Klan Kosova : “Një i arrestuar për vrasjet në Deçan: Policia në kërkim të dyshuarve të tjerë” plus 24 more
Klan Kosova : “Një i arrestuar për vrasjet në Deçan: Policia në kërkim të dyshuarve të tjerë” plus 24 more |
- Një i arrestuar për vrasjet në Deçan: Policia në kërkim të dyshuarve të tjerë
- Sahit Muja: Kosova është një thesar sa i përket mineraleve
- Enver Hoti: Nëse demarkacioni kalon pasojat mund të jenë të mëdha
- A ka Kosova vende turistike që t’i vizitojnë nxënësit e Shqipërisë? (VIDEO)
- Para vrasjes në Deçan, palët u përleshën
- Ky është hobi i preferuar i yjeve
- Për humor të mirë – hani këto ushqime
- Gjashtë gabimet që e shkatërrojnë një familje
- Zjarr në Plazhën e Madhe në Ulqin
- Arrestohet një person për vrasjen në Deçan
- Çfarë thotë Granit Xhaka për përballjen e sërishme me vëllaun e tij?
- “Juve vështirë ta fitojë Ligën e Kampionëve pa Pogban”
- Motivi i kujt u bë Kim Kardashian?
- Molliqaj: Vetëvendosje njerëzit si Grabovci do t’i tërheqë zhag
- Molliqaj: Shpend Ahmeti dhe të tjerët në Vetëvendosje, të denjë për kryeministër
- Burrat leshatakë, më atraktivë dhe më të suksesshëm
- Dëshira për të pirë kafe varet nga gjenet tuaja
- Palët ashpërsojnë gjuhën rreth debatit për Demarkacionin (VIDEO)
- Vrasja në Deçan konflikt mes dy familjesh, këta janë dy të vrarët (FOTO)
- Partizani eliminohet nga Europa League
- Molliqaj: Ose do kemi rrëzim të Qeverisë, ose e gjithë Vetëvendosje në burg
- Geri Halliwell ishte bulimike
- LAJMI I FUNDIT: Dy të vrarë në Deçan
- Molliqaj: Koalicion me LDK-në por pa Isa Mustafën
- Zhbogar: Krijimi i Asociacionit, obligim ndërkombëtar i Kosovës
Një i arrestuar për vrasjet në Deçan: Policia në kërkim të dyshuarve të tjerë Posted: 25 Aug 2016 03:26 PM PDT Sot në orët e vona të mbrëmjes , ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në fshatin Shaptej në Deçan, ku mbetën të vdekur Burim dhe Rexhep Ramaj. Siç merr vesh Klan Kosova, vrasja është kryer nga pjesëtarë të familjes Lushaj të po këtij fshati, pasi mes dy familjesh kishte një konflikt të kamotshëm. Për të na sjellë më shumë informata rreth kësaj ngjarje i ftuar në Kosova Direkt është Togeri në stacionin policor të Deçanit, Sejdë Krasniqi. Togeri Krasniqi ka konfirmuar vrasjen e dyfishtë e cila dyshohet të jetë kryer nga Durim dhe Sali Lushaj. Sa i perket motivit të vrasjeve Krasniqi ka thënë që policia është duke kryer hetimet, ndërsa një person është arrestuar. "Një person është i arresuar dhe të gjitha njësitë tjera relevante janë duke zhvilluar një aksion për arrestimin e personave të tjerë të dyshuar". Ndërsa nuk duket që ekziston ndonjë lidhje familjare në mes të viktimave dhe autorëve të vrasjes. "Këto dy familje janë bashkëfshatarë dhe jetojnë në afërsi të njëra tjetrës" ka thënë Krasniqi. Hetimet e policisë ende nuk kanë përfunduar. "Aksioni policor është në zhvillim dhe do të vazhdoj deri në kapjen e të dyshuarve të tjerë" përfundoi Krasniqi. |
Sahit Muja: Kosova është një thesar sa i përket mineraleve Posted: 25 Aug 2016 02:48 PM PDT I ftuar në emisionin Ballë për Ballë në Klan Kosova ishte biznesmeni Sahit Muja. Muja ka theksuar se është i interesuar për zhvillimin e fushës minerale në Kosovë. "Jemi jashtëzakonisht të interesuar ne dhe parnerët tanë në Amerikë dhe në vendet e perëndimit për zhvillimin e fushës minerale në Kosovë". "Qëllimi ynë është zhvillimi i fushës minerale në Kosovë e cila përmban asete jashtëzakonisht të mëdha për të ngritur mirëqenien e popullit të Kosovës". "Fusha minerale është një fushë që po ushtron një aktivitet që 20 vjet dhe po synojmë që të investojmë edhe në Kosovë". "Jemi në negocim me pjesëtarët e qeverisë në disa zona minerale kryesisht zonat e zinkut, argjendit dhe arit dhe në afërsi të zonave të Trepçës". Muja thotë se akoma nuk ka kushte për kompanitë private që të investojnë në Kosovë. "Akoma disa asete të Kosovës janë asete që akoma nuk ka dalur ligji i mirëfilltë por janë disa zona tjera që kemi shprehur interesin". "Gjithashtu po presim një ligj të mirëfilltë nëqoftëse i jepet mundësi privatit të investojnë në Trepçë dhe kemi pasur mundësi që të gjejmë rreth dy miliardë dollarë në kesh për të investuar në Amerikë". Sipas Mujës, Kosova është një thesar sa i përket mineraleve. "Ka 20 vjet që merrem me biznesin e kësaj fushe, gjithashtu kemi studiuar me ekspertët më të mirë në botë". "Të gjitha hulumtimet që janë bërë në kohën e ish-Jugosllavisë në Kosovë e cila sqaron dhe pasqyron shumë bindshëm që Kosova është një ndër vendet më të pasura të Evropës sa i përket mineraleve si plumbi, ari, argjendi dhe ka minerale të rralla". "Kosova është një thesar është një tokë shumë e pasur në këtë fushë". "Faza e parë është diku rreth 50 milionë dollarë ku kemi vendosur që të investojmë në eksplorimin e disa zonave minerale të Kosovës". "Ne jemi një kompani që kemi bërë biznes tash e 20 vite dhe eksperiencën tonë e kemi pasqyruar në Shqipëri". "Nga ana financiare bashkëpunojmë me grupen më të mëdha financiarë në botë dhe kemi marrëdhënie të mira me politikanët në Amerikë dhe në Evropë e në Azi". "Shqipëria ka rezerva më të mëdha të kromit në botë". "Ndërsa në Kosovë problemi është se nuk i jepet mundësi privatit të investojnë në këto asete". "Trepça sipas ekspertëve amerikanë qe janë të gatshëm të investojnë për një pesë vjeçar dy milionë dollarë investim do të krijojnë një mundësi të jashtëzakonshme ringritje".
|
Enver Hoti: Nëse demarkacioni kalon pasojat mund të jenë të mëdha Posted: 25 Aug 2016 02:44 PM PDT Deputeti nga radhët e NISMA-s, Enver Hoti përvec që ka kundërshtuar marrëveshjen për demarkacion si të tillë ka paralajmëruar edhe tensionimin e situatës. Për të diskutuar rreth kësaj çështje në Kosova Direkt i ftuar është vetë deputeti Enver Hoti. Sa i perket marrëveshjes për demarkacionin e cila pritet të votohen më 1 shtator, Hoti theksoi që nuk janë kundër demarkacionit me Malin e Zi, mirëpo janë kundër demarkacionit si të tillë. Deputeti Hoti beson që nëse votohet kjo marreveshje mund të ketë pasoja të ndryshme. "Kosova po humb tetë mijë hektarë e mund e të ketë shumë pasoja.Tani nuk mund të pasqyroj ngjarjet që mund të vijnë nëse kalon demarkacioni mirëpo mendoj që mund të krijohet një konflikt i brendshëm dhe një padëgjueshmëri ndaj kësaj qeverie, që po tenton me çdo kusht ta kaloj këtë marrëvshje" deklaroi Hoti. "Mund të vijë deri tek një përplasje në mes të forcave të sigurisë dhe qytetarëve". Përderisa bëri të ditur që nuk do të votojnë demarkacionin Hoti u bëri thirrje edhe deputetëve të tjerë që të bëjnë të njëjtin veprim. Ndërsa sa i përket protestës së 1 shtatorit, Enver Hoti, beson që mund të eskaloj situata. "Ne përkrhahim çdo protestë paqësore dhe jemi kundër protestave të dhunshme mirëpo çështja është e ndieshme kemi të bëjmë me sovranitetitn dhe territorin e vendit. Mund të ketë rritje të tensioneve dhe situata është e paparashikueshme". "Duke pasë parasysh që kjo qeveri që e ka humbur arsyen këta mund të përdorin aparatin shtetëror ndaj qytetarëve dhe protestuesve". "Kuvendin e kanë shndërruar në një kazermë policore e lëre më sheshet, e sigurisht që pasojat do të jenë të mëdha mund edhe të humben jetë". "Andaj i bëjmë thirrje qeverisë që të jetë e përgjegjshme". |
A ka Kosova vende turistike që t’i vizitojnë nxënësit e Shqipërisë? (VIDEO) Posted: 25 Aug 2016 02:14 PM PDT Që nga vitet e para të pasluftës e këtej, shkollat e mesme të Kosovës e kanë bërë si traditë që pas përfundimit të maturës, nxënësit t'i dërgojnë në një ekskursion një javor në bregdetin shqiptar. Derisa kjo ndodh çdo vit me kosovarët, pjesa andej kufirit nuk e bën një gjë të tillë. Madje nxënësit e Shqipërisë vizitojnë vende të ndryshme në rajon, por jo edhe Kosovën. Pse po ndodh kjo, a ka Kosova vende turistike që do të duhej që nxënësit e Shqipërisë t'i vizitojnë, për më shumë ndiqeni kronikën e gazetares Arjeta Dragaj.
|
Para vrasjes në Deçan, palët u përleshën Posted: 25 Aug 2016 02:01 PM PDT Në orët e vona të së enjtes, në fshatin Shaptej të Deçanit, dy persona Burim dhe Rexhep Ramaj, kanë mbetur të vrarë. Dorasit janë Durim Lushaj dhe Sali Lushaj nga po i njëjti fshat. Sejdë Dobraj, zëdhënës i policisë për rajonin e Deçanit, ka thënë për Klan Kosova se policia e ka arrestuar Sali Lushajn, babain e Durimit, kurse ky është në arrati. Dobraj ka thënë se Sali Lushaj është arrestuar në shtëpinë e tij, sepse ishte i lënduar, ngase në mes tyre dhe të vrarëve Ramaj, më parë kishte pasur një konflikt. Durim Lushaj është në arrati, ndërsa Policia ka filluar tashmë kërkimet për ta arrestuar. |
Ky është hobi i preferuar i yjeve Posted: 25 Aug 2016 02:00 PM PDT Të gjithë nga ne kemi një hobi, diçka që bëjmë kur kemi kohë të lirë. E sigurisht që edhe yjet bëjnë ndonjë aktivitet në kohën e tyre të lirë, dhe të gjithë nga ne do të dëshironim të dinim se çfarë? E shumë prej yjeve duket që preferojnë peshkimin. Më poshtë ju sjellim disa foto të yjeve duke peshkuar. |
Për humor të mirë – hani këto ushqime Posted: 25 Aug 2016 02:00 PM PDT |
Gjashtë gabimet që e shkatërrojnë një familje Posted: 25 Aug 2016 02:00 PM PDT Familja duhet të jetë burimi i parë i dashurisë për një person, vendi ku gjen mbështetje dhe pranohet me të gjitha të mirat e të këqijat. Fatkeqësisht, shumë familje dështojnë që ta mbajnë unitetin. Mirëpo të kuptuarit e problemit, është hapi i parë drejt gjetjes së një zgjidhjeje. Këto janë gjashtë gabimet që e shkatërrojnë një familje përfshirë atë të gjerën: Ofendimet dhe kritikat Fjalët kanë peshë. Në disa raste, ato mbajnë peshën e tërë botës, Ndërsa kur janë fjalë të pakëndshme e u thuhen familjarëve, ato lëndojnë. Thashethemet Thashethemet janë shumë të dëmshme. E bëjnë një person të ndjehet mirë përkohësisht mirëpo në fund të fundit, nuk zgjidhin asgjë. Mungesa e përfshirjes Përfshirja e të gjithë familjarëve në një çështje të rëndësishme, është esenciale për unitetin e familjes. Mashtrimi dhe gënjeshtrat Dështimi në të pranuarit e dallimeve në mes njëri tjetrit Kur s'ka kërkimfalje dhe falje |
Zjarr në Plazhën e Madhe në Ulqin Posted: 25 Aug 2016 01:53 PM PDT Sot rreth orës shtatë nëmbrëmje ka shpërthyer një zjarr në Ulqin. Kjo ngjarje saktësisht ka ndodhur tek ajo që njihet si Plazha e Madhe. Për më tepër mund të shikoni videon e dërguar nga një shikues i Klan Kosova. |
Arrestohet një person për vrasjen në Deçan Posted: 25 Aug 2016 01:42 PM PDT Policia e Kosovës ka arrestuar një person për vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur rreth orës 19:45 në fshatin Shaptej të Deçanit. Nga Policia e Rajonit të Pejës, kanë thënë për Klan Kosova se ka edhe një tjetër të dyshuar për vrasjen, mirëpo personi i dytë në fjalë, është në arrati. Vrasja që ka ndodhur në orët e vona të së enjtes, siç merr vesh Klan Kosova, është kryer nga pjesëtarë të familjes Lushaj të po këtij fshati, pasi mes dy familjesh kishte një konflikt të kamotshëm. Viktimat nga kjo vrasje e dyfishtë në Deçan, janë Burim dhe Rexhep Ramaj. Në rast i ngjashëm vrasjeje për hakmarrje, ka ndodhur edhe në Gjakovë. Të martën tre persona Valon dhe Ilir Islamaj e Zef Krasniqi u vranë në Çarshinë e Gjakovës, si pasojë e një konflikti mes familjesh që kishte nisur më herët. Deri më tani, policia nuk ka arrestuar asnjë person të dyshuar për kryerjen e vrasjeve, përderisa ka bërë me dije se ka bastisur disa shtëpi në disa fshatra të Gjakovës.
|
Çfarë thotë Granit Xhaka për përballjen e sërishme me vëllaun e tij? Posted: 25 Aug 2016 01:22 PM PDT Granit Xhaka është mërzitur që do të luajë sërish kundër vëllait të tij, Taulantit. Arsenal dhe Basel janë në Grupin A, ku Granit Xhaka do të luajë sërish kundër vëllait të tij, Taulant Xhaka. Ata u takuan edhe në Kampionatin Evropian, ku Graniti luante për Zvicrën, ndërsa Taulanti për Shqipërinë. Graniti kësaj radhe shpreson se të dy do të kualifikohen në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, shkruan Albeu. "Çka të them për shortin e Ligës së Kampionëve. Pasi luajta në Euro 2016 kundër gjakut tim Taulant Xhaka, më shumë mundësi do të luajmë kundër njëri tjetrit edhe në Ligën e Kampionëve. Është edhe më shumë speciale, pasi do të luajë kundër ish skuadrës sime, Basel. Por, shpresoj se të dy skuadrat do të kalojmë në fazën tjetër", shkruan Graniti në Facebook. |
“Juve vështirë ta fitojë Ligën e Kampionëve pa Pogban” Posted: 25 Aug 2016 01:22 PM PDT Fabio Cannavaro, ka thënë se do të jetë shumë e vështirë për Juventusin, ta fitojë Ligën e Kampionëve pa Paul Pogbën. Mirëpo transferimi i Pogbas në Manchester United për një shumë rekorde parash, ka lënë një zbrazëtirë në Juventus, as Massimiliano Allegri s'do të jetë i gatshëm ta përmbushë. "Juventusi po përpiqet t'i mbledhë forcat, kanë një skuadër të fortë dhe mendoj se Higuain është më i fortë se Morata, mirëpo ta fitojnë Ligën e Kampionëve, do të jetë tmerrësisht e vështirë", ka thënë Canavaro për Gazzetta dello Sport, transmeton Klan Kosova. |
Motivi i kujt u bë Kim Kardashian? Posted: 25 Aug 2016 01:20 PM PDT Format trupore të Kim Kardashian, tani janë më të përfolura se kurrë. Nënë e dy fëmijëve, bashkëshortja e reperit Kanye West, ka arritur që të vije në formë perfekte pas lindjes së djalit në dhjetor të vitit të kaluar. Trupin e ekspozoi mjaftueshëm gjatë ditëve sa ishte për pushime në Meksikë, mirëpo që t'i bëhet edhe më shumë reklamë trupit të saj, është kujdesur edhe Khloe Kardashian, motra e madhe e Kim-it. Khloe Kardashian, ka publikuar në profilin saj në instagram një fotografi të Kim, ku paraqitet në biline me një bark jashtëzakonisht të sheshtë. Për habinë e të gjithëve, të pasmet bombastike të Kim Kardashian, vazhdojnë të jenë ende aty, edhe pse ajo ka humbur mbi 30 kilogramë për tetë muaj. "Ajo më motivon me këtë trup. Zonja West", ka shkruar Khloe në profilin e saj në instagram, transmeton Klan Kosova. |
Molliqaj: Vetëvendosje njerëzit si Grabovci do t’i tërheqë zhag Posted: 25 Aug 2016 01:15 PM PDT Sonte në Zonën e Debatit i ftuar është Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj. Ai duke folur për situatën aktuale politike, ka thënë se beson që "kjo shoqëri të ecë përpara, njerëzit që e kanë kapur shtetin, janë deri në fyt me korrupsion dhe nepotizëm". "Jemi këtu si Lëvizja Vetëvendosje, për të siguruar qytetarët se bandat kriminale si Grabovci dhe të tjerët, jo vetëm që do të arrestohen, por do të ngrehen zhag dhe do të ju konfiskohet e gjithë pasuria". Molliqaj është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka guximin dhe vullnetin, ashtu si edhe gatishmërinë dhe entuziazmin që këta kriminelë t'i dërgojë në burg.
|
Molliqaj: Shpend Ahmeti dhe të tjerët në Vetëvendosje, të denjë për kryeministër Posted: 25 Aug 2016 01:05 PM PDT I ftuar sonte në Zonën e Debatit është Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj. Molliqaj ka thënë se "në momentin kur Lëvizja Vetëvendosje do të jetë forca më e madhe politike, të nesërmend do të ketë takime mes përfaqësuesit ndërkombëtar që kanë dyshime". Ai gjithashtu është shprehur se pushteti pasi që e ka përçarë opozitën, po ritenton ta sjellë Demarkacionin dhe Zajednicën. Ai ka folur edhe për Shpend Ahmetin si një kandidat potencial për kryeministër të Kosovës. "Sa ishte ky diskutimi publik, se a do të del Shpendi nga Lëvizja Vetëvendosje, të gjithë e lavdëronin Shpendin, mediat që janë të afërt me PDK-në, e këto media të njëjta janë duke e sulmuar shumë Shpendin, se tash janë dëshpëruara se investimi i tyre ka qenë kot, se Shpendi do mbet në Lëvizjen Vetëvendosje". Molliqaj ka deklaruar se Shpend Ahmeti ashtu si edhe të tjerët në Lëvizjen Vetëvendosje janë kandidatë të denjë. "Unë jam sekretar, jap mendime por vendimet merren në struktura, kur të vimë tek ajo pikë strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje do të vendosin se kush është më i mirë, më i denjë". |
Burrat leshatakë, më atraktivë dhe më të suksesshëm Posted: 25 Aug 2016 01:00 PM PDT Kemi lajme të këqija për qerosët!
Një studim i ri, e ka vërtetuar atë që burrat i frikësohen më së shumti – rënia e flokëve, e redukton atraktivitetin e tyre. Shkencëtarët kanë zbuluar se burrat që janë më leshatakë, duken më të rinj, për këtë arsye janë më atraktivë dhe kanë më shumë perspektivë. Në bazë të eksperimentit që kanë bërë studiuesit e Universitetit Johns Hopkins, burrat që ishin qerosë shiheshin si më atraktivë nëse u paraqiteshin me imazhe të transplantimit të flokëve, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
|
Dëshira për të pirë kafe varet nga gjenet tuaja Posted: 25 Aug 2016 01:00 PM PDT Sipas disa shkencëtareve dëshira për të pirë kafe mund të jetë e shkruar në gjenet tuaja. Disa studime të reja tregojnë që personat me një variacion specifik të gjeneve nuk kanë nevojë të konsumojnë shumë kafe që të arrijnë nivelin e dëshiruar të kafeinës. Gjeni në fjalë quhet PDSS2, dhe ky variacion ulë aftësinë e trupit që të zbërthej kafeinën, kështu duke shkaktuar që ajo të qëndroj më gjatë në sistemin e ndonjë personi. Ndërsa personat që nuk kanë këtë variacion të gjeneve, metabolizmi i tyre zbërthen më shpejtë kafeinën kështu duke krijuar nevojën për të konsumuar më shumë kafe. Studimi në fjalë është zhvilluar në Universitetin e Edinburgut dhe Universitetin Trieste në Itali, ku është studiuar AND-ja e rreth 3,000 përdoruesve të kafesë në Itali dhe Holandë. |
Palët ashpërsojnë gjuhën rreth debatit për Demarkacionin (VIDEO) Posted: 25 Aug 2016 12:57 PM PDT Fotografia e katërvjeçarit sirian të ulur në një karrige në veturën e emergjencës pas shpërthimit në qytetin e tij, Aleppo, bëri bujë në gjithë mediat ndërkombëtare. Por vetëm një javë pas, i pari i qeverisë kosovare, Isa Mustafa, shkroi për të duke thënë se kjo fotografi e kishte prekur shumë, njofton Klan Kosova. Por në të Facebook, Mustafa përmendi edhe aktet terroriste të cilat i konsideron të ngjashme me realitetin në Kosovë, duke e kritikuar sërish Lëvizjen Vetëvendosje. Menjëherë pas postimit të kreut të qeverisë, reagon edhe lideri i subjektit më të madh opozitar, Visar Ymeri duke thënë se Mustafa po i kërcënon të gjithë ata që mendojnë ndryshe. Në Facebook shkroi edhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha pozita po u bënë presion deputetëve për të votuar Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Për më tepër mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Dibran Istrefi. |
Vrasja në Deçan konflikt mes dy familjesh, këta janë dy të vrarët (FOTO) Posted: 25 Aug 2016 12:55 PM PDT Në fshatin Shaptej të Komunës së Deçanit, të enjten janë vrarë dy persona. Vrasja që ka ndodhur në orët e vona të së enjtes, siç merr vesh Klan Kosova, është kryer nga pjesëtarë të familjes Lushaj të po këtij fshati, pasi mes dy familjesh kishte një konflikt të kahmotshëm. Viktimat nga kjo vrasje e dyfishtë në Deçan, janë Burim dhe Rexhep Ramaj. Në rast i ngjashëm vrasjeje për hakmarrje, ka ndodhur edhe në Gjakovë. Të martën tre persona Valon dhe Ilir Islamaj e Zef Krasniqi u vranë në Çarshinë e Gjakovës, si pasojë e një konflikti mes familjesh që kishte nisur më herët. Deri më tani, policia nuk ka arrestuar asnjë person të dyshuar për kryerjen e vrasjeve, përderisa ka bërë me dije se ka bastisur disa shtëpi në disa fshatra të Gjakovës. |
Partizani eliminohet nga Europa League Posted: 25 Aug 2016 12:48 PM PDT Skuadra e Partizanit është eliminuar nga Europa League. Partizani ka barazuar 0:0 me Krasnodarin në kuadër të Europa Leagues, por është eliminuar, pasi në ndeshjen e parë ishte deklasuar 4:0. Kështu pas eliminimit nga Liga e Kampionëve,Partizani është eliminuar edhe nga Europa League dhe tashmë koncentrimi i iskuadrës është kthyer në kampionatin shqiptar. |
Molliqaj: Ose do kemi rrëzim të Qeverisë, ose e gjithë Vetëvendosje në burg Posted: 25 Aug 2016 12:44 PM PDT I ftuar sonte në Zonën e Debatit është Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, me të cilin është duke u diskutuar lidhur protestën e planifikuar me datën 1 shtator në të njëjtën ditë kur pritet të votohet marrëveshja për Demarkacionin në Kuvend. Molliqaj ka dhënë indikacione se si mund të shkojë dita e parë e muajit shtator. "Unë besoj që po hyjmë në vjeshtën në të cilën do t'i kemi dy rrugë, ose do të kemi rrëzim të qeverisë ose do të kemi Vetëvendosjen në burg". "Viti në të cilin po hyjmë ka dy mundësi, qeveria të ndalë projektet që qojnë vendin në zgjedhje ose ti falë tokë Malit të Zi, dhe ta bosnjizojë Kosovën me çmimin që subjektin më të madh opozitar të mbajë në burg". Ai ka potencuar edhe njëherë se subjekti politik të cilin ai e përfaqëson është e sigurt në rrugën që ka marrë. "Vetëvendosje është gati me të shkojmë procesit deri në fund, ne nuk kemi marrë vendim përfundimtar për metodën, synimi është që ta parandalojmë seancën e Kuvendit". |
Posted: 25 Aug 2016 12:40 PM PDT Këngëtarja e njohur e grupit më të famshëm të vajzave në botën muzikore "Spice Girls", Geri Halliwell ka zbuluar se ka pasur një betejë të gjatë me buliminë. Ajo ka treguar se në mesin e viteve 90-ta është obsesionuar me pamjen e saj, gjë që për të ka bërë që gjërat të bëhen shumë më të vështira. "Unë fillova të isha bulimike dhe këtë nuk e vërente askush, pas në fakt pasha trupore mbet e njejtë, është shumë e rrezikshme", ka thënë ylli britanik i muzikës pop, transmeton Klan Kosova. Ajo ka treguar se e ka pasur shumë të vështirë të kthehet në gjendje normale, dhe ishte zënë ngushtë në një cikël dietash. Halliwell ka thënë se ka pasur disa takime këshilluese për çrregullimet e saj në ushqim ndërsa tani është shprehur se ka arritur të ketë passion për gatim. Këngëtarja është nënë e një vajze 10 vjeçare ndërsa në llogarinë e saj në Instagram vazhdimisht ndan fotografi të pasionit të saj për gatim, nisur nga gjërat më të thjeshta e deri tek ëmbëlsirat e ditëlindjes. |
LAJMI I FUNDIT: Dy të vrarë në Deçan Posted: 25 Aug 2016 12:39 PM PDT Dy persona janë vrarë në në fshatin Shaptej të komunës së Deçanit. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash derisa motivi akoma nuk dihet pasi Klan Kosova nuk ka arritur që të konfirmojë këtë nga Policia e Pejës. Klan Kosova do të ju njoftojë për zhvillimet e reja. |
Molliqaj: Koalicion me LDK-në por pa Isa Mustafën Posted: 25 Aug 2016 12:34 PM PDT Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në një intervistë në Zonën e Debatit ka treguar se pse Kosovës i duhet ndryshim i pushtetit. "Unë besoj që Kosova ka nevojë për ndryshim të pushtetit për shumë arsye, Vetëvendosje duhet të jetë gati dhe po bëhemi gati të ndërtojme front shoqëror që nuk është vetëm Vetëvendosje për të treguar se me çdo kusht duam të ndryshojmë pushtetin". I pyetur se më kë do bënte Lëvizja Vetëvendosje koalicion në rast që i fiton zgjedhjet, Molliqaj ka thënë se opsion është edhe LDK-ja, por jo me liderin aktual të këtij subjekti politik. "Forcat e reja që mund të jenë në garë do të ishin të preferuat tona, opozita është pjesa e dytë e preferencës sonë" "Nëse nuk mund t'i bëjmë për shkak numrave ose programeve, opsion mbetet edhe LDK pa Isa Mustafën" "Mustafa e mbajmë përgjegjës për krejt çfarë ka ndodhur". |
Zhbogar: Krijimi i Asociacionit, obligim ndërkombëtar i Kosovës Posted: 25 Aug 2016 12:30 PM PDT Samuel Zhbogar, Shefi në largim i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, ka deklaruar që Kosova domosdoshmërisht duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave Serbe, sepse ta bëjë këtë, e për obligim ndërkombëtar. "Nuk ka asnjë diskutim që duhet të themelohet Bashkësia e Komunave Serbe, për shkak se ajo është një detyrim ndërkombëtar i marrë nga ana e Kosovës", ka thënë Zhbogar gjatë një takimi me Kryetarin e Listës Srbska, Slavko Simiq, raporton Klan Kosova. "Është e rëndësishme që të dyja palët të ulen bashkë dhe të përpiqen të gjejnë zgjidhje që funksionojnë", ka deklaruar Zhbogar. “Është e rëndësishme për të dyja palët që të ulen së bashku dhe të përpiqen për të gjetur zgjidhje që do të punojnë, dhe për të siguruar se Kosova është funksional, dhe e cila do të japë garanci për serbët që ata kanë një të ardhme në Kosovë”, ka thënë Zhbogar, ka thënë listë serb. Samuel Zhbogar, ka qenë në funksionin e Përfaqësuesit Special të BE-së dhe Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, që nga viti 2012, Ai ka përfunduar mandatin e tij katër vjeçar, dhe tash e tutje ai do të shkojë në Maqedoni, ku do të marrë një post të ri nga Bashkimi Europian. |
You are subscribed to email updates from Klan Kosova. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: