Skip to main content

INSAJDERI: ““Nuk e kuptoja përse Ibra luante në Francë”” plus 2 more

INSAJDERI: ““Nuk e kuptoja përse Ibra luante në Francë”” plus 2 more


“Nuk e kuptoja përse Ibra luante në Francë”

Posted: 17 Aug 2016 10:23 AM PDT

Sulmuesi i Saint-Etienne, Nolan Roux, ka pranuar se ai mendon që Zlatan Ibrahimovic ishte aq i mirë sa ai nuk e kuptonte përse suedezi luante në Ligue 1.

Ibrahimovic luajti për katër sezone në kategorinë elitare franceze me Paris Saint-Germain, duke shënuar 113 gola në 122 ndeshje të luajtura në Ligue 1, ku fitoi katër herë titullin kampion.

Sulmuesi nuk e rinovoi kontratën me kampionët e Francës dhe shkoi në Premier League te Manchester United. Roux mendon se Ibrahimovic ishte një sulmues që mbrojtjet në Angli nuk mund ta ndalnin.

"Eshtë një turp që na iku nga kampionati ynë," ka thënë Roux për "L'Observateur de Beauvais.

"Në të njëjtën kohë, e pamë duke luajtur me ne dhe ishim të shumtë ata që pyesnim veten se çfarë donte një lojtar i tillë në Ligue 1. Në fushën e lojës, ishte gjithmonë i qetë dhe me besim te ajo që bënte sepse dukshëm i përkiste një niveli tjetër. Ndoshta duket arrogant, por është pjesë e lojës. Normale që ai sillet si i tillë sepse veprat tregojnë se është më i miri. Unë e adhuroj, është i pamarkueshëm. Mbrojtjet në Francë nuk e ndalën kurrë", ka shtuar ai, shkruan telesport.

Ibra është transferuar si lojtar i lirë tek Djajtë e Kuq ndërsa fillimi i këtij stinori duket mjaft premutes për të.

 

The post "Nuk e kuptoja përse Ibra luante në Francë" appeared first on INSAJDERI.

“Lagjja e Shpellave” apo aty ku jetesa bëhet nën tokë

Posted: 17 Aug 2016 10:05 AM PDT

Me të arritur tek stacioni i autobusëve, Guadix duket si çdo qytet tjetër i vogël andaluzian, me shtëpi të bardha dhe një pamje piktoreske.  Por, nëse ngjiteni më lart në një kodër, një pamje paksa e çuditshme do të dali përpara jush: oxhakë të vegjël vërehen duke dalë nga përfundi kodrës.

Në "Lagjen e Shpellave" në jug të Spanjës, shumica e popullatës jetojnë nën tokë.  Një jetesë e këtillë bëhet tash e qindra vite, shkruan BBC.

"Kur përmenden këto shpella, njerëzit mendojnë se ato janë vende të errëta dhe të ndyta.  Por sic mund ta vëreni, kjo nuk është e vërtetë," thotë jose, njëri nga banorët e kësaj ane.

Ai me krenari pret vizitorët në shtëpinë e tij, duke treguar dhomat dhe gjërat që ndodhen aty, njofton Insajderi.

Ai thotë se i pëlqen të jetojë në këtë vend.  "Nuk mund ta imagjinojë ndryshe," thotë ai.  "Disa gjenerata të familjes time kanë jetuar kështu.  Kam gjithçka që më duhet.  Nuk mund ta mendoj një shkëmbim me një shtëpi normale.  Këtu bëhet shumë nxehtë gjatë verës dhe këtu disi jemi më të mbrojtur," tregon ai.

Ai beson se shpella ku ai ka ndërtuar shtëpinë është e vjetër rreth 500 vite.

Guadix është një prej vendbanimeve më të vjetra në Evropë.  Besohet se në këtë vend kanë jetuar njerëz që nga koha e gurit.  Por këtu qyteti kryesor është bërë gjatë Perandorisë Romake – ata vinin këtu pasi që ndërtuan një minierë.

Aty janë rreth dy mijë shtëpi të tilla.  Më herët, ato shtëpi konsideroheshin si vende për të varfrit, por sot ato janë duke u transformuar në restorante, hotele e të tjera./Insajderi.com

 

 

 

The post "Lagjja e Shpellave" apo aty ku jetesa bëhet nën tokë appeared first on INSAJDERI.

Dhjetëra të lënduar si pasojë e një aksidenti hekurudhor në Francë

Posted: 17 Aug 2016 09:48 AM PDT

Dhjetëra persona janë lënduar, tetë nga të cilët seriozisht, si pasojë e një aksidenti herkurudhor në jug të Francës.

Siç njofton BBC, një tren ka humbur drejtimin dhe është goditur në një lis.

Dëshmitarët thonë se një udhëtar është hedhur jashtë nga dritarja si pasojë e forcës së përplasje.

Shërbimet emergjente njoftojnë se një person është në gjendje kritike dhe është dërguar me helikopter për në një spital të afërt./Insajderi.com

Passengers wait outside train after crash in Herault (17 Aug)

The post Dhjetëra të lënduar si pasojë e një aksidenti hekurudhor në Francë appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more