Skip to main content

Klan Kosova : “Bolt: Desha të vrapoj më shpejt” plus 24 more

Klan Kosova : “Bolt: Desha të vrapoj më shpejt” plus 24 more


Bolt: Desha të vrapoj më shpejt

Posted: 14 Aug 2016 07:19 PM PDT

Usain Bolt ka dhënë një deklaratë pas fitores në 100 metra në Lojërat Olimpike në Rio – fitorja e tretë në tri Olimpiadat e fundit, njeriu i vetëm në histori të atletikës që ka arritur të bëjë diçka të tillë, njofton Klan Kosova.

"Jam vërtetë i lumtur, por mendoj se do vrapoja më shpejt", ka thënë Bolt për BBC. "Por, jam shumë i lumtur që fitova dhe kjo ka rëndësi"

"Pas gjysmëfinales jam ndjerë jashtëzakonisht mirë. Doja të vrapoja më shpejt por koha nuk ishte si zakonisht. Ne normalisht kemi dy orë pushim pas gjysmëfinales deri në finale, por sot kishim vetëm një orë e 20 minuta. Ishte sfiduese. Por, kjo është për çfarë ushtrojmë në. Ju kam thënë, se do të fitoj. Rrini gati janë edhe dy gara të tjerë që duhet t'i fitoj", ka thënë Bolt.

Bold është befasuar edhe me fishkëllimat që iu bënë amerikanit Justin Gatlin, fitues i medaljes së argjendtë.

"Isha i befasuar, është hera e parë që vijë në stadium dhe tifozët e fishkëllejnë dikë, isha i shokuar".

 

Fitoret e Bolt në 100 metra:

  • 2008 Lojërat Olimpike, Pekin – 9.69 – rekord botëror
  • 2009 Kampionati Botëror , Berlin – 9.58 – rekord botëror
  • 2012 Lojërat Olimpike, Londër – 9.63 – Rekord Olimpike
  • 2013 Kampionati Botëror, Moskë – 9.77
  • 2015 Kampionati Botëror, Pekin  – 9.79
  • 2016 Lojërat Olimpike, Rio – 9.81

klankosova.tv

Uh, Usain… (VIDEO)

Posted: 14 Aug 2016 06:29 PM PDT

Usain Bolt ka hyrë në historinë e Lojërave Olimpike pasi e fitoi medaljen e tretë të artë radhazi në 100 metra.

Pas Pekinit dhe Londrës, Bolt triumfoi edhe sot në Rio me rezultat 9.81 sekonda, njofton Klan Kosova.

I dyti ishte amerikani Justin Gatlin me 9.89 sekonda, ndërsa i treti kanadezi Andre De Grasse me 9.91 sekonda.

Usain Bolt 2

 

Përgëzimi për Usën shkon me këngën e një xhamajkiani tjetër global, Bob Marley.

Andy Murray fiton të artën olimpike

Posted: 14 Aug 2016 05:05 PM PDT

Britaniku Andy Murray është fitues i turneut olimpik në Rio 2016, njofton Klan Kosova

Ai në finale e mposhti argjentinasin Juan Martin Del Potro  me rezultat 3:1 (7:5, 4:6, 6:2, 7:5)

Në meçin për medaljen e bronztë, japonezi Kei Nishikori triumfoi ndaj spanjollit Rafael Nadal 2:1 (6:2, 6:7, 6:3).

 

Pesë të lënduar pas një përleshje në plazhin francez

Posted: 14 Aug 2016 01:57 PM PDT

Një përleshje në një plazh në ishullin francez Corsica, në mes të tre familjeve me prejardhje nga Afrika Veriore dhe disa të rinjve lokal, ka lënë pesë persona të lënduar dhe tre vetura të djegura, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Sipas dëshmitareve kjo përleshje filloi pasi që tre familjet kundërshtuan për shkrepjen e disa fotografive.

Sipas disa raportimeve thuhet që disa nga personat ishin të armatosur përderisa gjate përleshjes janë hedhur gurë dhe shishe.
Trazirat vazhduan edhe ditën e diel gjate një proteste në kryeqytetin rajonal.

Tensionet në mes të lokalëve dhe komunitetit mysliman të Afrikës Veriore janë ngritur veçanërisht pas sulmit në Nice, ku mbeten të vdekur 85 persona.

Imami dhe asistenti i tij qëllohen për vdekje në New York

Posted: 14 Aug 2016 01:57 PM PDT

Një klerik mysliman dhe asistenti i tij janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur, teksa po ecnin përgjatë rrugës Queens në New York, transmeton Klan Kosova.

Personi i armatosur u ishte afruar atyre nga prapa dhe i kishte qëlluar në kokë, tha një zëdhënës i policisë.

Megjithatë, policia ka thënë se nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me këtë krim.

Imami, Maulama Akonjee ishte zhvendosur në qytetin e Bangladeshit dy vjet më parë.

 

 

Shënohet 3-vjetori i masakrës Rabia

Posted: 14 Aug 2016 01:41 PM PDT

Gjatë ndërhyrjes ku u përdorën plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës snaiperët hapën zjarr ndaj protestuesve që falën namazin e sabahut, ku si pasojë humbën jetën shumë persona, shkruan Anadolu Agency.

Kanë kaluar 3 vite pasi forcat e sigurisë shpërndanë me forcën e armëve protestuesit e mbledhur në sheshet Rabia dhe Nahda në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit, të cilët ishin mbledhur për të protestuar kundër largimit me grusht shteti të presidentit Muhammed Mursi, i cili ishte presidenti i parë i zgjedhur në rrugë demokratike në Egjipt.

Forcat e sigurisë më 14 gusht 2014 në orët e para të mëngjesit vajtën me buldozerë dhe automjete të blinduara në sheshin Rabia dhe ndërhynë ndaj kundërshtarëve të grushtit të cilët që prej 48 ditësh vazhdonin protestën e tyre paqësore. Gjatë ndërhyrjes ku u përdorën plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës snaiperët hapën zjarr ndaj protestuesve që falën namazin e sabahut (mëngjesit), ku si pasojë humbën jetën shumë persona.

Në të njëjtën orë edhe në sheshin Nahda në afërsi të universitetit të Kajros në perëndim të lumit Nil pati ndërhyrje e cila përfundoi shpejt për arsyen se numri i protestuesve ishte më i pakët.

Këshilli Egjiptian i të Drejtave të Njeriut në një deklaratë të bërë më 6 mars 2014 njoftoi se gjatë zbrazjes së shesheve Rabia dhe Nahda humbën jetën 632 persona nga të cilët 8 prej tyre policë. Ndërsa Organizata e Vëllazërisë Muslimane (Ihvan) njoftoi se numri i personave që humbën jetën në të gjithë vendin është 2. 600, ndërsa 7 mijë të tjerë mbetën të plagosur.

Në ndërhyrjen e përgjakshme në sheshin Rabia në mesin e të vrarëve nga snaiperët ndodhej edhe 16 vjeçarja Esma el Biltaxhi, vajza e Dr. Muhammed el-Biltaxhi, Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Liri dhe Drejtësi (HAP), krahut politik të Vëllazërisë Muslimane.

Aktorët e famshëm që ndryshuan shumë me kalimin e viteve (FOTO)

Posted: 14 Aug 2016 01:40 PM PDT

Disa mendojnë se ata janë mishërim i maskilinitetit, transmeton Klan Kosova.

Ata janë yjet e preferuar të miliona njerëzve në mbarë botën.

Ata kanë ndryshuar shumë me kalimin e kohës, megjithatë janë ende karizmatik siç kanë qenë gjithmonë.

Leonardo DiCaprio

Brad Pitt

George Clooney

Hugh Jackman

Mickey Rourke

Johnny Depp

Tom Cruise

Ben Affleck

Mel Gibson

Richard Gere

Ermir Lenjani transferohet te Guingamp

Posted: 14 Aug 2016 01:17 PM PDT

Ermir Lenjani zgjedh destinacionin e tij për të ardhmen.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare do të qëndrojë në Ligue 1, por jo te Rennes ku u kthye këtë verë pas huazimit 1 vjecar te Nantes , pasi do të veshë fanellën e Guingamp që më në fund merr përforcimin e shumëkërkuar në krahun e majtë të mbrojtjes.

Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja  L'Equipe qe shkruan se 27 vjecari nga Pristhina pritet në Cotes d'Armor në Bretanjë ku do të firmosë një kontrate 3 vjecare ndërsa Rennes që do të marrë për transferimin e tij shumën e 500 mijë eurove.

Për Lenjanin kjo është padyshim një zgjidhje e mirë duke qenë se nuk do të jetë më në huazim, por një blerje përfundimtare e Gungamp, cka do të thotë se mund të jetë më i qetë për sa i përket të ardhmes pasi gëzon besimin e Guingamp, dicka që duket se i mungonte te Rennes ku nuk ishte grumbulluar fare nga Christian Gourkuff për transfertën me Nisë këtë të dielë.

I huazuar te Nantes sezonin e kaluar Lenjani që numëron 21 prezenca dhe 3 gola me Kombëtaren Shqiptare do të shkojë kështu te një tjertër rival i Rennes, Gungamp ku trajneri Antoine Kombuare e vlerëson së tepërmi profilin e tij dhe është bindur përfundimisht se është ai futbollisti i duhur falë edhe performancave të mira të 27 vjecarit me Shqipërinë në Europianin që u zhvillua këtë verë në Francë./Supersport

 

5 testet e gjakut që duhet t’i bëni kur të arrini të 50-at

Posted: 14 Aug 2016 01:00 PM PDT

Nëse jeni rreth të 50-ve, duhet patjetër t'i bëni këto 5 teste gjaku rregullisht:

Testet e gjakut për hepatitin

Virusi që vret më shumë njerëz se çdo sëmundje tjetër është hepatiti C. Duke qenë se sëmundja e mëlçisë nuk shfaq zakonisht asnjë simptomë, shumë njerëz as nuk e dinë që e kanë këtë virus apo që duhet të testohen për të. Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjes, gati gjysma e 3.5 milionë amerikanëve jetojnë e hepatitin C pa e ditur se janë të infektuar. Nëse lihet pa trajtuar, kjo sëmundje mund të shkaktojë cirrozë apo kancer të mëlçisë.

Për të diagnostifikuar sëmundjen duhet të kryeni vetëm një test të thjeshtë gjaku, dhe nëse testi rezulton pozitiv, duhet të trajtoheni sa më shpejtë, para se të virusi të bëhet i rrezikshëm.

Testin e glukozës në gjak për diabetin

Nëse jeni mbipeshë, keni tension të lartë të gjakut dhe një nga pjesëtarët e familjes suaj është prekur nga diabeti, duhet të kryeni patjetër një test për të matur nivelet e sheqerit në gjak. Personat e moshave nga 40-70 që janë mbipeshë ose obezë duhet patjetër ta kryejnë këtë test, paralajmërojnë ekspertët.

Testin për kolesterolin e lartë

Të gjithë meshkujt mbi moshën 35 vjeç dhe femrat mbi moshën 45 vjeç duhet të bëjnë masin rregullisht nivelet e kolesterolit, duke qenë se kjo moshë është edhe më e rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Numri i saktë i testeve varet sa të shëndetshëm jeni. Nëse e dini se keni kolesterol të lartë dhe trajtoheni me statinë, duhet të kryeni kontrolle njëherë në vit për t'u siguruar që ilapi po funksionon.

"Nëse dikush është i shëndetshëm, nuk ka nevojë që ta bëjë këtë test çdo vit. Nëse nivelet e kolesterolit janë shumë të larta, ose vuani nga një sëmundje tjetër, si diabeti për shembull, i cili rrit rrezikun për t'u prekur nga problemet në zemër, duhet të testoheni patjetër rregullisht", rekomandon dr. George A. Kuchel , profesor tek "Universiteti Connecticut Center on Aging".

Test gjaku për infeksionet seksualisht të transmetueshme

Nëse po kryeni marrëdhënie seksuale me një partner të ri, me disa partnerë ose nuk përdorni zakonisht masa mbrojtëse, duhet të bëni teste për infeksionet seksualisht të transmetueshme. Duhet të jeni më të hapur me mjekun, dhe t'i tregoni për ndryshimet në aktivitetin tuaj seksual. Edhe pse infeksionet seksualisht të transmetueshme janë të rralla tek moshat mbi 50 vjeç, ato janë në rritje.

Teste për hipotiroidizmin

"Hipotiroidizmi është një sëmundje e përhapur më shumë tek moshat e vjetra, dhe zakonisht shfaqet me simptoma që janë vështirë të diagnostifikohen", thotë prof. Kuchel.

Prandaj ai rekomandon që këto mosha sidomos të kryejnë kontrolle të herëpashershme të tiroideve./shendeti.al/

Si do të jetë moti gjatë pesë ditëve të ardhshme?

Posted: 14 Aug 2016 12:41 PM PDT

Sipas Instituit Hidrometerologjik të Kosovës gjatë kësaj periudhe kohore mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat ditën e enjte nëpër disa territore mund të sjellin riga shiu të dobëta dhe të izoluara, kryesisht në viset malore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet e lartë mbi vlerat e normales por në ditët në vijim do të bie për 3-5 milibar.

Do të fryjë erë fillimisht nga verilindja por nga dita e merkurë do ta ndërrojë drejtimin dhe do të vazhdoj të fryjë nga juglindja, shpejtesia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s.

Ish i fejuari i Lindsay Lohan, në jaht i shoqëruar nga një bionde

Posted: 14 Aug 2016 12:40 PM PDT

Ish i fejuari i Lindsay Lohan, Egor Tarabasov, është parë duke bërë qejf në një jaht luksoz në St Tropez, në shoqërinë e një bukurosheje bionde.

Kjo vjen vetëm pak javë pas ndarjes së tmerrshme me aktoren Lohan.

Miliarderi rus dukej pa asnjë brengë përderisa shijoi notin në det dhe rrezet e diellit në shoqëri goxha të mirë.

Dipping in: The billionaire Russian looked worlds away from his troubles as he stripped down to his swimwear to enjoy a dip in the cooling waters while he was surrounded his pals 

Taking the plunge! After a tanning session, he was then ready to brave the waters while wearing professional-looking goggles

Cooling off: He hosed himself down after the salty dip as the group enjoyed the life of luxury aboard the boat 

Time for a snorkel? Egor's pal put on a mask before jumping into the ocean

Tan lines: Both Egor and his pal showed off impressive tan lines

 Can someone pass me a towel? She dried off following her dip in the water 

 

 

Thaçi: Majlinda shkoi në Rio si kampione, u kthy si ndër yjet më të popullarizuara Olimpike

Posted: 14 Aug 2016 12:37 PM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar rikthimin e kampiones Majlinda Kelmendit në Kosovë pas lojërave Olimpike, Rio 2016 njofton Klan Kosova.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook, rikthimin e saj e sheh si “rikthim të shpresës dhe motiv për të rinjtë tanë”.

“Majlinda shkoi në Rio si kampione, e sonte u kthy në atdhe si një ndër yjet më të popullarizuara Olimpike. Majlinda erdhi e artë. Rikthimi i saj në Kosovë është rikthim i shpresës dhe motiv për të rinjtë tanë që të vazhdojnë ëndërrat e tyre”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

 

Shkodër: Lihet në “arrest me burg” vrasësi i elektriçistit

Posted: 14 Aug 2016 12:22 PM PDT

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Martin Zefin, personin që 3 ditë më parë qëlloi me thikë, duke i shkaktuar vdekjen elektriçistit Zamir Velaj, në fshatin Oblikë, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Gjatë vlerësimit të masës së sigurisë, i akuzuari Zefi pranoi para gjykatës autorësinë e krimit dhe pendesën për këtë ngjarje. Ai deklaroi se vrasjen e kishte kryer nën efektin e alkoolit dhe stresit, dhe se të ndierin e kishte parë teksa kthehej nga puna. Ai kishte nisur të debatonte dhe t'i kërkonte që t'i lidhte dritat e shtëpisë, që ia kishin ndërprerë javë më parë për shkak të mospagesës.

Ndaj Martin Zefit, Prokuroria ka ngritur akuzën e "vrasjes për shkak të detyrës", akuzë që parashikon si dënim deri në burgim të përjetshëm, nëse nuk aplikohet gjykimi i shkurtuar. Duke qenë se ngjarja është plotësisht e zbardhur dhe i akuzuari ka pranuar autorësinë e krimit, pritet që dosja t'i dërgohet së shpejti gjykatës, për gjykim.

Rio 2016: grabiten me armë 4 notarë të SHBA

Posted: 14 Aug 2016 12:19 PM PDT

Medalisti olimpik Ryan Lochte dhe tre notarë të tjerë të SHBA kanë rënë pre e një grabitje me armë në rrugët e Rio de Zhanjero, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Sipas dëshmisë që 4 notarët kanë dhënë në polici, një prej grabitësve i ka vendosur në kokë armën Ryan Lochte-s.

Lochte dhe notarët e tjerë, Gunnar Bentz, Jack Conger dhe Jimmy Feigen, sapo ishin larguar nga rezidenca e sportistëve francezë në fshatin Olimpike të dielën në mëngjes me taksi.

Taksia e tyre ishte ndaluar nga persona të armatosur të cilët janë paraqitur si policë dhe u kërkuan paratë dhe sendet me vlerë që kishin me vete.

Çfarë shkakton qëndrimi i gjatë para kompjuterit?

Posted: 14 Aug 2016 12:00 PM PDT

Sipas një studimi është gjetur se adoleshentët të cilët kalojnë së paku 14 orë në javë në internet kanë presion më të lartë të gjakut.

"Përdorimi i gjatë i internetit është pjesë e përditshmërisë sonë, por kjo mund të na kushtojë shumë. Në studimin tonë, adoleshentët konsiderohen përdoruesit më të mëdhenj të internetit me mesatarisht 25 orë në javë", tha autori i studimit Andrea Cassidy-Bushroë nga Henry Ford Hospital në Detroit, SHBA.

Kërkuesit analizuan të dhënat nga 335 të rinj të moshës 14-17 regjistruar në studim ku ata ju nënshtruan në pyetësori me 55 pyetje në lidhje me përdorimin e internetit nga ana e tyre.

Duke përfshirë çdo formë të përdorimit të internetit 124 nga ata ishin përdorues të rëndë të internetit e tek të cilët është gjetur një ngritje e presionit të gjakut./Albeu

 

Si janë veshur të famshmit para se të bëhen ikona të stilit (FOTO)

Posted: 14 Aug 2016 11:45 AM PDT

Yjet e Hollivudit bëhen idhuj për shumë njerëz. Ne përpiqemi për të kopjuar sjelljen dhe stilin e tyre, transmeton Klan Kosova.

Klan Kosova më poshtë ju sjellë disa nga fotografitë e të famshmëve që tregojnë se si janë veshur ata para se të bëhen ikona të stilit.

Justin Timberlake

1a9942b1-58fb-4d88-8e98-47556244793e758bfa91-d375-4e69-8487-65eeb4e99cf8

Sandra Bullock

1fa691f5-102a-488e-8959-6349f79c0a4csandra

Nicole Cidman

e5c1aa16-27fe-4d77-a3b0-42f00338f597 (1)

ni

 

Planprojekti për Ujëvarën e Mirushës që dy vjet në pritje (VIDEO)

Posted: 14 Aug 2016 11:40 AM PDT

Investime po kërkohet të ketë tek ujëvara e Mirushes.

Planet për investime tanimë janë bërë por ato ende nuk u realizuan.

Kronikë nga Mejreme Gashi

 

 

5 ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të digjni më shumë yndyra

Posted: 14 Aug 2016 11:30 AM PDT

Le ta pranojmë: Nuk ekziston asnjë super ushqim apo përbërës magjik që do të zhdukë menjëherë dhjamin në bark. Kjo arrihet vetëm duke konsumuar pak shqer, duke eliminuar intolerancën ndaj ushqimit, fjetur mirë, kontrolluar nivelet e stresit dhe duke bërë ushtrimet e duhura.

Ndërkohë që ndiqni këto udhëzime, disa truke të thjeshta mund t'ju ndihmojnë të kontrolloni oreksin, ulni inflamacionin, përshpejtoni metabolizmin etj.

Ja cilat janë disa nga ushqimet që mund t'ju ndihmojnë të digjni sa më shpejtë dhjamin në bark.

Lëngu i limonit

limon

Mund të keni dëgjuar se konsumimi i ujit me limon herët në mëngjes ndihmon me tretjen. Pak lëng limoni para ose gjatë një vakti ndihmon gjithashtu në uljen e sheqerit në gjak të marra nga ushqimet/ Një studim i kryer tek minjtë zbuloi se disa përbërës të quajtur polifenolë, që gjenden tek limoni, pengojnë shtimin në peshë dhe akumulimin e yndyrës në trup. Përfshijeni edhe ju ujin me limon në vaktet tuaja, ose shtrydhni pak limon tek sallata ose peshku.

 

Kanella

kanelle

Kanella mund të ulë nivelet e glukozës në gjak duke qenë se ngadalëson boshatisjen e stomakut, duke shpejtuar kështu ndjesinë e ngopjes. Një studim i ri ka zbuluar se kanella mban nën kontroll nivelet e glukozës tek njerëzit me diabet të tipit 2, prandaj renditet si një nga ushqimet më të mira për luftimin e diabetit.  Nuk është e nevojshme që të konsumohet në sasi të lartë: Një lugë e gjysmë çaji në ditë mjafton. Vetëm sigurohuni që kanella të jetë e freskët, duke qenë se polifenolët dhe përbërësit e tjerë aktivë fillojnë të degradojnë me kalimin e kohës.

 

Speci i kuq djegës

speci i kuq

Speci i kuq mund t'ju ndihmojë të digjni më shumë kalori dhe frenon urinë. Ai është gjithashtu një nga afrodiziakët (ushqim ose pije që nxit dëshirën seksuale) më të mirë. Studimet kanë treguar se pjesë e përfitimeve të tij është se, mund të përshpejtojë metabolizmin dhe të djegë yndyrat.

 

Shafrani i Indisë

shafrani i indise

Inflamacioni është një faktor kyç në pothuajse çdo sëmundje, ndërkohë që ju shkakton edhe shtim në peshë. Shafrani i Indisë është një nga erëzat që ka veti anti-inflamatore. Studimet kanë treguar se përbërësi i tij aktiv, kurkumina, mund të ulë obezitetin dhe ndihmon në shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

 

Farat e lirit

farat e lirit

Farat e lirit janë një burim i mirë i acideve yndyrore omega 3 alfa-linolenik, lëndë ushqyese këto që ndihmojnë për uljen e inflamacionit dhe balancojnë hormonet. Ato sigurojnë gjithashtu fibër, që frenon urinë./shendeti/

PDK: Shpend Ahmeti punësoi militantë (VIDEO)

Posted: 14 Aug 2016 11:27 AM PDT

Drejtuesit e degës së PDK-së në Prishtinë akuzuan kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin për qeverisje të keqe në kryeqytet, njofton Klan Kosova.

Ata përmenden punësimin që sipas tyre u bë krejt në mënyrë partiake.

Kronikë nga Merita Neziri

 

Banorët e veriut i mirëpresin punimet mbi urën kryesore të Ibrit (VIDEO)

Posted: 14 Aug 2016 11:21 AM PDT

Banorët shqiptarë të veriut i mirëpriten punimet mbi urën kryesore të Ibrit, njofton Klan Kosova.

Ata po besojnë se me lirin e lëvizjes do t’i kthehen pronave të veta në veri të vendit.

Kronikë nga Enis Reçica

 

 

Nis rivitalizimi i urës së Ibrit (VIDEO)

Posted: 14 Aug 2016 11:20 AM PDT

I ashtuquajturi parku i paqes që u vendos më 18 qershor të vitit 2014 në Urën e Ibrit, nuk do të ekzistoj më.

Ditën e diel kanë arritur mjetet e nevojshme dhe kanë filluar punimet që do të zhbëjnë parkun në fjalë, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, në mes kosovarëve e serbëve.

Ndërsa kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përderisa cilësoi këtë ditë feste, ka thënë që për këtë veprim ka pasur përkrahje edhe nga ndërkombëtarët, dhe nga Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.

Ura e Ibrit është planifikuar të hapet për qarkullim në janar të vitit të ardhshëm.

Kronikë nga Enis Reçica

Organizohen garat në stilin rugovian “Rugova 2016” (VIDEO)

Posted: 14 Aug 2016 11:19 AM PDT

Në Rugovë janë duke u zhvilluar  garat në mundje, por në stilin rugovian.

Kjo olimpiadë e Rugovës tërhoqi edhe adhurues të lojërave tradicionale nga mbarë trevat shqiptare.

"Rugova 2016" është organizim që mbahet për të 24-tën herë radhazi , e që ka për qëllim shfaqjen e kulturave dhe traditave të anës së Rugovës.

Këtë organizim që tashmë është bërë traditë në rajonin e Pejës , e mbështeti edhe kryetari Gazmend Muhaxheri.

Në këtë aktivitet që përveç sportit pati shumë edhe këngë e valle fituesit u shpërblyen me medalje.

Kronikë nga Rejhane Selimi

Kjo ishte pjesëmarrja e Kosovës në Rio 2016 (VIDEO)

Posted: 14 Aug 2016 11:18 AM PDT

Xhudistja pejane ka shkruar historinë e sportit kosovar duke i siguruar vendit medaljen e parë të artë olimpike, madje në pjesëmarrjen e parë të sportisteve kosovar në Lojërat Olimpike.

Pejania u tregua dominuese ndaj konkurrenteve, duke i fituar raundet një nga një për ta mposhtur në finale, italianen, Odette Giuffrida.

Momentin e fitores kampionia e cilësoi si më të rëndësishmin në jetën e saj.

Ndërkohë edhe shtatë sportistët tjerë kosovarë të shtunën përfunduan aventurën në Lojërat Olimpike ", konkurrimi i tyre nuk ishte me fat.

E para që garoi ishte Urata Rama në shenjëtari, por u eliminua herët, duke mos arritur rezultatin e dëshiruar.

Rezultat jo shumë të favorshëm kishte edhe Rita Zeqiri, e cila ishte pjesëmarrëse në garat e notit në stilin shpinë dhe nuk mundi të kualifikohej.

Fitore nuk arritën as Lum Zhaveli e Musa Hajdari ndërsa edhe shpresa tjetër e Kosovës për medalje Nora Gjakova, u lëndua dhe arriti të kalojë vetëm një xhiro.

Sportistja e fundit kosovare që u paraqit në këto lojëra ishte Vijona Kryeziu. Kjo garoi në vrapimin 400 metra. Atletja kosovare ishte e fundit në cakun e vrapimit prej 400 metrave në baterinë e katërt.

Kronikë nga Mejreme Gashi

Gjilan: Arrestohet serbi që po tentonte të prish xhaminë

Posted: 14 Aug 2016 11:17 AM PDT

Një serb i Pasjanit i cili ka tentuar të dëmtojë sot minaren e xhamisë në fshatin Velekincë të Gjilanit është arrestuar nga policia, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova kupton që policia nuk po guxon ta largojë nga xhamia për shkak se jashtë janë tubuar shqiptarë e serbë.

 

 

 

 

 

Majlinda e artë arrin në Kosovë (VIDEO)

Posted: 14 Aug 2016 11:16 AM PDT

Sot, është kthyer në atdhe, fituesja e medaljes së parë të artë për Kosovën, Majlinda Kelmendi.

Për te është organizuar një pritje madhështore, me ç’rast në aeroport ishte edhe kryeministri Isa Mustafa.

Ky  i fundit cilësoi fitoren e Majlindës si një dhuratë të madhe që ajo me shumë sakrifica ia ka bërë vendit  të saj.

Ndërsa Majlinda pas ardhjes në Kosovë, tregoi për sfidat dhe emocionet që përjetoi gjatë rrugëtimit për në Rio 2016, e fitoren ia dedikoi popullit të Kosovës.

Për më shumë mund të ndiqni kronikën e përgatitur nga Merita Neziri

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more