Skip to main content

Klan Kosova : “Miley dhe Liam zbukurohen me ari (FOTO)” plus 24 more

Klan Kosova : “Miley dhe Liam zbukurohen me ari (FOTO)” plus 24 more


Miley dhe Liam zbukurohen me ari (FOTO)

Posted: 15 Aug 2016 04:00 PM PDT

Miley Cyrus dhe Liam Hemsëorth janë një çift i artë … fjalë për fjalë!

Dyshja dinamike mori pjesë në një festë ditëlindjeje për Samantha Hemsworth, gruaja e Luke Hemsworth, e cila dukej të jetë e gjitha në "ari".

Miley dhe Liam për t'u përshtatur, vendosën të veshin rroba me material elastik ari, transmeton Klan Kosova.

Është e qartë se këngëtarja tashmë është plotësisht anëtare e familjes Hemsworth, pasi të dy u ribashkuan në fillim të këtij viti.

Çifti i lumtur është shumë më privat këtë herë, duke mbajtur larg mediat sociale nga marrëdhënia e tyre e duke zgjedhur një jetë të qetë.

rs_600x600-160815081619-600.Miley-Cyrus-FB-081516 rs_600x600-160815081619-600.Liam-Hemsworth-FB-081516

 

Konsumimi i bananes në mëngjes nuk është ide e mirë

Posted: 15 Aug 2016 04:00 PM PDT

Shumica prej nesh mendon se vakti i mëngjesit mund të kalojë edhe vetëm me konsumimin e një bananeje, e cila duhet thënë se ka mjaft kalori dhe është e lehtë për t'u blerë ndërkohë që jemi duke shkuar për në punë.

Edhe dietologë të ndryshëm e kanë këshilluar frutën e bananes për vaktet e mëngjesit. Por duket se miti i bananes është "thyer" pasi një studim i ri tregon se kjo nuk është aspak ide e mirë.

Dr. Daryl Gioffre ka thënë se në fakt, edhe pse bananet janë të pasura me potasium, fibra dhe magnez, sërish nuk duhet të jetë një opsion për mëngjesin tuaj pasi niveli i sheqerit natyral që ajo përmban është i niveleve shumë të larta, shkruan blitz.al. Gjithashtu edhe nivelet e aciditetit të kësaj frute nuk janë të rekomandueshme për stomakun tuaj fill pasi jeni zgjuar nga gjumi. Sipas Dr. Gioffre, banania do t'ju ngopë për momentin, por do të ndiheni të uritur pas pak orëve.

Megjithatë, ka edhe një lajm të mirë. Sipas studimit të tij, doktori thotë se nuk duhet ta hiqni tërësisht bananen nga mëngjesi juaj, por mjafton që ta kombinoni atë me produkte të tjera, si gjalpi i kikirikut apo qumështi, sepse nëse banania balancohet me vlerat ushqyese të këtyre produkteve atëherë gjithçka do të shkojë mirë.

Digjet një hotel në Shëngjin

Posted: 15 Aug 2016 03:16 PM PDT

Një hotel në zonën e plazhit të Shëngjinit është përfshirë nga flakët.

Në vendin e ngjarjes ndodhen automjetet e shërbimit zjarrfikës të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se shkak për këtë zjarr është bërë një shkëndijë elektrike.

Vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe bëhet e ditur se nuk ka persona të lënduar./albeu.com

Lidhja e tyre po bëhet më e fortë!

Posted: 15 Aug 2016 02:55 PM PDT

Justin Bieber është parë duke ecur dorë për dore me të dashurën e tij të re Sofia Richie nëpër një qendër tregtare në Tokio, Japoni.

Modelja 17 vjeçare dhe Justin 22, nuk e kanë konfirmuar lidhjen e ture, por kanë qenë publik në mediat sociale me selfiet e tyre, transmeton Klan Kosova.

Së fundmi, Justin kërcënoi ndjekësit e tij në Instagram se llogarinë e tij do ta kthej në private për shkak të urrejtjes së tyre kundër Sofia-së.

Përse një kompani angleze do zgjedhë kush të punësohet në institucione të Kosovës?

Posted: 15 Aug 2016 02:50 PM PDT

Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës, ka treguar se përse është nënshkruar memorandumi mes Ambasadës Britanike, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kandidatëve për pozita të larta shtetërore nga një kompani angleze.

Sokol Havolli ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se bëhet fjalë për diku 20 pozita të tilla dhe se memorandumi u nënshkrua për të kthyer besimin e qytetarëve përsëri në institucionet e Kosovës.

"Kjo iniciativë është diskutuar që nga viti i kaluar dhe është parë si një mundësi që në këtë mandat të qeverisë të rindërtohet përsëri besimi i qytetarëve në institucione. Kjo nuk është mangësi nga ana e Qeverisë, por procese të tilla mund të na ndihmojnë", ka thënë Havolli.

"Besimi jonë është se kjo nismë do të jetë e suksesshme dhe fillimisht do të përfshi një numër të caktuar dhe varësisht nga suksesi mund të vazhdohet më tutje. Një kompani britanike do të jetë e përfshirë në rekrutimin e diku 20 personave fillimisht".

"Ajo është një kompani angleze e cila nuk ka ndonjë lidhje me sfera të caktuar të shoqërisë sonë. Edhe në të kaluarën ka pasur procese që kanë shkuar me merita. Por tani tentohet të rikthehet më fuqishëm besimi në institucione dhe punësime meritore".

Havolli ka folur edhe rreth kritikave që kanë marrë nga Lëvizjes Vetëvendosje për nepotizëm.

Ai ka thënë se ky fenomen më shumë se te çdokush tjetër është i identifikueshëm pikërisht në Komunën e Prishtinës që udhëhiqet nga Vetëvendosje.

"Në komunën e Prishtinës i ke 200 persona të punësuar me kontrata mbi vepër, militantë partiakë të Lëvizjes Vetëvendosje", ka thënë Havolli.

klankosova.tv

 

 

 

 

 

Çfarë tregon dhimbja e kokës për shëndetin tuaj?

Posted: 15 Aug 2016 02:44 PM PDT

Dhimbja e kokës është dhimbja më e zakonshme që i prekë të gjithë njerëzit e të gjitha moshave nëpër botë.

Një person që vuan vazhdimisht nga dhimbja e kokës, mund të frikësohet se diçka nuk është në rregull me shëndetin e tij, duke ia pamundësuar që të veprojë siç duhet në mjedisin ku jeton ose punon.

Madje, në disa raste, efektet e dhimbjes së vazhdueshme të kokës çojnë edhe në depresion.

Mënyra më e mirë për të shmangur dhimbjen e kokës është duke tentuar të bëni disa ndryshime në jetesë dhe të mësoni se si të relaksoheni, në vend se të përdorni pilula.

Dhimbjet e kokës janë nga më të ndryshmet, por më poshtë ju tregojmë llojet e tyre, të cilat mund të tregojnë shumë për shëndetin tuaj.

Sinusi: Dhimbja e kokës mund të shkaktohet edhe nga sinusi. Dhimbja ndjehet në ashtin e vetullave dhe faqeve.

Grumbullimi i gjakut: Dhimbja ndjehet brenda njërit sy dhe përreth tij.

Tensioni: Dhimbja ndjehet si një puls në kokë.

Migrena: Dhimbja ndjehet në gjysmën e kokës, duke çuar edhe në mpirje të asaj pjese.

Gjithashtu, dhimbja e kokës mund të jetë tregues i diçka serioze dhe është mirë që nëse keni dhimbje të madhe të kokës vazhdimisht, të kontrolloheni tek mjeku.

Problemet serioze të cilat mund të shkaktojnë dhimbje koke janë mpiksja në kokë, gjakderdhja në tru ose fillimi i një sulmi në tru.

Havolli: Biden do flas për tema aktuale, sigurisht

Posted: 15 Aug 2016 02:40 PM PDT

Sokol Havolli, këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vizitën e tij në Kosovë do të flas për tema aktuale politike në vend.

Havolli, i pyetur se a to ta trajtojë Joe Biden çështjen e Demarkacionit, pohoi se temat aktuale sigurisht se do të jenë pjesë e bisedimeve.

"Sigurisht që zotëri Biden do të flas për tema aktuale politike, por tani nuk mund të them saktësisht se cilat janë ato", ka thënë Havolli.

Ai, duke komentuar ardhjen e Biden në Kosovë, ka thënë se me këtë vizitë rikonfirmohet fuqishëm mbështetja amerikane për kosovarët.

"Një lajm shumë i mirë vizita e Biden në Kosovë. Vizita të tilla e rikonfirmojnë shumë fuqëishëm se SHBA-të janë përkrahës të jashtëzakonshëm të Republikës së Kosovës. Prandaj jemi të lumtur për këtë vizitë".

Havolli ka pohuar se është i bindur se njeriu i dytë i SHBA-ve edhe njëherë do të tregojë se amerikanët përkrahin këtë model të tanishëm të Demarkacionit.

"Shtetet e Bashkuara kanë treguar se shënijmi i vijës kufitarë është bërë në mënyrë të rregullt dhe presim konfirmim edhe nga zëvendëspresidenti".

klankosova.tv

 

 

Gjilani me rendimente rekorde

Posted: 15 Aug 2016 02:26 PM PDT

Në Kosova Direkt, është raportuar nga Gjilani, atje ku po del se janë të kënaqur me përfitimet e sivjetme nga rendimentet e mbjellura.

Ramiz Ramadani, Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan ka thënë se Komuna e Gjilanit ka shënuar rendimente rekorde këtë vit, duke u bërë më i madhi ndonjëherë.

Sipas tij, kushtet klimatike janë arsyeja e këtij rekordi.

"Arritjet e këtij rendimenti janë kushtet klimatike që kanë mbretëruar gjatë muajit mars, prill dhe maj".

"Po ashtu, faktor i rëndësishëm janë edhe barnat që i kemi rekomanduar për mbjellje".

Ndërsa në lidhje me djegien e hamullorëve, Ramadani tha se Gjilani këtë vit ka bërë më së paku djegie.

"Djegia e hamullorëve tashmë është një dukuri e zakontë, edhe pse kemi bërë përpjekje të mos digjen, por për fat të mirë ky vit shënon rekordin me më së paku djegie në Gjilan".

"Fatmirësisht djegia e hamullorëve është jashtëzakonisht e vogël këtë vit, sepse djegia e tyre nuk është e lavdërishme dhe në këtë mënyrë i kanë mbrojtur tokat e veta".

 

Mbledhin grurin, pastaj djegin arat (VIDEO)

Posted: 15 Aug 2016 02:14 PM PDT

Temën e Orës së Fundit në Klan Kosova do të trajtojë dukurinë e djegieve të hamulloreve pas marrjes së rendimenteve.

Ekspertët bëjnë thirrje të mos praktikohet një gjë e tillë, derisa në ministritë përkatëse nuk thonë nëse gjobiten zjarrvënësit.

Storie e zgjeruar nga Agan Hajdarhoxha.

 

 

 

Irina Shayk e nxehtë në “Vogue Russia”

Posted: 15 Aug 2016 02:00 PM PDT

Irina Shayk është bërë plotësisht bionde për kopërtinen e revistës Vogue Russia, për shtatorin e vitit 2016.

Modelja 30 vjeçare u fotografua nga fotografët e famshëm në Los Angeles dhe më gjerë,  Mert Alas dhe Marcus Piggot, transmeton Klan Kosova.

"WOW nuk mund të besoj se unë jam pjesë e Vogue Russia për shtator të vitit 2016", ka shkruar Irina në Instagramin e saj.

"Mbi 10 vjet modelim, një tjetër moment që kurrë nuk do ta harroj".

irina-shayk-is-totally-blonde-for-vogue-russia-01

irina-shayk-is-totally-blonde-for-vogue-russia-03

Njeriu që ndërtoi akuarium gjigant në dhomën e ditës (VIDEO)

Posted: 15 Aug 2016 01:57 PM PDT

Shumica e njerëzve kanë një TV të madh në dhomën ku e kalojnë ditën, dhe shumë gjëra të tjera të mira për vete dhe mysafirët.

Por një njeri ka ndërtuar diçka tjetër në shtëpinë e tij – një akuarium gjigant, transmeton Klan Kosova.

Eli F ka ndërtuar akuariumin me 30 mijë litra në dhomën e pritjes.

E mrekullueshme!

Shikojeni videon e mëposhtme:

Justin Bieber e heq nga Instagrami ish të dashurën

Posted: 15 Aug 2016 01:29 PM PDT

Hailey Baldwin me sa duket është shumë e mërzitur për shkak se Justin Bieber e ka hequr atë nga llogaria e tij në Instagram.

"Justin e ka hequr nga Instagrami Hailey, dhe tani të gjithë janë duke thënë se Sofia është e dashura e tij e re", ka thënë një burim për People, transmeton Klan Kosova.

Burimi shton se ata asnjëherë nuk ishin zyrtarisht një çift, por të gjithë e dinin se ishin së bashku.

Duket se  Justin nuk ka qenë i kënaqur që Hailey ishte e lidhur me Drake.

Ahmeti për memorandumin mes Mustafës e Veselit me Ambasadën Britanike: Këta të qesin hi syve

Posted: 15 Aug 2016 01:26 PM PDT

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk është e mundur që të luftohet korrupsioni dhe nepotizmi në Kosovë nga njerëzit që janë vet definicioni i këtyre të këqijave, njofton Klan Kosova.

Ahmeti ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se derisa ambasadori Ruairí O’Connell  nënshkruan marrëveshje me PDK-në e kryeministrin Isa Mustafa, ka vende si Termokosi ku pjesëtarë të PDK-së punësojnë  anëtarë të familjes.

"Ende po pres deklaratat e ambasadorëve posaçërisht atyre të quintit mbi përgjimet dhe vazhdimin e kapjes së shtetit".

"Derisa njëri ambasador nënshkruan marrëveshje me PDK-në dhe Isën, në Termokosin e uzurpuar kryetari dhe nënkryetari i PDK-së për Prishtinë kanë punësuar disa anëtarë të familjes së vet".

"Këta të qesin hi syve qysh edhe shprehen në përgjime. Nuk munden ata që janë definicion i nepotizmit, ta luftojnë atë".

klankosova.tv

 

Rrëmbehen 16 persona në Meksikë

Posted: 15 Aug 2016 01:06 PM PDT

Janë rrëmbyer 16 persona në një restorant në plazhin e frekuentuar në Puerto Vallarta në Meksikë, njofton The Independent, përcjellë Klan Kosova.

Dy vetuar me disa persona të armatosur kanë arritur në restorant rreth orës një në mëngjes, i cili është në sheshin kryesor të qytetit.

Thuhet se janë rrëmbyer 16 persona, por mund të jenë edhe më shumë sepse ende nuk ka shifra zyrtare të konfirmuara.

Autoritet në Meksikë kanë thënë se janë duke hetuar rastin.

Në restorant gjenden edhe pesë vetuar të cilat ende nuk dihet në ju takojnë viktimave, apo rrëmbyesve.

klankosova.tv

 

Jennifer Lawrence refuzon Justin Bieber

Posted: 15 Aug 2016 01:00 PM PDT

Jennifer Lawrence, e ka refuzuar një propozim të Justin Bieber, pasi këngëtari ka thënë se ajo është shumë seksi, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Gjatë një interviste në një emision në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jennifer ka marrë një thirrje nga një shikues i cili i ka treguar asaj se Bieber ka thënë që ajo është tepër e lezetshme se seksi.

Jennifer e ka falënderuar Bieber për komplimentin, por s'i është përgjigjur edhe atij me kompliment.

 

Temperatura e lartë, si ta ulim me ushqime?

Posted: 15 Aug 2016 01:00 PM PDT

Temperatura e lartë nuk është sëmundje por simptomë.

Asnjëherë mos e ulni temperaturën në mënyrë drastike me ilaçe antipiretikë, si: ibuprofen, naproksen, ketoprofen etj.

Diçka e tillë mund të ngatërrojë diagnozën dhe tek fëmijët e vegjël mund të shkaktojë konvulsione, shkruan revista Shije.

Ushqime që duhen preferuar: Personat me temperaturë nuk kanë oreks. Energjitë e tyre në fakt nuk mund të përqendrohen tek tretja, por shfrytëzohen për të prodhuar antitrupa.

Zgjidhni produkte të ushqyeshëm, por të lehtë: Kosi, fruta të pjekur, lëng mishi pule (i pasur me antibiotikë natyralë).

Ushqime që duhen evituar: Ushqime që kërkojnë një impenjim tretës, si: lloje të ndryshme të sallamit, ëmbëlsirat, mishi i kuq, ngjëratat.

Qumësht me mjaltë dhe sherbelë: Në një filxhan qumësht të valuar zieni për 10 minuta 10 gram lule sherbele të freskët, duke e ëmbëlsuar me një lugë mjaltë. Pini dy filxhanë në ditë.

Valim ulliri: Zieni për 10 minuta 20 gram gjethe të thata ulliri. Pini një filxhan kafeje nga ky  çaj kur të nevojitet.

Kendall Jenner përndiqet nga një njeri i dyshuar

Posted: 15 Aug 2016 12:39 PM PDT

Kendall Jenner ka përjetuar frikën në natën e diel, pasi që kur ajo kthye në shtëpinë e saj të re, aty po e priste një njeri i dyshuar, transmeton Klan Kosova.

Burime të TMZ kanë treguar se Kendall kishte parë një djalë në rrugë afër pemës së saj tek porta. Ai ishte duke e përcjellë atë.

Kendall ishte aq e frikësuar sa që e kishte telefonuar 911 duke qëndruar në makinë, derisa ka arritur policia.

Njeriu është arrestuar, dhe thuhet se ka pasur edhe urdhra të tjerë arrestimi për të.

Ylli këtë shtëpi e bleu 2 muaj më parë.

0815-kendall-jenner-house-footer-6

 

Phelps dhe Bolt, kampionë të paprekshëm olimpikë (VIDEO)

Posted: 15 Aug 2016 12:35 PM PDT

Është mbreti i shtigjeve të shkurtra të atletikës

Këtë titull e dëshmoi sërish që jo rastësisht e mbanë

Atleti Xhamajkës Usain Bolt përsëri fitoi të artën olimpike në 100 metra, njofton Klan Kosova.

Por ky sukses i tij nuk mbaron me kaq.  Bolt është bërë atleti i parë që përsërit suksesin e tillë në tri Olimpiada radhazi.

Pas Pekinit dhe Londrës, emri i njeriut më të shpejtë në planet shkruhet edhe në Lojërat e Rios.

Por emrin në histori të Lojërave Olimpike pas Bolt e ka shkruar edhe dikush tjetër.

Është notuesi amerikan Michael Phelps që dominoi në garat e Rios.

Ai ka arritur që të thyej rekordin mijëra vjeçar, duke u bërë olimpisti më i dekoruar.

Bëhet fjalë për 23 medalje të arta që Phelps i vari në qafë në pesë Olimpiada që morri pjesë.

Kështu 31 vjeçar nuk po gjen arsye më të mirë se kjo për të përmbyllur karrierën.

Ishte Phelps ai që ndihmoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të prijnë me medalje në olimpiadën e sivjetme verore.

Kronikë nga Liridon Zeqiri.

Mustafa: Kuadrot më të mira në krye të agjencive të pavarura dhe qeveritare

Posted: 15 Aug 2016 12:31 PM PDT

Pas nënshkrimit të memorandumit mes Qeverisë së Kosovës, Kuvendit dhe Ambasadës së Britanisë, kryeministri Isa Mustafa dhe se tani vetëm kuadrot më të mira do të jenë në krye të agjencive të pavarura dhe qeveritare, njofton Klan Kosova.

"Është në interes të institucioneve të Republikës së Kosovës, që ne t'i bëjmë zgjidhjet më të mira sa i përket kuadrove që do të vihen në krye të agjencioneve të pavarura, në krye të agjencioneve qeveritare, por edhe në vende të tjera", tha kryeministri, duke shtuar se do të bëhen zgjidhjet më të mira duke respektuar anën profesionale, ekspertizën e njerëzve, të cilët do të udhëheqin me këto institucione dhe me kompani publike dhe me agjencione.

Kryeministri Mustafa më tutje ka vlerësuar se zgjidhjet e tilla gjithmonë janë zgjidhjet më të mira të cilat kontribuojnë edhe në implementimin e programit qeveritar dhe të synimeve zhvillimore dhe të zhvillimit demokratik të vendit.

"Qeveria do të jetë e përkushtuar që bashkërisht të punojë që të bëjmë zgjidhjet më të mira dhe po ashtu që të përplotësojmë disa vërejtje të cilat janë dhënë deri më tani edhe në raportin e progresit, vërejtje të cilat i kemi pas edhe ne bashkërisht edhe me kryetarin e Kuvendit në këtë fushë, dhe për të cilat jemi zotuar se ne do të bëjmë ndryshime karshi kërkesave të opinionit publik dhe karshi nevojave që ne duhet t’i bëjmë për ndryshime pozitive", tha kryeministri Mustafa.

klankosova.tv 

Premierë: Adelina Berisha – “T’kom ik” (VIDEO)

Posted: 15 Aug 2016 12:30 PM PDT

Adelina Berisha ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar "T'kom ik" së bashku me videoklip, njofton Klan Kosova.

Muzikën e kësaj kënge e ka bërë Massive Production derisa për klipin është përkujdesur sërish produksioni Max, me të cilin Adelina bashkëpunon tash e disa vite.

Rashica dhe Meha i bashkohen Kosovës, Xhaka dhe Januzaj debutojnë me skuadrat e reja (VIDEO)

Posted: 15 Aug 2016 12:30 PM PDT

Debutoi në ndeshje kundër Luksemburgut.

Por mesfushori Milot Rashica përkundër paraqitjeve mbresëlënëse me klubin e tij Vitesse,  u la jashtë listës së futbollistëve të ftuar nga trajneri i Shqipërisë, De Biasi për Euro 2016, njofton Klan Kosova.

Pas pranimit te Federatës se Futbollit të Kosovës në instancat më të larta ndërkombëtare të këtij sporti, vushtrriasi vendosi që tutje të vesh fanellën e përfaqësueses së vendit të lindjes.

Zgjedhjen e tij ai nuk e quan si kundërshtim për kuqezinjtë, por si zgjedhje për vendin te cilit i takon.

E një veprim të tillë e ka bërë edhe një tjetër tashmë ish lojtari i kombëtares shqiptare.

Kosovën po dëshiron ta përfaqësoj edhe Alban Meha, që poashtu nuk ishte pjesë e Shqipërisë në Euro 2016.

Ndryshe, futbollistë të ndryshëm shqiptarë vikendin që shkoi e bënë debutimin e tyre zyrtarë me skuadrat e reja.

Superblerja e Arsenalit, Granit Xhaka hyri si zëvendësues në ndeshjen e tij të parë në Premier League.

Debutim bëri edhe Adnan Januzaj për Sunderlandin, veçse ky ka vite që luan në Premier League.

Por ndeshja e pare ne Premier Lige, i shkoi për shtati shqiptarit Xherdan Shaqiri, i cili shënoi një super gol për skuadrën e tij Stoke City, që barazoi 1-1 me Middlesbrough.
Një perlë e lansoi edhe kosovari nga Klina Shkëlzen Gashi, qe mbron ngjyrat e skuadrës  Colorado Rapids.

Kronikë nga Liridon Zeqiri.

Sa shpesh duhet të lahemi ?

Posted: 15 Aug 2016 12:22 PM PDT

Edhe pse mund të ekzistojnë këndvështrime të ndryshme, duke u nisur nga ajo se çfarë flokësh kemi, çfarë lloji të lëkurës kemi, dhe sa herë duhet bërë dush.

Të bërit dush më shumë seç duhet, mund të shkaktojë efekte negative tek flokët, siç mund të jetë dëmtimi i majave, ndërsa përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike mund të grumbullojë gradualisht një tepricë kimikatesh të dëmshme.

Sipas një sondazhi të realizuar vitin e shkuar, 4 në 5 femra nuk lahen çdo ditë, ndërsa një pjesë deklaruan se mund të qëndronin edhe 3 ditë pa bërë dush.

Një tjetër studim, realizuar nga shkencëtarë në Universitetet e Manchester, Edinburgh, Lancaster dhe Southampton, dolën në konkluzionin se tre e katërta e të intervistuarve bënin dush të paktën 1 herë në ditë.

Pyetja që shtrohet është, nëse po laheni më shumë se që duhet dhe a ka një numër "të duhur" dushi që duhet të bëjmë gjatë javës?

Sipas Profesorit Stephen Shumack, president i "Australasian College of Dermatologist", duhet të laheni kur është e nevojshme.

"Ideja e të bërit dush çdo ditë është kthyer në një gjë të zakonshme vetëm gjatë këtyre 50 – 60 viteve të fundit". Presioni për ta bërë këtë, është në fakt presion social, sesa një nevojë reale. Është bërë popullore për shkak të nevojës së shoqërisë për të mbajtur erë të mirë. Në fakt, janë vetëm gjëndrat në sqetulla dhe ije që prodhojnë erë trupi".

Shumack shprehet gjithashtu se, një dush me ujë të ngrohtë çdo ditë mund të shkaktojë më shumë probleme sesa mendoni, pasi i heq lëkurës vajrat natyrale që prodhon trupit për të mbrojtur qelizat e lëkurës.

Kjo, sipas ekspertit, e dëmton lëkurën dhe e bën atë më të prekshme nga bakteret dhe viruset, duke çuar në probleme si irritime, kruarje, tharje të saj dhe në një stad më të agravuar, në shfaqjen e ekzemës.

Ja kush po prinë me numrin e medaljeve në Olimpiadën e Rios (VIDEO)

Posted: 15 Aug 2016 12:17 PM PDT

Kur flitet për Simone Biles, menjëherë mendja të shkon të lëvizjet mjeshtërore.

Gjimnastja amerikane deri tash ka fituar tre medalje të arta, njofton Klan Kosova.

Kjo e bënë atë femrën e parë që me moshën e saj rrëmben kaq medalje në një Olimpiadë.

Por amerikanët dominimin më të madh në Rio e kanë në not. Ata deri tash kanë fituar 16 medalje të arta, tetë të argjendta dhe nëntë të bronzta.

I pandalshëm këtu ka qenë Michael Phelps që edhe theu rekord për numrin personal të medaljeve.

Ai i ndihmoi ekipit olimpik të ShBA-ve si individualisht ashtu edhe në kategoritë ekipore.

E amerikanët kanë medalje edhe në kategoritë e tjera si: Atletikë, tenis dhe xhudo.

Në total është 70 numri i medaljeve të fituara deri tash, kurse më pas renditen kinezët me 46 sish.

Kurse top pesëshen e përmbyllin Britania e Madhe me 39, Rusia me 30 dhe Gjermania me 17.

E medalja e artë e Majlinda Kelmendit e pozicionon Kosovën si të 45-ën.

Kronikë nga Liridon Zeqiri.

Veseli: Ndryshime rrënjësore në Prizren

Posted: 15 Aug 2016 12:16 PM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se do të ketë ndryshim rrënjësore në qeverisjen e Komunës së Prizrenit, njofton Klan Kosova.

Veseli, në një konferencë për media nga Prizrenit, tha se ky qytet duhet të bëhet kryeqendër e turizmit në Kosovë.

"Ka vizion të qartë për Prizrenin, Prizreni do të ketë ndryshime rrënjësore.

Prizreni duhet të jetë kryeqendër turistike dhe jo vetëm historike", ka deklaruar Veseli.

klankosova.tv

Kjo është pritja që Kosova i bëri heroinës, Majlinda Kelmendi (VIDEO)

Posted: 15 Aug 2016 12:04 PM PDT

Zgjodhi flamurin shtetëror dhe atë kombëtar, që t'i përshëndes të gjithë ata që kishin mbushur sheshet në kryeqytet për ta pritur.

Kampionja e artë olimpike, po përjetonte momentet të cilat i kishte ëndërruar me të triumfuar në Rio, njofton Klan Kosova.

Lavdi që thuri në betejat e saj në Lojërat Olimpike, nxori në rrugë e sheshe qytetarë të të gjitha moshave, që dolën për ta falënderuar kampionen dhe ekipin olimpikë të xhudos

Derisa autobusi i hapur i kontraktuar për këtë ditë po ecte përmes shesheve kryesore të Prishtinës, xhudistët reprezentues përjetonin emocione të veçanta, kur emrat e tyre brohoriteshin nga qindra bashkatdhetarë.

Majlinda përshëndeti edhe ekipin e Klan Kosovës që në momentet e parakalimit të autobusit, po raportonim live në edicionin qendror të Lajmeve.

Ndryshe, ekipit olimpikë paraprakisht iu bë pritje solemne në Aeroportin Adem Jashari. Aty, bashkë me kryeministrin Isa Mustafa dhe Ministrin përkatës, fituesit e artë iu drejtuan gazetarëve në konferencën e organizuar

Kronikë nga Kushtrim Reshitaj.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more