Skip to main content

Ferizaj Press: “Nis asfaltimi i rrugës së lagje “Bellaqa” në fshatin Potoqan i Epërm të Komunës së Rahovecit” plus 9 more

Ferizaj Press: “Nis asfaltimi i rrugës së lagje “Bellaqa” në fshatin Potoqan i Epërm të Komunës së Rahovecit” plus 9 more


Nis asfaltimi i rrugës së lagje “Bellaqa” në fshatin Potoqan i Epërm të Komunës së Rahovecit

Posted: 19 Aug 2016 09:59 AM PDT

Komuna e Rahovecit po vazhdon me realizimin e projekteve të cilat janë paraparë të përfundojnë gjatë vitit 2016, të cilat kanë për qellim përmirësimin e infrastrukturës rrugore, një i tillë është duke u realizuar në fshatin Potaqon i Epërm- lagjja "Bellaqa" dhe ka të bëjë me asfaltimin e rrugës së kësaj lagje.

Fillimin e asfaltimit të rrugës në lagjen "Bellaqa" në fshatin Potoqan i Epërm, nga afër i ka parë edhe Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike , i cili ka takuar edhe banoret e kësaj lagje dhe të cilëve u ka thënë se ky projekt që po realizohet është duke u bërë nën monitorimin profesional nga organi mbikëqyrës më qëllim që të jetë cilësia ashtu siç është e paraparë me kontratë. Drejtori Behra tha poashtu se rruga e cila ka filluar të asfaltohet është paraparë të ketë dy shtresa me asfalt.

Banorët e lagjes "Bellaqa" falënderuan drejtorin për vizitën dhe për projektin i cili është duke u realizuar nga buxheti komunal, duke thënë se kjo rrugë para se të fillohet të asfaltohet ka qenë vështirë e kalueshme por që tash kjo rrugë do të u lehtësoj lëvizjen.

Sipas dinamikës së punimeve, rruga pritet të asfaltohet gjatë javës së ardhshme, gjatësia e rrugës është 1 mijë e 781 metra dhe vlera totale e projekti është 139 mijë e 578 euro./Lajm

rahovec

rahovec1

rahovec2

The post Nis asfaltimi i rrugës së lagje "Bellaqa" në fshatin Potoqan i Epërm të Komunës së Rahovecit appeared first on FerizajPress.

Thaçi: Kosova është në udhëkryq

Posted: 19 Aug 2016 09:59 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se Kosova është në udhëkryq ndërmjet ardhmërisë euro-atlantike apo futjes në një rrugë të paqartësive afatgjata.

Zëri i Amerikës: Zoti President, menjëherë pas largimit të nënpresidentit amerikan Joe Biden nga Kosova, ju u vutë në përpjekje për të bindur deputetët që të ratifikojnë marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Përse ky zell kaq i fortë pikërisht tani?

Thaçi: Realisht ka qenë një vazhdimësi e përkushtimit tonë për përmbylljen sa më të shpejtë të çështjes së demarkacionit me Malin e Zi. Votimi në kuvendin e Republikës së Kosovës i shënjimit të kufirit me Malin e Zi, është një votim strategjik, me interes për shtetin e Kosovës, me interes për të dy vendet, për paqen dhe stabilitetin, për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë. Në të njëjtën kohë, unë dua të besoj fuqishëm se tani çështjet janë super të qarta. Kosova nuk e humbë asnjë metër katrorë, nuk e humbë asnjë pëllëmbë të territorit të vet. Nuk ka ndryshuar as territori i komunës së Pejës, e nuk ka ndryshuar as territori i Republikës së Kosovës. Ratifikimi që do të ndodhë në parlamentin e Kosovës, është në përputhshmëri me Kushtetutën e vitit 1974, është në përputhshmëri me marrëveshjen e Kumanovës, është plotësisht në përputhshmëri me deklaratën e pavarësisë së Kosovës dhe është plotësisht në përputhshmëri me të ardhmen e vullnetit të qytetarëve të Kosovës, atë euroatlantike. Me këtë territor, që është aktualisht, Kosova është njohur nga 112 shtete të botës. Prandaj, këtu nuk ka asnjë dilemë. Vendimi është i drejtë, puna e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë është e saktë dhe deputetët e Kosovës, jam i bindur që me shumicë do të votojnë dhe tanimë e kanë konfirmuar, në veçanti partnerët e koalicionit. Do të ishte me interes edhe opozita të votojë sepse është vendim strategjik për të ardhmen euro-atlantike të vendit tonë.

Zëri i Amerikës: Është diskutuar shumë për 8 mijë hektarë tokë që mund t'i humbë Kosova. A po hiqet dorë prej tyre?

Thaçi: E ritheksoj. Territori i Pejës nuk ka ndryshuar. Territori i Kosovës nuk ka ndryshuar. Është thashetheme dhe askush në këtë botë asnjeri i politikës e as qytetar, nuk mund të konfirmojë me dokument që as edhe një metër katrorë apo një pëllëmbë e territorit të Kosovës po humbë. Thjeshtë, është gënjeshtër e kulluar, një kauzë e paqenë, e rrejshme, e paqëndrueshme për poena të politikës ditore.

Zëri i Amerikës: Kjo çështje është e hapur tash e gati një vit. Për disa ditë mbushet viti që kur ju keni hedhur firmën në këtë marrëveshje. Përse nuk pati një zell më të madh për të krijuar një konsensus politik deri tash?

Thaçi: Është punuar për të ndërtuar një konsensus politik, mirëpo shihet se ka një keqpërdorim të vullnetit tonë të mirë prej minorancës politike. Natyrisht se Kosova u takon të gjithëve. Kam diskutuar me shumicën e liderëve politikë të Kosovës. Disa edhe prej opozitës me kanë deklaruar se e dimë se nuk qëndron ajo që po themi, por jemi futur dhe duhet ta shpëtojmë fytyrën. Prandaj, deputetët e kuvendit të Kosovës edhe atyre zërave që kanë krijuar probleme të panevojshme dhe mund të them edhe të turpshme në kuvendin e Kosovës, deputetët duke votuar në kuvend do ta shpëtojnë Kosovën, do t'i hapin perspektivë Kosovës, integrimin e vendit, në vend për të qenë i izoluar apo i vetmuar. Dhe këtu Kosova është në udhëkryq të perspektivës eruo-atlantike, apo të hapjes së paqartësive afatgjata. E unë si president i vendit dhe kam besim të plotë shumica e deputetëve të kuvendit të Republikës së Kosovës janë për integrim euro-atlantik, për liberalizimin e vizave, për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, që të afrohemi sa më shpejtë drejt integrimit evropian dhe NATO-s.

Zëri i Amerikës: Ju po tërhiqni vërejtjen për pasojat nga mosmiratimi i kësaj marrëveshjeje. Por, çfarë pasojash mund të kishte një tensionim i mundshëm situatës nëse marrëveshja aktuale kalon duke pasur parasysh kundërshtimin ndaj saj?

Thaçi: Kosova do ta ratifikojë marrëveshjen, Tanimë nuk ka asnjë dilemë. Është edhe vullneti i shumicës së deputetëve aktualisht, ne veçanti pas qartësimeve që kanë ndodhur prej Komisionit Shtetëror, prej qeverisë, prej presidencës, prej kryetarit të kuvendit, prej njerëzve që kanë marrë pjesë në këtë proces. Dhe natyrisht se ne jemi të vetëdijshëm për pasojat që mund t'i paguajë Kosova dhe para së gjithash populli i Kosovës ne veçanti për procesin e liberalizimit të vizave, sepse këta që po e pengojnë liberalizimin e vizave, i kanë vet pasaportat me vizë dhe shëtisin gjithë Evropës ngado. Prandaj, rreziku më i madh do të ishte sikur mos të ndodhte. Ndërsa tash po ndodhë dhe do të hapet një perspektivë më e shpejtë, më dinamike, më e sigurt, më e qëndrueshme, me një mbështetje të gjerë të bashkësisë ndërkombëtare, të SHBA-së, dhe BE-së. Nëse votohet, gjë që unë besoj se është punë tashmë e kryer, natyrisht se do të ketë individë të pakënaqur sepse nuk do ta kenë kauzën e krijimit të turbullirave në Kosovë, të problemeve dhe situatave të turpshme në kuvend dhe në rrugët e Kosovës. Kosova nuk do të mbetet peng i ambicieve të një minorance destabilizueze, destruktive dhe anti euro-atlantike.

Zëri i Amerikës: A po ushtroni kësisoj njëfarë trysnie mbi deputetët zoti president. Ka kritikë që thonë se kjo po ndodhë me qëndrimet tuaja në favor të ratifikimit…?

Thaçi: Unë jam duke punuar në mënyrën më dinamike të mundshme. Jam duke biseduar me çdo deputet. Është obligim dhe detyrë e imja që të kryej agjendën shtetërore. Të mos mbes peng i agjendave të politikës ditore apo politikave lokale. Prandaj, deputetët e kanë vullnetin e tyre, janë pjesë e mazhorancës, kanë obligimet kushtetuese dhe ligjore dhe jam jashtëzakonisht i inkurajuar me qëndrimin e tyre dhe vullnetin e tyre që kjo çështje të përmbyllet njëherë e përgjithmonë. Nuk duhet keqpërdorur vullneti i deputetëve që i kanë dhënë hapësirë të gjithëve më u dëgjue kjo çështje me u diskutue dhe e kam respektuar edhe unë plotësisht këtë qasje, por tani është momenti vendimtar. Është momenti i vendimit, është momenti i votimit, është momenti i liberalizimit të vizave, është momenti i themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, është momenti i së vërtetës evropiane për vendin ton, apo të ngërçit, izolimit dhe vetmisë. Kosova nuk e meriton izolimin. Populli i Kosovës nuk e meriton vetminë. E meriton një rrugë të përbashkët me partnerët dhe aleatë ndërkombëtarë.

Zëri i Amerikës: Prej nga siguria zoti president që do të liberalizohen vizat dhe do të themelohen Forcat e Armatosura menjëherë pas ratifikimit?

Thaçi: Në i kemi kryer të gjitha obligimet tona sa i përket liberalizimit të vizave. E dimë që ka qenë e diskutueshme futja e kriterit për demarkacionin me Malin e Zi. Ndërsa, sa i përket themelimit të Forcave të Armatosura, ne e kemi tashmë pajtueshmërinë e plotë të aleatëve tanë që kjo çështje të përmbyllet dhe është në dorën tonë. Ne jemi me mosveprim duke e vonuar themelimin e ushtrisë së Kosovës. Të gjithë janë duke na përkrahur, ndërsa nuk ndodhë votimi në kuvend. Askush në botë nuk do të a përkrahë me themelue ushtrinë e Kosovës duke qenë në një problem me një vend të NATO-s, me Malin e Zi. Mali i Zi është partner strategjik i Republikës së Kosovës, prej vendeve të para që e kanë njohur Republikën e Kosovës edhe pse rreth 40 për qind të banorëve i ka serbë. Ne si parakusht për të lëvizur përpara e kemi fqinjësinë e mirë, bashkëpunimin dhe pastaj të ndodhë ngadhënjimi i vlerave euro-atlantike. Ne nuk jemi duke rishkruar kufij historik. Nuk jemi duke i përmirësuar padrejtësitë historike. E njoh historinë. E njoh çfarë ka ndodhur në rajonin tonë. Edhe historinë e kombit tonë. Por, me vendimin në kuvendin e Republikës së Kosovës duke votuar, merr vendimin për të ardhmen evropiane të Republikës së Kosovës. Një e ardhme kjo që do ta ketë mbështetjen e fuqishme të BE-së dhe SHBA-së. Ne për fat të keq, me ato gjëra të pahijshme në kuvendin e Kosovës dhe në rrugët e Kosovës, kemi prodhuar argumente dëmtuese për shtetin tonë. Tani është momenti të prodhojmë argumente të fuqishme dhe për partnerët tanë ndërkombëtarë me na përkrahë në të ardhmen e të mos hapim dilema krejt të panevojshme, të paqëndrueshme dhe të një çmimi shumë të ultë politik elektoral.

Zëri i Amerikës: Por, Forcat e Armatosura a nuk ishin më shumë peng i mospajtueshmërisë me përfaqësuesit e komunitetit serb brenda kuvendit të Kosovës?

Thaçi: Natyrisht se ne pretendojmë dhe do të punojmë dhe kështu do të ndodhë. Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë një forcë e re, do të jetë një forcë multietnike, e një përfaqësimi meritor gjinor, e standardeve, kritereve dhe organizimit të NATO-s, prandaj është në interesin e të gjithëve që edhe komuniteti serb të jetë i integruar dhe në këtë drejtim po punojmë dhe jam optimist se gjërat do të kryhen me kohë. Por, e ritheksoj, pa kalimin e demarkacionit Kosova do të mbetet pa liberalizim të vizave dhe pa ushtri. Pra, pa perspektive evropiane dhe pa perspektivë për integrim në NATO.

Zëri i Amerikës: Zoti President në thirrjet tuaja të ditëve të fundit keni vënë theksin edhe tek themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, një marrëveshje e arritur në bisedimet më Serbinë. Sa e ka ndryshuar opinioni i Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen mbi asociacionin e komunave me shumicë serbe këtë marrëveshje?

Thaçi: Themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe është plotësisht në përputhshmëri me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ne nuk kemi asnjë arsye që të frikësohemi nga diçka çka e lejon kushtetuta dhe ligjet tona. Komuniteti serb duke u integruar, largohet nga ndikimi i Serbisë. Diçka që e lejon kushtetuta për shqiptarët, lejon edhe për serbët, lejon edhe për komunitetet tjera. Kosova është e re, është atdhe i gjithë qytetarëve të saj. Prandaj, ajo marrëveshje për themelimin e këtij asociacioni, ne veçanti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e këshillon dhe e obligon qeverinë e Kosovës për të themeluar asociacionin është në interes të integrimit të komuniteteve. Ju e shihni, vetëm para dy-tre vitesh ata njerëz që kanë qenë nëpër barrikada sot janë në parlament dhe qeveri të Kosovës, në institucione qendrore dhe lokale. Do të thotë po punojnë sipas ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës. Nuk duhet të biem në asnjë rrethanë të biem viktimë e njerëzve që dojnë me e mbajte Kosovën në tension edhe politik, edhe ndërqytetor edhe ndëretnik. Ne duhet të lëvizim me hapat e interesit të agjendës shtetërore, mbi interesat e ulta politike, lokale, apo edhe individuale. Jam i vetëdijshëm nga përvoja ime politike se dikush nuk mund të mbijetojë në një vend stabil politikisht. Por, mund të mbijetojë vetëm me krizave. Krizat në Kosovë, do të përfundojnë. Kosova do ta implementojë agjendën e vet euro-atlantike.

Zëri i Amerikës: Në deklarimet tuaja keni theksuar se gjithnjë kur i keni dëgjuar aleatët amerikanë, gjërat kanë dalë për mirë. Sa mund të pritet se do të dëgjoni thirrjet e fuqishme të nënpresidentit Biden posaçërisht për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit?

Thaçi: Çdo herë që kemi punuar me partnerët ndërkombëtarë, marrëveshja e Rambouilletit ka qenë shumë e vështirë. Kemi dëgjuar këshillat, kemi punuar bashkërisht si ekip kosovar, kemi marrë vendimin e drejtë, Kanë ndodhur bombardimet, është fituar liria e Kosovës. Kemi punuar bashkërisht me aleatët në marrëveshjen e presidentit (Martti) Ahtisaari. Kemi punuar në mënyrë të mençur, kemi marrë vendimin, e kemi pranuar atë dokument, jo shumë entuziast, por Kosova është e pavarur, është sovrane. Kemi punuar bashkërisht në procesin e njohjeve, i kemi 112 njohje. Kemi punuar bashkërisht me partnerët ndërkombëtarë, jemi anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare. Natyrisht tash mbetet vazhdimi i implementimit të reformave demokratike, edhe në luftë kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, trafiqeve, terrorizmit dhe të gjitha fenomeneve tjera negative. Kosova do t'i kryej obligimet e veta, por në të njëjtën kohë, punët që na takojnë neve, duhet t'i kryejmë ne. Duke qenë vend sovran, ne kemi edhe përgjegjësi ndërkombëtare, Dhe edhe ato përgjegjësi ndërkombëtare duhet t'i kryejmë me përgjegjësinë më të lartë kushtetuese, ligjore dhe vlerave euro-atlantike.

Zëri i Amerikës: Edhe nënpresidenti Biden tha se korrupsioni është kancer për shoqërinë duke vënë theksin te sundimi i ligjit në Kosovë. E Kosova edhe në tabelat ndërkombëtare ka dalë si një prej vendeve me shkallë të lartë të korrupsionit…?

Thaçi: Kosova në raport me vendet tjera të rajoni në tabelat ndërkombëtare është më përpara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ka edhe vlerësim ndërkombëtarë. Është fat që kemi edhe mekanizmat ndërkombëtarë, EULEX-in dhe tërë mekanizmat tjerë të fuqishëm për rend dhe ligj në Kosovë. Tani autoriteti ndërkombëtarë po bartet me tepër tek vendorët. Janë ngritur shumë aktakuza të niveleve dhe profileve të larta, që nuk kanë ndodhur askund në rajon të një profili të tillë. Kështu që unë dua të theksoj se edhe vet rekomandimi për liberalizmin e vizave është vlerësim i Kosovës në luftë kundër korrupsionit krimit të organizuar dhe thellimit të reformave demokratike në sistemin e drejtësisë. Kemi filluar edhe ndryshimin e Kodit Penal dhe do të plotësohet ai vakuum ligjor, ato vrima që janë identifikuar, në mënyrë që Kosova ta kompletojë këtë reformë të nevojshme, të domosdoshme për një shoqëri të lirë dhe demokratike.

Zëri i Amerikës: Jeni pjesë e zhvillimeve politike për një kohë të gjatë, ndërsa shpejt bëhen dhjetë vjet që kur jeni në krye të institucioneve. Sa ndjeheni përgjegjës për shkallën e lartë të krimit e korrupsionit në vend?

Thaçi: Unë në kuadër të përgjegjësive që kam pasur tash e dy dekada, i kam pasur përgjegjësitë që m'i ka dhënë qytetari i Kosovës edhe për vendimmarrje politike edhe për angazhimet tjera. Unë dua të potencoj që ndihem mirë që në angazhimet tona që kemi pasur në periudhën që kamë udhëhequr dhe udhëheqë, ka filluar lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafiqeve. Kemi marrë vlerësimin më të lartë edhe para dy ditësh prej nënpresidentit Biden që Kosova është kampion në luftën kundër korrupsionit. Mendoj se të arriturat e Kosovës duhet të afirmohen dhe në asnjë rrethanë të paraqitet Kosova bardh e zi. Kosova është storie e suksesit dhe jam i bindur se do të kemi suksese të mëtutjeshme. Është bërë shumë më luftë kundër fenomeneve negative por jam i vetëdijshëm se duhet bërë edhe më tepër. Besoj në sistemin e drejtësisë kosovare. I Inkurajoj që të vazhdojnë. Dhe askush nuk është mbi ligjin. Të gjithë janë të barabartë.

Zëri i Amerikës: Por, kur ktheheni prapa në këto dhjetë vjet, ju mbetet peng se keni mundur të bëni diç më shumë për të luftuar këto dukuri?

Thaçi: Natyrisht, gjithmonë ka hapësirë për të bërë më tepër. Mirëpo, ne jemi njerëz dhe nuk jemi të përkryer. Unë mendoj se çdo shoqëri dhe çdo lidership botëror gjithmonë kur ta bën një rekapitullim të punës së vet, vlerëson se diçka ka mundur të bëhet më ndryshe, diçka ka mundur të bëhet më mirë. Por, unë vlerësoj se Kosova është në rrugë të drejtë, është në rrugën e progresit, ka arritur shumë, por duhet të lëvizë më shpejt.

Zëri i Amerikës: A ndjeni përgjegjësi individuale?

Thaçi: Unë ndjej përgjegjësi në kuptimin e të arriturave për Kosovën në të njëjtën kohë jam pjesë edhe e lëshimeve edhe e gabimeve që kanë ndodhur dhe natyrisht se është diçka shumë njerëzore kjo.

Zëri i Amerikës: Ditët e fundit janë publikuar bisedat e përgjuara telefonike për përfshirjen e zyrtarëve të lartë në veprime që vlerësohen si ushtrim ndikimi në kompani publike dhe institucione shtetërore. Në to dëgjohet edhe zëri juaj zoti President. A mjafton një dorëheqje për një gjë të tillë?

Thaçi: Unë mendoj se rreth kësaj çështjeje jam deklaruar edhe më herët por është me interes për shoqërinë, për institucionet, për drejtësinë, për të gjithë, që të ketë transparencë në gjithë këtë proces. Është mirë që edhe autoritetet e drejtësisë janë duke e shikuar edhe duke u marrë me të, prandaj çdo koment politik në këtë drejtim vetëm sa e dëmton këtë proces. Është përgjegjësi edhe morale edhe politike, por edhe në të njëjtën kohë juridike nëse ka elemente. Por, ajo që mund të them është se ne duhet të punojmë të gjithë në moslinçimin e kundërshtarëve, por të punojmë të gjithë për transparencë, për përgjegjësi të lartë institucionale dhe në të njëjtën kohë të punojmë bashkërisht në përmbylljen e këtyre sfidave që i kemi para nesh.

The post Thaçi: Kosova është në udhëkryq appeared first on FerizajPress.

Suspendohet nga puna kryesindikalistja e punëtorëve shëndetësor në Ferizaj, Tevide Imeri

Posted: 19 Aug 2016 09:21 AM PDT

Kryetarja e sindikatës së punëtorëve shëndetësor në Ferizaj, Tevide Imeri, është suspenduar nga puna, për siç thotë ajo, publikim të parregullsive që ndodhin në vazhdimësi brenda objekteve shëndetësore. Për suspendimin e saj, Imeri fajëson drejtorin e shëndetësisë  dhe udhëheqjen komunale. Sipas Imerit, shantazhet ndaj saj kanë filluar pas një prononcimi të bërë muaj më parë.

''Duke filluar nga 4 dhjetori, pas një prononcimi dhe që nga atëherë unë jam në përndjekje në vazhdimësi dhe tani kjo e fundit është që ma kanë bërë një vendim për largim të përkohshëm nga puna, pa e konsultuar komision disiplinor dhe nga e tërë kjo më së shumti është që vendimin që ma ka bërë është njeriu që është i shantazhuar nga drejtori i shëndetësisë dhe ndoshta nga kreu komunal. Prej kur ka ardhur në krye Burim Karameta, në QKMF ka vetëm skandale. Unë kam qenë në pushim vjetor, duke shfrytëzuar pushimin vjetor dhe në ndërkohë kam qenë e sëmurë, kam kërkuar ndihmë mjekësore dhe i kam tri raporte mjekësore dhe unë e kam njoftuar përgjegjësen time me kohë që unë nga sot jam keq me shëndet dhe nuk mund të vij në punë, do ta shfrytëzoj pushimin vjetor për arsye se i kam harxhuar ditët  e pushimit të përcaktuara me ligj, nuk kam marrë asnjë ankesë që ka mbetur puna keq që unë nuk kam ardhur. Është brenda ligjit, absolutisht nuk ka shkelje, të gjitha raportet i kanë quajtur të pa protokollume, duke mos më dhënë rastin as me i verifiku  këto raporte që janë të protokollume'', tha Ymeri.

Ndërsa Agim Rexha, shef i sektorit të administratës së QKMF-së, i cili ka marrë vendim për suspendimin e Imerit, tha se ajo nuk ka dëshmuar se ka qenë e sëmurë, pasi e ka përfunduar pushimin vjetor.

''Ajo ka munguar nga puna pa autorizim 13 ditë, pushimin vjetor të cilën ajo e ka kërkuar i është lejuar deri më 29.07 ndërsa me 01.08 ka qenë dashur të lajmërohet në punë, ajo nuk është lajmëruar deri më 18 kur e ka llogaritur që i është përfunduar pushimi vjetor që është 23 ditë. Ajo në deklaratën e saj ka theksuar se  e kam vazhduar pushimin vjetor, ajo ka sjell raporte  ku ka marrë infuzion dhe injeksione me 24. 07 në kohën kur ka qenë në pushim vjetor, e ka sjell një raport me 04.08 në kohën kur ajo e ka vazhduar pushimin vjetor pa lejen tonë, ky raport është nga gjinekologu dhe në këtë raport nuk ka numër të gjinekologut'', tha Rexha.

Për rastin e Tevide Imerit do të vendos komisioni disiplinor i sindikatës, ndërsa ende nuk është caktuar se kur do të mbahet mbledhja e këtij komisioni. Deri atëherë Imeri tha se do të ndjek të gjitha të drejtat ligjore.

The post Suspendohet nga puna kryesindikalistja e punëtorëve shëndetësor në Ferizaj, Tevide Imeri appeared first on FerizajPress.

QKMF: Projekt humanitar për cirkumzicionin (synetinë) e fëmijëve

Posted: 19 Aug 2016 08:42 AM PDT

Ferizaj.19.08.2016. Drejtoria Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me pëlqimin e Ministrisë së Shëndetësisë të martën (23.08.2016) nga ora 10:00 do fillojë zbatimin e PROJEKTIT HUMANITAR PËR CIRKUMCIZIONIN (SYNETIN) E FËMIJËVE KOSOVARË.

Të interesuarit mund të paraqiten prej sot deri të hënën në ora 15, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare – Shërbimi Emergjent Primar, për të caktuar terminet.

Koordinatori i projektit, z. Durak Selmani, ka njoftuar se intervenimet kirurgjike  do të kryhen nga gjashtë kirurg të fëmijëve.

CIRKUMCIZIONI (SYNETIA) ËSHTË GRATIS.
Për informata mund të lajmëroheni edhe në numrat e telefonit:
0290 – 320 – 053  deri në ora 15 00
045 – 441 – 440  deri në ora 21 00

The post QKMF: Projekt humanitar për cirkumzicionin (synetinë) e fëmijëve appeared first on FerizajPress.

Hyseni: Parandalimi i dukurive ekstreme nevojë e veprimit të përbashkët institucional dhe shoqëror

Posted: 19 Aug 2016 06:57 AM PDT

Ferizaj, 19, gusht.Trafikimi me qenie njerëzore, përdorimi dhe kontrabandimi i narkotikëve si dhe radikalizmi ekstrem janë parë sot si probleme për shoqërinë dhe institucionet e vendit.

Në një debat të mbajtur sot në Ferizajt, në të cilin morri pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, është thënë se parandalimi i këtyre fenomeneve mbetet sfidë për shoqërinë.

U bë e ditur se edhe përkundër asaj që Kosova preket nga këto dukuri, rezultatet janë evidente sidomos në luftimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, i cili në fjalën e tij ka thënë se ndaj këtyre dukurive asnjë vend nuk mund të jetë imun pa përjashtuar edhe Kosovën, sidomos kur është në pyetje radikalizimi dhe ekstremizmi i dhunshëm.

14087660_1106624216051157_1036080710_o

Si panelist në debat, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Skënder Hyseni, duke iu referuar kësaj problematike ka thënë se parandalimi i këtyre dukurive është përgjegjësi institucionale pa përjashtuar edhe rolin e shoqërisë, në radhë të parë të familjes.

Lidhur me trafikimin me qeniet njerëzore dhe narkotikët ai ka shtuar se këto dukuri kanë marrë përmasa shqetësuese më pasoja sidomos për të rinjtë.

Duke folur për radikalizmit ekstrem, ministri Hyseni, e ka vlerësuar luftën ndaj kësaj dukuri që po bëhet, duke thënë se bazuar në statistika e disponueshme, në nivel vendi brenda 11 muajve nuk është shënuar asnjë rast i shkuarjes së qytetarëve tanë në luftërat jashtë vendit.

Ai ka thënë se të gjithë akterët e shoqërisë duhet të punojnë në parandalimin e këtij fenomeni.

Edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka paraqitur aspekte që lidhen me sigurinë në komunën e tij, ndërsa ka kërkuar trajtim të barabartë të rasteve të dhunës ekstreme.

Duke iu referuar çështjeve të ngritura nga kryetari Suma, ministri Hyseni ka ripërsëritur edhe njëherë se radikalizmi dhe ekstremizimi i dhunshëm nuk njeh kufi, racë e gjini dhe si i tillë duhet të luftohet.

Pjesa e debatit ka vazhduar me pyetjet e pjesëmarrësve, të cilave i është përgjigjur ministri Skender Hyseni.

Ndërsa në fund doli si vlerësim se parandalimi i këtyre dukurive nuk ka alternativë, ndërsa u kërkua që të punohet më shumë në riintegrimin në shoqëri të personave me precedent penal.

The post Hyseni: Parandalimi i dukurive ekstreme nevojë e veprimit të përbashkët institucional dhe shoqëror appeared first on FerizajPress.

Qarqet ruse paralajmërojnë konflikte në Maqedoni, Serbi dhe BeH, gjatë fundit të gushtit

Posted: 19 Aug 2016 06:47 AM PDT

Shkrimi në mediat maqedone

Akademikja dhe historiania ruse Jelena Guskova paralajmëron se projekti "transferzalja e gjelbërt" është punë e kryer dhe se pritet faza finale e tij, që do të jetë në fund të gushtit, kur do të vjen deri tek sulme të armatosura terroriste në Maqedoni, Serbinë Jugore dhe Bosnjë.

Guskova për agjencinë serbe të lajmeve Srna paralajmëron se para fillimit të aksionit kryesor, terroristët do të tentojnë të bëjnë diversion në Serbi, ku kryesisht jeton popullsi serbe, për të tërhequr vëmendjen, ndërsa sulmi kryesor do të pësojë më pas, transmeton INA, këto paralajmërime ruso-serbe.

Sipas akademikut, terroristët do të inskenojnë sulm ku do të humbin jetën civil shqiptarë dhe më pas do të thirren në luftën për shpëtimin e tiranisë ndaj shqiptarëve në Maqedoni, Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë. Guskova thotë se më së keqi do të jetë në Republikën Serbe, ku do të jetë e nevojshme ndërhyrja e NATO.

Guskova njihet si studiuese e projektit "Shteti Islamik" në Ballkan dhe se sipas saj, vala e madhe e refugjatëve do të nxis probleme të reja të rrënimit të sigurisë dhe tentimit për destabilizimin e Ballkanit. Analizën e sjellë portali Centarneës në Maqedoni.

The post Qarqet ruse paralajmërojnë konflikte në Maqedoni, Serbi dhe BeH, gjatë fundit të gushtit appeared first on FerizajPress.

Rama për herë të parë flet për të vërtetën e takimit të Nishit

Posted: 19 Aug 2016 06:46 AM PDT

Takimi Rama-Vuçiq, Arkiv

Se do të ketë një forum ekonomik biznesor shqiptar-serb, e ka konfirmuar edhe vetë Kryeministri Edi Rama për Klan Kosovën.

"Ky forum biznesor që do të organizohet në Nish të Serbisë, sipas kryeministrit Rama ka kohë që po planifikohet dhe si pikënisje ka pasur bashkëpunimin për eliminimin e barrierave tregtare në mes Kosovës dhe Shqipërisë".

Ne jemi takuar si çdo vit tanimë në Samitin e Parisit për Ballkanin Perëndimor, dhe unë kam prezantuar me shumë krenari produktin fillestar të një pune të përbashkët, që e ka pasur zanafillën tek bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kosovës për reduktimin e barrierave tregtare".

Ai thotë se gjithçka ka nisur pas një bisede me Drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore Ellen Goldstein dhe me kryeministrin Aleksandar Vuqiç.

"Duke pare rezultatet shume inkurajuese të këtij bashkëpunimi, kam folur me drejtoren rajonale të Bankës Botërore, Ellen Goldstein, dhe po ashtu me kryeministrin Vuçiq e me të tjerët, për të ndërtuar një plan veprimi për nxitjen e tregtisë e të bashkëpunimit ekonomik në rajon. Kështu kemi bëre! Banka Botërore e ka koordinuar ketë punë përmes zyrave të veta në rajon dhe na ka asistuar me ekspertizën e saj", deklaroi Rama në një intervistë për Klan Kosova.

Ai e ka sqaruar se çka saktë do të ndodh në Nish dhe se nëse ka kërkuar që pjesëmarrës të jenë edhe qeveritarë nga Kosova.

"Në Nish, ky plan do të prezantohet në një forum ekonomik biznesi shqiptaro-serb. Kjo është e gjitha. Nuk e kam ndërmjetësuar pjesëmarrjen e niveleve të larta të qeverisë së Kosovës në këtë takim dhe  as s'më është kërkuar dhe as s'e kam kërkuar një gjë të tillë", është deklaruar Rama.

Rama thotë se asnjëherë nuk ka bërë ndasi me Kosovën, mirëpo as nuk përzihet në punët e Kosovës me palët e treta.

"Nuk e ndaj asnjëherë Kosovën nga agjendat e bisedimeve të mia dhe nuk i shoh asnjëherë të ndara interesat strategjike të shqiptarëve të Shqipërisë e të Kosovës, por po ashtu, asnjëherë nuk hyj në punët e në vendimet që i takojnë Qeverisë së Kosovës ne raport me palët e treta! Në rast se më kërkojnë një mendim vëllazëror e jap me kënaqësi, por kurrë ndërhyrje, sepse s'e kam pare asnjëherë si diçka pozitive sjelljen e dikurshme paternaliste të Tiranës ndaj Prishtinës".

Në forumin e Nishit do të flitet për të ardhmen e rajonit dhe për mundësitë e kooperimit në fushën e ekonomisë e tregtisë, e po ashtu edhe për ndërmarrjen e masave që do ta lehtësonin të bërit ekonomi në mes të dyja vendeve.

"Do te flasim për të ardhmen e përbashkët të rajonit dhe potencialet e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ekonomik e tregtar në të mirë të sipërmarrjeve e të popujve tanë. Një sërë masash që do të lehtësojnë shumë shkëmbimet tregtare dhe ekonomike e do të rrisin ekonominë e vendeve tona".

Edi Rama, pas publikimit të lajmit në mediat serbe se Vuçiq e Rama do të takohen gjë që nxiti reagime në Prishtinë, u shpreh se i duket diçka qesharake.

Më ka ardhur keq që një gazetë nga Beogradi ka çoroditur kursin mediatik në Prishtine! Qesharake! Si duket sëmundja e vjetër e gushtit mediatik të Tiranës e ka kaplue edhe Prishtinën".

The post Rama për herë të parë flet për të vërtetën e takimit të Nishit appeared first on FerizajPress.

Asfaltohet rruga “Agushi”  në lagjen e Topojanëve të fshatit Greme

Posted: 19 Aug 2016 06:42 AM PDT

Ferizaj.19.08.2016. Është asfaltuar edhe një rrugë në lagjen e Topojanëve  të fshatit Greme.

Asfaltimi i rrugës "Agushi" në lagjen e Topojanëve ka mbyllur  unazën  e  rrugëve në këtë lagje e cila  sipas banorëve lidhë të gjitha rrugët mes veti.

Për të përcjellë punimet   e asfaltimit në këtë rrugë kishin dal edhe kryetari i Komunës Muharrem Svarqa  me Drejtorin e Infrastrukturës Gafurr Ilazin.

Drejtori i Infrastrukturës Gafurr Ilazi    tha se kjo rrugë është një  rrugë unazore e cila lidhë  të gjitha lagjet mes veti.

"Është  një rrugë me gjatësi rreth 500 metra dhe ka një rëndësi të veçantë pasi lidh të gjitha lagjet mes veti. Kjo rrugë buxhetit të komunës i ka kushtuar mbi 30 mijë euro"  ka thënë Ilazi.

Por edhe banorët e kësaj rrugë u shprehën të kënaqur që më në fund edhe kjo pjesë e fshatit  do ta ketë   më lehtë me asfaltimin e rrugës.

"Gremja është një nga fshatrat më të  mëdha të komunës së Ferizajt dhe  me bizneset që ka   është një nga taksapaguesit më të mëdhaj në komunë. Por kjo përmes këtyre investimeve të cilat po bëhen në fshat   po u kthehet fshatarëve ." tha Sami  Topalli  banorë i kësaj lagje i cili për këtë ka falënderuar  qeverinë komunale dhe kryetarin Svarqa.

14037941_1106684956045083_238535136_o 14075123_1106685052711740_1460783160_o 14087412_1106685126045066_2104349523_o 14087366_1106685172711728_397910943_o

 

 

The post Asfaltohet rruga "Agushi"  në lagjen e Topojanëve të fshatit Greme appeared first on FerizajPress.

“Feniks” bënë me shtëpi edhe një familje në Sazli të Ferizajt

Posted: 19 Aug 2016 06:16 AM PDT

Shoqata humanitare ''Feniks'' dhe firma ''Eli-Ab'' nga Ferizaj sot kanë  bërë përurimin edhe të një shtëpie sociale. Kësaj radhe është familja katër anëtarëshe Kodraliu nga fshati Sazli e Ferizajt, që iu gëzua shtëpisë së re.

Kryefamiljarja Besarta Bucaliu, e cila është nënë vetushqyese e 3 fëmijëve, u shpreh e lumtur që familja e saj po bëhet me kulm mbi kokë.  Ajo falënderoi donatorët  që kontribuuan për ndërtimin e shtëpisë së saj.

Kryetari i shoqatës ''Feniks'' Milaim Jashari tha se falë donatorëve, kjo shoqatë, po arrinë t'ua zgjidhë problemin e banimit familjeve nevojtare.

Shoqata humanitare ''Feniks'', deri më tani ka ndërtuar 185 shtëpi në tërë territorin e Kosovës, transmeton Televizioni Tema .

The post “Feniks” bënë me shtëpi edhe një familje në Sazli të Ferizajt appeared first on FerizajPress.

Shënohet rekord i arkëtimit të tatimit në pronë

Posted: 19 Aug 2016 06:01 AM PDT

Gjatë korrikut, arkëtimi i tatimit në pronë në Komunën e Ferizajt ka qenë mbi 70 për qind më i lartë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Drejtoria e Financave e Komunës së Ferizajt ka paraqitur sot disa të dhëna për ecuritë aktuale financiare dhe për ato të gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Drejtoresha Lirie Syla tha se deri në fund të qershorit buxheti i këtij viti është shpenzuar 41 për qind në të gjitha kategoritë.
Ajo bëri të ditur se të hyrat vetjake të Komunës kanë shënuar rritje për 14 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, duke e dhënë theksin në rritjen prej 17 për qind të arkëtimit të tatimit në pronë, i cili ka shënuar rekord gjatë korrikut, me një efikasitet prej 70.35 për qind më të lartë se një vit më parë.
Drejtoria e financave vlerëson se rritja e të hyrave vetjake, e sidomos e arkëtimit të tatimit në pronë lidhet me sensibilizimin e qytetarëve lidhur me skadimin më 3 shtator të Ligjit për faljen e borxheve ndaj institucioneve dhe kompanive publike. Ajo u ka bërë thirrje ferizajasve që ta shfrytëzojnë dyjavëshin e fundit për t'i shlyer borxhet e falura, ndryshe, pas këtij afati, ato do të kthehen sërish, bashkë me kamatat.

The post Shënohet rekord i arkëtimit të tatimit në pronë appeared first on FerizajPress.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more