Skip to main content

“Ka një makth që i lë femrat më shpesh pa gjumë” plus 1 more Shëndetësia

“Ka një makth që i lë femrat më shpesh pa gjumë” plus 1 more Shëndetësia


Ka një makth që i lë femrat më shpesh pa gjumë

Posted: 21 Aug 2016 11:27 AM PDT

Studimi tregon se femrat shohin më shpesh ëndrra të këqija se meshkujt dhe kanë makthe më të shpeshta.

Sipas një studimi, femrat përjetojnë më shumë makthe sesa meshkujt. Madje ëndrra më e zakonshme për to, është të shohin partnerin duke e tradhtuar.

Të paktën kështu thotë studimi i realizuar nga kompania "Amerisleep" në SHBA, i cili ka marrë në analizë rreth 2000 persona.

Studimi zbuloi se ëndrrat që shihen më shpesh në Amerikë janë: rëniet nga lartësitë dhe seksi me një njeri të ndaluar.

Por kur bëhej fjalë për krahasimin midis gjinive, makthet ishin më të shpeshta për femrat. Meshkujt kanë tendencë të ëndërrojnë gjëra të gëzueshme dhe emocionuese.

Përveç tradhtisë, tri ëndrrat e tjera më të shpeshta për një femër janë; duke i rënë dhëmbët, duke i ndjekur dikush dhe merimangat. Ndërsa meshkujt shohin ëndrra duke fluturuar, takim me një bukuroshe të panjohur ose para.

"Shkalla e lartë e çrregullimeve të ankthit te femrat, mund të jetë arsyeja pse ato shohin më shumë makthe"- thotë Dr. Jennie Parker.

Studimi i "Amerisleep" zbuloi gjithashtu se femrat kanë më shumë gjasa t'i mbajnë mend ëndrrat që shohin.

24% e femrave i mbajnë mend ëndrrat që shohin pothuajse çdo natë, krahasuar me 14% të meshkujve. /Telegrafi/

Burimi: Daily Mail

The post Ka një makth që i lë femrat më shpesh pa gjumë appeared first on Telegrafi.

Studim i ri: Partnerët që dehen së bashku janë më të lumtur

Posted: 21 Aug 2016 02:29 AM PDT

E keni menduar ndonjëherë se alkooli mund të bëjë martesën tuaj më të lumtur dhe më të qëndrueshme?

Pse duhet të pinë të dy?

Sipas një studimi të botuar në "Journals of Gerontology: Psychology Sciences", partnerët që herë pas herë dehen së bashku kanë një marrëdhënie më të lumtur e më të qëndrueshme se çiftet që nuk e bëjnë këtë.

Sipas Reuters ky studim ka marrë në analizë rreth 3000 çifte, të cilët ishin të martuar mesatarisht prej 33 vitesh.

"Ne nuk po ju sugjerojmë të ndryshoni mënyrën se si ju pini, dhe se sa shumë pini. Ne nuk jemi të sigurt pse ndodh kjo. Gjithsesi mendojmë se çiftet që kryejnë më shumë aktivitete bashkë kanë një marrëdhënie më të lumtur, dhe këtu përfshihet edhe të pirit."- tha për Reuters autorja e studimit, Dr. Kira Birditt nga Universiteti i Michigan.

Pour-faire-l-amour-les-couples-ont-de-plus-en-plus-besoin-d-alcool

Megjithatë duhet theksuar se çiftet ku vetëm njëri nga partnerët pi alkool, priren më shumë të kenë probleme martesore, sidomos nëse është gruaja ajo që pi.

Ndërsa çiftet ku asnjëri nga partnerët nuk pi, kanë tendencë të kenë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të shëndetshme.

Sipas Birdit, zakonet tona të të pirit ndikojnë shumë dhe te partneri.

Nëse njëri ka probleme me alkoolin, ose ka probleme shëndetësore edhe tjetri duhet të heqë dorë patjetër. Kështu që herën tjetër kur të dilni në darkë niseni mbarë me tekila! /Telegrafi/

Burimi: Reuters (Anabel)

The post Studim i ri: Partnerët që dehen së bashku janë më të lumtur appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more