase.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bilanci i protestës në Mushtisht: 24 të arrestuar, katër policë dhe disa protestues të lënduar

Posted: 28 Aug 2016 04:14 AM PDT

24 protestues të arrestuar, katër policë janë lënduar, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Këto raportohet të jenë pasojat e protestës së sotme në Mushtishtë të Suharekës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulm terrorist në një kishë në Indonezi, prifti sulmohet me thikë (Foto)

Posted: 28 Aug 2016 04:08 AM PDT

Policia në Indonezi po heton një sulm të dyshuar terrorist që ndodhi brenda një kishe. Një person i armatosur me thikë kishte hyrë në kishë dhe kishte sulmuar priftin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Visar Ymeri: Banorët po dyshojnë se serbët po kthehen në Mushtisht për ta kolonizuar Kosovën

Posted: 28 Aug 2016 04:05 AM PDT

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i ka dalë në mbrojtje protestuesve të fshatit Mushtisht të Suharekës, të cilët sot që nga ora 7:00 e mëngjesit, kanë protestuar kundër vizitës së serbëve në fshat, serbë këta të zhvendosur nga paslufta.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rreth 700 raste të reja me kancer për 7 muaj

Posted: 28 Aug 2016 04:00 AM PDT

Në Kosovë, në 7-mujorin e parë të këtij vitit, janë paraqitur 690 raste të reja me kancer. Drejtori i Institutit Onkologjik, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,Ekrem Hyseni, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se ndonëse ka frekuencë të madhe në këtë institut, kushtet e trajtimit dhe mbulueshmëria me barna, është stabile.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mitrovica "pushtohet' nga kërmijtë (Foto)

Posted: 28 Aug 2016 03:44 AM PDT

Shumë kërmij janë shfaqur në një pjesë të qytetit të Mitrovicës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbët kthehen, nuk hyjnë në Mushtisht

Posted: 28 Aug 2016 03:32 AM PDT

Pjesëtarët e komunitetit serb që ishin nisur për një festë fetare në fshatin Mushtisht, janë kthyer pa hyrë fare në fshat. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Komandanti i Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia gjen një granatë dore në Drenas

Posted: 28 Aug 2016 03:32 AM PDT

Në fshatin Terstenik të Drenasit, policia njofton se ka gjetur një granatë dorë në afërsi të shtëpisë së një banori

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Humb jetën një këmbësor, goditet nga vetura në Prishtinë

Posted: 28 Aug 2016 03:28 AM PDT

Policia ka njoftuar se një aksident trafiku ka përfunduar me fatalitet në Prishtinës në rrugën "Hasan Remniku". Si pasojë e goditjes, këmbësori mashkull ka ndërruar jetë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjendet një mjet shpërthyes në Novobërdë

Posted: 28 Aug 2016 03:20 AM PDT

Në fshatin Pasjak të Novobërdës, policia dhe FSK'ja kanë arritur ta largojnë një mjet shpërthyes pa incidente

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministri serb në Qeveri: Po përsëritet Gjakova, po tregohet se serbët s’janë të mirëseardhur

Posted: 28 Aug 2016 03:07 AM PDT

Ministri për Komunitete dhe Kthim i qeverisë së Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka thënë sot, në lidhje me protestën në Mushtisht nga banorët e atjeshëm, se në këtë mënyrë po dërgohet mesazhi se serbët nuk janë të mirëpritur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtari i Policisë: Me qejf s’isha ardh këtu k... s’me kish hangër

Posted: 28 Aug 2016 02:44 AM PDT

Një zyrtar i Policisë së Kosovës që po diskuton me protestuesit ka thënë se me qejf s'kishte ardhur për të mbikëqyrur protestën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more