Skip to main content

INSAJDERI: “AAK shtohet në Kaçanik, shuhet në Drenas” plus 19 more

INSAJDERI: “AAK shtohet në Kaçanik, shuhet në Drenas” plus 19 more


AAK shtohet në Kaçanik, shuhet në Drenas

Posted: 21 Aug 2016 09:21 AM PDT

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, sot ka vizituar Kaçanikun, kjo pasi disa anëtar të ri kaluan në AAK. Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë disa fotografi, ku në mesin e pjesëmarrësve në këtë organizim ishte edhe ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kaçanikut, Shukri Luta, i cili mori librezën e anëtarësimit në AAK, shkruan lajmi.net.

"Në Ivajë të Kaçanikut, me anëtarë e simpatizantë të AAK-së. Të gatshëm për t'i dhënë Kaçanikut dhe Kosovës, duke e rreshtuar drejt dhe për interes të vendit. Sot i pritem edhe disa anëtarë të ri që përditë po bëhën pjesë e Familjës së AAK-së!", ka shkruar Haradinaj.

Por në të njejtën ditë, në një qytet tjetër të Kosovës, dega e kësaj partie ka dhënë dorëheqje nga libreza e AAK-së. Në Drenas, është shuar dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Këtë gjë e ka konfirmuar për lajmi.net, tashmë ish kryetari i kësaj dege, Bujar Morina

Morina tha se arsyeja e largimit të tij nga AAK-ja ishte personale dhe se ai nuk kishte më çfarë tjetër t'i ofronte kësaj dege.

"Dega e AAK-së në Drenas është shpërbë komplet, arsyet janë personale", tha Morina.

Më tutje Morina tha se sa ishte në AAK ka punuar shumë, dhe se respekt të madh ka për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

"Sa ishim në Aleance kemi punuar bashkë, ndërsa për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj kam respekt të madh, por nuk e kam gjet vetën aty", tha Morina.

Në AAK, thonë se nuk dinë gjë për shuarjen e degës në Drenas. Nnkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se nuk kishte ndonjë informacion rreth këtij rasti./Insajderi.com

The post AAK shtohet në Kaçanik, shuhet në Drenas appeared first on INSAJDERI.

170 mijë turistë në Butrint

Posted: 21 Aug 2016 08:42 AM PDT

Parku Kombëtar i Butrintit, një prej atraksioneve më të rëndësishme turistike në jug të vendit, është duke pritur një fluks masiv vizitorësh shqiptarë dhe të huaj.

Siti arkeologjik këtë vit po ofrohet së bashku me Observatorin e Zogjve, Kalanë e Ali Pashës në kanalin e Vivarit dhe Kalanë Trekëndore, por harmonizimi i këtyre aseteve me territorin arkeologjik mbetet ende një sfidë, sipas drejtuesit të parkut, Gjergji Mano.

"Për të tretin vit radhazi shkojmë në një vlerë të ardhurash rreth 600 mijë euro. Kishim një buxhet 1 milion euro, të cilat jemi përpjekur që me projekte të ndryshme t'i vendosnim në shërbim të vizitorëve", deklaroi Mano.

Mbrojtja e munguar e habitatit natyror të shumë specieve përreth Butrintit ka sjellë dëmtime serioze ndër vite, çka përbën edhe një nga sfidat e këtij parku.

Sipas ekipit që menaxhon Butrintin, miratimi i një plani afatgjatë menaxhimi bashkëkohor do ta orientonte atë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm si destinacon kyç i turizmit.

"Kemi ende shumë punë për të bërë në mënyrë që ta ngrejmë nivelin e sitit për vizitorët", shton Mano./TCH

 

The post 170 mijë turistë në Butrint appeared first on INSAJDERI.

Arrin në 50 numri i të vrarëve nga sulmi në dasmë

Posted: 21 Aug 2016 08:23 AM PDT

Numri i të vdekurve nga sulmi në qytetin turk Gaziantep është ngritur në 51 e të plagosur janë mbi 100 persona, ka kumtuar zyra e guvernatorit lokal.

Ndërkohë kryetari turk Rexhep Tapi Erdogan ka thënë për medie se sulmuesi ka qenë ndërmjet 12 – 14 vjeç, njofton AP.

Në vendin e sulmit u gjetën pjesë të jelekut me eksploziv që e kishte bartur sulmues.

Shpërthimi ndodhi në një dasëm në Gaziantep, një qytet i rëndësishëm i Turqisë me një popullsië të madhe kurde, rreth 60 kilometra në veri të kufirit me Sirinë. Sipas njoftimeve lokale, në dasëm ka patur një numër të madh kurdësh, gjë që ka nxitur spekullimet për përfshirjen e xhihadistëve të Shtetit Islamik.

Partia Demokratike e Popullit pro-kurde, ciothet të ketë thënë se anhëtarë të saj kanë qenë të pranishëm në dasëm, ku kishte edhe një numër të madh grash dhe fëmijësh./Insajderi

The post Arrin në 50 numri i të vrarëve nga sulmi në dasmë appeared first on INSAJDERI.

Ahmeti thotë se pushteti po i hakmerret për shkak të denoncimeve që po ia bënë

Posted: 21 Aug 2016 07:28 AM PDT

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është përgjigjur pretendimeve të PDK-së rreth punësimeve në komunë.

PDK-ja gjatë ditës ka kërkuar nga prokuroria që të hetojë punësimet në Komunën e Prishtinës, e cila dyshon se aty janë punësuar shumë njerëz pa konkurse.

Kësaj i është përgjigjur Shpend Ahmeti, duke e mohuar një gjë të tillë.

Shkrimi i plotë i Shpend Ahmetit në llogarinë e tij në facebook.

Para dy jave, portali Insajderi filloi të publikoj përgjimet e krerëve të shtetit që po dëshmojnë kapjen e shtetit në çdo cep, duke përfshirë dhe institucionet e pavarura. Para një jave unë isha edhe në një konferencë për shtyp ku në mes tjerash deklarova se pa çkapjen e shtetit nga këto koka të krimit Kosova nuk do të ec përpara.

Prej asaj dite kanë filluar sulmet e përditshme ndaj komunes. Prokuroria ka dërguar hetues në komunë në baza të përditshme. U sajuan storiet për heqjen e fotove të Skenderbeut. E sot u orkestrua një sulm për punësime.

Një portal në pronësi të një zv. Ministri ka marr listë nga thesari të të gjitha pagesave të bëra nga komuna duke thënë që këta janë militantet e VV të punësuar nga unë. RTK e cila nuk po flet ende për përgjimet e ka përcjellur këtë portal me titullin Shpend Grabovci dhe 250 të punësuar.

Vetëm për te ju treguar se çka janë në gjendje të bëjnë po I ndaj ca gjana me juve nga padia e cila I pret këtë javë.

  1. Në listë nuk janë 250 persona, por shumë më pak emra të përsëritur shumë herë.
  2. Në listë janë Xuxi, Etno Engjujt, Edona Reshitaj dhe muziciente të tjerë që janë angazhuar nga komuna në manifestime të ndryshme. Nuk besoj se ata janë militantë të VV te punësuar nga unë.
  3. Në listë janë të gjithe punëtorët e Kuzhines Qendrore që gatuajnë për çerdhet e Prishtines e që punojnë në komunë qe më shumë se 20 vite. Ajo kuzhinë është privatizuar nga Isa Mustafa, unë i kam kthyer në komunë. Asnjë punëtor të ri nuk e kemi marr dhe mund ti pyesni secilin se a janë militantë të VV.
  4. Në listë janë mbi 30 arkitektë të Prishtinës që punojnë në legalizim ku kanë regjistruar 46,000 ndërtime pa leje. Ligji I legalizimit parashesh punëtorë shtesë për legalizim e minsitria e financave nuk e ka lejuar asnjë shtesë me konkurs në mënyrë që edhe ky proces të dështoj. Secilin prej tyre I lus mediat që ti thirrni dhe ti pysni se si punojnë dhe militantë të kujt janë. Ministria nuk ka lejuar vende të rregullta me konkurs të rregulltë. Besoj që të njejtit do ti bashkangjiten padisë.
  5. Në listë janë disa punëtorë të ofiqarisë të punësuar me kontratë në kohen e Isa Mustafes të cilët kanë vazhduar deri në konkursin e hapur. Ata më së paku janë militantë të VV

Shpifjet mund të vazhdojnë nga Klani Pronto që ka kapur edhe televizionin e shtetit, por nuk mund ti zhbëjnë telefonatat e Grabovcit. Nuk mund ti zhbëjnë hajnitë e korrupcionin e Klanit Pronto. Nuk mund të na frikësojnë as me prokurori e lajme të tilla të fabrikuara.

Stop kapjes së shtetit dhe stop hajnisë!/Insajderi.com

The post Ahmeti thotë se pushteti po i hakmerret për shkak të denoncimeve që po ia bënë appeared first on INSAJDERI.

Komisioni Shtetëror në “aksion” për t’i bindur kundërshtarët e demarkacionit

Posted: 21 Aug 2016 07:16 AM PDT

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Vijës Kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, sërish përmes një komunikate për media ka sqaruar opinionin dhe kundërshtarët e marrëveshjes së demarkacionit rreth territorit të Kosovës.

Në këtë rast, Komisioni rithekson se Republika e Kosovës nuk ka humbur territor me marrëveshjen aktuale të demarkacionit.

Në vijim është letra dërguar opinionit

Republika e Kosovës në territorin e vet i ka 38 komuna dhe 1305 zona kadastrale. Të gjithë  kufijtë e zonave kadastrale janë të matura me saktësi të kërkuar e të shprehura në centimetra. Shuma e sipërfaqeve të zonave kadastrale brenda një komune e përbëjnë sipërfaqen e komunës. Në këtë rast sipërfaqja e 70 zonave kadastrale që i përkasin komunës se Pejës e formojnë territorin e Komunës se Pejës me sipërfaqe 603km2. Brenda vijës administrative të komunës se Pejës në këto zona kadastrale janë të regjistruara pronat private, shtetërore, publike, fetare. Komuna e Pejës asnjëherë nuk e ka përfshirë Bjelluhën, Çakorrin dhe Kullën brenda territorit të vijës administrative të Komunës.

Njëkohësisht, kufiri administrativ i paraqitur në hartat zyrtare të Kosovës janë kufi administrativ ndërmjet Komunës së Pejës dhe Komunës së Plavës e Rozhajës të Malit të Zi. Vija administrative Kosovë-Mal i Zi, tani kufiri i Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është identik me kufirin e shënuar nga komisioni shtetëror.

Është përparësi e madhe që qytetarët e Kosovës e veçanërisht ata të brezit kufitar e kanë konfirmuar këtë disa herë para komisionit shtetëror. Nga hulumtimet e komisionit në terren dhe harta, është vërtetuar edhe në zyrat e Komunës së Pejës se nuk do të gjeni sot apo kurdoherë më parë nga Kosova që ka bërë matje përtej vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi dhe që e ka regjistruar si territor të Kosovës.

Me kërkesën e qytetarëve dhe ish Kryetarëve të Komunave, Komisioni shtetëror ka sqaruar  në terren dhe zyra ish kryetarëve: se qytetarët rezident të shtetit fqinjë, veçanërisht ata të brezit kufitar mund të kanë prona në të dy anët e kufirit të Kosovës me të gjitha të drejtat e barabarta sipas ligjeve të shtetit ku ndodhet ajo pronë. Kjo nënkupton se qytetari nga Kosova është pronar i pronës në anën tjetër të kufirit i ka pronat në territorin e Malit të Zi por i gëzon të gjitha të drejtat sikurse shtetasit rezident të atij shteti.

Bazuar në këto sqarime të komisionit, qytetarët e Komunës së Pejës dhe Deçanit i kanë dorëzuar listat e mbi 10 fshatrave me kërkesat e tyre. Këto kërkesa ishin të drejtuara më herët në vitin 2005, 2009 dhe 2013 në Rozhajë, Berane e Plavë por edhe në Kuvendin e Kosovës. Siç shihet edhe në kërkesat nga qytetaret është konfirmuar se: qytetarët çdo herë i kanë paguar tatimet dhe obligimet në komunat e Malit të Zi sepse atje i kishin të regjistruara përherë që nga themelimi i atyre pronave.

Lista në vijim është me emrat dhe adresat e 37 qytetarëve  nga Komuna e Deçanit e Pejës që kanë ri konfirmuar pronën e tyre në zonën kadastrale Velikë, komuna e Plavës-Mal i Zi, të cilat gjinden në vendin e quajtur Bjelluhë. Për pronat e këtyre pronareve në territorin e Malit të Zi i kanë edhe fletët poseduese nga Komuna e Plavës në gjithë periudhën 1974-2015, por edhe më herët se kjo periudhë.

Këta pronarë e pohojnë dhe ofrojnë dokumentacionin me fletë poseduese, për pagesën e tatimit atje dhe janë prona në Mal të Zi edhe para periudhës 1974-2015. Ky dokumentacion është i arkivuar edhe në sekretarinë e Komisionit shtetëror.

Me këto kërkesa të qytetarëve për Bjelluhën të drejtuara në Komunën e Plavës për zonën kadastrale të Velikës është konfirmuar edhe nga qytetarët se Bjelluha e Çakorri janë në territorin e Malit të Zi. Konfirmimi i kufirit të Kosovës me Malin e Zi ishte bërë nga dy ish kryetarët e Komunës se Pejës (z. A Lajqi dhe z. A Berisha) të cilët kishin aprovuar planet zhvillimore e strategjike për dy dekadat e ardhme për Komunën e Pejës por pa Bjelluhën, Çakorrin e Kullën.

Aprovimi i vijës kufitare me Malin e Zi është bërë edhe nga Kryetari aktual i Pejës z. G.Muhaxheri, sepse vërtet Komuna e Pejës nuk ka pas territor tjetër përveç këtij që tani e administron brenda kufijve administrativ.

Gjithashtu në takimin me ish-udhëheqës komunal, të para vitit 1989, të komunave të brezit  kufitar me Malin e Zi e kanë përshkruar në mënyrë të qartë kufirin prej pikës tresh Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi e deri në Kuqishtë. Përshkrimi është në përputhje të plotë me vijën administrative kufitare me Malin e Zi që e kemi sot dhe gjithsesi ishte edhe në vitin 1974.

Prandaj, nëse komuna e Pejës do të kishte humbur 82 km2 territor që pretendohen, tani komuna e  Pejës do t'i kishte 521 km2 , ndërsa nëse i bashkohen 82 km2 që pretendohen, komuna e Pejës do t'i ka 685 km2. Natyrisht, edhe Republika e Kosovës do t'i kishte 10988 km2. Kosova këtë sipërfaqe nuk e kishte asnjëherë.

Harta e bashkëngjitur paraqet territorin e zonës kadastrale Velika të Komunës se Plavës me Bjelluhën dhe Çakorrin në territorin e Malit të Zi.

Si shihet edhe në këtë hartë vija administrative është paraqitur ndërmjet të Republikës Popullore të Serbisë dhe të Republikës Popullore të Malit të Zi (N.R. Serbia, SrezPecki, K.O Kuqishte dhe N.R Crna Gora, Srez Andrijevicki, K O Veika). Në këtë hartë shihet se brenda territorit të zonës kadastrale Velika-Plavë është Bjelluha dhe Çakorri. Këto fakte komuna e Pejës i kishte dhe i ka në dispozicion sepse fatmirësisht Komuna e Pejës nuk është e dëmtuar në këtë drejtim dhe secili mund të shkojë për t'i parë këto.

Pjesë nga harta e krijuar nga matjet gjeodezike për zonën kadastrale Velika-Plavë, me Bjelluhën dhe Çakorrin. Brenda territorit të kësaj zone kadastrale në Mal të Zi është Bjelluha dhe Çakorri, në të cilën janë edhe pronat e qytetarëve të Kosovës. Vija ndarëse, vija administrative ndërmjet të Republikës Popullore të Serbisë dhe Republikës Popullore të Malit të Zi është e njëjta vijë administrative, identike dhe në kontinuitet me vijën administrative ndërmjet të KSA të Kosovës dhe R.S tëMalit të Zi e tani vijë ndarëse ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Nga harta dhe shënimi shihet se Zona kadastrale Velika në komunën e Plavës në Mal të Zi  kufizohet me Republikën Popullore të Serbisë, rrethin e Pejës dhe me zonat kadastrale Kuqishte e Haxhaj. Pra, kjo tregon se, përveç që kemi të bëjmë me kufirin ndërmjet komunës se Pejës dhe Komunës se Plavës kemi të bëjmë me të njëjtën vijë edhe me ndarjen administrative ndërmjet  të R. P. të Serbisë me Malin e Zi, të cilat ishin brenda Jugosllavisë.

Komisioni shtetëror nuk ka krijuar harta e as kufij të ri por ka shënuar vijën administrative të KSA Kosovës të mbështetur në vijat ekzistuese siç shihet edhe në këtë hartë.

Dokumentacioni zyrtar i prodhuar nga institucionet kryesore përgjegjëse për ligjshmërinë dhe  territorin e Krahinës se atëhershme të Kosovës është nga:

–              Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, para dhe pas vitit 1974;

–              Drejtoria Krahinore e Gjeodezisë e KSA të Kosovës para dhe pas vitit 1974 (Geodetska Uprava SAPK-Pristina, 1974). Shiko ligjet për Drejtorinë Krahinore të Gjeodezisë e cila kishte kompetenca të ngjashme me këto të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Të gjitha këto dokumente zyrtare paraqesin Kosovën me territor të njëjtë sikur që është edhe tani nga komisioni shtetëror

Komisioni shtetëror me këto faktet dhe faktet e tjera të ofruara në kontinuitet garanton që Republika e Kosovës nuk e rrezikon asnjë metër katror të sipërfaqes së saj. E gjithë kjo është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, sipas kufirit të  KSA Kosovës me 31 Dhjetor 1988 dhe gjendjes së tanishme 2016. Kjo vijë kufitare është në përputhje të plotë me Deklaratën e Pavarësisë të Republikës së Kosovës, më 17 Shkurt 2008, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Përputhshmëri e plotë e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi është edhe me gjithë dokumentacionin tjetër zyrtar të aprovuar dhe nënshkruar edhe nga kundërshtuesit momental të kësaj vije./Insajderi.com

The post Komisioni Shtetëror në "aksion" për t'i bindur kundërshtarët e demarkacionit appeared first on INSAJDERI.

Brazili fiton medaljen e parë të artë në futboll në “Rio 2016”

Posted: 21 Aug 2016 03:47 AM PDT

Ekipi brazilian i futbollit ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Rio, pasi ka mundur Gjermaninë me rezultat 5:4 dhe këtë e bënë në shtëpinë e tyre, përpara 75 mijë spektatorëve në Marakana.

Është kjo fitorja e parë olimpike për futbollistët brazilianë, edhe pse shquhen për lojën e tyre.

Futbollisti Neymar ka shënuar golin e fitores në penallti, pasi ndeshja e rregullt ka përfunduar me rezultat 1:1.

Në 8 edicionet e fundit të Lojërat Olimpike, Brazili ka humbur 3 finale dhe 2 herë ka arritur deri në gjysmëfinale.

Ndryshe, Lojërat Olimpike Rio 2016, të cilat kanë nisur qysh më 5 gusht, përfundojnë sot.

The post Brazili fiton medaljen e parë të artë në futboll në "Rio 2016" appeared first on INSAJDERI.

PDK kërkon nga Prokuroria hetim të punësimeve në Komunën e Prishtinës

Posted: 21 Aug 2016 03:03 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Prishtinë, ka kërkuar nga Prokuroria që të marrë raportin e Auditorit të Përgjithshëm dhe Raportin e Buxhetit 2015 të Prishtinës dhe të fillojë hetimet për punësime të jashtëligjshme me kontratë mbi vepër.

Në konferencë për medie të kësaj dege, sekretari Bujar Cakolli, ka thënë se Komuna e Prishtinës është mbushur me militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i shfrytëzuar ata për të shkatërruar kryeqytetin.

"Me qindra militantë janë punësuar dhe ata shfrytëzohen për të zhvilluar aksione anarkiste të kësaj lëvizje për të shkatërruar kryeqytetin", ka thënë Cakolli, teksa ka shtuar se numri i të punësuarve me kontratë mbi vepër është 276 nga rreth 700 të punësuarit e Komunës.

Këtë ai e ka bazuar në raportin për vitin 2015 të Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës dhe në raportin e Buxhetit të Komunës për vitin 2015, kur të ky i fundit, sipas Cakollit, ka pasur tejkalim të mjeteve të parashikuara.

"Në raportin e Auditorit Gjeneral është gjetur që Komuna e Prishtinës ka 276 militantë të jashtëligjshme me kontratë mbi vepër. Kurse në raportin e Buxheti të Komunës për vitin 2015, te shpenzimet e kontraktuara kanë qenë të planifikuara 180 mijë euro, kurse janë shpenzuar 1 milion e 20 mijë euro", ka shtuar Cakolli, duke thënë se shpenzimi i këtyre mjeteve dyshohet se është bërë që të financohen "aksionet anarkiste të Vetëvendosjes", shkruan lajmi.net.

PDK ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës të dijë se ku kanë shkuar ato mjete dhe sa është numri i të punësuarve në këtë formë edhe këtë vit, ngaqë sipas tyre, ky veprim po vazhdon.

Në fund ata kanë thënë se Prishtina duhet të qeveriset nga prishtinasit. Sipas PDK-së, kryeqyteti më së paku qeveriset nga qytetarët e vet.

The post PDK kërkon nga Prokuroria hetim të punësimeve në Komunën e Prishtinës appeared first on INSAJDERI.

Irani zbulon sistem të ri të mbrojtjes raketore

Posted: 21 Aug 2016 02:57 AM PDT

Irani ka lëshuar imazhe të një sistemi të mbrojtjes raketore, i pari i tillë i ndërtuar brenda Republikës Islamike.

Fotografitë e publikuara nga disa agjenci lokale tregojnë presidentin iranian, Hassan Rohani, dhe ministrin e Mbrojtjes, Hossein Dehghan, duke qëndruar përpara sistemit Bavar-373.

Ministri Dehghan tha se sistemi është i projektuar për të penguar raketa, dronë, avionë luftarakë dhe raketa balistike.

Në një fjalim televiziv, Rohani tha se buxheti ushtarak i Iranit është dyfishuar krahasuar me vitin e kalaur./rel.

The post Irani zbulon sistem të ri të mbrojtjes raketore appeared first on INSAJDERI.

Menduh Thaçi nesër del para Prokurorisë Speciale

Posted: 21 Aug 2016 02:54 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, do të merret në pyetje informative në Prokurorinë Speciale Publike, transmeton Alsat-M.

Raportohet se Thaçi në Proklurori do të paraqitet si dëshmitar për një rast që lidhet me publikimin e përgjimeve nga partia LSDM e Zoran Zajevit vitin e kaluar.

Të hënën bashkë me Thaçin para Prokurorisë Speciale duhet të flasin edhe Silvana Boneva nga partia në pushtet VMRO-DPMNE dhe Samka Ibrahimovski.

The post Menduh Thaçi nesër del para Prokurorisë Speciale appeared first on INSAJDERI.

Hoxhaj ngushëllon Turqinë për sulmin e mbrëmshëm

Posted: 21 Aug 2016 02:46 AM PDT

Enver Hoxhaj, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Gazientep të Turqisë duke e cilësuar si "akt terrorist".

"Jam thellësisht i tronditur dhe e dënoj sulmin e mbrëmshëm terrorist në Gaziantep të Turqisë. Shpreh ngushëllimet e mia dhe qeverisë së Kosovës për jetrat e humbura, të lënduarit dhe familjet e tyre. Kosova dhe populli i saj janë përkrah Turqisë dhe solidarizohen në këto momente të vështira", ka shkruar ministri i Jashtëm, Hoxhaj.

Në sulmin që ka ndodh mbrëmë kanë mbetur 50 të vdekur si dhe rreth 94 të lënduar.

The post Hoxhaj ngushëllon Turqinë për sulmin e mbrëmshëm appeared first on INSAJDERI.

Filipinet kërcënojnë me largim nga OKB-ja

Posted: 21 Aug 2016 02:34 AM PDT

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka kërcënuar se vendi i tij do të tërhiqet nga Kombet e Bashkuara, pasi ky mekanizëm e ka cilësuar luftën e tij kundër drogës si krim.

Duterte ka thënë se mund të kërkojë nga Kina dhe vendet afrikane të formojnë një tjetër organizatë.

Ai po ashtu ka thënë se Kombet e Bashkuara kanë dështuar të trajtojnë terrorizmin dhe urinë, si dhe t'iu japin fund konflikteve, raporton rel.

Duterte, i zgjedhur në muajin maj, ka miratuar vrasjen e trafikantëve, në përpjekje për të zhdukur tregtinë me drogë.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se ky veprim është shkelje e të drejtave të njeriut.

Rreth 900 trafikantë droge janë vrarë prejse Duterte është zgjedhur më 9 maj.

The post Filipinet kërcënojnë me largim nga OKB-ja appeared first on INSAJDERI.

Gropon themelin e shtëpisë, gjen municion

Posted: 21 Aug 2016 02:28 AM PDT

Policia ka konfiskuar rreth 558 fishekë në dy raste të ndara të raportuara gjatë ditës së djeshme.

Në fshatin Prokovc të Novobërdës, një ankues ka raportuar se përderisa ishte duke e pastruar pronën e tij ka gjetur një thes najloni të mbushur me municion. Njësiti policor  ka konfiskuar thesin me municion në të cilin ishin 366 fishekë të llojit M62, 5 karikatorë të pushkës automatike dhe 26 karikatorë të pushkës gjysmë automatike, si dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në komunën e Gjakovës në fshatin Xërx, ku një person gjatë gropimit të themelit të shtëpisë së tij ka gjetur 160 copë fishekë të kalibrit të panjohur.

Njësitet policore janë duke hetuar rastet./Insajderi.com

 

 

The post Gropon themelin e shtëpisë, gjen municion appeared first on INSAJDERI.

Farmacistja gjermane mbledh ndihma për Benetin e plagosur në sulmin e Munihut

Posted: 21 Aug 2016 02:12 AM PDT

Birgit Lauterbach, pasi ka hapur një xhirollogari, u ka shkruar të njohurve dhe kolegëve të saj me kërkesën për t`iu bashkuar aksionit. Vetë Birgit do të dhurojë mbi 1000 euro, ka thënë ajo.

Njëri ndër të plagosurit rëndë në atentatin e Munihut që ndodhi më 22 korrik ka qenë edhe shqiptari 13 vjeçar nga Kosova Lindore,  Benet A. I goditur nga plumbat, ai ka marrë plagë të rënda dhe ka qëndruar në gjendje kome për disa ditë. Jeta i është shpëtuar falë një operacioni emergjent, shkruan "Münchener Abendzeitung".

Ndërkohë, trajtimi mjekësor që i nevojitet atij kushton shumë dhe nuk mbulohet nga sigurimi. Për t`i dalë në ndihmë Benetit, pronarja e farmacisë e cila është edhe punëdhënëse e babait të Benetit, Birgit Lauterbach ka iniciuar një aksion për grumbullimin e ndihmave financiare, shkruan albinfo.ch.

Ajo, pasi ka hapur një xhirollogari, u ka shkruar të njohurve dhe kolegëve të saj me kërkesën për t`iu bashkuar aksionit.

Vetë Birgit do të dhurojë mbi 1000 euro, ka thënë ajo për gazetën. Farmacistja thotë se jehona e këtij apeli ka qenë e hatashme.

"Për përkujdesjen pas operacionit tashmë janë siguruar mjaft para", ka shtuar farmacistja për gazetën tjetër,  "Süddeutsche Zeitung".

Beneti fizikisht tashmë ndjehet mirë por është shumë i pikëlluar pasi që në sulmin e 22 korrikut kanë humbur jetën dy shokë të tij të ngushtë, thotë zonja Lauterbach.

Me paratë e dhuruara, ka thënë ajo, do të mbulohen faturat e protezave të dhëmbëve të Benetit. Ai ka humbur shumë dhëmbë nga plumbat me të cilët është qëlluar.

Po ashtu do të sigurohet përkujdesja për dy vëllezërit e vegjël të të plagosurit pasi që e ëma është shumë e angazhuar për të shoqëruar Benetin nëpër mjekë.

The post Farmacistja gjermane mbledh ndihma për Benetin e plagosur në sulmin e Munihut appeared first on INSAJDERI.

Erdogan dyshon se ISIS kreu sulmin e mbrëmshëm

Posted: 21 Aug 2016 01:58 AM PDT

Numri i të vdekurve në shpërthimin e mbrëmshëm në Turqi ka shkuar në 50, ku një kamikazë e kishte hedhur veten në erë në një dasmë në juglindje të Turqisë, në qytetin Gaziantep, qytet ky i cili ndodhet në kufi me Sirinë.

Presidenti turk deklaroi se ISIS është një nga kryerësit e mundshëm të sulmit. Përveç ISIS ai akuzon Punëtorët e Partisë Kurdistane dhe Fetullah Gulenin, ku këtë të fundit vazhdon ta akuzojë edhe për organizmin e grusht shtetit, raporton CCN.

Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili gjithashtu la të plagosur 94 persona.

Shpërthimi ndodhi në qytetin e Gaziantep, rreth 95 kilometra në veri të qytetit sirian të Aleppo të shkatërruar nga lufta./Insajderi.com

 

The post Erdogan dyshon se ISIS kreu sulmin e mbrëmshëm appeared first on INSAJDERI.

5 të vdekur nga sulmi i armatosur në ShBA

Posted: 21 Aug 2016 01:50 AM PDT

Si pasojë e një sulmi të armatosur në Alabama të ShBA-së vriten pesë persona nga të cilët një grua shtatzënë, ndërsa mësohet se i dyshuari i sulmit është arrestuar.

Në një deklaratë të publikuar nga zyra e sherifit të Mobile County, jepen informacione në lidhje me sulmin ku kanë humbur jetën pesë persona, ndërsa nuk është dhënë informacion në lidhje me shkakun e sulmit.

Ndër të tjera vihet në dukje se i dyshuari pas sulmit është larguar nga Alabama dhe ka vajtur në Mississippi, ku dhe është dorëzuar tek forcat e sigurisë. Gjithashtu nuk janë dhënë informacione në lidhje me identitetin e të dyshuarit.

Mësohet se të gjitha viktimat janë në moshë të rritur, ndërsa vihet në dukje se njëra nga viktimat ka qenë një grua shtatzënë.

The post 5 të vdekur nga sulmi i armatosur në ShBA appeared first on INSAJDERI.

Hollywoodi film për Gërdecin

Posted: 21 Aug 2016 01:40 AM PDT

Nga Mero Baze

"War Dogs" është lmi më i ri i Hollivudit, i cili prek një nga historitë më të dhimbshme që ka

shkaktuar korrupsioni në historinë e Shqipërisë, përfshirjen e familjes së Kryeministrit në biznesin e armëve dhe vdekje njerëzish të pafajshëm, për shkak të zullumit për të fituar me çdo kusht.

Filmi ka në qendër trafikun e fishekëve kinezë drejt Afganistanit, të blerë dikur nga ushtria shqiptare prej Kinës. Një kompani amerikane kishte fituar tenderin për këtë punë në SHBA dhe gjatë rrugës, sekser i saj në Tiranë, u bë i biri i Kryeministrit, i etiketuar në libër dhe film si "sypeshkaqeni".

Filmi nuk duhet parë për gjëra që nuk i dimë. Ne dimë më shumë se çfarë ka filmi, dhe nuk na ka ardhur aspak për të qeshur me atë që ka ndodhur. Por filmi duhet parë për të kuptuar diferencën mes një vendi perëndimor dhe kryekampioni të lirisë, si SHBA, dhe një vendi të nënshtruar nga ma⌀⌅a dhe korrupsioni si Shqipëria.

SHBA nuk humbi asgjë nga tregtia e armëve nga Shqipëria. Dy djem të papërgjegjshëm amerikanë, për pak fitime më shumë, i ranë shkurt në Shqipëri. Nxorën nga loja nënkontraktorin e tyre Kosta Trebicka, për shkak se ua kërkoi grupi i banditëve të djalit të Kryeministrit, e çuan për gjah dhe e vranë diku afër Gramshit, dhe vazhduan biznesin e tij.
Kur SHBA konstatoi se po shkeleshin ligjet e shtetit amerikan, ndërpreu kontratën, burgosi dy djemtë dhe tani ka bërë dhe film, për të mos e harruar këtë gjë.

Ky është vendi i lirisë, që nuk ka imunitet ndaj korrupsionit, por nuk ka asnjë shans ta tolerojë atë kur përballet me ligjin.

Tek ne ndodhi e kundërta. I biri i Kryeministrit, disa muaj para këtij biznesi, kishte nisur një biznes vdekjeprurës në Gërdec. Ai kishte ndihmuar Mihal Delijorgjin të rihapte zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes përmes Fatmir Mediut, për të marrë një kontratë fitimprurëse për demontim armësh të kalibrit të madh. Me arrogancën e njeriut të Familjes në pushtet, ai rrafshoi disa kapanone, mensa, e ambulanca në Divizionin e Gërdecit, ndërtoi një fabrikë me llamarina, futi aty brenda rreth 250 punëtorë dhe filluan në kushte mesjetare, të bëjnë një nga operacionet më të rrezikshme logjistike për demontim armësh në zemër të nyjes më të madhe të Shqipërisë, 5 km larg aeroportit dhe 16 km larg kryeqytetit.

Ndërkohë që ata po demontonin armët dhe po bënin planet e fitimit, vjen biznesi i dytë i tyre, kompania amerikane që kërkonte fishekë për Afganistan. Nënkontraktori i tyre Kosta Trebicka që do prodhonte kuti kartoni, ishte një pengesë nëpër këmbë në Aeroportin e Rinasit, pasi do të bëhej dëshmitar i biznesit tjetër të të birit të Kryeministrit. Ndaj banda mori vendim që dhe biznesin e Kostës, ta bënin ata në Gërdec. Dhe ashtu bënë. Kosta u dërgua për gjah, dhe ata i morën biznesin Papërgjegjshmëria, tahmarqarllëku dhe arroganca e pushtetit bënë të vetën. Gërdeci, biznesi i tyre i parë shpërtheu dhe la të vdekur 26 vetë, mes të cilëve dhe burrin e tezes së Shkëlzen Berishës, ndërsa kontrata e dytë u ndërpre, sapo amerikanët panë që kishte shkelje ligji.

Në shtetin shqiptar nisi një proces hetimi dhe ndëshkimi për vrasjen e 26 vetëve dhe përfshirjen e zyrtarëve shqiptarë në shkelje ligji.

Prokuroria nuk mori asnjë ditë dhe asnjë herë të pandehur Shkëlzen Berishën, edhe pse gjurmët e gjakut ishin të qarta dhe të çonin në shtëpinë e Sali Berishës. Ai diktonte ministrat si të bënin "Memo"-t dhe relacionet për vendimin, hynte e dilte 42 herë për një muaj në zyrën e Fatmir Mediut, i kishte deleguar shokut të ngushtë dhe ortakut në hije të bizneseve të veta, Selmanllarit përfaqësinë e firmës amerikane, dhe ishte personi i parë që kontaktoi Delijorgji, pas tragjedisë, pasi foli me gruan e tij. Por nuk u thirr as si dëshmitar, as si person në dijeni dhe jo më si "pronar real" i biznesit. Shkaku ishte se drejtësia u vendos përballë sulmeve të egra të Sali Berishës, i cili i shpalli luftë Kryeprokurores dhe Presidentit të vendit, u shpalli luftë gjyqtarëve që kishin në dorë çështjen duke i kërcënuar me hapje dosjesh, dhe arriti të shpëtojë pa u prekur nga kjo histori. Familja e tij, me një arkivol të shtuar nga kjo histori, erret e gdhihet mbi një krim, ku ka 26 viktima, mes të cilëve dhe baxhanaku i Sali Berishës, por në paturpësinë e tyre, ata shikojnë njëri-tjetrin në sy dhe thonë "shpëtuam".

Drejtësia shqiptare nuk bëri dot asgjë. Jo vetëm për Shkëlzenin, por as për Fatmir Mediun. Prokuroria kërkoi gjashtë vite burg për të, por Sali Berisha e mbrojti me imunitet dhe nuk lejoi të rihapej çështja, në shkëmbim të heshtjes së tij për Shkëlzen Berishën. Nuk e di sa i qetë do të jetë ky njeri derisa të vdesë, por me 26 të vdekur në ëndërr çdo natë, sado budalla të jesh, minimumi çmendesh.

Media shqiptare me disa përjashtime të vogla nuk bëri dot asgjë, përkundrazi i shërbeu shpesh mjegullnajës së atij krimi. Disa gazetarë që tentuan t'i shkonin të vërtetës në fund u linçuan publikisht nga Berisha. Letërsia dhe kinematografia shqiptare nuk ka bërë asgjë dhe nuk pritet të bëjë.

Kujtesa historike e shqiptarëve, është aq e rëndomtë, sa kuformat e grave të zhveshura dhe të djegura të Gërdecit, tani i imagjinon të veshura me brekët e shtrenjta që shet Armina, e dashura e Shkëlzenit, dhe nuk u duken keq.

Ky film duhet parë pikërisht për këtë arsye. Për t'u ndërgjegjësuar se si i falim krimet, si heshtim për to, si i falim kriminelët dhe si i rivlerësojmë ata, duke harruar gjakun dhe baltën ku janë varrosur viktimat e trye dhe duke u jargepsur pas faktit që i njëjti njeri që ka vrarë, ka dhe një të dashur që shet brekë të shtrenjta.

Mjafton kjo, për të treguar sa rëndë është Shqipëria dhe ku është diferenca jonë me Perëndimin. Ky film vlen vetëm për kaq. Dhe kaq është shumë. Është aq shumë, sa në çdo vend normal, autori i krimit, në mungesë të gjykimit, ose do kishte vrarë veten, ose do ta kishin vrarë. Këtu nuk ka as gjyq, as të ndëshkuar, as vetgjyqësi dhe as të turpëruar. Këtu ka vetëm të vrarë prej këtyre veseve. 26 vetë në këtë rast!

The post Hollywoodi film për Gërdecin appeared first on INSAJDERI.

Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare

Posted: 21 Aug 2016 01:13 AM PDT

Mërgimtarët shprehën të zhgënjyer me institucionet e vendit për këtë situatë. Pritjet e tyre kanë zgjatur deri në pesë orë.

Madje këto kolona po vazhdojnë edhe sot. Të tillë që po presin në kolonë kanë bërë të ditur se në Merdarë, duhet të pritet rreth një orë për të lëvizur vetëm 20 metra, njofton lajmi.net.

Ndërkohë, ata ankohen se kolona është bërë disa kilometra.

Pritjet e gjata në Merdarë tashmë janë bërë të zakonshme për mërgimtarët, të cilët vinë gjatë verës për pushime në Kosovë. Ata shprehen të zhgënjyer me institucionet e vendit për këtë situatë.

Policia e Kosovës thotë se po bën të pamundurën për t'i zvogëluar pritjet e gjata në këtë pikë-kalim kufitar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për shtimin e kapaciteteve me zyrtarë policorë, në mënyrë që të garantohet një lëvizje sa më e shpejtë nëpër pikën kufitare. Por, sipas tij, kjo vonesë po shkaktohet nga pala serbe.

Policia e Kosovës lut bashkatdhetarët që të shfrytëzojnë edhe pikë-kalimet e tjera kufitare pasi, sipas tyre, më e ngarkuara është ajo në Merdare.

The post Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare appeared first on INSAJDERI.

Krasniqi: Policia në Prizren po e lufton krimin e organizuar

Posted: 21 Aug 2016 01:08 AM PDT

Drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, thotë se policia gjatë këtij viti ka punuar intensivisht në luftimin e krimit të organizuar në rajonin e Prizrenit.

Sipas tij, siguria në këtë rajon është në nivel të lartë.

Krasniqi tregon se gjatë tetë muajve të këtij viti, policia ka punuar në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.

"Deri më tash kemi arrestuar 21 persona, që janë marrë me trafikim të qenieve njerëzore", tha Krasniqi, shkruan 'PrizrenPress'.

Ai tregon se policia është duke punuar në identifikimin e personave të tjerë që merren me këtë "zanat".

Drejtori Krasniqi tha po ashtu se, gjatë kësaj periudhe kohore, policia ka punuar edhe në luftimin e trafikimit të drogës.

"Është e vërtetë që ka drogë, por policia është duke punuar në luftimin e kësaj dukurie dhe ka arrestuar 32 persona", tha Krasniqi.

The post Krasniqi: Policia në Prizren po e lufton krimin e organizuar appeared first on INSAJDERI.

Qytetet me cilësinë më të keqe të jetës në botë

Posted: 21 Aug 2016 12:46 AM PDT

Një nga firmat më të mëdha botërore të konsulencës "Mercer", e cila bën matje për qytetet që ofrojnë cilësinë më të mirë për jetës. Por tash ajo ka bërë radhitjen edhe të qyteteve të cilat kanë cilësinë më të keqe të jetës.

Duke parë në 450 qytete në të gjithë botën, "Mercer" merr parasysh edhe ato cilësi për të gjykuar se cilat janë qytetet që kanë një cilësi të dobët të jetës ku në ato qytet kanë të shprehur, krimin, kufizimet e lirisë personale, shërbimet jo të mira mjekësore, publike, transportin, mjedisin natyror, klima, fatkeqësitë natyrore, etj.

Ato vende janë:

32. Tanzania

31. Pakistan, Angola

30. Myanmar

29. Karachi, Pakistan –

28. Tehran, Iran

27. Lome, Togo

26. Tashkent, Uzbekistan

25. Abidjan, Cote D’Ivoire

24. Addis Ababa, Etiopi

23. Ashgabat, Turkmenistan

22. Harare, Zimbabve

21. Bishkek, Kirgistan

20. Lagos, Nigeria –

19. Abuja, Nigeria

18. Dushanbe, Taxhikistan

17. Dhaka, Bangladesh

16. Ouagadougou, Burkina Faso

15. Tripoli, Libi

14. Niamey, Niger

13. Antananarivo, Madagaskar

12. Bamako, Mali

11. Qyteti Nouakchott, Mauritania

10. Conakry,Republika e Guines

9. Kinshasa, Republika Demokratike e Kongos

8. Brazzaville, Kongo

7. Damask, Siri

6. Qyteti N’Djamena, Çad

5. Khartoum, Sudan

4. Port Au Prince, Haiti

3. Sana’a, Jemen

2. Bangui, Republika Qendrore e Afrikës

1. Baghdad, Iraq

 

 

The post Qytetet me cilësinë më të keqe të jetës në botë appeared first on INSAJDERI.

Demhasaj: Të korruptuarit s’e luftojnë korrupsionin

Posted: 20 Aug 2016 11:58 PM PDT

Mesazhet e ndërkombëtarëve për luftimin e korrupsionit po i drejtohen pikërisht atyre që e kanë sjellë korrupsionin dhe krimin e organizuar deri në këtë masë dhe këtu është problemi kryesor pse nuk ka sukses në luftimin e këtij fenomeni negativ.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për "Zëri" Arton Demhasaj, drejtor ekzekutiv i Organizatës "Çohu", duke shtuar se po ta luftonin këta politikanë korrupsionin i bie që duhet ta luftojnë vetveten.

Ai ka shtuar se në përgjimet e fundit që po publikohen në medie ka elemente të veprës penale.

Zëri: Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës së fundit në Kosovë kërkoi nga drejtuesit e institucioneve ta luftojnë korrupsionin. Si mund të luftohet kjo dukuri negative, kur shkalla e lartë e korrupsionit është arritur gjatë mandatit të këtyre liderëve?

"Presidenti Thaçi, në dy mandatet e tij si kryeministër dhe një gjysmë mandati si zëvendëskryeministër, është fajtori kryesor pse e kemi një nivel të tillë korrupsioni. Mjafton ta krahasojmë prej vitit 2008 kur PDK-ja ka ardhur në pushtet deri më tani dhe e shohim se sa është rritur korrupsioni dhe krimi i organizuar, edhe pse ai mund të mos jetë fajtor personalisht, por gjatë qeverisjes së tij kjo ka ndodhur", ka thënë Demhasaj.

The post Demhasaj: Të korruptuarit s'e luftojnë korrupsionin appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more