Skip to main content

INSAJDERI

INSAJDERI


Kuka: Medalja e artë e Majlindës është edhe për Shqipërinë

Posted: 13 Aug 2016 10:05 AM PDT

Trajneri i përfaqësueses kosovare në xhudo, Driton Kuka ka thënë se medalja e artë që e fitoi Majlinda Kelmendi në Rio dedikohet për të dyja shtetet me shumicë shqiptare, Kosovën dhe Shqipërinë.

Ai këtë e shprehu përmes rrjetit social Facebook, pasiqë sot përfundoi gara për të gjithë sportistët e Shqipërisë dhe Kosovës, me eliminimin e atletes nga Shqipëria, Luiza Gega.

" Lojërat Olimpike për Kosovën me sot morën fund. Ajo qe nuk është arritur nga shteti ynë amë Shqipëria për më se 100 vite, u arrit për shtetin tonë të ri qysh me paraqitjen e parë. Medalje kjo që është e përbashkët e te dyja shteteve tona, e popullit tonë në mbarë botën", tha Kuka, i cili po ashtu shkroi histori si trajneri i parë kosovar që dërgon sportisten e tij drejt triumfit në Rio 2016.

Kuka më tej foli edhe për sportistët e tjerë të Kosovës dhe Shqipërisë të cilët nuk arritën të fitojnë medalje, madje as nuk iu afruan atyre.

"Sportistë nga të dy shtetet tona tentuan të arrijnë më shumë por për momentin kaq i kishim mundësitë", thotë më tej Kuka, raporton Insajderi.

Kuka dhe Kelmendi priten të mbëriijnë në Kosovë të dielën pasdite. Për medalistën e parë të artë kosovare në Lojëra Olimpike, Majlinda Kelmendi, është planifikuar të organizohet një pritje e madhe në Prishtinë dhe Pejë. /Insajderi.com

The post Kuka: Medalja e artë e Majlindës është edhe për Shqipërinë appeared first on INSAJDERI.

Tjetër problem për Volkswagen

Posted: 13 Aug 2016 09:37 AM PDT

Kur ende nuk ka hedhur pas krahëve skandalin e mashtrimit për ndotjen e emëtuar, Volkswagen përballet me një tjetër.

Rreth 100 milionë mjete të prodhuara nga kompania gjermane, janë në rrezik për t'u hapur lehtësisht përmes hakimit.

Në këtë përfundim kanë mbërritur një grup hakerash, që thonë se avaria prek mjete të prodhuara nga viti 1995 deri në 2016, modele të ndryshme VW dhe Audi, Seat  dhe Skoda.

Alarmi është dhënë nga kompania e sigurisë online, Kasper&Oswald. Ajo thotë se përmes një metode të thjeshtë mund të klonohet 'sinjali' i hapjes së këtyre mjeteve, por pa dhënë shumë detaje rreth kësaj.

Vetë kompania gjermane ka reaguar duke thënë se po punon me kompanite e sigurisë për këtë problem dhe siguron se avaria nuk prek prodhimet e fundit të 2016.

The post Tjetër problem për Volkswagen appeared first on INSAJDERI.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së: Mustafa po e zhbën përditë Kosovën

Posted: 13 Aug 2016 09:14 AM PDT

Zyrtari i AAK-së, Anton Berisha i është kundërpërgjigjur Isa Mustafës, i cili tha se duhet të dëgjohet Amerika për shkak se e ka ruajtur Kosovën nga zhbërja.

Por, Berisha ka thënë se ai që po e zhbën Kosovën është Shefi i Qeverisë aktuale.

Madje, ky udhëheqës i AAK-së ka thënë se Isa Mustafa po tenton të marrë edhe rolin e Presidentit të SHBA-së kur po flet në emër të Amerikës.

anton

"Tash, ky a po flet në emër të Amerikës si president i saj apo në emër të qytetarëve të vet? Sa për zhbërjen e Kosovës, ky është duke e bërë përditë dhe pa fije turpi thirret se zhbërja është kërkesë e Amerikës. Shkollë e demagogjisë lindore", ka shkruar Berisha.

Ndryshe, Kryeministri Isa Mustafa e ka shfrytëzuar vizitën e Zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, për t'iu thënë zyrtarëve të LDK-së se duhet dëgjuar SHBA-në. Ka thënë se amerikanët kanë shpëtuar Kosovën nga zhbërja.

The post Anëtari i Kryesisë së AAK-së: Mustafa po e zhbën përditë Kosovën appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more