Skip to main content

INSAJDERI: “Rënia e numrit të duhanpirësve ulë sulmet fatale në tru” plus 19 more

INSAJDERI: “Rënia e numrit të duhanpirësve ulë sulmet fatale në tru” plus 19 more


Rënia e numrit të duhanpirësve ulë sulmet fatale në tru

Posted: 19 Aug 2016 09:35 AM PDT

Gjakderdhja që shkakton goditjet më rënda në tru ka shënuar rënie të madhe prej vitit 1998, raporton Reuters.

Sipas të dhënave të një studimi të publikuar në Finlandë, kjo sipas të gjitha gjasave ka ndodhur si rezultat i rënies së numrit të duhanpirësve.

Vetëm në SHBA për shembull, sipas të njejtit studim, gjakderdhja në hapësirën në mes të trurit dhe cipës së hollë që e mbulon atë, e njohur si "hemorragji subarakinoidale" ndikon tek më pak se 200 mijë njerëz në SHBA për çdo vit.

Kjo për SHBA-të përbënë rreth 10 % të të gjitha sulmeve në tru. /Rel

The post Rënia e numrit të duhanpirësve ulë sulmet fatale në tru appeared first on INSAJDERI.

Edi Rama: Kjo është e vërteta e takimit të Nishit

Posted: 19 Aug 2016 09:32 AM PDT

U shkrua nga mediat serbe e ato të vendit, se kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Nish, në një forum biznesor, ku do të merrnin pjesë edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Se do të ketë një forum ekonomik biznesor shqiptar-serb, e ka konfirmuar edhe vetë Kryeministri Edi Rama për Klan Kosovën.

"Ky forum biznesor që do të organizohet në Nish të Serbisë, sipas kryeministrit Rama ka kohë që po planifikohet dhe si pikënisje ka pasur bashkëpunimin për eliminimin e barrierave tregtare në mes Kosovës dhe Shqipërisë", tha ai.

Ne jemi takuar si çdo vit tanimë në Samitin e Parisit për Ballkanin Perëndimor, dhe unë kam prezantuar me shumë krenari produktin fillestar të një pune të përbashkët, që e ka pasur zanafillën tek bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kosovës për reduktimin e barrierave tregtare".

Ai thotë se gjithçka ka nisur pas një bisede me Drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore Ellen Goldstein dhe me kryeministrin Aleksandar Vuçiq.

"Duke pare rezultatet shume inkurajuese të këtij bashkëpunimi, kam folur me drejtoren rajonale të Bankës Botërore, Ellen Goldstein, dhe po ashtu me kryeministrin Vuçiq e me të tjerët, për të ndërtuar një plan veprimi për nxitjen e tregtisë e të bashkëpunimit ekonomik në rajon. Kështu kemi bëre! Banka Botërore e ka koordinuar ketë punë përmes zyrave të veta në rajon dhe na ka asistuar me ekspertizën e saj", deklaroi Rama në një intervistë për Klan Kosova.

Ai e ka sqaruar se çka saktë do të ndodh në Nish dhe se nëse ka kërkuar që pjesëmarrës të jenë edhe qeveritarë nga Kosova.

"Në Nish, ky plan do të prezantohet në një forum ekonomik biznesi shqiptaro-serb. Kjo është e gjitha. Nuk e kam ndërmjetësuar pjesëmarrjen e niveleve të larta të qeverisë së Kosovës në këtë takim dhe as s'më është kërkuar dhe as s'e kam kërkuar një gjë të tillë", është deklaruar Rama.

Rama thotë se asnjëherë nuk ka bërë ndasi me Kosovën, mirëpo as nuk përzihet në punët e Kosovës me palët e treta.

"Nuk e ndaj asnjëherë Kosovën nga agjendat e bisedimeve të mia dhe nuk i shoh asnjëherë të ndara interesat strategjike të shqiptarëve të Shqipërisë e të Kosovës, por po ashtu, asnjëherë nuk hyj në punët e në vendimet që i takojnë Qeverisë së Kosovës ne raport me palët e treta! Në rast se më kërkojnë një mendim vëllazëror e jap me kënaqësi, por kurrë ndërhyrje, sepse s'e kam pare asnjëherë si diçka pozitive sjelljen e dikurshme paternaliste të Tiranës ndaj Prishtinës".

Në forumin e Nishit do të flitet për të ardhmen e rajonit dhe për mundësitë e kooperimit në fushën e ekonomisë e tregtisë, e po ashtu edhe për ndërmarrjen e masave që do ta lehtësonin të bërit ekonomi në mes të dyja vendeve.

"Do te flasim për të ardhmen e përbashkët të rajonit dhe potencialet e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ekonomik e tregtar në të mirë të sipërmarrjeve e të popujve tanë. Një sërë masash që do të lehtësojnë shumë shkëmbimet tregtare dhe ekonomike e do të rrisin ekonominë e vendeve tona".

Edi Rama, pas publikimit të lajmit në mediat serbe se Vuçiq e Rama do të takohen gjë që nxiti reagime në Prishtinë, u shpreh se i duket diçka qesharake.

"Më ka ardhur keq që një gazetë nga Beogradi ka çoroditur kursin mediatik në Prishtine! Qesharake! Si duket sëmundja e vjetër e gushtit mediatik të Tiranës e ka kaplue edhe Prishtinën".

The post Edi Rama: Kjo është e vërteta e takimit të Nishit appeared first on INSAJDERI.

Prishtina mposhtë Llapin në ndeshjen e parë të stinorit

Posted: 19 Aug 2016 09:15 AM PDT

Prishtina ka nisur furishëm sezonin e ri të garave në elitën e futbollit tonë , duke mundur Llapin me rezultat 3:1, sot në "Agron Rama" në Kastriot.

Pjesa e parë e ndeshjes mes Prishtinës dhe llapjanëve, ishte e baraspeshuar me një iniciativë të lehtë të kryeqytetasve, ndërkohë në pjesën e dytë skuadra bardhë e kaltër,  dominoi plotësisht duke shënuar 3 gola.

Golat për fitoren e Prishtinës i shënuan Shend Kelmendi, Ahmet Januzi dhe Nakenda.  Kurse, golin e vetëm për llapjanët e shënoi Sinani.

The post Prishtina mposhtë Llapin në ndeshjen e parë të stinorit appeared first on INSAJDERI.

#Protestoj nuk ndalet pas dorëheqjes së Grabovcit, mbanë protestën e pestë

Posted: 19 Aug 2016 08:57 AM PDT

Qytetarët e Pavarur kanë mbajtur protestën e pestë kundër krimit të organizuar e korrupsionit, protestë kjo e iniciuar pas publikimit të Dosjes së Shefave nga Insajderi – një seri përgjimesh telefonike që dëshmojnë se si zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës shtrijnë ndikimin në institucionet e pavarura të vendit.

Ashtu si në protestat e kaluara, qytetarët u mblodhën në sheshin Zahir Pajaziti nga ku marshuan drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.  Gjatë marshimit janë dëgjuar brohoritjet tashmë të zakonshme si "Poshtë qeveria", "me hajna nuk ka shtet" e të tjera.

Pasi kanë qëndruar për rreth 15 minuta afër ndërtesës së Qeverisë, protestuesit kanë gjuajtur qese uji në drejtim të qeverisë.  Në një protestë të kaluar, ata kanë gjuajtur me letra tualeti.

turm

Kjo është protesta e parë që kur Adem Grabovci, protagonist i përgjimeve, dha dorëheqje nga pozita e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.  Ai ka pranuar se dorëheqja e tij vije si pasojë e publikimit të këtyre përgjimeve, pasi që sipas tij, "këto kanë krijuar një ambient jo të këndshëm për opinionin publik, institucionet e vendit, PDK-në, por edhe për mua dhe familjen time.

Por, organizatorët kanë thënë ditë më parë se dorëheqja e tij nuk mjafton duke e quajtur lëvizjen e Grabovcit si lojë të kësaj partie.

Para gati tre javësh, Gazeta Online Insajderi ka filluar publikimin e një serie telefonatash të përgjuara të zyrtarëve të lartë të PDK-së – përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Kadri Veseli dhe ish-kryetarin Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit.  Aty dëgjohen zyrtarët e lartë të kësaj partie duke vendosur për njerëzit që do të punësohen në institucione publike e të pavarura të vendit.

The post #Protestoj nuk ndalet pas dorëheqjes së Grabovcit, mbanë protestën e pestë appeared first on INSAJDERI.

Një film për çiftin Obama

Posted: 19 Aug 2016 08:38 AM PDT

E kemi dëgjuar historinë e tyre përgjatë këtyre 8 viteve, i kemi parë të kërcejnë së bashku, por tashmë amerikanët do të shohin Barack dhe Michele Obama, që nga takimi i tyre i parë dhe kjo falë prodhimit më të ri kinematografik, që pritet të shfaqet së shpejti premierë në kinematë në mbarë botën.

"Southside Ëith You" është filmi dramë, që përshkruan takimin e parë të çiftit Obama, në një ditë vere të vitit 1989, teksa Michele Robinson, në atë kohë një avokate 25-vjeçare nga Çikago, bëhet gati për takimin e parë me Barack, gjithashtu avokat.

"Do të shihni në këtë film sesi ata sfidonin njëri tjetrin, sesi flasin rreth familjes së tyre dhe unë mendoj se gjithçka në atë takim ishte shumë reale", thotë aktorja Tika Sumpter, që luan rolin e Michele.

Në film përshkruhen të gjitha detajet, njësoj siç janë shprehur në qindra intervista vetë çifti presidencial.

Parker Saëyers, aktori që luan rolin e Barack Obama-s në film, thotë se e mori këtë rol, duke menduar se mund ta imitonte më së miri presidentin, por më pas kishte hyrë në karakter shumë natyrshëm.

Barack Obama u martua me Michele në verën e vitit 1992, fiks 3 vjet pas këtij takimi të parë.

Producent ekzekutiv i filmit, i cili ka realizuar edhe kolonën e tij zanore, është këngëtari John Legend. Ai rrëfen se presidenti dhe bashkëshortja e tij janë në dijeni të filmit dhe shprehet i sigurt se sapo ta shohin, do ta dashurojnë atë.

The post Një film për çiftin Obama appeared first on INSAJDERI.

Dorëhiqet udhëheqësi i fushatës së Donald Trump

Posted: 19 Aug 2016 08:06 AM PDT

Paul Manafort, udhëheqësi i fushatës së kandidatit republikan për president të ShBA-ve, Donald Trump, ka thënë dorëheqje vetëm dy muaj pasi u emërua në këtë pozitë, njofton BBC.

Largimin e tij e ka konfirmuar Trump përmes një komunikate për media.  Nuk janë dhënë detaje rreth arsyes së largimit të tij.

Ai ishte kritikuar për lidhjet e tij me ish-presidentit ukrainas Viktor Yanukovych, që mbanë lidhje të afërta me Rusinë./Insajderi.com

The post Dorëhiqet udhëheqësi i fushatës së Donald Trump appeared first on INSAJDERI.

Trajneri i Bolivisë fton 93 lojtarë për kualifikueset e Botërorit

Posted: 19 Aug 2016 07:54 AM PDT

Guillermo Angel Hojos, trajneri i ri i Bolivisë, do ta ketë disi të vështirë për të përcaktuar formacionin me të cilin do të luajë në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2018, pasi ka publikuar një listë paraprake me 93 lojtarë.

Argjentinasi, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Barcelonës dhe që pretendon se është ai personi që zbuloi Lionel Mesin, ka bërë të qartë se kjo listë e madhe i nevojitet për të qenë i përgatitur për çdo eventualitet para dy ndeshjeve të rëndësishme me Perunë dhe Kilin.

Në listën e 53-vjeçarit janë 7 portierë, 27 mbrojtës, 34 mesfushorë dhe 25 sulmues, të cilët duhet të paraqiten në stërvitje para se ai të bëjë përzgjedhjen përfundimtare të skuadrës e cila aktualisht mban vendin e 9 mes 10 pjesëmarrëseve të kualifikueseve në zonën e Amerikës së Jugut. /Insajderi.com

 

The post Trajneri i Bolivisë fton 93 lojtarë për kualifikueset e Botërorit appeared first on INSAJDERI.

Ngjela: Përveç Majkos, të gjithë kundërshtuan bombardimet e NATO-s ndaj Beogradit

Posted: 19 Aug 2016 07:25 AM PDT

Politikani dhe avokati i njohur shqiptar, Spartak Ngjela, ka thënë se përveç ish-kryeministrit Pandeli Majko, të gjithë politikanët e tjera në Shqipëri kanë qenë kundër bombardimit të Beogradit në vitin 1999.

I nxitur nga datëlindja e ish-presidentit Bill Clinton, Ngjela ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook duke  rikujtuar periudhën e vitit 1999 dhe ndihmën e Amerikës për çlirimin e Kosovës.

"Me personalitetin e tij, me autoritetin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me humanizmin, me intelektin e lartë të tij për politikbërje dhe me njohuritë e thella që kishte për kohën e tij, Bill Klintoni, në pranverën e vitit 1999, çliroi shqiptarët nga zgjedha dhe i shpëtoi ata nga rreziku më i madh i tyre që nga pushtimi osman", ka thënë ai.

"Dhe mos mendoni se e ka pasur të lehtë, në një kohë që, në Tirane, në vitin 1999, me përjashtim të kryeministrit Pandeli Majko dhe qeverisë së tij, të gjithë liderët kryesorë politikë, maxhorancë dhe opozitë, ishin kundër bombardimit të Beogradit", ka shtuar ai./Insajderi.com

 

 

The post Ngjela: Përveç Majkos, të gjithë kundërshtuan bombardimet e NATO-s ndaj Beogradit appeared first on INSAJDERI.

Putin e kryesoi mbledhjen e Këshillit të sigurisë në Krimenë e aneksuar

Posted: 19 Aug 2016 07:24 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjendet në Krime, që është gadishull i Ukrainës në Detin e Zi, i aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Mediat ruse kanë raportuar sot se Putin po e udhëheq sesionin e Këshillit të sigurisë së Rusisë dhe do të marrë pjesë në një forum të rinisë.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të sigurisë, më 11 gusht, Putin ka shfaqur nevojën për shtimin e sigurisë në Krime, pasi Moska pretendon se e ka ndërprerë një komplot për sabotazh nga Ukraina.

Ukraina e ka hedhur poshtë ekzistimin e ndonjë plani të tillë, ndërsa zyrtarët perëndimorë thonë se Moska nuk e ka paraqitur asnjë dëshmi të besueshme.

Pardje, presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, tha se shpjegimi i Rusisë është i "pabesueshëm".

Prej aneksimit të Krimesë, presidenti Putin pesë herë e ka vizituar këtë rajon. /Rel

The post Putin e kryesoi mbledhjen e Këshillit të sigurisë në Krimenë e aneksuar appeared first on INSAJDERI.

Bunjaku i bindur: Kosovarët nuk do ta “tradhtojnë” Zvicrën

Posted: 19 Aug 2016 07:03 AM PDT

Ditët e fundit, tema e futbollistëve që do të zgjedhin të veshin fanellën e Kosovës ka qenë shumë e diskutuar. Pas largimit të Rashicës, Mehas dhe Shalës nga Shqipëria te Kosova, sportdashësit kosovarë kanë filluar të shpresojnë se edhe futbollistët me origjinë nga vendi i tyre që luajnë me Zvicrën do të pranojnë të veshin fanellën e përfaqësueses më të re.

Sulmuesi i përfaqësueses kosovare, Albert Bunjaku, ka shprehur mendimin e tij mbi mundësinë e afrimit të Shaqirit, Xhakës e Behramit te Kosova.

"Sa më shumë lojtarë që vijnë është më mirë për ne, por mua nuk ma merr mendja që do të vijë dikush prej lojtarëve të njohur. Sikur ta kishin këtë në mendje do të vinin më herët", ka thënë Bunjaku.

Futbollisti që ka zgjedhur të veshë fanellën e Kosovës që në fillimet e saj kur FIFA e lejoi të zhvillonte takime miqësore, ka luajtur më parë edhe vetë me Zvicrën, teksa ka qenë pjesë e kombëtares helvetike në Kampionatin Botëror "Afrika e Jugut 2010".

"Unë jam nga Kosova, kam lindur në Kosovë dhe kjo me shtyn të luaj për Kosovën. Kam gjetur kënaqësinë që kam shpresuar ta gjej duke luajtur për vendin tim", është shprehur ai. /Insajderi.com

The post Bunjaku i bindur: Kosovarët nuk do ta "tradhtojnë" Zvicrën appeared first on INSAJDERI.

VV kërkon dorëheqjen e Thaçit dhe Veselit pas publikimit të “Dosjes së Shefave”

Posted: 19 Aug 2016 06:20 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një konference për media u bëri thirrje presidentit Hashim Thaçit dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli për të dhënë dorëheqje, pasi sipas tyre nga publikimi i "Dosjes së Shefave", u dëshmua synimi i tyre për t'i kapë institucionet publike.

Albulena Haxhiu deputete e Vetëvendosjes, tha se është pamjaftueshme dorëheqjen e Adem Grabovcit prej pozitës së Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.

"Përmes punësimit të militantëve dhe familjarëve në polici e gjyqësi, këta kriminelë e kanë marrë kontrollin mbi shtetin. Kjo ua mundëson atyre që të kryejnë krime pa rrezikun që do të ndëshkohen", tha Haxhiu.

Kurse, Ylli Hoxha anëtari anëtar i kësaj partie tha se pa dorëheqjen e "dy kokave të krimit Thaçi e Veseli", nuk mund të ketë stabilitet e as shtet të mirëfilltë.

Sipas Hoxhës, Grabovci nuk e pranoi fajin duke thënë se ai ka punësuar njerëz, por e pranoi pasi u rrit presioni publik.

"Adem Grabovci e kishte pranuar edhe vetë në njërin nga përgjimet që ai është thjeshtë ekzekutues i planeve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Asgjë në këtë aktivitet kriminal të ekzekutuar nga Adem Grabovci, nuk ka ndodhur pa planifikimin dhe dijeninë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Ju e keni dëgjuar edhe në përgjime se si ai për të justifikuar veprimet e veta vazhdimisht u referohet bisedave me Thaçin dhe Veselin", tha Hoxha.

Lëvizja Vetëvendosje u bëri edhe një herë thirrje qytetarëve të dalin në protestat e organizuara kundër krimit dhe korrupsionit, pasi sipas tyre "vetëm kështu mund të largohen të korruptuarit".

Gazeta Online Insajderi  ka nisur publikimin e një serie telefonatash të përgjuara të zyrtarëve të lartë të PDK-sëpërmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit./Insajderi.com

The post VV kërkon dorëheqjen e Thaçit dhe Veselit pas publikimit të "Dosjes së Shefave" appeared first on INSAJDERI.

Emanuel Demaj emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtme

Posted: 19 Aug 2016 05:32 AM PDT

Emanuel Demaj, sekretar i Partisë Shqiptare Demokristiane, është emëruar zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.

Partia e tij është në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës ndërsa në këtë post ai do ta zëvendësoje ish-zëvendësministrin Petrit Selimi./Insajderi.com

The post Emanuel Demaj emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtme appeared first on INSAJDERI.

Zhbogar: Politikanët e dinin që nga 2012-ta se demarkacioni është kusht për integrime

Posted: 19 Aug 2016 05:11 AM PDT

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, i tha Radios Evropa e Lirë se "paaftësia e elitës politike në Kosovë për të arritur pajtueshmëri për interesin strategjik kombëtar dhe një marrëveshje për interesat strategjike kombëtare", e pengon procesin e integrimeve evropiane.

Ai tha se interesat politike dhe njëkohësisht luftërat politike po i zëvendësojnë interesat kombëtare. Samuel Zbogar tha se dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë "kusht për hapat e mëtejmë të Prishtinës e Beogradit në marrëdhëniet me BE-në".

Ai tha se normalizimi i marrëdhënieve duhet të shihet si interes kombëtar në Prishtinë dhe lidershipi në vend duhet të arrijë një konsensus për rrugëtimin e mëtejmë.

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Samuel Zbogar, tha se përgjegjësia për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi bie mbi politikanët e Kosovës dhe shfaqi shpresën e tij se deri më 1 shtator "deputetët do të binden për ta votuar atë".

Zbogar theksoi se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi ishte kusht i vënë nga BE-ja që prej vitit 2012 dhe se politikanët në Kosovë kanë qenë në dijeni të tij që prej atëherë.

Samuel Zbogar, që do të lë Kosovën së shpejti, pas afro 5 vjetësh, tha se "Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund t'i imponohet asnjërës palë dhe se për këtë duhet të gjejnë zgjidhje që do të funksionojë". /REL

The post Zhbogar: Politikanët e dinin që nga 2012-ta se demarkacioni është kusht për integrime appeared first on INSAJDERI.

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Moskë

Posted: 19 Aug 2016 05:08 AM PDT

Shteti Islamik mori përsipër përgjegjësinë e një sulmi jashtë stacionit policor të Moskës, ku mbetën të vrarë vetëm 2 militantët, ndërsa 2 policë u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Në një video të publikuar në faqen e tyre zyrtare të "Amaq", terroristët thanë se kjo ishte hakmarrja e tyre ndaj Rusisë që vazhdimisht po ndërmerr sulme kundër myslimanëve në Lindjen e Mesme.

"Ne po vazhdojmë rrugën e xhihadit, po zbatojmë urdhrat e liderit tonë Abu Bakr al-Baghdadi. Emri i sulmit tonë në Moske është "operacioni i hakmarrjes". Hakmarrje për të gjithë ju që bombardoni vëllezërit tanë në Siri dhe Irak", thonë militantët e ISIS në video.

Por, ata paralajmërojnë se nuk do të ndalen me kaq. "Rusi ky është vetëm fillimi", kërcënojnë ata.

Edhe një muaj më parë Shteti Islamik postoi një video në "Youtube" ku thuhej se Rusinë nuk e presin ditë të mira. Por për Kremlinin nuk e ndryshon aspak vendimin e tyre për të luftuar terrorizmin në Lindjen e Mesme. Prej vitit të kaluar, Rusia i ka bombarduar militantët në Siri, në kuadër të fushatës mbështetëse ndaj presidentit Bashar Al Assad

The post Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Moskë appeared first on INSAJDERI.

Pogba: Rikthimi tek United u bë në kohën e duhur

Posted: 19 Aug 2016 04:50 AM PDT

Paul Pogba beson se rikthimi i tij tek Manchester United pas disa viteve ne Itali po ndoëhë në kohën e duhur për të por edhe për Jose Mourinhon.

Kështu ka thënë ai në një intervistë ekskluzive  të zhvilluar me ish-sulmuesin e Arsenalit, Thierry Henry, që tashmë është pjesë e Sky Sports.

Pogba pritet që të bëjë sonte debutimin e tij të dytë tek Manchesteri, ekip nga i cili u largua në vitin 2009.

"Besoj se ka qenë koha e duhur për Mourinhon por edhe për mua që të vijmë këtu," ka thënë ai.

"Unë kam luajtur për katër vite në Itali, dhe nuk besoj se do të vija këtu para rreth dy viteve," ka shtuar ai./Insajderi.com

The post Pogba: Rikthimi tek United u bë në kohën e duhur appeared first on INSAJDERI.

AKP ndanë 130 mijë euro për punëtorët e 14 ndërmarrjeve shoqërore

Posted: 19 Aug 2016 04:39 AM PDT

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se do të bëjë shpërndarjen e 20% për punëtorët e kualifikueshëm të 14 ndërmarrjeve shoqërore që janë privatizuar në Kosovë.

Përfitues të 132 mijë e 549 euro do të jenë 1 mijë 144 punëtorë.

"Pas vendimeve të plotfuqishme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin për shpërndarjen e fondeve të 20%-shit për punëtorët e kualifikueshëm edhe për 14 ndërmarrje shoqërore", shkruan në njoftimin e AKP-së.

Kurse transferi i fondeve për këto ndërmarrje do të bëhet përmes llogarisë së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. /Insajderi.com

14 ndermarrjet

The post AKP ndanë 130 mijë euro për punëtorët e 14 ndërmarrjeve shoqërore appeared first on INSAJDERI.

Komuna e Istogut e shqetësuar me përhapjen e sëmundjes gungore tek gjedhet

Posted: 19 Aug 2016 04:17 AM PDT

Komuna e Istogut është duke u përballur me një gjendje shqetësuese të sëmundjes Gungore të gjedhit , ku tashmë janë të evidentuara 18 raste të asgjësimit në mënyrë të kontrolluar dhe sipas informatave nga tereni mbi 100 raste të tjera janë të prekura nga kjo sëmundje, ku çdo ditë po paraqiten dy deri ne tri raste të reja.

Përmes një komunikate për media, komuna njofton se ky fenomen është shndërruar në shqetësues, andaj edhe është mbajtur sot  takim me përfaqësuesit e firmave veterinare të komunës së Istogut, për marrjen e masave parandaluese së sëmundjes gungore te gjedhit .

'Nga ky takim u konkludua se gjendje është alarmante dhe shqetësuese, andaj komuna e Istogut kërkon nga Agjensioni i Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK ), që të shfrytëzojë të gjitha mundësitë e veta për sigurimin e mjeteve për blerjen e vaksinave, që ndikojnë në parandalimin e kësaj sëmundje dhe të shohin mundësinë e kompensimit të dëmeve të shkaktuara nga kjo sëmundje për shkak se fermerët e komunës së Istogut  rritjen e gjedhit e kanë burim të vetëm të jetesës", thuhet në njoftim.

Më tej,  thuhet se Komuna e Istogut ka marrë të gjitha masat për parandalimin e kësaj sëmundje duke bërë mbylljen e tregut të kafshëve, hapjen e gropës për groposjen dhe asgjësimin   tyre dhe kontrollimin e mishit në thertore dhe në pika të shitjes së tij nga inspektori komunal i veterinarisë.

 

The post Komuna e Istogut e shqetësuar me përhapjen e sëmundjes gungore tek gjedhet appeared first on INSAJDERI.

Pavarësia e Kosovës nga Shqipëria

Posted: 19 Aug 2016 03:56 AM PDT

Kosova ka patur dhe ka dy pengesa për të qenë plotësisht e pavarur: njëra është politike dhe tjetra kulturore.

E para është më e thjeshtë, si një betejë diplomatike dhe juridike. Ka te bëjë me raportin e Kosovës me Serbinë.

Me ndihmën e ndërkombëtarëve, Kosova e ka fituar pavarësinë nga Serbia dhe rruga për t’u kthyer atje është më e pamundur se rruga për të shkuar në Mars. Ajo pjesë e rrugës që mbetet, është më e shkurtër se ajo që ka kaluar.

Rruga e dytë është më e vështirë. Në këtë rrugë, Kosova nuk po fiton, por po triumfon, për kënaqësinë e vet dhe për dobinë tonë.

Kjo është pavarësia kulturore nga Shqipëria.

Për arsye historike, Kosova ka qënë një koloni artistike e Shqipërisë. Arti që bëhej në Shqipëri, konsumohej në Kosovë. Por sot e kundërta po provohet e vërtetë. Sot Shqipëria duket si një koloni artistike e Kosovës dhe me sa duket ky është vetëm fillimi.

Kosova po na dominon artistikisht dhe ky është një fat që duhet pranuar si i tillë.

Vitet e fundit, varësia nga mediat, televizionet, spektaklet, çmimet, tekstet dhe arenat e Shqipërisë, ka përbërë një joshje të madhe për kosovarët. Ata u dyndën duke performuar dhe duke formuar një modë.

Marrëdhënia e artit të Kosovës me artin e Shqipërisë është si marrëdhënia e lëngut me enën. Ata janë lëngu, ne jemi ena. Dhe me sa duket kështu do të jemi edhe për shumë kohë.

Në çdo kuptim ata na dhanë më shumë se ç'iu dhamë. Ata kanë zërin, ne kemi audion. Ata kanë figurën, ne kemi ekranin. Ata kanë golat, ne kemi fushat. Ata ndikuan në krijimin e një mënyre të re arti që nuk e kishim njohur. Kosovarët krijuan shije, rrymë dhe stil. Pa frikë sot mund të them se ata na futën artistikisht në shekullin që jetojmë. Para zbarkimit të tyre arstistik, muzika dhe sporti shqiptar ishte tërësisht ballkanik. Me ndihmën e tyre është shumë më evropian.

Sot kosovarishtja është gjuha e muzikës shqiptare. Nuk ka këngëtar shqiptar që të mos këndojë kosovarisht. Je nga Shkodra knon. Je nga Tirana e bon. Je nga Korça, nuk do, por don.

Nëse e bën je. Nëse nuk e bën nuk je. Nëse e bën shijohesh, nëse nuk e bën nuk shikohesh.

Tregu shqiptar i muzikës dhe showbizit është i gjithi kosovar. Prej aty lind ritmi, lirika, vlimi, frymëzimi, hedhja dhe përdredhja.

Kosovarët kanë humor, kanë refren, kanë pasion dhe harmoni. Pa dyshim kanë edhe diçka që nuk e besoja që e kishin: disiplinën. Arti dhe sporti kërkon përkushtim dhe kosovarët dinë ta bëjnë si yje edhe pse janë të vegjël.

Ne u kemi dhënë stilit të tyre një treg, ata i kanë dhënë artit tonë një shteg.

Ajo që kanë bërë me futbollin tonë, është një marrëzi që lind nga një popull me fantazi.

Edhe pa futbollistët e Kosovës, Shqipëria do kishte futboll. Por pa shkëlqim, pa qëllim dhe pa sedër. Ata na dhanë atë që kishim humbur për disa dekada. Forcën për t’u ndjerë të barabartë me të tjerët. Na çuan në Evropian duke i dhënë kombëtares së Shqipërisë një ritëm që raca jonë nuk e kishte njohur.

Kosovarët janë një popull që di të përdorë muskujt.

Kur shoh sot Majlinda Këlmendin që mori një medalje të artë në Olimpiadën e Rios, kur shoh Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën, Era Istrefin, Krenare Rugovën, Luan Krasniqin, Granit Xhakën, Milot Rashicën, Adnan Januzajn, Etrit Berishën, Lorik Canën apo dhjetëra stililistë, arkitektë, aktorë, kineastë, informaticienë dhe hakera të përsosur kosovarë, kam vetëm një pyetje.

Pse kanë kosovarët kaq shumë talent? Dhe pse nuk ka Shqipëria po kaq talent?

Ka disa vite që nuk kam përgjigjen e duhur për këtë pyetje. Në fakt kam më shumë pyetje. Gjuha është njëlloj. Vuatjet janë të ngjashme. Genet janë të afërta. Atëherë çfarë ndryshon?

Kanë investuar më shumë në art, në sport dhe në muzikë? Nuk e them dot. Kosova shpenzon për artin dhe sportin ndoshta më pak se ç'bën Shqipëria, por çështja nuk është kjo.

Çështja nuk janë paratë. Çështja është besimi.

Disa herë kam mënduar se Kosova është duke përjetuar një fazë lirie të harbuar. Pavarësia i ka dhënë arsye dhe frymëzim popullit për të eksperimentuar.

Gjatë kohës kur jetonin në Jugosllavi, kosovarët nuk kishin kaq shumë talente. Muzika, letërsia, sportet, piktura dhe futbolli i tyre ishte i prapambetur në krahasim me popujt e tjerë jugosllavë. Nuk kishin fituar asnjë medalje të artë, nuk kishin pothuajse asnjë futbollist të madh, nuk kishin muzikantë, piktorë apo shkrimtarë të shquar. Kuotat më të larta, mendimi i tyre kritik, i arriti duke shkruar esse për poetët dhe artin e Rilindjes Shqiptare.

Por sot gjërat kanë ndryshuar. Ata bëjnë art, ne e kritikojmë. Ata luajnë, ne duartrokasim. Ata këndojnë, ne kërcejmë. Ata prodhojnë, ne blejmë. Deri dje nuk kishin Rilindjen e tyre, që duket se tani po e shpikin. Pa ndihmën tonë. Rilindja e tyre nuk është jugosllave, nuk është as shqiptare, është thjesht kosovare.

Çfarë ka ndodhur pra në dhjetë vjet?

Sipas meje ka funksionuar raporti me lirinë. Kosovarët po e shijojnë lirinë e tyre. Ata kanë hyrë në një epokë lirie që prodhon art, sa herë kombinojnë tingujt me gjuhën, trupin me ritmin dhe muskujt me mendimin. Liria që kanë fituar po i shpërblen. Ata po e shijojnë duke krijuar, duke kënduar dhe duke vrapuar. Kosovarët kanë fituar artin për të kënaqur veten me art. Dhe për shkak të gjuhës po na kënaqin edhe ne, megjithëse ky nuk është qëllimi i tyre i parë.

Ata po shkojnë në drejtimin e tyre dhe shija që po krijojnë sot është vetëm fillimi i një rruge në të cilën, me sa duket, do na duhet t’i ndjekim.Kosova është një kënaqësi që shijohet duke menduar se mund të mos e kesh.

Dhe vërtet. Imagjinoni sikur të mos e kishim.

Do ishim shumë më të varfër dhe shumë më të mërzitur.

Por që ta shijojmë duhet të paguajmë një çmim: duhet t’i lemë të lirë. /lapsi.al/

 

The post Pavarësia e Kosovës nga Shqipëria appeared first on INSAJDERI.

Trump kërkon falje për disa prej komenteve të tij

Posted: 19 Aug 2016 03:43 AM PDT

Kandidati republikan Donald Trump, duke habitur të gjithë, arkivoi moton e tij të famshme "mos u zmbraps kurrë", mos kërko kurrë falje dhe bëri atë që ka refuzuar të bëjë në publik në më shumë se një vit fushatë.

Donald Trump shfaqi keqardhje. Gjatë një fjalimi para mbështetësve të tij, Trump pranoi se disa herë ka thënë gjërat të gabuara, një akt i mahnitshëm pendimi që mbase sinjalizon se miliarderi njujorkez është gati të lërë pas krahëve stilin e tij të ashpër dhe arrogant që i solli fitoren në zgjedhje partiake, por që rrezikon ta mposhtë në ato presidenciale.

"Ndonjëherë, gjatë debateve të forta dhe duke folur për shumë çështje, nuk i zgjedh siç duhet fjalët ose thua fjalë të gabuara. Unë e kam bërë këtë. besojeni ose je, jam penduar për këtë. Më vjen keq, sidomos për rastet kur kam shkaktuar dhimbje personale. Por kemi shumë gjëra në lojë për t'u shqetësuar për çështje të tilla", deklaroi Trump i shoqëruar nga duartrokitjet e zjarrta të publikut.

Trump tha se nuk ka qenë korrekt politikisht dhe la të kuptohet se s'do të jetë kurrë, pasi kjo të harxhon shumë kohë, ndërsa u zotua se do ti thotë publikut gjithnjë të vërtetën.

Biznesmeni nuk specifikoi se për cilat komente të tij ishte penduar, por kjo ndjesë e tij me mjaft stil vjen pas kritikave të forta që mori për debatin me familjen e një dëshmori dhe e deri tek sugjerimi se ata që mbajnë armë duhet të ndalin Hilary Clinton para se ajo të anulojë të drejtën për tu armatosur, shkruant ch.

Por ndjesa e tij vjen edhe pas punësimit të manaxherëve të rinj të fushatës së tij dhe sipas ekspertëve është një shenjë e qartë e frymës së re në përpjekjet e miliarderit për të marrë presidencën.

 

The post Trump kërkon falje për disa prej komenteve të tij appeared first on INSAJDERI.

Rikthehet ‘Metallica

Posted: 19 Aug 2016 03:30 AM PDT

Metallica njoftoi publikimin e një albumi të ri në 18 nëntor të këtij viti, albumi i parë pas 8 viteve i grupit të famshëm amerikan.

“Hardwired … To Self-Destruct” do të përmbajë 80 minuta muzikë dhe gjithashtu është titulli i këngës së parë të këtij albumi, që u publikua me videoklipin shoqërues në Youtube mbrëmjen e së enjtes.

Albumi do të jetë i njëmbëdhjeti për Metallica, që përbëhet nga vokalisti-kitarist James Hetfield, bateristi Lars Ulrich, kitaristi Kirk Hammett dhe basisti Robert Trujillo.

Albumi i fundit i Metallica është “Death Magnetic” në vitin 2008.

 

The post Rikthehet 'Metallica appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more