Skip to main content

INSAJDERI: “E dashura e djalit të Gani Thaçit jep dorëheqje pas raportimit të Insajderit” plus 2 more

INSAJDERI: “E dashura e djalit të Gani Thaçit jep dorëheqje pas raportimit të Insajderit” plus 2 more


E dashura e djalit të Gani Thaçit jep dorëheqje pas raportimit të Insajderit

Posted: 16 Aug 2016 09:48 AM PDT

E dashura e djalit të Gani Thaçit, Edona Ahmeti, e cila ishte emëruar më 11 gusht të këtij viti Drejtoreshë e Kartonit të Gjelbër nga Këshilli Administrativ i Byros Kosovare të Sigurimeve, ka dhënë sot dorëheqje nga kjo pozitë, katër ditë pasi gazeta online Insajderi raportoi për emërimin e saj në krye të Kartonit të Gjelbër.

Insajderi kishte zbuluar se para dy muajsh, në qershor Gani Thaçi është emëruar në postin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të BKS-së. Ndërkaq më 11 gusht, Edona Ahmeti, e dashura e Kushtrimit Thaçit, djalit të Gani Thaçit, është emëruar në postin e drejtoreshës për Karton të Gjelbër.

Ndërkaq, Byroja Kosovare e Sigurimit, sot përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se dorëheqja e saj po bëhet për arsye personale, njofton Insajderi.

"Njoftojmë se znj. Edona Ahmeti e zgjedhur para disa ditësh nga Këshilli Administrativ i BKS-së si drejtoreshë në departamentin e Kartonit të Gjelbër dhe MOU jep dorëheqje për arsye personale pasiqë mendon që të shkoj në shkollim të mëtutjeshëm jashtë vendit", thuhet në njoftimin e BKS-së.

Gani Thaçi ushtron detyrën e drejtorit ekzekutiv të BKS-së ndërsa Edona Ahmeti është e dashura e Kushtrim Thaçit, djalit të Gani Thaçit që drejton BKS-në. /Insajderi.com

The post E dashura e djalit të Gani Thaçit jep dorëheqje pas raportimit të Insajderit appeared first on INSAJDERI.

Mbahet protesta e katërt kundër korrupsionit teksa Grabovci njoftoi dorëheqjen

Posted: 16 Aug 2016 09:05 AM PDT

Disa qindra njerëz i janë bashkuar protestës së katërt me radhë të organizuar nga grupi i qytetarëve të pavarur kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Protesta është thirrur nga një grup qytetarësh pasi që Gazeta Online Insajderi ka filluar publikimin e një serie telefonatash të përgjuara të zyrtarëve të lartë të PDK-së – përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Kadri Veseli dhe ish-kryetarin Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit – përmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit përmes punësimeve të njerëzve të afërt me ta.

Gjatë kohës kur po mbahej protesta, protagonisti kryesor i këtyre përgjimeve, Adem Grabovci, njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.

Protesta e sotme vije pas dy aksioneve simbolike të organizuara: aksionit tek Prokuroria e Shtetit dhe ai afër Partisë Demokratike të Kosovës.

Ashtu siç tashmë është bërë e zakonshme, protestuesit janë mbledhur në sheshin Zahir Pajaziti dhe kanë marshuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovë.

Gjatë marshimit janë dëgjuar brohoritjet si "dorëheqja nuk mjafton", "me hajna nuk ka shtet", "hajnat në burg", e të tjera./Insajderi.com

The post Mbahet protesta e katërt kundër korrupsionit teksa Grabovci njoftoi dorëheqjen appeared first on INSAJDERI.

Letra e plotë e dorëheqjes së Grabovcit

Posted: 16 Aug 2016 08:56 AM PDT

Adem Grabovci, protagonist kryesor i Dosjes së Shefave – një seri përgjimesh telefonike të publikuara nga Gazeta Online Insajderi ku dëshmohet se si zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës shtrijnë ndikimin në institucionet e pavarura të vendit – ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Ai ka njoftuar se dorëheqja e tij vije si pasojë e publikimit të këtyre përgjimeve, pasi që sipas tij, "këto kanë krijuar një ambient jo të këndshëm për opinionin publik, institucionet e vendit, PDK-në, por edhe për mua dhe familjen time."

Më poshtë lexoni letrën e plotë të Grabovcit:

Ditëve të fundit janë publikuar biseda në medie të cilat kanë pasur për objekt emrin dhe autoritetin tim politik e njerëzor. Me siguri këto kanë krijuar një ambient jo të këndshëm për opinionin publik, institucionet e vendit, PDK-në, por edhe për mua dhe familjen time.

Me qëllim të reagimit tim moral dhe politik ndaj një çështje të tillë dhe hapjes së mundësisë së trajtimit adekuat ligjor të këtij rasti, i cili ka prekur edhe privatësinë, por edhe autoritetin e subjektit politik dhe timin personal, ofroj dorëheqje nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së.

Unë jam përpjekur vazhdimisht që angazhimi im të jetë çdo herë në kuadër të ligjeve dhe normave demokratike  dhe për të mirën e vendit dhe qytetarëve tanë. Vazhdoj të besoj se të gjithë duhet të angazhohemi për një shtet demokratik, ku respektohet ligji, por edhe liritë individuale të secilit prej nesh. Do të vazhdoj të mbroj të drejtat e mia, por edhe të secilit qytetar kur ato cenohen si dhe të respektoj institucionet dhe shtetin tonë.

Gjatë jetës sime dhe aktivitetit politik jam atakuar shpesh dhe pasojat nuk janë bartur vetëm nga unë, por edhe nga grupimi politik dhe nga familja ime, që çdo herë ishin afër meje sikur edhe në rastin në fjalë. E di se në momente të caktuara edhe jam sfiduar, por edhe i kam tejkaluar ato,  në një mënyrë tjetër edhe tash po sfidohem.

Falënderoj të gjithë ata me të cilët kam bashkëpunuar si Kryetar i GP si dhe PDK-në për besimin e dhënë.

Me respekt, Adem Grabovci. /Insajderi.com

The post Letra e plotë e dorëheqjes së Grabovcit appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more