Skip to main content

Ferizaj Press: “Tjetër rast pedofilie në Shqipëri” plus 9 more

Ferizaj Press: “Tjetër rast pedofilie në Shqipëri” plus 9 more


Tjetër rast pedofilie në Shqipëri

Posted: 20 Aug 2016 09:56 AM PDT

Policia, Arkiv

"Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi Nosh Gjoni, 40 vjeç, banues në fshatin Pulaj, Velipojë Shkodër pasi dyshohet se  ka kryer vepra të turpshme ndaj shtetases së mitur  A.K, 7 vjeçe. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Vepra të turpshme me të mitur", parashikuar nga neni 108/3 i Kodit Penal", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Shkodrës.

The post Tjetër rast pedofilie në Shqipëri appeared first on FerizajPress.

Dibranët kërkojnë dëbimin nga fshati të babait që përdhunoi vajzën e vet

Posted: 20 Aug 2016 09:56 AM PDT

Burrat e fshatit thonë se Guri Përgjegjaj u ka ulur burrërinë e dibranit dhe dinjitetin e rrethit. "Na ka ulur si Dibër, si rreth, na ka ulur dinjitetin e rrethit, të të parëve tanë. Ai njeri duhet të ikë prej zone, na ka infektuar. E prishi dinjitetin e familjes, moralin, nuk ja vlen të jetë si person, hiç."- u shprehën banorët për "News24".

Babai i njerkës së vajzës 15-vjeçare, ka rrëfyer me detaje gjithçka i kishte thënë e bija ditën e ngjarjes.

Shpëtim Nesimi rrëfen se vajza e tij e kishte kuptuar më herët se diçka e pahijshme po ndodhte mes bashkëshortit dhe vajzës së tij, dhe për këtë arsye ishte konfliktuar shpesh me Guri Përgjegjin.

"Guri Përgjegji shfaqte gjeste jonormale me 15-vjeçaren. Ditën e ngjarjes vajza dhe Guri erdhën në banese me rroba me baltë. Vajza ime i pyeti ku ishin bërë kështu se toka ishte e thatë. Guri mohoi ti kishte bërë diçka 15-vjeçares, tha se ishte rrezuar. Vajza ime e çoi 15-vjeçaren te fëmijët e kunatit. Ditën e ngjarjes vajza ime u konfliktua me bashkëshortin dhe pas konfliktit ai u largua nga shtëpia."- deklaroi Shpëtim Nesimi.

The post Dibranët kërkojnë dëbimin nga fshati të babait që përdhunoi vajzën e vet appeared first on FerizajPress.

Zariqi: Qeveria duhet ta pranojë se është e detyruar ta ratifikoj Demarkacionin, edhe pse humb territor

Posted: 20 Aug 2016 09:18 AM PDT

Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi për gati një vit ka sjell tensione në Kosovë,  duke  filluar nga përplasjet në Kuvend,  e deri tek dhuna në rrugët e Prishtinës mes policisë dhe protestuesve të cilët ishin kundër marrëveshjes së Demarkacionit. Partitë opozitare, e disa deputetë të pozitës dhe njohës të fushës së shenjëzimit të kufijve, vazhdojnë të mbajnë qëndrimin e tyre se Kosova humb mbi 8000 hektarë me marrëveshjen e nënshkruar nga Hashim Thaçi.

Njëra ndër partitë opozitare e cila që në fillim ishte kundër nënshkrimit të kësaj marrëveshje është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në degën e AAK-së në Ferizaj thonë se janë kundër cenimit të integritetit territorial të vendit.

Xhavit Zariqi kryetar i këtij subjekti në Ferizaj, thotë se më mirë do të ishte që Qeveria të pranoj se është e detyruar të ratifikoj këtë marrëveshje se sa të mashtroj qytetarët se shteti ynë nuk po humb asnjë pëllëmbë territor.

''Demarkacioni sido që të jetë, edhe nëse kalon më mirë do të ishte për politikanët të thuhej e vërteta se humbim territor por është një çështje e domosdoshme dhe na është imponuar dhe duhet ta pranojmë, por jo të dalin me gënjeshtra dhe mashtrime ndaj qytetarëve  se nuk jemi duke humbur teritor'', tha Zariqi.

Zariqi thotë se nëse Kosova vazhdon të lidh marrëveshje të tilla me shtetet fqinje, mund të mbetet pa territor, duke i falur gjithsecilit nga pak.

''Brenga më e madhe është pikërisht këtu, po që se fillon Kosova që me një shtet që tani më është bërë një propozim për vijën kufitare të falë sipërfaqe, me një shtet miqësor, si do të kaloj vija kufitare me Serbinë, këtu do të jetë pastaj një katastrofë jashtëzakonisht e madhe sepse ata kanë pretendime jo vetëm përmes vijës kufitare por për tërë Kosovën dhe nuk e di me këta qeveritarë dhe ekspertë shtetëror sigurisht do të kemi probleme shumë më të mëdha e që do të zgjasin shumë dhe që do të mund të ishin probleme shekullore'', tha Zariqi.

Ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi është kushti i fundit të cilin Bashkimi Evropian pret që Kosova ta zbatojë, para se kjo e fundit ta marrë liberalizimin e vizave, transmeton Televizioni Tema.

The post Zariqi: Qeveria duhet ta pranojë se është e detyruar ta ratifikoj Demarkacionin, edhe pse humb territor appeared first on FerizajPress.

23-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Posted: 20 Aug 2016 08:57 AM PDT

Alarmi është ngritur nga prindërit e tij, të cilët jetojnë në Itali dhe janë të pajisur me dokumente të rregullta. Ata kishin shkuar në banesë, por djali i tyre nuk e hapte derën dhe as telefonin , çka ka bërë që ata më pas të lajmëronin policinë.

Ka qenë ndërhyrja e efektivëve të policisë, që ka bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të të riut.

Mediat italiane shkruajnë se asnjë pistë nuk mund të përjashtohet, madje as ajo e vrasjes.

23 –vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë, pasi kishte precedentë të mëparshëm penal, për shpërndarje droge dhe përndjekje.

Për këtë të fundit, ai ndodhej në arrest shtëpiak, pasi kishte kërcënuar dhe përndjekur ish të dashurën e tij.

The post 23-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në shtëpinë e tij appeared first on FerizajPress.

Tjetër tragjedi në Korçë, 45-vjeçari i alkoolizuar i jep fund jetës

Posted: 20 Aug 2016 08:56 AM PDT

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, në fshatin Zëmblak, në oborrin e banesës së tij, është gjetur i vetëvarur pa shenja dhune S.Sh,  48 vjeç.

Nga deklarimet e marra rezulton, se ky shtetas ishte përdorues i pijeve alkoolike, shtojnë të njëjtat burime.

Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën shkaktimi i vetëvrasjes.

Një ditë më parë, dy të rinj, kushërinj me njeri-tjetrin u mbytën në një rezervuar në fshatin Qatrom të Korçës. Trupat e tyre u gjetën nga polumbarët vetëm ditën e sotme. /Syri.net/

The post Tjetër tragjedi në Korçë, 45-vjeçari i alkoolizuar i jep fund jetës appeared first on FerizajPress.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Miglietta, takime lamtumirëse

Posted: 20 Aug 2016 08:05 AM PDT

​Komandanti i KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta, realizoi një seri të takimeve lamtumirëse me zyrtarë të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Në zyrat dhe selitë e tyre përkatëse, Gjenerali Miglietta, si pjesë të angazhimeve në fund të mandatit të tij trembëdhjetë muajsh në Kosovë, takoi kreun e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ushtruesin e detyrës së kreut të EULEX-it, Bernd Thran, kreun e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, dhe përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe kreun e UNMIK-ut, Zahir Tanin.

Sipas një komunikate të KFOR-it, të gjithë këta zyrtarë të lartë shprehën mirënjohjen për bashkëpunim të frytshëm dhe shumë të ngushtë me KFOR-in në përmbushjen e sfidave të ndërsjella gjatë trembëdhjetë muajve të kaluar.

Ata u pajtuan se asistenca e vazhdueshme dhe bashkëpunimi i ndërsjellë ishin organizuar në baza të rregullta për ruajtjen e atmosferës paqësore dhe pozitive.

U theksua në veçanti se KFOR-i gjithmonë kishte vepruar në mënyrë të paanshme brenda Kosovës në ruajtjen e mjedisit të qetë dhe të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes për tërë popullin e Kosovës.

Zyrtarët kryesor që përfaqësojnë bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë janë vizitorë të rregullt të KFOR-it për t'u njoftuar në hollësi për situatën e tanishme gjeopolitike dhe të sigurisë në rajon. Këto takime janë shumë të dobishme për forcimin e marrëdhënies me përfaqësuesit ndërkombëtar dhe luajnë rol të vazhdueshëm dhe vital në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit. /Lajm

The post Komandanti i KFOR-it, gjenerali Miglietta, takime lamtumirëse appeared first on FerizajPress.

    Planifikimi i ndarjes së Mitrovicës nga NATO dhe personeli ndërkombëtar në vitin 1999

Posted: 20 Aug 2016 07:06 AM PDT

  Shkruan Kreshnik Aliaj

Gjatë qëndrimit në Repartin Ushtarak Rinas- Shqipëri, ku edhe punoja në vitin 1999, kam parë shumë gjëra të rëndësishme të angazhimit të NATO-s dhe stafit tjetër ndërkombëtar, ky personel përgatitej me entuziazëm dhe motiv të madh për të hyrë në Kosove. Në atë kohë gjatë trajnimit të personelit ushtarak kam parë HARTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS,  ku pjesa e Mitrovicës ishte e ndarë në të kuqe dhe aty diskutohej se ku do të vendosen Serbët dhe si do të jete kjo pjesë e ndarë nga pjesa tjetër e territorit të Kosovës.

Unë bëra këtë publikim për të hequr të gjithëve dilemat se dikush nga SHQIPTARËT ka pasur ndikim ose ka përdorur ndonjë metodë për të ndarë Mitrovicën, nga ajo që kam parë ky proces i vendosjes së serbëve në këtë pjesë të Mitrovicës ka qenë i planifikuar mirë nga faktori ndërkombëtar.

image2 [109509242]

Për këtë fenomen kam njoftuar Presidentin Ibrahim Rugova dhe ai me maturi dhe mençuri nuk ka ekzagjeruar çështjen e Mitrovicës si pjesë të ndarë, ndërsa pas vdekjes së tij, elita politike ka qen jo e përgatitur dhe e pa-gdhendur, dhe kanë bërë lëshime të mëdha në zhvillimin e shtetit në fushën politike dhe ekonomike.

The post     Planifikimi i ndarjes së Mitrovicës nga NATO dhe personeli ndërkombëtar në vitin 1999 appeared first on FerizajPress.

Grabovci nuk është më as nënkryetar i PDK-së

Posted: 20 Aug 2016 07:05 AM PDT

Njeriu më i fuqishëm në PDK që është marrë me punësimin e militantëve partiakë ka mbetur edhe pa pozitën e nënkryetarit të kësaj partie. Kjo për shkak se ka dhënë dorëheqja nga pozita e Shefit të Grupit Parlamentar të PDK'së dhe automatikisht e largon edhe nga pozita në udhëheqjen e partisë.

Statuti i PDK-së saktëson se Shefi i Grupit Parlamentar sipas detyrës zyrtare është edhe Nënkryetar i PDK"së, shkruan Gazeta Express.

Grabovci dha dorëheqje pas publikimit të përgjimeve ku vërtetohet se militantët e PDK'së kishin zënë pozitat kryesore në borde, polici, agjenci qeveritare dhe institucione tjera.

Askush nga PDK s'ka dhënë komente për këto përgjime, përveç, se kanë thënë se janë duke i dëgjuar.

Prokuroria e Kosovës ka nisur hetime dhe ka paralajmëruar mundësinë e ngritjes së një aktakuze nëse vërtetohet se ka pasur vepra penale të kryera nga personat që janë pjesë e përgjimit.

Deri më tash, në këto përgjime, është dëgjuar zëri i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Vlora Çitakut, Sami Lushtakut, ish-Ministrit Besim Beqaj etj./Express/

The post Grabovci nuk është më as nënkryetar i PDK-së appeared first on FerizajPress.

Ukë Rugova sërish në gjyq për vizat italiane

Posted: 20 Aug 2016 07:05 AM PDT

Më 24, 25 dhe 30 gusht do të mbahen seancat e shqyrtimit fillestar ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve për vizat italiane shengen.

Mbajtjen e këtyre tri seancave javën e ardhshme e konfirmoi për KALLXO.com Teki Bokshi, avokati i ish-ministrit të Kulturës Astrit Haraqija.

Haraqija përveç Rugovës është njëri nga 18 të akuzuarit e këtij procesi gjyqësor.

Sipas aktakuzës se Prokurorisë Speciale të Kosovës, nga maji 2011 deri më shkurt 2014, djali i ish-presidentit historik të Kosovës, Ukë Rugova ishte drejtues i një grupi kriminal i cili në këmbim të një shume prej 3000-4000 mijë euro siguroi 556 viza shengen për 526 persona të ndryshëm nga gjithsej 614 aplikacione për vizë sa ishin bërë në ambasadën italiane në Kosovë.

Po ashtu sipas prokurorisë, këto viza ishin afatshkurtra për turizëm 30 ditor dhe të vlefshme për 6 muaj.

38 Aplikacione për vizë shengen italiane janë gjetur edhe në bastisjen në vendbanimin e Ukë Rugovës të urdhëruara nga prokurori i EULEX-it.

Sipas prokurorisë, qëllimi i këtij grupi ka qenë të sigurojë përfitim material duke furnizuar individë me viza shengen nga ambasada italiane në Prishtinë, viza të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme përmes shtrembërimit dhe korrupsionit.

Sipas aktakuzës së prokurorit Cansick, Prokuroria Speciale e Kosovës ka pranuar nga Prokuroria Italiane në Romë një kopje të dosjes së tyre lidhur me këto viza ku ndër të tjera përfshihet edhe emri i ish-ambasadorit italian në Kosovë, MIchael Giffoni, zyrtarit administrativ, Fawzi Habbib si dhe punonjësit lokal të ambasadës italiane në Kosovë, Florian Petani.

Në periudhën për të cilën akuzohet, Ukë Rugova ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, i zgjedhur në listën e kandidatëve për deputetë të AAK-së, ndërsa më vonë u bë pjesë e grupit parlamentar të AKR-së.

Së bashku më Ukë Rugovën në këtë rast janë të akuzuar edhe Izet Beqiri, Florjan Petani, Qefser Baholli, Astrit Haraqija, Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Latif Voca, Valon Selimi dhe Fadil Ahmeti.

The post Ukë Rugova sërish në gjyq për vizat italiane appeared first on FerizajPress.

Ban Ki-mon i pakënaqur me përparimin në dialogun Kosovë-Serbi

Posted: 20 Aug 2016 07:05 AM PDT

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha se zbatimi i marrëveshjeve midis Prishtinës dhe Beogradit nuk ka shënuar përparim të konsiderueshëm.

Në raportin e fundit tremujor, që do të prezantohet më 25 gusht në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Ban fajësoi të dyja palët për mospërmbushje të detyrimeve.

"Situata e tensionuar politike dhe protestat e opozitës kanë ndikuar në angazhimin e Prishtinës, ndërsa zgjedhjet parlamentare dhe procesi i formimit të qeverisë kanë ndikuar në vëmendjen e Beogradit", thuhet në raportin që përfshin periudhën nga 16 prilli deri më 15 korrik, transmeton REL.

Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Ban ka ftuar udhëheqësit në Beograd dhe Prishtinë që të tregojnë kreativitet, fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis, me qëllim që të arrihet përparim në dialogun për normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Në periudhën që mbulon raporti nuk ka pasur takime në nivel të lartë midis Prishtinës dhe Beogradit, ndonëse janë mbajtur katër në nivel teknik.

The post Ban Ki-mon i pakënaqur me përparimin në dialogun Kosovë-Serbi appeared first on FerizajPress.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more