Skip to main content

“Këto janë vendet të cilat nesër do të kenë ndërprerje të rrymës” plus 8 more Ferizaj Press

“Këto janë vendet të cilat nesër do të kenë ndërprerje të rrymës” plus 8 more Ferizaj Press


Këto janë vendet të cilat nesër do të kenë ndërprerje të rrymës

Posted: 26 Aug 2016 08:08 AM PDT

Ferizaj. 26.08.2016. KEDS njofton se  neser do të ketë ndërprerje të rrymës. Këto janë  vendet të cilat do të kenë ndërprerje të rrymës.

Ferizaj

Më 27.08.2016   në TS 35/10 kV Ferizaj III do të shkyçet:

·         Dalja 10 kV Drejtimi i Jezercit (40042003) prej orës 09:30 deri në orën 16:00.

 

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Manastirci, Neredimja, Balaj, Jezerci, rr.Naim Beka.

Shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të trasesë në LP 10 kV Jezerci .

 

Më 27.08.2016   në TS 35/10 kV Ferizaj II do të shkyçet :

·         Dalja 10 kV Kosova Petroll  (40042003) , prej orës 10:00 deri në orën 13:00 .

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin : Rr. 28. Nëntori (një pjesë), rr. Ganimete Terbeshi, një pjesë e magjistrales Ferizaj-Prishtine, Prelezi.

Shkyçja bëhet me qëllim të ndërrimit te transformatorëve

Më 29.08.2016   në TS 35/10 kV Ferizaj III do të shkyçet :

Dalja 10 kV Drejtimi i Jezercit (40042003) , prej orës 09:30 deri në orën 16:00 .

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin : Manastirci , Neredime , Balaj , Jezerci , Rr.Naim Beka .

Shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të trasesë në LP 10 kV Jezerci .

Mbi 8 mijë nxënës nesër do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës

Posted: 26 Aug 2016 05:56 AM PDT

Mbi 8.500 maturantë, të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e qershorit në Provimin e Maturës Shtetërore, do t'i nënshtrohen pjesës së parë të Provimit në afatin e gushtit, nesër (e shtunë), 27 gusht 2016.

"Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami do të vizitojë nxënësit që i nënshtrohen këtij provimi në shkollën "Gjin Gazulli" në Prishtinë në ora 10:30" thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

Reagon Vetëvendosje: Lirohet Azem Syla, e burgosen aktivistët tanë [video]

Posted: 26 Aug 2016 05:27 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sot përmes një komunikate ndaj lirimit të Azem Sylës, pas arrestimit të një aktivisti të saj në Mintrovicë. "Lirohet Azem Syla – burgosen aktivistët e Vetëvendosjes", e kanë titulluar reagimin.

Vendimi i djeshëm i gjykatës për lirimin e Azem Sylës është veprimi i radhës që tregon nivelin shqetësues të kapjes që i është bërë organeve të drejtësisë nga klani Pronto.

Përderisa në vazhdimësi po publikohen përgjime që flasin për përfshirje në krim të organizuar e keqpërdorim të detyrës zyrtare edhe nga shumë bashkëpartiakë të Azem Sylës, organet e drejtësisë kanë mbyllur sytë kundruall tyre dhe morën vendimin skandaloz për lirimin e këtij të fundit.

Në anën tjetër, të njëjtat organe të drejtësisë kanë shqiptuar masa të arrestit shtëpiak ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, vetëm pse këta të fundit penguan klanin Pronto në misionin e tyre kryesor – faljen e tokave të Kosovës dhe copëtimin e saj. Sot po ashtu, Policia e Kosovës intervenoi brutalisht për të penguar aktivistët e Vetëvendosjes që të vendosin një pano prej letre para shtëpisë së Kadri Veselit, me ç’rast arrestuan aktivistin Imer Fejza, ndërsa lënduan ish-luftëtarin e UÇK-së, Musa Ajeti.

Nuk ka më asnjë dilemë që i gjithë sistemi shtetëror, duke përfshirë policinë, prokurorinë dhe gjykatat, është vënë në shërbim të klanit Pronto dhe shtypjes së kujtdo që mendon ndryshe dhe kundërshton politikisht këtë klan.

Lëvizja Vetëvendosje u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë sa më masivisht në protestën e 1 shtatorit, ku do t'i tregohet në mënyrë të vendosur këtij klani kriminal që qytetarët nuk do të dorëzohen para tyre, thuhet në komunikatë.

Aksident komunikacioni në Gurëz (Gërlicë) të Ferizajt (Foto)

Posted: 26 Aug 2016 05:06 AM PDT

Para pak çastesh ne hyrje të fshatit Gurëz (Gërlicë) të Ferizajt ka ndodhur një aksident i komunikacionit.

Nuk raportohet për të lënduar  por dëmet material janë të konsiderueshme.

Policia e trafikut gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Gerlic 14101743_10208497758779811_610198219_n 14137731_10208497758819812_2137173611_n 14111711_10208497758939815_2023474587_n

Policët duhet t’i ndërpresin pushimet, më 1 shtator në punë për shkak të Demarkacionit

Posted: 26 Aug 2016 04:40 AM PDT

Në kuadër të përgatitjes së Policisë së Kosovës për protestën e 1 shtatorit, ky institucion do ta shtojë vigjilencën dhe masat e sigurisë për ta mbuluar këtë ngjarje.

Ndonëse zyrtarët e Policisë së Kosovës, kanë thënë se ende nuk kanë ndonjë plan operativ për 1 shtator, Telegrafi mëson se disa prej pjesëtarëve të Policisë të cilët kanë qenë në pushim vjetor iu është bërë ftesa që të jenë në detyrë ditën e protestës.

Përveç kësaj ata pritet që ditën e protestës të jenë të angazhuar, nëse është e nevojshme, edhe jashtë orarit të zakonshëm prej 8 orësh.

Ndryshe, të enjten partia më e madhe opozitare ka thirrur protestë gjithëpopullore për të kundërshtuar sipas tyre, demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi dhe korrupsionin nëpër institucionet e Kosovës. /Telegrafi/

Aksioni i VV-së: Një i arrestuar, një tjetër i lënduar

Posted: 26 Aug 2016 04:03 AM PDT

Një qytetar është arrestuar në përfundim të aksionit të Lëvizjes Vetëvendosje, për të vendosur një pano në afërsi të shtëpisë së kryekuvendarit Kadri Veseli.

Po ashtu një tjetër është alivanosur dhe është duke marrë ndihmë mjekësore, ndërsa të dy këto zhvillime kanë rrjedhur pas sulmit që i është bërë një veture të Policisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

VAZHDOJNË FLAKËT NË SHËNGJIN

Posted: 26 Aug 2016 03:59 AM PDT

Zjarri në Malin e Shëngjinit është duke vazhduar, i cili ka përfshirë këtë pjesë prej disa ditës. Situata në këtë pjesë të Shqipërisë vazhdon të jetë problematike për shkak se zjarret janë aktivizuar sërish gjatë natës.

Zjarrfikësit,  forcat ushtarake dhe emergjencat kanë qenë në gjendje gatishmërie gjatë gjithë natës së kaluar.

Të dhënat e para flasin se vatrat e zjarrit janë ndezur aksidentalisht, por policia heton edhe për ndonjë zjarrvënie të qëllimshme.

Nuk ka qetësi për Shëngjinin. Qyteti vijon të jetë në alarm nga kërcënimi i zjarrit që vijon prej disa ditësh.

Ferizaj: Rrihen vëllezërit në mes vete, përfundojnë në spital

Posted: 26 Aug 2016 03:47 AM PDT

Një person ka përfunduar në QKUK dhe një tjetër emergjencën e qytetit të Ferizajit, pas një rrahje në mes vete.

Të dy të dyshuarit janë vëllezër, njofton Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në Ferizaj.

"Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy meshkuj K/Shqiptar(vëllezër) dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore .Njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari tjetër në emergjencën e Ferizajt. Njësit policore janë duke hetuar rastin", thuhet në njoftimin e PK-së.

Këto pjesë të distriktit të Ferizajt do të kenë ndërprerje të rrymës

Posted: 25 Aug 2016 04:00 PM PDT

 

Më 26.08.2016 në NS 110/35/10 kV Bibaj do të shkyçet:

  • Dalja 10kV Fshatrave –(40000002) prej orës 10:00-12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Fshati i Vjetër, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj, Zllatari.

Shkyçja bëhet me qëllim të lëshimit në punë të transformatorit Zllatar, trafo e re 160 kVA.

Më 26.08.2016 në NS 35/10 kV Ferizaji III do të shkyçet:

Dalja 10 kV Gaçkës prej ores 09:30 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Musovit, Greme, Gaçka, Semaja, Burrniku, Bajnica,Kashtanjeva,Prushaj,Sllatina e Lepencit. TS-Afrim Tafa-Baic (fabrika e ujit), TS-Gurthysi 7 Shtatori-Isa Vishi.

Shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të traseve dhe ndërrimit të shtyllave në LP 10 kV.

Më 26.08.2016 në NS 35/10 kV Magure do të shkyçet:

Dalja 10 kV Fshatrat (41048002) prej orës  08:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Magure (një pjese), Medvevc, Dobraje, Rreze, Blinaje, Qylage, Poturovc, Torine Poturovc, Gllanice.

Më 26.08.2016 në NS 35/10 kV SHTIME do të shkyçet:

Dalja 10 kV Petrovës(41046002) prej ores 08:00 deri në orën 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Petrova, Mollopolci dhe TS Shtime (Demiri).

Arsyeja: Revizion i LP-ve.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more