Skip to main content

Klan Kosova : “Barcelona fiton Superkupën” plus 24 more

Klan Kosova : “Barcelona fiton Superkupën” plus 24 more


Barcelona fiton Superkupën

Posted: 17 Aug 2016 04:05 PM PDT

Barcelona është treguar më e fortë se Sevilla, të cilën e mposhti me rezultat 3:0, për të fituar kështu Super Kupën e Spanjës ne futboll.

Katalunasit ishin superiorë gjatë gjithë takimit, duke mos e vënë për asnjë moment në dyshim triumfin e tyre në këtë finale.

Golat për gjigantin spanjoll i shënuan Arda Turan, dy, dhe një Lionel Messi.

Barcelona do Rondon

Posted: 17 Aug 2016 03:01 PM PDT

Barcelona është duke synuar të bëjë një lëvizje befasuese për sulmuesin e West Brom, Salomon Rondon.

Luis Enrique nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të transferuar edhe një sulmues para përfundimit të afatit kalimtar, por gjiganti spanjoll ka dështuar në disa raste deri tani.

Tani raportohet se Rondon është duke u shqyrtuar si blerje e mundshme nga zyrtarët katalunas.

Bislimi: Lidhja mes shqiptarëve dhe amerikanëve, e veçantë

Posted: 17 Aug 2016 02:42 PM PDT

Faton Bislimi, i shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Ora e Fundit ka folur për eksperiencën e tij gjatë qëndrimit në shtetin mik të Kosovës.

“Amerika është vend i mundësive. Unë kam pasur fatin e mirë që të jem atje edhe për studimet universitare, edhe për ato pasuniversitare. Përkrahja që kam pasur unë, por edhe qytetarë tjerë të Kosovës që kanë studiuar në Amerikë ka qenë mikëpritja më e mirë”.

“Një prej përvojave më të mira, apo mundësive më të mëdha është barazia. Nuk është me rëndësi kush je, por cka mund të bësh. Kam punuar për disa vjet me njerëz që kanë vënë themelet e miqësisë tash të përhershme me Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Ai ka deklaruar se lidhja mes dy shteteve është e vecantë, për shkak të miqësisë së thellë që është krijuar mes popujve, duke vënë theksin tek puna e madhe që është bërë për të arritur në këtë pikë, sidomos nga shqiptaro-amerikanët.

“Nuk është në pyetje vetëm miqësia që kemi me SHBA-në, por një lidhje më e vecantë e krijuar mes dy popujve. Rasti i Kosovës është më unik, sepse diaspora jonë, shqiptaro-amerikanët kanë luajtur rol të mahnitshëm. Kolegët tanë që studiojnë në Amerikë janë ambasadorët më të mirë të Kosovës në SHBA”.

“Shpeshherë kur i referohemi historisë sonë, i referohemi asaj që kemi më të freskët në memorie. Por qysh në vitin 1986 në Amerikë është nxitur ideja e të drejtave të barabarta të shqiptarëve brenda ish Jugosllavisë”. /klankosova.tv

Sherifi: Biden foli për demarkacionin në parim, premtimet e Thaçit, joserioze

Posted: 17 Aug 2016 02:26 PM PDT

Deputeti i NISMA për Kosovën në Kuvendin e Kosovës, Bilall Sherifi në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se vizita e nënpresidentit amerikan Joe Biden në vend është e një rëndësie të vecantë, pasi edhe një herë tjetër është konfirmuar mbështetja e SHBA-së për Kosovën.

“Vizita e nënpresidentit Biden duhet të shihet nga dy aspekte. I pari është si vizitë rajonit, protokollare, zyrtare. Dhe tjetra është për përurimin e emërtimit të një rruge me emrin e të birit të tij Beau Biden”.

“Kosova ka pritur një mik të madh të saj. Një njeri i cili që nga viti 1997 ka kontribuar shumë për cështjen e Kosovës. Ai ka ardhur si një mik i Kosovës dhe si cdo vizitën e një nënpresidenti të SHBA-së ka një peshë të vecantë. Nuk ka thënë asgjë më shumë se që ka thënë presidenca amerikane për Kosovën, por prezenca e tij fizike i jep një peshë edhe më të madhe. Ne vazhdojmë t'i jemi mirënjohës kësaj mbështetje”.

Sa i përket cështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, Sherifi ka deklaruar se Biden nuk ka kërkuar që dokumenti të miratohet se i tillë, por që procesi të kryhet, gjë të cilën është duke e kërkuar edhe opozita, njofton Klan Kosova.

ORA1

“Biden nuk tha që duhet gjithsesi kjo marrëveshje për demarkacionin duhet të kalojë, por pasi që Hashim Thaci vet e përmendi që Kosova do t'i miratojë këto marrëveshje sepse ndryshe vendi mbetet i izoluar. Këtë nuk e tha Biden. Përkundrazi ai the se Kosova do të ketë mbështjetjen e SHBA-së dhe natyrisht që mbështesin përkushtimin e vendit. Ne si opozitë nuk po themi që nuk duhet demarkuar kufirin me Malin e Zi, por jo në këtë formë. Ne mendojmë që demarkacioni është kthyer në një cështje pothuaj të pakapërcyeshme. Biden nuk tha që duhet ratifikuar kjo marrëveshje, si e tillë”.

Ai ka thënë se duhet kaluar pak kohë që të dy palët të mendojnë me koka të ftohta dhe se opozita nuk po kërkon gjë tjetër vec korrigjimit të marrëveshjes, si cështje e vendit.

“Duhet të ftohen kokat e të dy palëve, si të pozitës, si të opozitës dhe të ulet për t'u gjetur një zgjidhje për t'u korrigjuar kjo marrëveshje”.

“Ambasadori i Britanisë së Madhe ka thënë që cështja e demarkacionit është cështje e kosovarëve”.

“Opozita i ka pasur vërejtjet e veta të cilat i ka konfirmuar Gjykata Kushtetuese. Ne jemi të bindur se Asociacioni ka rënë”.

“Askush në Kosovë nuk është kundër demaskimit të kufirit me shtetet fqinje”.

Sherifi ka theksuar se deputetët e Kuvendit janë aty për t’i mbrojtur interesat e vendit dhe se asesi nuk mundet që opozita të cilësohet antiamerikane vetëm për ndonjë mospajtim që ka për një cështje të caktuar.

“Ne jemi të thirrur për t'i mbrojtur interesat e Kosovës. Në asnjë rast nuk mendojmë që nëse nuk kemi përputhje të qëndrimeve për një cështje të caktuar jemi kundër SHBA-së. Kjo është diletante. Unë mendoj që liderët e shtetit janë kundër SHBA-së, sepse ka dekada që ajo kërkon që të luftohet korrupsioni, që tanimë ka marrë përmasa endemike”.

“Sot duhet të sqarohet cështja e demarkacionit, jo të kalohet për hatër të kujtdo qoftë. I tërë ky proces duhet të rifillojë”.

Premtimet e presidentit të vendit, Hashim Thaci, për luftën ndaj korrupsionit, Sherifi i ka cilësuar si joserioze, pasi, sipas tij, është vet Thaci që e ka filluar dhe zhvilluar këtë dukuri.

“Thaci ka mundur të mos e fillojë korrupsionin. E ka zhvilluar dhe rritur. Ai tanimë është bërë galopant. Unë nuk besoj fare në zotimit e Thacit për ta luftuar korrupsionin. Ai ka qenë në krye të qeverisë që e ka filluar dhe zhvilluar korrupsionin. Zotimet e Thacit nuk i merr më askush seriozisht. Të gjithë e dinë që zotimet i jep ndryshe, ndërsa veprimet i bën ndryshe”. /klankosova.tv

Gjermania finalisti tjetër i Rio 2016

Posted: 17 Aug 2016 02:25 PM PDT

Përfaqësuesja e Gjermanisë në futboll ka mposhtur Nigerinë, 2:0, për t’u kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike Rio 2016.

Golat për Gjermaninë në këtë ndeshje i shënuan Klostermann në pjesën e parë dhe Petersen në pjesën e dytë.

Në finale gjermanët do të përballen me Brazilin, që në gjysmëfianle dërrmoi Hondurasin me rezultat 6:0.

 

Kush ishte Joe Biden? (Video)

Posted: 17 Aug 2016 02:15 PM PDT

Nëntori i vitit 1942 solli në jetë një fëmijë që më vonë do të bëhej njeri shumë i rëndësishëm. Në Scranton të Pensilvanisë lindi Joseph Biden.

Joseph Robinete Biden – djali i Joe dhe Jean Biden, ishte fëmiu i madh në familjen katolike irlandeze.

I ati një biznesmen, ndërkaq e ëma e angazhuar në fushën e ndërtimeve, ishin njerëzit që e mësuan se si të fitonte respektin e të tjerëve dhe si t`i dilte zot vetes.

Për më shumë rreth biografisë së zëvendëspresidentit amerikan, ndiqeni kronikën e mëposhtme të përgatitur nga gazetarja Arjeta Dragaj:

Gecaj, Bulliqit: E ardhmja do të tregojë kush t’i ka prerë teshat

Posted: 17 Aug 2016 02:10 PM PDT

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në profilin e tij në Facebook, ka thënë se e ardhmja do të tregojë kush ia ka prerë teshat Shpejtim Bulliqit.

Në këtë mënyrë ai ka ironizuar me një postim të Bulliqit që ka shkruar se "ajo çfarë dëgjuam nga Biden është se miqtë amerikan nuk na i kanë prerë teshat, por ne vetës".

 

"Shpejtim Bulliqi paska "shpejtuar" për të ironizuar dashakeqazi me shprehjen e përdorur nga unë para disa ditësh kur thash se komunistët Jugosllavë "na i kishin prerë teshat pa na pyetur fare"; mu ata komunistë dhe ato institucione të cilat ky Bulliqi me shokë i konsiderojnë institucione kredibile, edhe pse pikërisht ato institucione kanë masakruar pamëshirshëm popullin tonë (dhe jo vetëm). Shpejtim Bulliqi duhet ta mendoj mirë kur Amerikanët i quan edhe miqtë e tij, pasi që deri më tani të gjitha instancat e atij shteti tonë mik kanë qenë të qarta si kristali në qëndrimet e tyre mbi demarkacionin, qëndrime këto të cilat shkojnë plotësisht ndesh me ato të Bulliqit me shokë. Është mëse e sigurt se e ardhmja do të tregoj se kush ja ka prerë teshat Shpejtim Bulliqit", shkruan ai.

Kjo është çka i ndodh trurit kur konsumojmë sheqer

Posted: 17 Aug 2016 02:00 PM PDT

Në një studim nga shkencëtaret gjerman i cili mund të shënoj përparime në shërimin e diabetit dhe obesitetit, thuhet që truri i njeriut në mënyrë aktive merr sheqer nga gjaku, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Qelizat në tru kontrollojnë metabolizmin tone dhe ndenjës së të qenit të uritur më shumë se sa besohej më herët.

Më herët shkencëtaret kanë besuar që lëvizja e sheqerit për në tru ishte një proces pasiv.

Mirëpo të gjeturat tregojnë që roli i qelizave të trurit në kontrollimin e metabolizmit është më i madh se që është menduar më herët, kështu duke hapur rrugën për shërimin e një numri të madh të sëmundjeve të lidhura me dietën.

Selena: Dikur dizajnerët më injoronin

Posted: 17 Aug 2016 02:00 PM PDT

Këngëtarja dhe aktorja 23 vjeçare, Selena Gomez, së fundmi ka folur rreth evolucionit të saj në modë dhe rreth asaj se si dizajnerët nuk i kushtonin shumë rëndësi, transmeton Klan Kosova.

"Nuk isha gjithmonë zgjedhja e parë e dizajnerëve", sqaroi Selena, e cila tani është ylli i Louis Vuitton.

Drejtori kreativ i këtij brendi, Nicolas Ghesquiere, thotë se ai "ishte i intriguar menjëherë nga spontaniteti dhe kurioziteti i saj" ndërsa Selena shtoi se ai e pëlqeu këngën e saj "Good For You" dhe kjo ishte ajo që i ka afruar.

Me miliona ndjekës dhe turne masive, Selena është tani duke u veshur nga të famshmit Valentino dhe Rodarte.

Roma barazon me Porton (VIDEO)

Posted: 17 Aug 2016 01:56 PM PDT

Roma ka barazuar ndaj Portos me rezultat 1-1.

Më të mirë në këtë takim ishin vendasit, por nuk arritën të ishin konkret para portës së italianëve.

Goli i parë në këtë takim erdhi për Romën pasi në minutën e 21-të Felipe shënoi në portën e tij dhe me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Pas shumë tentimeve vendasitbarazuan në minutën e 61-të me anë të Andre Silvas nga pika e bardhë.

Ky rezultat i konvenon Romës, por çdo gjë mbetet e hapur për takimin e dytë.

Flet Pallaska, shoku i Beau Biden (Video)

Posted: 17 Aug 2016 01:48 PM PDT

Kush ishte Beau Biden dhe çfarë pune bëri ai në Kosovë? Këtë do të mësoni nga kronika e mëposhtme e Shkodran Gajrakut, i cili ka intervistuar bashkëpunëtorin e amerikanit gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Dastid Pallaska, njofton Klan Kosova.

 

Xhemajli kthehet në Serie A

Posted: 17 Aug 2016 01:30 PM PDT

Galatasaray ka njoftuar se mesfushori Blerim Xhemajli i është bashkuar skuadrës së Serie A, Bologna.

Xhemajli vitin e kaluar e kishte kaluar në huazim te Genoa, ndërsa tashmë ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e Genoas.

"Galatasaray njofton se BlerimXhemajli është transferuar te skuadra e Bolognas", thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës turke.

Këto janë qytetet më miqësorë në botë

Posted: 17 Aug 2016 01:22 PM PDT

Charleston, i Carolina-s së Jugut është në krye të këtij klasifikimi këtë vit. Qyteti jugor kur nisi lufta civile amerikane është tani qyteti më miqësor në botë, sipas Ndarjes së 29-të të Çmimeve të Lexuesëve të sajtit Conde Nast Traveler.

“Gjithmonë e më shumë, njerëzit po shkojnë në Charleston. Evropianët shkojnë në Charleston sepse  kanë dëgjuar për ushqimin dhe arkitekturën, shkruan revistaclass. Po merr shumë emër dhe po jeton momentin e tij", ka thënë zvredaktorja dixhitale e Conde Nast, Laura Redman.

Sydney është në vendin e dytë, ndjekur nga Dublin në vendin e tretë.

Mbi 100,000 njerëz iu përgjigjën sondazhit të revistës amerikane të udhëtimeve për qytetet, hotelet, resortet, linjat ajrore, ato detare, destinacionet e ardhshme dhe, për të katërtin vit radhazi, për qytetet më miqësore.

Një qytet mund të krijojë përshtypjen si miqësor, për vizitorët, me anë të vendasve dhe pamjes së tij. Charleston, Savannah dhe Nashville, të gjitha qytete jugore në SHBA, dalin sipër të tjerëve si qytete ku vendasit të tregojnë menjëherë rrugën, apo të ofrojnë lloje të tjera ndihme dhe ku flasin me njëri-tjetrin. “Ata nuk e kanë humbur sharmin e tyre jugor,” thotë Redman.

Hotelet dhe resortet kanë stafe që i përshëndesin vizitorët kur mbërrijnë, një proces të lehtë chek-in-i dhe ndonjëherë ofrojnë pije freskuese, aq më tepër për fëmijët. Gjithashtu, edhe qytetet ku shëtitet lehtë dhe u ofrojnë vizitorëve shansin për t'u ndier si vendas, konsdierohen miqësore, thotë ajo.  Nga 10 shtete, në këtë listë të përzierë, vetëm katër ndodhen në Evropë.

 

10 qytetet më miqësorë sipas Conde Nast Traveler

Charleston, Carolina e Jugut

Sydney, Australia

Dublin, Irlandë

Queenstown, Zelanda e Re

Park City, Utah

Galway, Irlandë

Savannah, Georgia

Krakow, Poloni

Bruges, Belgjikë

Nashville, Tennessee

I biri i Osama bin Laden nxitë arabët që të rrëzojnë qeverinë

Posted: 17 Aug 2016 01:12 PM PDT

I biri i themeluesit të Al-Qaeda, Osama bin Laden, ka nxitur arabët që të rrezojnë qeverinë në mënyre që të lirohen nga ndikimi i SHBA-ve, transmeton Klan Kosova.

Hamza bin Laden përmes një audio mesazhi, ka nxitur të rinjtë arab që t'i bashkohen Al-Qadea-s, me bazë në Jemen, në Gadishullin Arabik (AQAP) në mënyre që të fitojnë përvojën e nevojshme për luftë.

AQAP është themeluar në vitin 2009, si një bashkim i selive të Al-Qaeda në Jemen dhe Arabinë Saudite, si dhe cilësohet një nga grupet me vdekjeprurëse nga Amerika.

Sipas zyrtareve të inteligjencës amerikane, Hamza ishte i preferuari i Osama bin Laden, si dhe është vërejtur një rritje e dominimit të tij në mesin e xhihadistëve krahasuar me liderin egjiptian të Al-Qaeda, Ayman al-Zawahiri.

Shfaqet Eminem pas shumë kohësh

Posted: 17 Aug 2016 01:00 PM PDT

Drake dhe Eminem iu dhanë fund thashethemeve rreth një armiqësie në mes tyre kur autori i "The Real Slim Shady"  iu bashkëngjit në skenë Drake, në koncertin e tij në arenën Joe Louis në Detroit të martën në mbrëmje.

Siç shihet në pamjet më poshtë Eminem u ngrit nga një derë në mes të skenës duke përshëndetur fansat e tij.

Për më tepër Eminem ka thënë që ka nderin t'i bashkohet një artisti si Drake në skenë.

Brazilianët prekin finalen, brazilianet jo (VIDEO)

Posted: 17 Aug 2016 12:55 PM PDT

Me gola të bukur e nisi Brazili ndeshjen kundër Suedisë.

Këtë brazilianet e bënë plotë pesë herë në ndeshjen e fazës së grupeve të Lojërave Olimpike, njofton Klan Kosova.

Por të njëjtën gjë nordiket nuk e lejuan të ndodhë edhe në gjysmëfinale.

Ato pos që nuk pësuan gola, arritën edhe që të kalojnë në finale, duke mposhtë pikërisht të njëjtin kundërshtarë.

Veç se këtu u dashtë që të ekzekutohen penaltitë, pasi koha e rregullt mbaroi 0:0.

Evropianet u treguan më të shkathëta.

E në finale ato përballë do ta kenë Gjermaninë, e cila kaloi tutje duke mposhtë Kanadanë 2:0.

Derisa këtu janë mësuar dy përfaqësueset finaliste, tek meshkujt Brazili pret ta mësoi kundërshtarin nga takimi ndërmjet Nigerisë dhe Gjermanisë .

Që ta prejë biletën për finale, Brazili nuk e pati aspak të vështirë. Pa kaluar as edhe një minutë lojë, ylli Barcelonës Neymar nisi samban braziliane me këtë gol .

Më pas selecaot shënuan edhe plotë 5 here për ta përmbyllur takimin me goleadë prej 6-0, duke pritur ta mësoj emrin e kundërshtarit të cilin do t'i duhet ta mposhtë për të siguruar medaljen e artë.

Kronikë nga Liridon Zeqiri.

Ligjet e reja mund të cënojnë lirinë e shprehjes

Posted: 17 Aug 2016 12:54 PM PDT

Një paragraf në nenin që synon t'u sigurojë pavarësinë prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, që është një nga shtyllat kryesore të reformës në drejtësi për luftën kundër korrupsionit, ka ngritur shqetësime, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

"Çdo lloj influence e papërshtashme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre, apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, ndalohet dhe dënohet me ligj", thuhet në nenin në fjalë.

Por a ka vend për shqetësim në këtë formulim të ligjit për prokurorinë anti-korrupsion? "Nuk besoj se në çdo rast ka përpjekje dhe iniciativa për të cënuar lirinë e medias", deklaroi kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

"Është e kotë të diskutojmë gjëra që nuk kanë hyrë në rendin e ditës të komisionit. Të gjitha këto detaje do të shihen atje hap pas hapi, ju siguroj se nuk ka asnjë tendencë për t'i bërë presion medias. Përkundrazi", tha anëtari socialist i komisionit, Pandeli Majko.

Por përtej garancive që japin politikanët, burime brenda komisionit të reformës kanë pohuar më herët për Top Channel se ligji synon të reduktojë ndikimin politik me çfarëdolloj mjeti tek prokurorët e posaçem, përshirë edhe masa të reja penale.

Por a përfshin kjo edhe median? Ekspertë ligjorë thanë për Top Channel se qëllimi i ligjit është të krjojë një koracë për prokurorët e posaçëm, që ata të mos bien pre e shantazhit pavarësisht prej nga vjen ai dhe se gjithçka do të qartësohet kur të hartohen përcaktimet ligjore.

Megjithatë, kur u njohën me formulimin, burime nga opozita pohuan se rreziku i kufizimit të medias qëndron dhe se opozita do të jetë e kujdesshme gjatë diskutimit të kësaj pike. Kujdes që në fakt duhet ta kenë të gjithë.

Qëllimi për të luftuar korrupsionin apo shmangur influencat tek prokurorët e posaçëm, reforma në drejtësi nuk duhet të cënojnë të drejtën kushtetuese të lirisë së shprehjes.

Sherr masiv me thika në një dasëm në Fier, 3 të plagosur

Posted: 17 Aug 2016 12:42 PM PDT

Një dasmë në Fier ka përfunduar në një sherr masiv me thika. Sipas policisë lokale rreth orës 17:20 të së mërkurës në lokalin e shtetasit D.F në fshatin Radostinë, ku po zhvillohej një ceremoni martese ka ndodhur një sherr masiv.

A. Bajrami 21 vjeç dhe K.Pashko 33 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me thikë shtetasit L.S 54 vjeç, A.S 19 vjeç dhe G.N 25 vjeç, të tre banues në Radostinë.

A. Bajrami dhe K.Pashko janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, ndërsa shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./lapsi

Deri ku shkuan ofendimet për Milot Rashicën? (VIDEO)

Posted: 17 Aug 2016 12:28 PM PDT

U zgjodhën forma të ndryshme për t'i bindur të vijnë e të përfaqësojnë vendin e tyre

Idhujt e tyre, sportdashësit kosovarë po ëndërrojnë t'i shohin në fanellën e shtetit të ri, njofton Klan Kosova.

Tani kur Kosova  qëndron e barabartë me të gjitha Federatat tjera nën ombrellën e FIFA-s dhe UEFA-s, synimi kryesor mbetën paraqitjet në fushën e blertë që të jenë mbresëlënëse.

Dhe që të ndodhë një gjë e tillë varet nga kualiteti i atyre që do të jenë në fushë.

Ai që bëri hapin e parë, ishte Milot Rashica.

I riu vushtrrias ani pse një ndeshje e zhvilloi me fanellën kuq e zi, që nga kualifikimet për Botërorin Russia 2018, vendosi të mbrojë ngjyrat e shtetit të tij. Supermesfushori I Vitesses, deri tani llogaritet si vlera më e madhe e Përfaqësueses së shtetit të ri

Atyre që zgjedhja e tij nuk u pëlqeu, lëshuan një varg akuzash për të duke ofenduar e duke e quajtur edhe tradhtar  apo bir serbi.

Pas gazetarit Andi Bushati, një tjetër person i mediave shqiptare ka thumbuar Rashicën.

Gazetari i të përditshmes SHEKULLI Isuf Kurtaj, përdori profilin e tij në Facebook që fillimisht ta ngacmojë futbollistin me një batutë provokuese, e më pas edhe me ofendime më të rënda.

Për ofendimin që i është bërë Rashicës, por edhe detajet tjera mund t'i ndiqni në kronikën e Kushtrim Reshitaj.

 

Mahrez vazhdon me Leicester

Posted: 17 Aug 2016 12:03 PM PDT

Riyad Mahrez u ka dhënë spekulimeve për të ardhmen e tij duke vazhduar kontratën me Leicester City.

Asi i kampionit të Premierligës qe përfolur si transferim i mundshëm i Arsenalit, por në fund ka vendosur që ta lidhë të ardhmen me skuadrën nga King Power Stadium.

Kendall Jenner rikthehet në bikine

Posted: 17 Aug 2016 12:00 PM PDT

Ajo ishte një ndër të ftuarat VIP në festën luksoze të ditëlindjes së 19-të të motrës së saj Kylie Jenner.

E Kendall Jenner po që kishte ditur të zgjedh se çfarë bikine të vesh përderisa shijonte diellin dhe detin në Turks dhe Caicos.

Supermodelja, e cila shpalosi edhe fotografinë e saj për kopertinën e Vogue, kishte një dukje sensacionale me bikine ngjyrë krem.

Ajo gjithashtu bëri edhe një xhiro me skaf.

Bikini beauty: Kendall Jenner certainly packed an ideal wardrobe for fun and frolics in the Turks and Caicos sunshine last week to celebrate her younger sister Kylie's 19th birthday

Model looks: The top model, who unveiled her Vogue September issue cover last week, looked sensational in a nude and black bikini as she headed to the beach

Kicking back: With her dark locks scraped back into an effortless up 'do and a pair of shades on, Kendall was ready for some sun

Action girl: As well as topping up her tan, the self-confessed tomboy got an adrenaline kick from a high-speed jetski ride.

Need for speed! Kendall told Vogue this month that her love of sports and cars is all down to her father Caitlyn, formerly known as Bruce Jenner

 

Në Britani po testohet një produkt nga kanabisi

Posted: 17 Aug 2016 12:00 PM PDT

Një produkt i cili ka për bazë kanabisin është duke u testuar nga Shërbimi Kombëtarë për Shëndetësi, në Britani (NHS), kështu duke shënuar një ndikim të madh sa i përket perceptimit të popullatës për kanabisin.

Ky produkt MediPen tashmë ka qenë në përdorim nga qindra persona të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

MediPen, përndryshe nga THC, nuk shkakton dëme psikike dhe është në treg për tashme një vit njëkohësisht ka pasur reagime pozitive sa i përket sëmundjeve si depresioni, ankthi e deri tek sëmundjet e artritit.

Kompania ka deklaruar që janë në konsultime me NHS tashmë për disa muaj, dhe së shpejti do të publikohet një raport me të gjeturat rreth studimit.

Brazili në finale, Neymar thyen rekord (VIDEO)

Posted: 17 Aug 2016 11:35 AM PDT

Brazili është skuadra e parë që është kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike, pasi në gjysmëfinale ka mundur Hondurasin me rezultat të thellë 6:0.

Golat për Brazilin në këtë ndeshje i shënuan Neymar dy, i cili theu rekord olimpik, duke shënuar pas 14 sekondash, Gabriel Jesus dy, Marquinhos dhe Luan.

Pas kësaj fitoreje Brazil siguron medaljen e argjendtë dhe në finale për të artën do të luaj kundër Nigerisë ose Gjermanisë që luajnë në gjysmëfinalen tjetër.

Rruga Ferizaj-Gjilan merr emrin e Beau Biden (VIDEO)

Posted: 17 Aug 2016 11:29 AM PDT

Rruga 34 kilometërshe Ferizaj-Gjilan, ndonëse nuk ka nisur të ndërtohet, qysh tash quhet  Beau Biden, sipas amerikanit që kaloi shpeshherë nëpër të, duke rrugëtuar për dhe nga kampi Bondsteel.

Ideja që kjo rrugë të kishte emrin e të birit të zëvendës presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, kishte ardhur nga ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Për këtë ngjarje, para Bondsteel-it u panë shumë njerëz, ku i pranishëm ishte edhe Joe Biden me familjen e tij, me ç'rast mbajti një fjalim.

Ai pati fjalë të mira për ish presidenten Jahjaga. Shumë më tepër se atë, Biden e lavdëroi Kosovën, e jo vetëm për shkak të bindjeve të tij personale.

Mbase, më tepër se babai, shtetin e ri ballkanas e donte i biri, Beau i cili ndërroi jetë vitin e kaluar nga kanceri.

Për të ndjerin dhe punën që ai kishte bërë në Kosovë, foli presidenti Hashim Thaci dhe kryeministri Isa Mustafa.

E mysafiri i madh nga Amerika garantoi se Bidenët do të jenë të shpeshtë në Kosovë.

Kronikë nga Artiana Matoshi

Shtyhet vendimi për Azem Sylën dhe të tjerët (VIDEO)

Posted: 17 Aug 2016 11:27 AM PDT

Në Pallatin e Drejtësisë përsëri të mërkurën u dërgua Azem Syla.

I akuzuari mori pjesë në seancën në të cilën prokurori i EULEX-it, Danilo Ceccareli, kërkoi vazhdimin e paraburgimit për të dyshuarit në rastin e Azem Sylës e të tjerëve edhe për tre muaj.

Por, ky vendim nuk u mor të mërkurën.

Sipas avokatit Gashi, në këtë seancë  prokurori kishte dhënë disa risi sa i përket dëshmitarëve të mbrojtur të rastit .

Ndryshe Azem Syla akuzohet si kryesues i një grupi të organizuar që ka kryer keqpërdorim të detyrës zyrtare, pastrim parash, shitblerje të tokave  dhe transferim prej pronës shoqërore në atë private.

Kronikë nga Dafina Jegeni.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more