Skip to main content

“Ja çfarë iu ndodh atyre që s’pinë alkool” plus 1 more Shëndetësia

“Ja çfarë iu ndodh atyre që s’pinë alkool” plus 1 more Shëndetësia


Ja çfarë iu ndodh atyre që s’pinë alkool

Posted: 14 Aug 2016 01:56 PM PDT

Një studim i ri tregon se njerëzit që nuk konsumojnë alkool, kanë më shumë mundësi të vdesin në moshë më të re.

Studimi i sapo dalë tregon se ata që pijnë rregullisht alkool, pa e tepruar, mund të jetojnë më gjatë, në krahasim me ata që nuk kanë qenë kurrë të dhënë pas alkoolit.

Po, po, ju e keni lexuar këtë mirë: Studimi shton se abstenimi nga alkooli krejtësisht, mund të çojë në një jetë më të shkurtër sesa ata që janë përdorues të tij në mënyrë të moderuar.

Në këtë studim janë përdorur njerëz të moshës prej 55 deri në 65 vjeç.

I udhëhequr nga psikologu Charles Holahan nga Universiteti i Teksasit në Austin, është nxjerrë përfundimi i këtij studimi se normat e vdekshmërisë kanë qenë më të larta për ata që nuk e kanë përdorur kurrë këtë pije, të ulëta për ata që konsumojnë alkool me të madhe, dhe, edhe më të ulëta për ata që pinë alkool me masë, nga 1 deri në 3 gota në ditë.

stop_drinking_alcohol

Nga 1,824 pjesëmarrës në studim, vetëm 41 për qind e konsumuesve të kujdesshëm, kanë vdekur në moshë të parakohshme, në krahasim me 69 për qind të jo-konsumuesve të alkoolit.

Madje, edhe ata që konsumojnë alkool me të madhe, kanë dalë më mirë sesa ata që nuk e konsumojnë fare, me 60 për qind të vdekjes së parakohshme.

Pavarësisht rrezikut të shtuar për cirozë dhe disa lloje të kancerit, për të mos e përmendur varshmërinë, aksidentet dhe gjykimet e dobëta që lidhen me 'pijanecët', ata që konsumojnë alkool kanë më pak gjasa të vdesin sesa ata që qëndrojnë të 'thatë'.

Një shpjegim i mundshëm për këtë është se alkooli mund të jetë një lubrifikant i madh social dhe rrjetet e forta sociale janë esencialë për ruajtjen e shëndetit mendor dhe fizik, shkruan lajmi.net.

Ata që nuk përdorin alkool kanë treguar shenja më të mëdha të depresionit, në krahasim me homologët e tyre raki-dashës. Përveç shëndetit të zemrës dhe beneficioneve tjera të përdoruesve të moderuar të alkoolit (posaçërisht verës së kuqe), gjithashtu ndihmon në rritjen dhe zgjerimin e shoqërisë.

Pra, është gjithmonë e rëndësishme të pini me përgjegjësi dhe kujdes. Ky është një studim që ta qoni një gotë! /Telegrafi/

The post Ja çfarë iu ndodh atyre që s’pinë alkool appeared first on Telegrafi.

Ushtrimet dhe kafja – kombinimi i shkëlqyeshëm për luftë kundër kancerit

Posted: 14 Aug 2016 06:05 AM PDT

Kafeina dhe aktiviteti fizik ulin rrezikun nga kanceri i lëkurës për 62 për qind, ndërkaq tumoret të cilët megjithatë shfaqen janë më të vegjël për 85 për qind.

Një studim i ri, transmeton Telegrafi, ka  treguar që,  nëse ushtrimeve do t’u shtonit një ose dy filxhanë kafe, si një stimulues i popullarizuar, dukshëm do të zvogëloni rrezikun nga kanceri i lëkurës.

Për kafen dhe dobitë e saj është folur mjaft, që nga efektet e saj dobësuese nëse pihet esëll dhe pa sheqer e deri tek lajmi i fundit që vjen nga një grup shkencëtarësh që ka konstatuar një fakt mjaft interesant për vlerat e kafes.

Është ky zbulimi i një studimi amerikan të Rutgers Ernest Mario School of Pharmacy në New Jersey.

Efekti i kafesë mund të shtohet më tej, nëse alternohet me aktivitetin fizik, pasi në këtë mënyrë mbrojtja bëhet më e madhe. Sipas studiuesve të "Imperial College" në Londër, femrat mund të jenë më të sigurta nëse bëjnë të paktën 30 minuta ushtrime në ditë.

Drejtuesit e studimit kanë zbuluar se si personat e rrezikuar nga kanceri në lëkurë, shënuan një përmirësim gjatë përdorimit të kafeinës dhe alternimi i aktivitetit fizik. U zbulua gjithashtu se masa tumorale u zvogëlua tek ata persona që pinin rregullisht kafe dhe bënin aktivitet fizik.

Në këtë mënyrë studiuesit shprehen se ky studim shërben si shtysë për avancimin e studimeve për gjetjen e një zgjidhje që mund të parandalojë shfaqjen e kancerit në lëkurë./Telegrafi/

The post Ushtrimet dhe kafja – kombinimi i shkëlqyeshëm për luftë kundër kancerit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more