Skip to main content

Forumi Shqiptar: “Per te gjithe emigrantet shqipetar...” plus 12 more

Forumi Shqiptar

Forumi Shqiptar: “Per te gjithe emigrantet shqipetar...” plus 12 more


Per te gjithe emigrantet shqipetar...

Posted: 17 Aug 2016 04:24 AM PDT

Per te gjithe emigrantet shqiptar qe kerkojne transportin ne vende te ndryshme me autobuz ne mund tju ndihmojme...

Po u bane me t'padrejten , a turpnon vehten dhe jeten ...?

Posted: 17 Aug 2016 03:51 AM PDT

Emri:  WWWWWWWWWWW.jpg    Shikime: 55    Madhësia:  47.0 KB
përshndetje i rrespektueshmi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Përshëndetje!

Posted: 16 Aug 2016 02:17 AM PDT

Përshëndetje të gjithëve!

Pas shumë viteve që marr informacione nga ky forum, sot vendosa që të regjistrohem. Më parë, vetëm u kyçja në google merrja informacionet që më nevojiteshin e nuk kisha ndonjë interesim për forum, mirëpo, po më duket që tash e kam marrë seriozisht :^gg

Shpresoj që të kalojmë sa më mirë! :!qq

Sot festojnë ditlindjet : 16 - 8 - 2016

Posted: 16 Aug 2016 01:30 AM PDT

Rezi77,
Dorontina,
Ansi (57),
xhan (46),
Qaniu (41),
PANTELIS (41),
Kanani (40),
Attila (39),
Ingenuous (37),
Felix (37),
tafa (36),
Mrekullia (36),
pervi (35),
eno_kafsha (35),
agroni-gre (34),
zaimir (33),
erionkullau (33),
aslan (33),
rony9 (32),
OLAB (32),
BrownWay (32),
dibra (31),
elis kollabani (31),
buff_ting (31),
riduana,
no.Name92


Statistikat e ForumitStatistikat e ForumitEmri:  DASHURI.jpg    Shikime: 98    Madhësia:  28.6 KB
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Mbjelleni dashurin te njeni tjetri . Sherbeni që të rritet shpejt .

Posted: 15 Aug 2016 03:26 PM PDT

Emri:  DASHURIA.jpg    Shikime: 218    Madhësia:  38.2 KB
përshndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

S0t festojën ditlindjen motra e vllazën antar e forumit shqiptar datë 15-8-2016.

Posted: 15 Aug 2016 02:42 AM PDT

Emri:  E KALOFSHI GZUESHEM FESTEN.jpg    Shikime: 232    Madhësia:  47.0 KB
pershndetje lexues te nderuem .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Që të jesh bamirës i vetvehtes mbshtetju të drejtës .

Posted: 14 Aug 2016 10:59 AM PDT

Emri:  BESIMI.jpg    Shikime: 487    Madhësia:  51.0 KB
përshndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Himara është e Shqipërisë

Posted: 14 Aug 2016 10:45 AM PDT

Herë pas herë dalin në pah problem në Himarë. Përse? Dihet që shteti do te realizoje nje Plan Rregullues ne Himare duke vendosur në disa zona si Zona Historike perfshi Himarë, Vuno, Dhërmi dhe gjetke. Kryetari i Bashkiseë së Himarës Goro e konfirmoi këtë.
Kundërshtimet që kanë dalë nga banorët e respektuar te Himarës per Planin Rregulles mund të jenë të drejta dhe kanë të gjithë tagrin që bazuar në ligjet e Republikës së Shqipërisë të bëjnë demonstrim, ta hedhin në gjyq,të ankohen për parregullsitë. Dihet se Ligji 7501 ka lënë të pakënuaqur shumë njerëz në të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm në Himaë. Problemi këtu kamuflohet me politikën për arësye të tjera të cilat nuk mund të lihen në harresë apo të anashkalohen.Të drejtën për të bërë greve e ka marrë nga Ministria e Brëndëshme - Shoqata Omonia.
Nuk e di nëse `Shoqata për mbrojtjene tregëtarve dhe të tregut` e drejtuar nga i nderuari Nikollaq Nerënxi e ka marrë lejen për demonstrim.
Sidoqoftë, pjesmarrja e një shoqate politike minoritare në mbrojtje të pronës i jep këtij demonstrimi një pamje aspak normale. Aq më tepër kur një person si z. Geixh ka kërkuar të marrë pjesë në këtë demonstrim. Kështu që natyra e demonstrimit nga kërkesat për rishikim të Projektit do të shojë pa tjetër në problem për minoritetin ashtu si ka shkuar gjithmonë në këto raste.
Në një debat me një himarjot të larguar që ka tashmë nënshtetësi amerikane ai mu përgjegj kështu: ``Faza e pare mbaroi me sukse, Kafia dhe fotografite.( Protesta-mitingu per te Drejten e Prones, Tokes ). Token are e kane marre shume vete, te tyren ose me 7501. Toka te tjera, ka qe i kane marre me marifete. Toka e quajtur Truall ku ka pase pus uje dhe murr te rregullt guri, eshte ne dore te krimineleve qe zbatuan 7501. Kulltat, kodrat, pyjet dhe vete mali qe ka qene nder shekuj kolektive e fshatit, e ka vjedhe shteti me ligje fashiste. Sot do te behet miting per t'ju lutur shtetit hajdut qe te kete pak meshire. Perfaqesues te pronareve me toka te vjedhura me 7501 jane shume. Ka midis tyre jo te vendosur, dikush konfjuz ne veprime, disa jo aktive, por me vlere eshte se do te bejne zhurme, do duken qe egzistojne, do kerkojne te Drejten e Prones, Te Drejten e Tokes te pa mohueshme. ….Dikush ka permende se do te jete prezente ambasada amerikane, tradhtare e interesave te nenshtetasve amerikane qe kane prona te vjedhura me 7501 ne Himare. Udheheqja helene si gjithmone ka qene tradhtare, i ka lene ne balte nenshtetasit e saj per pronat e tyre ne Himare``.
Shikohet në këtë rast se si z. Qeparoi justifikohet me frazën aspak normale: `udheheqja Helene si gjithmonë ka qënë tradhtare; nënshtetasit e saj i ka lënë në baltë`. Pra këtu del se nuk po demonstrohet për problemet e Projektit por se dikujt që është nënshtetas grek po i marrin pronën z. Qeparoit. Ky është problem.
Një përgjigje e saktë ishte ajo e një individi të përgjegjëshëm shqiptar i cili i u përgjigj: ``ne nje pikë nuk jam aspak dakort me ju.Udheheqja Helene????!!!!...Se kuptoj clidhje ka kjo dhe clidhje ka greqia me himaren dhe zonen perreth që të duhet te nderhyje ne ceshtje qe nuk i takojne aspak..?!``
Pra, nuk ka asnje dallim midis problemeve te pronësisë në Himare me problemet e Pronësisë në të gjithë vendin. Në se ju himarjotet ngreni këtë problem per ligjin 7501 do beni mire dhe ta procedoni nepermjet avokateve te Republikes se Shqiperse. Kështu duhet të bëjnë të gjithë. Kam pershtypjen se i ashtuquajturi revolucion qe doni te beni, nuk ka shijen e nje demonstrimi kunder nje Projekti te padrejte, se sa ka pamjen e një dëshire për të qënë jashtë Shqipërisë. Dhe kjo nuk mund të bëhet.
Ka nje dallim te madh midis problemit qe kane qytetaret dhe fshataret e Himares dhe te gjithe Shqiperise me pronat bazuar tek ligji 7501, me ate qe kerkohen si shoqate Omonia e cila është nje shoqate minoritare dhe politike.
E, pra.
Ky eshte problemi..
Projekti per te rregulluar Himaren nese ka parregullsi -pa tjeter duhet kerkuar bazuar ne ligjet e Shqiperise. Nese kerkohhet si shoqate minoritare atehere kjo nuk eshte e rregullt sepse nuk eshte prone e minoritareve toka, por e shtetit shqiptar. Une te pakten keshtu e shoh.
z. Konstandin Qeparoi me tha: ``Dengela Piro, nuk merr vesh ku je. Egzistojne ne shtetin hajdut vertet avokate, gjyq e moral ? Me arme, vete me arme merret e mbrohet prona kudo ne bote. Cdo gje tjeter qe thone dengelaxhijte kriminele edhe ju pak pas tyre te jep pershtypjen se ka vetem derra. Une jam nenshtetas amerikan. Vllezerit e mi jane nenshtetas helene e italiane. Duam ullirin tone dhe ate te pa shkeputur nga toka qe kur u mboll 1375 vjet para. Shkeputie po te ishe islamist do te te quaja budalla, pseudo nacionalist te keq si gjithe nacionalistet e ndyre neper bote``.
Himara eshte e Shqiperise. Nuk ka zaptues. Nese ka hajdute apo te korruptuar, duhen denoncuar nga vetë banorët ashtu si bëjmë kudo në Shqipëri ndaj personave pergjegjes. Cdo krahinorizem eshte ide e gabuar dhe ne dem te popullit te Himares dhe te Shqiperise.
Mendoj se Krahinorizmi është një model i injorancës dhe i të kaluarës.
Në shtetet e sotme nuk ka krahinorizëm. Nëse të gjithë himarjotët sillen kështu sikur të ishin në kohën e sundimit turk atëhere kjo ie do të ishte e mirë.
Në kohën e sundimir Osman, Krahina e Himarës dhe jo vetëm 7 fshatrat me himarjotë por 14 fshatra, ishin krahinë autonome brënda perandorisë Osmane madje edhe brënda pashallëkut të Janinës, ashtu sikundër Mirdita.
Sot me vendosjen e kufijeve të Republikës së Shqipërisë, autonomia mbeti një kujtim historik sepse të gjithë nënshtetasit e Shqipërisë u bashkuan në një shtet.
Krahinat autonome krjohen në rastin kur territoret janë të pushtuara, ashtu si Republika Autonome e Korçës në 1916 kur shteti shqiptar ishte pushtuar nga ushtritë ndërluftuese të Luftës së Parë botëore, po ashtu dhe Kosova. Menjëherë kur largohen pushtuesit atëhere këto vënde përfshihen në shtetin amë.
Lexova të nderuarin Nerënxi që po fliste për pronat që i qënkan xhvatur himarjotëve dhe për të drejtat e tyre specifike; i shkruajta duke i thënë se …ka shumë himarjotë që kanë prona në Tiranë, Durrës e gjetkë, dhe askush nga vëndalinjtë nuk kanë përdorur idenë e krahinorizmit duke bërë demonstrate se tokat janë të durrsakëve apo të tiransve apo të elbasanasve. Apo Jo? Përkundrazi populli i Tranës i Durrësit, i Elbasanit dhe kudo, i ka mirëpritur himarjotët dhe jo vetëm ata, por dhe çamët, kanë blerë tokat, i kanë marrë bazuar në ligj dhe nuk kanë reaguar, por i kanë mirëpritur, sepse është ligji shqiptar rregullator.
Reagimi i disa himarjotëve për pronat sikur ata janë të veçantë dhe ne shqiptarët e tjerë jemi kështu kokra groshe, kamuflimi i kërkesës për pronat e tyre me idenë se nuk janë shqiptarë por minoritarë të gjithë dhe si të tillë qënkan nënshtetas grekë, (pavarësisht se minoriteti është në minoritet aty dhe askush nuk e ka dëmtuar deri më sot), tregon se problemi nuk është aspak ashtu si thotë i nderuari Neranxi por problem është politik.
Si i tillë unë nuk pajtohem me këta individë që duan të përçajnë dhe të dëmtojnë Shqipërinë.
Le të shpresojmë se ashtu si në çdo vënd të BE edhe himarjotët si qytetarë të nderuar të vëndit tonë ashtu dhe minoritarët me të cilët kemi një lidhje qindravjeçare e vëllazërore, ti zgjidhin problemet e tyre bazuar në ligjet shqiptare.

Mëso , që t'mësohesh t'mos gaboheshesh .

Posted: 14 Aug 2016 02:16 AM PDT

Emri:  WWWWWWWWWWWWWWWWWWWWW.jpg    Shikime: 169    Madhësia:  55.1 KB
përshndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Këshilla : është busull drejtimi , nuk të çon nga e shtrembta ,por t'çon nga gzimi .

Posted: 13 Aug 2016 04:00 AM PDT

Emri:  WWWWWWWWWWWWWWWWWWWWWWWWWWWWWW.jpg    Shikime: 182    Madhësia:  67.0 KB
përshndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Banorja e “Lagunës Blu”: Po ikim ne, rrini ju të pangopur…

Posted: 13 Aug 2016 03:22 AM PDT

LETËR E HAPUR/ Banorja e "Lagunës Blu": Po ikim ne, rrini ju të pangopur… – Nga Arta Çoku
August 12, 2016 by Syri.net
laguna blu
Nga Arta Çoku

U bë tashmë rreth 7 vjet që vijmë për të kaluar një pjesë të verës tek Laguna Blu, ku kemi blerë një apartament së bashku me vëllain tim.

Për ne që jetojmë jashtë Shqipërisë, koha që kalonim tek Laguna Blu ishte koha më e bukur e vitit. Fëmijët kishin më shumë mundësi të qëndronin me kushërinjtë dhe të bënin shokë të tjerë, e mbi te gjitha të mbanin gjallë Shqipen e bukur.

Djali im u rrit me ndjesinë e mire që Verën do ta kalonte tek Laguna Blu, kur ndër kënaqësitë më të veçanta ishte edhe ekipi i futbollit të djemve (për disa vite i organizuar edhe me instruktor) në fushat e sportit te kompleksit.

Sivjet kemi disa dite që kemi ardhur, por vendosem të ikin sa me shpejt. Laguna Blu nuk është si me pare.

Jam ulur këtu tek kafja e Demit ne breg te rërës dhe po shkruaj këto rreshta, po ditur nga tj`a filloj e kujt t`ja nxjerr dufin me pare.!!!

Fëmijët, te cilët e kalonin shumicën e pasditeve tek fushat e sportit, nuk po ambientohen dhe gjejnë si të kalojnë kohen. Njerëzit përreth duken "pa entuziazëm" dhe të mërzitur, e ngado që të shkosh e me këdo qe të bisedosh ka vetëm një refren; "sharje për Aleksandër Frangajn dhe shpurën e tij", si edhe zhgënjim për institucionet që nuk reagojnë për këtë masakër që po i bëhet këtij kompleksi.

Në të djathtë, atje ku dikur ishin fushat e sportit, ku gjenin veten e argëtoheshin fëmijë e të rritur, në një territor të rrethuar prej rreth 8.000 m2, ngrihen muret e vilës gjigante që po ndërton "Familja Frangaj". Në fakt nuk është vilë por është "kala". Në disporpocion me gjithçka përreth.

O Perëndi, çfarë shëmtie ?!? Si mund të jenë kaq vanitoz këta njerëz?!? Çfarë u duhet një vilë-kala në një vend si ky, me mbi 1000 m2 sipërfaqe betoni? Çfarë kompleksesh vuajnë këta njerëz? Duhet të kenë pasur shumë mungesa në jetë, që përpiqen ti realizojnë me shpenzime e vepra të tilla. Bile, edhe gardhin e betonuar si mur burgu e kanë bërë mbi ish-rrugicën e ngushtë të kalimit, thuajse ju zgjidhnin pune ato pak cm të rrugicës që mund tu lejojnte kalimtareve e biçikletave të fëmijve të kalonin lirisht. Çfarë makuterie e pacipë?? Sa shëmti, sa TURP..!!!

Ca më tej, duken punimet e "Familjes Fullani", e cila gjithashtu paska blerë "me letra të rregullta" një pjesë të sipërfaqes së përbashkët dhe më në fund paska vendosur ta zgjerojë gardhin edhe me disa qindra metra katrore. Pyesnim njëri-tjetrin, po çfare ju zgjidh ajo shtesa e gardhit që më shumë ua shëmton kopshtin se sa zbukuron. Thjesht, të "pangopur", si edhe vetë pamja e tyre.

Ca me tej ngrihet një tjetër kala, ajo e Samir Manes, i cili mesa më thonë e lexoja vjet në vjeshtë e kaluar në kohen kur plasi skandali Lagunës, bashkë me Aleksandër Fragajn qenka "blerësi" bashkëpronar i tokës ku më parë ishin terrenet sportive, të cilat për kohën (dhe sipas kontratave individuale) ishin në planimetrinë e kompleksit sipërfaqe të përbashkëta në funksion të komunitetit. Thuajse nuk i del sipërfaqja e vilës aktuale me rrethim prej mijëra m2 që e kishte zaptuar edhe pa dalë këto të "bekuarat" ligje për legalizimet.

Pyeta lart e poshtë, ore po çfarë bëhet? Si u lejua të prishen terrenet sportive dhe në to të ndërtohet një prone private, diçka e pa-imagjinueshme për vendet ku unë e familja ime jeton.

Të gjithë më thonë, qëqenka një mega-skandal mënyra se si qenka privatizuar ajo tokë. Terrenet sportive qenkan "shitur"-nga një farë sharlatani me emrin Agim Shenedjella (ndërtuesi i kompleksit)-maskarenjve Aleksandër Frangaj dhe Samir Mane, e më pas është legalizuar si "ndërtese". Por për çfarë ndërtese mund të flitet në atë vend ku kane qenë vetëm terrene sportive të rrethuara me gardh teli?!!?

Ligji specifikon qarte definicionin e ndërtesës, diçka me mure, me çati, etj. Pyeta me naivitet, si ka mundësi?? Shitja qenka bërë me demek në 2002, por paskan qenë aq budallenj (arrogantë) sa në atë akt-shitje (të pa-noterizuar) i referohen legjislacionit të 2005. Legalizimi qenka bërë si "ndërtesë", se ligji nuk e lejon ndryshe. Këtë nuk e paska pranuar as Aluizmi i kohës se Shaban Memi-së, por i paska dhënë të drejte Frangajve dhe Manëve një farë gjykatësi Artur Gaxhi, dy jave para zgjedhjeve të 2013.

Sa TURP për këtë Shtet !!!!

Djali u mërzit e një dite dhe më pyeti se "kush i ka prishur fushat"? I jati i tha që i ka prishur xhaxhi Frangaj dhe xhaxhi Mane. Në një moment në vend që të mërzitej djalit i shkëlqyen syte. "O babi – tha – këtë punë do ta rregulloj unë, se kam kaq vite që kam luajtur me "X-in' djalin e xhaxhi Sandrit dhe "Y-in" djalin e xhaxhi Samir-it, bile jam larë edhe tek pishinat e tyre". Çfarë ti thoja tim biri, i rritur e i edukuar në një botë tjetër ku këto gjëra as që mund të mendohen. Si t`ja shpjegoja këto gjëra që nuk po i kuptoj as vetë se si bëhen në atdheun tim të dashur.

Nejse, me thanë që banoret e kanë dërguar çështjen në gjyq, por kanë pak shpresë se këtë favor Aleksandër Frangajt ja paska "certifikuar" edhe vetë Kryeministri ne një dalje publike, ku paska thënë, se "pavaresisht se ne e dimë se si është bërë ai privatizim"(?!?), ndërtimi është me leje të rregullt". Leje e dhënë nga Komuna Golem në ditët e fundit të ekzistencës së saj.

"O Perëndi, hapu tokë të futemi brenda të gjithë"!!! Si mund të jetë Kryeministri jonë kaq i papërgjegjshëm ?!?

O Zoti Kryeminister (se qëlloi që vij nga një familje e majtë dhe nuk të shaj dot më shumë), ajo "leja e rregullt" e Komunës Golem që thoni ju, është si pune e një "vize te rregullt e vene ne nje pasaporte false". A mendoni ju, se do te kishte ndonje pike kalifimi kufitar ne bote qe do ta lejonte personin te kalonte? E pra, ju dhe Qeveria juaj e paskeni bere!!! TURP ju qofte!!! Turp ju qofte dhe ja pafshi hajrin miqësisë me Frangajt e Manet, por nuk mund te le pa ju kujtuar se parardhësit tuaj, njerëzit i votuan kundra se ishin të irrituar më shumë nga "modelet" Frangaj e Mane të kapjes së interesave publike, se sa nga çfarë bëri apo nuk beri si Kryeministër. Nuk do ta harrojnë njerëzit këtë, dhe gabohesh shumë kur nën-vleftëson fuqinë e komunitetit tek Laguna Blu.

Po mesa duket "thagmat" nuk mbarojnë këtu. Diku nga Tetori i vjetshëm lexova në lajme se banorët e Laguna Blu ishin ngritur në revoltë në ambientet e Kompleksit dhe kishin gjuajtur me vezë vilën (aktuale, jo atë shëmtirën e re që po ndërton që buzë të rërës) të Aleksandër Frangaj. Kishin shkatërruar edhe pengesat që i kishte vënë përpara vilës për të bllokuar rrugën (publike) se "hirësia e tij bezdisej po ti kalonin banoret e Lagunës para shtëpisë se tij". Apo shyqyr thashë me vete, më në fund u "zgjua edhe komuniteti".

Kur erdhëm këtë verë u habita kur mësova se rruga para shtëpisë së Frangajve ishte bllokuar përsëri. Por, mesa me thanë, këtë herë e kishte bllokuar komshiu ngjitur – Blendi Fevziu "me leje" nga Bashkia e Kavajës (i bie që ta ketë marrë në ditët e fundit të Elvis Rroshit). Thirra përsëri me vete, "O Perëndi, si është e mundur" të ndodhin këto gjëra në vitin 2016 -të bllokohet rruga publike se kështu i do qejfi dikujt dhe të mos reagoj asnjë institucion shtetëror, edhe pse banorët janë ankuar zyrtarisht për këtë?!?

Blendi Fevziu (ju kërkoj ndjese për etiken, se po citoj një komentues të rrjeteve sociale), por ky njeri më duket vërtetë "qenia më e përshtirë Shqip-folëse", në një artikkull në përkrahje të Frangajve e Manëve, rrekej të argumentonte se Frangaj është në drejtën e vet të blejë dhe të tjetërsojë 8000 m2 të pronës së përbashkët, dhe se në atë kompleks "të gjithë jemi bashkë-fajtorë".

Një çift komshi bëri një pyetje, "se çfarë i mban ata këtu, pse kanë zgjedhur të qëndrojnë tek Laguna Frangajt, Manet, Fullanët, Fevzitë, e ndonjë tjeter"?? Çfarë i bën të "gëzuar e të qetë" në këtë bashkësi ku normalisht më shumë se 90% e njerëzve që kanë përreth i "urrejnë". Si mund të jenë të gëzuar ata këtu?!?

Nuk i njoh (por do të isha kurioze të dija kush janë) bashkëshortet e tyre. Mirë burrat që mesa duket nuk shquhen për mprehtësi, por si ka mundësi që edhe këtyre grave u mungon ai "instikti femëror" të kuptojnë që nuk duhet të vijnë më në këtë vend ku njerëzit i urrejnë.

IKNI….Ikni o njerëz të urryer e të pacipë… sa më parë nga ky vend, bëjini nder vetes dhe një të mirë komunitetit. Tregohuni njerëzor, të paktën me vendimin për tu larguar prej këtu.

Jeni mjaftueshëm të pasur të shkoni të jetoni në oazet tuaja, siç po bëni (mesa kam dëgjuar tek Rolling Hills) në Tirana me vila nga 3000 m2. Shkoni bëni jetën tuaj vanitoze ku të dëshironi, por larg këtij komuniteti-të cilit nuk i përkisni më – "you do not belong here"!!! Në mos për veten, bëjuani këtë nder fëmijëve tuaj, por edhe neve të tjerëve.

IKNI sa më parë që këtu…!!! Shporruni !!!

Tani, edhe dy fjalë për njerëzit me pushtet që kanë apartamente tek Laguna,

Kemi këtu komshinj ministra e politikanë si Arben Ahmetaj, Blendi Klosi, Lulzim Basha, Genc Pollo, Arben Imami, Bashkim Fino, Artan Lame (veçanërisht si drejtor i Aluizmit), Grida Duma, Fatbardh Kadili e ndonjë tjetër që nuk po më kujtohet. Kemi njerëz të shquar të mediave e më tej, Nikoll Lesi, Henri Çili, Ilir Babaramo, Remzi Lami, Frrok Çupi, Ledio Bianku e të tjerë e të tjerë.

Po si ka mundësi ore njerëz "me pushtet" të jeni kaq pa dinjitet dhe pa integritet?!? Ju quajti mirë një gazetar i njohur para disa muajsh-"langaraqë" pa shtyllë kurrizore.

IKNI edhe juve.

As ju nuk e keni vendin këtu. Shkoni lëpijini prapanicën Sandrit dhe Fevziut, se kjo ju shkon më shumë përshtat se sa të pretendoni të jeni pjesë e komunitetit.

Jep dorëheqjen o Artan Lame (për hir te se vërtetës të kam lexuar gjithmonë me dëshirë, dhe të kam vlerësuar) se nuk mund të drejtosh me Aluiznin pas kësaj, respekto edhe ti veten tënde, mund të bësh shumë më mirë se sa kaq. Më thonë që në ditët e para kur plasi ky skandal ti e quajte privatizimin e asaj toke "kriminal" (nëse vërtetë e ke bërë këtë). Me pas u "zhduke", e mesa më thonë në seancën gjyqësore të çështjes, juristja e Aluiznit (e dërguara jote direkte) ishte edhe më "agresive" kundër komunitetit se sa vetë avokati i Frangajve, për ti mbushur mendjen gjykatësit se gjithçka është e rregullt e me leje.

Shikoj kalanë e Frangajve në buzë të rërës, e më kujtohet shkrimi i një prej banoreve në ditët kur plasi skandali që pak a shumë thoshte se kjo është sikur "të guxosh të pa-mendueshmen". Vërtet i bëj pyetje vetes, sa i babëzitur duhet të jetë njeriu që të guxojë diçka të tillë?!? Dhe pa dyshim, sa maskara e i pacipë?!? Dhe nuk di pse nuk habitem nga kjo kur mendoj Frangajt, Manet, Fevzitë, Fullanët e ndonjë tjetër. Nuk habitem!!!

Nuk u habita edhe kur në një xhiro të darkës vura re Blendi Klosin që hargalisej për orë të tëra buze detit në krah të Frangajt dhe Fevziut, e po ashtu të nesërmen në mëngjes që privilegjin e xhiros buze detit me Fevziun e kishte Lulzim Basha.

Njerëz të pështirë… që fekondohen dhe rriten vetëm në pështirësi…!! Si mund të presim ne që këta pushtetarë të na mbrojnë?!? Vemje pa shtyllë kurrizore.

Mu kujtua ajo analogjia që njeri prej banoreve bënte duke i krahasuar me fermën e kafshëve te Oruell. Të gjithë jemi të barabartë, por Frangajt, Fevzitë, Manet, Fullanët, Klosët, Ahmetajt, Bashët e & Co janë "më të barabartë se ne tjerët".

Jam e zhgënjyer. Presim që një ditë në këtë vend të bëhet drejtësi-nëse do të bëhet ndonjëherë. Deri atëherë, jemi të dënuar të bëhemi dëshmitarë të betejave se cilët prej grupeve; "Familjeve të Fuqishme"-"Pushtetarët"-"Komuniteti" meriton më shumë "epitetin" e "Fermës", por mesa duket dy grupet e para janë të pakonkurrueshëm në instiktet e tyre kafshërore.

Si EPILOG.

Patëm një bisedë të gjatë me pjesëtarët e familjes me të cilët ndajmë pronesinë e apartamentit. Në pamundësi të ikjes nga Laguna së atyre më lart, vendosem DO TË IKIM NE.

Po i mbarojmë këtë vit pushimet thuajse para kohe. Nisemi këtë herë të palumtur nga pushimet (e ndërprera) familjare siç kemi bërë me vite me radhë tek Laguna Blu. Apartamenti do të dalë në shitje javën që vjen.

Lamtumirë o njerëz të mirë, pjesë e këtij Komuniteti me të cilët kemi ndarë së bashku disa vera të bukura.

Ju të tjerëve që e vratë bukurinë dhe kënaqësinë e këtij vendi, kam vetëm një fjalë, e "gjetshi në kurrizin tuaj më keq se ç`po u bëni të tjerëve". Nuk jam aq e keqe sa tu them "e gjetshi nga Perëndia", por shpresoj shumë që një ditë "ta gjeni nga Drejtësia"!!!







Syri.net

Çfarë mendoni për këtë video? - Komunikimi me shpirtra të vdekur

Posted: 12 Aug 2016 03:58 PM PDT

Siç duket me përparimin e teknologjisë po hapen edhe dimensione të reja të komunikimit të padëgjuara më parë dhe që kanë arritur edhe tek ne shqiptarët.

Në youtube gjendet një video e ngarkuar nga një shqiptar me emrin Mensur i cili me anë të një video fillon të komunikon me shpirtra të vdekur.

Në fillim të bisedës fillon me përshëndetje, të cilën ia kthen në të njejtën mënyrë edhe shpirti i vdekur. Më pastaj e pyet për emrin dhe ia tregon edhe emrin e tij. Dhe më pastaj e pyet edhe për emrin e vet dhe për shkakun e vdekjes së atij shpirti. Për më shumë shikojeni videon.


Nacionalisti Ndue Perlleshi ( 1908-1949 ) ra dëshmor me ëndrrën e pashuar për Shqipërinë Etnike

Posted: 12 Aug 2016 03:32 AM PDT

Emri:  hqdefault.jpg    Shikime: 160    Madhësia:  9.6 KB

Tomë Mrijaj

Para dy vitëve burri i motrës Hil Perlleshi mbasi u kthye nga vizita në Kosovë, më dha një lajm shumë të mirë. Ai ndër të tjera më tha se ishte takuar me Kryetarin e Komunës së Klinës zotni Sokol Bashotën, i cili i kishte folur me shumë respekt për Legjendën e Trimërisë, heroin e pamposhtur dhe komandantin sypatrembur Ndue Perlleshin.
Ai shtoi se tregimet historike për këtë hero legjendar i kishte mësuar qysh kur ishte i vogël në odën e burrave, gjatë vizitës që miqët e shumtë të familjes se gjyshit tim MaleBashota vizitonin kullën tonë. Ai kishte një simpati të madhe për historinë e lavdishme të Ndue Perlleshit dhe familjen e madhe të tij.
Në fund të bisedës së ngrohtë mes nesh, Kryetari i Komunës zotni Bashota, tha se do të bënte çdo përpjekje të mundshme për të vendosur në vendin e merituar figurën e nderuar të personalitetit të shquar, luftëtarit Ndue Perlleshit.
Biseda e ngrohtë me burrin e fjalës zotin Bashota, për të rivlerësuar dhe vendosur në piedestalin e nderit heroin Ndue Pelleshin, i kishin lënë shumë mbresa dhe përshtypje të mira.
Kështu e përfundoi me mua bisedën burri i motrës Hil Perlleshi.
Dhe erdhi dita dhe momenti final, kur Kryetari i Komunës së Klinës zoti Bashota e bëri realitet fjalën e dhënë para familjes Perlleshi.
Edhe gjatë udhëtimeve të mia të shpeshta në Kosovë, unë kam parë nga afër ndryshimet e mëdha që ka pësuar Komuna e Klinës, duke u kthyer në një qytezë të bukur në gjithë krahinën e Lugut të Drinit.
Të gjithë e mbajmë në kujtesë me shumë respekt figurën e zotit Bashota, si prijës në luftë kundër kolonizatorëve serbë. Sot në ditët tona, ai është një aktivist i palodhur dhe drejtues i aftë në rimkëmbjen dhe ndërtimin e së ardhmes në komunën që ai drejton prej disa vitesh.
Komuna e Klinës, nën drejtimin e zotit Bashota dhe stafit të tij, ka miratuar vendimin zyrtarë, që me datën 17 gusht 2016 (mbas 67 vjetëve të vrasjes së heroit kombëtar Ndue Perlleshit), të inaguroj në qendër të qytezës shtatoren kushtuar heroite të pavdekshëm.
Sot dhe në të ardhmen Lugu i Drinit me krahinat tjera që e rrethojnë Komunën e Klinës, do ti jenë mirënjohës për gjithmonë Kryetarit zotit Sokol Bashota, i cili e mbajti fjalën e burrit, duke vendosur në vendin e merituar figurën e madhe të lënë qëllimisht në harresë të heroit kombëtar Ndue Perlleshit.
Ndue Përlleshi lindi në Paskalicë, fshat në Lug të Drinit, më 1908.Ishte biri i Gjonit dhe Prenës nga Nepolja e Lugut të Baranit.Shkrim e lexim mësoi në Zllakuqan, në shkollën e kishës që ishte hapur që më 1897 nga Atë Shtjefën Gjeçovi.
Ndou ishte aktiv në jetën politike të kohës.Që nga viti 1939, Ndue Përlleshi u emërua kryetar i Komunës në Vogovë të Hasit, që gjendej në vijën kufitare Kosovë - Shqipëri.
Vendi kyç që iu dha Ndout të ri, bëri që ai të njihej për së afërmi me personalitetet e jetës politike dhe luftarake si: Kapidanin e Mirditës Mark Gjon Markun, vëllezërit Kolë e Pashuk Biba, Xhafer Devën, Muharrem Bajraktarin, Abaz Kupin, që ishin në përgatitje për të përballuar erërat e Lindjes që kishin filluar të fryjnë në Shqipërinë e Jugut.
Më vonë Ndue Përlleshin e shohim kryetar në komunën e Becit, komunë në prefekturën e Gjakovës, ku pati rastin të njihej me shumë personalitete të atyre viseve, si: Mehmet Agën e Rashkocit, Demë Ali Pozharin, familjen e madhe të Zhel Hasanëve, Elez Myrtën e sa e sa të tjerë. Më vonë, deri në fund të vitit 1944, e shohim kryetar në komunën e Budisalcit. Në këtë kohë vjen brigada e VII partizane me komandant Shaban Haxhiun, i cili e njihte shumë mirë aktivitetin e Ndue Përlleshit.
Në Veri të Shqipërisë, Pashuk Biba, Muharrem Bajraktari e të tjerë, kishin likuiduar disa komunistë shqiptarë.Ndou me shumë shokë u takua në kullën e Ukë Bekës në Krushevë të Madhe me brigadën e Shaban Haxhiut. Me të hyrë brenda, parulla përshëndetëse e partizanëve ishte: - Vdekje fashizmit - Liri Popullit! Por Ndou, që e dinte se çfarë fshihej pas asaj parulle, nuk u përgjigj. Ai me shpejtësi nxorri revolen dhe ia drejtoi komandantit. Të pranishmit ndërhynë me të shpejtë.Që nga ai moment Ndou filloi jetën e kaçakut.Çeta e tij u rrit shumë shpejt.Në malet e Dollcit u takua me çetën e Ukë Sadikut.Me çetën e Ndout ishte edhe Marije Shllaku, dikur sekretare e Iliaz Agushit dhe Xhafer Devës.Ajo u bë shembull i rezistencës për bashkimin e trojeve.
Çeta e Ndue Përlleshit, së bashku me vëllezërit e tij Zefin, Hilin dhe bashkëluftëtarët Ndrec Nikollën, Zef Sokolin e shumë të tjerë bashkëpunoi me Ukë Sadikun, Shaban Polluzhën, Prof. Ymet Berishën, Qazim Bajraktarin, Alush Smajlin etj.
Shembull i rezistencës së forcave kaçake ishte lufta në Trestenik të Drenicës më 21 shkurt 1945 dhe vrasja e dy kreshnikëve të Drenicës, Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës.
Me datën 4 dhe 5 gusht 1945 u mbajt kuvendi i Dobërdolit, në Llugë të Dan Pjetrit, ku u mblodhën 2000 luftëtarë e prijës të çetave kryengritëse të rajoneve të ndryshme të Kosovës, Shqipëria e Veriut, Sanxhaku dhe Rozhaja. Aty gjindeshin krerët e lëvizjes për çlirimin e trojeve etnike shqiptare dhe bashkimin e tyre në një shtet si: Ndue Përlleshi, Ukë Sadiku, prof. Ymer Berisha, Qazim Bajraktari, Marije Shllaku, Mehmet Aga i Rashkocit, Alush Smajli, Dem Ali Pozhari, Prek Shyti nga Prizreni, përfaqësuesit e Muharrem Bajraktarit - Kruma e Luma, Pashuk Biba, Shaban Boshnjaku nga Pazari me 800 luftëtarë, krerë nga Drenica, Llapi, Gollaku, Gjilani, Shala e Bajgorës, Ferizaj, Kaçaniku, Rugova, Podguri etj. Pranë Dardhës së Madhe valonte flamuri me shkabën dykrenare, tetë metra i gjatë, të cilën e kishte sjellë Alush Smajli i Llazicës. Kuvendin e ruenin luftëtarët e Ndue Përlleshit, Alush Smajlit dhe Qazim Bajraktarit, të udhëhequr nga Smajl Hajdarii Gjurgjevikut të Madh dhe vëllai i Ndue Përlleshit, Zef Përlleshi.
Pas kuvendit të Dobërdolit u bënë shumë takime me popullatën e vendit për organizimin dhe mobilizimin rreth organizatës "Besa Kombëtare".Ndue Përlleshi, Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari, Mehmet Aga i Rashkocit dhe prof. Ymer Berisha u nisën për një mbledhje të përbashkët me krerët e Shqipërisë së Veriut, diku në malin e Pashtrikut.Çeta e Ukë Sadikut mbeti nën udhëheqjen e vëllait të Ukës, Shaban Sadiku.
Në Fushëgropë, mes maleve të Çelisë së Jellovcit, brigada famëkeqe e Kotorrit kishte rrethuar Çelinë ditën e tretë të Bajramit. Gjatë luftimeve të ashpra aty mbetën të vrarë 23 luftëtarë dhe 9 të plagosur rëndë.Nga çeta e Ndue Përlleshit ishte plagosur rëndë heroina e vetme vajza shkodrane Marije Shllaku dhe u vranë në fushë të betejës deshmorët Zef Sokoli me djalin e tij, Markun 17-vjeçar.
Çeta e Ndue Përlleshit kishte mbetur të veprojë thuajse e vetme, me pak luftëtarë dhe shumë e ndjekur nga OZN - a. Më 8 shkurt të vitit 1948, së bashku me dy shokët e tij, Ndrec Nikollën e Shaban Demën u rrethuan nga OZN - a. Ata mbas disa orë luftimesh mbetën të vrarë dy shokët e tij Ndrec Nikolla dhe Shaban Dema, ndërsa Ndou i plagosur qëndroi në mesin e pyllit deri në orët e para të mëngjesit, ku me një breshëri plumbash çan rrethimin duke lënë në fushë të betejës shumë të vrarë e të plagosur nga partizanët vullnetarë. Atë mëngjes komandanti i OZN - ës pushkatoi në vendin e ngjarjes të riun Pren Gojani nga fshati Dugajev, i cili ishte nga fisi i Ndue Përlleshit, me pretekst se i kishte hapur rrugë këtij të fundit.
Ndou, me plagë të rënda arrin në shtëpinë e tij. Kur po i mjekonin plagët, aty arrin kryetari i komunës së Jagodës, Jank Boriçi, i cili hedh një bombë brenda në shtëpi. Ndou me shpejtësi e kap dhe ia kthen mbrapsht. Bomba pëlcet dhe plagoset rëndë Janku. Që të mos kapej nga partizanët, Ndou largohet menjëherë dhe shkon te Ibish Sokoli, vëllai i Zef Sokolit, të vrarë në Çelinë e Jallovcit.
Tek Ibishi qëndron, deri sa shërohet. Nga aty kalon në Llapçak, tek Pren Gjoka, që ishte një shok i tij.Ky fshat i takonte komunës së Istogut.Qeveria Jugosllave, kur merr vesh se Ibish Sokoli e kishte strehuar Ndue Përlleshin, e dënon Ibishin me 8 vjet burg dhe gruan e tij me 6 vjet.
Në fshatrat e Lugut të Drinit ushtria sllavo - komuniste e torturoi popullatën e kësaj ane në mënyrën më çnjerëzore dhe shumë vetë pësuan dënime me burgje të rënda.
Pas një qëndrimi në familjen e Pren Gjokës, Ndou duke parë se Partia Komuniste kishte depërtuar thuajse në çdo krahinë të Kosovës, largohet me disa bashkëluftëtarë për në Shqipëri, ku bashkohet me çetën e Ndoc Mirakës në viset e Pukës, të cilët vepronin në atë territor.
Sipas disa shënimeve të botuar në "Shejzat" e Ernest Koliqit në Romë dhe në "Albanien Liber", shkruhej: "Ndue Përlleshi së bashku me Ndoc Mirakën dhe Ndue Fushën, u vra nga forcat partizane të Shqipërisë në Bjeshkët e Iballes, në vendin e quajtur Boset, me datën 29 gusht të vitit 1949. Ata një ditë më parë ishin nisur të largoheshin (arratiseshin) për në Greqi.Largimi pengohej pasi në urën e Bërdhetit në Pukë ishte plagosë rëndë bashkëluftëtari i Ndue Përlleshit, Elez Myrta nga Kosova".
Komandanti trim N. Perlleshi, nuk pranoi në asnjë mënyrë të lejë vetëm në frontin e luftimit shokun e plagosur rëndë gjatë përleshjeve me forcat komuniste. Mbasi i lidhin plagët e rënda tre bashkëluftëtarët Ndue Perlleshi, Ndoc Mirakaj dhe Ndue Fusha e marrin në krah të plagosurin dhe nisen drejt kullës më të afërt.
Ata e lënë në besë të shqiptarit luftëtarin e plagosur i cili nuk mund të levizte.Dhe kjo familje fisnike shqiptare, me tradita nderi dhe burrërie i shpëtuan jetën një luftëtari të pamposhtur nacionalistit Elez Myrtës.
I plagosuri qëndroi në këtë kullë deri sa u shërua dhe u përcoll në besë nga meshkujt trima të familjes deri sa ai mbërriti në vendlindje e tij në fshatin Batushë të Kosovës.
Tre luftërët nën flakën e bastisjeve dhe shkatërrimit të shtëpive nacionaliste nga komunistët e diktatorit Enver Hoxha, u kthyen në Boset të Pukës për tu shlodhur dhe më vonë për të marrë rrugën e arratisjes drejt Greqisë.
Por për fat të keq, dikush kishte treguar pranë forcave të Sigurimit, se Ndue Perlleshi, Ndoc Mirakaj dhe Ndue Fusha, janë të strehuar në bazën e mëparshme të nacionalistëve antikomunistë në Boset.
Por sa mbërrin në bazën e tyre, forcat e ndjekjes së Sigurimit i vrasin menjëherë të tre nacionalistët, ku tre të vrarit i marrin zvarrë deri tek kulla e Kolë Bib Mirakës në Iballë të Pukës.
Të nesermen me urdhër te Enver Hoxhës Ndoc Mirakën dhe Ndue Fushën i nisin për në Sh'Pal të Mirditës të lyer me voj guri dhe i djegin para mirditasve, në shenj hakmarrje për Bardhok Bibën, i cili ishte vrarë me 7 gusht 1949 në Qafë të Valmirit.
Për trupin e pajetë të deshmorit Ndue Perlleshit komunistët e Tiranës, kishin dhënë urdhërin që ta varrosin në qytezën e Pukës, ku ende nuk i dihet varri, për arsye se mbi eshtrat e tij janë ndërtuar objekte të ndryshme.
Profesor Lukë Çuni shkroi e dërgoi nga Melbourni i Australisë në redaksinë e gazetës "Shqipnija e Lirë", poezinë që ia kushton të ndjerit Ndoc Mirakaj dhe shokëve të tij, nga e cila po veçojmë disa vargje:

Çka kan malet qi gjimojnë?
Djelt e Shqipes ç'po luftojnë!
Ç'po luftojn'o n'at Boset,
Ndoc Mirakaj me shok't'vet.

Ball për ball me klysh t'Rusisë,
N'dor Flamurin e Lirisë,
Amanet dorzim q'i - a bani,
Mark Gjomarkaj Kapidani.

Ndue Përlleshi i Lugut Drinit,
Asht për be m'Zanë Lubotinit,
Asht për be me lot ndër sy:
O vras veten, o des me ty"...
Fotografitë e Bashkëngjitura
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more