Skip to main content

INSAJDERI: ““The Summit” vazhdon sonte, plus një natë ekstra” plus 19 more

INSAJDERI: ““The Summit” vazhdon sonte, plus një natë ekstra” plus 19 more


“The Summit” vazhdon sonte, plus një natë ekstra

Posted: 20 Aug 2016 10:03 AM PDT

Pas anulimit të natës së parë të festivalit të muzikës elektronike, "The Summit", për shkak të reshjeve të shiut, organizatorët kanë lajmëruar sonte nata e dytë do të vazhdojë siç është planifikuar.

"Nata e dytë e The Summit vazhdon sonte me Philip Bader, Konstatin Sibold, Mirë Linda, Drenique e Jimmy Haze. Të gjithë ju që keni paguar mbrëmë për biletë, sonte do të keni mundësi të hyni brenda me po të njejtën biletë ose byzylyk dore", thuhet në njoftimin e organizatorëve të festivalit.

Por nata e humbur e së premtes, do të zëvendësohet me të dielën, pasi organizatorët kanë vendosur që "The Summit" të mbahet edhe të dielën.

"Të dielën prej orës 12h deri në 19h do të keni mundësinë të dëgjoni artistët që nuk patën mundësi të luajnë natën e parë, si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm. Ta kaloni një të diele, me shumë serotonin e tinguj të bukur të technos", thuhet në sqarimin e organizatorëve.

Për të dielën, hyrja do t'iu mundësohet të gjithë atyre që kanë një biletë apo byzylyk dore.

E krejt në fund organizatorët kanë edhe një kërkesë.

"Përndryshe, bileta do te kete edhe ne hyrje! Hajdeni me duksa e pantolla t'kuqe, me pizhama e papuqe!!"./Insajderi.com

The post “The Summit” vazhdon sonte, plus një natë ekstra appeared first on INSAJDERI.

Gjykata e Apelit ndalon përfundimisht këngën “Shqiptar 2”

Posted: 20 Aug 2016 09:49 AM PDT

mbasadorja e Kosovës në Itali , sapo ka njoftuar se kënga me përmbajtje fyese për Lamën e titulluar "Shqiptar 2" me vendim të Gjykatës së Apelit është bllokuar nga xhirollogaria e këngëtarit Gold AG dhe të atyre që e kanë publikuar.

"Gjykata e Apelit ka lënë në  fuqi vendimin e Gjykatës Themelore për masën e sigurisë së ndalimit të këngës  fyese ndaj meje me titull “Shqiptari 2” që do të thotë, ndalim i këngës dhe bllokim i xhirollogarive të këngëtarit dhe atyre që e kanë publikuar. Ecim më tej me vendosjen e rendit në vend…", ka njoftuar Lama.

Kujtojmë se pas lansimit të kësaj këngë  Lama pati paralajmëruar padi edhe ndaj mediave që do ta transmetojnë atë këngë.

Gold AG (Arian Agushi) në këngë përmend një numër të madh të personaliteteve politike shqiptare dhe jo shqiptare në këngën e tij, kurse deri më tani ka reaguar vetëm deputetja Alma Lama./Insajderi.com

The post Gjykata e Apelit ndalon përfundimisht këngën "Shqiptar 2" appeared first on INSAJDERI.

Ymeri bënë thirrje për gjunjëzim të plotë të Thaçit

Posted: 20 Aug 2016 09:09 AM PDT

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka përmendur se largimi i Thaçit nga pushteti dhe ndalimi i demarkacionit bëhet duke luftuar vendimet e tij. Ka thënë se Presidenti duhet të luftohet deri në gjunjëzim.

"Kjo pronto klikë kriminelësh luftohet duke ua luftuar vendimet. Cilindo vendim në cilëndo kohë. Deri në gjunjëzimin e plotë të tyre. Kundërshtimi i marrëveshjes për demarkacion është kundërshtim i krimit, siç është luftimi i kriminelëve luftim i vendimeve të tyre kriminale", ka thënë Ymeri, pas deklaratës së Thaçit se demarkacioni me Malin e Zi duhet të ratifikohet në Kuvend.

"Kumbara i familjes Pronto, Thaçi, po vazhdon të insistojë që agresionin e tij ndaj territorit të Kosovës ta shndërrojë në realitet institucional përmes Kuvendit. Natyrisht që mafiozët si puna e tij nuk dijnë ndryshe të kryejnë punë pos përmes kërcënimit, shantazhit, reketit, zhvatjes e mitos. Kështu e kapi shtetin, pastaj Presidencën. Tash kështu po don ta çojë deri në fund agresionin ndaj territorit", ka shtuar ai.

Udhëheqësi i Vetëvendosjes ka thënë se askush në Kosovë s'u beson fjalëve të Thaçit se s'po humbim asgjë nga demarkacioni.

"Edhe po të mos kishin qenë fare argumentet e ekspertëve e dëshmitë e banorëve, vet fakti që një mafioz si Thaçi po e mbronë me kaq zell këtë marrëveshje, është fakt i mjaftueshëm për të mos e pranuar atë. Lëre më që nuk mund ta gjesh një njeri që ta thotë se me këtë marrëveshje nuk humbim asgjë".

 

The post Ymeri bënë thirrje për gjunjëzim të plotë të Thaçit appeared first on INSAJDERI.

Humbin jetën 6 refugjatë nga përmbytja e varkës në Mesdhe

Posted: 20 Aug 2016 07:48 AM PDT

Më shumë se 300 emigrantë u shpëtuar përderisa varka e tyre u përmbyt në ujërat e Mesdheut, mirëpo nga tragjedia humbën jetën 6 persona.

Trupat e tyre janë dërguar në portin Trapani të Sicilisë, mëngjesin e të shtunës.

Mes viktimave, 3 janë fëmijë të mitur, të cilët humbën jetën menjëherë sapo varka prej druri u kthye përmbys për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që kishin hipur në të, në përpjekje për të mbërritur në Europë nga brigjet libiane.

Vetëm në 24 orët e fundit mbi 500 emigrantë janë shpëtuar në ujërat mes Libisë dhe Italisë, ndërsa kriza e refugjatëve vazhdon të prodhojë të tjera tragjedi.

Tre mijë emigrantë, sipas OKB kanë humbur jetën në ujërat e Mesdheut për gjysmën e parë të këtij viti, por mijëra të tjerë janë vrarë nga lufta civile në Siri, tashmë në vitin e pestë.

The post Humbin jetën 6 refugjatë nga përmbytja e varkës në Mesdhe appeared first on INSAJDERI.

Gjuriq: Asociacioni nuk është i kushtëzuar me shuarjen e struturave paralele

Posted: 20 Aug 2016 07:25 AM PDT

Porositë, të cilat i ka dhënë nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë vizitës në Kosovë, lidhur me formimin e Asociacionit janë trimëruese, ka thënë shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq.

Në një bisedë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Gjuriq ka theksuar se tashmë nga Prishtina priten më shumë vepra se sa fjalë, kur bëhet fjalë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

"Mendoj që në periudhën e ardhshme, kjo është shumë e rëndësishme për drejtpeshimin e zbatimit të marrëveshjes dhe për përparimin e mëtejmë të normalizimit. Madje, mund të them se kushti, pa të cilin nuk mund të shënohet përparim i marrëdhënieve, është zbatimi i marrëveshjes për Bashkësinë e komunave serbe", ka theksuar Gjuriq.

Duke i komentuar deklaratat në takimin e fundit në Bruksel, është biseduar vetëm për çështjen e telefonisë por jo edhe për Asociacionin, Gjuriq ka thënë se për çështjen e Asociacionit ka biseduar vetëm me delegacionin e Bashkimit Evropian, në mënyrë mjaft të detajuar.

Sa i përket deklaratavë të autoriteteve të Kosovës se Asociacioni nuk do të formohet pa zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe pa shpërbërjen e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, Gjuriq i sheh si ikje nga obligimet që janë marrë në Bruksel.

"Mjafton që të shihni marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve dhe marrëveshjet e mëvonshme për bashkësinë e komunave, në to askund nuk përmendet kurrfarë shuarje e çfarëdo institucioneve, të cilat ata i quajnë paralele dhe ngjashëm".

" Për më shumë, jo në kontekstin e çfarëdo kushtëzimi për obligimet që ka Prishtina. Pra, ata po shpikin kushte jo ekzistuese, të cilat askund nuk mund t'i argumentojnë, as në letër e as në përmbajtjen e bisedimeve të tilla", ka deklaruar Gjuriq. /REL

The post Gjuriq: Asociacioni nuk është i kushtëzuar me shuarjen e struturave paralele appeared first on INSAJDERI.

“Tifozat Kuq e Zi”, thirrje qeverive për bashkimin e kombëtareve

Posted: 20 Aug 2016 07:00 AM PDT

Pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA dhe përfshirjes së saj në kualifikueset e Botërorit 2018, ndarja mes dy shteteve shqiptare u zyrtarizua edhe në futboll.

Ditët e fundit tema më e diskutuar ka qenë ajo e zgjedhjes së përfaqësueses nga futbollistët kosovarë, ku Rashica, Meha dhe Shala braktisën Shqipërinë për Kosovën, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve ka vendosur të vazhdojë për ngjyrat kuqezi.

"Tifozat Kuq e Zi", me anë të një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe federatave të futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës, për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për krijimin e një lige të përbashkët kombëtarja dhe bashkimin në një të ekipeve përfaqësuese.

Statusi i tyre fillon me falenderimin për të gjithë futbollistët “që kanë djersitur, po djersisin dhe do të djersisin fanellën e Kombëtares tonë”.

“Por, nga sot, rruga ku ishim bashkë, pati një devijim, devijim ky që do të bashkohet në "udhëkryqin" e radhës. Ne, Tifozat Kuq e Zi, zotohemi se do të punojnë shumë dhe pandalshëm, që ky ri-bashkim të ndodhë sa më shpejt, dhe besojmë fuqishëm që kur kjo të arrihet, shqiptarët do të kenë një ekip shumë më gjithpërfshirës, jashtëzakonisht më të fortë, dhe të përhershëm”, shkruajnë “Tifozat Kuq e Zi”.

Ky grup thonë se “Tani topi” mbetet te qeveritë dhe federatat respektive të të dy vendeve për t'i hapur rrugë një kampionati konkurues në futbollin europian, dhe një ekip kombëtar akoma më të fortë.

statusi kuq e zi

 

 

The post "Tifozat Kuq e Zi", thirrje qeverive për bashkimin e kombëtareve appeared first on INSAJDERI.

Bashkëbiseduesi i Grabovcit, Beni, kishte pozitë të lartë në ShIK

Posted: 20 Aug 2016 06:31 AM PDT

Gazeta Online Insajderi ka mësuar se "Beni", personi i cili dëgjohet duket biseduar me Adem Grabovcin në serinë e XV-të të Dosjes së Shefave lidhur me punësimit e një të afërmi të tyre në një institucion publik, është Afrim Bajraktari, ish-shef i ShIK-ut për Pejë.

Bajraktari aktualisht është zyrtar në prokurorim në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë.

publikimin e 15-të përgjimeve në kuadër të Dosjes së Shefave të shtunën, dëgjohet se si Afrim Bajraktari e thërret Grabovcin në telefon për t'i treguar se konkursi për të cilin janë marrë vesh të konkurrojë ka qenë i mbyllur dhe kërkon sqarime për hapat e ardhshëm nga Grabovci. Nënkryetari i PDK-së e udhëzon atë që të bisedojë direkt me Sekretarin e Qeverisë së Kosovës, Fitim Krasniqin. /Insajderi.com

The post Bashkëbiseduesi i Grabovcit, Beni, kishte pozitë të lartë në ShIK appeared first on INSAJDERI.

Fillimi i punimeve në autostradën Nish-Tiranë bashkon liderët e rajonit

Posted: 20 Aug 2016 06:00 AM PDT

Nisja e punimeve të autostradës që do të lidhë Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë, po shihet edhe si mundësi për realizimin e një takimi të përbashkët të Qeverisë së Serbisë, asaj të Shqipërisë dhe përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës.

Kjo çështje fillimisht është ngritur gjatë vizitës se nënpresidentit amerikan, Joe Bidennë Beograd, ku kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka thënë nënpresidentit se brenda një muaji, "do ta mirëpresë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama", por edhe liderë të tjerë nga Kosova, pa saktësuar për kë bëhet fjalë.

Analistë në Beograd kanë thënë se ftesa për praninë e zyrtarëve nga Kosova krahas kryeministrit shqiptar, mund të bëhet me rastin e fillimit të punimeve në autostradën Nish-Tiranë, që kalon nëpër Kosovë.

Por, autoritetet zyrtare në Kosovë thonë se nuk kanë biseduar për një takim të mundshëm në këtë kohë, megjithëse kanë deklaruar se deri në periudhën e përfundimeve të punimeve të autostradës, Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovë dhe në një ceremoni të tillë, mund të jenë bashkë.

Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Lutfi Zharku, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se ky është një projekt rajonal në kuadër të bashkëpunimit në Ballkan.

"Deri tash nuk është diskutuar kjo çështje, por besoj se do të jemi bashkë. Shpresojmë që deri në atë kohë, për dy-tre vjet, do të kemi një njohje formale nga Serbia".

"Natyrisht, unë nuk mund të paragjykoj se kush do të jetë pas meje ministër i Infrastrukturës dhe cila qeveri do të jetë. Por,bashkëpunimi rajonal është kyç, apo element bazë për integrimet evropiane. Kështu që, Qeveria e Kosovës dhe populli, në përgjithësi, duhet të jetë i zotuar apo i përkushtuar për bashkëpunimet dhe integrimet rajonale", ka thënë Zharku.

Edhe përfaqësues të bizneseve në Kosovë, kanë pohuar se për një projekt të tillë rajonal, duhet të takohen krerët e institucioneve të të tri shteteve.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se takime të zyrtarëve të lartë të institucioneve të Kosovës dhe Serbisë, vazhdimisht po ndodhin në Bruksel.

Kështu që, sipas tij, një takim trepalësh duhet të ndodhë në fillim të punimeve të autostradës, pasi konsiderohet projekt i rëndësishëm dhe i financuar nga Bashkimi Evropian.

Shahini ka deklaruar se nëse Aleancës (Kosovare të Biznesit) i bëhet një ftesë e tillë, do të marrë pjesë, por, siç ka thënë ai, “në pajtim me autoritetet shtetërore".

"Kjo do t'i jepte një autoritet më të madh, por njëherësh do të jetë një mundësi e pajtimeve shumë shekullore ndërmjet këtyre komuniteteve, të cilat padrejtësisht kanë qenë në konflikte dhe në lufta të ndryshme", është shprehur Shahini .

Ndryshe, ministri Zharku duke folur për përgatitjet rreth projektit, ka treguar se deri në muajin tetor të këtij viti, pritet të përfundojë studimi i fizibilitetit, dhe më pas, ministria do të marrë vendim për përcaktimin e trasesë, apo përcaktimin e kategorisë së rrugës e cila do të ndërtohet.

Autostrada në territorin e Kosovës, është vazhdimësi në Autostradën "Ibrahim Rugova", që tashmë ka përfunduar deri në Besi, fshat ky që gjendet në magjistralen Prishtinë – Podujevë, kurse ekzistojnë edhe rreth 24 kilometra tjera deri në Merdarë.

"Sipas aktiviteteve që janë duke u ndërmarrë, shpresoj se në fund të vitit 2017 dhe në fillim të vitit 2018, do të nisë realizimi i projektit. Ky projekt do të duhej të financohej pjesërisht me grante nga Komisioni Evropian. Kurse, pjesa tjetër do të mbetet me financim nga ana e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Investive Evropiane, dhe do të jetë hua e butë, sikurse që i kemi edhe për projekte tjera", ka shpjeguar Zharku.

Ndryshe, autostrada Durrës – Merdarë – Nish është projekt që përkrahet nga Bashkimi Evropian, si projekt i përbashkët i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore për Ballkanin Perëndimor.

Bashkimi Evropian, në mars të viti të kaluar, pas një konference ndërministrore të gjashtë vendeve Ballkanike, që është mbajtur në Prishtinë, ka premtuar se është i gatshëm të investojë deri në 1 miliard euro për projektet e përbashkëta të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në Ballkanin Perëndimor. /REL

The post Fillimi i punimeve në autostradën Nish-Tiranë bashkon liderët e rajonit appeared first on INSAJDERI.

Librat e “mallkuar”

Posted: 20 Aug 2016 05:25 AM PDT

Nga Libri i të Vdekurve në Egjiptin e lashtë, deri tek faqet delirante të Hitlerit. Nga protokollet e të urtëve të Sionit, tek Bibla e Satanait. Edhe sot e kësaj dite, këta tekste të mbushur me urrejtje dhe gjak, duket se kanë fuqi okulte. Prandaj edhe legjenda e tyre mbijeton.

Që nga kohët e lashta kanë ekzistuar vëllime që shumëkush i ka konsideruar bartës të fatkeqësive. Të tjerë, ndërkohë, përfunduan në turrën e druve nga të pushtetshëm të ndryshëm të tokës, për shkak se u panë si emisarë të një vizioni të ndryshëm nga i tyri. Siç rrëfen Luke Scarlini tek "Librat e mallkuar: Tregime të faqeve që digjen", që në kohët e lashta, të pushtetshmit e kuptonin se marrëdhëniet mes shkrimit dhe shkrimtarit, shpesh herë përcaktojnë vdekjen e kujt ka hedhur, e zeza mbi të bardhë, mendimet e padëshirueshme. Shpesh herë librat janë bërë të papëlqyer, prej peripecive ekzistenciale të autorëve të tyre, herë të tjera për shkak të përmbajtjes që ofrojnë, apo joshjes prej legjendave që përhapin.

Libri i të vdekurve

Simbol për Egjiptin e lashtë, i inteligjencës kozmike, Perëndia Thoth paraqitej si një njeri me kokën e një ibisi me një sqep të gjatë, duke mbajtur në dorë një kallam dhe bojën që përdorej për të shkruar në papirus. Atij, në fakt, i janë atribuar shpikjet e shkrimit dhe detyra e "sekretarit" të perëndive. Si i tillë, ai ishte përgjegjës për mbajtjen e ditarit magjik të vendimeve dhe veprimeve të tyre, që vetëm të iniciuarit mund t'i deshifronin, duke kuptuar domethënien e tyre. Libri i Thothit, pra u jepte fuqi të mëdha atyre që e rroknin dhe dinin ta interpretonin në mënyrë të saktë. Lejonte ringjalljen e të vdekurve, të veprohej mbi njerëzit duke u manipuluar vullnetin, apo duke përcaktuar vdekjen e tyre, si dhe kuptohej gjuha e fshehtë e kafshëve. Ndër legjendat më të lashta, njëra ka të bëjë me të urtin, Nefer-ka-Ptah, i cili, me ndihmën e një magjistari të zi, kishte arritur të ndante në dy pjesë gjarpërin e pavdekshëm, rojtar i papirusit. Më tej ai e kishte imituar, duke e spërkatur me birrë, që ai vetë e pinte për të zotëruar urtësinë e Perëndisë. Por, sapo ai filloi të kuptojë misteret e qiellit dhe yjeve, Thothi ishte kthyer nga jeta e përtejme, duke e masakruar atë dhe të gjithë familjen e tij. Gjatë mijëra viteve, shumë njerëz kanë pretenduar se e kanë librin legjendar, por askush nuk ia ka treguar ndonjëherë botës.

Protokollet e të Urtëve të Sionit

Ky është një nga falsifikimet më të rrezikshme të historisë. Përkthyer në shumë gjuhë dhe shtypur në miliona kopje, libri përshkruan një komplot nga një grup hebrenjsh, të quajtur Pleqësia e Sionit, për të dominuar botën nëpër pikat e kontrollit, nyja të shoqërive moderne perëndimore, të tilla si financa, shtypi, ekonomia, ushtria, morali dhe kultura. Ajo që shpërndau tekstin, në fillim të shekullit të njëzetë, ishte Okhrana, policia sekrete e Carit rus, e cila e publikoi në formë serie, në gazetën e Shën Petersburgut "Znamija" ("Flamuri"). Ky ishte një justifikim i përsosur për të nisur serinë e masakrave dhe abuzimeve kundër hebrenjve. Siç shkruan Scarlini, komunikimi i këtij mesazhi të vdekjes u bë viral. Komunitetet hebraike u fajësuan për një krim të tmerrshëm, ose eliminimin e më të dobtëve, veçanërisht të fëmijëve, në mënyrë ceremoniale dhe rezultati përfundimtar i këtyre akuzave ishin vrasjet, arrestimet, dëbimet. Mërgimtarët rusë i përcollën këto fjalë vdekjeprurëse, në të gjitha vendet ku emigruan: Shtetet e Bashkuara, Japoni, Gjermani. Që atëherë, përhapja e të protokolleve nuk njohu ndërprerje: u rishfaqën periodikisht në mbështetje të çdo fushate anti-semite, në Gjermaninë Hitleriane dhe Italinë fashiste, në Rusinë e sotme dhe në Kalifat, i cili kërkon shfarosjen e botës hebraike dhe gjithë kulteve që nuk janë islamike.

Mein Kampf (Lufta Ime)

"Një libër shumë i rrezikshëm për t'u vënë në dispozicion të publikut të gjerë", kështu Florian Sepp, historian i Bibliotekës së Shtetit bavarez, e konsideron Mein Kampfin (Lufta Ime), ese përmes së cilës Adolf Hitleri hodhi mendimin e tij politik dhe të përvijoi programin e partisë naziste. Führeri i ardhshëm e kishte shkruar në vitin 1924, ndërsa ai ishte në një burg bavarez, ku hodhi në letër filozofinë e tij të mbushur me jë përzierje të antisemitizmit dhe okultes. Në tekst, çdo gjë është e bazuar në profecitë, vizionet, pohimet e identifikimit të armikut, kryesisht hebrenjve dhe komunistëve, si dhe këngë krenarie kombëtare. Në shtëpitë gjermane, shumë shpejt ai zëvendësoi Biblën.

Deri në rënien e nazizmit, ai arriti një tirazh prej 12 milion kopjesh, i favorizuar edhe nga fakti se libri jepej për çdo çift të ri që martohej. Nëse në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore, libri u bë një kujtim i pakëndshëm, në pjesën tjetër të botës vazhdon të përjetojë një përhapje të jashtëzakonshme. Për shkak të ultra-nacionalizmit të tij dhe kundërshtimit të fortë ndaj vlerave liberal-demokratike të qytetërimit perëndimor, ai është një pikë referimi në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. Harmonia e tij me instinktet anti-izraelite të Islamit, është konfirmuar edhe nga rritja e shitjeve të regjistruara së fundmi në Turqi dhe Indonezi. (Marrë nga bota.al)

Bibla e Satanait

Ideja e krijimit të një lëvizjeje të bazuar në rebelimin, antimoralizmin dhe hedonizmin, e shtyu ezoteristin amerikan Anton Szandor LaVey, që të botonte në vitin 1969 Biblën e Satanait, ku ilustron vizionin e tij shumë personal të Satanait, jo më si një entitet real mishërim i të keqes, por si metaforë e një njeriu, i vetmi zot i vetvetes.

Si e shpjegon satanologo Don Aldo Bonaiuto, ekzaltimit të çmendur të varësisë nga vetja, Lavey i shton gjithashtu një parodi të mëkateve. "Nëntë Mëkatet Satanike" jane budallallëku, shtirja, solipsizmi, vetëmashtrimi, konformiteti në kope, mungesa e perspektivës, harresa e ortodoksive të kaluara, krenaria kundërproduktive dhe mungesa e estetikës. Ritualet kryhen gjatë meshës së zezë, parodi blasfemuese e meshës katolike, me trupin e një gruaje të zhveshur të përdorur si altar, gjakun menstrual si verë, si dhe përdhosjen. Satanai simbolizon dashurine për gjithcka që është tokësore, shkruan Mapo.

Djalli i vërtetë është perëndia, me Kishën dhe fenë që duan të verbojnë njerëzimin, me iluzione të rreme rreth Parajsës, Ferrit, mkateve dhe mallkimit të përjetshëm. Joshja e rrezikshme prej mesazhit qëndron në faktin që Kisha e Satanait, edhe pas vdekjes së themeluesit në 1997, vazhdon të rekrutojë të rinjtë.

The post Librat e "mallkuar" appeared first on INSAJDERI.

Votimi i demarkacionit hapë rrugën për formimin e ushtrisë

Posted: 20 Aug 2016 05:19 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka mundësi që të tregojë se është shtet serioz më 1 shtator kur pritet të votohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai përmes një postimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, ka ftuar "të gjithë" që të kenë besim tek institucionet e Kosovës dhe tek këshillat e partnerëve tanë euroatlantik lidhur me këtë proces, duke iu referuar kështu kërkesës së zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Për më tepër, sipas Thaçit, ratifikimi i demarkacionit i hapë dyert Kosovës drejt integrimit dhe formimit të ushtrisë.

"Në aspektin afatshkurtër, ratifikimi i demarkacionit mundëson thyerjen e izolimit, pra lëvizjen pa viza dhe gjithashtu formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe fillimin e procesit zyrtar për anëtarësim në NATO", ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se kundërshtimi i opozitës për këtë proces është kauzë e rrejshme.

"Mos dëgjoni pretendimet e rreme të akterëve politikë, që për përfitime të ngushta personale e partiake janë të gatshëm të rrezikojnë interesat e shtetit, integrimet euroatlantike dhe aleancën tonë strategjike", ka thënë Thaçi.

Kjo është hera e dytë këtë javë që Thaçi kërkon që të dëgjohet këshillat e partnerëve ndërkombëtare të Kosovës.  Të enjten në mbrëmje, në një adresim përmes televizionit, Thaçi tha se Amerika i ka qëndruar Kosovës në momentet më të vështira andaj as kësaj radhe nuk duhet të ketë përjashtim.  Ai ka thënë se Kosova gjendet në një udhëkryq për shkak të zhvillimeve të muajve të fundit./Insajderi.com

The post Votimi i demarkacionit hapë rrugën për formimin e ushtrisë appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet pasi tentoi të kaloj aeroportin me armë pa leje

Posted: 20 Aug 2016 04:58 AM PDT

Një person është arrestuar pasditen e së premtes derisa ka tentuar të kaloj me armë pa leje nëpër aeroportin Adem Jashari në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në valixhen e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pushke ajrore, tre elektroshok dhe një shufër metalike.

I dyshuari mashkull shqiptarë, sipas policisë ka pasur nënshtetësi të huaj, dhe pas arrestimit me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

The post Arrestohet pasi tentoi të kaloj aeroportin me armë pa leje appeared first on INSAJDERI.

Streha dy kate nën tokë që po mbanë gjallë jetimët e Sirisë

Posted: 20 Aug 2016 04:42 AM PDT

Dy kate nën tokë, fëmijët jetimë që mund të konsiderohen me fat në Aleppo, flenë të sigurt për aq sa mund të jesh i sigurt në këtë qytet.  Por, gjumi i tyre prishet jo rrallë për shkak të shpërthimit të bombave që dëgjohen në rrugë.

Për këta fëmijë kujdesen Asmar Halabi dhe gruaja e tij, e cila e di nga përvoja e saj se si është të lëndohesh për shkak të një shpërthimi të bombës.  Ajo ishte lënduar gjatë një sulmi ajror dy vite më herët, shkruan The Guardian.

Vuajtjet e fëmijëve sirian – të cilët po jetojnë në kohë bombardimesh tash e disa vite – u kthyen në qendër të vëmendjes pas shpërndarjes së një fotografie të një fëmije pesë vjeçar, Omran Daqneesh, i cili i zbathur dhe i gjakosur qëndronte në një autoambulancë duke pritur ndihmë.

Edhe prindërit e Omranit i shpëtuan sulmit dhe familja tashmë është ribashkuar.  Por, derisa bombardimi mbi caqet e rebelëve në Aleppo vazhdojnë, shumë fëmijë përballen me humbje e shok edhe më të madh se Omrani, përcjellë Insajderi.

Omran Daqneesh

Kjo jetimore u zhvendos nën tokë kur bombardime të pandërprera u bënë të vështira për tu duruar dhe për të vazhduar jetën normale.  Tashmë konsiderohet si një parajsë nën tokë.

Fëmijët që qëndrojnë këtu janë të moshave të ndryshme – nga dy deri në 14.  Prindërit e tyre janë vrarë ose vuajnë nga sëmundje psikike.

"Ata tashmë janë mësuar me jetësë të tillë.  Shembull, ata në fillim frikësoheshin kur dëgjonin zhurmë aeroplani, por tani ata dëshirojnë që të dalin janë ndërteës dhe të shikojnë qiellin edhe kur dëgojnë tingujt e njetë", thotë Halabi.

Shumë prej fëmijëve përveç që kanë humbur prindërit, tani nuk kanë as shtëpi të tyre.  Të tillë janë Omari dhe Mufedah, që janë gjetur duke fjetur në shkallë tek ndërtesa e axhës së tyre.

Ai i kishte detyruar ata që të dalin dhe të kërkojnë lëmoshë në rrugë, sa për të mbijetuar.  Edhe pse ai i ka lënë jashtë apartamentit të tij, hyrja e ndërtesës megjithatë konsiderohet si vend më i sigurt për të qëndruar se sa rruga.

Kjo jetimore është hapur vitin e kaluar.  Aty ka hapësirë edhe për rreth 100 fëmijë të tjerë, ndërsa aktualisht aty qëndrojnë rreth 50.

"Ne kemi bërë sondazh për të parë se sa fëmijë kanë humbur së paku njërin prind, dhe për fat të keq, numri është shumë i madh," thotë Halabi.

Halabi merr donacione nga njerëz që jetojnë jashtë vendit ndërsa thotë se ka shpenzuar rreth gjashtë muaj për të rregulluar ambientin.

Fillimisht ata nuk kanë qëndruar në bodrum të ndërtesës, por kur bombardimet u shpeshtuan dhe kur çdo herë e më tepër vriteshin civilë, ata menduan se duhet ndryshuar diçka.

"Ne jemi si një familje e madhe këtu. Nuk ka ndonjë tjetër jetimore në Aleppo", thotë Halabi./Insajderi.com

The post Streha dy kate nën tokë që po mbanë gjallë jetimët e Sirisë appeared first on INSAJDERI.

Dhjetë ndodhi të çuditshme nga Olimpiada e parë

Posted: 20 Aug 2016 04:24 AM PDT

Kur mendojmë për Olimpiadën, shumica prej nesh krijon imazhin e një spektakli miliarda dollarësh, të atletëve profesionistë që konkurrojnë në kulmin e tyre të gjendjes fizike, dhe një botë e tërë që bëhet bashkë për t'i ndjekur. Kjo është Olimpiada sot. Ndërkohë Olimpiada e parë moderne në vitin 1896, qe krejtësisht tjetër gjë.

Në të konkurruan vetëm 14 vende, nuk kishte asnjë atlet profesionist, dhe disa nga pjesëtarët e ekipit olimpik amerikan duhej të kalonin kohën e lirë duke shkruar vetë lajmet mbi lojrat, sepse gazetarët profesionistë nuk mendonin se ishte një ngjarje me vlerë për ta mbuluar vetë. Pavarësisht se u cilësua një sukses për kohën, Olimpiada e vitit 1896 duket sot tejet amatore dhe krejtësisht e çuditshme. 

10. Të gjithë morën medaljen e pjesëmarrjes

Shumë atletë modernë do të vrisnin për të patur një medalje olimpike.

Kurse në vitin 1896, një medalje bronzi nënkuptonte diçka shumë të ndryshme, ajo thjesht do të thoshte që ju ishin pjesëmarrës në Olimpiadë, pra medalja e pjesëmarrjes.

Në përfundim të lojrave, çdo pjesëmarrës mashkull (femra qenë të ndaluara) i jepej një medalje bronxi kurse fituesit morën medalje argjendi dhe kurora me degë ulliri. Vendit të dytë iu dha medalja e bakrit dhe kurora dafinash. 

Tabela klasike e medaljeve, me arin për vendin e parë, argjendin për të dytin, dhe bronxin për të tretin do të ndodhte vetëm në lojërat e vitit 1904 në Sent Ljuis të SHBA. 

9. Pjesëtari i vetëm i ekipi australian grushton spektatorin 

Sot atletët olimpikë kalojnë vite të tëra trajnimi për të fituar një medalje, duke e kthyer në fakt jetën e tyre në një prelud për ngjarjen kryesore. Kjo nuk vlente dhe aq në vitin 1896. Asokohe, shumëkush mund të dilte dhe shprehte dëshirën për të marrë pjesë. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me ekipin e Australisë. Ajo u përfaqësua nga një atlet i vetëm: një burrë me mustaqe i quajtur Edvin Flek, i cili qëlloi të ishte në Angli në atë kohë, dhe prej andej udhëtoi në Athinë për të parë lojërat.

Pasi mbërriti në kryqytetit grek vendosi të garojë, duke u regjistruar me ekipin britanik për dy garat e distancave të shkurtra dhe një ndeshje tenisi dyshe. Përderisa Australia qe një koloni, vetëm më vonë medaljet e Flek në 100 metra dhe 1500 metra vrapim iu shtuan Australisë në numrin e medaljeve. Ai gjithashtu u regjistrua për maratonën, por nuk kishte vrapruar më herët në distanca të gjata. Kështu, kur papritur e gjeti veten duke vrapuar në të nxehtin përvëlues të verës, pati një bllokim. Pasi u zvarrit për milje të tëra, u shemb në rrugë dhe u ndihmua nga një spektator. Në atë moment, Flek ishte aq në jerm sa që e goditi me grusht djaloshin e ngratë që po e ndihmonte, duke e shembur dhe atë përtokë.

8. Fituesi i hedhjes së diskut nuk e dinte se çfarë ishte ky objekt

Robert Garet nuk qe si shumica e njerëzve. Si atlet amerikan, ai hyri në garën e hedhjes së diskut, pasi nuk e donte asnjë amerikan tjetër. Por kishte vetëm një problem: Garet nuk kishte parë asnjë të tillë më herët, nuk e kishte idenë se çfarë ishte.

Për t'u stërvitur ai i kërkoi një farkëtari amerikan të zonës t'i bënte një të tillë, bazuar në dorëshkrimet e lashta greke. Në atë që mund të ketë qenë një shembull epik i mashtrimeve të shekullit XIX-të, farkëtari ndërtoi një gungë të hekurt që ishte 30 centimetra e gjerë dhe që peshonte plot 14 kg. Ishte e pamundur për t'u hedhur, por Garet gjithësesi u stërvit me të.

Ai shkoi në Athinë i përgatitur për të hedhur një copë hekuri, dhe vetëm kur pa ekipin grek me diskun real kuptoi se sa pisk e kishte punën. Megjithatë, Garet mori pjesë në garë.

Dy hedhjet e tij të para nuk ishin aq shumë të mira, dhe gati sa nuk goditën në kokë spektatorët. Pastaj, ndodhi diçka e papritur: Garet kreu hedhjen e tij të tretë dhe të fundit duke e fituar garën.

7. Jeta e fituesit të Maratonës ishte si një histori kinematografike

Spiridon "Spiros" Ljuis konsiderohet edhe sot si një hero në Greqi. Imazhi i tij ndeshet në monedhën 2 euroshe, duke pasqyruar mirënjohjen e thellë që një komb ka ende për fituesin e tyre të parë të maratonës.

Jeta e Ljuis ishte më e tmerrshmja që mund të ketë patur edhe ndonjë personazh i filmave sportivë të Diznejt. Para Olimpiadës, Ljuis ndihmonte çdo ditë babain e tij për të shpërndarë ujë mineral shtëpive përreth Athinës.

Ashtu si i mjerë në çdo film, Ljuis hyri në maratonë vetëm për të shijuar talentin e tij natyror të vrapimit. Ai pastaj vazhdoi të vrapojë aq mirë sa që e kaloi vijën e finishit në 2 orë 58 minuta, duke mposhtur çdo garues tjetër. Kur ishte në gjysmë të rrugës, hyri në tavernën e xhaxhait të tij, dhe porositi një gotë verë. E piu atë me nge, dhe u tha gjithë të pranishmëve se do ta fitonte garën, më pas rinisi të vraponte duke u shndërruar në një legjendë të Olimpiadës.

6. Kostot e udhëtimit të atletëve amerikane u paguan nga mamatë e tyre

Sot një vend në ekipin olimpik të SHBA nënkupton shkuarjen në një vendi të largët, nënshkrimin e një marrëveshje sponsorizimi, dhe dhënien e një dhomë të veçantë në banesat Olimpike të ndërtuara enkas për aktivitetin. Në vitin 1896, gjërat nuk ishin aq shumë joshëse. Një e treta e ekipit amerikan iu desh të mbështetej financiarisht tek mamatë për të paguar për udhëtimin drejt Athinës.

Sot është e vështirë për ta kuptuar se sa pak interes kishte në SHBA për Olimpiadën e parë moderne. Nuk kishte konkurse dhe as gara kualifikuese. Kriteri i vetëm për të qenë pjesë e ekipit amerikan, ishte aftësia për të shkuar në kohë në Athinë për lojërat. 

5. Një grua greke mori pjesë forcërisht në maratonë

Gratë e kishin të ndaluar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të 1896-ës. Rezulton se jo çdo grua në Athinë qe dakord me këtë rregull. Raportet e kohës pretendojnë se një grua e quajtur Melpomeni e mori personale urdhrin e përjashtimit. Ajo shkoi pranë maratonës për të protestuar. Në varësi të versionit që mund të lexoni Melpomenia shfaqet si një spektatore që më pas vrapoi së bashku me burrat, apo që organizoi vetë maratonën e saj të veçantë, dhe kërkoi me ngulm që edhe kjo garë të njihej nga komiteti organizativ.

Versioni i parë përfundon me ndalimin e saj për të hyrë në arenën olimpike, dhe në mënyrë sfiduese e përfundoi garën jashtë saj. E dyta, edhe më dëshpëruese pretendon se ajo i kaloi vitet e ardhshme duke iu kërkuar organizatorëve të njihnin garën e saj. Mjerisht të dhënat që u mbajtën për Olimpiadën e parë moderne qenë shpesh shumë të varfëra. Sot, nuk është as e sigurtë nëse Melpomenia ka ekzistuar. Ajo mund të ketë qenë ngatërruar me Stamata Revithin, një grua e varfër e zonës, e cila u përpoq të vrapojë në maratonë për t'u bërë e pasur, dhe që mund ta përfunduar maratonën në një kohë prej 5 orë dhe 30 minutash.

4. Ekipi amerikan mbuloi aksidentalisht princin me tul portokalli

Në vitin 2012, Olimpiada e Londrës u hap në mënyrë spektakolare me Mbretëreshën që u hodh me parashutë nga një helicopter, së bashku me personazhin Xhejms Bond. Greqia e 1896-ës ka qenë një realitet tjetër. Familja mbretërore dhe ekipi amerikan u takuan së bashku dhe kaluan një pasdite të çuditshme, ku amerikanët u përpoqën t'u mësojnë bejsbollin…dhe gati sa nuk shkaktuan një incident të vogël diplomatik.

I etur për të demonstruar bejsbollin, ekipi amerikan i shpjegoi mbretit Konstantin rregullat, duke improvizuar një shkop dhe një portokall si top. Ata qëlluan në drejtim të mbretit të ardhshëm, duke hedhur portokallin mbi të. . . ndërsa panë me tmerr si si fruti  shpërtheu në të gjithë uniformën e tij zyrtare. Fatmirësisht, princi i kurorës e priti me sportivitet dhe qeshi me këtë episod.

3. Askush nuk e beson që atleti kilian mori pjesë në Olimpiadë

Një histori fatkeqe në këto lojëra përfshiu atletin kilian Luis Suberkaso. Pavarësisht se mori pjesë në 3 gara, bota pothuajse e harroi e menjëherë. Edhe sot në vitin 2016 Shoqata Ndërkombëtare e Historianëve Olimpikë pohon se nuk ka patur përfaqësues nga Kili në lojërat e para moderne. Asokohe Suberkaso ndodhej me babain e tij diplomat në Evropë, dhe shkoi në Athinë pa ndonjë interes për lojërat por vetëm për shoqërimin e ekipit francez.

Atje, ai u lejua të konkurrojë në disa gara për francezët, por iu tha në minutën e fundit delegatëve se ishte kilian. Kur babai i tij diplomat e zbuloi se çfarë kishte bërë pa u konsultuar me qeverinë e Kilit, u tërbua nga inati. Suberkaso u detyrua të mbyllë gojën në lidhje me pjesëmarrjen e tij në lojërat olimpike, një detyre kjo e thjeshtë përderisa ai nuk fitoi asnjë garë, dhe kur kishte shumë pak gazetarë që mbulonin aktivitetin. Për rrjedhojë, shumëkush mendon edhe sot se Suberkaso në fakt nuk ka marrë pjesë në gara. Megjithatë, disa të dhëna të dobëta sugjerojnë se ai ndoshta qe pjesë e Olimpiadës, porse emri i tij u shënua si një pjesëmarrës për ekipin francez.

2. Olipiada i hapi rrugë 'sporteve' qesharake në lojërat e ardhshme

Lojërat Olimpike përfaqësojnë 28 sporte me 300 gara të ndryshme. Ndërkohë në vitin 1896 pati përfaqësim të 9 sporteve me 43 gara. Protagonisti i Lojërave Olimpike moderne, Baroni dë Kybertin, me sa duket mendote se ky numër nuk qe i mjaftueshëm. Për të zgjeruar garën në lojërat e mëvonshme, organizatorët paraqitën një numër të çmendur garash të reja. Disa prej tyre qenë krejtësisht qesharake.

Për shembull Lojërat Olimpike të vitit 1900 përfshinë "sporte" si fikja e zjarrit. Edhe pse 'sporte' të tilla nuk llogariten më në historikun e Olimpiadës nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), sportet e tjera të mëvonshme po.

Në mesin e atyre që fituan medalje olimpike ishin garuesit në skulpturë, pikturë, planifikim urban dhe arkitekturë. Nëse do të ishit edhe ju pjesëmarrës, mund të fitonit edhe një medalje për shkrimin e poezisë më të bukur. Në mënyrë qesharake, një nga poezitë e para që u shpal fituese, mbante autorësine e vetë Baronit dë Kybertin. Ajo titullohej "Himn për sportin"

1. Lojërat e 1896-ës nuk qenë në fakt lojërat e para moderne olimpike

Krahas të qenit një poet i tmerrshëm, Baron de Kybertin qe me sa duket ishte edhe njëfarë hajduti. Ndonëse e cilësoi ngjarjen e 1896-ës si Olimpiadën e parë moderne, kjo nuk është saktësisht e vërtetë. Në vitin 1850, qyteti i vogël anglez i Uenlokut mikpriti "Lojërat Olimpike" një seri garash sportive për të cilat në fund u shpërndanë çmime.

Dë Kybertin e vizitoi qytetin në vitin 1890, kur ishte 27-vjeç, dhe vendosi të vjedhë idenë.

Këto dy aktivitete nuk qenë identike. Lojërat në Uenlok ishin të hapura vetëm për ata që banonin përreth, pra nuk kishte shumë njerëz. Ato gjithashtu mbaheshin çdo vit  dhe jo njëherë në 4 vjet.

Por ideja themelore për të ringjallur traditën e e lashtë grek, e kishte origjinën pikërisht atje. Pa qenë dëshmitar i këtyre lojërave, dë Kybertin nuk do të kishte themeluar ndonjëherë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, dhe askush në Rio nuk do të angazhohej këtë verë në ndonjë garë tjetër sportive përveç futbollit. /www.bota.al

The post Dhjetë ndodhi të çuditshme nga Olimpiada e parë appeared first on INSAJDERI.

Krasniqi: Mjedrat sivjet sjellin rreth 8 milion euro të ardhura

Posted: 20 Aug 2016 04:14 AM PDT

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova pritet sivjet të ketë prodhim rekord të mjedrës që sipas tij do të sjellin rreth tetë milion euro të ardhura për Kosovën.

"Sot takova pronarët e qendrave grumbulluese të mjedrës dhe me vjen mirë që konstatuam bashkë se kemi kapacitete të mjaftueshme për grumbullimin dhe ruajtjen e mjedrës. Edhe në rastet kur disa qendra në disa rajone të caktuara mund të kenë vështirësi në grumbullimin me kohë, ka kapacitete të mjaftueshme nëpër komunat tjera dhe ato janë të gatshme ta pranojnë prodhimin nga fermerët", ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

"Është për tu theksuar fakti se këtë vit kemi shënuar rritje rekodre të prodhimit dhe sipërfaqeve me mjedër, nga 400 hektarë vitin e kaluar në mbi 1000 hektarë këtë vit. Prodhimtaria vjetore këtë vit pritet të shkojë në 5 mijë tonë, me një vlerë prej rreth 8 milionë eurove", ka shtuar ai./Insajderi.com

 

The post Krasniqi: Mjedrat sivjet sjellin rreth 8 milion euro të ardhura appeared first on INSAJDERI.

Plagoset me armë zjarri një person në Fushë Kosovë

Posted: 20 Aug 2016 03:43 AM PDT

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovës, është plagosur me armë zjarri një person në rrethana të panjohura.

Rasti sipas policisë ka ndodhur në Rr. Xhemajl Mustafa, Fushë Kosovë, kurse viktima është dërguar në QKUK-Prishtinë. Ndërkohë identiteti i personit që ka gjuajtur me armë ende nuk dihet.

Kurse policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar armën e llojit  Shkorpion me 19 fishek dhe një gëzhojë të cal. 7.65 mm. /Insajderi.com

The post Plagoset me armë zjarri një person në Fushë Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Trump-votuesve afro-amerikanë: Jeni bërë emigrantë në shtëpinë tuaj

Posted: 20 Aug 2016 03:24 AM PDT

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të amerikës Donald Trump u ka bërë apel votuesve afro-amerikanë që të ndrrojnë votën e tyre, pasi që sipas tij ata s`kanë "Çfarë dreqin të humbin? "

"Në qoftë se ju vazhdoni të votoni për të njëjtët njerëz, do të vazhdoni të merrni po të njëjtat rezultate. Ju jetoni në varfëri, keni shkolla të këqija, nuk keni punë, 58% e të rinjve tuaj janë të papunë. Çfarë dreqin keni për të humbur? Hillary Clinton do zgjidhte më shumë t'i siguronte një vend pune emigrantëve sesa të rinjve amerikanë me ngjyrë. Jeni bërë si emigrantë në shtëpinë tuaj", shprehet  Trump.

Kundërkandidatja e Trump Hilary Clinton reagoi menjëherë për këto deklarata të rivalit të saj, duke i cilësuar ato aq injorante sa arrin deri në absurditet.

Trump ka parashikuar se do të sigurojë 95% të votave nga afro-amerikanët dhe se do të garojë për një mandat të dytë në 2020-ën.

Barack Obama, presidenti më popullor në histori edhe për afrikano-amerikanët, fitoi 93% të votës së tyre në vitin 2012. Parashikimet dhe entuziazmi i Trump janë ndjeshëm larg realitetit të sondazheve, të cilat thonë se vetëm 2% e votuesve me ngjyrë do të votonin për të.

 

The post Trump-votuesve afro-amerikanë: Jeni bërë emigrantë në shtëpinë tuaj appeared first on INSAJDERI.

Do të dënohen sportistët për incidentin në konferencën për shtyp

Posted: 20 Aug 2016 03:15 AM PDT

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka bërë me dije sot, 48 orë para duelit mes irlandezit Conor McGregor dhe amerikanit Nate Diaz, të vlefshëm për UFC-202, se ndaj dy sportistëve do të merren masa pas incidentit që ata krijuan gjatë konferencës së shtypit.

Siç dihet, konferenca e shtypit përfundoi në një sherr masiv mes dy sportistëve dhe stafeve të tyre, që gjuanin njëri-tjetrin me shishe plastike dhe kanaçe. Gjithçka ndodhi pas ardhjes me vonesë në konferencën e shtypit të McGregor dhe largimit nga salla të Diaz në momentin që fliste irlandezi.

Palët nisin të shajnë me fjalë të rënda njëri-tjetrin dhe kaluan në hedhje sendesh të forta, që fluturonin sipër kokave të gazetarëve, por për fat nuk u dëmtua asnjë njeri.

"Ndaj të dy sportistëve të MMA-së do të merren masa, madje mund të përballen edhe me masa të ashpra gjyqësore. Të gjithë duhet të kuptojnë se çdo duel apo bast këtu monitorohet nga Komisioni i Sportit në shtetin e Nevadës, ndaj u garantoj djemve se do të marrin një dënim unik", u shpreh për mediat sot presidenti i UFC-së, Dana White, që ishte në sallë gjatë konferencës së dështuar të shtypit.

Më tej, numri 1 i UFC-së, Dana White, shtoi se duel nuk është në rrezik, por e ardhmja e dy sportistëve po.

"Ata mund edhe të pezullohen, mund të kryejnë shërbime për komunitetin etj., por dënimi do të jetë i rëndë. Incidenti do t'u kushtojë shumë financiarisht. Ata janë që të dy në telashe dhe duhet t'u dhembë që tani koka për atë që bënë", u shpreh numri presidenti i UFC-së.

Dueli do të zhvillohet në mëngjesin e 21 gushtit me orën shqiptare dhe kjo do të jetë përballja e dytë mes McGregor dhe Diaz, me amerikanin që fitoi me "submission" sfidën e paë, po në Las Vegas. /Telesport.al

https://www.youtube.com/watch?v=muFAPZJRQ_g

The post Do të dënohen sportistët për incidentin në konferencën për shtyp appeared first on INSAJDERI.

Zbulohet e vërteta e objekteve misterioze në brigjet britanikë

Posted: 20 Aug 2016 02:34 AM PDT

Pushuesit janë befasuar, madje disa të tjerë edhe janë tmerruar, nga disa objekte në formën e topit të bejsbollit që kanë dalë nëpër brigjet e Devon dhe Cornwall në Britani.

Askush deri më tani nuk kishte një shpjegim për to. Prindërit e shqetësuar i mbanin fëmijët larg nga këto objekte rrethore nga frika se janë të helmues, kurse të tjerë po mendojnë se janë topa të vjetër bejsbolli, apo edhe diçka nga ndonjë planet tjetër. Një njeri e ka marrë me vete një të tillë në shtëpi, por më pas e ka hedhur i frikësuar.

Më në fund ekspertët dhanë një shpjegim duke thënë se kemi të bëjmë me lloje të veçanta të iriqëve që quhen 'patate të detit', të cilat jetojnë në fund të detit në mbarë Britaninë e Madhe. Këto gjallesa që jetojnë në thellësi deri 200 metra, kur janë në ujë kanë ngjyrën e verdhë, ndërsa kur ngordhin dhe dalin jashtë marrin ngjyrën e kafes. Megjithatë, ekspertët britanikë thanë se ato nuk përbëjnë asnjë rrezik

The post Zbulohet e vërteta e objekteve misterioze në brigjet britanikë appeared first on INSAJDERI.

Ban Ki-moon kërkon zbatim të marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi

Posted: 20 Aug 2016 02:10 AM PDT

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha se zbatimi i marrëveshjeve midis Prishtinës dhe Beogradit nuk ka shënuar përparim të konsiderueshëm.

Në raportin e fundit tremujor, që do të prezantohet më 25 gusht në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Ban fajësoi të dyja palët për mospërmbushje të detyrimeve.

"Situata e tensionuar politike dhe protestat e opozitës kanë ndikuar në angazhimin e Prishtinës, ndërsa zgjedhjet parlamentare dhe procesi i formimit të qeverisë kanë ndikuar në vëmendjen e Beogradit", thuhet në raportin që përfshin periudhën nga 16 prilli deri më 15 korrik.

Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Ban ka ftuar udhëheqësit në Beograd dhe Prishtinë që të tregojnë kreativitet, fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis, me qëllim që të arrihet përparim në dialogun për normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve, njofton rel.

Në periudhën që mbulon raporti nuk ka pasur takime në nivel të lartë midis Prishtinës dhe Beogradit, ndonëse janë mbajtur katër në nivel teknik.

 

The post Ban Ki-moon kërkon zbatim të marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi appeared first on INSAJDERI.

Wenger e krahason Alexis Sanchez me Suarezin

Posted: 20 Aug 2016 01:46 AM PDT

Arsene Wenger do të vazhdojë të luaj me Alexis Sanchez në sulm dhe thotë se kiliani mund të bëhet sikur Luis Suarez për Barcelonën.

Wenger është nën presion nga tifozët e Arsenalit për të blerë një sulmues, dhe deri tani ka dështuar ta bëjë një gjë të tillë.  Jamie Vardy ka refuzuar të largohet nga Leicester ndërsa Lyon ka refuzuar ofertën për Lacazette, shkruan Sky Sport.

Pushimi i zgjatur i Olivier Giroud pas Euro 2016 nxiti Wenger që Sanzhezin ta pozicionoj si sulmues ndaj ndeshjes që Arsenali e humbi 4 me 3 në shtëpi nga Liverpool.

"Ai ka kualitete të ngjashme me Suarezin," ka thënë Ëenger.  "Kur Sanchez luan në krah, ai humb shumë energji duke u kthyer edhe prapa. Kështu që dua që të shfrytëzojë energjinë e tij duke shkuar prapa mbrojtësve të ekipit kundërshtar sepse ai mund të shënojë.  Ai ka luajtur në këtë pozitë edhe në të kaluarën", ka shtuar ai./Insajderi.com

 

The post Wenger e krahason Alexis Sanchez me Suarezin appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more