Skip to main content

INSAJDERI: “PDK dënon aksionin e Vetëvendosjes tek shtëpia e Kadri Veselit” plus 19 more

INSAJDERI: “PDK dënon aksionin e Vetëvendosjes tek shtëpia e Kadri Veselit” plus 19 more


PDK dënon aksionin e Vetëvendosjes tek shtëpia e Kadri Veselit

Posted: 26 Aug 2016 10:26 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur sjellje vandaliste aksionin e sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje para shtëpisë së kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli, që njëherësh është edhe kryetar i Kuvendit të kosovës.

Përmes një komunikate për media, PDK thotë se Vetëvendosje ka tentuar që të kërcënojë familjen dhe të dhunojë pronën private të familjes së liderit të PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës, mirëpret çdo lloj shprehje të pakënaqësisë apo protestave, të garantuara me ligje e Kushtetutë, mirëpo dënon ashpër çdo përpjekje që përmes dhunës dhe kërcënimeve të bëhen përpjekje për realizimin e qëllimeve politike, thuhet në reagimin e PDK-së.

"Familja dhe prona në traditën tonë gjithmonë janë konsideruar të shenjta dhe asnjëherë nuk janë cenuar nga politika".

Tutje në reagim thuhet se PDK fton organet e rendit dhe drejtësisë që mos të lejojnë asnjë sjellje vandaliste, ndërsa i fton qytetarët e Kosovës që të kenë besim tek institucionet e Republikës së Kosovës, të ruajnë gjakftohtësinë dhe mos të provokohen nga sjelljet e dhunshme nga kushdo që dëshiron ta shpërbëjë Republikën e Kosovës e cila ka arritur këtu falë punës dhe përkushtimit të gjeneratave të tëra të qytetarëve tanë dhe ndihmës së miqve ndërkombëtarë.

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë ditës kanë tentuar të vendosin një pano para shtëpisë së kryeparlamentarit Kadri Veseli me mbi shkrimin  "Veriu nuk ndahet, perëndimi nuk falet!". Mirëpo ata u ndaluan nga policia e Kosovës.

Përmes një njoftimi për media Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se aktivizti Musa Ajeti – ish luftëtar i UÇK-së, është lënduar gjatë këtij aksioni.

https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/10153615526147000/

The post PDK dënon aksionin e Vetëvendosjes tek shtëpia e Kadri Veselit appeared first on INSAJDERI.

Policia çeke parandaloi një sulm ndaj kancelares Merkel

Posted: 26 Aug 2016 10:18 AM PDT

Policia çeke arriti të parandalojë në kohë një sulm ndaj kancelares Angela Merkel, e cila ditën e mërkurë ndodhej në Pragë në kuadër të një vizite zyrtare.

Policia ndaloi një burrë, i cili me makinën e tij tip "Mercedes" tentoi të hynte në vargun e automjeteve që shoqëronin kancelaren nga aeroporti drejt selisë së kryeministrisë.

Në makinën e atentatorit të dyshuar u gjetën sende të forta, si edhe bomba gazi lotsjellës. Edhe pse tentoi të bënte rezistencë, ai u vu menjëherë në pranga, ndërsa autoritetet thanë se vepronte i vetëm.

Tashmë çështjen e kanë në duar detektivët çekë, për të zbuluar se çfarë motivi e shtyu personin të ndërmerrte një veprim të tillë, i cili mund të kishte rezultuar fatal.

Kancelarja ishte në Pragë në kuadër të një takimi me kryeministrin Bohuslav Sobotka. Merkel po zhvillon një tur me takime zyrtare nëpër Europë, pas vendimit të Britanisë për të lënë Bashkimin Europian. Në Pragë kancelarja u prit me demostrata të mëdha. Protestuesit mbanin në duar pankarta "Merkel po vret Europën", duke kundërshtuar kështu politikën e dyerve të hapura për refugjatet sirianë.

The post Policia çeke parandaloi një sulm ndaj kancelares Merkel appeared first on INSAJDERI.

Thierry Heny emërohet ndihmës i trajnerit të Belgjikës

Posted: 26 Aug 2016 10:12 AM PDT

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës, Thierry Henry, i është bashkuar ekipit të trajnerit Roberto Martinez tek kombëtarja belge.

Ai është emëruar si ndihmës i përzgjedhësit Martinez, i cili ka thënë se Henry ka pranuar menjëherë ofertën.

"Ai është një figurë e rëndësishme për ne dhe do të sjellë diçka të re," ka thënë ai, shkruan BBC.

Në anën tjetër, përmes Twitter, Henry ka thënë se është i nderuar për detyrën e re që i është besuar. "Mezi pres, jam shumë i entuziazmuar," ka deklaruar ai./Insajderi.com

The post Thierry Heny emërohet ndihmës i trajnerit të Belgjikës appeared first on INSAJDERI.

Mustafa: Faktet për demarkacionin janë të qarta si loti

Posted: 26 Aug 2016 09:44 AM PDT

Afrimi i datës kur pritet të votohet demarkacioni në Kuvendin e Kosovës ka bërë që liderët e shtetit të shtojnë përpjekjet që të bindin qytetarët por edhe deputetët opozitarë se marrëveshja e arritur me Malin e Zi është në rregull dhe nuk cenon territorin e Kosovës.

Kësaj radhe, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se faktet rreth demarkacionit që janë prezantuar nga komisionit shtetëror |janë të qarta si loti.  Por, sipas tij,  "varet se a kemi forcë dhe guxim që ato ti pranojmë".

Mustafa ka thënë se 1 shtatori, dita kur do të votohet kjo marrëveshja në Kuvend, "është dita kur deputetët mund ti thonë JO: dhunës, kërcënimeve , bllokadës së proceseve shtetndërtuese".

"Është dita në të cilën duhet ti japim përgjigje Kosovës", ka thënë ai./Insajderi.com

The post Mustafa: Faktet për demarkacionin janë të qarta si loti appeared first on INSAJDERI.

Francë, pezullohet vendimi për ndalimin e burkinit

Posted: 26 Aug 2016 09:23 AM PDT

Në të gjitha bashkitë ku është vendosur masa e ndalimit të burkinit nëpër plazhe, kjo masë nuk do të zbatohet, të paktën deri në një vendim përfundimtar nga gjykata.

Një gjykatë franceze vendosi pezullimin e vendimeve të më tepër se 26 bashkive, kryesisht bregdetare, që ndalojnë shfaqjen me burkini nëpër plazhet e tyre.

Kërkesën për rrëzimin e këtyre vendimeve si të papajtueshme me ligjet dhe Kushtetutën franceze e bënë disa aktivistë të të drejtave të njeriut dhe shoqata anti-islamofobe në Francë.

Megjithatë, sondazhet tregojnë që një shumicë prej 64 përqind e francezëve mbështesin ndalimin e burkinit në plazhe dhe Kryebashkiakët që kanë vënë në fuqi këtë ndalim, thonë se po mbrojnë rregullin publik dhe laicitetin e shtetit, ndërsa myslimanët ankohen se po shënjestrohen me pa të drejtë.

Por ndalimi duket se po përçan edhe vetë qeverinë. Manuel Valls u përfshi për herë të parë në debat të enjten dhe doli hapur në mbështetje të kryebashkiakëve që kanë marrë një vendim të tillë, ndërsa ministrja e Edukimit, Najat Vallaud-Belkacem ka një qëndrim të kundërt me shefin e vet.

"Si grua nuk miratoj burkinit, por nuk mirëpres këto rregulla dhe kundërshtoj idenë se ato që vishen kështu në plazhe kanë lidhje me terrorizmin, grupe xhihadiste apo ISIS-in", tha ajo.

The post Francë, pezullohet vendimi për ndalimin e burkinit appeared first on INSAJDERI.

Pas Italisë, tërmet edhe në Greqi

Posted: 26 Aug 2016 09:11 AM PDT

Instituti Gjeodinamik në Athinë ka regjistruar një lëkundje tërmeti në orën 16 e 37 minuta, me orën lokale, me fuqi prej 4.1 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tij është përcaktuar në zonën detare pranë ishullit Evia, rreth 100 km në veri-lindje të Athinës, në një thellësi prej vetëm 5 km, ndaj dhe  tërmeti është ndjerë shumë në të gjitha zonat e kryeqytetit grek.

Fenomeni po ndiqet me kujdes nga sizmologët pasi prej mëngjesit, para goditjes më të fuqishme janë regjistruar edhe katër lëkundje të tjera në të njëjtën zonë me fuqi nga 2.9 deri në 3.5 ballë të shkallës Rihter.(tch)

The post Pas Italisë, tërmet edhe në Greqi appeared first on INSAJDERI.

Feronikeli ka katër muaj që ka ndalur prodhimin, shteti i jep tokë për shfrytëzim

Posted: 26 Aug 2016 09:02 AM PDT

Edhe pse ka katër muaj që menaxhmenti i kompanisë "NeëCo Feronikeli" e ka ndërprerë prodhimin në fabrikën në Drenas nën arsyetimin se nuk mund të operojnë me humbje për shkak të çmimit të lartë të energjisë dhe çmimit të ulet të nikelit në berzhen ndërkombëtare, shteti i Kosovës i ka dhënë kësaj ndërmarrje, në shfrytëzim një pjesë të tokës për të nxjerrë nikel.

Në fillim të këtij muaji, është raportuar se përkundër faktit se kompania e ka ndalur prodhimin në fabrikën e saj në Drenas, në minierën e Gllavicës, pronë e Feronikelit, kamionët po ngarkohen me xehe të hekur-nikelit dhe po transportohet për në Feni Kavadarc të Maqedonisë.

Por 25 ditë pas këtij raportimi, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka aprovuar dhënien e pëlqimit për shfrytëzimin e një pjese të ngastrës kadastrale për "Feronikelin".

Këtë vendim e kanë marrë Bordi i Drejtorëve i AKP-së, në një mbledhje të  jashtëzakonshme.

"Bordi shqyrtoi kërkesën e “Ndër e re Ferronikeli” dhe morri vendim qe te aprovohet dhënia për shfrytëzim e një prone të Ndërmarrjes Shoqërore “Miniera dhe industria e magnezit” – MIM Goleshi (në likuidim) për një periudhë deri në 12 muaj. Kjo qiradhënie do te mundësoj vazhdimin e aktiviteteve të Ferronikelit dhe është mbështetur nga te gjitha institucionet relevante te Republikës se Kosovës", thuhet në komunikatën e AKP-së.

Feronikeli ndalë prodhimin – xehet nga Drenasi i dërgon në Maqedoni

Se Feronikeli është privatizuar në mënyrë të dyshimtë vërtetohet edhe në dosjen e XI, ku në një bisedë të publikuar në “Dosjen e Shefave”, ku ish-deputeti i PDK-së, Shaip Muja, i nervozuar me klasën e re politike në PDK, kërcënon Adem Grabovcin se në seancën e radhës do të bëjë akuza për përfshirje në korrupsion në rastin e Feronikelit.

Madje sipas AKP-së, ky institucion mbetet i "përkushtuar në përkrahjen dhe mbështetjen e Institucioneve qendrore në agjendën e zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës".

Por sipas Izet Ibrahimit, profesor i xehetarisë dhe metalurgjisë, bartja e xehes në Maqedoni është tendencë e menaxhmentit për viktimizimin e Ferronikelit të Drenasit për të mbajtur gjallë Fenin e Kavadarcit të Maqedonisë dhe shndërrimin e Maqedonisë në monopol të kësaj industrie në rajon./Insajderi.com

The post Feronikeli ka katër muaj që ka ndalur prodhimin, shteti i jep tokë për shfrytëzim appeared first on INSAJDERI.

Sarkozy rikthehet në skenën politike

Posted: 26 Aug 2016 08:39 AM PDT

Me librin e tij të ri “Gjithçka për Francën” Sarkozy hap garën e kandidatëve. Me ton të ashpër ai kërkon mbështetjen e francezëve dhe zgjedh temën e terrorizmit si temë për fushatën elektorale.

“Unë jam kandidat”. Me këtë fjali të shkurtër supozimet marrin fund. Sarkozy do ta provojë edhe njëherë. Ish-Presidenti francez shpall me këtë fundin e pushimeve të verës. Dhe u dërgon francezëve edhe një mesazh: është ai që do ta përcaktojë agjendën politike. Sarkozy, njeriu i veprave, shkruan Deutsche Welle.

Momenti i shpalljes është një moment i menduar mirë në dramaturgji nga ekipi i Sarkozy-së. Në krye të tij politikani profesionist dhe shoku i partisë Brice Hortefeux. “Fushata e tij do të përqendrohet në ide të forta”, thotë ai. Në librin e tij Sarkozy i ka shkruar këto ide, që mund të ishin edhe të partisë Front National: eleminimi i bashkimit familjar për të huajt, arrest parandalues për të dyshuarit si terroristë, vështirësim i marrjes së nënshtetësisë franceze. Ekonomia në idetë e tij thuajse nuk përmendet.

Hollande përpiqet të lërë përshtypje më të mira

Edhe rënia e papunësisë në 9,6 përqind së fundi nuk i jep krahë Presidentit aktual Hollande. Sipas një studimi të EulerHermes, reforma e debatuar e tregut të punës i ka dhënë ekonomisë franceze një rritje ekonomike vetëm prej 0,5 përqind. Një goditje çliruese ka pamje tjetër.

Prandaj socialistët presin ende për zgjedhjet e tyre paraprake. Politologu francez, Bruno Cautres i thotë DW se socialistët “presin deri në fund shifra më të mira ekonomike, në mënyrë që Hollande të mund të thotë: “E shikoni, ja që e arrita.”

Kurse personat rreth Sarkozysë paraqiten të sigurtë në vetvete. Gjendja e Francës nuk mund të ishte më e mirë për nisjen e fushatës së tij elektorale: një vend, ende nën shokun e sulmeve terroriste i përshtatet Sarkozysë. Siguria e brendshme, sovraniteti, një shtet i fortë janë prej kohësh temat e tij të preferuara.

Zgjedhjet paraprake etapë e rëndësishme

Po këto nuk mjaftojnë, thotë edhe kundërshtari më i fuqishëm brendapartiak i Presidentit Sarkozy, Arnaud Montebourg. Ish-ministri francez e akuzon Sarkozy-në për një politikë të padurueshme ekonomike. Programi i tij kërkon më shumë sovranitet, ushtri të qytetarëve me shërbim të detyrueshëm ushtarak të paktën gjashtëmujor, më pak rregulla buxhetore nga Brukseli. Programi i tij të duket sikur mund të plotësojë dëshirën e francezëve për më shumë siguri, pa qenë nevoja që ata të zgjedhin të djathtën, shkruan DW.

Përballë Sarkozysë në anën tjetër, kryetari i bashkisë së Bordeaux-së, studenti i shkollës elitare, ish-kryeministri Alain Juppé. Me 36 përqind të votave mbështetje, Jupé është shumë përpara në anketime. Një duel midis Sarkozysë dhe Jupésë konsiderohet i mundur. Në 20 dhe 27 nëntor pastaj do të vendosë baza e partisë se kë dëshiron. Ujkun e vjetër apo shkollën e vjetër. Por: si së djathtës, ashtu edhe së majtës i mungojnë deri tani kandidatë të pakonsumuar. Prandaj: parashikimet janë të vështira.

The post Sarkozy rikthehet në skenën politike appeared first on INSAJDERI.

Reuters për “Dosjen e Shefave”: Aleati i presidentit nën hetime

Posted: 26 Aug 2016 08:35 AM PDT

Agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters ka raportuar për skandalin e përgjimeve të botuara në Gazetën Insajderi, "Dosja e Shefave", duke shkruar se "një aleat i presidentit të Kosovës është nën hetime për dyshim të dhënies së vendeve të punës në institucione dhe kompani publike për njerëz në bazë të përkatësisë së tyre politike".

Duke iu referuar Prokurorisë së shtetit, Reuters raporton se hetimi ndaj Adem Grabovcit, është i bazuar në provat e përgjimeve telefonike të bëra në vititn 2011 gjatë një operacioni anti-korrupsion nga ana e misionit të BE-së për drejtësi në Kosovë, Eulex.

"Eulex nuk kishte ngritur aktakuzë, por më vonë 1 mijë e 200 audio incizime kanë rrjedhur nga gazeta hulumtuese online Insajderi.com", raporton Reuters.

Prokuroria Speciale ka nisur hetimet kundër Adem Grabovcit dhe personave tjerë të përfshirë në përgjimet, Dosja e Shefave.

Grabovci po hetohet për vepra penale që lidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare gjatë viteve 2011-2012. Hetimi ka nisur 26 ditë pas nisjes së publikimit të përgjimeve nga Insajderi të Adem Grabovcit, me zyrtarët tjerë të lartë shtetëror e partiak, përfshirë presidentin Hashim Thaçi.

Reuters shkuan se Grabovci ka vepruar si kryetar i grupit parlamentar të PDK-së së udhëhequr atëherë nga Hashim Thaçi, që këtë vit u zgjodh president i vendit.

"Që nga vitit 2011 ai përdori pozitën e tij dhe autoritetin zyrtar për të siguruar pushtetin politik dhe ndikimin në vendimmarrje në agjencitë qeveritare të Kosovë dhe ndërmarrjeve publike", citon Reuters, kryeprokurorin e shtetit.

Tutje sipas Reuters, Grabovci është duke u hetuar për dy akuza për punësim të personave në bazë të "përkatësisë së tyre politike".

"Në biseda, Grabovci mund të dëgjohet duke i ofruar mbështetësve të partisë punë nëpër agjencitë e financuara nga shteti, në mësin e tyre edhe në rrjetin hekurudhor, ujor, energjetik, gjykata dhe universitete", raporton Retuers.

Sipas Agjencisë së lajmeve, Qeveria e Kosovës mbetet punëdhënsi më i madh në Kosovë dhe se krimi e korrupsioni janë rrënjosur në shtetin e ri dhe se këto janë përmendur si pengesa kryesore për tërheqjen e investitorëve të huaj./Insajderi.com

The post Reuters për "Dosjen e Shefave": Aleati i presidentit nën hetime appeared first on INSAJDERI.

Sky Sports: Mustafi në Londër për të finalizuar transferimin tek Arsenali

Posted: 26 Aug 2016 08:28 AM PDT

Duket se më në fund gjithçka do të zyrtarizohet lidhur me transferimin e mbrojtësit shqiptar të Valencias, Shkodran Mustafani, tek Arsenali.

Sky Sports njofton se Mustafi dhe sulmuesi i Deportivos, Perez, janë nisur për në Londër për të kryer testet mjekësore.

Mustafi raportohet se do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me klubin e njohur anglez, ndërsa Arsenali do të paguaj rreth 35 milion funte për të.

Në anën tjetër, Perez, ka shënuar 17 gola vitin e kaluar në ligën e Spanjës./Insajderi.com

The post Sky Sports: Mustafi në Londër për të finalizuar transferimin tek Arsenali appeared first on INSAJDERI.

Demarkacioni si estetikë e shëmtuar

Posted: 26 Aug 2016 08:10 AM PDT

Në gjithë debatin me plot harta e dokumente të cilat po lexohen në forma të ndryshme, dallimet e vijës së re kufitare me Malin e Zi i vërejnë më së miri bjeshkatarët të cilët janë më shumë se kaq, dokumentues të saj.

Teksa rugovasit mund ta sqarojnë me mexhë e me kulla kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi, por pa arritur ta dokumentojnë atë, debati në Prishtinë është i zënë mes hartave dhe fakteve që kundërshtojnë njëra tjetrën.

https://www.youtube.com/watch?v=hUp81BIx5-k

Cilado palë që të ketë të drejtë në aludimet e saja bazuar në faktet ekzistuese kadastrale apo edhe të tjera historike, bjeshkatarët dhe adhuruesit e udhëtimeve në këto anë e tregojnë një anë tjetër të "dëmeve anësore" të marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi.

dema1

Përmes fotografive të bjeshkëve të kufirit kosovaro-malazes shpërfaqet një bukuri natyrore e cila tashmë është shndërruar në pikë turistike.

Një nga to është edhe Bjeshka e Liqenatit në Rugovë dhe Bjelluah që njihet edhe vetëm si Liqenati.

demarkacioni1

Fotografi i njohur kosovar Arben Islami, krijues i organizatës "Kosovo Hiking Trips" e "Snow Njeri" ka sjellë disa fotografi që sido që të jenë faktet në kadstarat tregon se ndarja që do të krijohet nda demarkacioni i cili hidhet në ratifikim me 1 shtator, edhe estetikisht duket keq.

demarkacioni2

"E di që deri tani nuk e keni pas idene se çka po humbim", shkruan Islami në një foto album të publikuar me 3 të këtij muaji i titulluar "Demarkacioni i Ri te rajoni i Bjehullës, Liqenatiti"

Nëpërmjet këtyre fotografive, Islami tregon edhe anën estetike.

dema3 dema4 dema5 dema6

 

The post Demarkacioni si estetikë e shëmtuar appeared first on INSAJDERI.

Premtimet anti islam të kandidatit për kryeministër në Holandë

Posted: 26 Aug 2016 08:03 AM PDT

Pretendenti për kryeministër të Holandës, Geert Wilders lideri i Partisë së Lirisë (PVV) ka thënë se nëse merr postin e kryeministrit të Holandë, do ta zhdukë librin e Kuranit në vendin e tij dhe do t'i shkatërrojë xhamitë

Lideri i së djathtës ka thënë se libri për Hitlerin "Adolf Hitler's Mein Kampf" është i njëjtë si libri i "Kuranit", shkruanExpress.uk, transmeton Gazeta Express.

Ai gjithashtu ka thënë se do të ndalohet në gjithë Holandën mbulesa e femrave myslimane, si në publik ashtu edhe nëpër shkolla e institucione./Insajderi.com

The post Premtimet anti islam të kandidatit për kryeministër në Holandë appeared first on INSAJDERI.

Kitaristja myslimane që ka bendin Heavy Metal

Posted: 26 Aug 2016 07:07 AM PDT

Gisele Marie luan në kitarë dhe vesh nixhab, një veshje për femrat myslimane. Ajo madje ka edhe bendin e saj heavy metal "Eden Seed"

"Për herë të parë kur jam ngjitur në skenë kisha pak marre por reagimi i audiencës ishte i mrekullueshëm. Dhe që atëherë çdo paraqitje ka qenë e mrekullueshme duke iu falënderuar Zotit", thotë

Gisele dëshiron të tregojë se të qenit femër myslimane nuk të ndalon që të ndjekësh pasionin tënd.

"Është shumë e rëndësishme që të mbahet në mend se islami dhe muzika nuk kanë asgjë të përbashkët. Nuk ka të bëjë me mëkate ose doktrina. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Jam myslimane dhe islami është fati im. Por jam muzikante profesionale dhe muzika është profesioni ynë",

Gisele ka lindur në një familje katolike gjermane dhe është konvertuar në myslimane në vitin 2009 pasi i vdiq babai.

"Familja ime se shihte si problem konvertimin tim as veshjen time. Madje as shoqëria. Nuk kam pasur probleme, ishte diçka e natyrshme. Kur nëna më pa duke të veshur kështu, tha që dukem mrekullueshëm", thotë Gisele.

Por disa e kritikuan atë se po bënte diçka që nuk ishte e përshtatshme ose e lejuar në islam.

"Dikush gjithmonë do të kritikoj dhe mendoj se kjo është e shëndetshme. Besoj se çdo formë e unanimitetit është një shprehje e budallakisë. Nuk kam qëllim që t'i kënaq të gjithë, qëllimi im është që të bëjë muzikën time", thotë G

Polka është shoqja ime e vogël, është më shumë se kitarë, është si çika ime", thotë ajo./Inajderi.

The post Kitaristja myslimane që ka bendin Heavy Metal appeared first on INSAJDERI.

Partia e ministrit të akuzuar: Jemi të bashkuar pro demarkacionit

Posted: 26 Aug 2016 06:57 AM PDT

Partia e Drejtësisë e udhëhequr nga ministri i liruar nga detyra, Ferid Agani, ka dalë me një dekalratë për media nëpërmjet së cilës ka treguar se vendimi i kryesisë së kësaj partie për të dhënë votën pro demarkacionit me Malin e Zi buron nga qëndrimi unanim i anëtarëve të partisë.

"Vendimi i kryesisë për mbështetjen e miratimit të demarkacionit, në përputhje me dispozitat statutore të PD-së", thuhet në deklaratën e PD-së.

Kryetari i kësaj partie Agani akuzohet për shkak të veprës penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Zyra për Informim e kësaj partie ka njoftuar se "miratimi i Deklaratës politike nga ana e Kryesisë së Partisë përkitazi me mbështetjen e miratimit të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, është bërë në pajtim të plotë me dispozitat statutore të partisë"  dhe se kjo deklaratë politike është e mbështetur në plotni në vendimin e marrë  njëzëri në Kuvendin e rregullt të Punës të Partisë së Drejtësisë të mbajtur me 29 maj 2016.

Për këtë arsye PD dëshiron të sqarojë se nuk bëhet fjalë për vendim të marr "ad hoc" por për qëndrim konsistent politik të partisë përkitazi me këtë çështje./Insajderi

The post Partia e ministrit të akuzuar: Jemi të bashkuar pro demarkacionit appeared first on INSAJDERI.

Prokuroria nis hetimet kundër Grabovcit, dyshohet se krimet i kreu për interesa partiake

Posted: 26 Aug 2016 05:43 AM PDT

Prokuroria Speciale ka nisur hetimet kundër Adem Grabovcit dhe personave tjerë të përfshirë në përgjimet, Dosja e Shefave.

Grabovci po hetimet për vepra penale që lidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare gjatë viteve 2011-2012. Hetimi ka nisur 26 ditë pas nisjes së publikimit të përgjimeve nga Insajderi të Adem Grabovcit, me zyrtarët tjerë të lartë shtetëror e partiak, përfshirë presidentin Hashim Thaçi.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se vendimi për hetim është bazuar në ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm se  i pandehuri Adem Grabovci, si person zyrtar, deputet dhe kryetar i grupit parlamentar të PDK-së, gjatë vitit 2011 e tutje, ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar për ta siguruar pushtetin politik dhe ndikimin mbi procesin e vendimmarrjes brenda institucioneve, agjencive qeveritare dhe ndërmarrjeve publike të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka thënë se sipas njohurive të deritanishme të Prokurorit të Shtetit, Grabovci, me qëllim të përfitimit të dobisë për vete apo persona të tjerë, me dashje ka shkelur ligjet dhe procedurat e punësimit dhe përzgjedhjes së drejtorëve dhe anëtarëve të trupave menaxhuese të ndërmarrjeve publike, të agjencive të pavarura dhe institucioneve të tjera, duke siguruar në këtë mënyrë punësimin kundërligjor për një numër të caktuar të personave.

"Në bazë të këtyre veprimeve të Grabovcit, Prokuroria Speciale ka krijuar dyshim të arsyeshëm se ai ka kryer veprën penale në vazhdim: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 81 të këtij Kodi. Ai dyshohet se këtë vepër e ka bërë në bashkëkryerje me persona të tjerë, të paidentifikuar deri më tani", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, po ashtu, ka dyshim të arsyeshëm se Grabovci, me veprimet e përshkruara më lartë, gjatë vitit 2011 e tutje, në mënyrë të kundërligjshme ka mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve tjerë të vendit për punësim dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet tjera pozitive, u ka dhënë përparësi personave të favorizuar mbi bazat e përkatësisë së tyre politike gjatë punësimit nëpër institucionet publike të Republikës së Kosovës.

"Në këtë mënyrë ka diskriminuar të drejtat për punësim të qytetarëve tjerë në bazë të kushteve të barabarta, të cilat janë paraparë me ligj", ka thënë Prokuroria.

Grabovci dyshohet, po ashtu, që e ka kryer veprën penale në bashkëkryerje: Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës" nga neni 193 paragrafi 4, lidhur me paragrafin 1  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 31 dhe 81 të këtij Kodi.

"Vendimi i prokurorisë për fillimin e hetimit është bazuar në publikimet e përgjimeve të bisedave telefonike të Grabovcit, në gazetën online 'Insajderi', si dhe në disa prova të pranuara nga EULEX-i, që në bazë të urdhërit gjyqësor janë realizuar gjatë zhvillimit të një hetimi tjetër kundër tij nga prokurori i EULEX-it", ka thënë Prokuroria.

Prokuroria ka thënë se hetimi kundër Adem Grabovcit është një hetim fillestar dhe varësisht nga rezultati, në ndjekjen penale të prokurorisë do të përfshihen të gjithë personat tjerë, për të cilët do të vërtetohet se kanë bashkëpunuar me të pandehurin Grabovci. /Insajderi.com

DESH-Vendimi-per-fillimin-e-hetimeve-Adem-Grabovci_01

DESH-Vendimi-per-fillimin-e-hetimeve-Adem-Grabovci_02

The post Prokuroria nis hetimet kundër Grabovcit, dyshohet se krimet i kreu për interesa partiake appeared first on INSAJDERI.

VV me aksion para shtëpisë së Kadri Veselit, ndërhynë policia

Posted: 26 Aug 2016 05:31 AM PDT

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë ditës kanë tentuar të vendosin një pano para shtëpisë së kryeparlamentarit Kadri Veseli me mbi shkrimin  “Veriu nuk ndahet, perëndimi nuk falet!”. Mirëpo ata u ndaluan nga policia e Kosovës.

Përmes një njoftimi për media Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se aktivizti Musa Ajeti – ish luftëtar i UÇK-së, është lënduar gjatë këtij aksioni.

"Policia e kontrolluar nga klani pronto, intervenoi brutalisht ndaj aktivistëve tanë duke dëshmuar edhe njëherë që prioriteti i sistemit tonë shtetëror është mbrojtja e pronave private të kokave të krimit, Kadri Veselit e Hashim Thaçit. Policia aq shumë është vënë në funksion të këtij klani kriminal, sa që intervenon edhe atëherë kur aktivistët thjeshtë duan të vendosin një pano prej letre pranë pronave të tyre", shkruan në komunikatën e VV-së. /Insajderi.com

https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/10153615526147000/

The post VV me aksion para shtëpisë së Kadri Veselit, ndërhynë policia appeared first on INSAJDERI.

Nga Dua Lipa me dashuri: Mwah

Posted: 26 Aug 2016 05:14 AM PDT

Titullohet "Blow Your Mind" apo "Mwah" që nënkupton "puthje" dhe është kënga më e re e Dua Lipës.

Nuk ka videoklip por është vetëm audio, por adhuruesit e muzikës së saj duket sikur po e pëlqejnë.

Është komplet ndryshe prej këngëve të deritashme të këngëtares. Një stil i ri i përzier mes pop dhe elektronikës.

Me publikimin e kësaj kënge, Dua Lipa po paralajmëron albumin e saj debutues i cili do të mbajë emrin e saj.

"Thjeshtë për të prezantuar vetën si artiste mjafton Dua Lipa", ka shkruar këngëtarja nga Kosova e cila para dy javësh mbajti një koncert në Gërmi./Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=WXPjF7vMYsE&feature=share

The post Nga Dua Lipa me dashuri: Mwah appeared first on INSAJDERI.

Sekretari i MFSK-së, Shkelzen Syla ishte i gatshëm të zbatonte urdhrat e Grabovcit

Posted: 26 Aug 2016 03:42 AM PDT

Doktori që zotohej se do t'i kryente të gjitha obligimet që do t'ia ngarkonte, Adem Grabovci është Shkelzen Syla, ka zbuluar Insajderi.

Syla është sekretar i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës. Është familjar i ngushtë i Azem Sylës. Biseda e Sylës është publikuar në serinë e XX-të të Dosjes së Shefave.

Në një bisedë telefonike zbulohet se Syla, ishte caktuar nga Grabovci si kryesues i një komisioni për zgjedhjen e një zyrtari të lartë shtetëror.

Grabovci, kërkonte që njeriu i tij të fitonte bindshëm sepse siç thoshte ai, "puna është me inati me Ilir Tolajn".

Syla zotohej se nëse Grabovci e vendoste në krye të komisionit, atëherë do të kryente punë. Ai kishte kërkuar që pos Ilhami Gashit, ta kishte në komision edhe Arben Çitakun, i cili aktualisht është sekretar në Ministrinë e Ambientit.

Ndërkohë, anëtarë tjerë ishin caktuar Isuf Dedushaj dhe Ramush Beiqi. Me Dedushajn nuk kishin asnjë problem, derisa për Beiqin garantonte ky doktor se do ta bindte të mos dilte kundër.

"A ki drejtë…, me kanë prapë aty ku…, ku je kanë", interesohet Grabovci, teksa doktori i thotë se me dashtë ministri e vendos.

"Paj, vallahin, me dashtë, me dashtë, ai ministri m'qet, se kit herën e dytë, osht anulu me vendim tinaj, për shkak t'konflikti edhe… Edhe personat, konfliktuoz, a din n'qit rastin e dytë, kur kem, u ka… A din kishe, jon kanë Iliri edhe ai Nazi", thotë Syla.

https://www.youtube.com/watch?v=ktkA-zFgA4I

"Po…, e tash unë e kom lujt ni rol shumë amortizues aty, a din shumë konstruktiv…  Ai, me dasht për hir t'përvojes, e t'konstruktivitetit, e sene, munet mem qit aty", shpjegon doktori.

"Atëherë, po dufka me shku ti… Ilhamia… Edhe njo tjetër, kon ta kish marr menja", e pyet Grabobvci. Shkelzen Syla e kërkon Arben Çitakun.

"Atëherë ti e din edhe… ti mu bo kryesues… Për… përderisa, përderisa, ka propozu, Isufin, Dedushin… Atëherë, ki drejt edhe ti", shton shefi.

"Po se Isufin, e kom pas edhe dy herë tjera… Kom drejt lirisht, se unë jom ka…, unë jon kanë në konsultime konstruktive që e kom amortizua, atë fërkim aty…, a pe din", e pyet doktori, shefin.

"U bo pra atëherë, pot… Po, po…, për atë arsye, qashtu po ja bajmë", shton Grabobci.

"Jo valla, bonum shlirë, se unë pa e kry se la", zotohet Syla.

Grabovci i tregon për Ramush Beiqin që ishte caktuar nga dikush tjetër. Kërkonte që të bindej që edhe ai të mos votonte ndryshe nga doktori, Ilhami Gashi e Arben Çitaku.

"Po, Ramush Beiqi oshtë kardiolog, pediatër… Njihna me Ramushin, muj me kthye pozitiv, Ramushin", thotë doktori.

"Munesh me kthy a? Bravo", e lavdëron Grabovci.

"Muj me kthy, po besoj që muj, 99 për qind, muj", garanton doktori. E, Grabovci i thotë se ka hy puna me inat, me Ilirin.

"Ti e din tashti, aty ka hi puna mo me inati, me Ilirin… Aty din me çdo kusht… duhet, duhet bindshëm, bindshëm me ec", i thotë Grabovci.

"Unë, jom n'shërbim, t'asaj pune pa problem", rikonfirmon Syla./Insajderi.com

The post Sekretari i MFSK-së, Shkelzen Syla ishte i gatshëm të zbatonte urdhrat e Grabovcit appeared first on INSAJDERI.

Lumezi: Së shpejti aktvendim për hetime rreth përgjimeve

Posted: 26 Aug 2016 03:41 AM PDT

Lufta kundër korrupsionit nuk mund të zhvillohet vetëm nga një institucion, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi. Sundimi i ligjit, ka nënvizuar Lumezi, duhet të realizohet përmes të gjitha institucioneve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Ndërkaq, duke u ndërlidhur me rastin e përgjimeve të bisedave telefonike të zyrtarëve në funksione publike, njohur si rasti 'Pronto', Lumezi ka thënë se prokurorët do të nxjerrin së shpejti një aktvendim për fillimin e hetimeve për të gjithë ata që dyshohet se mund të kenë shpërdoruar detyrën zyrtare.

Radio Evropa e Lirë: Keni paralajmëruar luftë të fortë kundër korrupsionit, posaçërisht në nivele të larta dhe keni bërë publike shifra, por nuk ka ende asnjë gjë konkrete. Më saktësisht, kush është niveli i lartë në ndërlidhje me korrupsionin dhe a është politika aktualisht pengesë për procedime të rasteve të nivelit të lartë?

Aleksandër Lumezi: Është e vërtetë se unë kam paralajmëruar luftë kundër korrupsionit dhe kjo është e qartë për gjithë prokurorët e shtetit se korrupsioni duhet të luftohet. Me ndryshimet e kodit të procedurës penale, prokurorët kanë marrë më shumë kompetenca në hetimin pro aktiv të rasteve penale dhe në zbatimin e masave të fshehta. Kryeprokurori i Shtetit nuk mundet i vetëm ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, pa përkrahjen e institucioneve tjera. Sundimi i ligjit duhet të realizohet përmes të gjitha institucioneve, si atyre legjislative, ekzekutive dhe atyre gjyqësore. Dhe nuk duhet të lihet i vetëm kryeprokurori; i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Unë i kam paralajmëruar disa raste dhe tashmë ato raste janë në duart e gjykatave dhe kemi aktgjykime dënuese. Kemi tri raste që kanë përfunduar në gjykatë sa i përket rastit të krimit të organizuar, por kemi edhe aktakuza të cilat tani i kemi dërguar në gjykata, si ai i Prizrenit me fajde, rastin e një detyrimi i cili ka ndodhur në Prishtinë e që ndërlidhet me një pronë në Prishtinë e që ka të bëjë me 20 milionë euro, dhe e kemi rastin e KEK-ut në Prishtinë që është ngritur aktakuzë për shefin e prokurimit.

Radio Evropa e Lirë: Me ngritjen e aktakuzës në rastin "Stenta" keni ndikuar në dorëheqjen e një ministri, pavarësisht kundërthënieve të shumta në këtë rast. Ndërkohë, ka një aferë tjetër, ku me sa duket ka përfshirje të segmenteve të ndryshme edhe politike edhe të sistemit të drejtësisë. Cilat janë veprimet tuaja në rastin "Pronto"?

Aleksandër Lumezi: Ne kemi ngritur aktakuzën për rastin 'Stenta' dhe tashmë ajo është e njohur dhe e kemi dërguar të njëjtën në gjykatë. Presim që gjykata në një afat të caktuar ligjor të caktojë seancat gjyqësore. Sa i përket rastit Pronto, ne kemi kërkuar nga prokurori i EULEX- it, i cili ka qenë duke trajtuar lëndën e MTI–së, të na dërgojë të gjitha transkriptet origjinale, transkriptet e policisë dhe CD –të e rastit të MTI-së dhe pas analizimit të atyre rasteve, prokurorët sigurisht se shumë shpejtë do të nxjerrin një aktvendim për fillimin e hetimeve për ata persona që ka dyshim të arsyeshëm se kanë kryer ndonjë vepër penale që ndërlidhet me shpërdorim të detyrës zyrtare.

Radio Evropa e Lirë: Sa është lufta kundër korrupsionit në këtë periudhë kohore e sforcuar për shkak të proceseve që Kosova ka lidhur me BE-në, p.sh. liberalizimin e vizave?

Aleksandër Lumezi: Kjo nuk varet vetëm nga Kryeprokuroria e Shtetit, kjo varet edhe nga institucionet tjera zbatuese të ligjit që duhet të jenë të koordinuara me zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, në mënyrë që të ndërmarrin veprime të caktuara hetimore për të luftuar dukuritë negative, sidomos krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin. Sigurisht që deri më tani ne kemi përmbushur shumë kritere që janë parapara nga Bashkësia Evropiane dhe vetë fakti që kemi fituar rekomandimin për liberalizimin e vizave është një sukses i prokurorisë së shtetit që i ka përmbushur obligimet e veta kushtetuese dhe ligjore.

Radio Evropa e Lirë: Ka frikë se shteti i Kosovës po zhytet në një vend të radikalizuar në baza fetare. Cilat janë veprimet në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm?

Aleksandër Lumezi: Ne jemi një ndër Prokuroritë më të suksesshme sa i përket trajtimit të lëndëve që kanë të bëjnë me fundamentalizmin islamik dhe terrorizmin dhe ne deri më tani kemi ngritur 19 raste me 87 persona. Kemi pasur edhe gjykime të suksesshme sa i përket rastit të terrorizmit. E kemi pasur rastin e Gavriqit që është dënuar me 12 vjet burgim, pastaj rasti Badovci, ku disa të akuzuar janë dënuar gjithsej me 48 vjet burg, si dhe rastin e Zekirja Qazimit me 10 vjet burgim. (REL)

The post Lumezi: Së shpejti aktvendim për hetime rreth përgjimeve appeared first on INSAJDERI.

Përse janë aq të rëndësishme emailet private të Clintonit?

Posted: 26 Aug 2016 03:33 AM PDT

Tetorin e kaluar , Hillary Clinton ka dalë në një debat televiziv kundër Bernie Sandersit, i cili ka qenë rival i saj për nominimin e Partisë Demokratike për president të SHBA-së.

Dhe, Sanders ka shfrytëzuar mundësinë të kapet për një çështje që ka përcjellë Clintonin për muaj të tërë: përdorimi i emailit privat gjatë kohës sa ka qenë Sekretare e Shtetit.

Republikanët e kanë dërrmuar Clintonin për këtë vendim dhe madje e kanë sjellë përpara një komiteti hetues të Dhomës së Përfaqësuesve.

Sanders, gjatë debatit, ka thënë se populli amerikan "është lodhur duke dëgjuar për emailet e mallkuara".

Ai më vonë është tërhequr nga gara, por Clinton vazhdon të përballet me sulme gjithnjë e më të ashpra nga kundërshtari i saj republikan, Donald Trump.

Çështja e emaileve është ende kryesorja. Clinton ka dërguar dhe marrë dhjetëra-mijëra emaile gjatë katër vjetëve sa ka qenë në krye të diplomacisë amerikane, nga viti 2009 deri më 2013.

Problemi është se korrespondenca e saj, zyrtare dhe jozyrtare, e klasifikuar dhe jo e klasifikuar, ka përdorur adresën hdr22@clintonemail.com dhe është kanalizuar përmes një serveri kompjuterik, i cili nuk ka qenë server i Departamentit të Shtetit, por privat.

Për më tepër, serveri ka qenë në shtëpinë e Clintonit në Nju Jork, ku ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Clinton, janë zhvendosur në kohën kur Hillary ka qenë senatore.

Zbulimi i serverit privat ka ndodhur rastësisht. Republikanët në Kongres kanë qenë duke hetuar vendimet e Clintonit pas sulmit në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë, i cili ka ndodhur më 11 shtator, 2012. Katër amerikanë, përfshirë ambasadorin, janë vrarë në atë sulm.

Gjatë hetimit të sulmit, hestuesit kanë kërkuar korrespondencat nga Departamenti i Shtetit dhe gjetkë. Departamenti i Shtetit më pas ka zbuluar se korrespondenca e Clintonit me punonjës të Departamentit të Shtetit është kanalizuar përmes serverit të saj privat.

Çështja është problematike për disa arsye.

Fillimisht, bëhet fjalë për sigurinë kompjuterike. Mendohet se hakerët kompjuterikë mund të ndërhyjnë më lehtë në një server privat dhe të kenë qasje në informacionet e klasifikuara, sesa në një server të qeverisë.

Arsyeja e dytë është trajtimi i informacioneve të klasifikuara. Ligji federal është shumë strikt në këtë çështje. Në vitet e fundit, prokurorët federalë kanë ngritur disa raste penale kundër individëve, të cilët kanë pasur qasje ose kanë shpërndarë informacione të klasifikuara. Dhjetëra zyrtarë qeveritarë thuhet se janë qortuar ose edhe pushuar nga puna çdo vit për shkelje të rregullave të tilla.

Arsyeja e tretë është pronësia. Ligji federal kërkon ruajtjen e dokumenteve qeveritare, korrespondencave dhe materialeve të tjera për qëllime arkivore. Për më tepër, në kohën kur Clinton është bërë Sekretare e Shtetit, politikë e Departamentit të Shtetit ka qenë që ky operacion të zhvillohet nga dita në ditë, duke përdorur një sistem të autorizuar.

Çështja e pronësisë është bërë kritike kur Departamenti i Shtetit, duke iu përgjigjur kërkesës së republikanëve për emaile, në kuadër të hetimeve të sulmit në Bengazi, ka nisur të negociojë me Clintonin për emailet e saj.

Në gusht të vitit 2014, Departamenti i Shtetit u ka dorëzuar republikanëve 15,000 faqe dokumente, përfshirë disa emaile të Clintonit – të gjitha nga serveri i saj privat.

Katër muaj më vonë, Clinton ka dorëzuar mbi 55,000 faqe të shtypura nga më shumë se 30,000 emaile. Pas rishikimit të materialeve për informacione të klasifikuara, Departamenti i Shtetit ka nisur gradualisht t'i bëjë ato publike.

Hetuesit nga Departamenti i Shtetit dhe agjencitë e inteligjencës kanë rishikuar disa emaile të Clintonit dhe, korrikun e kaluar, kanë thënë se disa prej tyre kanë pasur informacione të klasifikuara.

Një gjë e tillë më pas ka nxitur përfshirjen e FBI-së, e cila ka marrë në pyetje Clintonin dhe ka hetuar nëse ajo ose ndihmësit e saj kanë keqmenaxhuar informacionet e ndjeshme dhe nëse duhet ngritur kallëzime penale.

Zyrtarët më vonë kanë thënë se mbi 2,000 emaile kanë pasur informacione të klasifikuara. Ekipi i Clintonit e ka kontestuar këtë shifër, duke thënë se disa materiale janë kategorizuar gabimisht si të klasifikuara.

Në fund, FBI nuk ka ngritur kallëzime penale. Megjithatë, duke shpallur vendimin muajin e kaluar, drejtori i FBI-së, James Comey, ka thënë se Clinton ka qenë "jashtëzakonisht e pakujdesshme" në trajtimin e informacioneve të klasifikuara.

Nga ana e saj, Clinton ka kërkuar falje dhe ka thënë se i vjen keq. Ajo po ashtu është mbrojtur, duke thënë se paraardhësit e saj në Departamentin e Shtetit kanë përdorur po ashtu emaile private.

Republikanët në Kongres nuk kanë treguar shenja se do të lehtësojnë presionin mbi Clintonin. Ata kanë kërkuar nga tri kompani të teknologjisë, që kanë punuar në serverin privat të Clintonit, të dëshmojnë nëse kanë përmbushur kërkesat e qeverisë për sigurinë dhe arkivimin e informacioneve.

Ata po ashtu kanë kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë, i cili mbikëqyr FBI-në, të hetojë nëse Clinton ka bërë dëshmi të rreme para Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve, që ka hetuar sulmin në Bengazi.

Më 22 gusht, një gjykatës federal i SHBA-së ka urdhëruar Departamentin e Shtetit të rishikojë dhe ndoshta të publikojë një grumbull të ri emailesh të Clintonit.

Publikimi i tyre mund të ndodhë në javët përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit.

Shtrohet pyetja, a ka qenë i saktë Bernie Sanders? A janë lodhur amerikanët nga çështja e emaileve?

Sondazhet kanë treguar se shumica e amerikanëve "nuk ndjehen veçanërisht të fuqishëm në lidhje me çështjen".

 

The post Përse janë aq të rëndësishme emailet private të Clintonit? appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more